Vijojnë deklaratat lidhur me ngarkesën e madhe me drogë të kapur pak ditë më parë në Maminas.
Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të rënda në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në 28 shkurt në një kontejner bananesh.
Berisha madje akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, policinë dhe doganën se tentuan të fshihnin ngarkesën e drogës dhe se ajo u zbulua vetëm falë një punonjësi të skanerit.
Berisha thotë se punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e asaj date, vetëm dhe vetëm ky njeri, i cili sipas tij meriton falënderim.
“Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokainë. Punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e kësaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punonjësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit. Ky punonjës, pa pasur asnjë njoftim paraprak nga hetimi doganor, antidroga apo policia e shtetit zbuloi gjatë skanimit se në dyshemenë e kontejnerit kishte blloqe droge të ndara. Po këto burime informuan se në kohën e skanimit të kontejnerit me 613 kg kokainë, nuk kishte në doganë apo terren aty pari, asnjë polic apo hetues doganor. Punonjësi i skanerit pasi zbuloi drogën menjëherë dërgoi ndihmësin e tij për të zgjuar nga gjumi drejtorin e doganës së Durrësit. Pra drogën në kontejner nuk e zbuloi asnjë polici rendi apo i antidrogës as dhe doganier apo hetues dogane. Pas fshehjes së informacioneve nga partnerët, ky është skandal i dytë më i madh, mashtrimi më i pafytyrë i Ramës dhe Xhafës ndaj shqiptarëve, duke mohuar totalisht rolin kryesor dhe të vetëm të skanerit në zbulimin e drogës për dy javë me radhë. Ky mohim i tyre detyroi së fundi kompaninë Rapiskan t’u thotë shqiptarëve të vërtetën me një komunikatë të publikuar dje mbi rolin e degës së saj në Shqipëri në zbulimin e 613 kg drogë në portin e Durrësit.” – shkruan Berisha.
Zemra me ngjyrë rubini ju premton gëzim. Harrojeni gjithë dhimbjen dhe ankthin, sepse ka ardhur koha të merrni dashuri! Partneri juaj është shumë me fat që të ka pranë. Dhe nëse nuk keni partner, atëherë mësojeni tani që një njohje interesante ju pret.
Zemra n.2:
Hmmm! Një zemër me një kufi të artë tregon se do të pushtohesh nga ndjenja të reja dhe të ndritshme të dashurisë. Do të habiteni nga një i dashur ose një i njohur i ri. Bëhu gati për një surprizë të këndshme!
Zemra n.3:
Keni zgjedhur një zemër të djegur, kjo do të thotë që po zieni me pasione të vërteta. Jeni një person me një temperament të dobët dhe e tërheq shumë seksin e kundërt. Përdoreni këtë energji për të arritur të gjitha qëllimet tuaja, por veproni me mençuri. Vetëm atëherë do t’ju sjellë sukses.
Zemra n.4:
Nëse zgjedhja juaj ra në këtë zemër në lulëzim, kjo do të thotë që keni një shpirt në lulëzim dhe brenda pak muajsh do të jeni në gjendje t’i rregulloni gjërat pak nga pak. Të gjitha problemet do të zhduken.
Zemra n.5:
Kjo zemër e thjeshtë thotë se e doni qartësinë dhe thjeshtësinë në jetë dhe në të gjitha çështjet. Nuk ju pëlqejnë njerëzit e trashë. Zgjedhja juaj ju premton harmoni në të gjitha fushat e jetës tuaj. Çdo gjë do të jetë mirë për ju, gjëja kryesore është të veproni sipas intuitës dhe mos t’i ndryshoni parimet tuaja!
Zemra n.6:
Hmmm! Një zemër e mbushur me diamant premton ndryshime të këndshme në jetë. Mendoni se çfarë ndryshimesh po prisni. Dhe shumë prej tyre janë shumë të këndshme. Nëpërmjet mirësisë dhe dashurisë suaj për paqen, mund të arrini suksese në të gjitha fushat e jetës.
Del lista e dytë! Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, fëmijët dhe nipërit duhet të plotësojnë dokumentet brenda muajit për të marrë dëmshpërblimin në momentin që Ministra e Financave do të çelë fondin për pagesa.
“GSH” shkruan se afro 2 mijë trashëgimtarë ligjorë të ish-të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dokumentacionin në bazë të kategorisë ku përfshihen sipas përcaktimeve ligjore.
Sakaq Ministria e Financave bën të ditur se çdo trashëgimtar ligjor, që është listuar në një prej kategorive për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duhet të postojë dokumentacionin e kërkuar.
Përfituesit që jetojnë
Për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë duhet një akt trashëgimie, certifikatë vdekje të të dënuarit, certifikatë trungu të të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokure dhe dokument identifikimi për përfituesit. Në qoftë se njëri ose disa trashëgimtarë të radhës së dytë nuk jetojnë më, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit Nr.9831, datë 12.11.2007 (ndryshuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009) nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimtarëve që janë gjallë.
Nga ana e trashëgimtarëve që jetojnë, në marrëveshje, paraqesin certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes. Ministria e Financave bën të ditur se në rastet kur ish-i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t’u paguar, vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët, pa përjashtim, do të kenë dorëzuar (postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë.
Trashëgimtarët
Për persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç:
a. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.
b. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur.
c. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.
d. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.
a. Certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar.
b. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më.
c. Certifikatë familjare të ish-të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur.
d. Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor.
e. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më.
f. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.
Listën e plotë me emra do ta gjeni në numrin e sotëm të ”Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje te gazetave
Saga e kryeministrit të vendit me komentet në Facebook duket se s’ka fund.
Kësaj here i shënjestruari i tij ka qenë ish-kandidati i LIBRA-s në qarkun e Vlorës, Krenar Brahimmuço.
Pas akuzave se nga ana e Brahimmuços se qeveria nuk është e zgjedhur nga populli, Rama nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje nga ato karakteristike të vetat.
“Ti Krenar më merr të keqen mua dhe neve që qeverisim sot…të rroftë poza si udhëheqës në profil se as mendjen tende nuk udhëhiqke dot si duhet.”- ka shkruar Rama.
Duke bërë një vështrim etno-kulturor të rrjedhës së ngjarjeve në marrëdhëniet midis këtyre dy komuniteteve të rëndësishëm, interesantë dhe me peshë në trevën e madhe etnografike të Labërisë, së pari po citojmë burime të nivelit akademik. Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, Dukati “dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir që më 220 p. e. r. Është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III p. e. r”[1]. Kjo e dhënë ripohohet në të gjitha botimet e pasueshme akademike të fushës, deri tek ato korente[2]. Ndërsa për Tërbaçin, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të ‘85 – s, shkruhet: “Tërbaçi dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir, janë zbuluar varreza ilire”[3]. Edhe në botimin më të fundit akademik, pohohet ky fakt dhe theksohet për Tërbaçin, se “gjetjet arkeologjike dëshmojnë, se ka qenë i banuar që në shek. IV p. e. r. Me emrin e sotëm Tërbaçi njihet nga viti 1431”[4]. Historia, realiteti jetësor, fqinjët, studiuesit i njohin e thonë se Dukati dhe Tërbaçi janë vendbanime me tokë e popullsi autoktone, se janë fshatra me tradita patriotike. Gjykoj me vlera t’u transmetojë të tjerëve një këngë të vjetër, që e këndonin pleqtë në odat e burrave, sa që ne, kur ishim të vegjël na dukeshin se ishin viganë, se dridheshin xhamet e dritareve e dukej sikur çahej tavani nga kënga e tyre: “O Dukat, more Dukat,/ O vëllai me Tërbaç,/ Që Paliskë e në Vastak,/ Fletur – ë në një jastak,/ Pa thënë njëherë: – Plaç!”Aq e thjeshtë, aq e bukur, aq e qartë e shpirtërore është kjo këngë, saqë do ta quaja këngën simbol të mirëshkuarjes, që vjen nga shekujt dhe dëshirojmë që vijojë si stafetë e bukur dhe e pastër për brezat që vinë e në jetë të jetëve: Tërbaçi me Dukatin të shkojnë si vëllezër, në kuptimin më të mirë e më të lartë të fjalës. Traditat, doket a zakonet, mënyra e jetesës, e të sjellurit, e të ushqyerit, bujqësia e blegtoria, pemëtaria dhe mjekësia popullore, kultura materiale dhe ajo jomateriale (kultura shpirtërore), e drejta zakonore (dokesore), virtytet apo dhe veset, karakteri e burrëria e deri te folklori brilant, që u shkëlqen në çdo derë, familje, fis, vëllazëri, mëhallë e lagje, më shumë i bashkojnë, se i ndajnë. Në imazhin tim, por edhe nga mendimet e shumë të tjerëve, që kam pyetur nga të dy fshatrat, të moshave të ndryshme, të të dy gjinive, të profesioneve e zanateve të ndryshme, që nga akademikë e profesorë, me arsim të lartë e të mesëm, me shkollë fillore apo me pesë klasë, me shtatë, tetë a nëntë vjeçare, fokusohet në një shprehje: Dukati dhe Tërbaçi ngjajnë shumë e shkojnë shumë, më shumë se me çdo komunitet tjetër; duken porsi dy vëllamër, si dy vëllezër me hajmali… Që kur mbahet mend nga kujtesa vetjake e kolektive e komuniteteve përkatës, si dhe nga ç’ thotë historia me librat e shkruar apo ç’marrim vesh nga folklori, sidomos nga epika historike, mësojmë se kryetrimi i Dukatit, Dervish Ali Ajani kishte mik kryetrimin e Tërbaçit, Lulo Abaz Mehmetin. Po Lulo Abazi s’qe vetëm. Kapedani qe me trima, si Shako Xhakë Tërbaçin, Dulo Kokën, Dino Drërin, Zenel Hodon, Beqir Selimin e Parë e… vijoi stafeta e historisë me Selman Hysen Gjondedën e tërbaçiotë të tjerë, që, si pjesë e masës së tërë të ortekut kombëtar, me Osmën Haxhi Nurin në ballë dhe Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare në drejtim, shkatërroi e gremisi në det Perandorinë e kohës, kur bëri epopenë termopiliane të Njëzetës. Edhe Dervish Aliu kishte plot trima si Elmaz Rodaku, Metan Ali Dukati, Pilo Andoni, Sheme Sadiku, Musa Bodo, Muharrem Havari, Muharrem Mazja etj., që vijuan, sidomos në luftën e Vlorës, më 1920, me Hodo Zeqirin e Zyk Matan Dukatin. Hamit Selmani nga Dukati dhe Murat Miftar Habazaj nga Tërbaçi ishin anëtarë të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, në epopenë legjendare të vitit 1920. Halim Xhelo Tërbaçi është cilësuar si fryma çlirimtare, si zjarri kombëtar në gji të atdhetarëve. Halim Xhelo Tërbaçi është Abdyl Frashëri i Epopesë së Vlorës… Studiuesi Sherif Tava shkruan: “Më 21.01. 1920, Balil Mete Pelari, si përfaqësues i krahinës së Dukatit dhe shoqërisë “Bashkimi, mori pjesë në Kongresin historik të Lushnjës. Vullnetarët e armatosur nga Tërbaçi, Dukati dhe Vlora u vunë nën komandën e Eshref Frashërit, në mbrojtje të komgresit të Lushnjës”[5]. Në monografinë “Lufta e Vlorës – Historia në Epikën historike[6]” kam trajtuar bashkërendimet luftarake të çetës së Dukatit me çetën e Tërbaçit, të cilat ishin trimërore, të fuqishme dhe fitimtare. Bashkë u binte shorti dhe kanë luftuar trimërisht dhe kanë kaluar vëllazërisht. Pjesë nga ai punim shkencor, në mënyrë periodike, i kam botuar edhe në gazetën “Dielli”, kështu që nuk po i përsëris më ato ngjarje e personazhe. Historia shkruan dhe brezat kujtojmë se Miro Tërbaçja dhe Sado Koshena, përkatësisht dhe në kohë të ndryshme, janë shembulli i shkëlqyer, që në Tërbaç e në Dukat, nëna vërtet kishte “pjellë e bërë drëra”, por kishte edhe zëra, hyjnesha malesh, apo zana shqiptare, gjeraqina e shqiponja mali për lirinë e vendit. Laze Malo Tërbaçi ishte veprimtar e mendimtar i gjykimit zakonor për zgjidhjen me drejtësi të konflikteve, grindjeve për sinorët e tokave, kullotave, kuvendar në Kongresin Zakonor të Kuçit, më 1924, etj…
Ftesa
Isha i ftuar në Dukat, për festën e 100 -vjetorit të shollës së tyre, nga kryetari i Shoqatës Kulturore – Atdhetare “Dukati”, veprimtari i njohur, ing. Mustafa Dedenika, nga të gjithë dukatasit namlartë, edhe në kohët e sotme, ku veçoj bujarin fisnik Ferjat Mëhilli, mikun familjar për furtunë e “natë të keqe”, se miqtë për ditë me diell e me lule janë të panumërueshëm. Ndër të tjera, thashë në përshëndetjen time dhe këto fjalë: …Jo vetëm gjeografikisht, Dukati dhe Tërbaçi mbështeten në shpatulla të njeri – tjetrit. Mbështeten që të ndihen të sigurt, të fuqishëm, të mos mërdhijnë, që mos t’i zërë era. Tërbaçi e mbron Dukatin nga erërat e Lindjes. Dukati e mbron Tërbaçin nga erërat e Perëndimit…Rikthehemi në kohë. Nga sa kam dëgjuar dhe nga sa kam studiuar, pohoj se Dervish Ali Dukati ishte dhëndër në Tërbaç. Kadëna ishte bijë e Hoxhe, e një fisi të dëgjuar e sojli në Tërbaç. Vajti nuse në Dukat e në derë të madhe e ndaj, i thonë, si duket, “Ngjan krushqia, pra bëhet”. Nga cikli i këngëve të luftërave për çlirimin kombëtar dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit disa këngë i kushtohen Dervish Ali Ajanit. Ndër më të njohurat, është kënga “Bej t’ormisi Kadëna”, një variant i së cilës është regjistruar në Dukat – Vlorë, 1953 dhe, duke respektuar parimin fonetik, po e botojmë me këto vargje të kënduara: “Bej t’ormisi Kadëna,/ seç t’i dha harmët e rënda,/ dolle më divan me këmba,/ dolle më divan më shkallë,/ hodhe këmbënë në shalë./ M’u te porta, më të dalë/ ktheve kokënë mbënjanë./ Seç të tha zonja një fjalë:/ – Hajde, bej, t’u bëft’ e mbarë,/ të lëftosh me pashallarë,/ të lëftosh me turkomanë,/ të përpiqesh për nizamë!” [7]. Kjo njësi folklorike, në fund të faqes, ka këto shënime: “1) Dervish Aliu, fshatar nga Dukati, njëri nga udhëheqësit e kryengritjes në frontin e Beratit. Kënga e lartëson me këtë titull për trimëritë që tregoi në këto luftime. 2) Kadënë Haxhia nga Tërbaçi, e shoqja e Dervish Aliut. AIF Q. Haxhihasani, Dukat – Vlorë, 1953 (Vëll. 33, f 41, 42, 43, 44); Vlorë, 1959 (Vëll. 24, f. 91); A2, (Vëll. 28, f. 53); Ll. Durolli, Vlorë, 1960 (Fl. 1, f.4); M. Muho, 1964 (Fl. 3, f. 27); F.M. Rrapaj, 1968 (Fl. 24, f. 4): Jehona e këngëve për këta trima të kryengritjeve popullore, për këta bij të shpatës shqiptare për liri nga zaptuesi vjen gjëmimtare edhe sot e kësaj dite, se me bëmat e tyre fluturojnë në krahët e legjendës e në përjetësimin e këngës këta personazhe historikë si dhe shumë e shumë të tjerë nga të dy fshatrat, krahas fshatrave e krahinave të tjera të Labërisë dhe Shqipërisë mbarë. Një nga margaritarët e epikës historike: “Bej, të stolisi Kadëna…” e ka transmetuar nëpër breza, nëpër shekuj dhe e jep shumë qartë e saktë këtë fakt të pamohueshëm. Sipas 87- vjeçarit Qamil Xhebro Gjika, Tërbaçi e Dukati janë “dy fshatra, një mal në mes/ lidhur miqësi e besë”. Fakti që, midis Tërbaçit dhe Dukatit janë bërë dhe funksionojnë aq mirë e fisnikërisht 70 krushqi, është simbolik, kuptimplotë dhe domethënës. Tërbaçi ka dhënë vajza në Dukat dhe nga balli i fiseve: Habazaj, Hoxhaj, Skëndaj, Hodoj, Kiçaj, etj..
Përshtypja
Më ka bërë përshtypje të larta i ndritshmi Prof. Dr. Jup Kastrati me botimin “Historia e Albanologjisë”, kur flet për shkollën shqipe në Bregun e Detit të Himarës, në Dhërmi (1630 – 1642) e sidomos për kontributin e Nilo Catalanos (1637 – 03. 06. 1694). Besohet se ai, bashkë me Fjalorin Shqip – italisht dhe italisht- shqip, kishte me vete dhe Fjalorin e Sprovës Gramatike, në shkollën shqipe në Bregun e Detit të Himarës, në Dhërmi. Në këtë traktat madhor shkencor e kombëtar, Profesori, ndër të tjera shkruan: “…Catalanoja me dy shokët e tij, [Fillothe Zassi, arbëresh nga Munxifsi (shën. im, AH)] – i treti, Lorenzo Mariotti Italian nga Friuli, duket se ishte bërë murg bashkë me të në Grataferrata, pra ishin moshatarë, predikonin në fshatrat e Bregdetit dhe në ato të thellësive matanë maleve përreth, që nga Dukati në Shën Vasil e nivicë, që nga Tërbaçi në Kuç, Zhlat e gjetiu, që dhe këto bënin pjesë në krahinën e quajtur të Himarës, e cila atëherë, përmblidhte Labërinë, gjithsej 40 qendra të banuara, sipas dokumenteve vendëse të shekujve XI- XVII. Gjendja fetare dhe kishtare ishte mëse e dobët. Predikimin, që bazohej te Dhjata e Re, po edhe në Etërit e kishës greke, bëhej, sidomos, shqip në shumicën e fshatrave. Greqishtja flitej vetëm në 3 prej këtyre, Himarë, Dhërmi e Palasë. Shqipja përdorej edhe në këto tre qendra, sepse vinin e dëgjonin njerëz nga viset përreth, ndërsa vendësit e dinin zakonisht shqipen”…Nga vitet 1694, shkolla e Dhërmiut kishte 80 nxënës, që mësonin Doktrinën e krishterë. Kjo përbënte një gjë shumë të madhe për kohën që flasim. “Në Dhërmi përdorej greqishtja, por edhe shqipja, – thekson Profesori – se kishte nxënës deri nga Dukati e Tërbaçi. Kishte për të ardhur ndonjë edhe nga Vithkuqi, 5 ditë udhë larg”[8]. Përveç fesë, katekizmit, shkrimit e leximit të greqishtes, sipas tij, në shkollën e Dhërmiut, fshatit, që atëherë kishte 1850 shtëpi, të rinjve dhe fëmijëve, u mësohej edhe aritmetika. Mendojmë se ka të drejtë albanologu Kastrati, të cilit po i referohemi, kur konkludon se Catalanoja, ky “italian i arbëreshizuar”, është i vetmi autor ndër arbëreshët e Italisë, që dimë se ka pasur shkruar shqip në shekullin XVII… Nga autobiografia e njërit prej etërve themelues të prozës moderne shqiptare, të madhit rebel të lirisë universale, Petro Marko, mësojmë se në fillimshekullin XX, “shkollat ishin greke. Disa mësues patriot, si Naqe Konomi, Foto Vitoja, Gaqo Kaporre, Ibrahim Kushta e të tjerë, u mblodhën në shtëpinë e mësuesit tim të parë Pavllo Vretos dhe, me këshillat, udhëzimet e ndihmat që u dha Halim Xheloja, shkolla u bë shqipe…Bënim edhe greqisht, po vetëm shkrime lexim me tekste greke. Halimi u dha mësuesve librat: “Bagëti e bujqësia” të Naimit, që ishin leximet e para të shqipes në shkollës time… Në shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që kishte dërguar Papa në Himarë, hapën të parën shkollë shqipe – seminar për priftërinjtë në gjuhën shqipe; kjo sipas raporteve që i dërgonin priftërinjtë bazilianë papës, një pjesë e së cilave janë botuar (doemos ato që u interesonin atyre) te Nilo Borgias, i cili përmbledh një pjesë të veprimtarisë së priftërinjve unitë (bazilianë) që ndenjën në Himarë për rreth tre shekuj. [9]
Si Dukati, si Tërbaçi janë dy vatra të zjarrta labe, ku, në çdo kohë, ndizet prush trimërie, diturie dhe përparimi për lirinë dhe dritën e tyre, për lirinë dhe dritën e Labërisë, për lirinë dhe dritën e kombit, se janë eshtër kombëtare. Si Dukati, si Tërbaçi janë emra të përveçëm, që e kanë nderuar, e nderojnë dhe do ta nderojnë sa të jetë jeta mbi dhè Labërinë tonë, sepse ngjajnë sikur edhe gjenetikisht janë dy vëllezër fisnikë. Labëria është një hapësirë me yje të ndezur, se nuk mund të jetë një qiell me yje të shuar, sepse në ato vise, ndër të tjera, trimëria – dituria, binjake ishin të dyja, sepse pushka dhe pena prunë dritë mbi bedenat e kështjellës së trimave për liri, pavarësi e përparim. Kush respekton historinë, vlerëson identitetin e vetes, të familjes, vendlindjes dhe kombit. Në Tërbaç, jo vetëm unë, por çdo kush që ka fatin e vjen të bekohet, ndihet afër malit, në krahë të shqiponjave. E kam thënë, e kam shkruar dhe po e cilësoj edhe në këtë shkrim të posaçëm për botim, se pas Tërbaçit, nderoj, respektoj dhe dua Dukatin. Si poet, emocionalisht, zbukuroj, por s’gënjej. Si studiues, koherenca m’i kthjellon në hapësirë, në kohë dhe me logjikë këto dy fshatra me historinë, me mënyrën e jetesës, me kulturën materiale dhe jomateriale, me virtytet e tyre, me të përbashkëtat e shumta dhe të veçantat e pakta etj. Se çfarë e bashkon Tërbaçin me Dukatin e ka të fiskuar kujtesa sociale e atyre dy komuniteteve dhe e transmeton brezave. Kanë folur për këto vlera burra kuvendi e kanë shkruar pena me emër. Përveçse ç’kanë thënë të tjerët, me të cilët bashkoj dhe mendimin tim, dua të veçoj se Tërbaçi me Dukatin shkon mirë dhe vetëm mirë dhe gjithnjë mirë, sepse, përveç afërsisë dhe bujarisë, logjika kombëtare dhe logjika e progresit është kohezioni i tyre, forca e bashkimit, që dhe sot e kësaj dite dallohet e vlerësohet. “Të edukosh traditat, shkruan A. S. Makarenko, t’i ruash ato, është një detyrë jashtëzakonisht e rëndësishme”. A Habazaj
Mali më i lartë i Shqipërisë (2752 m), që shtrihet në kufirin lindor, në rrethin e Dibrës, në lindje të Drinit të Zi, midis dy degëve të djathta të tij, përroit të Gramës ne jug dhe atij të Veleshicës në veri. Bën pjesë në vargun lindor ose vargun e Korabit të Krahinës Malore Qëndrore. Në Korab gjënden tre majat më të larta të Shqipërisë mbi 2700 m; maja e Korabit (2751 m); maja Porta e Korabit (2725 m) dhe maja e Moravës (2716 m).
Korabi përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerore të paleozoit, me strukturë luspore e bllokore dhe nga gjipset permo-triasike tepër të shkatëruara nga tektonika. Relievi është shumë i thyer, në veçanti relievi i formuar nga gëlqerorët është mjaft i ashpër, me kreshta e maja të mprehta që përfundojnë në gremina, kurse në rreshpet është relativisht më i butë.
Korabi formon dy kreshta të mëdha në drejtimin veri lindje – jug perëndim, kreshtën e Korabit dhe atë të Portave të Korabit që ndahen midis tyre nga gropa e Staneve të Preshit. Ka shumë cirqe akullnajore që zbresin shkallë-shkallë në gropën e Panairit në verilindje dhe atë të staneve të Preshit në jugperëndim. Disa prej tyre janë kthyer në liqene të vogla akullnajore. Korabi në përgjithësi është i zhveshur nga bimësia pyjore, por dallohet për kullotat alpine shumë të pasura. Vazhdon me malin e Sharrit në Kosovë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla zhvilloi një takim me anëtarët e asambleve socialiste të Vlorës, Himarës dhe Selenicës.
“Ne po qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Por kur flas për procesin qeverisës, nuk kam parasysh thjeshtë qeverinë, po Grupin e Deputetëve dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Si Kryetar i Grupit dhe si Sekretar i Përgjithshëm dua t’ju them se: Qeverisja jonë përbëhet nga tre pjesë, partia, grupi parlamentar e qeveria. Dhe ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse te treja pjesët bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës”, u shpreh Balla.
Sipas Ballës, Partia Socialiste është baza e ura lidhëse e grupit dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet si dhe ‘garancia e mos harresës për asnjë ditë prej nesh atje lart, të atyre këtu poshtë, të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive’.
Duke folur për zgjedhjet vendore të 2019, Balla i kërkoi deputetëve, kryetarëve aktualë të bashkive si dhe përfaqësuesve të PS që të jenë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në çdo komunitet, qytetet e fshat.
“Zgjedhjet janë vetëm 14 muaj larg dhe për ne ky vit është viti i një organizimi elektoral në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ku në Qarkun e Vlorës nga katër bashki që kemi sot, duhet t’i fitojmë të shtata. Nga deputetët dhe kryetarët aktualë të bashkive, deri tek çdo përfaqësues i Partisë Socialiste, duhet të jeni të gjithë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në cdo komunitet, qytetet a fshat, që ju ka besuar detyrën përfaqësuesit në Kuvend apo të qytetarit të parë, por edhe të shërbëtorit të parë të halleve të komunitetit, qytetit a fshatit”, deklaroi Balla.
Përpos faktit që domaten e gjejmë në kuzhinën tonë, atë mund ta përdorim gjerësisht edhe si një produkt kozmetik për lëkurën tonë. Domatja jep një efekt të shkëlqyer sa i takon papastërtive. Ajo shërben për mënjanimin e papastërtive të fytyrës.
Domatja mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, duke qenë e pasur me likopen.
Ja disa përdorime të thjeshta: Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.
Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla. Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.
Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës.
Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun. Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.
Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart. Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet. Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm. Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer.