Aurora

Gjykata e Tiranës “noton” në dosje, punohet deri në mesnatë

Reforma në Drejtësi ka bërë që në Gjykatën e Tiranës, numri i dosjeve vetëm në dy muaj të jetë më shumë sesa gjysma e dosjeve të të gjithë vitit 2017.

Ngarkesa lidhet me krijimin e gjyqtarit paraprak. Gjatë vitit 2017, Gjykata e Tiranës shqyrtoi 2.387 dosje. Ndërsa vetëm në dy muajt e parë të 2018-s janë dorëzuar mbi 1.400 kërkesa vetëm për gjyqtarët paraprakë, pa llogaritur çështjet e themelit.

Por çfarë do të thotë kjo në punën e përditshme të gjykatës? Këtë na e tregon gjyqtari Artan Gjermeni.

“Do të ishim të lumtur të gjykonim 7 çështje në ditë, por shkojmë në kufijtë e gati 10 apo 12 çështjeve në ditë, e minimalisht shpallet jo më pak se 7-8 vendime në seancat paraprake”, thotë Artan Gjermeni, gjyqtar.

Si mund të përballohet një ngarkesë e tillë e përditshme dhe gjithnjë në rritje?

“Puna po shkon në kufijtë e një mbingarkese, përveçse në sasi, edhe në kohë. E thënë më thjeshtë, çdo ditë të javës, nëse unë nuk do të vij pasditeve në orën 18 dhe të punoj deri në orën 23, puna do të ishte e papërballueshme”, deklaron më tej Artan Gjermeni.

Më shqetësuese është fakti që një situatë e tillë nuk pritet të përmirësohet të pakën edhe për një vit, e gjyqtari Gjermeni e ka një argument.

“Unë iu informoj se Shkolla e Magjistraturës nuk do të nxjerrë studentë për vitin akademik 2017, për shkak të mosformimit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, shpjegon Artan Gjermeni.

E derisa kjo situatë të vijë në kufijtë e normaliteti, gjyqtarët do të vazhdojnë të punojnë me turne, paradite dhe pasdite, për të përballuar sasinë, sepse për cilësi është luks i tepërt për të folur.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=C6MzN5bdY-I]

 

Gjykata e Tiranës “noton” në dosje, punohet deri në mesnatë Read More »

Bes Kallaku publikon foto nga Festa e Abetares/ Zbuloni si dukej aktori

Mes batutave dhe humorit në çdo situatë, pavarësisht se ajo mund të mos jetë komike, aktori Bes Kallaku ka përcjell një urim special për të gjithë mësuesit dhe veçanërisht për mësuesen e tij të klasës së parë. Aktori i humorit ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga klasa e parë, pikërisht nga Festa e Abetares.

“Gëzuar 7- marsin të gjithë mësuesve. Atyre mësuesve që vërtet me përkushtim kanë edukuar breza. Mësuesja ime e parë, Naile Maloku, të përqafoj. Në këtë foto, Festa e Abetares . (Unë jam ai i treti nga e majta, afër atij që po qan ndërkohë, jam me bluze blu hahah). Zoti ju rujt”- ka shkruar aktori bashkangjitur fotos.

E zbuluat kush nga fëmijët është Besi? Me siguri që atëhere i është shfaqur sensi i humorit pasi në foto shfaqet duke qeshur edhe pse shoku i tij po qan.

Bes Kallaku publikon foto nga Festa e Abetares/ Zbuloni si dukej aktori Read More »

Habit Artan Hoxha: Ky shtet është baza ku shqiptarët porosisin drogën, ja kush i mundëson lidhjet

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion “Opinion” në News 24” ka komentuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot për biznesmenin Arbër Çekaj.

Ai tha se kjo masë është dhënë në sajë të ndryshimeve që janë bërë në ligj pak kohë më parë.

“Duke marrë parasysh ligjin e ndryshuar masa e sigurisë jepet edhe pa praninë e tij dhe të avokatit. Tani pritet që informacioni ti kalojë interpolit dhe pikave doganore. Fakti që ai ka kaluar nga pika kufitare e Morinës dhe jo për shembull nga Rinasi apo porti i Durrësit pasi kontrolli është më i rreptë e ndërsa në pikën e Morinës kontrollon vetëm njëra palë. Kjo tregon se Arbër Çekaj e ka nuhatur disi se diçka nuk shkon. Nuk ishte herë parë që ngarkesa e tij vihej në kontroll.

Informacion për kontenierin me drogë erdhi nga autoritetet e Ekuadorit. Ndërsa autoritetet italiane kontrolluan me skaner, pastaj me qen kufiri”, tha Hoxha.

Po ashtu Hoxha tha se Çekaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe.

Po ashtu ai tha se tashmë nuk kemi të bëjmë me celula të parëndësishme por me grupe të strukturuara kriminale.

“Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën. Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktete e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador, ” tha Hoxha.

Habit Artan Hoxha: Ky shtet është baza ku shqiptarët porosisin drogën, ja kush i mundëson lidhjet Read More »

A e keni menduar ndonjëherë sa kushton Shqipëria?! Banka Botërore zbulon shifrën

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2014.

Vlerën më të madhe e ka kapitali human (njerëzit) me rreth 66  miliardë lekë, duke zënë kështu 42 për qind të totalit të vlerës së pasurisë së Shqipërisë.

Më pas për nga vlera vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë 34 për qind e totali. Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë dollarë,  duke zënë 24 % të totalit të vlerës së Shqipërisë.

Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta në aspektin e pasurisë që zotërojnë .

Vendet më të ardhura të ulta gjatë kësaj periudhe kanë shkuar drejt nivelit të mesëm. Megjithatë, llogaritë e pasurisë globale tregojnë gjithashtu zhvillime shqetësuese. Disa vende me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, panë një rënie në pasurinë për frymë për shkak se rritja e shpejtë i ka tejkaluar investimet.

Banka Botërore ka gjetur gjithashtu se në 12 vende përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është rritur gjatë dekadës së fundit.

Duke parë këtë prirje shqetësuese përmes treguesve të kontabilitetit të pasurisë, shihet se popullsia në rritje mund të përfitohet nëse ka një sistem arsimor të mirë.  Në vendet me të ardhura të larta, llogaritet kapitali njerëzor përbën 70 për qind e pasurisë, ndërsa për vendet me të ardhura të ulëta, kapitali natyror është akoma aseti më i madh.

Nga 24 vendet që kanë mbetur me  të ardhura të ulëta që nga viti 1995, 13 janë klasifikuar si shtete të brishta dhe konfliktuale dhe nga këto shumica janë të pasura me burime natyrore. Kjo na ndihmon shih më mirë lidhjet midis varfërisë, brishtësisë dhe qeverisjes./monitor

A e keni menduar ndonjëherë sa kushton Shqipëria?! Banka Botërore zbulon shifrën Read More »

Historia e dhimshme e mësueses që edukon të ngujuarit, për të 7 marsi nuk është festë

Rrugën drejt shtëpisë, ku prej 16 vitesh jeton një familje e ngujuar, mësuesja e bën 3 herë në javë për të mësuar djalin e vogël. Atje jeton një nënë me 3 djemtë e saj. Bashkeshorti është në burg pasi ka vrarë fqinjin dhe dy familjet janë në gjak.

Mësuesja quhet Liljana Luani. Ajo është Misionare e Edukimit të Fëmijëve dhe në këtë 7 mars, veçanërisht e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja shkon në fshatrat më të thella të Shkodrës, ku jeta i rrezikohet çdo dite.

Mësuesja e bën 3 herë në javë, për të mësuar djalin e vogël të shtëpisë.

“Kjo është një dashuri tjetër, kjo është një përfshirje emocionale e jashtëzakonshme, saqë është e pamundur tua kthesh shpinën”, shprehet Liljana.

Puna e saj si mësuese nisi në vitin 1981.10 vitet e para punoi dhe jetoi maleve, nga Malësia e Madhe në atë të Dukagjinit, ku u njoh me shokun e jetës dhe ku u bë nëna e dy djemve. Ashtu e buzëqeshur dhe plot humor flet pak për veten, por tregon shumë për arkivën e saj, histori rrëqethëse, që duken të gjalla edhe sot, pas shumë vitesh.

“Një herë më ra telefoni dhe një fëmijë i vogël më tha: mësuese dua bukë. Ishte shumë ftohtë dhe shumë shi dhe duhet të kaloja mbi liqenin e Vaut të Dejës me varkë. Bleva disa ushqime, një thes me miell dhe u nisa drejt Rragamit. Liqeni kishte lëshuar aq shumë dallgë saqë kisha frikë. Djali më kishte dalë përpara, nuk m’u hodh në qaf. I thashë: po hajde , a spo më del para? Jam mërzit shumë, tha dhe filloi të qante. Ça ke i thash? Më kanë shitur gomarin – tha. Edhe unë i thash: Hajt he burrë se do të ketë kenë plak! Ai shtriu duart me nerva dhe tha: jo, ai ka kenë sa unë. Ai nuk kishte as televizor, asnjë lodër, as nënë as babë, veç gomarin dhe gjyshen. Qau ai, qava dhe unë”, kujton mësuesja.

Në Ministrinë e Arsimit, të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin shkollor 2017-2018 nuk është paraqitur asnjë rast i fëmijëve të ngujuar për t’u ofruar mësim në mjedis mësimor. Por, mësuesja e të ngujuarve tregon realitetin.

“Ka fëmijë me problematikë gjakmarrjen duke filluar Kukësi, Dibra, Shkodra Lezha, tani jam në Durrës, në Tropojë. Në zonën e Krujës kam gjet fëmijë që janë krejtësisht të ngujuar”, thotë Liljana.

“Unë jam në fund të karrierës në fund dhe do mendoja që e kam përmbyll misionin tim si mësuese kur të mos kishte më fëmijë të ngujuar dhe unë të quhesha mësuese Liljana, jo mësuesja e fëmijëve të ngujuar”, shton ajo.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=zuN830Tvtxs]

Historia e dhimshme e mësueses që edukon të ngujuarit, për të 7 marsi nuk është festë Read More »

Zbulohen prapaskenat e takimit Rama-Meta. “Ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin”

Kreu i qeverisë dhe Presidenti zhvilluar sot një takim që zgjati rreth 60 minuta dhe që kishte në qendër të diskutimeve marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.

Rama takoi Meën vetëm 5 ditë pasi kryetari i shtetit priti anëtarët e Komisionit të Jashtëm Parlamentar për çështjen që ka trazuar ujërat politike.

Takimi mes Ramës dhe Metës nuk është rastësor. Ideja për një takim të mundshëm Rama-Meta është hedhur për herë të parë në tryezën që Presidenti zhvilloi me deputetët e majtë e të djathtë të premten e 2 marsit.

Socialistet Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi e kanë pyetur kreun e shtetit, se pse ai nuk takohet personalisht me Kryeministrin për çështjen e detit dhe marrëveshjes me Greqinë.

Presidenti i Republikës mësohet të jetë shprehur se nuk ka problem të takohet me kryeministrin, duke shtuar madje se nuk ka as pretendime ta takojë Edi Ramën pasi ai ka shumë punë.

“Unë kam kërkuar të komunikoj për këtë çështje qoftë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, por fatkeqësisht edhe ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin”, është përgjigjia që Presidenti u ka dhënë dy socialisteve Hysi dhe Kodheli, të cilat duket se nuk kanë nguruar të lajmërojnë kryetarin për bisedën e zhvilluar ne Presidencë.

Marrëveshja me Greqinë ka mbetur pezull, për shkak se Presidenti i Republikës ka kërkuar nga Ministria e Jashtme informacione tjera të hollësishme për negociatat me palën greke.

Zbulohen prapaskenat e takimit Rama-Meta. “Ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin” Read More »

Sakrifica e rrallë e mësuesit: Disa orë rrugë mes shiut e borës për 6 nxënës

Edhe pse ka pësuar ndryshime themelore, arsimi në Shqipëri duket se vazhdon të “çalojë”, sidomos në zonat e thella ku si ka shkelur këmba asnjë deputeti.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se shumica e shkollave në fshatra ndodhen në gjendje të mjerueshme, por sakrifica e këtij mësuesi shkon përtej gjithçkaje që kemi parë.

Ai është 61 vjeç dhe ende e bën çdo ditë me këmbë rrugën për të mbërritur në fshatin Plangaricë të Elbasanit, ku e presin vetëm disa fëmijë.

Në fillimet e karrierës bankat ishin plot me nxënës, por kalimin e viteve, fshatrat u zbrazën dhe mësuesin e presin gjithnjë e më pak fëmijë.

Por përkushtimi i Veiz Qoses nuk ka ndryshuar, përkundrazi ai shprehet se misioni i tij do të vazhdojë derisa ta “mbajnë këmbët.”

Sipas “Top Channel”, babai i nëntë fëmijëve shkon dy orë në ditë vajtje-ardhje në këmbë, shpesh herë mes shiut e dëborës.

Në një intervisteë, Veizi shprehet se:

Rri në fshat por jam i detyruar të bëj një rrugë të vështirë në çdo lloj situate, borë, shi…
Kënaqësia është e paparë, e kam pasur pasion. Vitet bëjnë të vetën por dëshira vazhdon. Mundohemi ta shmangim, lodhjen sakrificën.

Kjo nuk ndodh se jemi vetë prind dhe fëmijët që paraqiten, qoftë 10, qoftë 5, puna është e njëjtë. Mbi të gjitha është humanizëm.”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=H7tjI6m7zr0]

Sakrifica e rrallë e mësuesit: Disa orë rrugë mes shiut e borës për 6 nxënës Read More »