Gazetarja Fiori Dardha, me rastin e dites se te dashuruarve, ka postuar nje foto me bashkeshortin e saj dhe me nje mesazh shume te forte, per rendesine e parave ne nje lidhje.
Ajo ne nje status argetues, shkruan:
Me la 10 mije leke (te vjetra) mbi tavoline. “Merri! Prishi te gjitha” – me tha. 😛
Gezuar! ❤
P.S: diçitura është për humor. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë as për 10 mijë, as për 100 mijë, as për 1 milion dhe as per 10 milion lekë të vjetra.
Duhen më shumë! 😂😂😂😂😂😂😂😂😂 PER PORTALET: Eshte SHAKAAAAAA!\
Greqia pasi ka kërkuar nga Shqipëria të mos e përdorin më cështjen Çame, pranon se një problem shqetësues në bisedimet mes dy vendeve mbeten tekstet shkollore në vendin tonë.
Në një përgjigje që ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka kthyer deputetit Theoharis, ka nënvizuar bisedimet që po bëhen me vendin tonë dhe me Maqedoninë lidhur me shqetësimin grek për “termat nacionaliste’ në tekstet shkollore të dy vendeve.
Mediat greke raportojne se Kotzias i është përgjigjur interpelance me shkrim me një letër zyrtare e cila iu dergua Parlamentit grek.
“Pala greke ka insistuar ne heqjen e termave te papranueshem “territoret shqiptare në Greqi”- ka thene ai. Sipas tij, “gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.
Nderkohe, Kotzias ka vijuar me tej, duke thene se “edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin “Çamëri”, demonstrojnë, fatkeqësisht, se shteti shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”.
E mos harroni trëndafilat sot, të cilët janë më të shiturat edhe më të shtrenjtat, simbol i festës së 14 shkurtit.
Ditë e shënuar jo vetëm për të dashuruarit, por edhe për dyqanet e luleve, të cilët ditët e festave tashmë përkthehen në fluks pune.
Joni, tregtar prej vitesh i luleve, ka një dyqan të shitjes me pakicë të luleve në rrugën e Durrësit. Ai tregon për Monitor se në 3 vitet e fundit fluksi i punës është rritur ndjeshëm dhe kjo sepse tek shqiptarët (jo vetëm Tirana) po rritet tradita e dhurimit të luleve.
Trëndafili është lulja më e shitur, njëkohësisht edhe më e shtrenjta, shton ai. Fat për dyqanet e luleve këtë herë është se festa qëlloi në mes të javës. Në rast se do të qëllonte në fundjavë tendenca e njerëzve është për të lëvizur jashtë qytetit.
Për sa i përket çmimeve; ato variojnë në varësi të buxhetit të porositësit. Ato luhaten nga 5 mijë lekë, deri në 100 mijë lekë (afro 1000 USD) dhe janë kryesisht burrat që blejnë për bashkëshortet e tyre. Buqetat gjigande, ku numri trëndafila kapërcen tre shifrat, janë bërë trendi i kohëve të fundit. Çmimi mesatar i një trëndafili është 200 lekë dhe një buqetë me të paktën 100 trëndafila, kushton mesatarisht deri në 20 mijë lekë. Por, sipas Jonit, nuk mungojnë as porositë me numër të lartë të trëndafilave. Një prej klientëve të dyqanit ka porositur një buqetë me plot 500 trëndafila, të cilat përpos të tjerave janë edhe të vështira për t’u transportuar deri në destinacion,- tregon Joni për Monitor.
Lulëzimi i biznesit të luleve
Biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimit të bimëve ka shënuar një rritje të fortë në tre vitet e fundit, duke reflektuar një tendencë të shqiptarëve drejt natyrales, dhurimit të luleve në raste gëzimesh e fatkeqësish, tendencës së bizneseve për tu kujdesur për ambientin përreth dhe projekteve të punëve publike për zbukurimin e qyteteve.
Sipas të dhënave të Doganës, importet e Pemëve dhe bimëve, rrënjëve, luleve dhe gjetheve zbukuruese, u rritën me 27 për qind krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2013, importet e këtij grupi janë rritur me ritme dy shifrore (shiko grafikun).
Gjatë 2017-s importet e luleve tejkaluan vlerën e 1 miliardë lekëve. Ndërkohë që muajt të cilat importet janë më të larta në vlerë janë pikërisht ato të festave, dhe më të ulëta gjatë muajve të verës kur prodhimi vendas është edhe më i lartë. Vetëm gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit që lamë pas u importuan mbi 300 milionë lekë lule. Meshkujt shqiptarë duket se janë bërë më romantikë vitet e fundit, teksa edhe në shkurt 2017 importet u rritën me 45%.
Aktorët e tregut thonë se fluksi i punës është shtuar, por njerëzit kërkojnë buqeta lulesh më ekonomike dhe kërkojnë që të shpenzojnë më pak.
Italia mbetet importuesi kryesor i luleve në vend. Importet nga ky shtet gjatë 2017-s kanë një vlerë prej 507 milionë lekësh. Ndërsa Holanda renditet e dyta me 256 milionë lekë, thuajse gjysmën e vlerës së importeve nga Italia.
Greqia është vendi i tretë për sa i përket peshës së importeve. Lulet e importuara prej Greqisë gjatë vitit që lamë pas kapin vlerën e 121 milionë lekëve.
Gjithsesi prodhimi vendas mbetet modest
Valbona prej pesë vitesh kultivon 4 dynym tokë me trëndafila në një fshat të Durrësit. E megjithatë duhet të presë prillin që të dalë në treg. Duke parë trendin dhe mungesën e prodhimit vendas të luleve, kur u kthye nga emigrimi në Itali, vendosi që në tokën që kishte në pronësi të mos mbillte kulturat e zakonshme bujqësore, por trëndafila. Valbona tregon për Monitor se më së shumti ka punë me Tiranën. Gjatë sezonit të lules ajo është furnizuese e shumë dyqaneve të kryeqytetit.
Për të prodhuar gjatë gjithë vitin kërkohen investime të mëdha në teknologji dhe në sera bashkëkohore, të cilat nuk mund t’i mbulojë financiarisht. Kjo edhe për shkak të sipërfaqes së vogël që ka në pronësi, ndërsa bashkëfshatarët nuk janë të interesuar për këtë lloj kulture, në mënyrë që të përfitohet nga ekonomitë e shkallës. Shembull është Holanda, ku edhe pse klima nuk është aspak e favorshme për kultivimin e trëndafilave, aktualisht vendi është një ndër distributorët më të mëdhenj në botë, së bashku me Afrikën dhe Ekuadorin.
Specialistët e fushës së kultivimit tregojnë se dimri është koha kur lulet importohen pothuajse tërësisht, pasi në vend kultivimi i tyre bëhet në mënyrë artizanale dhe kjo pengon rritjen e tyre në të gjitha stinët. Me kalimin e viteve, kompanitë e mëdha i kanë sofistikuar metodat e rritjes.
Në verë, çmimi i luleve bie ndjeshëm për shkak edhe të rritjes së prodhimit.
Joni, tregtar lulesh, tregon se kryesisht lulet i merr nga jashtë, edhe pse më shtrenjtë.
“Tentova të marr trëndafila të prodhuar në vend, por për shkak të teknologjisë, lulet e prodhuara në vend nuk janë të standardizuara. Duhet shtuar se prodhimi vendas është sezonal- tregon Joni .
Po mbajeni mend mirë këtë gjë. Nuk është nevoja të bëni çdo punë të mundshme, thjesht i dhuroni të dashurës apo gruas tuaj një ditë relaksi. Aq më tepër se nëse doni të bëni ndonjë punë duhet të dini se në ditët e sotme çdo gjë është lehtësuar nga teknologjia.
Masazh
Të jesh i rritur është një punë shumë e vështirë për të gjithë, sidomos për gratë që kanë mbi supe disa përgjegjësi më shumë. Në rast se i jepni gruas tuaj një kartë dhuratë për të kaluar një ditë në ‘spa’, dijeni se do të ngelet shumë e kënaqur.
Kujdesuni për fëmijët
Për një mama të zënë dhe shumë të lodhur nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të marri një ditë pushim dhe dikush tjetër të kujdeset për fëmijët. Mund t’i thoni gruas tuaj të bëj një listë me aktivitete të cilat më pas të gjitha këto gjëra duhet t’i zgjidhni vetë.
Provoni maska fytyre në kushte shtëpie
Në kohën që ju merreni me ndonjë punë shtëpie, mund ta lini të dashurën tuaj të bëj vetë maskë fytyre në kushte shtëpie. Ku ka femër që nuk e adhuron të kujdeset për trupin, flokët apo fytyrën e saj.
Provoni të gatuani ose porosisni ushqimin që ajo pëlqen më shumë
Nëse jeni i mirë për të gatuar duhet të provoni të gatuani patjetër diçka interesante. Por nëse nuk dini të gatuani, atëherë mund të porosisni diçka në restorant. Më pas mund ta zbukuroni tryezën në mënyrën më të bukur dhe është e sigurtë që e dashura juaj do të ngelet shumë e kënaqur.
Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit FITCH, ka nënvizuar disa nga aspektet kyçe që kanë ndikuar në perceptimin e profilit të riskut të Shqipërisë.
Mes të tjerash, raporti ndalet në çështjen e trafikimit të drogës, sfidën e reformës në drejtësi, mjedisin ekonomik në tërësi. Raporti vë theksin edhe tek inflacioni, borxhi publik apo ecurinë e treguesve fiskalë.
Çështjet kryesore
Lidhur me ekonominë, FITCH ka qenë më pozitive. Sipas raportit, ekonomia shqiptare vazhdon të përfitojë nga një mjedis i jashtëm më i mirë se sa pritet dhe “ne kemi përmirësuar parashikimet tona të rritjes 2017”. Ndërkohë që faktorët ndikues të jashtëm do të pakësohen disi në 2018, një vazhdim i politikës monetare të lehtësuar dhe një profil i përmirësuar i rrezikut politik pas zgjedhjeve të qershorit do të mbështesë investimet dhe konsumin privat.
Perspektiva afatgjatë e rritjes së Shqipërisë do të mbështetet nga investimet si rrjedhojë e gazsjellësit. “Mjedisi inflacionist do tu japë autoriteteve lirinë për të mbajtur politikën monetare relativisht të lirë, pasi ne presim që rritja e çmimeve të mbetet nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3.0% gjatë 18 muajve të ardhshëm”.
Raporti thekson se edhe për tre vitet e ardhshme, vendi do të vijojë të rezultojë me deficitit të llogarisë korente, dhe do të vazhdojë të mbulojë nevojat e saj të jashtme të financimit me Investimet e Huaja Direkte dhe rezervat valutore.
Inflacioni do të mbetet i ndikuar ndaj ndryshimeve në çmimet e ushqimit dhe energjisë në vitet në vijim. Ngritja e çmimeve globale të energjisë dhe presionet e forta inflacioniste vendase do të shpejtojnë rritjen e IÇK në H117.
Trafikiu i drogës dhe Reforma në Drejtësi
“Akuzat se një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, që është në pushtet, është përfshirë në trafikimin e drogave tregon se sa i vështirë do të jetë procesi i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë, pavarësisht se PS mban shumicën në Parlament që nga zgjedhjet e qershorit. Nëse akuzat dalin të vërteta, madhësia e asaj mazhorance ka gjasa të reduktohet dhe Kryeministri Edi Rama ka gjasa të humbasë besueshmëri”, thuhet në raport.
Rreziqet kryesore
Borxhi publik i Shqipërisë ishte 72.4% e PBB-së në 2016, ndër më të lartët në rajonin në zhvillim të Europës, duke u rritur që nga viti 2008 si rrjedhojë e politikës fiskale zgjeruese dhe rritjes së dobët ekonomike. Duke pasur parasysh madhësinë e ngarkesës së borxhit publik në raport me PBB-në, rreziqet për qëndrueshmërinë e borxhit dhe perspektivën më të gjerë fiskale dhe të rritjes në Shqipëri mbeten të rëndësishme, vlerëson raporti.
Një ecuri fiskale më e keqe, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e angazhimit fiskal, një dobësim i vullnetit politik për të ndjekur konsolidimin ose një rritje më të dobët ekonomike, mund të ulë besimin e investitorëve dhe të rrisë kostot e huamarrjes, paralajmëron BMI.
Ndryshimet e parashikimit
FITCH pohon se ka përmirësuar parashikimet e rritjes reale të PBB-së për 2017 dhe 2018 si rrjedhojë e një mjedisi të fortë të jashtëm dhe një profili të përmirësuar rreziku pas zgjedhjeve.
Sipas tabelave të raportit, ekonomia shqiptare do të rritet 4% në vitin 2017, për t’u ngadalësuar në 3.6% në vitin 2018.
Në qeveri ka edhe njerëz me kurajo dhe integritet të spikatur. Zv/ministrja e Kulturës, Valbona Shijaku e ftuar në studion e “360Gradë” në Ora News pranoi se ligji për artin dhe kulturën ka pasur gabime nga ana e Ministrisë së Kulturës. Zj.Shijaku ka thënë pa asnjë ndrojtje se kemi gabuar.
“Ligji për artin dhe kulturën, besoj se është një keqkuptim. Besoj është për gabim të Ministrisë së Kulturës. Kemi bërë një gabim gjatë hapave. Ideja është për të bërë disa ndryshime në ligj të bëra nga juristët që nuk janë as artistë dhe as aktorë. As unë nuk e kam pasur të qartë. E pranoj. Janë disa gjëra që janë keqkuptuar në shprehje kur flitet për institucionet e varësisë. Këtu është gabimi jonë për të mos u krijuar ky keqkuptim”, tha zv.ministrja.
Fakti që zv/ministrja pranon gabimin dhe këtë e thotë publikisht tregon se ka elementë demokracie në qeveri e jo gjithçka mbetet arrogante, siç akuzohet. Në një farë mënyre zv/ministrja ka rrëzuar kryeneçësinë e ministres Kumbaro, e cila nuk pranon asnjë kompromis me artistët, ndonëse deklaron se “jam për bisedime”.
Ndërkohë një fakt rrënqethës është treguar gjatë emisionit. Aktori i njohur Bujar Asqeriu tregoi fakte rrëqethëse nga ajo që ndodh në sallën e Teatrit Kombëtar. Ai kujtoi aktorin Roland Trebicka se ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe për shkak se në teatër nuk kishte ngrohje, ai ngrohte duart me filxhanin e çajit. “Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si i sëmurë me kancer në mushkëri”, tha ai në “360 gradë”.
Në një televizion tjetër, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në Top Channel deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do shembet me çdo kusht. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u përball me artistët në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi. Ishte i ndezur debati përballë artistëve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.
Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë” – tha ai.
Ministrja Kumbaro iu përgjigj se nga një analizë e bërë për Teatrin Kombëtar është vënë re se ajo godinë e ndërtuar nga italianët nuk i përmbush sot asnjë nga kushtet. Sipas ministres, në bazë të kësaj analize çdo investim restaurimi është shpenzim i kotë ndaj është hedhur ideja e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare” – tha Kumbaro.
Zhvillimi i vazhdueshëm global duket se ka patur një ndikim të fortë në mungesat e mineraleve tek produktet e natyrës.
Një prej tyre është pamjaftueshmëria e jodit, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë prek deri në 2 miliardë njerëz në të gjithë planetin.
Sipas OBSH, 5 milionë njerëz janë duke vuajtur nga simptoma shumë serioze siç është edhe dëmtimi në tru.
Një nga efektet e pamjaftueshmërisë së jodit në organizëm, është prodhimi jo normal i hormoneve nga gjëndrra tiroide.
Duke qenë se kjo gjendër përpunon dhe prodhon hormone që kontrollojnë metabolizmin, problemet shëndetësore që mund të lindin si pasojë e tiroides problematike janë të mëdha.
Fillimisht mund të mos ketë tregues nga i cili mund të mësoni se po vuani nga pamjaftueshmëria e jodit.
Tiroidja do të arrijë të kompensojë këtë mungesë duke prodhuar më shumë hormone, një veprim që do të çojë në zmadhimin e saj.
Rrjedhimisht, mosmarrja e mjaftueshme e jodit nga ushqimi do të shkaktojë një sërë problemesh siç janë pesha, ngadalësimi i funksioneve të trurit, depresioni, lodhja dhe një sistem i dobësuar imunitar.
Për më tepër, komplikacionet që vijnë nga defiçenca e jodit kanë nevojë për kundërveprim të menjëhershëm mjekësor.
Komplikacionet mund të variojnë nga humbja e kontrollit, konfuzioni, deliri, halucinacionet, dhimbjet në kraharor ose vështirësitë në frymëmarrje.
Femrat shtatzënë që nuk arrijnë të marrin sasi të mjaftueshme të jodit mund të përjetojnë hemoragji.
Përfshirja e ushqimeve të pasura me jod në ushqimin tuaj mund t’ju ndihmojë të mbani larg problemet që shkakton mungesa e këtij minerali të rëndësishëm.
Por, përpara se të diskutojmë për këto probleme, lexoni më poshtë disa prej shenjave të listuara nga AgroWeb.org, ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.
Po shtoni peshë të padëshiruar
Një nga efektet e të pasurit probleme me tiroiden është dobësimi i metabolizmit që shkakton shtimin në peshë.
Mund të jeni duke u lodhur shumë për të humbur kilogramët e tepërta, duke ngrënë shëndetshëm ose duke u stërvitur mjaftueshëm.
Por ritmi metabolik mund të rimëkëmbet vetëm duke e rivendosur tiroiden në rrugën e duhur.
Jeni vazhdimisht të lodhur dhe pa gjallëri
Një metabolizëm i ngadaltë ju bën të shtoni në peshë, por gjithashtu ju bën të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës.
Kjo është një gjë që pritet nëse gjendra e tiroides nuk është në gjendjen e duhur, sepse kthimi i karbohidrateve dhe yndyrnave në energji në shërbim të qelizave tuaja, është i ngadalësuar.
Ndiheni në depresion
Është normale që herë pas here, të ndiheni të këputur e të rënë përtokë. Por nëse kjo gjendje nuk largohet shpejt, dhe nëse shoqërohet me ndryshime në fjetje, mungesë oreksi dhe dobësi, atëherë situata nuk është aspak normale.
Nëse vini re që ndiheni të depresionuar për shumë kohë, mundohuni të hani ushqime të pasura me jod.
Vuani gjithmonë nga alergjitë dhe infeksionet
Një nga efektet e mungesës së jodit është dobësia e sistemit imunitar. Nëse nuk jeni duke marrë mjaftueshëm jod nga dieta juaj, atëherë do të vuani vazhdimisht nga i ftohti, kolla, gripi dhe virozat.
Me çorientimin e gjendrës tiroide, ju do të jeni më të brishtë ndaj dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe mikrobet pushtuese.
Keni lëkurë të thatë dhe ju bien flokët
Nëse jeni të kujdesshëm për pamjen tuaj, atëherë sigurohuni që në tryezën tuaj nuk mungojnë ushqime të pasura me jod.
Në të kundërt, do të keni një lëkurë shumë të thatë dhe do t’ju bien flokët. Nëse flokët janë një nga karakteristikat më të mira fizike që keni, atëherë duhet të kujdeseni për to, dhe të konsumoni ushqime të pasura me jod.
Këto janë disa prej shenjave që tregojnë se ju keni shumë nevojë për ushqime të pasura me jod. Por cilat janë këto ushqime? Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb.org:
• Qumështi
• Kosi
• Djathi Cheddar (i verdhë)
• Patatet
• Merluci
• Peshku ton
• Karkalecat
• Aragosta
• Alga deti të thata
• Gjoks gjeldeti
• Bishtaja
• Kumbulla të thata
• Boronica të kuqe
• Banane
• Luleshtrydhe
Nëse vuani nga mungesa e jodit, kujdesuni që këto ushqime t’i keni në ushqimin tuaj të përditshmëm.
Lulja zemërpikon është shembulli më i mirë i bimëve apo luleve që reflektojnë vlerat dhe karakteristikat e tyre.
Kjo lule ka formën e zemrës në pjesën e poshtme të së çilës varet një pikë loti. Kjo lule zemërthyer në fakt është më e komplikuar.
Po ta shikosh nga afër do të shikosh që të gjjitha këto lule formojnë një gjerdan zemrash që lotojnë.
Esenca e lules zemërpikon është karakteristike. Nëse ju kanë braktisur dhe ju duket sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori, atëherë duhet të dini që kjo esencë e bën mungesën më të lehtë për ju.
Nga kërkimet rezulton që esenca e kësaj luleje ndihmon në shërimin e trishtimit të zemrës kur ndahesh nga dikush fizikisht apo shpirtërisht.
Shërimi është i menjëheshëm sa duket sikur kjo esencë e kësaj luleje të ndihmon të shpëtosh nga kthetrat e trishtimit menjëherë.
Studimet tregojnë se ngrënia e kërcellit të lules së freskët ka një efekt euforik në tru dhe largon tensionin nervor.
Ajo të mpin gjithë gojën dhe po të konsumohet me tepricë edhe kalon në nivele të dëmshme.
AgroWeb.org raporton se megjithatë konsumi i saj është i rrallë pasi funksionet e saj kryesore gjatë kohëve të fundit kanë karakter dekorativ.
Lulja zemërpikon ndihmon në sjelljen e paqes, harmonisë dhe ekuilibrit në zemrën e një njeriu duke e bërë atë më të hapur në botëkuptim për veten, të tjerët, qytetin, mjedisin e përtej.
Sipas burimeve del se nëse lule të tjera kanë simbolika disi të çorientuara, lulja zemërpikon është një lule guximtare dhe dramatike.
Ajo ka shumë emra, por të gjithë emrat shpjegojnë të njëjtën gjë. Nëse e gjeni në një buqetë me lule, në një kopësht ose në dorën e dikujt e keni të qartë menjëherë simbolikën dhe domethënien e saj.
Çfarë nënkuptimi ka lulja zemërpikon?
AgroWeb.org ju informon se kjo lule e bukur ka disa kuptime të cilat do t’ju pëlqejnë shumë
-Shprehjen e emocioneve në mënyrë më të hapur
-Dashurinë pasionante mes dy njerëzve
-Ajo nënkupton ndjeshmërinë dhe ngarkesën emocionale ndaj botës që të rrethon
-Ndjenjë mirësie dhe dashurie pa kushte për gjithçka që ke në jetë
-Lidhje të fortë që shkon përtej jetës dhe vdekjes
Lulja zemërpikon është rritur e lirë për mijëra vjet me rradhë në mbarë Azinë. Sipas burimeve të AgroWeb.org, kjo lule nisi të kultivohej në Evropë vetëm në vitet 1800. P
rej asaj kohe mesazhet dhe domethëniet e kësaj luleje ishin më të përqenduara tek dashuria dhe lidhjet shpirtërore. Shumë vite më parë, disa qytetërime të lashta kanë përdorur lulen zemërpikon për të shëruar dhimbjet e dhëmbit.
Domethënia e formës dhe ngjyrave të lules zemërpikon
Lulja zemërpikon mban emrin botanik Dicentra spectabilis që përkthehet ndryshe Zemrat Spektakolare, një emër i denjë për një lule të cilës nuk ia ndan dot sytë.
Shumica e këtyre luleve janë në ngjyrë rozë ose të kuqe, që i bën ato lule romantike. AgroWeb.org raporton se ajo kryesisht dhurohet si simbol të dashurisë së vërtetë.
Për më tepër, kjo lule përfaqëson njerëzit që janë të aftë të ndajnë emocionet e tyre lirisht dhe që e falin zemrën tek njerëzit që duan.
Në botë, gjendet edhe një variant i bardhë i lules zemërpikon që konsiderohet simbol i pastërtisë dhe pafajësisë së përjetshme.