Aurora

Edi Rama shtrohet në spital nga overdoza? Por reagimi i tij në facebook e befasoi Berishën

Ish kryeministri Sali Berisha tronditi rrjetet sociale kur me një tjetër denoncim “dixhital” raportoi se kryeministri Edi Rama është shtruar në spital bazuar në një foto ku thotë se duket eskorta e tij në ambientet e një spitali privat.

Por mesa duket gjendja e Ramës është e mirë. Nëse ka qenë apo jo në spital nuk dihet, por kryeministri duket i lumtur pasi sot në mbrëmje ka fituar ekipi për të cilin bën tifo, Juventus.

“Kur beson deri në fund! Natën”, shkruan Rama teksa poston foton e autorit të golit të dytë që i dha fitoren Juventus, Dybala.

Edi Rama shtrohet në spital nga overdoza? Por reagimi i tij në facebook e befasoi Berishën Read More »

Gazetarja habit: E lë partnerin të kënaqet me …

Duke folur në vigjilje të 8 Marsit, festës së Nënave, gazetarja Erjona Rusi ka dhene mesazhin se divorci nuk duhet te vije aq lehte edhe sikur te kete tradhetuar njeri nga partneret.

Ajo deklaroi se do e linte partnerin e saj të kënaqej duke parë femra të tjera.

“Sinqerisht që nuk e them për klishe: le të hutohet e të kënaqet me sy, madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona, e cila saktësoi se çfarë kuptonte me “më shumë”.

“Nuk e kam problem që të rrijë me një modele dhe të bisedojë me një modele, jo të shkojë në krevat. Por, nëse ajo është aq e zonja sa të ma marrë burrin për në krevat… hallall ia boftë Zoti! Unë kam besim te vetja, por nëse do të ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do të bëhej qameti, këtë ta garantoj. Nuk lihet burri ose gruaja për një tradhti”, tha Erjona Rusi.

Gazetarja habit: E lë partnerin të kënaqet me … Read More »

8 Marsi, cila është origjina dhe historia e Ditës së Grave

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Graven një ditë shumë e rëndësishme kjo, në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.

Origjina e festës së 8 marsit daton në vitin 1908, (edhe pse shumë datojnë vitin 1911) dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike. Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në New York bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës. Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda. Papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore.

Lulja që simbolizon festën e gruas

Lulja mimozë është simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. (Bashkimi i grave italiane) vendosi të gjejë një lule për të përfaqësuar këtë festim. Kështu gjatë organizimit të ngjarjes së 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave.

Kuriozitete nga bota

Dita e Gruas festohet në shumë vende të botës. Në Ekuador ka një park dedikuar gruas, “El Parque de las Mujeres”. Në këtë ditë organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuara vetëm për gratë. Në Peru gratë organizojnë festa dhe nuk lejojnë burrat të marrin pjesë në to. Evenimenti më popullor është “pollada” me tregjet ku shiten patate, mish pule etj, paratë e të cilave shkojnë për festimin e kësaj ngjarjeje. Në Honduras, asgjë nuk festohet më 8 mars, pasi kjo ditë festohet më 25 janar. Edhe në Afrikë festohet më 8 mars, në vende ku gratë kanë marrë një farë fuqie dhe luftojnë për idealet e tyre. Shoqatat e grave organizojnë festa të përmasave të mëdha në Kamerun dhe në një masë më të vogël në Zimbabve.

8 Marsi, cila është origjina dhe historia e Ditës së Grave Read More »

Deklarata: Një verior, kreu i kapove të kokainës nga Amerika Latine

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe vendeve latine duke komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.

I ftuar në studion në rubrikën “Opinion” në News 24, Hoxha ka komentuar masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot për Arbër Çekaj. Gazetari u shpreh se Çekaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe.

Sipas tij një person nga veriu është si pikë lidhëse dhe komanduese që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë në Amerikën Latine..

“Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën. Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktete e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador,” ka thënë Hoxha.

Emrin nuk e tha dhe as karaktestika të mëtejshme nuk dha Artan Hoxha. Por së paku t’ia thotë Prokurorisë cili është ky verior i rëndësishëm që del si kapo i kapove.

Pyetja publike: A është biznesmen, politikan apo person i panjohur nga media?

Deklarata: Një verior, kreu i kapove të kokainës nga Amerika Latine Read More »

Vajza e Shpëtim Saraçit i përloti prindërit me këtë veprim, mesazhi prekës

Familja e kompozitorit te njohur Shpëtim Saraçi, prej disa kohësh janë shpërngulur në Amerikë, per nje jete me te mire.

Këngëtarja Mira Konçi ka festuar ditëlindjen dhe një urim mjaft special e ka marrë nga vajza e saj, Era.

“Gëzuar ditëlindjen thesari im, mami im, motra ime, shoqja ime më e mirë! Të uroj edhe 1000 vite të tjera të lumtura e të bukura, bashkë me babin.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar sa e bekuar jam që të kam, dhe për marrëdhënien e mrekullueshme që kemi. Ti je inspirimi im, shtysa ime më e madhe, këshilltarja më e mirë dhe shoqja më e bukur që unë kam.

Faleminderit që gjendesh gjithmonë atje për mua, për sakrificat e tua dhe mësimet që më jep. Shpresoj që një ditë të jem të paktën sa çereku jot! Jam kaq e lumtur që çdo gjë e ndaj me ty, dhe akoma më shumë për faktin se si ti ndjen çdo gjë me mua, si mua. Të dua pafund, o pasuria ime, më e mira e botës. Qofsh përherë e lumtur, e shëndetshme, dhe me paqe shpirtërore. Puthje e përqafime nga Londra”, – ka shkruar vajza e çiftit të artistëve Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi.

Vajza e Shpëtim Saraçit i përloti prindërit me këtë veprim, mesazhi prekës Read More »

Vini re! Ja si ta pastroni e të parandaloni urgjent sëmundjet e mëlçisë

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup.

Dhe këtu gjeni disa pije që ndihmojnë për të pastruar mëlçinë në mënyrë të natyrshme dhe që mund të parandalojnë shumë sëmundje që lidhen me këtë organ.

Lëngu i mollës

Mollët janë të pasura me fibra dhe përmbajnë acid malik, një komponim që ndihmon në tretjen e gurëve të fshikëzës dhe tëmthit. Pija e mollës është një opsion i madh për të pastruar mëlçinë dhe për të parandaluar çdo lloj infeksioni.

Përbërësit:

• 1/2 kg mollë

• Lëngun e gjysmë limoni

• 1 lugë mjalt për shije

• 2 gota ujë

Mënyra e përgatitjes

• Pastroni dhe i pritni mollët në copa, me gjithë lëkurë, dhe i vendosni në grirëse.

• Shtoni lëngun e limonit, mjaltin, dhe dy gota ujë.

• Përzieni përbërësit dhe pijeni.

Shënim!

Gjatë këtij procesi duhet të shmangni mishin e kuq, yndyrat e tepërta, produktet e qumështit, dhe ushqimet e skuqura.

Ju duhet të pini lëng molle për gjashtë ditë, mundësisht me stomak bosh.

Pije me Qitro

Kjo pije pastron mëlçinë, ndihmon në ç’helmimin e trupit, dhe forcon sistemin limfatik. Nuk ka efekte anësore, gjë që është edhe arsyeja pse ju mund ta pini atë çdo ditë pa pasoja shëndetësore.

Përbërësit:

• 2 qitro

• 2 thelpi hudhre

• 1 copë xhenxhefili të freskët

• 1 limon

• 300 ml ujë të filtruar

• 2 lugë vaj ulliri

Mënyra e përgatitjes

• Së pari, shtrydhni limonin dhe grejpfruit.

• shtrydhni ginger dhe hudhrat

• Vendosni të gjithë përbërësit në grirëse.

• E konsumoni këtë pije 30 minuta para se të shkoni në shtrat.

Pije boronice

Boronicat janë detoksifikuese dhe depurative, të cilat pastrojnë mëlçinë. Ato janë të pasura me vitamina, minerale, dhe antioksidantë thelbësore që i bëjnë aleat për një shëndet të mirë.

Përbërësit:

• 2 mollë të kuqe

• 1 dardhë

• 1 filxhan boronica

• 1 kërcell selino

• 1 kastravec

• ½ gotë ujë

Mënyra e përgatitjes

• Përzieni të gjithë përbërësit në grirëse pa i hequr lëkurën. I përzieni mirë dhe pastaj e pini.

• Ju duhet të pini këtë lëng për 5 ditë me rradhë me stomakun bosh.

Pije karrote

Karrotat përmbajnë vitamina dhe minerale, si: vitamin A, B, C, kalcium, fosfor, dhe kalium. komponentët e tyre janë depurative dhe parandalojnë shumë infeksione të mëlçisë, sepse ato ndihmojnë në ç’helmimin dhe eliminimin e substancave të dëmshme në të.

Përbërësit

• 1/2 trangull

• 4 karrota me lëkurë

• 1 kërcell selino

• ½ gote ujë

Mënyra e përgatitjes

• Lajini përbërësit mirë dhe i pritni në copa të vogla.

• Përzieni të gjithë përbërësit në grirëse.

• Pijeni këtë lëng karrote për 7 ditë me stomakun bosh.

Vini re! Ja si ta pastroni e të parandaloni urgjent sëmundjet e mëlçisë Read More »

Nuk e tha askush, nuk dihej më parë! Ja çndodhi me drogën rekord të kapur në Maminas

Gazetari Driçim Çaka, ka treguar sot disa detaje te pathena, qe nuk diheshin me pare,  per diten kur u kap sasia rekord e kokaines ne Maminas.

Në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, ai tha se droga është konstatuar nga policia shqiptare, në momentin e kalimit në skaner të kontenierit.

Sipas tij, në skaner ka dalë ngjyra e kuqe, çka do të thotë se në kontenier ka ngarkesë të fshehur dhe pikërisht në dysheme. Pasi është hapur dyshemeja me daltë nga agjentët e antidrogës, ka qenë një prej tyre i cili ka provuar kokainën, duke provuar kështu se kishin të bënin me një ngarkesë të paligjshme.

“Kontenieri është kontrolluar fillimisht në Livorno, por nuk është konstatuar ngarkesë e paligjshme. Në momentin që ka kaluar në skaner në Portin e Durrësit, kontenieri ka dalë me ngjyrë të kuqe, çka do të thotë se në të kishte ngarkesë, pikërisht në dyshemenë e tij. Dyshemeja është hapur me daltë nga agjentët.

Ka qenë një prej agjentëve i cili ka hapur një prej pakove të kokainës dhe ka provuar drogën”, u shpreh gazetari Çaka, duke shtuar se policisë i është dashur rreth pesë orë për të hapur kontenierin ku ishte fshehur ngarkesa e drogës.

Nuk e tha askush, nuk dihej më parë! Ja çndodhi me drogën rekord të kapur në Maminas Read More »

Kjo vajzë po çmend internetin, a ka një këmbë apo dy? Si mendoni ju??

Ajo është Marisol Villanueva, 18 vjeçe nga Granada, e cila në një pasdite të zakonshme ka postuar një foto në rrjetet sociale për t’i treguar ndjekësve të saj foton e ditës.

Ajo nuk e kishte menduar se foto e saj do të bëhej virale.

«Po, kam bashkuar vija vertikale dhe horizontale», shkroi ajo.

Nuk u desh shumë kohë para se disa përdorues të binin në kurthin e pavetëdijshëm të iluzionit optik dhe filluan të flisnin për një skandal.

A ishin dy kembe, apo nje kembe ne foto?

Në pamje të parë, në fakt, Marisol te le përshtypjen se ka këmbë shumë të hollë, e gjithë kjo per shkak te shiritit të bardhë të pantallonave, të së njëjtës ngjyrë të veshjes në sfond.

Për pak ditë, postimi i saj kishte marrë pothuajse 7 mijë retweets dhe mbi 40 mijë pëlqime.

“Nuk e prisja,” tha vajza për HuffPost spanjoll.

Kjo vajzë po çmend internetin, a ka një këmbë apo dy? Si mendoni ju?? Read More »