Një ëmbëlsirë tradicionale, tipike e zonës së Pogradecit, e përgatitur krejt lehtë dhe shpejtë me një shije unike që të përfshin tërësisht.
Dredhaniku me arra dhe shërbet është një specialitet i amvisave pogradecare, të cilat jetë e mot e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë në rasta të veçanta festash apo edhe gëzimesh familjare.
Më poshtë keni recetën fantastike të përgatitjes së dredhanikut me arra dhe shërbet krejt lehtë në shtëpi.
Një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Dredhanikut me Arra në Shtëpi
Përbërësit
(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës, më poshtë përbërësit janë për 12 dredhanikë)
3 petë të gatshme ëmbëlsirash
1 flxhan çaji me arra të thërrmuara
Gjysmë filxhani çaji me gjalpë të shkrirë
Thelpinj arrash
Për shërbetin
1 gotë sheqer
2 gota ujë
Pak lëkurë limoni të grirë ose lëkurë portokalli
1 lugë gjelle lëng limoni
Një lugë gjelle kanellë
Përgatitja
Hapim petën e parë dhe e lyejmë me gjalpë të shkrirë përmes një furçe kuzhinë.
Hedhim një pjesë të arrëve të thërrmuara dhe më pas petën e mbledhim në formën e rolesë.
Këshillohet që rolenë ta prisni në katër pjesë me gjatësi 10 centimetra dhe secilën prej pjesëve e mbledhim në formë rrumbullake duke i vendosur një thelpi are në mes.
Kështu vijojmë edhe me dy petat e tjera.
Dredhanikët i vendosim në një tavë dhe i lyejmë sipër me gjalpë përmes furçës së kuzhinës.
I vendosim në furrë të parangrohur dhe i lëmë të piqen përreth 20 minuta derisa sipërfaqja e dredhanikëve të bëhet e kuqërremtë.
Nga ana tjetër përgatisim shërbetin. Hedhim ujin, sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa shërbeti të lidhet.
Në fund i shtojmë lëkurën e grirë të portokallit apo limonit, kanellën dhe lëngun e limonit.
Shërbeti lihet që të vaket dhe hidhet mbi dredhanikët kur këta të fundit të jenë të vakët gjithashtu.
Shprehja e famshme e Hipokratit: “Lëreni ushqimin të jetë ilaçi juaj ” vë në pah shumë mirë rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme kundër sëmundjeve të ndryshme.
Sekreti te Ushqimet e Shëndetshme
Sipas ekspertëve, shumë probleme shëndetësore të përditshmërisë sonë mund të kurohen duke ngrënë shëndetshëm.
Kurat më të mira kundër problemeve të thjeshta shëndetësore siç janë dhimbjet e kokës, gurët në veshka e të tjerë gjenden në frigorifer.
Shpargu Kundër Dhimbjeve të Kokës
Shpargu këshillohet kundër dhimbjeve të kokës veçanërisht nga alkoli.
Gjethet dhe kërcenjtë e shpargut përmbajnë enzima që shpërbëjnë çdo grimçë të alkolit dhe si rrjedhojë shmangin shpërthimin e simptomave si dhimbjet e kokës, të përzierat apo marramendja.
Ekspertët rekomandojnë se përpara se të dilni në mbrëmje, hani shparg dhe stomaku juaj do të jetë i mbrojtur.
Rrjedhimisht, përthithja e alkolit në gjak do të ngadalësohet ndjeshëm.
Gurët e Veshkave Kurohen me Limonatë
Gurët në veshka janë një sëmundje më e përhapur se sëmundjet e zemrës, ishemisë apo diabetit.
Numri i njerëzve që vuajnë nga gurët në veshka në botë është dyfishuar në 13 vitet e fundit.
Limonata ose lëngu i limonit përmban nivelin më të lartë të citratit që ndihmon në shpërbërjen e depozitave të kalçiumit që transformohen në gurë në veshka.
Bëni sa më shumë limonata me lëng të pastër limoni, ose keni më shumë guxim hani më shumë limonë pa rrudhur buzët.
Probiotikët te Kosi
Kosi është i pasur me probiotikë, ndaj duhet ta konsumoni çdo ditë.
Këto baktere të mira forcojnë sistemin imunitar dhe zbusin me 42 përqind rrezikun e të ftohurës ose infeksioneve në pjesën e sipërme të sistemit respirator.
Hiqni dorë nga sheqeri i tepërt, antibiotikët dhe përpiquni të mos stresoheni.
Të treja janë armike të baktereve të mira dhe ju bëjnë një shënjestër të lehtë të sëmundjeve të nxitura nga moti.
Munde Depresionin me Kafe
Një studim i Harvardit thotë se gratë që pijnë kafe në ditë janë 20 % më pak të rrezikuara të preken nga depresioni.
Kafeina e mbron trurin nga neurotoksinat që shkaktojnë depresion.
Freskohu Duke Ngrënë Shegë
Shegët janë të pasura me acid elagjik që ju ndihmon të mbroni lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej rrezeve ultravjollcë.
Përpiquni të hani shegë të plota dhe mos mbani shpresat tek pijet me bazë shege ose suplementët.
Fasule dhe Mish Kundër Simptomave të Ciklit
Të dyja janë të pasura me thiaminë dhe riboflavinë, dy vitamina të kompleksit B që parandalojnë simptomat e ciklit menstrual.
Të dyja këto ushqime janë një ndër burimet më të mira të këtyre vitaminave.
Konsumi i rregullt i mishit dhe fasuleve do të plotësojë nevojat për vitamina dhe do të zbusë dhimbjet.
Ushqimet Organike Shërojnë Gjithçka
Diabeti, sëmundja e Parkinsonit, mbipesha e të tjerë shkaktohen nga pesticidet sintetike që përdoren në ushqimet jo organike.
Pesticidet shkaktojnë probleme edhe tek fëmijët.Duhet të konsumoni sa më shumë ushqime organike.
Përdorimi i çajit të gjetheve të ullirit e ka origjinën e përdorimit tek Hipokrati, babai i mjekësisë.
Studimet bashkëkohore vërtetojnë se gjethet e ullinjve janë plot përbërës kundër viruseve dhe mikro-organizmave të dëmshëm.
Ato arrijnë të ndikojnë në organizëm më fuqishëm se shumë prej antibiotikëve të farmacive.
Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të gjelbra të ullirit ofron veti dhe efekte mirëbërëse në organizëm.
Caji ndihmon për të parandaluar një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh të ndryshme.
Këtu mund të përmendim disa tipe gripi, infeksione virale të mushkërive, por edhe goditje më të rënda shëndetësore.
Të tilla mund të përmendim sëmundje si tuberkulozi, meningjiti, hepatiti B, dhe bronkopneumonitë serioze.
Çaji i gjetheve të ullirit arrin të bëjë mrekulli edhe ndaj infeksioneve.
Këtu vlen të përmendim vlerat e forta kundër infeksioneve në traktin urinar, por edhe te infeksionet post-kirurgjikale.
Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin e imunitetit, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.
Një efekt surprizë i këtij çaji , është aftësia për të normalizuar tensionin e lartë të gjakut.
Madje arrin edhe të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet fort për diabetikët.
Gjethet e ullirit përmbajnë një antioksidues shumë të fuqishëm që quhet taninë dhe që i jep gjetheve një shije të hidhur.
Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.
Çaji i gjetheve të ullirit përdoret me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës dhe rasteve kur shfaqen sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë.
Falë vetive diuretike që përmbajnë këto gjethe, çaji i tyre është një nga mjekimet më funksionale të mjekësisë popullore.
Si ta përgatisni Çajin e Gjetheve të Ullirit
Për të përgatitur çajin nga gjethet e ullirit, duhet të përdorni gjethe të thata, ose të njoma në kushtet e shtëpisë.
Merrni një enë metalike, të cilën duhet ta mbushni me 300 ml ujë dhe ta vini të vlojë.
Kur arrihet pika e vlimit, hidhni një sasi prej rreth 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.
Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Këshillohet që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni dhe të tresni pak mjaltë.
Çaji i gjetheve të ullirit ofron një shije mrekullisht të kënaqshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani nga vetja në çdo stinë.
Tri gota në ditë janë një sasi e këshilluar nga specialistët
Deklarimi i të ardhurave bën me dhimbje kokë shumë prej politikanëve shqiptarë, pasi askush prej tyre nuk dëshiron të zbulojë shumat marramendëse që thuhet se kanë fituar në sajë të korrupsionit.
Vetëm pak kohë më parë, portali “Tpz” raportoi një skandal me deklarimin e të ardhurave të familjes së Damian Gjiknurit.
Gjithçka erdhi pasi Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri, ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe shpenzimet gjatë dy viteve të fundit, 2016-2017.
Ministri e ka nisur karrierën e tij politike, me të ardhura modeste, ku përfitonte pagën si deputet dhe rrogën që merrte bashkëshortja e tij në një televizion.
Madje përpara se sa të rekrutohej nga Rama, thuhet se Gjiknuri, si ish punonjës i Shik, ka pasur aty, një karrierë të “shkëlqyer”.
Por sipas këtij portali, ministri dhe familja e tij njihen për pasionin familjar të udhëtimeve të shtrenjta, në vende egzotike, duke filluar nga Santa Quaranta e deri në Ishujt Mauritius, ku më e pakta shpenzohet 1.000 euro nata, pa llogaritur udhëtimin dhe harxhimet extra.
Nga deklaratat e pasurisë, familja Gjiknuri, nuk i kalonin 40 milionë lekë (të vjetra) të ardhura në një vit.
Megjithatë, në vitin 2016-2017, familja e ministrit ka blerë me kredi një makinë 44 000 euro, një apartament me vlerë tepër të lartë, 271 450 euro.
Por pavarësisht rritjes të së ardhurave, kurrsesi nuk mund të justifikohen blerja me kredi e një apartamenti super të shtrenjtë si dhe një makine luksoze. Po t’i shtosh këtu edhe kredinë e pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra), rezulton se familja Gjiknuri është e zhytur në luks dhe borxhe.
Megjithatë, këto manovra me kredi për të mos blerë me para kesh në dorë, janë të njohura nga politikanët shqiptarë. Nëse do të ishte një qytetar me të njëjtat të ardhura si familja Gjiknuri, kurrsesi nuk mund të ketë këto asete, dhe asnjë lehtësi nga bankat e nivelit të dytë për të marrë 3 kredi të majme.
Dy gra ruse që zbuluan të vërtetën e lindjes së bebeve të tyre 40 vite më parë, kane bere nje rrëfim vërtetë rreqethes per dramen e shkëmbimit të foshnjave më 7 mars 1978,
Kjo ishte dita kur te dyja grate shtatzëna, Rimma Shvetsova dhe Julia Savelieva, nxituan në maternitet në rajonin Perm të Rusisë.
Por dicka e rralle kishte ndodhur ate dite ne atë spital. Kishin lindur përnjëherësh katër gra, gje qe ishte e pazakontë për një spital të vogël rural.
Me sa duket, mjekët harruan të vendosnin etiketat e emrit tek të sapolindurit.
Gratë nuk mund të kujtojnë momentin e saktë kur fëmijët e tyre janë ndërruar, por ata u larguan nga spitali me foshnjat e gabuara. U deshën gati 40 vjet për të kuptuar se nuk kishin rritur vajzat e tyre biologjike.
Ndërsa vajzat u rritën, gratë filluan të kuptonin se nuk shfaqnin tipare familjare. Vajza e Rimma, Veronika kishte flokë bionde dhe sy blu, gjë që ngriti dyshimet e burrit Anatoli. Ai mendonte se gruaja e tij e kishte mashtruar atë, një supozim që pati pasoja tmerruese.
“Sigurisht, ai nuk e donte aq shumë,” pranon Rimma, duke folur në RT. Ajo kujton një ditë kur u kthye nga puna dhe nëna e saj i tha se kishte parë Anatolinë duke vënë një jastëk mbi fytyrën e Veronikës. Përfundimisht, Anatoli braktisi familjen.
Veronika gjithmonë ka fajësuar veten për ndarjen e prindërve të saj. Rimma thotë se vajza gjithmonë pyeti pse nuk duket si ajo dhe ka një karakter tjetër. “Ajo [Veronika] është e qetë dhe e rraskapitur; fytyra e saj ndryshon nga e jona. Unë i thosha me shaka se fytyra e saj ishte ‘ndezur’ në lindje“, kujton me lot Rimma.
Kishte dyshime të tjera kur Veronika u sëmur në moshën dy vjeçare. Ajo u diagnostikua me një gjendje të trashëguar, të cilën askush tjetër në familje nuk vuante. Vite më vonë, kur nëna e Veronikës u kthye në spitalin e lindjes për përgjigje, ajo gjeti se të dhënat e vjetra mjekësore ishin shkatërruar dhe ambulanca nuk ekzistonte më.
Ndërkohë, një vajzë tjetër po rritej në një lagje të ndryshme. Emri i saj ishte Tanya, dhe ajo gjithashtu u rrit nga një çift, i cili besonte se ishte fëmija i tyre. Përsëri, nuk kishte ngjashmëri familjare. “Unë kurrë nuk kam qenë e rrethuar nga të gjitha këto thashetheme; ndoshta prindërit e mi më mbrojtën. Kur kuptova, isha e tronditur – mendova se nuk do të më duan më, tani që kanë gjetur vajzën e tyre të vërtetë, “tha Tanya.
Ndryshe nga Veronika, Tanja u rrit me një baba të përkushtuar që nuk vuri në pyetje identitetin e saj, as besnikërinë e gruas së tij.
Në kohën kur vajzat kishin lindur, testi i ADN-së nuk ishte i mundur dhe familjet nuk kishin mundësi të zbulonin të vërtetën. Por më në fund, rreth dyzet vjet më vonë, ata kryen testet dhe frika e tyre u konfirmua; vajzat që ata kishin rritur, nuk ishin fëmijët e tyre biologjikë.
Julia, nëna e Tanyas, beson se testi nuk ka ndryshuar asgjë. “Nëna juaj është ajo që ju rriti, jo ajo që ju ka lindur“, thotë ajo në mënyrë të vendosur. Rimma gjithashtu thotë se Veronika gjithmonë do të jetë vajza e saj. Të dyja, Veronika dhe Tanya u u takuan pas 40 vitesh më 7 mars 2018.
Megjithatë, Veronika vazhdon të përndiqet nga vuajtjet që ajo pa dhe ndjehet keq për nënën e saj, e cila akuzohet gabimisht për “tradhti”.
“E kam parë të luftojë gjithë jetën e saj. Jo të gjithë mund të jenë si ajo. Për hir të fëmijëve të saj ajo ka harruar gjithçka, ajo do të shkojë në fund të botës vetëm për fëmijët e saj që të jenë të sigurt dhe të shëndoshë, “tha ajo.
“Ndihem fajtor për jetën e shkatërruar të nënës sime dhe babai im e la atë,” pranon ajo.
Avokati i gruas Igor Savvin tha për RIA Novosti se familjet kërkojnë dëmshpërblim moral nga spitali në një veprim gjyqësor.
Tregime të tilla nuk janë të pakta. Në një rast në rajonin Oryol, 350 km në jug të Moskës, dy nëna zbuluan se po mbanin fëmijët e gabuar dy vjet pas lindjes së tyre. Një grua tjetër nga rajoni i Chelyabinsk ishte 30 vjeç kur mësoi se ajo u ndërrua gjatë lindjes dhe dërgoi çështjen në gjykatë.
Për mijëra vjet fatsjellësit janë përdorur për të futur dridhje pozitive për njerëzit. Bukuria dhe tërheqja e fatsjellësave është ende e përhapur në shoqërinë tonë ashtu siç ishte për paraardhësit tanë.
Fatjesllësi bazuar në shenjën tuaj të zodiakut bën mrekullira – sapo të merrni vesh se cili është fatsjellësi juaj, merrni një për vete dhe shikoni nëse mund të krijojë magji në jetën tuaj.
Dashi – Çelësi
Dashët ndjekin atë që ata duan deri sa ta kenë atë, dhe ata nuk do të mposhten nga pengesat në rrugën e tyre. Fatsjellësi I tyre është çelësi. Romakët e lashtë e panë këtë çelës si hapjen e derës në qiell ose në të gjithë universin. Çelësi është edhe shenja e shëndetit dhe prosperitetit.
Demi – Numri 7
Numri 7 konsiderohet si numri më evolucionar shpirtëror. Jo vetëm në një kulturë, por në shumë kultura. Në mënyrë matematike, numri 7 gjen një bazë shumë solide dhe konsiderohet një numër shumë i fuqishëm. Grekët e lashtë gjithashtu e quajtën atë numër të përsosur. Përveç kësaj, shumë dema kanë shumë dashuri për numrat dhe matematikën, kështu që i përshtatet në mënyrë të përkryer Zodiakut tuaj.
Binjakët – Zarat
Zaret janë pasioni juaj. Ata janë shumë të bukur dhe njerëzit i përdorin ata si një element dekorativ në dhomat e gjumit dhe në makinë, por mbi të gjitha këto zare të vogla mund të bëjnë mrekulli. Meqë ju jeni më i modës së shenjat e tjera të zodiakut , zari është padyshim fatsjellësi juaj që kur u prezantua për herë të parë në Luftën e Dytë Botërore nga gjuetarët për të përmirësuar fatin e tyre.
Gaforrja – Nusepashka
Gaforrja fjalë për fjalë ndihet e lumtur kur i bën njerëzit e tjerë të lumtur dhe mund t’i ndihmojë ata në çdo mënyrë të mundshme. Ju doni të keni një fat magjik që është në të vërtetë e gjallë, veçanërisht sepse keni aq shumë respekt për krijesat e gjalla. E thënë kjo, pasi ju jeni gjithashtu një dashës i kafshëve, një nusepashkë do të jetë fatsjellësi më I mirë. Një nusepashkë mund të ndriçojë ditën tuaj, t’ju bëjë të buzëqeshni me shkëlqim dhe t’ju sjellë shumë lumturi dhe prosperitet.
Luani – gurë të çmuar
Gurët e çmuar janë fatsjellësi yt Luan. Gurët janë më të përshtatshëm për ju sesa çdo shenjë tjetër, sepse ju jeni të shndritshëm, të guximshëm, simpatik dhe doni të jeni qendra e vëmendjes. Ka disa gurë të çmuar që konsiderohen veçanërisht me fat dhe një prej tyre është qelibari. Një tjetër gur me fat për ju është safiri.
Virgjëresha – Syri i keq
Virgjëresha në shtëpi ndihet e sigurt me syrin e keq. Ju mbron nga njerëzit dhe nga energjitë e këqija që ju rrethojnë. Virgjëresha është shumë e ndjeshme ndaj energjive që i rrethojnë dhe nuk ka asgjë më të përshtatshme për ta sesa vetë syri i keq.
Peshorja – Trekëndëshat
Trekëndëshat konsiderohen të rëndësishme dhe me fat në shumë kultura. Në kohët e lashta, besohej se ata përfaqësonin ciklin e jetës, që nga lindja deri në pjekuri deri në vdekje, dhe për të përfaqësuar marrëdhëniet mes njerëzve dhe perëndive, apo kësaj bote dhe tjetrës. Si një shenjë e peshores që përfaqëson ekuilibrin, trekëndëshat janë fatsjellësi më I mirë, sepse në thelb ata janë të gjithë stabilitet dhe ekuilibër.
Akrepi – Patkua
Akrepat kanë nevojë për një fatsjellës që nuk është I lehtë. Një simbol i fortë dhe krenar i fatit është patkoi, i cili është më i lidhur me fatin sesa me kuajt. Një patkua përdoret për të mbajtur energjitë e rënda dhe shpirtrat negativë. Kur var një patkua, sigurohuni që ai të jetë si një U – kjo do të sigurojë që ju të keni gjithçka me bollëk.
Shigjetari – Këmbë lepuri
Shumë magji kanë rrënjët e tyre në traditat fetare, por një këmbë lepuri vjen nga magjia e magjistarëve. Meqë Shigjetari është shpirtëror dhe mendjemprehtë, një fatsjellës me sa duket tradicional dhe konvencional, por ekstravagant, është i përsosur për të.
Bricjapi – Katër gjethe
Gjethet me katër fletë mendohet të sjellin besim, shpresë, dashuri, shëndet, famë dhe mbi të gjitha pasuri – gjë që e bën tërfili me katër fletë një fatsjelës I përsosur për Bricjapat. Me shije të rafinuar si ju jeni, tërfili me katër fletë është I vetmi fatsjellës që ju nevojitet.
Ujori – Gjinkalla
Gjinkallat prej kohësh janë konsideruar si një burim i fatit të mirë. Besohet se zhurma e një gjinkalle ofron shoqëri dhe është konsideruar me fat që nga kohët parahistorike. Duke pasur një fotografi të insekteve në shtëpinë tuaj – si një foto e vogël në tavolinën tuaj ose në portofolin tuaj mund të bëni mrekulli.
Peshqit – Dreamcatcher
Ftajellësi juaj është një tërheqëse ëndërrash. Ëndrrat janë shumë të rëndësishme për ju, kështu që gjithçka që do t’ju ndihmojë të filtroni ankthet e këqija dhe të fokusoheni në ato të mira bën mirë për ty. Ti je shtëpia e ëndrrave për këtë, dhe një kapës ëndrrash krijon një magji perfekte për ty.
Lajmi per mjekun popullor shqiptar kishte mberritur deri ne Kosove dhe Maqedoni. E keshtu, disa familje, i janë drejtuar për ndihmë atij, i cili njihet si “shëruesi i kancerit”.
Por disa persona jane ankuar se ky mjek po mashtron njerëzit me tezën e tij për shërimin e kancerit, duke iu dhënë shpresë, ndërkohë që nga ana tjetër po vdisnin pacientët që ndiqnin kurat e tij.
Pas ankesave të shumta, Fiks Fare shkoi në Strugë të Maqedonisë, ku dy familje ankohen se mjeku popullor i ashtuquajtur si “shëruesi i kancerit”, i ka mashtruar dhe për shkak të kurave të tij, një djalë 30-vjeçar dhe një grua e moshuar kanë ndërruar jetë.
Një prej ankuesve është Muhamer Rizvani, i cili tregon se pasi djalit i ishte shfaqur një lloj kanceri në kokë, ai e kishte kuruar fillimisht në Maqedoni dhe në Turqi.
Më pas, nëpërmjet televizorit dhe internetit kishte mësuar se në Tiranë ndodhej një mjek popullor, i cili shëronte kancerin. Ai është Ruzhdi Metali, të cilit i ka gjetur kontaktet dhe kishte udhëtuar nga Struga drejt Tiranës me shpresën për t’i ardhur në ndihmë.
Ai shpjegon se mjeku popullor Ruzhdi Metali i ka garantuar shërimin e djalit nëpërmjet kurave të tij. Për këtë shërbim i ka marrë 1500 euro për tri kura. Sipas tij, kura e fundit ka qenë vdekjeprurëse për të birin. Mjeku popullor i ka dhënë një lëng, të cilin duhej ta konsumonte disa herë në ditë për 41-42 ditë dhe nuk duhet të hante dhe të pinte asgjë. Djali i tij ka ndërruar jetë 22 ditë pasi kishte nisur këtë kurë. Po ashtu “viktimë” e mashtrimit ka rënë edhe Jehona Nasufi (Dauti), e cila ka çuar nënën, po të sëmurë me sëmundje kancerogjene.
Ajo shpjegon se nëna e saj e ka bërë kurën e plotë, por kur ka bërë analizat, gjendja e saj ka dalë e përkeqësuar. Madje, mjeku popullor ka kërkuar që ajo të ndërpriste ilaçet që kishte marrë nga spitali dhe të merrte vetëm ilaçet që përgatiste ai. Pas disa ditësh, nëna e saj ka ndërruar jetë. Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare u interesuan se kush është ky mjek popullor që pretendon se shëron kancerin. Ruzhdi Metali rezulton se ushtron këtë aktivitet prej disa vitesh në një nga zonat më të njohura të Tiranës, pikërisht në ish-Bllok, ku klinikë përdor një lokal të administruar prej tij.
Në këtë lokal, ai zhvillon takimet me pacientët, që kryesisht janë nga Maqedonia, Kosova, ose emigrantë të cilët nuk jetojnë në Shqipëri. Shumicën e kontakteve i merr nëpërmjet Facebook, ku njerëzit kontaktojnë me të dhe më pas e takojnë në lokalin e tij, ku iu përgatit kurat për sëmundje të ndryshme. Në prezantimin e vet, ai thotë se është doktor Kiroprator-Bioenergji që nga viti 1991 e deri më sot.
Ai pretendon se “duke vënë re praninë e biorrymës që natyra e ka pajisur, ai ka mbaruar studimet për bioenergjinë në Onikava të Japonisë, ku dha ka bërë praktikë për një kohë të gjatë. Madje ai pretendon se ka punuar dhe në Athinë dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku vazhdon me sukses. Ndërkaq, ai rendit mbi 96 sëmundje të ndryshme për të cilat thotë se mund t’i shërojë.
Nga bisedat, ai tregon se ka marrë vlera të ndryshme parash për kurimin e pacientëve, duke pretenduar se tek ai kanë shkuar dhe figura të politikës shqiptare. Por si i realizon ai këto kura, biseda dhe sa kërkon për të shëruar kancerin?
Fiks Fare shkoi në lokalin, ku doktori pret pacientët, bisedon për sëmundjen, bën pazaret dhe më pas përgatit kurën e radhës. Në bisedën e parë, bashkëpunëtorët e Fiks Fare i thonë se kanë fëmijën e një miku të tyre në Prizren dhe se duan t’u japë garanci për shërimin e tij nga kanceri. Mjeku popullor kërkon që ta sjellim fëmijën në Tiranë, pasi atij i kushton shumë dita për të shkuar për ta parë në Prizren, pasi ai do 1500 euro në ditë vetëm për të lëvizur nga Tirana. Madje ai thotë se është aq i kërkuar saqë tek ai ka shkuar dhe ish-kryeministri, të cilit i kishte kërkuar 200 mijë euro për ta shëruar.
Një emigranti në Gjermani i ka kërkuar 100 mijë euro, por ai jep garanci për shërimin e kancerit, nëse nuk është bërë kimioterapi. Në bisedën e dytë, bashkëpunëtorja e Fiks Fare i thotë doktorit se ka mamin e sëmurë me kancer. Ai i thotë se do 1480 euro për kurën e parë, por nuk ka nevojë ta shohë mamin e saj. Ai i thotë se mamin do e shohë kur të shërohet.
Ai tregon se përdor kura të forta me dietë për 42 ditë dhe me balta në kokë që e zhdukin kancerin. Për këto kura ai merr çmime të ndryshme. Ai i përgatit edhe ilaçin e tij për të nisur kurën. Gjithashtu ai shprehet se nuk pranon të punojë me shqiptarë të Shqipërisë.
Suad Morina u përball me situatën më të sikletshme të jetës kur bëri aktin e shpalljes së martesës me një vajzë, me të cilën kishte vendosur të ndante jetën. Kur po procedonte me celebrimin në Dërmenas mësoi se partnerja kishte një tjetër martesë të shpallur në Gjendjen Civile të Korçës.
Në këtë moment nisi odiseja për të anuluar aktin e shpalljes së martesës, pasi Gjendja Civile Dërmenas dhe Fier nuk e bënë dot këtë gjë. Pas interesimit të emisionit “Stop” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përgjigjja zyrtare ishte se është pranuar kërkesa e shtetasit për zgjidhjen e martesës, por ky akt fshihet nga sistemi për një vit
ngashqiperiaime.al (09/03/2018 ora 10:18)
Suad Morina u përball me situatën më të sikletshme të jetës kur bëri aktin e shpalljes së martesës me një vajzë, me të cilën kishte vendosur të ndante jetën. Kur po procedonte me celebrimin në Dërmenas mësoi se partnerja kishte një tjetër martesë të shpallur në Gjendjen Civile të Korçës.
Në këtë moment nisi odiseja për të anuluar aktin e shpalljes së martesës, pasi Gjendja Civile Dërmenas dhe Fier nuk e bënë dot këtë gjë. Pas interesimit të emisionit “Stop” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përgjigjja zyrtare ishte se është pranuar kërkesa e shtetasit për zgjidhjen e martesës, por ky akt fshihet nga sistemi për një vit.
“Unë jam Suad Morina, nga fshati Dërmish i qytetit të Fierit. Iu drejtova emisionit “Stop” për një arsye. U njoha me një vajzë para disa kohësh dhe vendosa të lidhesha e të martohesha me të. Bëra shpalljen e martesës dhe kur erdhi koha për të bërë celebrimin na doli që ajo kishte bërë një shpallje martese me dikë tjetër. Në momentin që unë e mora vesh, doja që të tërhiqesha nga kjo. Shkova për ta tërhequr shpalljen e martesës, por këto të komunës nuk e tërheqin dhe nuk e di pse e bëjnë këtë. Pa kaluar një vit thonë nuk ke drejtë të drejtë të bësh shpallje tjetër martese. Nuk jam më me atë unë se ajo është e martuar me dikë tjetër, ka bërë celebrimin”.
Suadi rrëfen se është ndjerë shumë keq, por tanimë ka vazhduar jetën dhe dëshiron të martohet me një grua tjetër. Por problemi qëndron te shpallja e parë e martesës, e cila ende nuk është anuluar.
Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Njësisë Administrative Dërmenas për të pyetur sesi mund të anulohet kjo shpallje martese.
“Zotëria është paraqitur tek unë për të bërë shpalljen e martesës me certifikatën e bashkëshortes, të marrë në Gjendjen Civile Fier. Pranvera Isufaj ndërkohë ka patur një shpallje martese në Gjendjen Civile Korçë. Zonja ka bërë edhe martesë në datën 17.05.2017 me Adem Isufaj. Mua nuk më del në sistem sepse në momentin që merr certifikatë del vetëm në Gjendjen Civile Fier. Unë kam bërë shpalljen e martesës për banorin tim. Zotëria është paraqitur pas 11 ditësh për të bërë martesën dhe unë atëherë e kam hapur problemin që Pranvera ka qenë me dy shpallje martese”.
Punonjësja e Njësisë Administrative Dërmenas tregoi se kishin kaluar 11 ditë nga shpallja e martesës, ndaj ajo nuk mund të anulohej. Ajo shtoi se Suad Morina duhet të presë një vit nga shpallja e martesës së parë për të shpallur një tjeër.
Ndërsa në Gjendjen Civile të Fierit u tha se denoncuesi nuk është banor i qytetit të Fierit, ndaj dhe nuk ishte përgjegjësi e tyre. Gjithashtu u fajësua punonjësia e Njësisë Administrative Dërmenas për shpalljen e martesës, pasi duhej të kishte kontrolluar të dhënat për Pranvera Isufaj.
“Ne lëshojmë dy certifikata për shpallje martese, një e dërgojmë në destinacionin e shpalljes dhe një e mbajmë ne. Kjo ka bërë dy shpallje njëkohësisht, të parin e ka bërë në Korçë, ku ka realizuar edhe martesën dhe tjetra është shpallja e martesës së dytë padashej nga punonjësja. Nuk e di si vepron ajo, por e ka bërë padashje. Ajo duhej ta kontrollonte nëse kjo (Pranvera) ose personi tjetër (Suadi) kishte shpallje apo jo. Kjo ka kërkuar për Suadin, por po të kishte kërkuar për Pranverën, atëherë do të dilte që kishte shpallje tjetër”.
https://youtu.be/kHVGcEf8YRk
Ashtu si edhe Njësia Administrative Dërmenas, Gjendja Civile Fier tha se Suad Morina duhet të presë pak kohë derisa të bëjë një tjetër shpallje për martesë.