Aurora

Albanologji, një ngjarje dhe një fakt i frikshëm

Në gjuhën tonë të bukur: shqip ALBANOLOGJI: NJË NGJARJE DHE NJË FAKT I FRIKSHËM

Nga Mehmet Elezi

  1. Ngjarja

Nëpër libraritë e Tiranës doli Fjalor Etimologjik i Gjuhës Shqipe. Vepër e Akademisë? Jo, vepër e një akademiku të vetëm. Autor është prof. dr. Kolec Topalli.
Ani pse një prej gjuhëve më të vjetra të Europës dhe mbase të botës, gjuhës shqipe i mungonte një fjalor etimologjik. I Majerit është i vjetruar, i paplotë qysh kur doli, për shkaqe që dihen. Çabej, me Studimet Etimologjike në Fushë të Shqipes, hapi themelet. Zbrazëtia e krijuar prej ikjes së tij të parakohshme nuk u mbush me asgjë. Përpjekjet e ndonjë autori të huaj nuk përbënë dot lajm në albanologji.
Të mos flasim me eufemizma. Kolec Topalli përbën fenomen në gjuhësinë shqiptare të 30 vjetëve të fundit. Sikur vetëm Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe të kishte nxjerrë prej duarve të veta, do të kish qenë e mjaftueshme. Edhe një akademi do të kish të drejtë me u mburrë me të.
Por ky Fjalor nuk është vepra e vetme e Topallit. Fjalori është maja e një piramide, që autori ka ndërtuar me punimet e tij. Janë 18 vepra me peshë në fushën e gjuhësisë historike. Ndër to edhe Gramatika Historike e Gjuhës Shqipe (2011), punë e vëllimshme, me përimtime e vështrime të reja.
Fjalori Etimologjik mund të vlerësohet si kurora në krye të kësaj piramide.
Nuk më takon me hy në vlerësime të natyrës gjuhësore për të. Vepra me gati dy mijë faqe është punë shkencore e mirëfilltë. Është miratuar për botim nga Këshilli Shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Është mbështetur me recensionet shkencore të profesorëve më të njohur të fushës.
Etimologjia, dhe në përgjithësi çështjet e historisë së gjuhës, janë hapësira të frikshme për dijetarin. Të mbushura me prita e pabesi. Lumë i nëndheshëm, nëpër të cilin duhet me notue, duke iu shmangur vorbullave e puseve pa fund. Nëpër terr, nëpër terr. Me ndonjë xixë të rrallë, të shkrepur aty-këtu nga paraardhës dhe kolegë të shquar. Hulumtimi nëpër to lyp formim shkencor të thellë, të qëndrueshëm, në universitete të mëdha. Lyp zotërim të shumë gjuhëve. Të reja e sidomos të vjetra.
Topalli ka studiuar këtu, në Shqipëri. S’ka pasur fatin me punue në krah të një Çabeji, që ishte akademi lëvizëse mbi dy këmbë të gjata. As fatin e thjeshtë me qenë student në Tiranë s’e ka pasur. Është diplomuar me korrespondencë, pa shkëputje nga puna.
Si arriti në këto kushte me studiue gjuhë të vdekura e dukuri që vijnë nga honet e fshehta indoeuropiane? Gjërave u duhet vënë emri që u takon. Botimet e tij flasin për një kërkues shumë të talentuar. Për intuitë e guxim shkencor jo të zakonshëm. Për vullnet profesional, që thyen shumëçka.
Ky Fjalor është ngjarje. Që vjen nga bota e VIP-ave të njëmendtë. E talenteve të heshtur, të përkushtuar. Të pambështetur. Jo rrallë të nemur, të përjashtuar. Të liçitur.
Ekranet dhe shtypi shqiptar duhej të gjëmonin.
Nuk ndodhi.

  1. Fakt i tutshëm

E gjeta në shtëpi të mbledhur, nën peshën e një mjekimi të vështirë të kohëve të fundit. Guxova me e pyetë, duke i marrë leje paraprakisht. Po, tha.
Çfarë po?
Po, Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe autori e ka botuar me kursimet e veta, me tirazh modest. Është pensionist. Akademia e Shkencave i tha s’kemi fonde. Shteti nuk e mori përsipër.
Pushtetarët bëjnë shpenzime të çmendura luksi, flitet e shkruhet përditë. Disamilionëshe vilat. Makina, udhëtime… Politikanë që harrohen me gjethin e parë, veç në u mbajtshin mend për bëmat, luajnë me pare, shpërdorojnë pasuritë e shqiptarëve. Për Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe shteti nuk gjet një shumë të papërfillshme. Sa? Në fund të fundit sa duhet me botue një libër!
Mund të perfytyrohet me ndodhë kështu në një vend të qytetëruar? Në një shtet sadopak serioz, ku interesi kombëtar është përparësi?
Kombet kanë shumë gjëra të shenjta. Ne shqiptarët po ashtu. Absolutisht e shenjtë për ne është gjuha shqipe. Herë të lirë dhe më shpesh të robëruar, të shpërndarë e të copëtuar nëpër disa shtete e me disa fe, ajo që na ka mbajtur të bashkuar gjatë historisë së mundimshme ka qenë gjuha shqipe, vetëm ajo. Gjuha shqipe ishte dhe mbeti ADN-ja jonë. Gjaku shqiptar identifikohej nëpërmjet saj. E vetmja që na bashkon prapë të tërë, ajo është. Kush do t’i zinte në gojë shqiptarët, në qoftë se sot do të ishim duke folur e duke shkruar në gjuhët e fqinjëve a të dikujt tjetër?
Fjalorët etimologjikë, siç shkruan autori në parathënie, “janë pasqyrë e historisë së gjuhës”. Dhe, në një kuptim më të gjerë, “janë pasqyrë e historisë së vetë popullit që e flet atë… Nëpërmjet këtyrë fjalorëve dëshmohet karakteri i veçantë i shqipes si një gjuhë indoeuropiane… e cila ka ndjekur një rrugë vetiake zhvillimi”.
Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe është një shtyllë mbajtëse për Atë që na mban. Për ngrehinën mijavjeçare të Gjuhës Shqipe.
Kur një pushtet shpërfill gjënë më të shenjtë të kombit, nuk jep as një thërrimëz për të, çka mund të pritet më pas?

Albanologji, një ngjarje dhe një fakt i frikshëm Read More »

Të apasionuar pas majave, kush janë 4 alpinistët e bllokuar në malin e Sotirës

 

Një grup alpinistësh është bllokuar në malin e Sotirës në Gjirokastër, aty ku 4 djem të apasionuar pas ngjitjes së majave ndodhen në shpatin e malit, në vendin e quajtur “ Gështenjat e djegura”,

humbën kontaktet me familjarët pasditen e djeshme.

Joan Dhandili, Enea Aloçi, Florentino Muho, dhe një tjetër alpinist ende i paidentifikuar ndodhen në këtë zonë në pritje të evakuuimit nëpërmjet helikopterit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policore nga drejtoria e Policisë në Gjirokastër dhe reparti PMNSHZ-së.

2 prej tyre, Joan Dhandili dhe Florentino Muho janë pjesë e Forcave të Armatosura.

Të apasionuar pas majave, kush janë 4 alpinistët e bllokuar në malin e Sotirës Read More »

Gjyqtarëve dhe prokurorëve, kredi të buta për shtëpi financuar nga shteti

Gjyqtarët dhe prokurorët do mund të përfitojnë kredi të buta për shtëpi të financuara nga shteti. Brenda vitit 2018, Qeveria do të ketë gati përcaktimet ligjore të cilat do të rregullojnë procedurat e financimit të kredive me kushte lehtësuese, si dhe marrëveshjet që duhet të bëjë shteti me bankat private për sigurimin e tyre.

TV Scan ka zbardhur Projektvendimin e Qeverisë për procedurën e detajuar për kredinë për shtëpi për magjistratët dhe marrëveshjet me bankat. Projektvendimi është parashikuar të miratohet brenda harkut kohor shtator-dhjetor 2018 dhe la synim përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurave për dhënien e kredisë për shtëpi për magjistratët.

Legjislacioni i ri i jep të drejtë çdo gjyqtari e prokurori.  pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën. Për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person.

Ndërkaq, gjyqtarët detyrohen t’i rimbursojnë shtetit shumën e marrë dhe interesat e kredisë, në rast se ndaj tyre jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Gjyqtarëve dhe prokurorëve, kredi të buta për shtëpi financuar nga shteti Read More »

Nikolla viziton nxënësen e aksidentuar, kërkon nga mjekët angazhim maksimal

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla vizitoi në spitalin e Traumës gjimnazisten e aksidentuar në Skrapar, e cila ishte një prej 10 nxënësve të plagosur.

Nikolla komunikoi me vajzën e plagosur ne sallën e Reanimacionit, ndërsa mësohet se mjekët informuan ministren për gjendjen e vajzës, e cila është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Ministrja kërkoi nga mjekët angazhim maksimal dhe i uroi vajzës shërim të shpejtë.

Ministrja e Arsimit prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Drejtorisë Arsimore Berat dhe zyrën Arsimore Skrapar për rrethanat e aksidentin dhe gjendjen e nxënësve të plagosur.

“Uroj shërim të shpejtë për nxënësit dhe rikthim sa më shpejt në bankat e shkollës”, tha ministrja Nikolla.

Nikolla viziton nxënësen e aksidentuar, kërkon nga mjekët angazhim maksimal Read More »

Ja çfarë bën foshnja kur nëna qan gjatë shtatzënisë

Shumë prej nesh e dinë që ngrënia dhe pirja gjatë shtatzënisë ndikon te bebja, por si është efekti nëse ju qani?

Hulumtimet nga Shoqata Psikologjike tregojnë se foshnja 6 muajshe në bark, ndikohet shumë nga gjendja emocionale e nënës.

Kur jeni në stres, trupi juaj krijon një hormon të stresit dhe të gjitha emocionet tuaja kalojnë në placentë.

Ndërsa, të gjitha nënat që kanë pasur depresion gjatë shtatzënisë, me shumë gjasa që edhe foshnja kur t’i mbushë 18 vjeç mund të hyjë në një fazë të depresionit.

Kur qani, foshnja juaj fillon të zhvillohet më ngadalë, prandaj tentoni të jeni sa më e lumtur dhe të mos keni momente të këqija.

Për të larguar dëshirën për të qajtë, merrni një dush të gjatë, merrni frymë thellë dhe meditoni, po ashtu keni kujdes nga përdorimi i barnave gjatë shtatzënisë. Për çdo gjë konsultohuni me mjekun tuaj!

Ja çfarë bën foshnja kur nëna qan gjatë shtatzënisë Read More »

Ushqimi armik i mëlçisë, madje edhe më i keq se alkooli

Të gjithë e dinë se dëmet që i shkakton alkooli mëlçisë janë të shumta. Por askush nuk e dinte se ekziston një produkt tjetër që është armik edhe më i madh i mëlçisë.

Ky produkt është sheqeri dhe shkakton dhjamosje të mëlçisë. Një studim, konstatoi se nëse një individ merr më shumë kalori se 1000 kalori nga ushqimet me sheqer, gjatë një periudhe 3 javore, rrit sasinë e dhjamit rreth mëlçisë në 27%.

Është provuar tashmë që sheqeri nuk ndikon vetëm në mëlçi, por ka një sërë efektesh të tjera negative në trup, si:
*Tensionon enët e gjakut
*Shkakton depresion
*Ju bën të varur ndaj tij
*Rrit rrezikun e diabetit të tipit 2
*Rrit nivelet e kolesterolit të keq
*Dëmton lëkurën
*Ndikon në obezitet
*Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru etj.

Ushqimi armik i mëlçisë, madje edhe më i keq se alkooli Read More »

Rita Lati dhe Behar Mera në çift? Rita rrëfen gjithë historinë dhe arsyet e ndarjes

Cifti i njohur i aktorit Rita Lati dhe Behar Mera kanë bërë shfaqje të ndryshme së bashku dhe kanë fituar admirimin e shumë shqiptarëve, megjithatë shpesh herë marrëdhënia e tyre artistike ka krijuar dhe një imazh të gabuar tek publiku

Gjatë një interviste për emisionin ‘Ëhy Not’ nga Roza Lati, Rita sqaroi dhe njëherë për publikun se Beharin e konsideron vëlla dhe për familjen e tij ka respekt të madh.

Ajo rrëfeu një histori ku bashkëshortja e Beharit ishte prezente dhe organizatorët e një shfaqje ku do merrnin pjesë po i konsideronte si çift.

“Behar Mera dhe Cekja janë artistë të mëdhenj. Behari është shok, ne nga Vlora themi vëllai që ka familje të mrekullueshme. Është bërë gjysh nga të dyja, dhe Iva dhe Edra. Jam shumë e lumtur për atë familje që më ka mbështetur, për Besën, zonjën e Beharit. Falë saj ka funksionuar dyshja jonë. Kemi qenë në La Spezia në Itali dhe Besa vinte shpesh me ne në koncerte, ashtu siç unë merrja shokun tim.

Ishin të hapura gjërat mes nesh, përtej njerëzve që na shihnin. Shoku im, dobësi të madhe ka Beharin. Nejse, këto janë gjëra mes nesh. Na presin ata të shoqatës, ne artistët. Mbrapa ishte Besa, gruaja e Beharit. Ua Rita, ua Behari! Aman çfarë çifti jeni, sa të mirë jeni, ziheni ndonjëherë? Unë i them Besa është gruaja e Beharit. Ata ua sa të mirë, vdeksha, sa fëmijë keni? E zeza. Ai shoku im ma bënte që mos e çaj kokën. Besa qeshte, mos u shqetëso”, tregoi Rita

Gjithashtu përball intervistën me të bijën, Rita ka rrëfyer disa nga momentet e saj më të vështira në jetë, për ndarjen me ish-bashkëshortin dhe vdekjen e tij.

“Mbrojta diplomën në Vlorë, punova në Vlorë dhe doja një burrë që ta donte artin. Më donte një në Vlorë që të më fuste në bibliotekë. Prindërit e mi ëndërronin që unë të bëhesha artiste edhe nuk doli një që ta donte skenën, të paktën mua. Babai yt kishte një njeri që shkonte çdo ditë në Ministri dhe thonte që duhej dhe Rita në estradë të shtetit ndërkohë që ato i thonin se Rita e ka kërkuar vendin në estradën e shtetit. Kështu që bravo për babin që më donte edhe mua dhe mua si artiste.”, tha Rita.

Më tej aktorja tha se vendimin për ndarjen e mori kur pa se sa të vështirë e kishte edhe vetë Roza, ndërsa shton se edhe në momentet e tij të fundit të jetës, i ati e kishte kërkuar Rozën ta kishte pranë.

“Unë jetova 12 vjet me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, atëherë vendosëm që të iknim.

Si do që të ishin punët, mes meje dhe babait tënd, ai ishte babai yt. Babi ishte i domosdoshëm për gjithçka sepse thjeshtë kur hyn, hyn babi në shtëpi dhe mami e donte komunikimin që ai kishte me ty. Një baba mjaft i devollshëm për ty. Edhe pse kishte krijuar një jetë tjetër, bëra të pamundurën që babi të ikte jashtë, sa më thanë në Ministri se a duhet ta fusim brenda, të ka kërcënuar dhe unë thashë: Aman shpëtoni babain e Rozës. Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Unë u përpoqa si një mama, përtej asaj artiste. Si një mama që duhej të ishte në pjesën tënde babi jot.

Kishte 9 ditë që e kishte të pamundur të ikte. Pa ardhur ti nuk thoshte Roza por artikulonte që të kërkonte. Erdha të mora dhe i thashë ja ku e ke Rozën, foli Rozës. Folët bashkë dhe pas pak ndërroj jetë.

Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët. Merrnin 90 % të skenës. Kështu që thashë asnjë gjë asnjë gjë. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin (Rozën) e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua.”, e mbyll Rita tregimin e saj të dhimbshëm.

Rita thotë se pavarësisht gjendjes jo shumë të mirë që po kalon, ajo arrin ta kamuflojë dhe nuk ua tregon njerëzve për shkak se sipas saj, askush nuk ka pse ti dijë hallet që po kalon.

Rita Lati dhe Behar Mera në çift? Rita rrëfen gjithë historinë dhe arsyet e ndarjes Read More »

Elida rrëfen lidhjen dhe bashkëjetesën me një burrë te martuar: Tmerri që kalova pas lindjes së fëmijës

Elida Koxhaj është 35-vjeçe me origjinë nga Gramshi. Par një viti, ajo u njoh me Fran Gjokaj, i cili kishte dy martesa të dështuara. Frani, martesën e dytë nuk e kishte zgjidhur, që do të thotë ai vazhdon edhe sot të jetë i celebruar me gruan e dytë dhe ndërkohë bashkëjeton prej një viti me Elidën.

Këtë fakt, Elida nuk e dinte por e ka mësuar kur ka shkuar në shtëpinë e Franit, por ishte vonë të largohej se për pak muaj ajo do të bëhej nënë.

Në jetë ka ardhur vajza Kiara, e cila është 7 muajshe dhe mban mbiemrin e nënës së saj.

Përpos këtyre, Elida ka një vit që dhunohet nga babai i fëmijës.

Ai nuk punon dhe konsumon alkool. Varfëria dhe skamja e detyron Franin të dhunojë 35-vjeçaren, madje ka dhunuar edhe foshnjen, sipas nënës.

Elida ka treguar ditën e sotme historinë e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Ajo shprehet se ndihmohet nga nëna e saj, Violeta e cila tregon në studio se ndihmën ekonomike që merr e ndan me vajzën e saj.

Gjendja në këtë familje është e dhimbshme. Nuk kanë asnjë të ardhur dhe jetojnë me çfarë i falin.

Në studion e emisionit, Elida rrëfen se si Frani nuk e linte të kontakte me njeri madje e mbante dhe të mbyllur në shtëpi të kyçur.

Ajo thotë:

Kam ndenjur dy muaj me sy të enjtura. Ai më theu telefonin që të mos flisja me familjen. Në atë kohë nuk denoncoja dot se më mbyllte brenda, s’më linte të dilja. Edhe për të punuar s’më linte, pronari i fabrikës së këpucëve më thoshte a do vish më apo jo, por tani jam pa punë. Se kam vajzën e vogël. Mbështetjen e Franit s’e kam pasur kurrë, as në momentin kur na lindi vajza”.
Si e priti Frani lindjen e vajzës?

Elida rrëfen se pritja e fëmijës fillimisht ishte mirë, por gjithccka ndryshoi më pas.

E reja shprehet:

E priti mirë në fillim, kur shkova në spital për të lindur më shoqëroi mami, kurse Frani ishte në punë gjoja. Lajmin e lindjes Franit ia dha motra ime, por ai nuk u gëzua fare. Tha vetëm një Faleminderit në telefon dhe e mbylli pastaj. Ai erdhi pas një jave pastaj”.

Elida rrëfen lidhjen dhe bashkëjetesën me një burrë te martuar: Tmerri që kalova pas lindjes së fëmijës Read More »