Aurora

‘Oj kurvë….’Fansi e ofendon Emina Cunmulajn, por modelja e degjeneron publikisht

Përplasjet e saj me fansat nuk janë të rralla.
Edhe pse cilësohet si një nga femrat e njohura shqiptare më pa komplekse dhe që ndan me fansat e saj momente nga jeta e saj, sërish sulmet ndaj saj nuk mungojnë.

Këtëherë Emina Cunmulaj ka ndarë një foto që tregon komentet e një personi të fiksuar, i cili njëherë e ofendon dhe pastaj e komplimenton për thjeshtësinë e saj.

Këtë situatë modelja e ka marrë me sportivitet, por nuk ka nguruar ti cilësojë këta persona të çmendur.

‘Oj kurvë….’Fansi e ofendon Emina Cunmulajn, por modelja e degjeneron publikisht Read More »

Shtetet e korrupsionit : Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë

Për t’i joshur biznesmenët italianë, Edi Rama përsëriti pak ditë më parë një krahasim që duket interesant; se shqiptarët nuk janë shumë të ndryshëm nga italianët. “Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta” tha kryeministri.

Kuptohet se me këtë që thotë Rama tërthorazi jep idenë se edhe ai vetë, duhet t’i ngjajë kryeministrit të Italisë, në këtë rast Paolo Gentilonit.

Krahasimi tingëllon ekzotik kur e dëgjon. Italia dhe Shqipëria nuk janë shumë larg dhe temperamenti mesdhetar i dy popujve përmendet shpesh si shenjë ngjashmërie. Çështja është që nëse krahason sigurinë, shërbimet në tërësi si spitalet, arsimi, pagat etj, kuptohet se flitet për dy botë larg njëra-tjetrës.

Raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, që u publikua këtë të mërkurë, e renditi Shqipërinë në vendin e 91 për vitin 2017.

Bazuar tek raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Lapsi.al vëzhgoi se kush janë vendet e ngjashme me Shqipërinë dhe drejtuesit e shteteve të ngjashëm me Edi Ramën. Kultura e korrupsionit në këtë rast është kriteri i vetëm.

Siç tregon renditja, mbi Shqipërinë është një shtet me emrin Suaziland, ndërsa më poshtë vijnë me radhë Bosnje-Hercegovina, Guajana, Sri Lanka dhe Timori Lindor.

Më shumë se me Merkel, Macron, Gentiloni etj, të ngjashmit e Ramës dhe të shqiptarëve janë politikanë dhe popuj të Amerikës Latine, të Afrikës apo të Azisë.

Mbretëria e Suazilandit është një vend i vogël në jug të Afrikës, në kufi me Mozambikun dhe Afrikën e Jugut. Me një popullsi prej 1.2 milion banorësh, Suazilandi është nga të fundit monarki absolute në botë.

Mbreti “Mswati III” u ul në fron, kur ishte 18 vjeç dhe që atëherë mbretëron bashkë me 15 gratë e tij. Në mediat ndërkombëtare citohet të ketë thënë se “demokracia nuk është e mirë për popullin tonë”. Partitë politike nuk ekzistojnë, ndërsa ministrat caktohen me dekret nga vetë mbreti “Mswati III”.

Sado i çuditshëm të duket në sytë e shqiptarëve ky vend afrikan, në raportin e perceptimit të korrupsionit, Transparency International e rendit Suazilandin më lart se Shqipërinë, pra më pak të korruptuar.

Në renditjen e korrupsionit, Shqipëria (me 38 pikë) ka një pikë më pak se Suazilandi (me 39 pikë) dhe të njëjtën vlerë me Bosnje-Hercegovinën (38 pikë).

Bosnje-Hercegovina u vlerësua në raportin e Transparency International me 38 pikë. Ky vend po përpiqet ta marrë veten pas një luftë tre vjeçare shkatërruese, që u zhvillua pas shkëputjes nga ish Jugosllavia. Konflikti i vitit 1992-1995 shkaktoi qindra mijëra viktima dhe rreth 2 milion refugjatë. Tre grupet etnike më të mëdha janë boshnjakët, kroatët dhe serbët. Lufta la pas një infrastrukturë të dëmtuar rëndë dhe një ekonomi të dobët.

Nga marrëveshja e Dejtonit dolën Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Serbska, secila me presidentin e vet, qeverinë, parlamentin dhe policinë.

Konflikti etnik po frenon zhvillimin dhe luan një rol kyç në nivelin e korrupsionit. Kryeministër i Bosnje-Hercegovinës është Denis Svizdiç, i cili duhet të përballet me problemet që i nxjerrin liderët serbë brenda vendit, të mbështetur edhe nga Rusia.

Guajana është një shtet i vogël në Amerikën Latine i populluar nga indigjenët dhe popullsinë e ardhur nga India, skllevërit e Afrikës, kinezë dhe europianë. Njësoj si Shqipëria, Guajana ka 38 pikë në raportin për perceptimin e korrupsionit.

E kufizuar nga Venezuela dhe Suriname, Guajana e fitoi pavarësinë në vitin 1966. Deri atëherë ka qenë një koloni britanike dhe sot është vendi i vetëm anglisht-folës në Amerikën Latine.

Tensionet etnike në Guajana janë konstante për shkak të përplasjeve mes banorëve me prejardhje afrikane dhe atyre indiane. Konflikti i ashpër politik ka krijuar destabilitet dhe për pasojë korrupsioni mbetet një problem i vazhdueshëm.

Pavarësisht se ka rezerva të pasura në ar dhe minerale, Guajana mbetet një vend i varfër në kërkim të investimeve të huaja. Vitet e fundit, mes Guajanës dhe Venezuelës është rindezuar një konflikt për kufirin, pas zbulimit të rezervave të naftës.

Moses Nagamootoo (shiko foton më lart) është kryeministri i Guajanas. Për momentin ai është në pozicion të vështirë për shkak të negociatave me Venezuelën në lidhje me kufirin mes dy vendeve.

Sri Lanka, shteti ishullor në jug të Indisë tërheq çdo vit mijëra turistë për bukuritë e tij natyrore, por vendi është rrënuar nga një luftë civile e gjatë, për shkak të problemeve etnike mes shumicës Sinhalese dhe minoritetit Tamil.

Pas 25 vitesh dhune dhe vrasje, konflikti mbaroi në vitin 2009. Qeveria vuri nën kontroll zonën e fundit të kontrolluar nga Tigrat e Tamilit. Gjithsesi krimet dhe vrasjet nga të dy palët ende vazhdojnë.

Ranil Wickremesinghe (foto më lart) është kryeministri i Sri Lankës. Opozita dhe lëvizja nacionaliste e ka kundërshtuar fort regjimin e tij me protesta të dhunshme, të gjitha nën sfondin e një lufte civile, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me armë, përfshirë edhe bombardimet me avionë.

Njësoj si Shqipëria, Timori Lindor ka 38 pikë në renditjen e perceptimit të korrupsionit në raportin e Transparency International. Rruga e Timorit Lindor drejt pavarësisë ka qenë e vështirë dhe deri në maj të 2002, vendi ka kaluar disa momente traumatike. Deri në 1975, Timori Lindor ishte koloni e portugezëve, por me tërheqjen e tyre, vendi u pushtua nga Indonezia që vazhdoi shtypjen me dhunë lëvizjen për pavarësi.

Populli i këtij vendi ka vuajtur disa nga masakrat më të tmerrshme të kohëve moderne, në luftën e tyre për vetëvendosje.

Mari Alkatiri (foto lart_ është kryeministri i Timorit Lindor. Një nga momentet më të vështira të karrierës së tij politike është ajo e majit të vitit 2006, kur vendi ishte në prag të luftës civile. Alkatiri u akuzua se kishte organizuar një skuadër-vrasësish që kishin në shënjestër kundërshtarët e tij politikë.

Lapsi.al vëzhgoi rezultatet e raporteve të perceptimit të korrupsionit që nga viti 2009. Rezultatet janë katastrofike. Shqipëria ka qenë dhe mbetet lider në rajon dhe në Europë, për korrupsionin. Pavarësisht ndryshimit në renditje, jemi përherë të fundit, bashkë me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën që kanë dalë nga lufta.

Për këto arsye, ta quash jetesën e shqiptarëve të ngjashme me atë të italianëve nuk është as interesante dhe as ekzotike. Deklarata ngjan më shumë me gënjeshtrat cinike dhe të trasha që i thuhen tribuve të pagdhendura, për t’ia zgjatur nënshtrimin.

Shtetet e korrupsionit : Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë Read More »

Shqipëria po plaket, këto janë dy qytetet ku ka më shumë vdekje se sa lindje

Popullsia në Shqipëri ka filluar të tkurret me ritme të shpejta në vitet e fundit. Për shkak të ndryshimeve demografike, shtimi natyror i popullsisë ka pësuar rënie të vazhdueshme.

 

“Monitor” ka përllogaritur numrin e vdekjeve dhe të lindjeve për 1000 banorë sipas qarqeve, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.

Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë në vend. Sipas të dhënave të përpunuara, për vitin 2017 numri i vdekjeve për 1000 banorë në Gjirokastër ishte 13, ndërsa lindjet vetëm 9. Qarku i Gjirokastrës ka hendekun më të gjerë për sa u përket lindjeve dhe vdekjeve natyre për 1000 banorë. Treguesi i shtesës natyrore të popullsisë për këtë qark është negativ.

Qarku i Gjirokastrës përfshin këto bashki: Bashkia e Dropullit; Bashkia e Gjirokastrës; Bashkia e Këlcyrës; Bashkia e Libohovës; Bashkia e Memaliajt; Bashkia e Përmetit; Bashkia e Tepelenës.
Qarku i dytë me shtesë natyrore negative është Korça, ku gjatë vitit 2017, vdekjet për 1000 banorë ishin 10, ndërsa lindjet 9.

Në Qarkun e Korçës përfshihen këto bashki: Bashkia e Devollit; Bashkia e Kolonjës; Bashkia e Korçës; Bashkia e Maliqit; Bashkia e Pogradecit; Bashkia e Pustecit.
Me diferencë negative të shtesës natyrore ishte dhe Qarku i Vlorës, ku për çdo 9 vdekje për 1000 banorë, kanë lindur vetëm 8 foshnje.

Qarku i Beratit renditet i treti për numër më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s vdekjet për 1000 banorë ishin 10, po aq sa dhe lindjet.
Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve për 1000 banorë është Tirana. Gjatë 2017-s për çdo 1000 banorë ndërruan jetë 6, ndërsa lindjet ishin 11.

Qarqet me lindjet më të larta për banorë

Kukësi dhe Dibra janë qarqet të cilat kanë shënuar numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s, ky tregues për të dy këto qarqe ishte 14, ndërsa vdekjet për 1000 banorë ishin 8. Shtesa natyrore e këtyre qarqeve është më e larta.
Lezha është një tjetër qark ku lindjet për 1000 banorë kanë qenë relativisht të larta, krahasuar me qarqet e tjera. Për 1000 banorë gjatë 2017-s janë regjistruar 12 lindje dhe 8 vdekje.
Qarqet e tjera me normë të lartë lindshmërie janë: Tirana, Durrësi dhe Elbasani, ku ky tregues ishte 11 lindje për 100 banorë.

Si po tretet popullsia e Shqipërisë

Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje. Shtesa natyrore e popullsisë ishte rreth 64 mijë persona, sipas statistikave të INSTAT. Vdekjet arritën në 22 mijë, me një rritje prej 22% në raport me 1990. Si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe rritjes së vdekjeve, shtesa natyrore e popullsisë ra në mënyrë dramatike në vetëm 8,637, që është niveli më i ulët historik, të paktën 100 vitet e fundit, që nga viti 1920, kur është kryer censusi i parë në Shqipëri. Në krahasim me vitin 1990, shtesa natyrore e popullsisë ka rënë me 86.5%.

 

Shqipëria po plaket, këto janë dy qytetet ku ka më shumë vdekje se sa lindje Read More »

Si e zgjeroi me 15 milje Enver Hoxha detin në kufi me Greqinë dhe gati sa nuk humbëm Sazanin

Ish-Komandanti i Forcave Detare, që ka udhëhequr negociatat e ndarjes së kufirit detar me palën italiane, Vladimir Beja, tregoi se si Shqipëria u tërhoq nga shtrirja 15 milje në vitin 1990.

Beja tha se Shqipëria ishte shtrirë 15 milje, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në periudhën kur ishte anëtare e Traktatit të Varshavës.

Por, në fund të viteve ’80, vendi ynë mori një ultimatum.

Ai tregoi në “Të paekspozuarit:

Në 1975 qeveria shqiptare vendos t’i shtrijë ujërat në 15 milje në kundërshtim të plotë me çdo shtet. Ka qenë akt paradoksal. Ky ligj u kthye mbrapsht, por Shqipëria vazhdonte me 15 milje, deri në vitin 1989 kur erdhi nota amerikane.
E kam pasur mbi tavolinë kopjen e notës së qeverisë amerikane nëpërmjet ambasadës franceze, ku thoshte në mënyrë ultimative; tërheqja nga 15 milje në 12 milje.

Morëm një ultimatum nga SHBA që të tërhiqemi në 12 milje në atë kohë dhe në vitin 1990, qeveria e asaj kohe u tërhoq në 12 milje”.

Beja kujton dy momente nga negociatat me italianët.

Ai deklaron:

Së pari ishte tërheqja nga 15 miljet dhe pranimi i vijës bazë dhe së dyti ishte statusi i ishullit të Sazanit. Italianët pretendonin se ishte i pabanuar.
Kjo ka qenë një fazë e vështirë e negociatave dhe them sot se nëse ne do të pranonim propozimin e italianëve për Sazanin, do të humbnim 100 milje det”.

Si e zgjeroi me 15 milje Enver Hoxha detin në kufi me Greqinë dhe gati sa nuk humbëm Sazanin Read More »

Skandali në Fier, punonjësi i ‘pashpirt’ i morgut bën biznes me të vdekurit

Mariglen Saliaj është punonjësi i morgut në spitalin e Fierit, i cili është denoncuar ditën e djeshme, pasi akuzohet nga qytetarët se ka hapur janë agjenci funerale, me qëllim për të favorizuar biznesin e tij në raste vdekjesh.
Për të vërtetuar shkeljet, qytetarët dërguan dhe një video në “Fiks Fare”, ku punonjësit e agjencisë funerale të punonjësit të morgut, Mariglen Saliaj, vihen re duke nxjerrë një pacient nga ambulanca në Urgjencën e Spitalit të Fierit, edhe pse prania e mjeteve dhe personave të agjencive funerale në ambientet e spitaleve është e ndaluar me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, që në korrik të vitit 2015.

Sipas videos, punonjësi i agjencisë funerale shoqëron pacientin nga ambulanca deri brenda në Urgjencë, në prani të mjekëve, familjarëve dhe rojeve private, e askush nuk i tërheq vëmendjen. Për të vërtetuar nëse personi që denoncohet me video nga qytetarët është punonjës i agjencisë funerale në pronësi të Saliajt, “Fiks Fare” dërgoi bashkëpunëtorët në Fier, ku arriti të filmojë të njëjtin person brenda ambienteve të zyrës funerale, teksa u shërbente klientëve si punonjës i kësaj agjencie.

U pyet edhe drejtoresha e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, e cila tha se ka marrë ankesa për punonjësin Mariglen Saliaj, i cili është me funksion pranë Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, me juristin e drejtorisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka të regjistruar në QKR një agjenci funeralesh. Për këtë arsye kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e tij dhe brenda një kohe të shkurtër do të largohet nga detyra.

“Fiks Fare” siguroi edhe dokumentet përkatëse për këtë rast. Nga informacionet zyrtare rezulton se, Mariglen Saliaj është emëruar me detyrë projektor në Laboratorin Anatomo-Patologjik panë Spitalit Rajonal Fier, që në vitin 2016.

Punonjësi Mariglen Saliaj, me funksion pranë Mjekësisë Ligjore, njëkohësisht është përfshirë edhe në biznesin e agjencive funerale, por për 6 vite rezulton se kompania e tij vijon punën në të zezë, pavarësisht se që prej vitit 2012 ka pezulluar aktivitetin pranë autoriteteve shqiptare

Skandali në Fier, punonjësi i ‘pashpirt’ i morgut bën biznes me të vdekurit Read More »

Pritet lirimi i Ballist Morinës, përkrahja e policisë kroate për ‘dronin’ në stadiumin serb

Gazetari i Shqipëria Ime, Indrit Murati ka udhëtuar drejt Kroacisë për të takuar dhe ofruar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve Ballist Morinës,
për burgosjen e padrejtë që i është bërë.

Ballist Morina është shqiptari që ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit në nëntor të 2014-ës. Që atëherë ai është përballur me sfida të ndryshme, veç urrejtjes që ka fituar nga serbët.
Ballisti u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Kroaci dhe që atëherë është përfolur shumë për një ekstradim të mundshëm të tij drejt Serbisë.

Sapo stafi ynë iu drejtua burgut u prit mirë nga policia kroate, madje një nga gardianët foli shqip dhe tha: ‘Cka po bani shqipe, a jeni mirë? Pistoletën lejeni tek shtëpia’.

Në takimin e realizuar brënda burgut në Kroaci, Ballisti u shpreh me plotë gojë: ‘Nuk jam penduar fare për dronin, madje nëse do të kisha mundësi do ta bëja dhe 100 herë të tjera.

Ballisti është mirë nga ana shëndetësore, por ndihet paksa i harruar nga shqiptarët, por që nuk ju vë faj duke parë hallet e mëdha që ato kanë.
Pret që të lirohet në prill dhe të marrë azilin në Kroaci, por u shpreh i bindur që cfarëdo që të ndodhë në duart e serbëve nuk do bjerë kurrë i gjallë.

Sjellja e policisë kroate me Morinën është shumë e mirë, madje ato e kanë përgëzuar për aktin e kryer në stadiumin serb, të gjithë e njohin Ballistin dhe e respektojnë.
Ne urojmë që Ballist Morina të lirohet sa më shpejt nga burgu dhe të shijojë lirinë që e meriton plotësisht.

Pritet lirimi i Ballist Morinës, përkrahja e policisë kroate për ‘dronin’ në stadiumin serb Read More »

Skandaloze, Berisha zbulon videon: Policët bashkiakë të Veliajt rrahin qytetarin

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video në faqen e tij në Facebook të përplasjes së një qytetari me Policinë Bashkiake.

“Bandat me uniforme te Lal Plehut keqtrajtojne si kriminel qytetarin”, shkruan Berisha në faqen e tij.

Mesazhi për Berishën

“Doktor mirembrema.

Falangat e policis bashkiake, terrorizojn njerezit, te vobektet, diten per diell , ne pronen e tyre.

Shikoni, ju lutem sesi godasin qytetarin nen pushtetin e uniformes!

Per me teper denoncojn te dhunuarin si dhunues!

O zot ku jetojm!

Shpresen tek denoncimet tuaja.”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/960146790812895/?t=0

Skandaloze, Berisha zbulon videon: Policët bashkiakë të Veliajt rrahin qytetarin Read More »

Duhani vesi i rrezikshem : Si e plak fytyren dhe organizmin

Burimi i rinisë së përjetshme deri më tani është zbuluar vetëm nëpër filma, por ai i plakjes së parakohshme është përpara syve tanë.

Duhani është një ndër faktorët që afron plakjen.

Duhanpirja ndryshon dhe ndikon paraqitjen e dhëmbëve, lëkurës dhe flokëve, duke shtuar shumë vite në pamje dhe organizëm.

Duhanpirja ka ndikim të fortë në çdo funksion të organizmit, duke nisur nga riprodhimi, zemra, kockat dhe mushkëritë.

Një duhanpirës ka rrahje të shpeshta të zemrës, qarkullim të dobët të gjakut dhe frymëmarrje problematike.

Femrat kanë probleme me shtatzaninë dhe rekomandohet të mos pijnë duhan.

Për më tepër, ato mund të kalojnë në menopauzë më herët se zakonisht.

Nga ana tjetër, duhanpirësit kanë 15 herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gojës dhe mushkërive.

Duhani, Vesi Që Shpaloset Në Fytyrë

Njerëzit që pijnë duhan rregullisht kanë qeska të mëdha të syve, fryrje të pjesës së poshtme të syve dhe humbje të elasticitetit të lëkurës.

Duhanpirja kronike shteron oksigjenin dhe ushqyesit nga lëkura.

Disa duhanpirës kanë një lëkurë të zbehtë dhe disa të tjerë me njolla.

Dermatologët thonë se këto luhatje nisin që në moshë të re.

Tymi i cigares përmban më shumë se 4,000 substanca kimike dhe shumë prej tyre shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën.

Këto të dyja i japin lëkurës elasticitet dhe forcë.

Mungesa e tyre shkakton varjen e lëkurës dhe rrudha të thella.

Duhanpirja shkakton rrudha në pjesën e buzëve dhe humbje të elasticitetit të krahëve dhe gjoksit.

Njollat e moshës janë më të theksuara tek një duhanpirës se sa tek një person që nuk pi duhan.

Duhanpirësit kalojnë më shumë kohë në diell sipas studimeve ndaj dëmi në lëkurë është më i madh.

Dëmi tek dhëmbët dhe mishrat e tyre është më i madh tek duhanpirësit.

Ata përballen me erë të keqe të gojës, rënie të dhëmbëve dhe probleme të tjera të higjenës dentare.

Cigarja në dorë mund të ngjajë tërheqëse, por njollat e verdha në gishta nuk janë të tilla.

Duhani zverdh lëkurën, thonjtë dhe dhëmbët.

Ngjyra largohet sapo të lini duhanin.

Duhanpirja shkakton rënie të flokëve si te femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Sytë ndikohen jashtë mase nga duhani.

Kimikatet shkaktojnë probleme serioze me shikimin madje edhe shfaqjen e perdes së syrit.

Duhanpirësit kanë psoriazë, një sëmundje kronike e lëkurës që prek zonat e gjunjëve, skalpit, duarve, këmbëve dhe bërrylave.

Lënia e Duhanit Përmirëson Paraqitjen Tuaj

Lënia e duhanit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ushqimin e lëkurës me oksigjen.

Fytyra juaj do të jetë më e shëndetshme dhe pa njolla.

Dëmtimet e lëkurës mund të kurohen me vitaminën C, E, kremëra kundër diellit, dhe përdorime të antioksidantëve.

Si Përmirësohet Shëndeti Pas Lënies Së Duhanit

Pas lënies së duhanit, tensioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës janë normale.

Në 24 orë pas lënies së duhanit, rreziku i atakut në zemër ulet dhe në javët e para, mushkëritë nisin të pastrohen nga toksinat.

Brenda një viti, rreziku i të pasurit një sëmundje zemre përgjysmohet dhe pas 10 vjetësh nuk keni më gjasa të prekeni nga sëmundjet e mushkërive.

Duhani vesi i rrezikshem : Si e plak fytyren dhe organizmin Read More »