Aurora

Ja cpo ndodh – “Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeverinë Rama”

“Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri”.

Kjo eshte deklarata e liderit te PD Lulzim Basha, i cili permes nje postimi ne rrjetet sociale, shkruan se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj “janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja”.

“Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij. Siç demonstron dokumenti më poshtë:”

Ja cpo ndodh – “Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeverinë Rama” Read More »

Përloti nëna e 5 fëmijëve : “E ndjeva gjatë shtatzënisë që vajza ka …”

“Nuk e di si dhe kur, por gjithmonë i thosha bashkëshortit që ky fëmijë do të jetë ndryshe. Shtatzënia ishte normale, megjithatë e dija që diçka ndryshonte’.

Keshtu e nis rrefimin e saj Amber DeAnn Rojas, ne cila eshte nene e 5 fëmijëve.

Gruaja nga Teksasi ka treguuar per Mirror, se gjate shtatzanise, e ndiente që pas lindjes së katër fëmijëve (dy prej tyre binjakë) e fundit nuk ishte e njëjtë me të parat, dhe kishte të drejtë. Menjëherë pas ardhjes në jetë të fëmijës së pestë, ajo zbuloi se vajza kishte sindromën down.

Gjëja tjetër që di është, vogëlushja ime është në krahët e mi dhe ndjeva shumë emocione. Sapo e pashë vërejta që kishte sindromën down. E pashë në fytyrë dhe mendova: Foshnja ime ka sindromën down. Në atë moment, harrova që nuk ia dija ende gjininë foshnjës. Pashë poshtë dhe për çudinë time, ishte vajzë! Isha aq e lumtur sa e harrova fare sindromën. Isha shumë e lumtur që linda një tjetër vajzë!”

Pas i bënë disa kontrolle të porsalindurës, mjekët i shpjeguan prindërve se vajza e tyre Amadeus kishte disa shenja të sindromës down. Edhe pse Amber thotë se nuk dinte shumë rreth kësaj gjendje shëndetësore, nuk ishte shqetësuar edhe aq shumë nga lajmi.

Nuk na intereson që ka sindromën down sepse jemi të gjithë të fiksuar pas saj…ajo është si të gjithë fëmijët e tjerë që kemi. Ka nevojë për qumësht. Qan kur është bërë pis ose nuk ndihet mirë. Qesh kur na sheh, prandaj e duam pa masë. Amadeus na ka afruar me njëri-tjetrin. Po mësojmë të gjithë së bashku për një komunitet që nuk e njihnim më parë. Nuk e shohim si diagnozë, e shohim si vajzën tonë.”

Deri tani Amber po e shijon lidhjen me vajzën. Edhe pse Amadeus duhet t’i nënshtrohet një operacioni në zemër për një defekt që shumë fëmijë me sindromën down lindin me të, familja Rojas shpreson që vajza të shërohet shumë shpejt.

Përloti nëna e 5 fëmijëve : “E ndjeva gjatë shtatzënisë që vajza ka …” Read More »

Per shendet te mire : Arsyet pse duhet te hani ullinj cdo dite

Ullinjtë klasifikohen fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët.

Ullinjtë jeshilë mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht.

Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyrna të shëndetshme për organizmin.

Më poshtë do të gjeni të listuara , përfitimet e rëndësishme që merrni nga konsumi i përditshëm i ullinjve.

Përmirësojnë shëndetin e kockave

Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore.

Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta.

Ulin kolesterolin

Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.

Largojnë dhimbjet

Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.

Antioksidantët

Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve.

Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gjakut.

Janë të pasur me baktere të mira për stomakun

Ullinjtë përmbajnë lactobacillus, një nga bakteret më të mira për stomakun.

Sa më shumë baktere të mira të kemi në stomak, aq më e mirë do të jetë tretja dhe aq më pak inflamacion do të kemi në organizëm

Efikasë kundër rrudhave

Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme.

Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 përqind.

Ulin rrezikun e diabetit dhe mbipeshës

Këto fruta me bërthamë janë të pasur me yndyrna mono-të-pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Kjo e mirë vjen nëse nuk konsumoni ushqime të yndyrshme dhe zgjidhni ullirin dhe nënproduktet e tij.

Ulin oreksin e tepërt

Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur.

Konsumi i ullinjve është shumë i rekomandueshëm sa më shpesh të jetë e mundur.

Per shendet te mire : Arsyet pse duhet te hani ullinj cdo dite Read More »

Ushqimet e demshme qe shpejtojne Diabetin

Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz.

Nga ana tjetër, ato përmbajnë shumë yndyrna, kripë dhe sheqer.

Diabeti dhe ushqimet që nuk duhen konsumuar

Yndyra, kripa dhe sheqeri, të treja janë armiqtë e organizmit dhe sidomos të atyre që vuajnë nga diabeti.

Po cilat janë ushqimet e përpunuara të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti? Lexoni listën me poshte.

Orizi i bardhë

Orizi i bardhë është i lirë dhe gatuhet shpejt.

Por siç ndodh rëndom me ushqimet e tjera të përgatitura nga mielli i rafinuar (buka e bardhë dhe makaronat) edhe orizi i bardhë është i zhveshur nga çdo ushqyes i rëndësishëm.

Për më tepër, ai rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet orizi kaf, elbi, bullguri, kuinoa apo buka me drithëra të plota.

Mund të kërkojnë shumë kohë për t’u gatuar, por janë më të shëndetshëm dhe me vlera.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura minojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur peshën optimale dhe mbajtur nën kontroll diabetin.

Ato nuk kanë asnjë vlerë shëndetsore dhe vetëm rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Konsumoni më shumë patate të pjekura.

Zgjidhni pataten e ëmbël.

Prijeni në feta dhe piqini në furrë.

Mos blini patate të ngrira në supermarket sepse janë të mbushura me përbërës artificialë.

Frutat Konservë

Ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta u bën shumë mirë njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Frutat konservë bëjnë të kundërtën.

Ato janë të mbushura me shurup të ëmbël të përpunuar.

Nëse këto fruta ju pëlqejnë shumë, më mirë shpëlajini me shumë ujë përpara se t’i hani.

Patatinat

Patatinat dhe produkte të ngjashme mund të minojnë përpjekjet tuaja për të mirëmbajtur peshën.

Ato shtojnë kaloritë, kripën dhe substancat kimike, por nuk ofrojnë as fibër as ndonjë ushqyes të rëndësishëm.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara, madje edhe ato që reklamohen si pa sheqer janë të rrezikshme për peshën dhe diabetin.

Zëvëndësojeni këtë pije me ujë me gaz me pak lëng limoni ose limoni jeshil.

Hidhni frutat në ujë bashkë me borzilok e limon dhe kështu keni krijuar një pije të shëndetshme që shuan etjen.

Ushqimet me sheqerna të shtuara

Sheqernat e shtuara janë përbërësit bazë të çdo ushqimi të konservuar siç janë biskotat, salcat e ndryshme, ëmbëlsirat, salcat e sallatave, drithërat e të tjerë.

Mjekët thonë se gratë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 lugë çaji me sheqerna në ditë ndërsa meshkujt nuk duhet të konsumojnë më shumë se 9 lugë çaji.

Mishrat e përpunuar

Mishrat e përpunuar mund të mos përmbajnë sheqer por ato kanë shumë yndyrë, kripë dhe substanca të tjera shtesë që rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Hiqni dorë nga sallamet, proshutat, salçicet, donerët e të tjerë dhe zgjidhni mish të mirë në gjendje natyrale të papërpunuar.

Hamburgerët

Ushqimet e shpejta janë një faktor rreziku

Sipas ekspertëve, njerëzit që hanë hamburgerë ose sufllaqe më shumë se dy herë në ditë kanë më shumë gjasa të preken nga diabet.

Zgjidhni sanduiçët me mish pule dhe perime më mirë.

Idealja është t’i përgatisni vetë ato në shtëpi.

Drithërat e ëmbël

Drithërat e mëngjesit me ngjyra e çokollatë gjenden në çdo shtëpi.

Ato janë të mbushura me sheqer dhe nuk kanë fibër.

Zgjidhni drithëra që përmbajnë 5 gramë ose më shumë fibër dhe më pak se 7 gramë sheqer për racion.

Ushqimet e demshme qe shpejtojne Diabetin Read More »

Majdanoz,limon dhe mjalte – per shendetin e mendjes

Kur dëgjon për majdanozin, gjëja e parë që të vjen ndërmend është një supë e shëndetshme, ose një sallatë e zbukuruar me gjethet e gjelbra të kësaj barishteje.

Majdanozi mund të quhet kampion i barishteve që përdoren për shije shtesë në gatimet tona, por vlerat e tij janë shumë herë më të mëdha.

Majdanozi nuk është thjesht për zbukurim. Çaji i majdanozit është një nga mënyrat më të mira për të përfituar vlerat e jashtëzakonshme të tij, siç do ta mësoni më poshtë në këtë artikull .

Çaji i majdanozit me limon e mjaltë ul inflamacionin

Inflamacioni është nga fajtorët më të mëdhenj të sëmundjeve kronike, siç është atriti ose osteoartriti.

Majdanozi vjen në ndihmë kundër inflamacionit pasi është i pasur me vitaminë C dhe kombinuar me limonin, japin një dozë shumë të mirë të kësaj vitamine.

Trajton dëmtimet e nervave

Majdanozi është mjaft i dobishëm sa i përket dëmtimeve të nervave.

Ekspozimi ndaj substancave toksike, përfshirë metalet e rënda dhe pesticidet mund të tjetërsojnë aktivitetin normal të sistemit nervor dhe mund të shkaktojnë dëmtime në tru.

Kjo është mjaft shqetësuese, duke qenë se nervat luajnë një rol kryesor në transmetimin dhe përpunimin e informacionit në tru dhe në zona të tjera të sistemit nervor.

Lëngu i majdanozit është shumë efikas në heqjen e simptomave të neurotoksicitetit. Studimet e fundit kanë konfirmuar këtë aftësi të majdanozit.

Ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave

Kjo barishte ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, falë pranisë së miristicinës, një përbërës që gjendet natyralisht tek majdanozi.

Kjo substancë parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të dëmtuara, veçanërisht në mushkëri.

Receta e çajit të majdanozit me limon e mjaltë

Ndiqni udhëzimet e thjeshta të AgroWeb.org për përgatitjen e çajit të majdanozit dhe përfitoni prej tij vlera fantastike shëruese.


Përbërësit:

– 4-5 tufa me majdanoz
– Gjysmë limoni
– 1 lugë çaji me mjaltë cilësor
– 3 gota ujë

Udhëzimet:

Hidhni ujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët. Lani dhe prisni hollë tufat e majdanozit.

Hidhini së bashku me limonin në një filxhan ose enë që duron temperaturën e nxehtë.

Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lërini së bashku për pesë minuta.

Më pas hiqni majdanozin dhe limonin, shtoni mjaltin dhe pini çajin plot vlera.

Majdanoz,limon dhe mjalte – per shendetin e mendjes Read More »

Molle me karrote : Vlerat qe merr organizmi menjehere

Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës.

Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë të larmishme.

Karrota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë.

Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor.

Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karrotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme të listuara.

Mbani larg radikalet e lira

Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.

Zbusni rrezikun e diabetit

Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.

Mbani peshë më të mirë

Lëngu i karrotës dhe mollës  përmban pak kalori dhe aspak yndyrna apo kolesterol.

Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe isheminë

Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak.

Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Sy të mprehtë

Lëngu i karrotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.

Imunitet më të fortë

Karrota me mollën përmbajnë antioksidantë të cilët e ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.

Kocka dhe dhëmbë të fortë

Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë kalçium, një mineral i dobishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Shëndeti i traktit urinar

Mineralet dhe fibra luajnë rol pastrues për të gjithë sistemin urinar.

Kujdes

Ky lëng është padyshim i shëndetshëm, por duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij.

Nëse e teproni, karrota mund ta dëmtojë, për shkak të sasisë së lartë të fibrës.

Nëse e teproni fibra mund të ndërveprojë negativisht me shtresën e brendshme të zorrëve.

Molle me karrote : Vlerat qe merr organizmi menjehere Read More »

Lulelakra vjollce zbukuron fermat Shqiptare

Tregu i frutave dhe perimeve është zakonisht një mozaik ngjyrash. Në vjeshtë e dimër, ky mozaik ka ngjyrat e tokës, siç është ajo e kungullit.

Por ju ftojmë të lexoni për një kultivim të ri eksperimental që ende nuk ka hyrë gjerësisht në treg – lulelakrat ngjyrë vjollcë dhe ngjyrë portokalli.

Lulelakrat me ngjyrë të ndezur kanë nisur të lulëzojnë disa vite më parë në disa ferma të veçanta shqiptare të orientuara drejt eksportit.

Këto ferma prodhojnë perime me porosi për blerësit jashtë shtetit. Këto produkte të papara për konsumatorin e thjeshtë janë kthyer tashmë në objekt interesi për shumë tregje Evropiane.

Ku e merr ngjyrën vjollcë lulelakra?

Nëse mendoni se lulelakra lyhet me bojë ose ngjyrosës artificialë, e keni krejt gabim.

Kjo ngjyrë e bukur vjollcë, nuancat e së cilës janë të shumëfishta, shkaktohen nga një antioksidant i quajtur anthocianinë që gjendet tek lakra e kuqe dhe vera e kuqe.

Lulelakra me ngjyrë u zbulua për herë të parë në Kanada në vitin 1970, ndonëse u deshën shumë vite përpara se konsumatori të prodhonte shijen e saj. Ngjyra vjen nga një proces shartimi natyral që e lejon bimën të përmbajë më shumë beta karoten.

Lulelakra vjollcë përmban 25% më shumë vitaminë A se sa lulelakra e bardhë.

Çfarë shije ka?

Lulelakra ngjyrë vjollcë ka të njëjtën kurorë, përmbajtje dhe fortësi si simotra e saj e bardhë.

Ndryshimi qëndron tek shija. Lulelakra ngjyrë portokalli ka një shije të më të fortë, pak të ëmbël dhe kremoze.

Lulelakra ngjyrë vjollcë ka të njëjtat karakteristika, por ka një shije me nuanca arrorësh.

 

Kujdes me freskinë

Nuancat e lulelakrës me ngjyrë variojnë nga më të butat në më të ndezurat, ndaj ngjyra nuk është shenjë e freskisë.

Megjithatë ngjyra duhet të jetë uniforme dhe kokrrat e lulelakrës duhet të jenë të pastra nga pikat ose njollat.

Lulelakra duhet të peshojë ndjeshëm në dorë dhe gjethet duhet të duken të freskëta dhe të ndezura.

Nëse gjethet janë të ‘lodhura’ atëherë do të thotë që nuk keni të bëni me një produkt të freskët.

Si të gatuani lulelakrën me ngjyrë?

Lulelakra me ngjyrë gatuhet në të njëjtën mënyrë si ajo e bardha. Mund ta piqni, ta gatuani me avull, ta bëni pure, ta shoqëroni me oriz ose ta bëni supë.

Mos harroni që lulelakrën me ngjyrë mund ta hani edhe të gatuar në avull. Është shumë e shijshme dhe me vlera. Por në mungesë të ngjyrave, edhe lulelakra e bardhë është plot shëndet.

Lulelakra vjollce zbukuron fermat Shqiptare Read More »

Gazetari bën deklaratën e papritur: Mund të ketë laborator për përpunimin e kokainës

Droga e kapur sot në Portin e Durrësit ka hapur debat të madh në media për shkak të shifrës që do të kishte ajo nëse shitej, e cila arrinte mbi 180 milionë euro.

Kjo ishte një shifër dhe një sasi rekord e kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Andi Qosja, një prej gazetarëve televizivë tha në emisionin “Byro Politike” se ka ende shumë pikëpyetje se ku do të bëhej përpunimi i kokainës.

Ai tha:

Nisur nga deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, rreth fitimit që ishte rreth 180 milionë euro kjo është një pikëpyetje e madhe se ku do të bëhej përpunimi i kësaj lënde narkotike. Sepse nëse do të bëhej këtu, ku është ky laborator droge? Ndoshta trafikantët mund ta kenë pasur më të lehtë për ta dyfishuar apo trefishuar sasinë e drogës nga Shqipëria. Në këtë aspekt duhet gërmuar me faktin që duhet të ketë një laborator tjetër.”

Gazetari bën deklaratën e papritur: Mund të ketë laborator për përpunimin e kokainës Read More »