Aurora

Clirimi i Tiranës, marshim me fotot e Enver Hoxhës në mes të qytetit

Vetëm pak ditë pas mbërritjes në Shqipëri të eshtrave të personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri, disa veteranë të luftës antifashiste u shfaqën për të përkujtuar 74 vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por ajo cka ra ne sy ishte se ata u tubuan duke mbajtur në duar portretin e diktatorit Enver Hoxha.
Rikthimi i simboleve te diktatures ka ngjallur debate dhe reagime te forta ne vend gjate viteve te fundit.

Opozita shpesh ka kerkuar qe shfaqja ne publik e simboleve te tilla te ndalohet me ligj dhe te cilesohet veper e denueshme

Clirimi i Tiranës, marshim me fotot e Enver Hoxhës në mes të qytetit Read More »

Operacioni në Elbasan, zbulohen emrat emrat e dy të arrestuarve

Dy të arrestuar dhe dy të shoqëruar është rezultati i aksionit të zhvilluar këtë të shtunë në Elbasan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e policisë së Drejtorisë Vendore.

Kështu konfirmohet zyrtarisht se dy të arrestuarit janë Enver Çapja, 51-vjeç dhe Naim Gjarri, 38-vjeç. Arrestimi i Çapjas u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet policore në lokalin e tij u gjet një pako me fishekë pistolete.
Ndërsa Naim Gjarri u arrestua pasi policia i gjeti atij dy pistoleta, të llojit glock dhe TT, si dhe një minë e telekomanduar.

Gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe dy persona, të cilët po merren në pyetje në Komisariatin e Elbasanit.

Operacioni në Elbasan, zbulohen emrat emrat e dy të arrestuarve Read More »

Llogora , ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri

Në qafën e Llogorasë, 35 km në jug të Vlorës, ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri. Ulja e ndjeshme e temperaturave është shoqëruar me flokë bore që kanë nisur të bien në orët e para të mëngjesit dhe kanë vazhduar për më shumë se një orë.

Ato janë shfaqur deri në lartësinë që nis nga rreth 100 metra mbi nivelin e detit e në vazhdim.

Llogaraja është zona e cila thith turizmin në Vlorë jo vetëm në ditët me diell gjatë sezonit të verës, por edhe në stinët e tjera të vitit, veçanërisht gjatë dimrit, kur bora e parë shoqërohet me fluks në zonë, pasi konsiderohet një mënyrë e mirë për të kaluar një ditë dimri mes borës në këtë zone.

Llogora , ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri Read More »

Meri Shehu ka një paralajmërim për të gjitha shenjat e Horoskopit: Ja çfarë ju pret në fundvit

Edhe një muaj na ndan nga ditët e fundit të një viti shumë të vështirë me shumë përvoja dhe të papritura si edhe shqetësime në jetën sentimentale futet në rrugë me logjikë ndjenja dhe rikthehet harmonia.

Mërkuri për 20 ditë do kërkoj shpjegime zgjidhje dhe shkaqet që e ngatërruan jetën tone sentimentale për më tepër”, u shpreh astrologjia Meri Shehu ndërsa po bënte parashikimin për fundin e vitit.

Ja parashikimi i Zonjës Meri:
Dashi-Ne cdo lloj marredhenie te rendesishme sot do keni nje dite heshtje sa per tu qetesuar dhe kuptuar si do funksiononi me tej

Demi-Problemet qe keni patur ne jeten e perditeshme dhe me punen do fillojne tju komplikojne te ardhmen derisa ta gjeni shkakun e ketyre pengesave

Binjaket-Lajmet qe do vijne do ju sqarojne pengesat ne jeten errotike si edhe personat qe e komplikuan jeten tuaj Tashme do kerkoni shpjegime

Gaforrja-Do kuptoni se jane njerzit e afert te familjes apo ambjentit tuaj ata qe e kane veshtiresuar ecurine tuaj ndosha padashje me ndikimet e tyre Ne pune do filloni te keni probleme

Luani-Ka ardhr momenti te jeni me konkret dhe jo vetem llafollog e te shmangur ne detyrimet tuaja ndaj personave qe kane qene pjese e jetes suaj personale

Virgjeresha-Nje ceshtje ekonomike dhe familjare fillon te marri me shume vemendje se sa duhet por ne fakt njera bllokon tjetern

Peshorja-Per diten e sotme do ishte mire te hezitonit pak dhe te mos merrnit inisiativa dhe vendime te rendesishme RRugetimi juaj i vertet ne jeten personale fillon nga neser

Akrepi-Ndjenjat e brendshme i keni konfuze por sot te pakten do jeni te qete me veten dhe ne paqe me ambjentin Do filloni nje jete te re personale se shpejti

Shigjetari-Keto muajt e fundit jane bere shume gjera dhe tashme nese keto jane bere ne nxitim e siper ka ardhur momenti ti rregulloni dhe ti riorganizoni

Bricjapi-Ceshje ligjore e personale pune do fillojne tju preokupojne perseri derisa te gjeni nje zgjidhje me te mire dhe ti sqaroni me mire punet tuaja

Ujori-Nje ndryshim ne menyren se si do arrini qellimet tuaja do ju jap kohe te rimendoni me mire mundesite strategjite dhe te merreni me shume me veten

Peshqit-Sado qe duket se po ecni shume perpara dicka ju pengon apo ju shkel ne kallo Do ktheni koken pas sidoqofte pasi keni harruar dicka te rendesishme qe duhet patjeter sqaruar.

Meri Shehu ka një paralajmërim për të gjitha shenjat e Horoskopit: Ja çfarë ju pret në fundvit Read More »

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor

Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, jo vetëm pas përfundimit të specializimeve por edhe eksperiencës së përfituar në vende të ndryshme.

Një prej tyre është edhe Dr. Valmira, kirurge e përgjithshme e cila pas studimeve të kryera në “La Sapienza”, punon në qendrën spitalore të Pontoise, në Francë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu bën të ditur se Dr.Valmira po përgatitet të kthehet së afërmi për të punuar në sistemin tonë shëndetësor me dëshirën e madhe për të kontribuar për vendin.

Ministria e Shëndetësisë përmes një strategjie të veçantë për rikthimin e mjekëve në vendin e tyre pas specializimeve jashtë Shqipërisë, ka stimuluar me një sërë bonuse për bluzat e bardha, në mënyrë që këta të fundit të motivohen përmes një pagese të denjë, si dhe të ndajnë eksperiencën e marrë në spitalet më të mira botërore.

Mbështetja ndaj mjekëve parashikohet edhe në pr/buxhetin e 2019 për shëndetësisë. /atsh

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor Read More »

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici

Operacion në Elbasan prej disa orësh, ku janë disa të ndaluar, mes tyre nga fisi Çapja

Efektivë të shumtë kanë marrë në kontroll qytetin e Elbasanit, ndërkohë që disa persona janë ndaluar. Mësohet se aksioni drejtohet nga drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Elbasani është një nga qytetet me kriminalitet të lartë dhe është bërë shpesh arenë përplasjesh mes bandash. Po kështu mësohet se është sekuestruar gjatë kontrolleve një pistoletë dhe një minë me telekomandë.

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici Read More »

Katër vjet pa Dr.Florin/ Përlot bashkëshortja me mesazhin prekës

Ikën katër vjet pa Dr. Florin, këngëtarin dhe muzikantin e talentuar.

Bashkëshortja e Dr.Florit ka kujtuar përmes një foto 4-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në këtë foto ai shfaqet me fëmijët e tij, Kaltrinën dhe Danielin.

“Sot, 4 vjet pa babin! #Dashuria Babit do jet gjthmon me ne”, shkruan Blerina, bashkëshortja e tij në rrjete sociale. Dr.Flori humbi jetën 4 vite më parë si pasojë e overdozës nga droga.

Katër vjet pa Dr.Florin/ Përlot bashkëshortja me mesazhin prekës Read More »

Misi shqiptar pozon nu.do në bregdetin e Vlorës

Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët që mos të ndotin më detin dhe lumenjtë si dhe institucionet që të marrin masa. Sipas saj ky guxim i tepruar i cili mund të paragjykohet duhet të shikohet në anën tjetër të medaljes, atë të fenomenit të ndotjes së plazheve

Dashuria Bilaj është një artiste shqiptare që karrierën dhe jetën e ka ndërtuar në Kosovë. Prej vitesh është në tregun muzikor ndërsa këtë vit ajo ka fituar çmimin ‘Miss Grand Albania’.

Bilaj është rikthyer në Shqipëri për të dhënë një mesazh të fortë në lidhje me një çështje, e cila ka qenë gjatë gjithë kohës jo vetëm shqetësim për Shqipërinë, por edhe vendet fqinje. Këngëtarja ka zgjedhur që të ngrejë shqetësimin e ndotjes së bregdetit duke kërkuar të tërheqë vëmendjen nëpërmjet një seti fotografik nudo mes mbetjeve në bregdet.

Si lindi ideja e të pozuarit nudo për duke pasur si epiqendër ndotjen e bregdetit?

Pavarësisht se jetoj dhe punoj në Kosovë si dhe udhëtoj në vende të ndryshme të botës me koncerte, Shqipërinë e kam gjithmonë në zemër. Gati çdo vit pushimet e Verës i kaloj në vende të ndryshme bregdetare në Shqipëri duke nisur nga Velipoja deri në Ksamil.

Në këto udhëtime kam qenë e shoqëruar me miq kryesisht artistë nga Kosova apo dhe nga vende të tjera të botës. Të gjithëve i ka lënë mbresa bukuria e vendit tonë, sidomos Jugu dhe bregdeti i tij por shumica nuk kanë dashur të rikthehen për ndotjen e madhe në bregdetin shqiptar.

Mbeturina ngado të hedhura pa kriter në çdo cep. Nuk ka plazh që nuk është i ndotur qoftë me mbetje plastike apo materiale qelqi të hedhura në çdo cep. Kjo bën që t’i zbehet bukuria plazheve që aq shumë i mburrim. Shumë njerëz kanë hyrë në det dhe kanë dëmtuar këmbët me qelqe të hedhura, të tjerë ngjitur me çadrën kanë pasur dhe mbeturina të çdo lloji dhe të tjera me radhë.

Ky imazh i keq bën që e gjithë ajo krenari të rrëzohet vetëm nga mbeturinat që i gjejmë në çdo plazh madje dhe në ato që rrallëherë shkelen nga pushues.

Pse kjo formë për të tërhequr vëmendjen?

Sepse në Shqipëri me aq sa kam parë vetëm ekstremitetet tërheqin vëmëndje. Kemi parë nisma të ndryshme nga shoqata në projekte të ndryshme por që nuk kanë dhënë efekte të pritura, kemi parë që ka një ditë për pastrimin e plazheve por dhe iniciativa të ndryshme por deri tani asnjë nuk ka dhënë efekt.

Duke qenë e vetme doja të jepja një kontribut kundër këtij fenomeni që shëmton plazhet të cilat të tjerët na kanë zili, vendosa që të realizoj këtë mesazh nëpërmjet nudos artistike.

Duke qenë se në Shqipëri të pozosh nudo shikohet si diçka e rrallë dhe tërheq shumë vëmendje, fotografitë janë realizuar pranë dhe me mbeturinat reale që plazhet tona kanë. Pjesë plastike apo qelqi që janë aty prej kushedi sa vjetësh.

Ke menduar se mund të paragjykohesh?

Në çdo vend të botës nuditeti përdoret nga individë apo grupe për çështje të caktuara. Është e vërtetë që në Shqipëri apo dhe Kosovë kjo gjë mund të ketë një paragjykim por më e rëndësishme për mua është dhënia e mesazhit që dua të përcjell.

Ata që i tërheq nuditeti për mirë apo për keq shpresoj që të kenë dhe një ndërgjegjësim në të ardhmen për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi që në Shqipëri duket normal ndërsa në vendet e tjera të botës, nëse një qytetar hedh mbeturina në bregdet mund të marrë gjoba të majme ndërsa këtu tek ne hidhen pa problemin më të vogël.

Po familja çfarë mendon për fotot nudo?

Përderisa janë për një çështje të duhur kam dhe mbështetjen e tyre. Në fillim iu duk e çuditshme si mamasë dhe babait si dhe kishin merakun e paragjykimeve. Duke menduar dhe faktin e të qenit artiste dhe kjo është pjesë e jetës së një artisti akoma më shumë kur përpiqet të përcjell një mesazh pozitiv, më kanë mirëkuptuar.

Kush mendoni se është fajtor për këtë fenomen?

Mendoj që fajtor janë si ata që frekuentojnë plazhet dhe i hedhin të shkujdesur dhe deri te institucionet që nuk vendosin kosha për mbeturinat apo nuk i pastrojnë atë. Shumë të tjerë i hedhin nëpër lumenj duke mos u shqetësuar se përfundojnë në det. Plastika dhe qelqi janë mbeturina që nuk dekompozohen dhe për pasojë qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Të parët që duhet të ndërgjegjësohen janë njerëzit që t’i ruajnë dhe ti hedhin në vendet e caktuara. Dhe në vende të ndryshme të botës ka vende dhe plazhe të cilat nuk kanë pika përkatëse por askush nuk merr dhe i hedh shkujdesur ku të mundi por i ruan dhe i hedh atje ku duhen.

Si mendon se do të jetë impakti i fotografive?

Duke qenë se Tepelena është një qytezë e vogël dhe të gjithë njihen me njëri-tjetrin mendoj se mund të shikohem ndryshe, paragjykohem por skam ç’të bëj. Dikush kupton dikush jo. Fakti që jetoj mes Kosovës dhe vendeve të tjera ku shkoj për aktivitetet muzikore do e lehtësojë këtë paragjykim

Ishte i vështirë realizimi?

Duke qenë se në Shqipëri është shumë tabu realizimi i fotove të këtij lloji, realizimi kishte vështirësitë e saj.

Po për sa i përket impaktit te fenomeni?

Shpresoj që dikush ta mendoj dy herë përpara se ta kryej këtë “krim” sepse për mua është i tillë. Nuk mendoj se u zhvesh Dashuria dhe nuk do hidhen më mbeturina por të paktën që ndoshta kujtohen se dikush “protestoj” në mënyrën e saj për këtë çështje. Ndoshta nuk është shumë.

Cili është mesazhi i përmbledhur në një fjali?

Mesazhi im për të gjithë fansat, qytetarët, pushuesit, institucionet dhe këto është të mbajmë plazhet e pastra.

Misi shqiptar pozon nu.do në bregdetin e Vlorës Read More »