Eshte zhvilluar Asambleja Socialiste e Vlores , Himares dhe Selenices ku kane qene te pranishem edhe Kordinatorja Elisa Spiropali, Taulant Balla, deputeti i Vlores Damian Gjiknuri por edhe autoritet lokale te PS Vlore, si dhe gjithe deputetet e PS te Vlores, kreu i bashkise Leli dhe prefekti Mamaj. Ne mbledhjen e djeshme eshte prezantuar Platforma e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Partia Socialiste e Shqipërisë do konsolidojë më tej koalicionin me qytetarët për t’i dhënë fund praktikave parazitare dhe grabitqare në administratën publike, ka qene theksi i takimit te autoriteteve socialiste…
A keni pyetur veten se cilat janë sekretet tuaja më të thella? Nëse nuk i njihni ato, bëni këtë test!
Cilin nga këta zogj pe të parin?
Nëse keni parë zogun n.1:
Ky zog nxjerr në pah një personalitet shumë të vetëqëndruar. Kurrë nuk keni qenë i vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh me të tjerët, ndaj asaj që ata kanë nevojë ose për situatën në të cilën po kalojnë.
Nëse nuk dëshironi të ktheni atë që ju merrni, rrezikon të lëndoni ndjenjat e të dashurit dhe të humbni njerëzit që janë me rëndësi të madhe në jetën tuaj. Çdo marrëdhënie spontane, ndihmë dhe mirëkuptim.
Nëse patë zogun n.2:
Jeni një person që ka tendencë të jetë shumë indiferent ndaj të tjerëve dhe kjo mund të çojë në probleme serioze kur bëhet fjalë për dëshirën për të pasur një partner ose për të mbajtur një miqësi.
Mos harroni se është shumë e rëndësishme të tregoni dashuri për të dashurit tuaj. Mos i ktheni shpinën njerëzve që kujdesen shumë për ty, do të ishit keq.
Nëse patë zogun n.3:
Keni qëndrime shumë të forta dhe arrogante. Jeni një nga ata njerëz që mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe askush nuk mund t’ju mësojë asgjë, sepse ju keni gjithmonë të drejtë. Ky qëndrim i juaj do t’ju largojë nga miqtë tuaj, askush nuk do të dëshirojë të ndajë mendimet dhe përvojat e tyre me ju dhe qëndrimi juaj do të bëhet reflektim i pasigurive që mbartni brenda.
Nëse e patë zogun n.4:
Jeta juaj dominohet nga pesimizmi. Ata përreth jush gjithmonë përpiqen t’ju kënaqin dhe t’i plotësojnë pritshmëritë tuaja, por pikëpamja negative për gjithçka që ndodh rreth jush do t’ju bëjë të ndiheni të zhgënjyer dhe të shkretë.
Ky qëndrim nuk do t’ju lejojë të shijoni gjërat e thjeshta dhe të bukura në jetë.
Nëse keni parë zogun # 5:
Ky zog simbolizon pasiguritë tuaja që duhet luftuar. Çfarë duhet të bëni është të shikoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju dhe të përqëndroheni në atë që doni, çfarë ju bën të lumtur, atë që duhet të mësoni dhe atë që jeni në të mirë.
Besoni dhe shikoni se si jeta juaj do të ndryshojë për mirë!
Ndajeni këtë test me të gjithë miqtë dhe familjen tuaj.
Mjekët thonë se detoksifikimi i trupit çon në një mënyrë jetese të shëndetshme. Për këtë arsye, ju do të jeni në gjendje të luftoni sëmundje të ndryshme.
Pasi sëmundjet e vazhdueshme janë zakonisht për shkak të akumulimit të toksinave në trup, të cilat, ndër të tjera sjellin akumulimin e fekaleve për shkak të ushqyerjes së dobët dhe stresit.
Mësoni fuqinë shëruese uthullës së mollës:
Ajo përmban shumë vitamina, minerale dhe kalium, që ndihmojnë në procesin e spastrimit dhe në lëvizjen e zorrëve.
E përpos kësaj, uthulla e mollës është gjithashtu një antibiotik natyral që mbështet sistemin tuaj imunitar për të luftuar mikrobet, bakteret e huaja dhe ndihmon në parandalimin e viruseve që mund të lindin.
Pastrimi i zorrëve me uthull molle dhe mjaltë
Kjo është një pije që mund të realizohet në kushte shtëpie. Rekomandohet të pihet çdo mëngjes, për të pastruar zorrën e trashë dhe për të filluar ditën e balancuar dhe të freskët.
-Valoni në një enë ¼ litër ujë.
-Shtoni 2 lugë uthull molle, pastaj 1 lugë gjelle me mjaltë.
Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni tërësisht, të gjitha papastërtitë.
Këngëtari i hitit “Kthehu ti”, Blero prej disa vitesh po jeton historinë e dashurisë me Afrona Dikën të cilët siç kanë shkruar mediat kosovare së fundmi pritej të martoheshin.
Mirëpo pikërisht kur gjërat mes tyre po shkonin mirë, çifti duket se po i jep fund.
Edhe Blero, edhe Afrona me postimet e tyre kanë lënë të kuptohet se lidhja e tyre është në krizë.
Fillimisht Blero ka postuar foton e vajzës së tij, Tara dhe shkruan se në jetën e tij nuk do asnjë tjetër përveç saj.
Ndërsa pak më vonë edhe Afrona ka postuar një foto në Instastory ku shkruan: “Nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem”.
Siç bën të ditur “Prive”, dyshja as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një krizë e shkurtër dhe Bleron e Afronën do i shohim sërish bashkë apo diçka serioze.
Lezha është një nga zonat më të bukura dhe më të pasura të Shqipërisë, falë vendndodhjes së saj, buzë detit nga njëra anë dhe maleve nga ana tjetër, me një klimë dhe mikroklimë që do ta kishte zili çdo vend i botës. Begati dhe bukuri
Duke qenë nën ndikimin e klimës mesdhetare, me ditë me diell mbi mesataren e vendit, Lezha shquhet për prodhimet bujqësore e blegtorale, sidomos për perimet e herëshme, për prodhimin e patates e të bostanit, të frutave e të tjera produkte blegtorale. Prodhime të tilla si vera “Kallmet”, rakia “Lezha”, mishi i gjelit të detit i racës së njohur “Zadrima”, etj janë tashmë të njohura e vlerësuara në vend e jashtë tij. Vetë fakti që Lezha në të dy krahët rrethohet nga dy fusha pjellore, ajo e Zadrimës dhe e Bregut të Matit, ka në vetëvete premisën e zhvillimit si të industrisë për sektorin, ashtu edhe të agroturizmit, i cili është në fillimet e tij premtuese. Lezha për vetë pozitën gjeogafike që ka, turizmi bregdetar mbetet më kryesori. Rajoni ka një sipërfaqe turistike bregdetare afro 11 000 ha, vijë bregdetare prej 38 km (duke filluar nga Kepi i Rodonit dhe deri në Velipojë),me plazhet e mrekullueshme të Shëngjinit, Tales, Patokut, Godullit etj. Gjerësia e brezit bregdetar prej 3 km përbën një tjetër favor për zhvillimin e turizmit. Ndodhet në bregdet, në jug të Shëngjinit. Përbën një lagunë të vogël interesante të formuar nga akumulimet lumore e detare. Është e gjatë rreth 850 m dhe e gjerë rreth 400 m. Në të është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore dhe shtazore. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike. Për të vajtur tek ky monument natyre duhet ndjekur itinerari i rrugës automobilistike Lezhë- Shëngjin – Merxhan.
Plazhi i Shëngjinit
Është një prej plazheve më të përmendur të Veriut të Shqipërisë, i njohur veçanërisht për kualitetin e rërës. Gjendet 8 km larg qytetit të Lezhës. Këtu ka 200-300 ditë me diell në vit. Në veri të plazhit të Shëngjinit në një largësi prej 2.5 km, rrëzë kodrave të Rencit, gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i mrekullueshëm i “Ranës së Hedhun”. Ndër plazhet më të frekuentuara si nga pushuesit vendas ashtu dhe të huaj, mbetet plazhi i Shëngjinit, ku fluksi ditor i pushuesve varion nga 40 000 (në ditë të zakonshme) deri në 90 000 (në fundjavë). Pushuesit janë kryesisht nga 3 rrethet e Qarkut Lezhë, por edhe nga Shkodra, Kruja dhe kryeqyteti. Rruga e Kombit, Durrës- Kukës-Morinë, ka rritur me 30 %.numrin e pushuesve kosovarë dheshqiptarëve të Maqedonisë.
Në plazhin ranor, që ofron Shëngjini me shetitoren e re dhe një varg invetimesh në gjith infrastrukturën e bregut, turizmi sa vjen dhe njeh zhvillim të vrullshëm. Pastërtia e detit, ajri i pastërt si dhe qetësia që ofron ky plazh përthith çdo vit e më shumë turistë të huaj dhe vendas , të cilët shprehen të kënaqur nga shërbimet e ofruara. Njësitë akomoduese, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor, shtrihen në një pjesë të madhe të gjatësisë së plazhit. Këto janë ndërtime të viteve të fundit dhe nuk mungojnë baret, restorantet, diskot etj, të cilat plotësojnë më së miri kënaqësitë e turistëve. Plazhi i Shëngjinit me disa pika pothuajse të virgjëra është një premisë për ndërtimin e fshatrave turistikë, të cilat kanë nisur të ndërtohen me inisiativa private.
Në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra u ka dhuru-ar banorëve mikpritës e të shoqërueshëm. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushtë rërë me bimësi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.
Plazhi i Tales
Edhe plazhi i Tales, në Komunën e Shënkollit, deri më dje “i virgjër”, pas përfundimit të ndërtimit të rrugës lidhëse me autostraden Lezhë-Tiranë, po popullohet çdo ditë dhe më tepër, dhe çdo sezon, po e rrit ofertën turistike. Investimet e vazhdueshme infrastrukturore, por dhe zgjerimi i rrjetit të hoteleve dhe njësive të sherbimit nga investitorët vendas, po e kthejnë Plazhin e Tales në një destinacion të rendësishëm të turizmit detar e familjar. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushte rëre me bimësi, ndan ujërat e cekta bregdetare me lagunat.
Ishull-Lezha, gjuetia turistike
Shëngjini, për vetë kushtet që ka, ofron si të veçantë edhe gjuetinë në rezerva të posaçme, si dhe peshkimin me natyrë sportive, por edhe për biznes, kryesisht në det, si dhe në ujrat e lagunave të Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vainit. Shoqata e Gjuetarëve të Lezhës ka krijuar marrëdhënie të rregullta me shoqata gjuetarësh të vendeve fqinje, të cilët frekuentojnë gjithnjë e me shpesh Shëngjinin, gjë që tregon se kjo formë e turizmit është një mundësi tjetër për zhvillimin e kësaj zone me tradita në këtë fushë.
Shërbimi, i shkëlqyer, njerëzit shumë miqësorë Në plazhin e Shëngjinit dhe të Kunes, pushuesit gjejnë hotele, restorante e mjedise të tjera, të ngritura në përshtatje me kushtet dhe traditat e zonës, por edhe shtëpi tradicionale, me kopshte dhe lulishte të bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kërkesës. Mbizotërojnë prodhimet e detit, shpendët e egër dhe mishi i zgarës. E, mbi të gjitha, shërbimi i standardeve bashkëkohore.
Natyrë e papërsëritshme
Dy lagunat e Lezhës, Kune e Vain, me sipërfaqe rreth 1800 ha. Janë të njohura e të vlerësuara në Mesdhe për florën e faunën e pasur që kanë. Gjenden pranë qytetit dhe lidhen me detin Adriatik. Dy lagunat e Lezhes janë mjaft atraktive. Atje natyrshëm shkohet për një shëtitje në natyrë, për ajrin e pastër, aromën e pyllit e flladin e detit, shkohet për të shijuar bukuritë e natyrës së virgjër, shkohet edhe për gjueti sportive, peshku e shpendë të ndryshëm të egër, shtegtarë dhe stacionar.
Në Kune e Vain numurohen rreht 92 lloje shpendësh. Objektet kryesore natyrore janë plazhet ranore të Shën Gjinit, Ranës së Hedhun, Tales si dhe sistemi lagunore Drinit (Kune – Vaini), plazhi i Patokut në Kurbin, laguna e Patokut, rezervati i Fushë – Kuqes, burimi kurativ i Kroit të Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, bjeshkët e Valmurit, pllaja e Didhës, shpellat karstike, etj. Monumentet kulturore dhe historike janë 21 objekte, nga këto: në rrethin Lezhë 15 objekte
Memoriali ose Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë
E para gjë që mund të vizitosh në Lezhë, Memoriali i Skënderbeut. Për vlerësimin e katedrales së varrimit të Skënderbeut në të u ngrit përkujtimorja, e cila pati si ide qëndrore përkujdesjen dhe vënien në pah të vlerave historike, nëpërmjet një ndërtimi të ri të trajtuar me anë të një kollonade brenda së cilës ruhen pjesët origjinale të shek.XV-te. Në punimet e restaurimit të monumentit u nxorën në pah gjurmët origjinale të shek.XV-të. Në brendësi të monumentit u vendos busti i Skënderbeut si dhe një serë objektesh që evokojnë veprat e heroit. Për të simbolizuar varrin e heroit afër qëndrës së kishës u vendosën kopjet e përmendores dhe shpatës së Skënderbeut sipas origjinaleve që ruhen në Vjenë. Në vitin 1981 përfundoi restaurimi i plotë i Katedrales së Shën Nikollës, e cila ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, në shek. XVII, qe shndërruar në xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shndërruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat.
Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri[1]. Ky monument është i llojit “Arkeologji”, i miratuar me numër “Nr.95 Dt. 1.10.1948“.
Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III. Gjurmë të mëpasme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.
Ne mesin e gjirit te Vlores, male te larta i afrohen se tepermi bregut duke e ndare ate ne dy pjese. Ne kete zone, paksa e terhequr ne thellesi, ngrihet nje koder 379 m e larte, ne te cilen gjenden rrenojat e nje qyteti te vjeter, atij te Kanines. Po ketu lugina e Lumit te Vlores shtyhet deri ne rreze te kodres duke e lehtesuar teper lidhjen e zones bregdetare me hinterlandin. Faktor me rendesi ky, pasi me ne jug malet fitojne lartesi te madhe, ndersa me ne veri largesia midis bregdetit me luginen e Lumit te Vlores rritet mjaft shpejt. Keto jane dhe kushtet qe percaktojne rendesine strategjike te Kanines, si ndaj kalimit nga pjesa jugore ne ate veriore (dhe ne te kundert), po ashtu dhe ndaj lidhjes se treves se Lumit te Vlores me Gjirin e Vlores. Nga ana tjeter kodrat perreth saj krijojne kushte te mira per zhvillimin e blegtorise, ndersa ne lindje gjenden troje mjaft te gjera dhe te pershtatshme per bujqesi, duke plotesuar keshtu krahas pozites strategjike dhe ate ekonomike.
Kushtet e mesiperme ndikuan ne kete vend, qysh ne periudhen antike, te linde nje qender e fortifikuar, jeta e se ciles zgjat thuajse pa nderprerje deri ne shekullin e kaluar. Natyrisht, roli i kesaj qendre nuk ka qene kurdohere i njejte, keshtu ajo ka pasur rol te dores se pare ose ka qene ne varesi te qendrave te tjera ne funksion te kushteve ekonomiko-shoqerore te periudhave perkatese. Perveç kushteve strategjike dhe ekonomike vendi ploteson dhe kerkesa te tjera te nevojshme per ngritjen e nje qendre te fortifikuar: mundesine e komunikimit, pranine e ujit te pijshem, nxjerrjen e gurit te ndertimit si dhe mbrojtje natyrale.
Qyteti i Fortifikuar i Kanines eshte ngritur aty nga shekulli i IV p.e. sone. Ne te gjithe sistemin fortifikues dallojme disa faza ndertimi qe shtrihen ne dy periudha, ne periudhen antike si dhe ne ate te periudhes mesjetare.
Ne antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmet e te cilit u zbuluan ne te gjitha anet e keshtjelles. Ne murin ilir kemi te perdorur sistemin “izodomik katror“.
Ne antikitetin e vone kemi rindertim ne muret rrethus te keshtjelles. Ketu kemi te bejme me nje mur te ndertuar me tekniken “opus mixtum“.flori
Periudha e mesjetes si ajo e hershme e me tej, perfaqesohet me rindertimet dhe meremetimet e murit rrethus. Ne fazat e mesjetes muri eshte ndertuar kryesisht prej guresh mesatar te papunuar dhe blloqe antike te riperdorura te lidhur me llaç gelqere. Ne muret rrethus te periudhes mesjetare kemi perforcime me kulla, me trajta te ndryshme.
Veç rrethimit te fortifikimit, ne territorin e brendshem te keshtjelles ne te gjitha pikat, u zbuluan mure ndertesash, qe ndonese te demtuara, na lejojne te kapim gjurm te planimetrive dhe te krijojme nje ide mbi trajten e banesave te kesaj qendre ne lashtesi. Ne territorin brenda keshtjelles gjenden te zbuluara dhe elemente te tjere ndertimor, si rruge me kalldrëm, kanale e strera.