Aurora

Simptomat e sëmundjeve të syve.

[sgmb id=”1″]

Në disa raste, simptomat e sëmundjeve të syve mund të dallohen lehtësisht nga të tjerët që nuk kanë sëmundje.

Për shembull, sytë me lot mund të jenë një shenjë e syve të kuq (konjuktivitit) apo alergjive.

Gjithashtu, ndjeshmëria ndaj dritës ose përplasja e qepallave mund të tregojnë migrenë.

Pushimi i syve mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave, por në përgjithësi, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të rënda ose të qëndrueshme, duhet menjëherë të telefononi mjekun.

Më poshtë mund të lexoni disa nga simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të syrit: Mjegullimi

Ndjeshmëria ndaj dritës

Irritimi

Dhimbja

Humbja e vizionit

Simptomat e sëmundjeve të syve. Read More »

Shfaqet sërish Fatos Nano, ja ku ndodhet këtë herë.

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS, Fatos Nano shfaqet sërish para publikut shqiptar.

Përmes këtyre fotove Nano është shfaqur në një restorant në Shkodër, i cili ndodhet pranë urës së Bunës.

Siç edhe duket qartë, Fatos Nano është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano dhe Besë Xhemalin, i cili  është ulur në tryezën e çiftit Nano rreth 10 minuta pasi ata kanë rezervuar.

Megjithatë, i veshur sportiv dhe me një cigare në dorë po shijon një drekë në një restorant të njohur të zonës, ndërsa në takimet me miqtë e tij nuk mungon as Xhoana Nano.

Ish-kreu i PS u aktivizua publikisht në mbështetje të kryeministrit Rama pak para zgjedhjeve, përmes disa statuseve dhe mesazheve virtuale, lidhur me destinacionin që duhet të kishte “timoni” i kreut aktual të socialistëve.

Shfaqet sërish Fatos Nano, ja ku ndodhet këtë herë. Read More »

Hudhra shkatërron bakterie të ndryshme!

[sgmb id=”1″]

Një thelpi hudhre përmban substanca të shumta aktive që janë të dobishme për shëndetin, si dhe ul presionin apo shtypjen e gjakut si dhe ndikon në uljen e kolesterolit në gjak.

Sipas doktor Agon Bislimi, alicina dhe substanca të tjera që janë të pranishme tek hudhra ulin në masë të madhe agregimin trombocitar duke ulur kështu rrezikun për trombozë në vazat apo enët e gjakut.

“Hudhra lufton shumë apo shkatërron bakterie të ndryshme, mykra dhe viruse. Hudhra rrit nivelin e insulinës në gjak duke ulur kështu nivelin e sheqerit. Por duhet të keni kujdes, të gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen shumë nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë. Pra është më mirë apo rekomandohet të konsumohet e gjallë”, ka thënë ai.

Sipas tij, që mos t’iu mbajë goja erë hudhër këshillohet që hudhrën ta grimconi sa më shumë me thikë, ta përzieni me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë.

Hudhra shkatërron bakterie të ndryshme! Read More »

Shtatë dallime ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit.

[sgmb id=”1″]

Kur argëtoheni me të dashurin, më së shpeshti mendoni që është i përsosur. Aq shumë jeni të dashuruar saqë nuk i shihni disa gjëra të qarta. Epo, njerëzit mund t’i ndryshojnë disa gjëra. Prandaj po ju zbulojmë se cili është dallimi ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit.

1. I dashuri dëshiron të “shoqërohet”, bashkëshorti dëshiron të qëndrojë me ju

I dashuri dëshiron të argëtohet pa obligime. Bashkëshorti ju shoqëron dhe ju cakton takime dhe ia dini se çfarë qëllimesh ka.

2. Bisedat me bashkëshortin janë më të sinqerta dhe më serioze

I dashuri bisedon me ju për persona të tjerë, bën shaka me njerëzit që janë të afërt me ju dhe ju tregon barsoleta, sepse nuk mund të krijojë me ju një lidhje më serioze. Bashkëshorti dëshiron të bisedojë me ju për interesimet e tjera të përbashkëta.

3. Me bashkëshortin grindeni më pak

I dashuri reagon ndaj qëndrimit tuaj, i merr personalisht dhe ju përgjigjet ashpër derisa të mos shndërrohen në grindje të madhe. Bashkëshorti do ta kuptojë qëndrimin tuaj dhe do të pajtohet.

4. I dashuri i kushton më shumë rëndësi dukjes suaj

I dashuri i kushton më shumë kujdes dukjes. Bashkëshorti e kupton se çdo kush i ka ditët e mira dhe të këqija dhe nuk do t’ju kritikojë dhe nuk do t’ju dojë më pak nëse nuk jeni rregulluar në mënyrë të përsosur.

5. Bashkëshorti e di kuptimin e fjalëve “Të dua”

I dashuri do t’ju thotë “Më fal” kur dëshiron që të kuptoni dhe të ndërprisni t’ia përsërisni dhe fjalët “Të dua”, sepse nuk dëshiron t’ju humbë. Bashkëshorti do t’ju thotë “Më fal” atëherë kur vërtet do t’i vijë keq për diçka, ndërkaq “Të dua” vetëm atëherë kur vërtet mendon ashtu, ndërsa këtë do ta tregojë me vepra vazhdimisht.

6. I dashuri nuk ka nevojë për miqtë tuaj

I dashuri nuk dëshiron t’i njohë miqtë tuaj, ndërkaq bashkëshorti dëshiron t’i njohë, siç edhe dëshiron që edhe ju t’i njihni miqtë e tij.

7. I dashuri rrallë do t’ju dëgjojë me kujdes

I dashuri rrallë ndodh t’ju dëgjojë me kujdes atë që ju i tregoni. Bashkëshorti do ta trajtojë të rëndësishme atë që i tregoni. Ai dëshiron të dijë se çka mendoni, qoftë ajo edhe ndonjë gjë jo gjithaq e rëndësishme.

Shtatë dallime ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit. Read More »

SHËRBIMET E POLICISË RRUGORE PRANË DVP VLORË, JANË MARRË KËTO MASA…

[sgmb id=”1″]

Vlorë

Në vijim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend, gjatë sezonit turistik veror 2017, në bazë të udhëzimit

“Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nga Shërbimet e Policisë Rrugore pranë DVP Vlorë, janë marrë këto masa:

– Janë caktuar shërbime të policisë rrugore të planizuar për nevojat e trafikut gjatë sezonit veror 2017.

– Përparësi kanë pushuesit vendas dhe të huaj ku punonjësi i policisë duhet të tregojë kulturë, etikë, profesionalizëm në bazë të ligjit.

– Akset rrugore bregdetare do të mbahen nën vëshgim me patrullime të shpeshta me qëllim normalizimin e trafikut dhe ndërhyrjen në kohe sa më të shpejtë në rastet emergjente.

Policia bën me dije se deri në datën 30 Shtator 2017, gjatë fundjavës, duke filluar në oraret 09:00-14:00 e ditës së Shtunë dhe në oraret 12:00-00:00 e ditës së Diel, do të ndalohet (kufizohet) qarkullimi: • i mjeteve rrugore të cilët transportojnë mallra me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg.

I mjeteve rrugore me ngarkesë të pandashme me gjatësi më të madhe se 12 m.

I mjeteve rrugore ose bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë.

I mjeteve rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mesimore.

Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në oraret e përcaktuara më sipër, janë:

Vlorë – Zvërnec Vlorë- Palas- Dhërmi- Vuno- Himarë- Qeparo- Borsh – Sarandë Sarandë – Qafë Bot (PKK me Greqinë) Sarandë – Butrint

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushuesve që të vihen në dijni për këto masa me qëllim mbarëvajtjen me sukses dhe ruajtjet e rendit e të sigurisë rrugore gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

SHËRBIMET E POLICISË RRUGORE PRANË DVP VLORË, JANË MARRË KËTO MASA… Read More »

“E masakrojnë” për një foto, shkodrania ka një mesazh për gjithë vajzat e shëndosha.

[sgmb id=”1″]

Kjo foto me bikini e shkodranes Brigela Demaj, ka ngjallur reagime masive në rrjetet sociale. Shumica kanë qenë dashamirëse por shumë aspak pozitivë.

Madje, disa kanë shkuar aq larg, sa i kanë kërkuar ta heqë menjëherë foton e profilit, të bezdisur a të kompleksuar nga disa kile më shumë të Brigit e cila njihet jo vetëm në Shkodrën e saj por edhe më gjerë për talentin në fotografi.

Shkodrania është një fotografe e shkëlqyer dhe nismëtare e shumë nismave që lidhen me pabarazinë e diskriminimin.

Nisur nga reagimet, Brigela ka kthyer për të gjithë, një përgjigje që duhet ta lexojë çdo vajzë për mesazhin e madh që përcjell.

“Ne jemi të bukur siç jemi dhe s’i detyrohemi asgjë askujt. Mënyra se si dukemi është zgjedhje e jona dhe vetëm e jona”.

Mesazhi i plotë i Brigela Demaj:

Me duket shume banale me sqaru gjana te cilat duhet te jene te kjarta si drita e diellit, gjithsesi nuk asht hera e pare qe edukoj njerez 😄

Ah, dhe kjo sigurisht nuk asht nji tentative me peshku komente “Je shume e bukur ashtu sic je”. Nuk kam nevoje me me than njeri qe jam e bukur, sepse e di qe jam.

Tetan ata qe me njohin personalisht, e dijne se sa modeste jam, gjithsesi e ndij shume te nevojshme me than me sinqeritet te plote, qe jo vetem nuk me prekin ne asnji lloj forme komentet negative te dikujt mbi paraqitjen teme, por as pershtypje nuk me bajn. Ndjenja e vetme qe kam asht njifare keqardhjeje per intelektin e tjetrit dhe intelektin e njerezve qe me rrethojne pergjithesisht.

Une jam nji nder mijera gra ne bote te cilat nuk duken si ne revista, biles, as grate e revistave nuk duken si ne revista. Une, si nji nder keto mijera gra, nuk i detyrohena askujt paraqitjen e nji kukulle Barbi, nuk i detyrohena askujt asgja, ne fakt.

Une e kam shkeput me kohe e me vakt kontraten e pashkrume me burra te cilet me tregojne se si duhet te dukem (ose gra bartese te ketij mentaliteti te shpikun nga burrat). Trupi jem asht i jemi dhe vetem i jemi, paraqitja jeme asht zgjedhje e jemja dhe vetem e jemja, dhe vetem une e vendosi sa e bukur jam.

Tashti, per tu rikthy te fotot e mia me te cilat ju duhet te mesoheni sepse vera asht e gjate, jam e sigurt qe nuk jam vajza e pare qe shikoni ne rroba banje. Pra, ku qendron lajmi sensacional e nji vajze ne rroba banje? Ah, asht mbipeshe, nuk ka fotoshopu fotot, dhe nuk ka ba as perpjekjen ma te vogel me u duk ashtu sic te tjeret mendojne se asht mire me u duk.

Ajo qe nuk po kuptohet ketu, asht qe fotot, si cdo gja tjeter, nuk postohen per ju, po per kokrren e qefit tem, si manifestim i dashnise dhe simpatise qe une kam per vedi. Pra, as qe du komente nga te tjeret, qofshin pozitive apo negative. Uroj qe ta arrini ndonjihere kyt status mendor qe gezoj une.

Tjetra gja qe nuk po kuptohet, asht qe, nese une postoj nji foto ku jam thjesht.. vetja jeme, nxis dike tjeter me e dasht vedin dhe mos me ra pre e stereotipeve idiote te shoqerise, e sinqerisht, uroj me gjithe zemer qe te kete plot njerez si une.

E deshiroj dhe enderroj nji dite kur grate, than popullorshe, s’kane me ju pjerdh ne menyre absolute, kur s’do kete ma diskutime mbi fundet e grave, shamite, kodet e veshjes e norma e ligje te shpikuna nga burrat per trupin e grave, nji dite kur grate do te jene pronaret e vetme e absolute te trupit te tyne.

Nderkohe mu personalisht si Brigele, mundeni mos me me ca bythen online, se nuk shquhem per temperament te mire dhe keni me perfundu gjithmone te tallun e te perqeshun publikisht.

Tash, shijojeni veren dhe mbani funksionimin e dy organeve tuja ne proporcion te drejte, gojen dhe trunin. Nese truni asht sa ai i nji peshku, sikur s’ka sens me fol shume.

“E masakrojnë” për një foto, shkodrania ka një mesazh për gjithë vajzat e shëndosha. Read More »

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, militant i Enver Hoxhës!

[sgmb id=”1″]

Pas rrufeve ndaj Lulzim Bashës pas humbjes së rëndë në zgjedhjet nacionale, kanë filluar të shfaqen rrufetë edhe për kandidatët tjerë për kreun e PD-së, parti kjo që tashmë ka shpallur zgjedhjet partiake, që pritet të kryhen në muajin korrik, sipas parimit një anëtar një votë.

Se kush është Eduard Selami, na e rikujton poeti dhe studiuesi Agron Tufa, i cili e ka bërë një postim në facebook, të një punimi ‘shkencor’ për estetikën enversite, marksiste leniniste.

“Mbi origjinën e të djathtës dhe të njërit prej mëtonjësve për ta kryesuar atë: no coment”, shkruan Tufa në postimin e tij. 

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, militant i Enver Hoxhës! Read More »

Gazetari shqiptar: Më vjen ta gris pasaportën e re norvegjeze.

[sgmb id=”1″]

Gazetari shqiptar Telnis Skuqi ka marrë nënshtetësinë norvegjeze. Ai u largua nga vendi pasi kohë më parë deklaroi se ishte kërcënuar me jetë pasi denoncoi trafikun e drogës me avionë në zonën e Gjirokastrës. Skuqi kërkoi azil politik në vendin skandinav dhe siç e konfirmoi në rrjetet sociale ka marrë nënshtetësinë. Ai ka bërë edhe një përshkrim të ndjesisë së këtij momenti.

KOMENTI NE FACEBOOK

Sot kam përjetuar dy botë të ndryshme.

Isha midis gëzimit dhe trishtimit.

Më trazoj shpirtin ku hapa kutinë postare.

Në fillim doja ta flakja, ta përvëloja të turrën e drurëve, ta grisja,

apo ta zhdukja pasaportën norvegjeze, por u ndala.

– Çfarë po bënë, – pyeta veten.

Me qetësi kujtova atdheun tim të dashur, vendlindjen time,

Më pas kujtova rininë, i përbuzur nga atdheu im, vetëm për një gabim që nuk e kisha bërë unë, por prindërit e mi.

Më tej, fitova sfidën time.

U rrita keq, u arsimova mirë dhe në fund krijova një familje të bukur.

Suksesi i jetës sime ishte se unë kurrë nuk kam pritur që atdheu im të më jepte diçka, por “gabova” ku unë doja t’i jepja atdheut tim.

Prej dy vitesh unë po jetoj në atdheun e dytë.

Deri tani nuk kam dhënë asgjë (ashtu siç dua unë), megjithatë ata më kanë dhënë shumë, sidomos posta e fundit ishte “qershia mbi tortë”.

Ngrohtësinë që kam gjetur në vendin e ftohtë, kurrë nuk e kam gjetur prej 40 vitesh në atdheun tim të ngrohtë.

Këtu (Norvegji) mungon dielli, por gjen ngrohtësi.

Aty (Shqipëri) ka ngrohtësi, por gjen ftohtësi.

Të gëzohem apo trishtohem, kjo është çështja?!

(Shënim: Prej ditës së sotme unë jam një nënshtetas norvegjezë me orgjinë shqiptare)

Gazetari shqiptar: Më vjen ta gris pasaportën e re norvegjeze. Read More »