Nga postimt e fundit të këngëtarëve, duket se sherri mes Ledri Vulës, Faton Shoshit, Gjikosh dhe dyshes Real1 e Dj Blunt, ka filluar të dalë jashtë kontrollit.
Pasi kanë ofenduar rëndë Ledrin dhe Gjikon, Blunt e Real 1 tashmë janë kapur edhe me menaxherin e Ledrit, Faton Shoshin të cilin e kanë sharë në një seri videosh në “Instastorie”.
Por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq dhe u ka shkuar në banesën e tyre, të paktën kështu na ka treguar ai në rrjetin social “Instagram”. Ai ka postuar videon në të cilën shihet tek dera e banesës së Real, e pastaj tek ajo e Blunt, duke kërkuar që të dalin jashtë, por dyert nuk i janë hapur.
Në një kasolle në fshatin Lifaj të njësisë administrative Krutje në Lushnje jeton një nënë me dy vajza të sëmura.
Streha e tyre është në kushte më të mjerueshme se një stallë bagëtie dhe tre gratë vuajnë për bukën e gojës por edhe për mjekime.
Dy djemtë që jetonin dikur së bashku me ato janë larguar. Njëri i shtruar në spital psikiatrik dhe tjetri nuk dihet se ku.
“Keq jemi, pa shtëpi, do na zërë poshtë. Këtu ha, këtu rri, këtu pi. Kam dy vjet që jetoj këtu, marrim leket e këtyre, kalojmë, që hamë bukë. Pa zjarr pa dreq. Keq jemi”, thotë 70-vjeçarja Zylfie Cemeri..
Bashkëfshataret thonë se u ndihmojnë shpesh por vajzat e 70-vjecares Zylfie Cemeri kanë nevojë për përkujdesje mjekësore pasi vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.
“Shteti të marrë masat se këta s’janë në gjendje për t’u ushqyer për vete. I ati u vdiq. Këto ua kemi bërë ne po kjo s’është zgjidhje”, thotë një fqinj i tyre.
“Kemi bërë të pamundurën por këto duhen çuar në një qendër të kenë përkujdesje. Nuk janë të dhunshëm. Nuk kanë nevojë vetëm për pjesën ushqimore por një strehë ku të fusin kokën”, thotë një tjetër.
Të vetmet të ardhura që familja ka janë pensioni i fëmijëve të sëmurë por nuk është i mjaftueshëm.
Ndërsa banorët i tremb e ardhmja kur ndoshta nëna e vajzave të mos jetë më.
Në Berat ndodhet sonte qeveria. Ndërkohë Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në darkë me 250 studentë të Universitetit Bujqësor në një tur, të cilët do shkojnë në çdo fermë e sipërmarrjeje bujqësore, për të shpërndarë informacionin mbi programin e mbështetjes financiare të qeverisë për to.
“Në qarkun e Beratit me 250 studentët e Universitetit Bujqësor që na janë bashkuar për të çuar në çdo fermë e sipërmarrje bujqësore e blegtorale, informacionin e plotë mbi programin e ri të mbështetjes financiare të qeverisë për prodhimin e agropërpunimin. Ata sot kanë qenë qysh në mëngjes në tokat, serat, magazinat bujqësore e bizneset e përpunimit të produkteve të fshatit në këtë qark dhe nesër e deri në afatin e mbylljes së aplikimeve, do tëvazhdojnë të jenë pranë fermerëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Në takim kryeministri Rama nuk ka nguruar të bëjë humor me një nga të pranishmit, duke e krahasuar me një grenxë.
“Ti që je aty, mes bletëve dhe që bën grenxën, je i detyruar të më shikosh mua tani, jo ato bukuritë që ke rreth e rrotull. Je i hutuar komplet, vetëm do flesh sonte, mos kujto se ato bukuritë që ke rreth e rrotull do ta varin ty. Ti maksimumi mund të bëhesh një analist për bujqësinë”, tha Rama, batutë që shkaktoi të qeshura në sallë.
Në vijim Rama tha se problemi më i madh që kemi është uji, megjithëse renditemi pas Norvegjisë.
“Duam të kemi ujë, por duhet ta gjejmë rubinetin në humor, hapim rubinetin brrrrrrdhdhdhdh, kanalet e ujitjes janë të thara, por kur vjen uji ne përmbytemi”,ishte një tjetër batutë e Ramës.
“Pikaso thoshte frymëzimi ishte shumë i rëndësishëm, por kur të vjen duhet të të gjejë në punë”, vijoi Kryeministri. “Mos kujtoni se Ronaldo apo Messi do të zgjidhin hallin tonë, Interi hyn te kulturat që nuk subvencionohen”, u shpreh Rama.
Në foto: Berat, kryeministri gjatë darkës me studentët
Në kuadër të një bashkëpunimi sa më të ngushtë me të gjitha institucionet, Prefekti i Qarkut Vlorë, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Bashkinë e Sarandës, me qëllim njohjen e problematikave dhe zgjidhjen e tyre, si dhe mbarëvajtjen e punës në përgjithësi.
Takimi i parë është zhvilluar me Drejtorin e sh.a Ujësjellës Sarandë Z. Sheme Lulo, ku u diskutua për aksionin e rëndësishëm të ujit, implementimi i të cilit është shtrirë në të gjithë vendin, nën një vëmendje të vecantë të qeverisë shqiptare. Sipas Dr. të këtij institucioni nga data 1 Shkurt 2018 janë hedhur në sistem 302 procesverbale, kryesisht biznese të mëdha, me faturim mbi 5.000.000 lekë, ndërkohë që janë nisur për procedim penal dhe janë gjobitur 10 biznese për lidhje të paligjshme.
Takimin e dytë , Prefekti Mamaj, e ka realizuar me Drejtuesit e Drejtorive Qëndrore në nivel lokal. Fokusi i këtij takimi konsistonte në njohjen e problematikave që hasen në përditshmëri dhe zgjidhjen e tyre për një mbarëvajtje të punës. . Vëmendje e vecantë iu kushtua diskutimit të performancës së administatës, zgjidhja e qytetarëve dhe eleminimi i burokracive.
Takimi i tretë u zhvillua me Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të qytetit të Sarandës. Në këtë takim Prefekti i Qarkut Vlorë theksoi mbështejtjen e tij në funksion të ligjshmërisë së vendimeve. ’. Një tjetër shqetësim i përbashkët i Këshilltarëve ishte rendi dhe siguria në qytet, për zgjidhjen e të cilit u kërkua që në mbledhjen e radhës të jetë prezent dhe Drejtori i Policisë.
Muajin e fundit na ka pushtuar një mot mjaft i lëkunduar .
Kemi pasur ditë të ngrohta, më pas shi dhe tashmë sërish po shijojmë rrezet e ngrohta të diellit.
Por mesa këtë fundjavë, ditëve të bukura u erdhi fundi.
Sipas Meteoalb një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës, dhe kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.
Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.
“Kjo pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.
Kurse këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, teksa zonat lindore rrezikohen nga reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.
Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremumet ditore ,”- shkruan Meteoalb.
I ftuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News24, aktori i njohur Mirush Kabashi vlerësoi iniciativën e emisionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kabashi u shpreh se shqiptarët e kanë treguar humanizmin e tyre dhe Nënë Tereza s’është rastësisht shqiptare.
Ai rrëfeu edhe një histori prekese që i kishte ndodhur me një adoleshent që ecte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.
“Kam pasur një problem timin dhe isha në Dajt. Duke ecur kur dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe që thërriste: ‘o xhaxhi xhaxhi…”. I thashë nuk kam para të vogla dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste.
Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë dhe më tha se më kishte parë në një film. Më besoni se mu duk vetja milingonë në atë moment. Pra kur të vijë çështja për ndihmë ne duhet të japim për të tjerët”- tha aktori i madh Mirush Kabashi.
Klevisi është një djalë i ri, me ëndrra dhe dëshira për një jetë më të mirë, por vështirësitë ekonomike me të cilët përballet ai dhe familja e tij, ia pamundësojë këtë gjë. Pasioni më i madh i tij është boksi. Prej 7 vitesh Klevisi ushtrohet në këtë sport, me ëndrrën për t’u bërë një ditë i famshëm.Pse jo, për të shpëtuar prej jetës së zakonshme dhe varfërisë së lagjes “Çole”.
Por kjo nuk duket aq e lehtë. Edhe vetë Klevisi e kupton këtë. Ndaj ai i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” në “News24”. Edhe nëna e tij, Vasilika rrëfen mes lotësh kushtet në të cilat ndodhen, duke treguar se banesës së tyre i mungon thuajse gjithçka.
Edhe vetë Klevisi thotë se në situatën në të cilën ndodhet, është e vështirë që të bëhet ai që dëshiron.
“S’është kollaj të bësh boks në këto kohë, do shumë kushte”, thotë djali.
Ai jeton në një shtëpi të varfër të lagjes “Çole”, ku problemet e përditshme, bëjnë që bëmat e ’97-s të duken jo shumë të largëta. Familja e tij është mbytur në borxhe, pa marrë asnjë ditë siguracion nga punët çfarëdo.
Klevisi mundohet të ndihmojë familjen e tij me ç’të mundet. “Çfarë kam fituar, në shtëpi i kam sjellë, por e vështirë shumë”.
Varfëria i ka mundur aq sa vetë nuk ia dalin dot më. E megjithatë Klevisi e ruan ende një shpresë të vakët: ndoshta ndonjë ditë boksi do të bëhet vërtet shpëtimi i tij.
Por kërkesat e tyre për ndihmë, duket se kanë gjetur një zgjidhje. Nga studio e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i kanë ofruar Vasilikës një pension mujor, elektro-shtëpiake, si dhe ushqime.
Aksidenti tragjik në Velipojë dhe ai i dy netëve më parë në austradën Tiranë-Durrës, ku u shënuan 6 viktima, mes tyre 3 fëmijë, ka shokuar opinionin publik.
Të shumtë janë ata që bëjnë thirrje për të ecur me kujdes.
Mes tyre është edhe gjyshja më e famshme në Shqipëri, Ija e Bes Kallakut.
Si një nënë e gjyshe, Ija ka një lutje për të gjithë ndjekësit e saj të shumtë që të tregohen të kujdesshëm në timon.
“Si ja cut o non un jam tu pi ket kafen e masditjes mo amon o non kadal kur hecni me makina se ca nuk jan tu na ngju vesht”, shkruan Ija në rrjete sociale.