Aurora

Mjeku e klasifikon ‘plagosje të lehtë’, 13-vjeçari bie në koma pas aksidentit

Spartak Bramka tregon në emisionin “Stop” historinë e tij të dhimbshme. Në Qershor të vitit të kaluar iu aksidentua djali 13-vjeçar në rrugën Plepa-Shkozet, ndërsa lëvizte me biçikletë.

I mituri përfundoi në koma, me fraktura në kokë e këmbë dhe me hemoragji. Djali u trajua në Urgjencën e Durrësit, ndërsa drejtuesi i automjetit, Bedri Troka u la në arrest shtëpie.

Por pavarësisht dëmtimeve të rënda të 13-vjeçarit, mjeku ligjor Albert Kreçi e klasifikoi “plagosje e lehtë”.

Mjekët e Urgjencës së Durrësit thonë se djali kishte hemoragji në kokë dhe përjashtohet plagosja e lehtë.

Ndërsa vetë Albert Kreçi lëshon një lumë sharjesh e fyerjesh, kur babai i të miturit e pyet për rastin e të birit!

“Quhem Spartak Bramka dhe i jam drejtuar emisionit tuaj për të denoncuar ekspertin mjeko-ligjor, Albert Kreçi. Në datë 8 Qershor ndodh një aksident, makina aksidenton djalin tim në kryqëzim, në vijat e bardha. Djalit tim i jepet ndihma e shpejtë në Urgjencën e Durrësit.

Nga kjo doli me plagë, ka patur një plagë të theksuar në këmbë, se tani po bëhet viti dhe plaga po mbyllet, si dhe një plagë të theksuar në dorë. Kishte hemoragji në vesh, frakturë në kokë një nga ana e djathtë e një nga ana e majtë dhe dy fraktura në këmbë. Na kanë nisur urgjent në Tiranë, te Spitali Ushtarak dhe e futën djalin në reanimacion.

Djali ka qëndruar në gjendje kome për më tepër se 72 orë. As nuk fliste, as nuk dëgjonte, as nuk reagonte, asnjë gjë! E vetmja gjë që mund të lëvizte ishte qepalla dhe për në kjo ishte arritje. Kjo zgjati më shumë se 2 muaj se djalit iu vendos allçi, vazhdoi të mjekohej nga koka.

Për 12 ditë ka qenë në Spitalin Ushtarak i shtruar dhe rreth 20 ditë më vonë u njoha me dosjen, që i kishte kaluar prokurorisë.

Atje mora vesh edhe për Bedri Trokën, që ishte shoferi që shkaktoi aksidentin. Gjykata kishte vendosur arrest shtëpie deri në përfundim të gjyqit”.

Spartak Bramo, i ati i të mbijetuarit nga aksidenti, tregon se ende gjenden në proces gjyqësor, pasi çështja sipas tij, është zvarritur.

Ai shton: “Pikërisht për këtë i jam drejtuar emisionit tuaj, për të denoncuar një rast flagrant, ku eksperti mjeko – ligjor Albert Kreçi ka bërë një ekspertim që tregon se plagosja e djalit tim është ‘e lehtë’. Kërkova pranë prokurorisë riekspertimin e çështjes së plagosjes së djalit tim. Atje ishin një grup ekspertësh që më thanë që më kanë rënë qafë se djali është me plagosje të rëndë. Ky komision u bazua në kartelën shëndetësore të Urgjencës së Durrësit dhe arriti në konkuzionin që plagosja e djalit ishte e rëndë. Ky eksperti bëri që edhe procesi të më vonohet deri sa të marrë vendimin e plotë, por edhe që unë të harxhohem, sepse kam paguar tarifën e riekspertimit etj etj”.

Sipas tij, eksperti mjeko-ligjor Albert Kreçi ka lehtësuar masën e sigurisë për shoferin që shkaktoi aksidentin, duke thënë: “Më këtë ekspertim që ka bërë zotëria, mua më ka goditur djalin për herë të dytë!”

I aksidentuari rrëfen se nuk mban mend asnjë gjë nga ngjarja, por në ekspertimin e Kreçit rezulton se ai mbante mend, duke i treguar madje gjithçka me detaje. Adi tregon se pas 8 muajsh ndjen ende dhimbje të këmbës kur prishet moti, si dhe ruhet shumë se mos pëson goditje në kokë ndërsa është duke luajtur më shoqërinë.

“Kjo është biçikleta, me të cilën udhëtoja ditën e aksidentit. Mund të shihen qartë dëmet që i kanë ndodhur, që është biçikletë hekuri e jo më unë që isha njeri me kocka e mish dhe normal që do kisha më shumë dëme”.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Spitalit Rajonal të Durrësit, ku u shtrua pacienti i aksidentit, Adi Bramko për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore më 8 Qershor 2017.

Gazetarja- Ti, si mjek që e ka…

Mjeku 1 – Unë, si mjek me këtë që shoh, nuk e mbaj mend… me këtë që shoh këtu patjetër që është e rëndë.

Gazetarja – Është e rëndë?

Mjeku 1 – Kur themi hemoragji, patjetër! Hemoragji në tru. A a e kupton? Nuk diskutohet!

Qytetari – Problemi qëndron me ekspertin mjeko-ligjor.

Mjeku 2 – Pse?

Qytetari – Që ka paraqitur në Gjykatë një raport mjeko-ligjor, ku pretendon se plagosja e çunit është e lehtë.

Gazetarja – Po, për 9 ditë..

Qytetari – Për 9 ditë ai del. Ku unë kërkova riekspertim mjeko-ligjor.

Gazetarja – Po, ja aftësia…

Mjeku 2 – Po mirë mo, qenka mjek më i zoti se ne ky, me këtë nuk konkurrojmë dot ne.

Gazetarja – Ky nuk është se ndenji 9 ditë, se ky 3 ditë ndenji në koma, 2 muaj i ka ndenjur këmba në allçi. Shihe Odetën këtu, shihe foton! Shihe, shihe!

Mjeku 2 – Dakord mo, dakord! Frakturat shërohen për 2 muaj, nuk shërohen për 9 ditë!

Gazetarja – Po pra po, po çfarë thotë raporti mjeko-ligjor tani?!

Mjeku 2 – Të gjitha këto tregojnë që pacienti ka qenë një pacient që kishte risqe teorike për të qenë serioze.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me denoncuesin shkuan te zyra e ekspertit mjeko-ligjor Albert Kreçi, por nuk ndodhej aty, ndaj dhe u lidhën nëpërmjet një telefonate.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Alo?

Denoncuesi – Përshëndetje zoti Albert. Isha te zyra jote këtu në Durrës, por nuk ishe. Ke bërë ekspertimin e djalit tim

Mjeku ligjor Albert Kreçi- Po.

Denoncuesi – Bëhet fjalë për një fëmij 13-vjeçar, i aksidentuar në unazën Plepa-Shkozet. Adi Bramka quhet.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Po!

Denoncuesi – Ti ke bërë ekspertimin për herë të parë, por kartela e djalit me ekspertimin që ti ke bërë nuk korespondojnë fare. Ti e ke nxjerrë me dy gërvishtje të lehta në kokë djalin, kur ka patur dy fraktura në kokë dhe dy në këmbë. Ka shumë mangësira! Ke fshehur 4 fraktura të djalit! Unë prandaj doja të të takoja.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Sqarimet unë i jap në Prokurori, jo tek ti.

Denoncuesi – Në rregull, ti jepi në prokurori. Unë po të kërkoj llogari si prind, sepse ti më ke hapur shumë punë!

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Po si prind s’ke pse m’i kërkon në telefon ti. Duhet të m’i kërkosh kur të jesh…kur të jesh ti, kur të jesh në punë aty! Mua të më vish të më takosh!

Denoncuesi – Kam ardhur, të kam kërkuar …

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Ore, rrotë k….! Mbylle telefonin o b…q…! Ore, b…q…! Të thashë edhe një herë, mos… mos më provoko mua k… se të q…atë motrën!

Denoncuesi – Nuk po të provokoj, po të them …

Por eksperti mjeko – ligjor mbylli telefonin pas shumë ofendimeve kundrejt një prindi që kërkon përgjigje se përse ka fshehur provat e aksidentit të të birit, aksident ky që mund t’i kishte marrë dhe jetën.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RfNGlYRoiBQ]

Mjeku e klasifikon ‘plagosje të lehtë’, 13-vjeçari bie në koma pas aksidentit Read More »

Greqia refuzon propozimin për emrin e Maqedonisë që do ta donin të gjithë shqiptarët

Pala greke nga e para ka refuzuar propozimin Republika e Maqedonisë-Shkupi’, që sipas intelektualëve shqiptarë, është propozimi i cili më së tepërmi u konvenon shqiptarëve. Në lojë mbeten ‘e re’, ‘e epërme’, ‘veriore’, dhe ‘e vardarit’

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë Nikos Kotzias i ka dorëzuar kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras propozim marrëveshjen për emrin, që së shpejti do të duhet t`i dorëzohet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Marrëveshja është në 20 fletë dhe në të Greqia pranon katër nga pesë propozimet e ndërmjetësit Metju Nimic. Pala greke nga e para ka refuzuar propozimin Republika e Maqedonisë-Shkupi’, që sipas intelektualëve shqiptarë, është propozimi i cili më së tepërmi u konvenon shqiptarëve. Në lojë mbeten ‘e re’, ‘e epërme’, ‘veriore’, dhe ‘e vardarit’.

Siç informojnë mediat greke, Greqia propozon që emri të shkruhet në gjuhën sllave.

Konflikti lidhur me emrin e Maqedonisë, i shkaktuar nga refuzimi grek që shteti i ri të mbajë emër që lidhet me “Maqedoninë antike greke” po mban prej vitesh pezull marrëdhëniet në mes të dy shteeve dhe më gjerë

Greqia refuzon propozimin për emrin e Maqedonisë që do ta donin të gjithë shqiptarët Read More »

Ja kush eshte pronari i vertete i 613 kg kokaine te kapur ne Durres

Ilir Meta i lidhur me kompaninë “Arbi Garden” që iu bllokuan dhe sekustruan sot mbi 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Madje mësohet se është pronari i vërtetë i kësaj sasie droge bashkë dhe me njerëzit e Sali Berishës.

Pronari i kësaj kompanie quhet Arbër Kuliçi ose ndryshe Arbër Çekaj. Ai është i afërm i ish zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, ish truprojë e Sali Berishës dhe njerit të përmendur dhe në kabllogramet e ambasadorit amerikan për trafik droge, Agron Kuliçi.

Njëherësh Ilir Meta përmes ministrit të Bujqësisë së asaj kohe Edmond Panariti, përmes një fondi të sjellë nga A.ZH.B:R që drejtohej nga gruaja e Vangjel Tavos deputet i LSI, cikël i mbyllur ky, më 2015 i dha një grant prej 264 mijë dollarësh. Fond ky i përfituar bashkë me një kompani tjetër. Ndërkohë që pronari i kompanisë “Arbër Garden” që priti drogën në Maminas është tropojan, Arbër Kuliçi (Çekaj).

Ja dhe dokumenti i subvensionit nga A.ZH.B.R:

Edhe pse në publik ka përdorur mbiemrin Çekaj, mbiemri i tij është Kuliçi. Kompania rezulton se e ka bërë 97 herë linjën e transportit me Kolumbinë, duke filluar vite më parë dhe duke krijuar një “biografi” të fortë importi nga Kolumbia.

Sasia e mbi 613 kg kokainë që u kap sot në ngarkesën e tij, është goditja më e madhe që policia i ka dhënë trafikut të drogës. Edhe pse Meta, Basha, Monika tentuan të përbaltin aksionin e policisë, duke ja faturuar atë ndërrimit të klaneve në pushtet, në fakt mbiemri na kujton një klan të vjetër të policisë në kohën e PD. I cili ka të bëjë me Agron Kuliçin, ish zv.drejtori i Policisë së Shtetit, ish truprojë e Sali Berishës dhe njeriu që në disa artikuj rresht “Pamfleti.com” ka bërë me dije se ka lëvizur drogërat e rënda në drejtim të vendeve të BE. Madje për drogën e Shkelzen Berishës sakrifikoi dhe katër oficerët e antidrogës që ia çoi në pritë Dritan Dajtit po në Durrës të cilët u vranë. Në bashkëpunim dhe me Klanin e Metës në Durrës dhe në Shijak.

Por le të kthehemi tek kompania “Arbi Garden” dhe pronari i saj. Ka qënë Ilir Meta që përmes njeriut të tij, ish ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti i ka dhënë një grant kësaj kompanie me një vlerë prej 264,000 dollarë.

“SE-BI shpk përfitoi një grant për të financuar një pjesë të investimit të ri në 2 dhoma frigoriferike, ndërsa Arbi Garden përfitoi një grant për të financuar një pjesë të investimit në 7 dhoma të reja frigoriferike.

Më 4 Qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe Arbi Garden, dy agrobiznese me qendër në Tiranë të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.

SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane. Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit. Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftimin e dhënë në atë kohë nga ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga ‘i urti” Edmond Panariti.

Pra ka qënë Meta që ka investuar rëndë për këtë kompani për të investuar në 9 dhoma frigoriferike moderne. Që në të vërtetë kanë shërbyer dhe si depozita moderne për mbajtjen e kokainës së pastër që miku i Metës dhe financues i LSI do magazinonte për ta shpërndarë më pas në vendet e BE, por dhe në tregun e lindjes. Përfshirë vende të BE në lindje Bullgari, Rumani, Hungari, Poloni, Çeki, Sllovaki dhe tre vendet balltike. Një trafik që ka filluar ka vite, ndoshta dhe para vitit 2015.

Pra Ilir Meta sikurse ka shkruar dhe “Pamfleti.com” vijon ta drejtojë trafikun e drogërave të forta dhe tani që supertrafikanti Klemend Balili i LSI është në kërkim ndërkombëtar. Meta ka krijuar baza të tjera, të cilët kanë vijuar pa ndërprerje këtë trafik. Madje me paratë e këtij trafiku LSI është financuar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 për të marrë rezultatin me 19 deputetë.

Me sa duket Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Lulzim Basha, pa përjashtuar Berishën u nxituan shumë sot teksa deklaruan se DEA amerikane e antidrogës bëri goditjen sapo erdhi në Shqipëri. Në të vërtetë DEA është prezente në Shqipëri përmbi një vit e gjysmë, dhe po ndjek të gjitha lëvizjet e Metës, Berishës, Monikës, Ylli Manjanit dhe njerëzve të krimit dhe trafikut të drogës që lëvizin këtë trafik në emër të tyre. Duke bërë që një nga një të bien në prangat e policisë trafikantët e drogës të Ilir Metës dhe të Sali Berishës. Këtë e pohoi dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili tha se tashmë të gjithë trafikantët janë nën shenjestrën e policisë.

Drejtori Ardi Veliu dha detaje se vlera e lëndës narkotike mund të kapte shifrën e 180 milionë eurove dhe se sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një kontenier bananesh. Kokaina ishte e ndarë në 528 pako dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, më 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arbër Kuliçi(Çeka)”, tha mes të tjerave Veliu.

Ja kush eshte pronari i vertete i 613 kg kokaine te kapur ne Durres Read More »

Fshati Kuç : Orgjina e emrit te lashte

Kuçi bën pjesë në dheun e Epirit.

Emri Kuç është tepër i lashtë, ashtu siç janë emrat njërrokësh (Kuç) në të gjithë vendbanimet e hershme evropiane, siç janë p.sh. emrat gjermane Hun apo Got.

Emri Kuç gjendet në rregjistrin e Halil Inalçikut në Turqi më 1431, me 49 shtëpi e 180 banorë, po në këtë libër gjendet edhe fshati Vishat që sot ky territor është njësuar me atë të fshatit Kuç.

Kuçi këtë emër e ka patur edhe para kësaj periudhe (1431) dhe e ruan edhe sot dhe që nga viti 1874 deri në vitin 1918 ka qenë nënprefekturë. Fshat me emrin Kuç dhe pothuajse në të njejtat karakteristika të terrenit me male të larta e me lugina të thella ndodhen edhe në Korçë, në Berat, në Skrapar, në Tiranë, në Shkodër, në Lushnje e në komunën e Podgoricës, pas malit të Taraboshit, në Çamëri etj.

Jokli fjalën Kuç e lidh me kudh-i si dimunitiv përkatësisht të kësaj fjale dhe e shqipëton si “vorbe dyvesheshe”; pra, sipas këtij emri fshati lidhet në formën e vendit ku shtrihet (Dy veshët e vorbës janë Shkaga nga njëra anë dhe Bogonica nga ana tjetër, ndërsa fundi i vorbës është lugina e tokave nga Buronjat, Përroi i Thatë – Hekali-Grabova – Grinjëra – Sheshi i Rrethit deri në Bietzet.

Etimologjikisht fjala Kuç është spjeguar si dyminitiv i fjalës Kudh-i, si emërtim fshati është i lidhur me emrin e një vllazërie.

Vazhdimi i plotësismit të toponimeve të fshatit Kuç si dhe studimi e nxjerrja e konkluzioneve shkencore historike e gjuhësore për argumentimin e punës dhe luftës së madhe që ka bërë populli i Kuçit e prijsit të tij për ruajtjene emrave e simboleve të të parëve, të cilët ruajnë identitetin e vendit nga shkombtarizimet përbën një detyrë të kohës së sotme.

Fshati Kuç : Orgjina e emrit te lashte Read More »

Kënga labe, gjerdan i artë i folklorit shqiptar

Etnokutura shqiptare na mbush me frymë kombëtare dhe ka mozaikë ylberorë e shirita të artë të pashtershëm ndër shqiptarë, nga Kosova në Çamëri, nga Shqiptarët e Malit të Zi në Shqiptarët në Maqedoni, nga Arbëreshët e Italisë në Arnautët e Turqisë e kudo nëpër botë, ku ka mbirë fara ilirike e Shqiptarëve. Si pjesë e së tërës sonë shpirtërore, kënga labe është një gjerdan i artë në thesarin e  folklorit shqiptar.

Kënga labe ka lindur qysh me labin e parë mbi këtë dhè, me banorin e parë, që u shfaq, që është rritur, ka jetuar dhe ka ndërtuar jetën në këto troje e hapësira të Shqipërisë Jugperëndimore e Jugore , që i thonë Labëri. Kënga labe është sa mosha e maleve tona, e lumenjve tanë, është sa mosha e kësaj toke. Por, këndohet një këngë ndër viset tona labërore: “Farën që s’ ësht’ jona/ toka jonë s’e rrit…”. Kjo njësi folkorike, kjo mrekulli e kulturës shpirtërore të banorëve të krahinës etnografike të Labërisë na thërret kujtesën vetiake e atë sociale, kujtesën e shkruar dhe atë të transmentuar brezash gojë më gojë, si stafetë identiteti dhe dinjiteti, krahasuar me të tjerët. Nuk kemi dëgjuar asnjë banor të Labërisë deri më sot të thotë: “Hajt t’ja marrim një isopolifoniçe!”, por “Hajt t’ja marrim një zë/ të na bëhen dy zë…, labçe, vënçe, himarioçe”. Ia merr njëri; ia kthen tjetri, ai që thyen këngën, ia hedh i treti dhe të tjerët mbushin këngën (apo bëjnë iso, siç është futur në qarkullim edhe ky term). Asnjëherë nuk nis kënga labe me iso. As dje, as sot, as nesër, sepse “Farën që s’ ësht’ jona/ toka jonë s’e rrit…”.

grupi-i-dukatit

Ja një variant i një njësie folkorike nga Lumi i Vlorës, regjistruar në Mesaplik, më 20. 01. 2009: “Hajt, t’ja marrim lapçes – o,/ vënçes – o, braçes – o;/ për ca halle, për ca derte/ kënga jonë gjym po vete!…” ( po e shqiptojmë siç e kemi dëgjuar dhe shkruar këtë këngë labe, sepse folkori e ka specifikë parimin fonetik). Në Forumin për debat “Polifonia jonë popullore, krijimtaria e hershme e këtij populli të lashtë”, organizuar nga ASHASH (Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencës) me kryetar kompozitorin e shquar Limoz Dizdari, ish – kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë), vij si bir i këngës, si bartës i saj e përhapës i bukurive shpirtërore të labçes tonë fisnike, hijerëndë e tërë dritë. Këndoj pak labçe, por nuk mund të klasifikohem këngëtar i saj, se këngëtarët labë janë princa në Mbretërinë e Polifonisë Popullore Shqiptare. Karakteri sinkretik i folkorit nuk realizohet me ansamble të përziera pa vlera përbashkuese, me grupime laramane, pa identitet, pa dinjitet, pa hierarki vlerash specifike artistike, pa atë magjinë e të harmonishmes si shprehje e të bukurës estetike në folkorin e krahinës etnografike të Labërisë e më gjerë. Identiteti ka të bëjë me të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai;  shprehje e individualitetit; vetvetja e pranueshme dhe e pëlqyer nga të tutë dhe nga të tjerët. Dinjiteti është tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi. Fjala vjen: dinjiteti kombëtar, dinjiteti artistik, dinjiteti folkorik, dinjiteti i këngës labe si cilësia e mirë a vlera e lartë e kësaj pasurie shpirtërore të labëve që e bën atë të çmohet. Dhe kënga labe, polifonia popullore është pjesë identitare e së tërës dinjitoze të folkorit shqiptar.

Ndërsa termi “isopolifoni” nuk është shkencor dhe as i praktikueshëm në ato hapësira, ku banorët këndojnë labçe, në variantet e tyre, me shumë zëra e pa vegla muzikore (apo dhe me fyell e me culë). Nuk e bën dot pis këngën polifonike popullore shqiptare, atë këngë labe që për ne është “ilaç e shërim”, se ajo rrjedh e kulluar, se ajo ka gurrën popullore, që nuk shteron kurrë. Me polifoni ne kuptojmë të kënduarit shumëzërësh harmonik, ndërsa me iso kuptojmë barazi, njëtrajtshmëri në këngën tonë, gjë që nuk i shkon për shtat natyrës këngëtore pa vegla muzikore (apo dhe me dyjare e fyell) në Labëri e në trevat e tjera që i përkasin këtij Atlasi folkorik shqiptar. Termi “isopolifoni” bezdis folkordashëshit, dashamirësit e këngës labe, i bezdis siç bezdis mushkonja banorët te veshi, në shtëpi të tyre. Do të na falni, por këngës tonë labe, polifonisë tonë popullore i shkoka për shtat fjala e urtë: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara…”. Lodrat “isopolifonike” nuk janë të këndshme, nuk janë argëtuese. Ato vetëm sa na shkaktojnë bezdi, mërzi, mëri,shqetësime e zbrazëti shpirtërore të panevojshme. Si deri më sot, sa të jetë jeta e labëve mbi këtë dhè, kënga labe shpërndan e do të përcjellë vetëm dashuri e mirësi, madhështi e bukuri të shëndetshme dhe të freskët ; në asnjë rast nuk ushqen se s’mund të ushqejë urrejtje. Ky është një parim moral i këngës labe, qysh në gjenezën e saj. Kënga labe, polifonia jonë këndohet edhe pa iso, por iso pa polifoni nuk ka, as ka patur dhe as mund të ketë, siç e pohon dhe krijuesi popullor dhe studiuesi njohur i këngës labe Llambro Hysi. Polifonia është e tëra, isua është pjesa. Në Labëri këngëtarëve të isos u thonë mbushësa: “Mbusheee!”- bën kërkesën me këngë marrësi, pasi e kthen thyesi, që do të thotë se u kërkon pjesëmarësve që ta mbushin këngën, që të vejë sa më bukur, sa më mirë, që të kënaqen ata që e këndojnë, por të kënaqin dhe të tjerët me harmonizimin tingëllues artistik dhe estetik të këngës. Apo : “Iso, djemaaa!” “udhëron” me këngë i pari i këngës, korifeu. Nga përvoja gjysmë shekullore me këngën labe të Tërbaçit dhe mbi 35 vjet me këngën labe në tërësi, gjykoj se disiplina artistike është më e fortë  dhe  më e rreptë se disiplina ushtarake ( në kontekst). Mbushe këngën do të thotë bëj iso, bëj atë zërin e njëtrajtshëm, sinkronik, të qëruar, jo të çjerrë, por të kthjellët dhe të pastër që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në  një këngë me shumë zëra, siç është kënga popullore polifonike labe. Isua është llaçi që mbush boshllëqet midis gurëve të rëndë të fortesës së lashtë që quhet këngë labe, apo me emërtimin e gjuhës standarte shqipe – polifoni. Asnjë kështjellë nuk e ka marrë emrin  nga llaçi apo nga gurët, por nga vendi, pronari, ideatori, nderimtari, kapedani: Kalaja e Gjirokastrës, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Ali Pashës, Kalaja e Teutës, Kulla e Devish Aliut… Ndërsa kënga: Kënga Kaninjote, Kënga Himariote, Kënga Qazimademçe, Kënga e Neço Muçës, Kënga Tërbaçiote e Kujtim Micit, Kënga Pilurjote e Lefter Çipës, Vallja e Vranishtit, etj. “Shërbimi i vërtetë, jetësor dhe shkencor ndaj polifonisë shqiptare, – thotë prof. dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, – është shërbim ndaj kulturës sonë qytetare, për etnologjinë  e shqiptarëve’.

grup-lab-gjirokaster

Ndërkohë, dëshirojmë të kujtojmë një tjetër thënie popullore: “Jo të gjitha mizat fluturake bëjnë mjalt”. Marrim shkas nga kjo fjalë e urtë për të theksuar se, edhe në trojet labe, në hapësirat e krahinës së madhe etnografike të Labërisë, jo të gjithë banorët labë apo jo labër, që jetojnë në këto vise, na shkaktojnë emocione pozitive; jo të gjithë na japin kënaqësi artistike, estetike, etiko – morale dhe humane. Jo të gjithë ata që mblidhen e këndojnë labçe kanë nivel të lartë artistik dhe cilësi në traditë apo me prurjet folkorike. Deformimet çojnë në rënie. Kënga labe u deformua nga “turbofolkët”, “u zbërdhyl”, por nuk ra. Qe fat. Gjykojmë se nuk vlen ta trajtojmë fare folkorin e turbulluar, apo siç i flasin me pekule me cilësorin “turbofolk”.  Megjithëse edhe folkori i turbulluar e pati një  element për ta vlerësuar. Mbas rënies së sistemit monist, u duk se u shua  labçja. “Tallavaistët” u munduan për përfitime ta rrëmbenin bran dhe e rrëmbyen ca kohë “zonjën e rëndë”, labçen tonë, që një jetë të tërë ka qenë  “ballëlart e mal në këmbë”. Por, fatmirësisht, nuk u zhduk dot kënga jonë. Ky qe fat për ne. Por fatin njerëzit e bëjnë, e mbajnë, e ruajnë dhe e përcjellin në shoqëri për mirësi. “Zonja e rëndë” e përballoi me sukses edhe  këtë “operacion kirurgjik”. Se  kënga labe është gurrë e kulluar e nuk është matarà, aq më keq s’ mund të jetë kurrë një matarà e ndryshkur, e shpuar… Jemi të mendimit që detyra dhe misioni ynë është që ta nderojmë  zonjën e rëndë me  thesare etnokulturore, Këngën polifonike popullore shqiptare, gurrën popullore të kulluar si ujë bore, me dritë të ngrohtë si diell, që qëndron lart si shqiponjat në qiell. Nxisim, paraqesim, përurojmë vlerat folkorike dhe risitë e pranuara, të përdorura dhe të përhapura në komunitetet (bashkësitë) me labër, sepse pëlqehen nga banorët përkatës. Kujtoj nga babai im i paharruar Rexhep Abazi, (1935 – 2009, me universitet, mësues dhe këngëtar, ndër krijuesit e grupit të madh të Tërbaçit dhe kthyesi i parë me grykë i këngës së madhe: “Nëna shqipëtare mbesë e ilireshës”, me marrës Sinan Hoxhën dhe hedhës Mejdi Skëndon), që në vitin 1966 ka ardhur në Tërbaç dhe në Vranisht, në tokën e duhur për t’i shërbyer farës së duhur labërishte vetë prof. Zihni Sako, që njihet si babai i folklorit shqiptar dhe themelues i të parit Institut Folklorik në Shqipëri.

Kur ishim të vegjël, shikonim më të rriturit që mblidheshin grupe – grupe dhe i dëgjonim si këndonin aq mirë, aq bukur, aq natyrshëm. Na dukej se konkuronin me biblibat e malit. M’u kujtua një burrë i asaj kohe. Pa sy qe. Po Zoti, në vend të gurmazit, i kishte vënë një bilbil në fyt, thoshnin pleqtë. Prënjo Xhaka quhej. Ishte biblbil gjyzar, siç thoshnin lisat e moçëm në vitet ’65 -‘70 të shekullit XX për këtë banor të Tërbaçit, që s’ kishte sy, po zë kënge si ai s’kam dëgjuar deri më sot. Ata burra, kur bëheshin tok, sidomos pasdarkeve apo nëpër dasma e festa tradicionale, këndonin këngë të shtruara, në shtrat, këngë tabani, këngë burimi, që të kënaqnin shpirtin me atë karakterin e tyre sinkretik, që e bën folkorin krijimtari artistike specifike. Me ato fjalë që ngjitnin, që zinin vend e mbaheshin mend, që i krijonin në moment, si të zgjedhura me dorë, si bleta zgjedh nektarin nëpër lule, vargje të atypëratyshme, sa të thjeshta aq sublime, me bukuri estetike, me melodi të pëlqyeshme, me një akustikë magjike, me veshjen karakteristike, që u kishte hije, në atë mjedis, në atë kohë dhe hapësirë praktikmi, kënga e atyre burrave të lartë e hijerëndë më dukej se vinte tek ne e kulluar nga një burim hyjnor. Me të drejtë gjeniu Kadare (vetëm burokratikisht ende i pashpallur si Nobelist nga Akademia Suedeze) e cilëson folkorin shqiptar “Autobiografia e popullit në vargje” (1971, 1980, 2002). Kur ishim të vegjël e të rriturit na merrnin pas, dëgjonim që flisnin për Këngën Himarioçe, për Këngën Smokthinjoçe dhe për këngën Tërbaçioçe. Kuptuam më vonë që, në vijë kronologjike, se këto tre variante, melodi, apo avaze, si flitej nëpër lokalitetet përkatës, ishin tre stilet muzikore që e pasuruan dhe e ngritën artistikisht këngën labe në veçanti dhe shtuan një shufër floriri në minierën e artë të Folkorit Shqiptar. Në atë kohë, (ende pa dalë televizioni) Radio Tirana kishte një program, Radio Posta quhej dhe jepte këngë që të zbukuronin botën e brendshme, të mbushnin shpirtin me dashuri, me ndjenja të larta se ishin kënëg të ngrohta, të bukura si thëllëza, jo si ca laraska e sorra që dalin fatkeqësisht sot (edhe ndër këto vise), kishte një emision me këngë popullore, i cili realizohej dhe me një nënndarje të titullura: Këngë labçe, vënçe, himarioçe, që më vonë nga studiuesit e folkorit u emërtuan këngë polifonike labe (Spiro Shituni, Agron Xhagolli, 1986: ndër figurat më të spikatura të folkoristikës shqiptare, me që kënga labe këndohet nga shumë zëra – shën im: A. H). Këngët labe himariote të Neço Mukës deri te Dhimitër Varfi, ato smokthinjote të Qazim Ademit deri te Hysen Ruka dhe Këngët labe tërbaçiote të Kujtim Micit me Sinan I. Hoxhën e Syrjat Hodon, janë tre maja malesh me trëndelinë në diell e suferinë, në Vargmalin Folkorik Madhështor të Folklorit Shqiptar, që shkëlqen në Etnokulturën Kombëtare.

grupi-i-himares

Shkëlqyen në ato vite stile e variante, si një mozaik ylberor, që e ngritën në nivele artistike të larta këngën labe me grupe të mëdha nga pesha specifike, si grupi i famshëm i Pilurit, i polifonëve magjikë të “Fosforinës shqiptare” të të madhit Lefter Çipa, me Ermioni e Katina Mërkurin, me Vangjel Gjiçalin e Qirjako Balën; grupi i Bënçës së Maliq Lilës së paharruar, me Golik Jaupin e papërmbajtshëm e Paro Zilfon – amazonë kënge; grupi i Vranishtit të Muhamet Tartarin të papërtuar, me Arap Çeloleskën e hekurt, Leonora Shkurtin buronjë vranishnjote; grupi i Tragjasit të Hamdi Pulos vargbrilant, me Beqir Laçen, Aranit Daupin dhe Tartar Avdulin e pashoq; grupi i “Violinave” të Lapardhasë me ustain e labërishtes Feti Brahimi e me bilbila si Nazif Çelën me Golik Likën e me thëllëza si Bardha Brahimin; grupi i Armenit të “Cinxërfiles” së Lefter Haxhirajt e pavdekshëm me burra kënge si Rrahmën Nuredini; apo gurin e çmuar folkorik Zeqo Hoxha  me të tejlashtën monofoni të Kallaratit të Llambro Hysit. Po ninullat e dhembshura e të ëmbla të Bardha Hosit të Bolenës së Nertesi Asllanit?! Njerëzit dhe sot e kësaj dite pyesin: “Vasil Serës së Bratit, kush ia ka vendusur atë biblib në grykë, baba e nëna  apo Zoti vetë”?! Nuk mund të mos kujtojmë me nderim, se nuk mund të mos udhëtojmë me këtë trajtesë sado të shkurtër nëpër visaret folkorike të këngës labe në Gjirokastrën e monumentit Folkorik Xhevat Avdalli, që ia la stafetën denjësisht Arjan Shehut e Mehmet Vishes me shokë. Po Tepelena, diamant me këngë e histori?! Po Saranda e Delvina, si “nuse bregdeti” e këngës labe ?! Idajet Duka me “Kaonët” ndez detin, jo më tokën e malin me këngët e tij mbushur zjarr atdhetar. Kalo Bregu i Vezhdanishtit vjen si gjëmim me zërin shpellë e, pas tij, na befason Vendim Zykaj. Po ky, Alush Milori i Progonatit, çfarë ka qenë – njeri apo shqiponjë labe që printe vallen burrërore?! Mallakastra që flakëron labërisht në stilin e saj, po Trebeshina e Rilinda Velajt që e bën këngë labe të bjerë era manushaqe, duke tejkaluar trojet tradicionalë të këngës labe?!…A e keni dëgjuar Yzeir Llanaj që kur këndon ndez Mallakastër e Labëri?! Po Piro Latifaj, Piro Hekali, me ato këngë epiko – lirike, që i krijon vetë dhe i merr aq bukur, aq ëmbël, aq me ndjenjë, saqë dhe gurin e drurin bën t’i qasen t’ia mbajnë këngës së tij?! Po korifeu i sotëm i valles së Vranishtit, kthyesi historik, Sinan Gjoleka që nuk luajti një ditë nga “vatani”, që është një spaletë morale e polifonisë labe?! Në krahë të korifejve Kujtim Mici, Lefter Çipa, Maliq Lila e Hamdi Pulo  ecën Llambro Hysi, Muhamet Tartari e Feti Brahimi, profile të skalitur të krijimit poetik popullor, të zilishëm dhe nga poetët e letërsisë moderne, siç nënvizon Kadareja i madh. Në gjurmët e krijimeve të këtyre burrave labërues, që përbëjnë lartësi, ecën denjësisht Zaho Balili, Nertesi Asllani, Kristo Çipa, Felek Bleta dhe Nexhip Sera, i veçanti e “i padukshmi” me ato vargje jo të krijuara, por të pikuara me filigran shpirti e arti. Është nder për ne të përmendim emrin e fenomenit Vendim Kapaj që i bie fyellit e culës përsosmërisht, si ai?! Vendimi është monumenti i labërishtes në lëvizje. Po plaku Selman Pazaj nga Vranishti që prodhon e gdhend cula guri dhe i bie culës së gurtë si të na vinte nga një legjendë e gjallë?! Në sotshmëri, në vijim të traditës së treshes së famshme Sulo Bozhani, Leko Gjoleka, Bego Vangjeli, (që nga kohë e Dule Havarit) është grupi i Dukatit me Fatosh Likën e Bajram Hundën etnopërbashkues që është ngjitur në majë të Malit Folklorik. Dhe të tjerët ecin, fushave, brinjave, kodrave të shpirtit të gjerë të Folkorit Shqiptar, që kemi si visar ne labët, si pjesë e së tërës etnokulturore. Po këngëtaret  virtuoze të Vranishtit Leonora Shkurtaj, Asime Skëndaj e Fiqirete Aliaj, në gjurmët e Sadihanë Brahimes e nënave të tjera të këngës?! Po Nazo Dautaj, Shpresa Kapo, Margarita Habili të Tërbaçit në gjurmët e traditës që solli Hadixhe Hodo, Natasha Hoxha, Bardha Kapo e Dashuri Mehmeti me ato kapedane të këngës grarishte tërbaçiote?! Po Bejushe Demaj Barjami e krojeve të Velçës? Po legjenda e Dukatit Pika Feruni, pasuar denjësisht në shtratin e këngës nga Taire Bozhani?! Po të spikaturat  Nasije Merkaj dhe Eli Belaj të Kaninës?! Po Angjelina Islami e Mavrovës? Po Leni Çali e Himarës sot?! Po vajzat e Dhërmiut?! Po kthyes si viganin Nebi Xhaka apo  vijuesin e tij Viron Laci ku gjen?! Kështu është në viset tona. Edhe në këngë edhe në valle. I pari ia merr këngës, këndon poezinë popullore me një melodi, në një variant që vetë ata, komuniteti e kanë pranuar e kanë pëlqyer, e praktikojnë dhe e përhapin. Më përpara, në odat e burrave a ku mblidheshin trimat e këngës (se dhe kënga paska trima!) këngë  merrnin të gjithë burrat që ishin mbledhur në shoqërinë e këngës, me radhë, përndryshe nuk mund të ishe pjesëtar në atë grup. Kishte nivel, kritere e standarte kënga. Dhe duhet të ketë. Mujo Gjondeda, Mejdi Skëndaj, Kujtim Mici e Rexhep Abazi me shokë, kur hidhnin e kërcenin vallen e kënduar tërbaçiote, atë të sertën e të rëndën, atë të madhërishmen e papërsëritshme të viteve ’70  – të të shek. XX, këndonin si malet në këmbë, lartë, qartë e shqip: “More, di, more di, more diell e moj hënë!…”, apo : “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri, koshere blete!…” dhe tundnin shaminë në erë krenarisht në valle burrash e mateshin me retë e rrufetë mbi Çikë, në Malet e Vetëtimave. Ashtu kishte ardhur stafeta folkorike nga të parët, qysh nga lashtësia. Asnjëherë nuk na kanë thënë dhe në asnjë rast nuk kemi dëgjuar që të nis me iso: “Eee, aaa, ooo, e more diell e moj hënë,eee, ooo!”. Po kështu, memorja sociale më e afërt (viti 1978 e më tëhu) apo regjistrimet në bobina, në kaseta apo video e mban mend e ka dëgjuar, e ka parë Hetem Shkurtin, Arap Çeloleskën, Selman Alinë e Sinan Gjolekën me vallëtarët e vetëtimave labe të Vranishtit ta nisnin vallen e kënduar: “Lidhur si fishek gjerdani” apo vallen e Ismail Qemalit, atë për Labët me 300 pala fustanella, apo “Shpata jonë gris fermanë”, duke i deklaruar, duke i kënduar me melodi, sipas ritmikës së valles fjalët e tekstit poetik popullor: “…Lidhur si, lidhur si, lidhur si fyshek gjerdani…”, apo “Cili je, cili je, cili je ti more burrë?!…”, si dhe “Labëri, Labëri, Labëri, dyzet kështjella”, apo “Shpata jò, shpata jò, shpata jon’ grisi fermanë”  dhe në asnjë rast ta nisnin me iso: “eee, ooo, aaa lidhur si…ooo, eee…”. [Absolutisht, kurrë nuk fyej ata njerëz apo ato komunitete që këndojnë me të tilla variante. Marrëdhëniet ndërkulturore, shkëmbimet shpirtëtrore janë vlerat e traditave ndërkomunitare dhe e takimeve të kulturave jomateriale me grupet e tjera, me kraninat apo dhe me popujt mesdhetarë, ballkanikë apo europianë. Foklori është konsulli i miqësisë midis popujve, kënga është ambasadorja shpirtërore e dashurisë dhe e miqësisë midis popujve tanë. I respektoj ata që e nisin këngë me iso, se ajo është bota e tyre shpirtërore, ashtu u pëlqen, ashtu këndojnë, por nuk është natyra jonë ajo mënyrë të kënduari, nuk është stili ynë ky model që na sajohet e na paraqitet]. E pra, e ka thënë shqip Bujku i këngës labe, mësuesi, poeti, këngëtari, drejtuesi dhe Dragoi i këngës së Tërbaçit, Kujtim Mici: “Farën që s’ ësht’ jona/ toka jonë s’e rrit…”. Një jetë të gjallë folkorike bëjnë këngët lirike të të paharruarit Lefter Haxhiraj në Armen me Rramën Nuredinin dhe këngët e epikës historike të Meleq Kapllanit në Kaninë me Piro Bregun, grupet e reja zinxhir të Pilurit me shpirtin e Kristo Çipës, grupi i djemve të Tërbaçit me Endri Hodon, grupi i mrekullueshëm i Bedro Berdos nga Dukati apo grupi i sotëm i Himarës me Katina Belerin e pakapshme, etj. Shkëlqimi i grupit të djemve të Bratit është shpresëdhënës se stafeta e këngës labe do të vijojë brezave, sa të jetë jetë mbi këtë dhè. Valltarët e rinj të Drashovicës janë një prurje e re dhe vlerë e shtuar në folkorin e sotëm të Labërisë së Vlorës dhe të Labërisë në tërësi. Me ta krenohet foklori ynë i sotëm. Të gjithë e duan majën, por jo të gjithë arrijnë. E rëndësishme është që rrjedh e nuk shteron kurrë ujët e kulluar nga Gurra Popullore.A.H

Kënga labe, gjerdan i artë i folklorit shqiptar Read More »

Meteorologia nxjerr tabelën: E frikshme çfarë na pret të premten

Edhe dita e enjte, sipas meteorologeve do te jete shume e ftohte dhe me reshje debore, por nga e premtja, do te rriten temperaturat dhe ne zonat veriore te Shqiperise, aty ku situata eshte ekstreme keto dite, do te ndodhe e pabesueshmja.

Meteoalb ka nxjerre nje tabele ku duken temperaturat ekstreme qe do kete mengjesi i te enjtes dhe ai i te premtes.

“KONTRASTI i thelle termik ndermjet temperaturave ne mengjesin e se enjtes dhe te se premtes per zonat Veriore.”

Meteorologia nxjerr tabelën: E frikshme çfarë na pret të premten Read More »

Artan Hoxha si gjithmonë ‘plas bomba’: Kokaina e ardhur nga Kolumbia kishte…

Nuk jane 2, por jane 9 te shoqeruarit ne polici si te dyshuar per lidhje me kokainen rekord te kapur sot ne Maminas, magazinat e kompanise qe kishte porositur edhe bananet nga Kolumia.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha sot në edicionin e lajmeve në RTSH,  se numri i të arrestuarve është 9 dhe jo 2. Gjithashtu gazetari tha se destinacioni final i kokainës ishte Gjermania dhe se ajo kishte garanci shume te forta.

Është kapur sasia më e madhe e kokainës dhe duket sikur nuk është dekonspiruar asgjë edhe pse janë arrestuar dy persona dhe pronari është ende në kërkim.

Në fakt numri i personave që janë shoqëruar për këtë ngjarje është me i madh, diku tek 9, por për arsye që i bën publike edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit edhe kreu i prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, të cilët ja lanë hetimeve për shkak se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me një grup shumë të fuqishëm, që ka porositur një ngarkesë që do të ishte shumë serioze edhe për vendet e zhvilluara të BE, jo për një vend si Shqipëria, besoj se gjëja numër një që duhet thënë sot besoj se është një sukses, jo thjesht për sasinë rekord por për gjithçka që ka ndodhur gjatë këtij operacioni.

Artan, është suksesi i policisë shqiptare apo edhe në bashkëpunim me policitë e shteteve të tjera?

Unë nuk dua ti ndaj me thikë. Nuk mund të godasësh grupe të strukturuara kriminale të cilat janë shumëkombëshe dhe veprojnë në shtete të ndryshme. Imagjinoni, kjo sasi ka ardhur nga Kolombia, ka kaluar në Itali, ka kaluar në Maltë, pastaj ka ardhur në Durrës. Pra pa diskutim mbetet një sukses shumë i madh. Sigurisht ka patur këmbim informacioni me vendet partnere, sepse Shqipëria nuk ka një treg që mund të asimilojë një sasi prej 613 kg kokainë dhe shifra që ka dhënë deklaratën zyrtare Policia e Shtetit kur thotë se vlera në treg e drogës është 180 milionë euro, e ka bërë duke llogaritur një element. Kjo sasi ka ardhur me një sasi shumë të lartë pastërtie, pra është mbi 90 përqind, gjë që në gjuhën e narkotrafikantëve do të thotë se kjo sasi droge kaq e pastër nuk mund të hidhet në treg, sepse dëmton së pari klientët që e përdorin. Kjo sasi droge përzihet dhe vëllimi i saj nga 613 kg shkon në tre fish, 1.8 ton, apo edhe katërfish. Llogaritur me çmimin final që blehet nga përdoruesi në treg, shkon në 100 mijë euro për kilogram. Nësë kjo sasi droge do të dilet në tregun europian fitimi për narkotrafikantët do të ishte 180 milionë euro.

Por çfarë ka ndodhur? Dua të shpjegoj një detaj për qytetarët. Si ka mundësi që trafikantët tanë shkojnë dhe e marrin drogën në Amerikën Latine ku është burimi i kokainës? Atje mund ta blesh shumë lirë dhe të rritësh së tepërmi marzhin e fitimit. Sasia e kapur e kokainës mendohet se është blerë me një çmim 12.500 dollarë për kilogram në Kolombi. Duke përfshirë transportin që është kosto, kjo sasi kokaine del në treg me shumicë, kur grosisti i madh jua shet trafikantëve të vegjël me një çmim 24 euro për kilogram. Por një sasi e tillë që shkon tek 1.8 ton kokainë hyn në treg do të thotë se një operator i ri shumë i fuqishëm, po ndikon në një vend të fuqishëm të BE.

Destinacioni final nga informacionet që unë kam deri tani është Gjermania, vendi më i madh i BE që ka dhe tregun më të madh që mund të asimilojë ngarkesa të tilla. Por edhe në Gjermani futja e një sasie kaq të madhe kokainë sigurisht që ka vënë në alarm shërbimet inteligjente të atij vendi dhe besj se aty ka nisur lëvizja.

Përse magazinohet në Shqipëri droga, Artan?

Trafikantët për të maksimalizuar fitimet e tyre kanë shkuar në burim, Kolombi, e kanë blerë atë si dorë e parë, e kanë sjellë në Shqipëri. Këtu ajo do të përpunohej, ti rritej vëllimi, pesha e saj. Por ajo nuk mund të shkonte me një ngarkesë të vetme në Gjermani pasi do të ishte një risk shumë i madh, nëse kapet do të ishte një dëm qindra miliona eurosh për grupe kriminale.

Por çfarë bëhet? Ato shkojnë me ngarkesa më të vogla deri 10 kg që me çmimin e tregut të pakicës do të thotë 1 milion euro, që edhe po u kap ngarkesa të kenë mundësi ta rikuperojnë.

Magazinimi në Shqipëri nuk është hera e parë, dua të kujtoj rastin e qershorit të vitit 2014, në portin e Tivarit në Malin Zi u kapën 250 kg kokainë të cilat po ashtu vinin nga Amerika Latine dhe shkonin për llogari të një kompanie në Fier. Në atë rast kokaina u kap jashtë territorit shqiptar, unë pashë dhe kronikat e RTSH dhe besoj se ndërhyrja e politikanëve duhet të jetë vetëm për mbështetje të autoritetit të ligjit, pjesa tjetër do të është dështim për Shqipërinë nëse kjo sasi droge do të kishte hyrë në Shqipëri, do të ishte përpunuar në magazinat e Maminasit, do të kishte dalë nga territori shqiptar dhe autoritetet e vendeve fqinje do ta kishin kapur dhe do ta provonin nga vinte kjo.

Fakti që është kapur në Portin e Durrësit, brenda në magazinë, ju kujtoj me këtë rast një histori.

Konteineri ka dhjetë ditë që ka ardhur në portin e Durrësit. Trafikantët nuk kanë shpejtuar ta tërheqin konteinerin dhe e kanë lënë të kalojnë gjithë procedurat. Ata janë paraqitur në Portin e Durrësit për të bërë procedurat e tërheqjes së konteinerit. Gjatë mbrëmjes të së martës kanë çuar një trailer në të cilin është vendosur konteineri dhe ai është shoqëruar nga Porti i Durrësit në Maminas që është pika më strategjike shumë afër aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, portit më të madh që ka Shqipëria, shumë afër kryeqytetit. Traileri është shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga një automjet tjetër “Volksëagen” Caddy. Në të udhëtonte administratori i firmës. Policia e ka patur në mbikqyrje. Ajo i ka lënë deri në orën 1 pas mesnate. Policia ka ndërhyrë pas orës 2 të natës. Brenda magazinës është kapur shoferi Armando Pezaku, janë kapur 5 punëtorë. Ata në fakt po shpejtonin të shkarkonin bananet, për të nxjerrë shtresën e kokainës. Paralalisht me hyrjen në magazinë policia ka ndërhyrje në një aksion tjetër edhe tek makina që shoqëronte trailerin, “Volksëagn” Caddy. Policia ka krijuar një incident e më pas ka arrestuar dy persona mes tyre Roland Lushaj menaxheri i kompanisë, njeriu që ka koordinuar lëvizjet nga Porti i Durrësit deri në magazinë.

Në dijeninë tuaj a ka persona të tjerë në hetim?

Kemi të bëjmë me një grup shumë të strukturuar që shtrihet në disa shtete. Grupi është shumë i madh. Porkuroria dhe policia po kryejnë veprime për të gjetur baza të vendndodhjes së pjestarëve të këtij grupi që ndodhen brenda territorit shqiptar dhe po bashkëpunojnë me autoritete të vendeve fqinje, sidomos në Gjerman dhe Itali për të gjetur pjesën tjetër të grupit.

Duhet të ndjekim çfarë do të ndodhi më tej.

Duhet të kemi parasysh se kur lëviz një sasi e tillë nga burimi fillestar drejt tregut final që është BE, tregu më i pasur në botë, ka patur një garanci shumë të madhe. Garantët kur kapet një sasi kaq e madhe kanë pasojat sepse dikush do ta paguajë dëmin që është shkaktuar. Në pamundësi për tu kthyer paratë si granci në këto raste grupet kriminale eleminojnë personat që kanë dalë garantë. Në rastin e vitit 2014 menjëherë pas kapjes së kokainës në Malin e Zi, në Tiranë ndodhën tre dhe mes ture u vra nje bankier i nivelit të dytë. Uroj që autoritetet tona të kenë mundësi që parandalojnë goditje të nivelit të lartë. Një ngarkesë e tillë nuk lëviz pa një garanci shumë të fortë. Deri ku shkon garancia kjo është pjesë që duhet ta zbulojnë autoritetet dhe nuk dua të spekuloj.

Artan Hoxha si gjithmonë ‘plas bomba’: Kokaina e ardhur nga Kolumbia kishte… Read More »

Donald Lu del me një deklaratë të fuqishme pas kapjes së kokainës kolumbiane në Durrës

Edhe ambasada amerikane ne Tirane, gjithashtu edhe misioni i BE, kane reaguar sot duke përgëzuar Policinë Shqiptare për kapjen e 613 kilogramë kokainë kolumbiane në Durrës.

Përmes një deklarate për mediat, Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaron se kapja e një sasie kaq të madhe kokaine është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Ambasada nënvizon se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.

Reagimi: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës”.

Pas ambasadës amerikane, ka reaguar edhe zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke kërkuar që shteti shqiptar të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat përpiqen të zgjerojnë trafikun e drogës

ReagimiBE përgëzon doganën dhe policinë për operacionin e suksesshëm në kapjen e 614 kg kokainë në portin e Durrësit. Ju lumtë dhe vazhdoni kështu me luftën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk mund të fitojë mbi forcën e ligjit. Shteti shqiptar duhet të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat përpiqen të zgjerojnë trafikun e drogës

Donald Lu del me një deklaratë të fuqishme pas kapjes së kokainës kolumbiane në Durrës Read More »