Aurora

Berisha zbulon emrin: Ky është ministri që luan me diamante

Seanca parlamentare e ditës së sotme e ka gjetur Sali Berishën më të karikuar se kurrë me energji dhe denoncime. Ai ka folur nga foltorja e kuvendit për sistemin e shëndetësisë dhe për disa nga problemet kryesore që kanë hasur pacientët.
Ndër të tjera ish-kryeministri tha se prej muajsh ka pacientë, të cilët nuk po gjejnë dot hollues gjaku edhe pse janë me valvola në zemër.

Ndërsa thotë se atyre iu rrezikohet jeta, Berisha akuzon një ministër të kabinetit qeverisës se luan me diamante dhe e ka botën rozë.

Berisha nuk përmendi emra, por u shpreh:

Ai që foli para meje, luan me diamante, e ka të lehtë, e ka rozë këtë botë, ndërsa këta po këta që vdesin për valvula e kanë ferr këtë botë”.
Përpara ish-kryeministrit në foltoren e Kuvendit ishte ministri i Blendi Klosi. Nuk mudnt ë themi nëse Berisha ia dedikoi Klosit deklaratën e tij, apo ishte gjithçka në mënyrë figurative.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/959634724197435/?t=0

Berisha zbulon emrin: Ky është ministri që luan me diamante Read More »

U detyrua të lëjë burrin dhe fëmijët për të punuar në Gjermani, infermierja nga Hasi rrëfen jetën si emigrante

Të rinjtë shqiptarë që emigrojnë në vendet e perëndimit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike këtu, janë të shumtë.
Një mundësi e mirë është edhe ajo për infermierë të rinj në Gjermani. Mijëra të rinj largohen çdo vit me shpresën se do të sigurojnë të ardhurat për t’u rikthyer këtu e për të përballuar jetesën. Një prej tyre është edhe Antigona Mazrreku nga qyteti i Hasit.

Ajo ka lënë bashkëshortin dhe fëmijët në këtë qytet të vogël dhe është nisur e vetme për në Frankfurt të Gjermanisë.

Ajo ka rrëfyer për GSH se ishte paga e pamjaftueshme ajo që e detyroi të emigrojë pa familjen për në shtetin gjerman.

Nëna e dy fëmijëve e cila jeton në një dhomë të vogël në vendin e huaj ka treguar:

Unë jam 28 vjeç dhe në vitin 2009-2012 kam ndjekur studimet për degën Infermieri e Përgjithshme në Fakultetin e Infermierisë së Përgjithshme, filiali i Kukësit, pjesë e Universitetit të Tiranës. Kam arritur të ushtroj profesionin tim si infermiere për 4 vite në poliklinikën e Hasit ku mbuloja sektorin e Check-up-it. Por pavarësisht punës së palodhur si infermiere, paga ime ishte shumë e ulët, vetëm 325 mijë lekë të vjetra në muaj.
Unë jetoja me bashkëshortin, prindërit e tij, si dhe me dy fëmijët e mi e fatmirësisht shtëpia është e jona, por shpenzimet e tjera ishte shumë e vështirë që t’i mbuloja në një kohë që im shoq ishte i papunë. Kështu që e gjithë kjo situatë e vështirë më bëri që të lija familjen time dhe të merrja vendimin për të shkuar në Gjermani e për të provuar fatin aty.”

Përsa i përket mënyrave se si Antigona ka ikur, 28-vjeçarja ka treguar:

Në internet shpeshherë kontrolloja në faqe të ndryshme që ofronin punësim për infermierë në Gjermani. Pasi aplikova, nuk vonoi shumë përgjigjja dhe më kërkuan skanimin e diplomës, listën e notave, licencën e ushtrimit të profesionit si dhe plan programin e shkollës.Unë në Tiranë kisha bërë disa kurse gjermanishteje e kisha arritur ta mbroja në nivelin B1. Vlen të theksoj faktin që gjuha këtu në Gjermani nuk është kusht i domosdoshëm pasi mund të përzgjidhesh e pranohesh edhe në rastin kur nuk e di fare gjermanishten. Shpenzimet në total kanë arritur shifrën 600 euro dhe në 27 janar 2018, pas aprovimit të ambasadës gjermane, u nisa sërish ku arrita së pari në Shtutgart e qëndrova për 2 ditë te disa të afërmit e mi, ndërsa në 29 janar të këtij viti kam qenë në Frankfurt, qyteti në të cilin edhe punoj. Prej një muaji punoj si ndihmës infermiere në Frankfurt, 8 orë në ditë me turne, dhe paga këtu është 1800 euro në muaj. Ndërkaq, punëdhënësi më siguron një dhomë e një banjo, ku përfshihet edhe ushqimi e në total të gjitha shkojnë 500 euro, të cilat në fund zbriten nga paga mujore. Ndërkohë 309 euro në muaj i mbajnë për njehsimin e diplomës, e pasi të përfundojë njehsimi brenda 5-6 muajsh, mund të punoj ku të dëshiroj si infermiere. Nëpërmjet kësaj agjencie, të jepet mundësia që të zgjedhësh qytetin ku dëshiron të jetosh apo punosh. Lodhem shumë e qëndroj 8 orë në këmbë, por jam shumë e kënaqur me punën, dhe me kushtet që më ofron ky shtet.

U detyrua të lëjë burrin dhe fëmijët për të punuar në Gjermani, infermierja nga Hasi rrëfen jetën si emigrante Read More »

Deputeti milioner i habit të gjithë në Parlament: Ju lutem vidhni më pak sepse…

Një nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj në fjalën e tij tregoi si ka arritur të dalë nga varfëria.

Shehaj e cilësoi veten të papërshtatshëm për të folur për varfërinë, për shkak se është biznesmen, por tha se ja ka dalë të jetë i tillë me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.

Shehaj ja atribuoi nivelin e lartë të varfërisë në vend direkt politikës, duke kthyer gishtin nga të gjithë politikanët, por edhe nga vetja, teksa tha se ‘Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë. Është e neveritshme të dëgjosh ministrat milionerë të bëjnë leksione për varfërinë’.

Më tej, Shehaj theksoi se politikanët janë të pangopur, pasi hyjnë në politikë me të ardhura mesatare dhe bëhen milionerë. Ndërsa tregoi strategjinë për nxjerrjen e Shqipërisë nga varfëria, teksa tha se është shumë e thjeshtë, mjafton që politikanët të mos vjedhin më, ose të vjedhin më pak.

“Dukem i papërshtatshëm për të folur varfërinë. Nuk kam lindur i pasur, por dola nga varfëria, me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme. Ashtu si unë me mijëra të rinj falë punës së tyre ja dolën të përmirësonin ndjeshëm nivelit të jetesës. Varfëria është problem i madh dhe i vështirë të luftohet. Varfëria vjen për shkak të politikës.

Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë. Është e neveritshme të dëgjosh ministrat milionerë të bëjnë leksione për varfërinë. Sa më i lartë është korrupsioni, aq më të ulëta janë të ardhurat për frymë. Pra, është e qartë, ku mazhoranca vjedh, zhyt qytetarët në mjerim. Korrupsioni nuk është vetëm në arkat e shtetit, në dogana, tatime, por edhe me koncesione.

Politikanët janë të pangopur, hyjnë në politikë me të ardhura mesatare dhe bëhen milionerë. Nëse doni të nxirrni Shqipërinë nga varfëria nuk ka nevojë për strategji, thjesht mos vidhni, ose të paktën vidhni më pak. Jo të gjithë politikanët janë të korruptuar, ka njerëz të ndershëm mes nesh, edhe te mazhoranca. Por ata janë pak, nuk vendosin dot.

Është e qartë se kjo qeveri nuk ka njohur, eksperiencë të rrisë nivelin e jetesës së shqiptarëve. Me këto të ardhura, nuk do shkoni kurrë përtej makijazhit. Çdo premtim është një mashtrim. Të ardhurat e ulëta nuk janë problemi i vetëm i Shqipërisë, një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë me të ardhura shumë të ulëta. Shumë fëmijë hanë vetëm një vaktë në ditë. Në shkollën e Kamzës gjysma e fëmijëve janë të uritur dhe nuk mbushin barkun me bukë”, deklaroi Agron Shehaj.

Deputeti milioner i habit të gjithë në Parlament: Ju lutem vidhni më pak sepse… Read More »

Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja cfarë pritet të ndodhë në verë

Në një intervistë për “Die Welt”, komisioneri Johanes Hahn është shprehur se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.

“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë deri në verë të hapin negociatat me Shqipërinë” tha komisioneri i zgjerimit Hahn.

Ndër të tjera ai është shprehur se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë Europiane.

“Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Njerëzit meritojnë një të ardhme Europiane” theksoi Hahn.

Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja cfarë pritet të ndodhë në verë Read More »

Bleona Qerreti zbulon politikanët që ia kanë ‘lypur’, ka marrë kërcënime, por libri do të publikohet

Deklarata e saj tek Arian Cani pak muaj me pare, se do të sillte një libër biografik që mund të tronditë politikën shqiptare dhe jo vetëm, shkaktoi bujë.

Por duket se ka ardhur koha që Bleona Qerreti, ta beje realitet kete paralajmerim.

Mediat shkruajne se këngëtarja eshte prane publikimit te librit të saj që do të ketë aty emra politikanësh, por edhe diplomatësh, me të cilët Bleona ka ndarë kohën e lirë apo intimitete.

Në librin që do të dalë për publikun brenda pak ditësh, do ketë dhe emra ambasadorësh, të cilët janë joshur nga Bleona.

Madje këngëtarja pretendon se ka marrë kërkesa pa fund që libri të mos botohet, të cilat kanë arritur edhe në kërcënime.

Bleona Qerreti zbulon politikanët që ia kanë ‘lypur’, ka marrë kërcënime, por libri do të publikohet Read More »

‘Ju shplaft mortja, na e nxitë jetën’, Rama i kthehet ‘Edit’: Po pse, t’u mërzit vetura?

Komente të shumta në adresë të kryeministrit Edi Rama, pasi ai postoi në faqen e tij në Facebook, intervistën e zvministres së Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta, mbi prioritetin strategjik të mandatit të dytë, investimet e huaja dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit për më shumë zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie.

Komentuesit i janë lëshuar Ramës me akuza, dikush i thotë se po ia bën mirë këtij populli, një tjetër e akuzon për shitjen e detit, e dikush tjetër se po i lë pa bukë familjet në nevojë duke i hequr ndihmën ekonomike. Rama ka një përgjigje për secilin.

Replikat

Komentuesi: Bravo rama detin ja u fale grekeve
Kripa na ngeli nev
Pf tradhtare ti je si hamza kastrioti

Rama: Shko ne shkolle qe te dalesh nga deti i padijes, te mesosh shqipshkrimin, gjeografine dhe historine, qe kur te flasesh te mos leshosh germa pa lidhje ne boshllek

Komentuesi: Ju shplaft mortja te gjitheve me gjith qeveri ju na e nxit jeten

Rama: Pse t’u nxi jeta ty adash apo t’u merzit vetura?

Komentuesi: hahahahaahahha eh interviste hajde hahah jepi dru kti populli hallalo ta bafte zoti ma keq bjua zotim rama

Rama: Shko ne shkolle, meso shqip se heperhe vetem e qeshura te del tamam ne germa, ndersa te tjerat rrapazhgrrapa

Komentuesi: Allahile a tvjen marren mu marr me asistencen e njerzve ne hall

Rama: Jo me vjen marre kur degjoj njerez qe genjejne dhe njerez qe s’dine cfare flasin ngaqe degjojne genjeshtaret e bien brenda si peshq ne rrjeten e tyre!

‘Ju shplaft mortja, na e nxitë jetën’, Rama i kthehet ‘Edit’: Po pse, t’u mërzit vetura? Read More »

Reagimi befasues i foshjës të palindur në skanerin 4D kur dëgjon idenë e prindërve për emrin

Vendosja e emrit për fëmijën tuaj mund të jetë tepër e vështirë. Ju dëshironi diçka që është absolutisht e përkryer, pasi është diçka që do e shoqërojë fëmijën tuaj për gjatë gjithë jetës.
Shumë prindër konsultohen për vendosjen e emrit dhe të tjerë mund të frymëzohen nga dikush apo ndonjë shenjë.

Por, ky çift ka marrë një shenjë më se të qartë nga djali i tyre i pa lindur.

Laura Brown, 26 vjeçe, dhe partneri i saj, Alex Gould, vendosën të kenë një skanim 4D të djalit të tyre i cili ishte në javën e 32-të.

Teksa shihnin skanerin , infermierja pyet çiftin nëse kanë menduar për emrin e foshnjës dhe Alex tha se kishin menduar për ermin Frankie.

Por, foshnja brenda barkut duket qartë që ishte kundër këtij emri, pasi saktësisht në atë moment ai lëvizi dorën duke bërë shenjën “V” para fytyrës.

Gruaja shtatzënë, Laura tha se ishte një moment shumë i këndshëm dhe të gjithë qeshën me rastësinë.

Djali i Alex dhe Laura do vijë në jetë në prill të këtij viti dhe e sigurtë deri tani është që ai nuk do quhet Frankie siç kishin menduar prindërit e tij.

 

Reagimi befasues i foshjës të palindur në skanerin 4D kur dëgjon idenë e prindërve për emrin Read More »