Aurora

Hithra kundër rënies së flokëve. Ja si ti përdorni

Më poshtë po paraqesim një recetë të thjeshtë për të përgatitur një locion me bazë hithrën, e cila do të përdoret pas shampos, në mënyrë që të forconi flokët. Mbani shënim!

Merrni gjashtë gjethe hithre dhe i përdorni për të përgatitur një çaj. Zieni një gotë me ujë, shtoni 6 gjethet e hithrës dhe sapo ato të kenë marrë një valë e hiqni nga zjarri dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kohës së kaluar kulloni çajin dhe e lini të ftohet.

Ai nuk duhet të jetë plotësisht i ftohtë, por i vakët. Pas larjes së flokëve me shampo i shpëlani dhe më pas i lagni me këtë locion me bazë hithrën, duke masazhuar butësisht kokën për të paktën 10 minuta. Nuk është e nevojshme t’i shpëlani flokët përsëri pas aplikimit të locionit.

Thjesht masazhoni kokën tuaj për 10 minuta dhe pastaj i lini flokët të thahen. Nëqoftëse do të përdorni një tharëse flokësh, siguroheni që temperatura të mos jetë shumë e lartë, pasi ngrohja mund të thajë dhe të shkatërrojnë flokët tuaj.

Locionin me bazë hithrën duhet ta përdorni dy herë në javë. Nëqoftëse ju ndiqni këtë trajtim në mënyrë të rregullt. së shpejti do të shihni përmirësime.

Hithra kundër rënies së flokëve. Ja si ti përdorni Read More »

Ja politikanët dhe VIP-at që janë ndarë për tu ri-martuar?

Politikanët tanë apo personat e njohur të ekranit, nuk bëjnë përjashtim nga historite e ndarjeve dhe divorceve.

Si të gjithë ne, ata kanë pasur historitë e tyre të dashurisë me pëlqime, lidhje, martesa dhe ndarje. Por, pas një divorci sërish ka pasur një tjetër martesë.

Këta janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për tu ri-martuar:

Fatos Nano

Pas një martese prej 30 vitesh, Fatos Nano iu drejtua gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, me të cilën kishte dy fëmijë te rritur. Nano brenda një kohe të shkurtër shkoi drejt altarit dhe u martua me Xhoanën.

Edi Rama

Kryeministri aktual ka qenë më parë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, një martesë që pati si fryt edhe një djalë, Gregorin. Në 1991 martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës. Në 2010, Rama u martua me Lindën dhe kanë një djalë së bashku, Zahon.

Eduard Shalsi

Pas disa vitesh martesë dhe një fëmijë së bashku, Eduard Shalsi u divorcua bashkëshortja, Alisaveta më 2006-ën. Shalsi vendosi sërish të martohej më 2012-ën me arkitekten dhe pedagogen Eranda Liçi.

Eduard Selami

Prej disa vitesh Eduard Selami ka qenë i martuar me ish Miss-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Çifti është ndarë dhe Selami është martuar me gazetaren Ilva Tare, me të cilën ka dy fëmijë.

Edi Paloka

Martesa e parë e Edi Palokës ishte me një shoqe shkolle, fryt i së cilës ishte një vajzë. Por, ata u ndanë dhe Paloka u martua sërish me Desara Mema dhe kanë një fëmijë së bashku.

 

Arben Ristani

Një martese në moshë të re, e cila u kurorëzua me lindjen e një vajze, por që përfundoi në divorc. Ristani u martua sërish me Alketa Zazon, pas një bashkëjetese të gjatë.

Alban Dudushi

Moderatori Alban Dudushi i dha fund martesës së parë , fryt i së cilës është një vajzë, për tu martuar sërish me gazetaren Bieta Sulo. Ata janë bërë prindër të një djali, prej pak kohësh.

Inva Mula

Sopranoja Inva Mula është ndarë nga Pirro Çako, martesë nga e cila kanë një djalë. Anthony Çako, pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij. Mula është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë.

Ja politikanët dhe VIP-at që janë ndarë për tu ri-martuar? Read More »

Përfundon përllogaritja, vlera e 16 pronave të padeklaruara nga Rovena Gashi, mbi 2 milionë euro

Sipas tyre, nisur nga zonat kadestrale ku ndodhen 14 apartamentet e pallatit në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godinat e tjera në Lagjen 14 në Durrës, ku ushtrohet aktivitet biznesi në fushën e fasonerisë dhe të hidrosanitareve me shumicë e pakicë, vlera e pasurisë së padeklaruar dhe të fshehur nga ana e znj. Gashi është mbi 2 milionë euro.

Çmimet e një apartamenti në plazh, është vlerësuar përafërsisht nga rreth 10 milionë lekë dhe duke patur parasysh se bëhet fjalë për plot 14 të tillë, që janë edhe me sipërfaqe, kondicione, kate dhe pozicione të ndryshme në raport me detin, çmimi në total shkon përafërsisht në mbi 1 milion euro e konvertuar nga çmimi në lekë.

Ndërsa dy pronat e tjera, duke qenë se janë me sipërfaqe të konsiderueshme dhe në zona shumë të lakmuara edhe për shkak të zhvillimit të tregut dhe prespektivës, vlera paraprake përllogaritet në mbi 800 mijë euro.

Të dyja bashkë në total paraprakisht përllogariten në rreth 1 milionë e 977.8 mijë euro ose përafërsisht 2 milionë euro.

Burimet i thanë Alpenews.al se bëhet fjalë për një përllogaritje paraprake, nisur nga krahasimi i tabelave të çmimeve, nga studimi i tregut në zonat e objekteve dhe nga praktika e përdorur deri tani për shitblerjen e pronave të ngjashme në ato zona, sipas kërkesë- ofertës.

Këto çmime pas kësaj do ti nënshtrohen një procedure më strikt, ku pritet të kërkohet edhe ndihma e studiove të specializuara që kanë si objekt të punës së tyre përcaktimin e vlerave të pronave të paluajtshme.

Përfundon përllogaritja, vlera e 16 pronave të padeklaruara nga Rovena Gashi, mbi 2 milionë euro Read More »

Me kullë? Zbuloni të vërtetën, ja si do ketë Teatri i ri Kombëtar

Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.
Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim. Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut. Të dyja pjesët duket se ndërveprojnë mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave Black Box që janë kushtuar shfaqjeve. Duke krijuar një tryptikë të vendtakimeve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar. Godina është parashikuar si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksionalitetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakolare për spektatorët në teatër.
Një hyrje e madhe ndahet midis tre sallave të performancës dhe nëse është e nevojshme, hapësirat mund të ndahen për shfaqje të shumta që ndodhin në të njëjtën kohë. Qarkullimi është gjithmonë i ndarë nga publiku. Punonjësit kanë akses nëpërmjet ashensorëve të tyre primarë dhe të mallrave, si edhe korridoreve private.
Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën harkun. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit. Zyrat administrative ndodhen në katet e sipërme pjesën veriore me pamje nga qyteti. Furnizimi dhe shërbimet mbështetëse ndodhin nëpërmjet ashensorit të mallrave dhe kanë rrugë të dedikuara për punëtorët, si dhe Black Box në verilindje.
Aktorët qëndrojnë në një ndërtesë të ngjashme me atë të personelit administrativ. Sapo të hyjnë brenda, ata kanë dhoma zhveshjeje dhe zona të tjera mbështetëse pranë auditorit. Rrugët e dedikuara sigurojnë që ata kurrë nuk kalojnë në zonat ku kalon publiku, kur udhëtojnë ndërmjet reparteve të ndryshme dhe hapësirave të teatrit.

Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit. Në atë nivel, vizitorët mund të vazhdojnë deri në shkallët në ulëset e ballkonit dhe në çati, ose të marrin shkallët alternative deri në ambientet e shërbimit.

Ndërkohë që hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Hapësira në pjesën ballore të Shtëpisë i shërben drejtpërdrejtë hapësirës kryesore të auditorit, me akses në të dy sallat Black Box. Çatia gjithashtu ofron hapësira publike për shfaqje informale ose specifike dhe me pamje mbi Parkun e Besimit.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.

Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Me kullë? Zbuloni të vërtetën, ja si do ketë Teatri i ri Kombëtar Read More »

Rita Ndoci sulmon ashpër Bashën: Me qullësa të tillë nuk luftohet krimi, i mbushur me skandale ky skuth

Këngëtarja e njohur shkodrane, Rita Ndoci sulmon ashpër kreun e PD Lulzim Basha i cili duhet thënë se ka dobësuar ndjeshëm pozitat e tij në Shkodër që me hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

 

Ndoci, duke bërë krahasimin mes Bashës e Berishës thotë se ky i fundit u dha mundësi personaliteteve brenda së djathtës së bëheshin të tillë ndërsa kreu aktual i PD i zhduku “me një të rënë të lapsit”.

 

Ndoci e cilëson Bashën një “skuth” të mbushur “deri në fyt me skandale, ende pa ardhur në pushtet”.

 

Këtë reagim, këngëtarja shkodrane e ka bërë përmes një komenti në faqen e Murat Bashës i cili hap diskutimin për të djathtën.

Rita Ndoci sulmon ashpër Bashën: Me qullësa të tillë nuk luftohet krimi, i mbushur me skandale ky skuth Read More »

Edi Rama fsheh burimin e 360 milionë lekëve të shtëpisë në Surrel, rrezikohet nga Byroja e Hetimit

Si ndryshoi pasuria e Ramës pasi u bë kryeministër, fsheh edhe sipërfaqen e shtëpisë-bunker, kur hyri në politikë për herë të parë kishte vetëm një apartament tip parafabrikat. Jo vetëm bimbashi i madh i korrupsionit Ilir Meta, por edhe Edi Rama, mund të rrezikohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Edi Rama, kur u fut në stanin e politikës për herë të parë, para 20 vitesh, deklaronte një apartament banimi, tip parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2 , fituar me privatizim pas rënies së regjimit komunist. Apartamenti është rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 5 422 100 lekë. Ku u fut për herë të parë në politikë, Rama kishte në pronësi edhe një studio, me sipërfaqe 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 lekë. Këto ishin dy pasuritë e vetme të Edi Ramës. Përgjatë rrugëtimit të tij në politikë, si Ministër Kulture dhe 12 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka deklaruar në dokumente se është zhytur në borxhe.

Pavarësisht akuzave të kundërshtarëve politikë, në letra Rama e vizatonte veten si të varfër. Situata ka ndryshuar kur Edi Rama u bë kryeministër. Befas ai deklaron një shtëpi të çuditshme në Surrel, ku banon aktualisht, me vlerë 360 milionë lekë. Në dokumentet e pasurisë nuk thuhet asgjë për burimin e këtyre parave. Në dokumente nuk thuhet as sa është sipërfaqja e shtëpisë-bunker. Kjo është arsyeja se pse kryeministri duhet të ketë frikë nga drejtësia.

Gjatë këtij viti, Rama ka marrë një kredi me vlerë 80 000 euro, por kjo shumë nuk e justifikon vlerën. Rama ka deklaruar vetëm një të dhënë për shtëpinë-bunker, duke thënë shtëpi një kat. Ndërsa sipërfaqja e tokës në Surrel është 4 483.5 m2. Tokën e ka blerë bashkëshortja në vitet 2005 dhe 2009, por nuk jepet vlera e blerjes. Bashkëshortja Lindita Rama është pronare e një apartamenti me sipërfaqe 146.15 m2, plus verandë 68 m2 dhe garazh 17 m2. Ajo thotë se ke blerë këtë pasuri nga viti 2009 deri në vitin 2015, por nuk thuhet vlera.

Nëse Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme do të nisin një ditë hetimin e pasurive të politikanëve në Shqipëri, hetimi duhet të nisë fillimisht për të sqaruar burimin e pasurisë së kryeministrit të vendit. Që pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, me dhjetëra familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi fadromat e qeverisë u kanë prishur shtëpitë. Banesat janë kanë qenë të palegalizuara apo në proces legalizimi. Por shembulli i parë i kësaj paligjshmërie, por që ligji nuk vepron, është vetë Edi Rama. Sipas dokumenteve, Rama e ka ndërtuar shtëpinë pa leje. Ai thotë se nuk ka titull pronësie për shtëpinë-bunker.

Edi Rama fsheh burimin e 360 milionë lekëve të shtëpisë në Surrel, rrezikohet nga Byroja e Hetimit Read More »

Rama nuk i dha fjalën në aktivitet, ja si e ironizon Robert Ndrenika

Aktori i madh Robert Ndrenika, pas prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar në një prononcim për mediat ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pasi nuk i dha fjalën në aktivitet.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.

Para se të merrte fjalën arkitekti i teatrit të ri Bjorke Ingles, Ndrenika kërkoi të fliste por kryeministri nuk ia dha fjalen duke iu kthyer:

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”.

Rama nuk i dha fjalën në aktivitet, ja si e ironizon Robert Ndrenika Read More »

Ne hall te madh kjo vajze : I fejuari vjen dhe ne sy te prinderve me … Nuk di si ta ndal

Nje vajze nga Tirana duket se po ndihet shume keq pasi i fejuari i saj ben nje sjellje aspak te hijshme ne sy te prinderve te saj.

Përshëndetje psikologe Ervisa! Unë quhem Ersa dhe ndihem shumë në siklet pasi i fejuari im sa herë vjen në shtëpinë time më puth në sy të prindërve. Më vjen shumë zor nga kjo sjellje, por s’di si t’i them që të mos e bëj më, pasi atij i duket mëse normale.

-Ersa të falenderoj shumë që na ke shkruar dhe që je një lexuese e kësaj rubrike. E kuptoj situatën tënde dhe sikletin që përjeton për shkak të natyrës ekspresive të të fejuarit tënd. Mendoj se kjo sjellje buron nga mënyra se si ai është rritur dhe karakteristikat e personalitetit që ka. Ne jemi të ndryshëm dhe si pasojë edhe emocionet apo ndjenjat tona i shprehim ndryshe. Dikush është më i ndrojtur dikush më i çlirët, dikush është rritur në një familje ku situata të tilla janë të palejueshme madje edhe ndëshkohen, e për dikë tjetër këto lloj sjelljesh janë krejt të zakonshme. Në rastin tuaj duket se ka një problem për shkak se ti nuk ndihesh komode me një sjellje të tillë. Besoj që kjo vjen si pasojë e mentalitetit të prindërve të tu ose si pasojë e natyrës tënde të ndrojtur. Gjithsesi nëse vërtet kjo gjë të bën të ndihesh keq, duhet të tregohesh e hapur me të fejuarin tënd dhe t’ia thuash. Shpjegoja që ai të kuptojë se pavarësisht se e do shumë dhe ke dëshirë edhe ti ta puthësh nuk do që këtë sjellje ta manifestosh në syrin e prindërve. Thuaji që edhe ti mendon se nuk ka asgjë të keqe që të putheni, përkundrazi, por jo në prezencë të tyre sepse në këtë rast jo vetëm që nuk e shijon puthjen e tij, por përkundrazi kjo të bën të ndihesh keq. Jam e bindur që ai do të të kuptojë dhe nuk do të të vërë më në siklet.

Ne hall te madh kjo vajze : I fejuari vjen dhe ne sy te prinderve me … Nuk di si ta ndal Read More »