Aurora

Tjetër objekt do shembet sot me C4

Një tjetër ndërtesë do të shembet sot përgjatë shtratit të lumit Gjanica në Fier. Një godinë 5 katëshe e cila kryente funksiononin e hotelit do të shembet me shpërthim të kontrolluar.

Në trupin e objektit pesë katësh jane hapur 400 furnella (vrima) dhe do të përdoren 6 kg lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 12.00, ndërkohë që IKMT lajmëron edhe njëherë qytetarët të zbatojnë lajmerimet e specialistëve.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, është vendosur në Fier ku po bëhet shembja e godinave të ndërtuara përgjatë shtratit të lumit Gjanicë.

Në total për tu prishur përgjatë gjithë shtratit të lumit Gjanicë janë 24 objkete, me 33 pronarë ndërsa 17 prej tyre do të përfitojnë dëmshpërblim që shkon në vlerën e rreth 4 miliardë lekëve. Fatin e dy objekteve të shembura me C4 e kanë objektet të cilat janë me më shumë se 3 kate

Paralelisht me shembjen ka nisur edhe pastrimi i të gjithë territorit nga mbetjet inerte, ndërsa pritet që në këtë hapësirë të zbatohet projekti për rikonceptimin e qendrës së qytetit, njëkohësisht edhe rehabilitimi i lumit Gjanicë.

Tjetër objekt do shembet sot me C4 Read More »

Shqiptari gjen kuletën me 7 mijë euro në rrugë, veprimi i tij të bën krenar

Nje shqiptar nga Kosova, i quajtur Taulant Baftjaraj, që jeton në Gjermani ka bërë një gjest që na bën krenar te gjitheve.

Ai ka gjetur në një rrugë në Gjermani një kuletë me para në vlerë prej 7000 eurosh dhe më pas e ka dorëzuar në polici.

Kjo konfirmohet edhe nga dokumenti i policisë gjermane që saktëson shumën e parave dhe gjestin bujar të djaloshit kosovar.

“Diqka qe nuk asht e jotja nuk te takon ty edhe pse duhet shumm njers me derdh per ato pare ? Ma mir me ndjers e hallall e me u kan i qet nzemer” ka thene Taulanti për këtë gjest të tij.

Shqiptari gjen kuletën me 7 mijë euro në rrugë, veprimi i tij të bën krenar Read More »

Izet Haxhia plas ‘bombën’: Ky është klani mafioz që urdhëroi vrasjen e Azem Hajdarit

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës ka marrë në dorë vendimin e ekstradimit në Shqipëri. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi t’i hapë rrugë ekstradimit për në Shqipëri të Haxhias, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari

Për më shumë se 7 vjet, drejtësia turke e kishte bllokuar kthimin e tij në Shqipëri, ndonëse e mbajti në burg për 4 vjet e 4 muaj, kur u arrestua fillimisht në Kushedasi, me qëllim ekstradimin. Haxhia pak orë përpara arrestimit të tij dhe fillimit të procedurave për rikthimin në Shqipëri, ka rrëfyer në një intervistë nga Turqia për “Panorama”, hapat që do të ndjekë menjëherë pasi të përballet me institucionet shqiptare. Në rrëfimin e tij, Haxhia deklaron se nuk ka asnjë garanci për jetën dhe ka bindjen se ndaj tij do të përdoren të gjitha metodat për ta eliminuar fizikisht. Por sipas ish-truprojës së Berishës, me rikthimin e tij në Shqipëri, pas 19 vjetësh, do të kërkojë edhe rihapjen e çështjes “Hajdari”, për të qartësuar jo vetëm pozicionin e tij për ngjarjen për të cilën akuzohet, por edhe për të folur me emra për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Z.Haxhia, si ndiheni për këtë rikthim pas gati 2 dekadash në vendin tuaj? Kujtojmë, se në vitin 2006 kur jeni arrestuar në Turqi, avokati juaj e ka refuzuar ekstradimin tuaj, me pretendimin se ju rrezikohej jeta, pasi ishte Berisha në pushtet. Përse nuk e keni refuzuar këtë herë ekstradimin?

Unë asnjëherë nuk e kam refuzuar ekstradimin për në Shqipëri. Ajo që unë apo avokati im ka kërkuar nga Gjykata turke është që të më jepet garanci nëpërmjet shtetit turk që kur të kthehem në vendin tim, t’i nënshtrohem një procesi të rregullt dhe të pavarur gjyqësor. Kam kërkuar që kur të rikthehem në Shqipëri të mos i nënshtrohem presioneve dhe kërcënimeve që cenonin edhe sigurinë time fizike nga ana e qeverisë, e cila do të kërkonte të më bënte të hesht. Shteti turk nuk ka pranuar që të m’i japë këto garanci që unë kam kërkuar, por ka vendosur t’i kërkojë shtetit shqiptar që të më japë garancitë e kërkuara. Qeveria e Berishës e asaj kohe, përmes ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmajli, i ka dhënë garancitë për mua dhe mes të tjerave ka pranuar edhe kërkesën për rigjykimin tim nga një Gjykatë e Pavarur. Por se si mund të ishin ato garanci dihen… Qeveritë shqiptare të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Tani jam përballë një fakti të kryer, vendimin e Gjykatës së Lartë dhe nga momenti në moment pres që të vijë të më arrestojë Policia turke. Të gjitha procedurat e ekstradimit janë të mbyllura pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë turke, që miraton vendimin e Gjykatës së Lartë. Jam shumë i qetë, por kam edhe emocione, që pas rreth 19 vjetësh do kthehem në atdheun tim të dashur e të vuajtur, në atdheun tim që Zoti e bëri parajsë, por politikanët e paudhë e kthyen në një vend të pabanueshëm.

Ju keni pretenduar në atë kohë se ishte qeverisja e Berishës ajo që ju rrezikonte jetën. Po tani, që është një qeveri e majtë në qeverisje, ndiheni i kërcënuar?

Berisha mund të mos jetë në pushtet, por falangat e tij të krimit janë të shtrira në të gjithë institucionet shqiptare, duke filluar nga Shërbimi Sekret, Gjykatat, Prokuroria, Policia e Burgjeve etj.. Por mua nuk më trembin as falangat e Berishës, as ato të Metës dhe as të Ramës. Prangat nuk më trembin dhe nuk ma marrin dot lirinë. Unë e ndiej veten të qetë përpara Zotit, se në jetën time nuk kam bërë asnjë krim apo diç- ka tjetër, për të cilën ta ndieja veten fajtor apo ta mbaj kokën ulur. Nuk më trembin as armiqtë e shumtë si hiena, që do mundohen ta çojnë deri në fund asgjësimin tim, të cilin e kanë tentuar disa herë.

Po thoni se nuk keni garanci për jetën tuaj dhe se mund t’ju eliminojnë fizikisht?

Unë nuk kam asnjë garanci për jetën dhe jam i sigurt që me metodat mafioze, që ata dinë t’i përdorin shumë mirë, do mundohen të më eliminojnë. Por e thashë edhe njëherë se kjo gjë nuk më tremb. Dua të sqaroj se gëzoj shëndet të plotë dhe dua që nesër të mos thonë se vdiq nga infarkti i miokardit apo nga sëmundja e kancerit që ata dinë shumë mirë ta injektojnë nëpërmjet ushqimeve të helmuara.

Keni deklaruar se do të kërkoni rihapjen e çështjes “Hajdari” kur të vini në Shqipëri. Keni prova të reja lidhur me këtë proces, pasi, siç edhe besoj jeni në dijeni, Gjykata ka një vendim të formës së prerë për atë çështje, për të cilën edhe ju po ekstradoheni?

E citova edhe më sipër, që është e drejta ime ligjore që të kërkoj rihapjen e çështjes “Hajdari” për shkak se jam gjykuar në mungesë, pa prova dhe pa pasur të drejtën e mbrojtjes. Përpara këtyre akuzave të rreme, edhe në garancitë që jep ministri i Berishës për Gjykatën turke pranon se do të bëhet rigjykimi i kësaj çështjeje. Gjithashtu, edhe në bazë të Konventave Europiane Të të Drejtave të Njeriut, pika 3, unë kam të drejtë të kërkoj hapjen e kësaj çështjeje të mbyllur me unanimitet nga politika e të dy krahëve. Sigurisht që unë do të paraqes provat e mia që implikojnë disa persona shumë të rëndësishëm në këtë vrasje…

Mund të na thuash diçka më shumë për këta persona?

Këta persona janë pjesë e një klani politik e mafioz shumë të fuqishëm, me qëllime të caktuara. Nuk është përmendur emri i tyre si projektues dhe urdhërdhënës të vrasjes së Hajdaritl por edhe të ministrit të Bukoshit, Ahmet Krasniqi. Unë e kam guximin t’i shoh në sy të gjithë ata që më kanë akuzuar me të padrejtë dhe në mënyrë tinëzare. Kur këto hiena t’i kem përballë në sallën e gjyqit, atëherë do të ballafaqohem me të vërtetat e mia që do të jenë makthi i tyre. Nuk kam besim te drejtësia, pasi ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një patericë e fuqishme e politikës.

Izet Haxhia plas ‘bombën’: Ky është klani mafioz që urdhëroi vrasjen e Azem Hajdarit Read More »

Do ndryshojë ora gjatë vitit? Parlamenti europian merr vendimin e madh që ndryshon gjithcka

Parlamenti Europian sot e miratoi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Europian.
Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Europian ta mbështesë këtë propozimin, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës.

“Jam shumë i kënaqur që pas disa viteve diskutime në nivel të Komitetit në Parlamentin Evropian, ku unë janë anëtari i vetëm i Irlandës, propozimi u debatua dhe u votua sot në Parlament”,deklaroi eurodeputeti Shon Keli.

Ai kërkoi nga Komisioni Europian të dalë me rekomandim që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit.

Kjo do të thotë se ora nuk do të ndryshojë më dy herë në vit siç ka ndodhur deri tani, por do të qëndrojë në të njëjtën periudhë gjithmon.

“Lëvizja e akrepave 60 minuta përpara në verë i bën njerëzit më të lodhur dhe si rrjedhojë rritet rreziku nga aksidentet”, argumentoi europarlamentarja franceze, Karima Delli.

Do ndryshojë ora gjatë vitit? Parlamenti europian merr vendimin e madh që ndryshon gjithcka Read More »

Të gjithë po prisnin dasmën, por Luana Vjollca ndahet nga Krenar Çoçaj, ja kush ishin problemet që sollën ndarjen

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj duket se i kanë dhënë fund historisë së dashurisë që ithte thelluar me prezantimin e familjeve të dy të rinjve.

Prej gati dy vitesh Luana dhe Krenari kanë qenë bashkë duke shijuar një histori të bukur dashurie me udhëtime të shtrenjta por edhe duke marrë pjesë në festat familjare të njëri tjetrit.

Lidhja e tyre në distancë kaloi disa sprova largësie që detyronte Luanën të udhëtonte drejt Prishtinës dhe Krenarin drejt Tiranës, por duket se diçka ka ndodhur mes tyre dhe çifti i ka dhënë fund marrëdhënies.

Sipas diell-online.al prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Pasi ka mbyllur një sezon të ngjeshur me emisionin e saj “Shiko kush luan”, Luana i është bashkangjitur të motrës dhe kunatit në pushimet e tyre luksoze.

Ashtu edhe si ata vetë e kanë bërë të ditur, Marina, Getoari dhe Luana janë duke kaluar pushimet e tyre dimërore në fshatin St.Moritz të Zvicrës.

Nga ana tjetër Krenari gjendet në Kosovë, ku edhe po përballet për të disatën herë me drejtësinë.

Krenar Çoçaj është i akuzuar për një rrahje në një pub në vitin 2015. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo dyshen do ta shikojmë përsëri bashkë dhe pse jo, në altar së bashku.

Të gjithë po prisnin dasmën, por Luana Vjollca ndahet nga Krenar Çoçaj, ja kush ishin problemet që sollën ndarjen Read More »

Vajzën e quanin të gjtihë “të çmendur”,por më pas bën një vizatim që kur e sheh mjeku ndërhyn direkt

Susannah Cahalan, një vajzë 24-vjeçare është protagonistja e kësaj historie. Jeta e saj ishte krejtësisht normale, punonte si gazetare dhe jetonte një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Derisa një ditë ajo e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

Së pari mendonte se trupi i saj ishte plot me insekte të vogla, por pas disa analizave mjekët nuk gjetën asgjë. Ditët kalonin dhe Susannah vazhdoi të kishte të njëjtën ndjesi, u bë letargjike dhe vendosi të largohej nga puna.

Koha kalonte dhe vajza kishte gjithnjë e më shumë paranojë, derisa ajo kishte hallucinacione të shpeshta.

E pasi kishte pasur një seri konvulsionesh, mjekët vendosën ta shtronin në spital.

Në spital nuk u përmirësua, por u bë edhe më keq. Ajo u bë shumë agresive me infermieret dhe u përpoq të ikte disa herë nga klinika. Për këtë arsye, mjekët filluan të dyshonin se vajza mund të vuante nga kriza nervore, një krizë me të cilën ata lehtë mund ta kishin mbyllur atë në një spital psikiatrik.

Megjithatë, dhe për fat të mirë për Susannah, Dr. Souhel Najjar e dinte se çfarë po ndodhte me të dhe vendosi të vepronte menjëherë.

Kur Dr.Najjar u bë i vetëdijshëm për rastin, ai zgjodhi të mos kryejë analiza tipike për të cilat zakonisht i nënshtrohen pacientët, por vendosi që ishte më mirë me vajzën të provonte një eksperiment të vogël. Ai i kërkoi të vizantonte një orë. Kur mjeku e pa atë që kishte vizatuar vajza, ai e dinte me siguri se ajo që ai dyshonte ishte e saktë.

“Çmenduria” e Susannah ishte për shkak të një problemi fizik dhe jo mendor.

Vizatimi i të resë përfaqësonte një orë me të gjithë numrat në anën e djathtë, gjë që pasqyronte dëmtimin e trurit. Pas disa testeve dhe hulumtimeve më të detajuara, mjeku ishte në gjendje të diagnostikonte një encefalit për antitrupa kundër receptorit NMDA. Kjo lloj sëmundje është një çrregullim imunitar gjatë së cilit truri sulmohet nga antitrupa të prodhuara nga i njëjti sistem imun. Sikur të mos ishte për zbulimin e Dr.Najjar, Susannah sigurisht do të kishte përfunduar në një klinikë psikiatrike dhe ndoshta sëmundja do ta kishte çuar atë në koma apo edhe në vdekje. Në sajë të diagnozës dhe ilaçeve, Susannah ishte në gjendje të shërohej.

Pas një muaji në spitali ajo u kthye në shtëpi. Kur ajo përpiqet të kujtojë ato ditë, gjithçka duket joreale: “Nuk mbaj mend shumë gjëra të muajit që kam kaluar në spital, më duhej të lija mjekët të shpjegonin se çfarë më është bërë, as nuk i kujtoj bisedat me familjen time apo me të dashurin tim”.

Me këtë histori, Susannah ka shkruar një libër të quajtur “Truri në flakë” dhe së shpejti do të shfaqet në ekranin e madh.

Pa dyshim, historia e saj duket e shkruar për një film horror dhe e reja do të dëshironte të ndahej sa më shumë që të ishte e mundur, në mënyrë që shumë më tepër njerëz të mund të njohin dhe të mposhtin këtë lloj sëmundjeje.

Mos harroni ta ndani me miqtë tuaj në Facebook.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Najj0aVLJwU]

Vajzën e quanin të gjtihë “të çmendur”,por më pas bën një vizatim që kur e sheh mjeku ndërhyn direkt Read More »

Donald Lu: Përshendes largimin e 3 gjyqtarëve të korruptuar

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar sot nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës: Petrit Çenon, Kliton Spahiun dhe Petraq Dhimitrin.

Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.

Për këtë vendimin ka reaguar ekskluzivisht për Javaneës.al edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Sipas tij, Ambasada e SHBA mirepret këtë vendim.

Ja reagimi i tij:

Ambasada e SHBA mirepret pezullimin e tre gjyqtareve te Gjykates se Apelit Durres, perfshi kryegjyqtarin, nderkohe qe jane marre te pandehur per korrupsion te rende.

Shtetet e Bashkuara mbeshtesin hetime dhe ndjekje penale serioze per krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjyqtaret e pandehur per korrupsion duhet te pezullohen nderkohe qe presin gjyqin”.

Donald Lu: Përshendes largimin e 3 gjyqtarëve të korruptuar Read More »

Pse u rebelua Bert Ndrenika?

Nga Andi Bushati.

Disa copëza kronikash televizive të emetuara pa kujdes aty këtu, disa filmime të një tubimi të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe më pas disa deklarata konfuze artistësh, kanë krijuar zhurmën e mjaftueshme për të ngritur pyetjen: ç’po ndodh mes ministres Mirela Kumbaro dhe artistëve?

Dilema u bë më e fortë kur Robert Ndrenika doli përpara kamerave për të shpallur se plani ogurëzi i Edi Ramës, për të shkallmuar Teatrin Kombëtar dhe për të ngritur aty një tjetër kullë oligarkësh, ishte ringjallur pas një dekade e gjysëm. Pastaj, të tjerë aktorë, denoncuan vendimin e ministres së Kulturës për të zhvendosur në sallën historike të teatrit kolegët e tyre të operas dhe për t’i degdisur ata në ish palestrën që tani është pagëzuar me emrin eksentrik “Turbina”.

Në vorbullën e qëllimeve të ndryshme që i kishin bërë bashkë ata krijues, u daravit mes zhurmës dhe titujve, sa reduktues aq edhe sensasionalë, zëri i atyre që po protestonin për diçka tjetër: për projekt ndryshimet në ligjin “për artin dhe kulturën”.

Duhet thënë që në fillim: sado monoton që të duket shqetësimi i tretë, ai është shumë më i rrezikshëm edhe se zhvendosja e teatrit për ca kohë, madje edhe se ngritja e një rokaqielli më tepër në Tiranë.

Nëse protesta për të parat ngjan më e kapshme nga qytetarët dhe më seksi për titujt e portaleve, ndryshimet që propozohen janë një atentat ndaj komunitetit artistik. Ato dënojnë me vdekje një tabu të paprekshme: lirinë e krijimit artistik.

Po të futesh në faqen e ministrisë së Kulturës dhe të lexosh një për një ndryshimet e propozuara, mbetesh i befasuar. Në projekt parashikohet që ministri të caktojë jo vetëm drejtuesit e institucioneve si Teatri Kombëtar apo Qendra Kinematografike, por ai të emërojë (madje dhe të shkarkojë kur të dojë) anëtarët e bordeve të tyre. Shkurt dhe shqip, kjo do të thotë që liria artistike të jetë totalisht e varur nga qeveria, nga forca politike që është në fuqi dhe në sinkron me interesat ditore të pushtetit. Këta njerëz të emëruar drejtpërdrejt nga ministrja kanë në dorë të vendosin nëse një shfaqje apo një spektakël janë ose jo politikisht korrekt. Është ekskluzivisht në dorë të tyre të quajnë shoqërisht të papërshtatshme vënien e një pjese që trajton dashurinë brenda të njëjtit seks, financimin e një filmi që e sheh Skënderbeun me sytë e Oliver Shmidit, apo diskriminimin që pëson në vendin e punës një grua e mbuluar.

Në fakt, raportet e vështira mes lirisë artistike dhe rolit kufizues që ka pushteti, janë tejet fraxhile edhe në vende shumë më të emancipuara se ne. Jo më larg se dy vite më parë, një vend si Franca, që ministrja aktuale e kulturës e njeh shumë mirë, u përfshi nga një debat për ndalimin ose jo të shfaqjeve të një komiku, që një pjesë e shoqërisë e konsideronte si provokues dhe përçarës. Por më pas, ish qeveria socialiste miratoi një ligj ku liria dhe shpërndarja artistike fitonin një hapsirë më të madhe. Dhe pikërisht gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve, ish homologia franceze e zonjës Kumbaro u tha deputetëve: “Ne duhet të krijojmë të gjitha mundësitë që arti të vazhdojnë të na bezdisë dhe të na shqetësojë”.

Pikërisht, nga kjo e drejtë për provokim, ngacmim dhe reaksion e zhvesh komunitetin artistik emërimi i censorëve që parashikon projektligji i ri.

Natyrisht, për shumëkënd, insistimi në këtë shqetësim, mund t’i ngjajë një debati për seksin e ëngjëjve. Aktorët, regjisorët dhe skenaristët shqiptarë prej kohësh janë shndërruar në disa rrogëtarë që mbijetojnë për bukën e gojës dhe që prej kohësh as nuk i flasin më shoqërisë, as krijojnë reaksion dhe as tentojnë të thyejë tabutë e saj. Katandisja në këtë gjendje e këtij komuniteti mund t’i japi të drejtën kryeministrit aktual t’i trajtojë edhe një herë si të mbathurat e të ndierës Violeta Manushi. Kjo agoni, mund t’i lejojë ministres së Kulturës t’i zhvendosë ata si topa lecke nga një godinë tek tjetra. Kjo mospërfillje mund ta yshtë Erion Velinë të planifikojë një kullë me teatër brenda.

Por të gjitha këto bashkë, sado të rënda qofshin, janë ku e ku më të pakapërdishme se tentativat liberticide për të kontrolluar me burokratë të qeverisë, lirinë e krijimit artistik. Sepse ajo nuk është një e drejtë që u takon vetëm atyre aktorëve që janë rebeluar, por një çështje që lidhet me të drejtat tona dhe me lirinë e shprehjes, prandaj na heq të gjithëve të drejtën për të qenë spektatorë.

Pse u rebelua Bert Ndrenika? Read More »