Aurora

Për të fituar nga vdekjet, punonjësi i Morgut të Fierit hap agjenci funerale

“Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin e radhës për abuzimet e stafit mjekësor, ku një punonjës morgu në Fier ka hapur një agjenci funerale, me qëllim për të favorizuar biznesin e tij në raste vdekjesh.

Pas skandalit në Spitalin e Sarandës, qytetarët e Fierit u ankuan në “Fiks Fare” se punonjësi i Mjekësisë Ligjore, Mariglen Saliaj ka hapur një agjenci funerale afër Urgjencës së Spitalit, duke shtuar rastet e abuzimeve që kryhen nga stafi mjekësor.

Për të vërtetuar shkeljet, qytetarët dërguan dhe një video në “Fiks Fare”, ku punonjësit e agjencisë funerale të punonjësit të morgut, Mariglen Saliaj, vihen re duke nxjerrë një pacient nga ambulanca në Urgjencën e Spitalit të Fierit, edhe pse prania e mjeteve dhe personave të agjencive funerale në ambientet e spitaleve është e ndaluar me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, që në korrik të vitit 2015.

Sipas videos, punonjësi i agjencisë funerale shoqëron pacientin nga ambulanca deri brenda në Urgjencë, në prani të mjekëve, familjarëve dhe rojeve private, e askush nuk i tërheq vëmendjen.

Për të vërtetuar nëse personi që denoncohet me video nga qytetarët është punonjës i agjencisë funerale në pronësi të Saliajt, “Fiks Fare” dërgoi bashkëpunëtorët në Fier, ku arriti të filmojë të njëjtin person brenda ambienteve të zyrës funerale, teksa u shërbente klientëve si punonjës i kësaj agjencie.

Për këtë konstatim, “Fiks Fare” pyeti edhe drejtoreshën e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, e cila tha se ka marrë ankesa për punonjësin Mariglen Saliaj, i cili është me funksion pranë Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, me juristin e drejtorisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka të regjistruar në QKR një agjenci funeralesh. Për këtë arsye kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e tij dhe brenda një kohe të shkurtër do të largohet nga detyra.

 

“Fiks Fare” siguroi edhe dokumentet përkatëse për këtë rast. Nga informacionet zyrtare rezulton se, Mariglen Saliaj është emëruar me detyrë projektor në Laboratorin Anatomo-Patologjik panë Spitalit Rajonal Fier, që në vitin 2016.

Ndërsa nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se ai është administrator dhe pronar i 3 subjekteve me aktivitet në fushën e shërbimeve funerale. Një prej këtyre subjekteve është edhe “Genti & KE”, që ndodhet pranë spitalit. Megjithatë, një prej këtyre bizneseve është i çregjistruar dhe dy të tjerët janë të pezulluar. Deri në këtë pikë, gjithçka duket e rregullt.

Por, procedurat për shkarkimin e tij për konflikt interesi kanë nisur pikërisht më 27 dhjetor 2017 dhe një prej bizneseve, që tashmë janë pezulluar, në atë datë ka qenë aktiv. Pezullimi i këtij biznesi, sipas QKB-së është bërë më 29 dhjetor 2017, bazuar në kërkesën e bërë nga Mariglen Saliaj, më 28 dhjetor 2017.

Pra, veprimet janë kryer pas datës 27 dhjetor, kur kishin nisur procedurat për shkarkimin e tij për konflikt interesi. “Fiks Fare” vërtetoi se, veç këtij biznesi, që është pezulluar në fund të dhjetorit, edhe subjekti tjetër i Gentian Saliajt, pikërisht “Genti & KE” vijon aktivitetin, pavarësisht se rezulton i pezulluar që më 4 janar 2012. Pra, punonjësi Mariglen Saliaj, me funksion pranë Mjekësisë Ligjore, njëkohësisht është përfshirë edhe në biznesin e agjencive funerale, por për 6 vite rezulton se kompania e tij vijon punën në të zezë, pavarësisht se që prej vitit 2012 ka pezulluar aktivitetin pranë autoriteteve shqiptare.

Still0222_00043

Still0222_00042

Still0222_00041

Për të fituar nga vdekjet, punonjësi i Morgut të Fierit hap agjenci funerale Read More »

Muaj i zi, 14 të vdekur nga aksidentet për 21 ditë

Në vetëm 21 ditët e para të muajit Shkurt kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore 14 persona. Ky numër është më i lartë se ai i viktimave nga aksidentet gjatë gjithë muajit Janar në vendin tonë.

14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në të gjithë vendin deri më datë 21 Shkurt.

Burime nga Drejtori e Policisë Rrugore thonë se numri më i madh i viktimave u shkaktuan nga 10 aksidente të rënda, vetëm në një ndër to që ndodhi të dielën e kaluar në aksin Shkodër – Velipojë, humbën jetën katër pjesëtarë të familjes Preka.

Shifrat e viktimave nga aksidentet në këtë fillim të 2018-s kanë pasur tendencë rritjeje.

Muaji Shkurt nuk është mbyllur ende, por në 21 ditë të tij kanë humbur jetë nga aksidentet automobistike 14 persona, ose 1 më shumë se viktimat e gjithë muajit Janar.

Në 21 ditët e para të Shkurtit, sipas Policisë Rrugore në gjithë territorin e Shqipërisë kanë ndodhur 140 aksidente rrugore. Numri i të plagosurve ishte 144 persona, 84 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, sipas specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shkaktar I aksidenteve kanë qenë dy faktor kryesor. E para lidhet me shpejtësinë tej normave të lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë, ndërsa faktori i dytë që ka rritur numrin e viktimave në rrugë është mungesa e infrastrukturës rrugore si edhe prania e akullit në rrugë.

Muaj i zi, 14 të vdekur nga aksidentet për 21 ditë Read More »

Pasi shpalli Llallën ‘non grata’, SHBA del me një deklaratë bombë

SHBA gati për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar ne Shqiperi, qoftë ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm.

Vizion Plus ju drejtua selisë diplomatike amerikane në Tiranë, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi të cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me Adriatik Llallën. David Muniz, i ngarkuari me punë i ambasadës dha këtë përgjigje:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të bashkëpunojë me çdo hetim të zyrtarëve të lartë të korruptuar“.

Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, e mbi të gjitha rastet ku janë të përfshirë “peshqit e mëdhenj”.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli pak ditë me parë si person të padëshiruar Adriatik Llallën dhe familjarët e tij, duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve të mbledhura, sipas të cilave Llalla ishte i përfshirë në korrupsion gjate kohës që ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm.

Pasi shpalli Llallën ‘non grata’, SHBA del me një deklaratë bombë Read More »

Korridori më i gjatë i kristaltë në rrokaqiejt më të mëdha të botës

Një tjetër mrekulli arkitekturore do të shfaqet në Kinë me ndërtimin e një korridori prej 300 metrash që do të lidhë katër rrokaqiej në qytetin Chongqing Raffles.

Korridori kristal i lartë prej 250 metrash do të vendoset në zonën më të ngarkuar të portit të Chongqing dhe do të shtrihet përgjatë katër kullave të larta. Korridori do të shpejtës 40,000 ton, duke përfshirë 12,000 ton çelik.

Sipas China Plus News, trungu i parë i korridorit ajror të kapur është ngritur kohët e fundit. Ajo do të bashkohet me dy “trungje” të tjerë që janë planifikuar të ngrihen në mes të majit dhe qershorit.

Pasi të përfundohet, korridori i lakuar do të ofrojë një pamje 270-gradë dhe do të shfaqë një pishinë me 50 metra infinit.

Kullat do të jenë ndërtesat më të larta prej xhami në botë.

Dy vjet më parë, Kina zbuloi urën më të gjatë dhe më të lartë të xhamit në botë në malet e saj piktoreske Zhangjiajie.

Hapësirën prej 430 metrash, e cila është projektuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, është ngritur rreth 300 metra mbi tokë. Është bërë nga 99 panele të qelqit të pastër dhe varet në mes të dy shkëmbinjve malorë në Zhangjiajie, krahinën Hunan.

Hapësira qiellore transparente u lejon vizitorëve të shijojnë pamje të jashtëzakonshme nga një pikë e përparme e lartë, duke siguruar një test të ashpër të nervave.

https://youtu.be/pNW3xMA5tpE

Korridori më i gjatë i kristaltë në rrokaqiejt më të mëdha të botës Read More »

Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë…

Ish-deputeti demokrat ka komentuar sot reagimet e kryeministrit Edi Rama në Kuvend kundër opozitës. Në një koment në Facebook ai shprehet se kryeministri “kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit”.

Postimi i Astrit Patozit:

“Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?”.

Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë… Read More »

Parlamenti sot në foto. Nga sherri i Bashës te SMS-të e Ramës

Fotot e mëposhtme të agjencisë LSA tregojnë disa nga momentet pikante të seancës së kësaj të enjte në parlament.

Ndër to bie në sy përplasja e Lulzim Bashës me gardën, teksa tentonte të bllokonte Edi Ramës, si dhe qëndrimet e kryeministrit gjatë kohës që në Kuvend flasin deputetët e opozitës.

Parlamenti sot në foto. Nga sherri i Bashës te SMS-të e Ramës Read More »

Nata sulltanore e dy Prokurorëve në Gjermani…Kur do të bëhet arrestimi i Adriatik Llallës?

Nuk mund të imagjinohet krimi e korrupsioni i njeriut që udhëhoqi për 5 vite Institucionin që duhet të ishte garant i ligjit. Nuk dua te flas për profesionalizmin e munguar dhe as defiçencën mendore të Adriatik Llallës.

Kjo është e argumentuar me prova.E keqja natyrisht qëndron tek një drejtues i keq, por me e keqja në këtë rast qëndron tek shpërndarja gjeografike e gjithë drejtuesve të prokurorisë në rrethe duke krijuar një sistem korruptiv të centralizuar.

Mjafton njëri prej benjamineve te Adriatik Llalles me një fare emri anonim profesional e human, por i kthyer në Sheik fale korrupsionit, Ramadan Troci që të shikojnë qytetaret se çfarë ndodh në kete vend.

Ky Troci i famshëm dhe Petrit Fusha, këta Shullazë të drejtesise vetem për një natë sulltanore në një hotel ne Gjermani kane shpenzuar 4000 € secili deri sa kane humbur dhe avionin e linjës për t’u kthyer te puna ku paguhen me taksat e qytetareve shqiptare. Natyrisht që as aty nuk paguan vetë, por me kart kreditin e një biznesmeni “te ndershem” Sh.B. Sikur vetem dosja e pronave të Karaburunit të ketë nje shikim vizial profesional sonte çdo prokuror do të arrestonte këto dy monstra.

Por kjo nuk po ndodh se vetë gruaja e Adriatik Llallës është njeriu qe firmosi milionat e Koncensionit të Check Up të famshem, ndërsa beun e Kalasë së Dodes që guxon e kërcenon e intimidon edhe gazetarët thuhet se po e mbron një patriot që paska akses ne Prokurorine e Shtetit.

Ne këto kushte kur asnjë lloj besueshmerie nuk ekziston me dosjet u dorezuan sot në një sherbim diplomatik të një vendi mik si dhe provat do bëhen të ditura nga rrjete investigative boterore indipendente.Ne kete vend nuk ka më shpresë për drejtësi, por vetëm ndërrim kusarësh në kusari i vetmi shpetim ngelen shqiptarët, qe të ngrihen dhe me kauzat e tmerrshme qe lene pas në korrupsion rregjimin e Ben Ali dhe te Sadamit te shporrin kete kete kaste mafioze e kriminale.Neser shqiptaret do njihen me fakte rrenqethëse me vule e firmë sesi Llallët e Trocët grabiten shqiptaret.

Nese ne kete vend do te kishte edhe nje opozite formale jeta e këtyre kriminelëvë në liri do te ishte e limituar. Diçka do ndodhë, por kurrë nga ata që paguhen.Tërmeti vjen nga përtej oqeanit!

Nata sulltanore e dy Prokurorëve në Gjermani…Kur do të bëhet arrestimi i Adriatik Llallës? Read More »

Parashikimet e frikshme të djalit para makinës të së vërtetës, ja çfarë do të ndodhë në 12 vitet që vijnë

Noah është një i ri që pretendon se ka udhëtar në kohë dhe pretendon se ka informacione të që mund të jenë shumë të rëndësishme sot për njerëzit.

Ai ka fituar shikueshmëri në të gjithë botën pas publikimit të videos më poshtë, në të cilën ai bën zbulesa për të ardhmen, që ai e konsideron të rëndësishme për t’u transmetuar njerëzve sot.

Brenda asaj që ka zbuluar, ka parashikime të mira dhe të tjera më shqetësuese që mund të konsiderohen negative. Diçka që godet në video është fakti që ata e vendosin të riun në një makinë të së vërtetës dhe pasi ka riafirmuar atë që ai kishte thënë, testi përsërit se ai po thotë të vërtetën.

Videoja e botuar me makinën e së vërtetës u publikua javë më parë dhe tashmë ka marrë mbi 800.000 shikime. Edhe në të tjerat në të cilat shfaqet i riu, disa të publikuara nga i njëjti kanal, kanë pasur një audiencë mbresëlënëse.

Për sigurinë e tij, Noah i është mbuluar fytyra, fshehur mosha dhe mbiemri. Video nis kur të riut i kërkohet të tregojë disa nga ngjarjet kryesore të së ardhmes.

Kur ai i përgjigjet pozitivisht pyetjes: “A je një udhëtar në kohë reale të vitit 2030?”, makina e së vërtetës konfirmon se ai po thotë të vërtetën. Në video, megjithatë, rezultatet e makinës nuk janë treguar qartë.

Pas pyetjeve të para themelore, Noah fillon të rendisë ngjarjet që ai thotë se do të ndodhin në 12 vitet e ardhshme. Ndër këto, ato kryesore janë rizgjedhja e Donald Trump dhe bum i inteligjencës artificiale (AI). Në një video të mëparshme, ai tha se kjo teknologji do të fillojë të avancojë dhe në të vërtetë do të kontrollojë jetën e njerëzve.

Të dhënat e ruajtura në “cloud” do të bëjnë që robotët të kenë më shumë njohuri për njerëzit dhe të fillojnë të parashikojnë veprime njerëzore.

Kur ai flet për këto parashikime, përsëri intervistuesi pyet nëse ai po thotë të vërtetën. Përsëri, dikush dëgjon “tingullin”, që supozon se ai nuk po gënjen.

Sa e besoni ju Noah?

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TyWOjfSxt3Q]

https://youtu.be/TyWOjfSxt3Q

Parashikimet e frikshme të djalit para makinës të së vërtetës, ja çfarë do të ndodhë në 12 vitet që vijnë Read More »