Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmed Hussen gjatë vizitës së tij në Ottawo.
Dy zyrtarët diskutuan lidhur me marrëveshjen për pensionet, një çështje me shumë interes për shqiptarët në Kanada
. Gjatë bisedës u tha se draft marrëveshja është finalizuar dhe të dyja palët janë gati ta firmosin.
Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ishte një tjetër temë e rëndësishme e prekur në takim.
Hussen informoi minsitrin Majko se Kanadaja po ndërmerr një reformë për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes, veçanërisht për studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada.
Ministrat diskutuan edhe për çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Kanada, me Hussen që shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare.
Majko e ftoi zyrtarin e lartë kanadez të marrë pjesë në samitin e dytë të diasporës që do të zhvillohet në Tiranë.
Më herët Majko vizitoi shkollën shqipe në Ottawa ku që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frengjishtes.
‘Foluni fëmijëve në gjuhën amëtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua Ministri mësuesëve dhe prindërve. Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësuesëve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj. Gjatë takimit, Ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.
Ministri Majko mori pjesë edhe në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë.
Të pranishëm ishin Ambasadori shqiptar Ermal Muça dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali. Në ambjentet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv.Kryetari i Bashkisë Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Ministrit.
Majko nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombasve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim. “Duhet të ndjeheni shumë mirë për brezat e rinj, të cilët do të bëhen promovues të politikave të mira dhe ngritjes së kapaciteteve”, ishin fjalët e Ministrit. Majko vlerësoi gjithashtu ekspozitën dedikuar grave, duke i cilësuar fotot si një homazh për sakrificat dhe arritjet e tyre përgjatë viteve
Plazhet të gjendura poshtë maleve janë të pa-përshkruara me fjalë, dhe turistët e huaj janë duke e kërkuar pikërisht atë ‘një vend ku mund ti kalojnë pushimet verore pranë detit dhe malit’.
Plazhet të gjendura poshtë maleve janë të pa-përshkruara me fjalë, dhe turistët e huaj janë duke e kërkuar pikërisht atë ‘një vend ku mund ti kalojnë pushimet verore pranë detit dhe malit’.
Nuk ka më arsye që ta përbuzni potencialin turistik të bregdetit shqiptar, potencial të cilin do ta lakmonte cdokush.
Vija bregdetare e gjatë qindra kilometra përgjatë Detit Adriatik dhe Detit Jon.
Plazhet të gjendura poshtë maleve janë të pa-përshkruara me fjalë, dhe turistët e huaj janë duke e kërkuar pikërisht atë ‘një vend ku mund ti kalojnë pushimet verore pranë detit dhe malit’.
Këto pamje janë të vetëm disa prej plazheve të mrekullueshme që mundë gjenden në Shqipëri.
Vlora është një nga vendet më të pasura me histori në Shqipëri. Krahina është banuar që në periudhën antike. Gjurmët e para datojnë në shek. VI para Krishtit.
Në këtë periudhë u ngritën në gjirin e Vlorës katër qytete antikë: Orikumi, Thronioni (Kanina), Triporti dhe Aulona. Secili prej këtyre qyteteve ka historinë e vetë të lindjes, lulëzimit dhe rënies.
Dhe të tërë së bashku dëshmojnë historinë e lashtë të qytetërimit antik të trevës së Vlorës. Gjurmët më të lashta të qytetërimit i përkasin Orikumit të sotëm, i cili ruan ende brenda tij rrënojat e vjetra të qytetit, i cili luajti një rol tepër të rëndësishëm në luftën civile mes Çezarit dhe Pompeit.
Si fillim atë e mbante Pompei si stacion për flotën e tij ushtarake, por më pas, në janar të vitit 48 para Krishtit, u pushtua nga Cezari. Qyteti duket se ka pasur një zhvillim relativisht të rëndësishëm ekonomik përderisa monedhat e tij të para janë prerë që në shekullin III para Krishtit. Në kohën bizantine dhe më pas gjatë Mesjetës Orikumi përmendet me emrin Jeriko. Në kohën e pushtimit osman, në fillimin e shekullit XV, turqit e pagëzuan qytetin me emrin Pashaliman, emër që përdoret nga banorët vendas shumë shpesh edhe në kohën e sotme.
Aulona e dikurshme dhe Vlora e sotme është qendra më e rëndësishme qytetare, tregtare dhe turistike e bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë.
Ngjarja më e rëndësishme historike për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë është Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, kur patrioti Ismail Qemali do të ngrinte në Vlorë flamurin kombëtar dhe do të krijonte qeverinë e përkohshme.
Gjatë luftërave të shumta, Vlora ka luajtur rol vendimtar në ruajtjen e kufijve tokësorë dhe detarë.
Veçanërisht kujtohet Lufta Vlorës e vitit 1920, e cila përfaqëson një nga qëndresat më të forta të shqiptarëve kundër pushtuesve italianë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Vlora do të shndërrohej në njërën ndër vatrat më të rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.
15 tetori 1944 është dita e çlirimit të Vlorës nga trupat gjermane.
Në vitin 1990 populli i Vlorës do të kontribuonte në rrëzimin e diktaturës, shkruan Qiriu.
E që nga ajo kohë e deri më sot Vlora ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme dhe të shpejta në shumë drejtime, ku turizmi qëndron në pararojë.
Ngjarja e rëndë në maternitetin e Kukësit, aty ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë nëna së bashku me fëmijën e saj të palindur ende, ka një histori të trishtë.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa sot ka reaguar drejtori i spitalit të Kukësit, Ismet Nika. Ai është shprehur se Nurije Poçi kishte tentuar të dëmtonte vetë disa herë barrën në shtëpi dhe ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, për këtë arsye ka qenë i pamundur shpëtimi i saj.
“40-vjeçarja u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, në datë 11.3.2018, në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.
U reanimua dhe u ndërhy menjëherë në sallën e reanimacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukësit përmes programit të bonusit.
Pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemoragji të shprehur.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës. Pavarsisht përpjekjeve të medha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në orën 01:30”,-është shprehur drejtori i spitalit.
Familjarët kanë kërkuar hetimin e vdekjes së Poçit dhe foshnjes së saj, ndërsa mjekësia ligjore ka shkuar për të bërë hetimet. Gruaja do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë.
Lëndët narkotike janë tema më e përfolur e kohëve të fundit, ndërsa kanë dalë disa studime të reja për adoleshentët që e konsumojnë.
Të gjithë ata që kanë pirë kanabis pesë herë gjatë adoleshencës janë të rrezikuar që të diagnostikohen me sëmundjen e psikozës.
Shkencëtarët kanë zbuluar sot disa prova të tjera që tregojnë se konsumimi i kanabisit nga të rinjtë çon në një shëndet të dobët mendor.
Studimet e bëra nga hulumtuesit finlandezë mbështeten në një sërë provash që tregojnë se disa njerëz mund të tentojnë vetëvrasjen për shkak të drogës.
Shkencëtarët e Universitetit të Oulos zbuluan se sa më parë që të rinjtë të fillojnë pirjen e drogës, aq më shumë janë të prirur që të bëhen të sëmurë psiqikë.
Ndërtimi i hidrocentralit në Valbonë (Tropojë) filloi që në epokën e Saliut të II-të dhe u vulos në vitet e Ramës së I-rë. Pavarësisht se është park kombëtar dhe i mbrojtur me ligj, qeveria Berisha dha lejet për ndërtimin e HEC-eve. Në Valbonë janë planifikuar për t’u ndërtuar 11 HEC-e, ku një është ndërtuar, ndërsa 10 të tjerë pritet që të ndërtohen.
Vendimet për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë qeveria Berisha i firmosi në ditët e fundit
në pushtet.
Kur ishte në opozitë Edi Rama deklaronte se do ti anulonte lejet e dhëna nga Berisha. Por sapo mori pushtetin Rama vazhdoi udhën e Berishës së II-të në pushtet. U ankuan banorët dhe shoqatat e mjedisit e të turizmit, por gjykata administrative u dha të drejtë atyre që kanë miliarda lekë. Gjykata Administrative në Tiranë me 3 nentor 2017 ka rrëzuar padinë e banorëve të Margegajt dhe shoqatës Toka, që kërkonte anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Padia i kërkonte gjykatës pavlefshmëri absolute të kontratave të dy hidrocentraleve Dragobia dhe Çerem që janë në proces ndërtimi përmes anulimit të kontratës së koncensionit dhe lejes mjedisore, lejes së ndërtimit dhe lejes së përdorimit të rezervave ujore. Megjithatë gjykata e ka cilësuar si të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve dhe ka lejuar vazhdimin e punimeve.
Paraja shpon detin, ka thënë Tuç Maku në filmin “Toka jonë”!
Pra si me Berishën, si me Ramën dhe me gjykatat, Valbona po preket dhe po i cënohet bukuria natyrore shekullore e saj. Del më i fortë interesi i disa kompanive dhe segmentëve shtetrorë se sa ruajta e natyrës dhe Valbonës. Kanë dalë në mbrojtje edhe disa ambasadorë të rëndësishëm, por kryeministri Rama nuk ka dashur t’ia dijë as për Lu apo Vlahutin. Kur janë interesa të mëdha financiare të oligarkisë, kryeministri nuk pyet njeri, por edhe ambasadorët janë mjaftuar me një letër. Nuk dolën ambasadorët asnjëherë publikisht siç dilnin për probleme të tjera politike, kur ua donte interesi. Kur donin kërcënonin ambasadorët, por në rastin në fjalë ku preket një bukuri natyrore e papërsëritshme nuk bërtitën ambasadorët, por hanë një drekë në Valbonë e kur kthehen në Tiranë harrojnë.
Edi Rama ua di mirë edhe ambasadorëve pikat e dobëta. Paraja shpon detin, ka thënë Tuç Maku në filmin “Toka jonë”!
Në letrën e siguruar nga Faxweb.al ambasadorët shprehen se në studimin e kryer në Valbonë ka patur mangësi serioze në vlerësimin e ndikimit që ka në mjedis ndërtimi i HEC-eve. Por vetëm kaq. Nuk e kanë ndjekur më. Ndaj HEC-et po turren në Valbonë duke prishur atë bukuri që për qindra vite e ka bërë natyra.
Letra e ambasadorëve drejtuar Ramës:
“Shqipëria ka marrë hapa pozitivë në vitet e shkuara përfshirë dhe zgjerimin e rëndësishëm e territorit të mbrojtur. Por ky progres është duke u minuar, nga zhvillimi i infrastrukturës në zonat e mbrojtura.
Duke vlerësuar deklaratat tuaj të mëparshme, që keni ndaluar disa nga këto ndërtime, ka disa shqetësime thelbësore që bien ndesh me ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, veçanërisht në Luginën e Valbonës. Një Fondacion Botëror i Ujërave të Zeza financoi studimin (bazuar në Udhëzimin e Komisionit Evropian për Rishikimin e Pasqyrave të Ndikimit në Mjedis), i cili zbuloi se ka mangësi serioze me vlerësimet e ndikimit që kanë në mjedis ndërtimet e Hec-eve.
Sipas këtij studimi nuk janë plotësuar standardet profesionale, ndërsa nuk përfshiheshin në vlerësim të gjitha zonat e ndikimit si: përshkrimi i habitateve, faunës dhe florës ishin të pamjaftueshme; efektet mbi hidrologjinë dhe ujin, pra asnjë mënyrë për të monitoruar ndikimin e vazhdueshëm. Bazuar në këto VNM, është parë e udhës që lejet nuk duhet të lëshoheshin.
Sa i përket dimensionit ligjor, sfidat ligjore për ndërtimin në luginën Valbona janë duke u zhvilluar.
OJQ shqiptare dhe ndërkombëtare kanë argumentuar se kushtet për dhënien e lejet përkatëse nuk janë plotësuar. Për shembull, vlerësimet e ndikimit në mjedis nuk kanë përfshirë të gjithë aktorët, duke përfshirë këtu edhe pushtetin vendor si dhe komunitetin.
Hidrocentralet kanë provuar se janë një burim i vlefshëm i energjisë së rinovueshme për Shqipërinë, por ndërtimi i tyre duhet të ndjekë legjislacionin e duhur (shqiptar dhe europian), si dhe duhet që të respektohet legjislatura europiane për menazhimin e ujërave.
Rasti i Valbonës është një nga rastet kur duhet të shqetësoheni për efektin e kontrollit institucional dhe qeverisë mbi projektet ekonomike private që kanë një impakt të rëndësishëm në mjedis. Ne gjithashtu mendojmë se potenciali për zhvillimin e burimeve alternative të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, mund të përdoret më mirë, duke zvogëluar kështu shfrytëzimin e lumenjve në dëm të mjedisit, duke mbrojtur natyrën.
Ne ju inkurajojmë që të siguroheni se ndërtimet e hidrocentraleve nuk përputhen vetëm me atë që është e përshkruar në legjislacionin shqiptar, por edhe me normat dhe standardet e BE.
Prandaj ne e rekomandojmë që ju të pezulloni të gjitha ndërtimet përkatëse në pritje të vlerësimit të duhur dhe shqyrtimit ligjor të procesit përmes sistemit administrativ dhe gjyqësor shqiptar”, thuhet në letrën e drejtuar kryeministrit Rama.
*Letra mban datën 3 maj 2017, kohë kur leja për ndërtimet në Valbonë ishte dhënë dhe bëhet për herë të parë publike sot. Pavarësisht kërkesës së ambasadorëve, ndërtimi në Valbonë ka vijuar. Ndërkohë që çështja është rikthyer në vëmendje pas konflikteve të fundit në zonë.
Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka shtuar kushte për vendet aspiruese për të çelur negociatat e anëtarësimit, si Shqipëria. Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, shprehet se vendi rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, për sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.
Në një intervistë për “Albanian Daily News” ajo u shpreh shkak mund të bëhet mos ndëshkimi i kriminelëve si dhe mos konfiskimi i pasurive të tyre.
“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa. Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre. Këto kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni”, deklaroi diplomatja franceze në Tiranë.
Duke marrë shkas nga prezantimi i projektit të godinës së re të Teatrit Kombëtar, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, bën thirrje me zë të lartë se Teatri është çështje publike. Në një shkrim të postuar në profilin personal të facebook-ut, Manjani vendos si kryesore se kur qeveria e sheh si biznes, shoqëria duhet të reagojë.
”Teatri është çështje e trashëgimisë kulturore të një shoqërie. Qeveria e sheh si biznes, ndaj i takon shoqërisë të reagojë. Do teatër apo bingo?! Teatër apo dyqan brekësh?! Shoqëria duhet ta ndajë! Të dyja nuk shkojnë! Askund si kemi parë! Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat! Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon”!
Duke ju drejtuar shqiptarëve, Manjani shtron pyetjen se shoqëria duhet të ndajë mendjen, nëse do bingo, qendër byrekësh apo teatër. Këtë e lidh me ndërtimin aty, duke e cilësuar urbanistikën që është pronë publike.
”Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat! Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon”,-shton më tej Manjani.
Shkrimi i plotë i Ylli Manjanit
Çështja e Teatrit Kombëtar nuk është vetëm çështje e artistëve! Është gabim i madh të mendohet kështu! Për fat të keq, dëgjojmë edhe politikanë e deputetë që flasin për “të drejtat e artistëve”…
Teatri Kombëtar është çështje e shqiptarëve, artdashësve më së pari! Teatri është çështje e zhvillimit të artit dhe kulturës Kombëtare. Artistët janë vetëm kontribues në të!
Për artistët ndërtesa e teatrit është vetëm vendi ku ata punojnë. Natyrisht, një vend i veçantë sepse aty ata shpenzojnë emocionet e jetës së tyre artistike.
Por qëllimi është publiku dhe e mira që i vjen atij nga teatri. Teatri është çështje e trashëgimisë kulturore të një shoqërie. Qeveria e sheh si biznes, ndaj i takon shoqërisë të reagojë. Do teatër apo bingo?! Teatër apo dyqan brekësh?!
Shoqëria duhet ta ndajë! Të dyja nuk shkojnë! Askund si kemi parë! Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat!
Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon!
Kjo mund të çojë në një krizë të tregut dhe të ekonomisë familjare, në rast zhvleftësimi drastik të vlerës së pasurisë së paluajtëshme! Krizë e njohur kjo me efekte zinxhir në ekonomi. Ndërtimi me PPP është çështje e ekonomisë publike. Mund të rritet ende borxhi publik i shtetit, pra borxhi për tu paguar nga shqiptarët dhe jo qeveritarët! FMN po ulëret kundër PPP-ve e koncensioneve.
Pra një godinë teatri nuk është çështje qeveri-aktorë! Është çështje publike që prek drejtpërdrejt interesat publike urbane, financiare, ekonomike e kulturore të shqiptarëve!
Artistët duhen falenderuar për revoltën, por duhen mbështetur! Nuk mund të fshihemi në shtëpi duke parë perplasjet qeveri-artistë dhe të bëjmë tifozllëk për palët në konflikt! Është më shumë sesa teatri! Është Shqipëria!