Aurora

Koncerti i bujshëm i Elvana Gjatës, mungoi i fejuari milioner, por shikoni sa bukur dukej vjehrri dhe vjehrra

Një nga lajmet, që tërhoqi jo pak vëmendjen fundjavën e kaluar, ishte rikthimi pranë publikut shqiptar i këngëtares së talentuar Elvana Gjata. Ajo nuk kishte sjellë asnjë këngë të re në shqip prej dy vitesh, kur lançoi këngën e saj mjaft të suksesshme “Lejla”. Më pas, Elvana provoi suksesin e saj në SHBA ku ajo po vijon me projektet e reja.

Rikthimi në Shqipëri me këngë të reja në shqip, në bashkë- punim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, ishte një lajm surpizë për të gjithë ata, që e pëlqejnë Elvanën dhe dihet që janë të shumtë. Koncerti, i cili është quajtur sekret dhe shumë intim, mblodhi në një nga sallat e Sheratonit rreth 100 veta ku vetë Elvana pohoi se janë njerëzit e saj më të afërt.

Në fakt, duke gjykuar nga përmbajtja, më shumë se sa miq intimë të këngëtares, disa syresh, duken si pjesmarrje njerëzish elitarë të kryeqytetiti, shumë të njohur nga fusha të ndryshme, madje edhe nga kahe të ndryshme të politikës. Ishte pak e çuditshme kur pamë se Elvana mund të kishte mike intime deputeten Grida Duma, por edhe Linda Ramën apo Shkëlzen Berishën.

Gjithsesi, koncerti ia arriti qëllimit, për të treguar që Elvana është një këngëtare që bën diferencën dhe që i përket jo vetëm majave të muzikës, por edhe elitave të shoqërisë. Ndërkohë, kurioziteti ishte nëse Elvana do të sillte në koncert të fejuarin e saj. Meqë koncerti ishte për miq intimë, ku ka më intimë se njeriu i zemrës! Por, në fakt, mesa duket, çifti kishte vendosur që ajo natë të kishte si kryefjalë vetëm Elvanën dhe muzikën e saj. Nëse do të kishte ardhur i fejuari, çdo gjë tjetër që do të ndodhte aty, do të kalonte në plan të dytë dhe prezenca e të fejuarit do të ishte kryelajmi.

Por Elvana ka bërë një tjetër zgjidhje, ajo ka patur të pranishëm prindërit e të fejuarit të saj, të cilët thonë që e duan shumë Elvanën. Vjehrri i Elvanës është një personazh i njohur në Tiranë, në botën e biznesit pasi merret me ndërtim. Ndërkohë, rrugën e biznesit po e ndjek edhe djali i tij, i cili tashmë është fejuar me Elvanën.

Padyshim, që Elvana është një nga ato këngëtare që është pasuruar nga muzika, por jetën e saj luksoze, me siguri, tashmë ia mundëson i fejuari i saj, i cili vjen nga një familje e pasur, por që edhe vetë i është futur rrugës së biznesit.

Thuhet, se i fejuari i Elvanës e ka shoqëruar atë kudo, në sipërmarrjen e re të këngëtares për sukses ndërkombëtar, duke i dhënë suportin që i duhet në këtë rrugë të vështirë. Ne i urojmë jetë të lumtur Elvanës dhe suksese në projektet e saj.

Koncerti i bujshëm i Elvana Gjatës, mungoi i fejuari milioner, por shikoni sa bukur dukej vjehrri dhe vjehrra Read More »

Xhenuina, mamaja e dy vajzave të vogla, po lufton me sëmundjen e rëndë, kërkon ndihmën tuaj para se të jetë vonë

Xhenuina, nga Tirana, mamaja e dy vajzave të vogla si ëngjuj prej 4 vitesh po vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo u drejtua pranë redaksisë së Shqipëria Ime për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve kudo që ndodhen për ti shpëtuar jetën duke e ndihmuar sadopak me para që të mundësojë operacionin e domosdoshëm jashtë shteti.

Ky është mesazhi i Xhenuinës për JU:

Unë quhem Xhenuina Berisha dhe desha të ndaj me ju një histori teper të dhimbshme për mua. Unë vuaj nga nje sëmundje që quhet Endometrioza.Kjo sëmundje ka nisur 4 vite me parë mbas shumë shtrimesh ne spital,analiza mjekime dhe dhimbje shumë të forta. Unë ju nënshtrova një laparaskopie qe nuk u diaknostikua sëmundja dhe mbas saj u krye ndërhyrja e dytë, ku mua mu hoqën mitra dhe vezoret sepse semundja i kishte shkatërruar dhe mbas atij operimi gjendja ime vazhdoi te ishte goxha e rendë. Sëmundja vazhdonte të zhvillohej dhe plaga u ça dhe ne këto 4 vite ne trupin tim janë kryer 8 ndërhyrje por pa sukses .

Dhe perfundimi i gjithë kësaj vuajtje dhe rreziku për jeten ishte që ne Shqipëri kjo semundje dhe nje nderhyrje tjeter nuk mund te behet më dhe plaga ndërkohë vazhdon te jetë e hapur me gjithë perpjekjet që bën mjekët .Unë humbas shumë gjak nga plaga qe kam në bark dhe shpesh shtrohem në hematologji ku mar gjak.Mbas 4 vite luftë për ta mposhtur këtë sëmundje unë po drejtohem te ju që të lexoni këtë histori dhe do shikoni këto foto. Ju lutem më ndihmoni në anën financiare që unë ti drejtohem spitalit ne Milano të cilët marin përsipër operimin dhe kurimin tim. Ju lutem dhe një herë të gjithë njerëzve që të më ndihmojnë me sa të munden qe dhe un te jetoj dhe të rris dy vajzat e mia .
Ndihmen tuaj mund ta jepni ne keto dy numra llogarie bankare:

>>RAIFFEISEN BANK ALBANIA <<
1.NUMRI I LLOGARISE NE LEKE: 2100952640
2.NUMRI I LLOGARISE NE MONEDHE TE HUAJ:
AL26202112570000002100952640
>>CREDINS BANK<<
1. R000250726
Në këto numra llogarie ju lutem të kontriboni sado pak të mundeni për kurimin tim drejt Italisë.
Keto jane disa foto te vuajtjes time nga kjo semundje dhe te gjendjes time:Ju lutem te gjithe miqeve shperndajeni kete shkrim dhe te me ndihmoni sado pak

Xhenuina, mamaja e dy vajzave të vogla, po lufton me sëmundjen e rëndë, kërkon ndihmën tuaj para se të jetë vonë Read More »

Rikthehen reshjet e borës në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat që do zbardhen sot dhe nesër

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bore në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit.
Ndërsa dita e diel do ketë më pak reshje shiu e bore.

Kështu thuhet në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Parashikimi i plotë:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 11

në vendet e ulëta: 7 / 10

në vendet malore: 0 / 4 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.10) pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër (e diel, dt.11) do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rikthehen reshjet e borës në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat që do zbardhen sot dhe nesër Read More »

U rrit në koshat e mbeturinave, tani ka agjencinë e saj të modelimit

Një modele e quajtur ‘Hirushja braziliane’ shpreson të ndërtojë historinë e saj të suksesit duke futur sensin e bukurisë braziliane në tregun e modës kineze që po zhvillohet çdo ditë e më shumë.

Pas një fëmije që mblidhte mbeturina në kosha pranë Rio de Janeiros për të mbijetuar, Sandra Passos, jo vetëm që ndërtoi një karrierë si modele në Kinë të paktën 1 dekadë më parë por tani po hap agjencinë e saj.

E kthyer në qytetin e saj të lindjes në Sao Goncalo, ajo po i mëson vajzave të reja braziliane bazat e modelimit dhe të anglishtes.

Në shkurt ajo shpreson që disa prej tyre ti marrë në në Guangzhou në Kinën jugore, ku është i bazuar biznesi i saj.

Ideja është për të sjellë diçka të re në Kinë,  ku modelet me ngjyrë dhe të kolme janë ende një gjë e rrallë, shpjegoi 28-vjeçarja.

Ajo ka në total 24 modele të regjistruara në shkollën e saj Passos’ Rio School, ku më shumë se gjysma e tyre janë me ngjyrë dhe 4 janë të kolme.

Një mashkull gjithashtu është përfshirë në shkollën e modelimit.

Procesi im përzgjedhës nuk ka të bëjë fare me normat e tregut, që dëshiron që vajzat të duken si Barbies, të gjata, të dobëta, bjonde, me sy blu,”-tha Passos.

Passos vetë vjen afër pamjes më standarde. Ajo është e bardhë dhe ka sy të gjelbërt dhe ka përdorur pamjen e saj dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme për të nisur një karrierë në dukje të pamundur.

U rrit në koshat e mbeturinave, tani ka agjencinë e saj të modelimit Read More »

Artistët e Teatrit Kombëtar në rrugë, ndërsa pedagogët e Universiteteve pa rroga

Bllokohen pagat për stafet e universiteteve shtetërore. Aktorët nxirren jashtë Teatrit Kombëtar sepse do ndërtohet një pallat. Ligji i ri për artin përcakton se çdo projekt artistik dhe shfaqje duhet të miratohen nga qeveria dhe askush nuk reagon…

-Artistët dhe pedagogët janë dy kategoritë që dikur kanë shkundur diktaturën dhe qeveritë. Është koha të mos presin që shpëtimi t’u vijë nga partitë dhe opozita. Nëse vazhdojnë vetëm të ankohen në media dhe rrjete sociale asgjë nuk do ndryshojë. Nëse vërtetë janë kaq të rrezikuar nga qeveria le të dalin në shesh. Të jenë të bindur se do të mbledhin më shumë shqiptarë se çdo parti politike.

Pas dështoi të merrte Federatën Shqiptare të Futbollit, tashmë qeveria është lëshuar të kap artin dhe intelektualët. Ngjarjet e ditëve të fundit me projektligjin për artin dhe ndryshimin e godinës së Teatrit Kombëtar, si dhe bllokimi i pagave të pedagogëve të universiteteve shtetërore, janë skandaloze, jo thjeshtë për komunitetin e artistëve dhe pedagogëve, por për gjithë shoqërinë. Në fakt duket si një hakmarrje ndaj njerëzve të artit. Shoqatat e artistëve kundërshtuan disa ditë më parë projektin për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Pa i pyetur dhe pa u konsultuar me komunitetin e gjithë aktorëve të vendit, Ministria e Kulturës ka marrë vendimin të zhvendosë teatrin në një objekt tjetër. Sipas artistëve, godina e re që quhet “Turbina” nuk plotëson kushtet minimale për punën e tyre. Sipas Ministrisë së Kulturës zhvendosja do të jetë provizore. Zgjidhja përfundimtare për godinën, sipas ministrisë, do jetë në vendin ku ndodhet sot Teatrin Kombëtar por e futur brenda një kulle private. Pra qeveria ka miratuar të ngrihet një kullë e madhe tregtare dhe banimi, e cila brenda saj do të ketë edhe teatrin. Një ide e tillë, sipas artistëve, është skandaloze. Nëse realizohet, praktikisht do të kemi një godinë të madhe për dyqane, lokale, qebaptore dhe ndonjë hyje pallati për të shkuar në teatër.  Nëse qeveria është e vendosur t’i  shkojë deri në fund këtij projekti më mirë të pranohet se Shqipëria nuk do të ketë më teatër dhe e vetmja vlerë artistike e vendit të jenë kullat shumëkatëshe dhe restorantet e pesë apo gjashtë biznesmenëve më të fuqishëm të Shqipërisë, të cilët kanë kapur qeverinë dhe e drejtojnë ata e jo populli apo parlamenti.

Veç faktit që shumë shpejt mund të jenë në rrugë pa godinë funksionale, një projektligj i ministrisë për kulturën kërcënon direkt ekzistencën e tyre. Projekti ligjor që është kundërshtuar ashpër nga emrat me në zë të skenës shqiptare, as më shumë dhe as më pak, rikthen censurën shtetërore. Sipas ligjit, bordet e teatrove dhe kompanive artistike për çdo projekt artistik duhet të marrin leje nga Ministria (Qeveria). Veç atyre që punojnë në kompanitë shtetërore, leje duhet të marrin dhe kompanitë private që operojnë në treg. Gjithashtu, anëtarët e bordeve të këtyre kompanive do të emërohen nga Ministria e Kulturës. Praktikisht, gjithë arti hyn nën kontrollin e rreptë të Qeverisë dhe asnjë shfaqje nuk mund jepet nëse nuk ka marrë më parë lejen nga institucionet e duhura. Kjo do të thotë se nëse një projekt duket pak si shumë opozitar dhe nuk i përshtatet kohës së Rilindjes, nuk mund të realizohet. Kjo do të thotë edhe se paratë do t’i marrin ata artistë që janë miqësorë me qeverinë dhe ministrinë. Në fund, qytetarët me taksat nuk do të paguajnë artin, por propagandën e radhës së qeverisë. Një ligj i tillë mund të emërtohet në mënyra të ndryshme nga ministria dhe qeveria, por fakti është se ka vetëm një emër; censurë. Artistët nuk është se kanë shkëlqyer këto vite në ndërgjegjësimin e qytetarëve për keqqeverisjen, por edhe të miratosh një ligj që kërcënon direkt mbijetesën ekonomike të artistëve është censurë kriminale. Ndaj me të drejtë, ikona e skenës shqiptare Robert Ndrenika tha gjatë takimit me artistët se “kemi aktorë të mrekullueshëm dhe paguhen për një kafshatë bukë. Kur të vënë litarin e bukës, ai është më i tmerrshmi nga të gjitha”.

Ndërkohë që artistët kanë zhvilluar disa takime për këtë situatë të pazgjidhur deri më sot, një tjetër zhvillim negativ po ndodh me pedagogët e universiteteve publike. Në datën 9 shkurt e gjithë trupa akademike ende nuk ka marrë rrogat e muajit janar. Dhe mendohet se deri nga fundi i muajit do jenë të bllokuar pagat. Janë mijëra anëtarë të stafeve universitare në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër që, siç deklarojnë vetë në media, nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit. Një situatë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit. Universitet kanë mijëra probleme, por si të gjithë që janë në marrëdhënie pune me institucionet shtetërore, pedagogët kanë një kontratë që nuk është respektuar nga shteti. Justifikimi i qeveritarëve është se mungon një Vendim i Këshillit të Ministrave. Një qëndrim i tillë është banal dhe tregon se qeveria nuk i krahason pedagogët as me punonjësit e nderuar të shërbimeve komunale, që pagat i marrin në datën e caktuar. Problemet e artistëve dhe pedagogëve, në dukje janë të ndryshme. Ajo që i bashkon të dyja hallet e intelektualëve është qeveria. Mënyra sesi po sillet mazhoranca dhe vendimet publike që po merr duket se kanë vetëm një synim nënshtrimin, talljen dhe censurën.

Artistët dhe pedagogët janë dy kategoritë që dikur kanë shkundur diktaturën dhe qeveritë. Është koha të mos presin që shpëtimi t’u vijë nga partitë dhe opozita. Nëse vazhdojnë vetëm të ankohen në media dhe rrjete sociale asgjë nuk do ndryshojë. Nëse vërtetë janë kaq të rrezikuar nga qeveria le të dalin në shesh. Të jenë të bindur se do të mbledhin më shumë shqiptarë se çdo parti politike.

Artistët e Teatrit Kombëtar në rrugë, ndërsa pedagogët e Universiteteve pa rroga Read More »

Andrra e Sinanit i hap luftë Alketa Vejsiut e Amarda Toskës, me 600 mijë euro biznes

Dyqani “Andra Couture”, biznesi me i ri i hapur nga familja VIP, do t’u bëjë rivalitet të hapur Alketa Vejsiut, Amarda Toskës dhe dyqaneve të tjera të fustaneve të nusërisë.

Për të zbukuruar jetën e çdo nusje ditën e dasmës, Andrra dhe Sinani kanë sjellë dyqanin më të ri në Tiranë me fustane nusërie, por jo vetëm.

Kohë më parë në media u fol se ky biznes do të kushtonte plot 600 mijë euro.

Andrra e Sinanit i hap luftë Alketa Vejsiut e Amarda Toskës, me 600 mijë euro biznes Read More »

Qytetarët ‘shkundin’ Kryeministrinë, protestojnë për të mos i falut grekëve detin

Qindra protestues janë mbledhur sërish sot në protestë kundër marrëveshjes së Edi Ramës me grekët, ku do të falen të paktën 22.1 kilometra det. Protesta po zhvillohet para kryeministrisë.

Edhe pse Rama dhe ministri i tij, që ka bërë negociatat me grekët, Ditmir Bushati, mundohen që ta justifikojnë faljen, duke e përkthyer në një marrëveshje, sot kanë dalë detaje të reja.

Shqipëria me vendim të Edi Ramës i ka falur Greqisë, dy fushat më të mëdha me gaz e naftë në detin Jon.

Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar Edi Ramës një letër ku i ka kërkuar arsyet se pse ka falur detin.

Sigurisht që Edi Rama nuk ka denjuar të kthejë përgjigje dhe vazhdon të mbajë sekrete marrëveshjen me Greqinë, ku i ka falur pasuritë e vendit në këmbim të votës për hapjen e negociatave.

Qytetarët ‘shkundin’ Kryeministrinë, protestojnë për të mos i falut grekëve detin Read More »

Mediat greke të bindura: Pakt i kryer, i kemi marrë zonën e pasur të detit Shqipërisë

Ditën e sotme media greke energypress.gr ka publikuar një artikull në të cilën thuhet se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e Zonave Ekskluzive Ekonomike, ka përfunduar.
Sipas medias në fjalë, blloku 1 dhe 2 në Jon, i përket Athinës.

Energypress.gr shkruan:

Siç dihet, pala shqiptare ka reaguar seriozisht ndaj perspektivës së eksplorimit të hidrokarbureve në Jon, duke konsideruar se parcelat 1 dhe 2 janë gjithashtu zona kontradiktore”
Më tej ajo shpjegon faktin se historia e formimit të EEZ (Zonave Ekskluzive Ekonomike) me Shqipërinë është e madhe, por duket se për t’i dhënë fund marrëveshjes përfundimisht,, të dy Qeveritë do të dalin shumë shpejt me përfundimin.

Artikulli vazhdon:

Pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani. Pranohet se që gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura” për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Ndërsa, në të njëjtën kohë pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Nga, ana tjetër vlen të theksojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON.

Media greke shkruan gjithashtu dhe për marrëveshjen e vitit 2009.

Sipas saj marrëveshja e vitit 2009 krijonte një precedent të keq për Turqinë, sepse kjo marrëveshje i jepte të drejta të plota Athinës në ishujt grekë dhe ndarja ishte i bazuar në parimin e “vijës së mesit”.

Mediat greke të bindura: Pakt i kryer, i kemi marrë zonën e pasur të detit Shqipërisë Read More »