Aurora

U ankua për 36 vite për dhimbje stomaku, në spital bën zbulimin e tmerrshëm

Kemi dëgjuar për njerëz që, pasi u ankuan një kohë të gjatë për një dhimbje në stomak, shkuan në spital dhe gjetën se kishin objekte të çuditshme brenda trupit të tyre.

Por nuk dëgjojmë shpesh histori si kjo që po ju tregojmë tani. Protagoniste është një grua 60-vjeçare indiane e quajtur Kantabai Thakre.

Gruaja shpesh ankohej për një dhimbje të stomakut, por nuk kishte bërë asgjë për ta trajtuar veten, transmeton ShkodraNews. Ajo duroi stoikisht deri në moshën 60 vjeç, kur nuk mundi të duronte më dhe vendosi të shkonte tek mjeku.

Ajo i tha mjeku se dhimbja i kishte filluar 36 vite më parë dhe se nuk dinte çfarë të bënte … jeta e saj ishte kthyer në ferr dhe askush nuk mund ta gjente problemin, shkruan ShkodraNews. Mjeku bëri një ultratingull nga ku bëri një zbulim të tmerrshëm: Gruaja kishte në trupin e saj skeletin e një fëmije, një fetus të palindur.

Në fillimim mjeku dyshonte se gruaja kishte kancer, sepse ajo kishte një fryrje të dukshme, por më pas zbuloi se bëhej fjalë për një fetus që ishte formuar jashtë mitrës.

Gruaja kishte qenë shtatzënë në vitin 1978, kur ajo ishte 24 vjeçe. Por kjo ishte një shtatzëni jashtë mitre dhe mjekët i thanë asaj se fëmija nuk do të mbijetonte. Por gruaja kishte refuzuar t’i nënshtrohej operacionit, duke thënë se ajo do të lejonte natyrën të merrte rrugën e saj. Dhe kështu ndodhi. Natyrisht fëmija vdiq brenda saj, por trupi i gruas nuk e eliminoi atë.

“Mendoja se kisha pasur një abort spontan…”, tha gruaja.

Jo shumë vonë, dhimbja e stomakut filloi.

Gruaja jetonte në një fshat të vogël dhe nuk kishte burime financiare për të shkuar te mjeku.

Që prej asaj kohe kanë kaluar 36 vjet. Mjekët nxorrën skeletin e fetusit dhe gruaja tha se u lehtësua. Ishte e vështirë për të që të jetonte me atë dhimbje të tmerrshme për të gjithë ato vite.

U ankua për 36 vite për dhimbje stomaku, në spital bën zbulimin e tmerrshëm Read More »

Këto janë qytetet shqiptare në të cilat jetojnë BOSAT shqiptarë

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për depozitat sipas qarqeve, vetëm të individëve, në raport me popullsinë përkatëse, të publikuar nga INSTAT kanë marrë në studim kursimet që janë të disponueshme për Tiranën, Durrësin, Vlorën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Shkodrën, Lezhën.

Kryeqytetasit kanë gjithsej në banka në lekë e valutë rreth 319 miliardë lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ose 67% të totalit të depozitave që ka Tirana (pjesa tjetër zotërohet nga bizneset e institucionet).

Me një popullsi prej 862 mijë banorësh, sipas INSTAT, çdo banor i Tiranës ka një kursim në bankë prej 37 mijë lekësh.

Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit, duke qenë në linjë të drejtë me vendin e parë që zë për sa u përket kursimeve për frymë.

Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 36.1 mijë lekë, pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, qyteti që ka lidhje me emigracionin, por është edhe bazë e trafiqeve të jashtëligjshme, një pjesë e të ardhurave të secilës depozitohen si kursime.

Ndryshe nga Tirana, që i “justifikon” kursimet me të ardhurat e larta për frymë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vlorën. Ky tregues për qytetin bregdetar jugor, sipas INSTAT, është 431 mijë lekë për frymë në vit, ose 63% e PBB-së kryeqytetase dhe Vlora renditet e pesta në të ardhurat për frymë, pas Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, Durrësit, duke qenë nën mesataren e Shqipërisë prej 496 mijë lekë.

Të tretët në renditje janë banorët e Durrësit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe emigracioni. Qytetarët durrsakë kanë rreth 26 mijë lekë depozita për frymë.

Të katërtët janë korçarët, (22.6 mijë lekë për frymë) që njihen për nikoqirë dhe si të tillë e administrojmë më mirë paranë, duke lënë disa mënjanë. Më pas vijnë Korça dhe Elbasani, me përkatësisht 22 dhe 19.3 mijë lekë për frymë.

Interesant është që Fieri, që është i dyti për të ardhurat për frymë, ka kursime shumë të ulëta prej 18 mijë lekë për frymë, në një tregues që investimet e mëdha në industrinë e rëndë (naftë) në këtë qytet, ndonëse rrisin prodhimin e brendshëm të tij, nuk arrijnë të përkthehen në më shumë mirëqenie e kursime për vetë banorët.

Gjithsej, depozitat e individëve në banka e institucione të tjera financiare në Shqipëri ishin 917 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë (67 miliardë euro), ose 83% e totalit të depozitave në vend.

Vitet e fundit, depozitat e individëve janë ulur për shkak të normave të pafavorshme të interesit. Në krahasim me nëntorin e vitit 2011, kursimet me afat të rezidentëve kanë rënë me 94 miliardë lekë, ose gati 690 milionë euro.

Pavarësisht rënies, Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet në zhvillim me nivelin më të lartë të kursimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (aktualisht 66.5% e PBB). Gjysmat e kursimeve janë në monedhën e përbashkët. Bullgaria ka depozita sa 68% e PBB-së, Kroacia me 64% dhe Mali i Zi me 60%.

Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB-së, Serbia me 42%, Bosnjë-Hercegovina me 50%. Pak më lart është Sllovenia me 53%. Mesatarja e vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, sipas Bankës Botërore është rreth 43% e PBB-së dhe Europa në zhvillim e ka 41%

Për nga niveli i depozitave në raport me PBB, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku p.sh., Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80% (Italia e ka 77%). Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita në raport me PBB-në

Këto janë qytetet shqiptare në të cilat jetojnë BOSAT shqiptarë Read More »

Testi i urinës që tregon përfundimisht sa vite do të jetoni! Mund ta bëni që tani në shtëpi

Shkencëtarët zbuluan një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon dëmtimin e qelizave ndërsa njerëzit fillojnë të plaken.

Duke përcaktuar ‘moshën e brendshme’ të njerëzv, mund të jetë e mundur që të vlerësohet rreziku nga vuajtja prej sëmundjeve të lidhura me moshën, madje edhe të vdekjes së parakohshme sipas studiuesve.

Teknika efikase e analizës së urinës, e përdorur nga shkencëtarët, e cila ka vlerësuar mostrat deri në 10 individë në një orë, mund të jetë e dobishme në studimet e ardhshme që hetojnë lidhjen ndërmjet 8-oxoGsn dhe plakjes biologjike, shtojnë ata, raporton Daily Mail.

Autori i studimit, Dr Jian-Ping Cai, nga Qendra Kombëtare e Gerontologjisë në Kinë, tha: ‘8-oxoGsn i urinës mund të pasqyrojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se mosha jonë kronologjike dhe mund të na ndihmojë të parashikojmë rrezikun e sëmundjeve të moshës.

Testi i urinës që tregon përfundimisht sa vite do të jetoni! Mund ta bëni që tani në shtëpi Read More »

Shëroni përgjithmonë reumatizmin me raki, ja receta

Prej shekujsh mjekësia popullore po na magjeps gjithnjë e më shumë çdo ditë.

E shumë njerëz në pamundësi për t’u mjekuar me medikamente farmaceutike të kushtueshme, zgjedhin t’i drejtohen mjekësisë popullore.

Reumatizma është një problem prej të cilit vuajnë shumë njerëz dhe për trajtimin e saj ju sjellim një recetë vetëm me dy përbërës. Me bazë rakinë, kjo kurë natyrale është shumë efektive për të shëruar infamacioni dhe reumatizmën.

Ja përbërësit:

1 litër raki, 1 degë rozmarinë

Përgatitja:

Shtoni rozmarinë në një litër raki dhe lëreni atë të përgatitet për rreth një muaj në temperaturë dhome. Pas një muaji, ju mund të filloni ta përdorni këtë ilaç pasi e keni kulluar.

Konsumoni një filxhan kafeje çdo mëngjes përpara se të hani. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë për të lyer nyjet apo zonat ku ndjeni dhimbje.

Inflamacioni dhe dhimbja do të zhduken brenda disa ditëve.

Shëroni përgjithmonë reumatizmin me raki, ja receta Read More »

“Kristali” diplomoi edhe 900 italianë

Universitetet private, të cilat u mbyllën në 2014-ën me një vendim të Këshillit të Ministrave, dorëzuan pranë Ministrisë së Arsimit regjistrat e tyre, por universiteti jo publik “Kristal” nuk e bëri një procedurë të tillë. Në këto kushte, Ministria e Arsimit bëri një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. Pasi e shqyrtoi çështjen, Prokuroria e Tiranës vendosi pushimin e saj.

Në arkivin e Ministrisë së Arsimit, ku ndodhen edhe regjistrat e universitetit jo publik “Kristal”. Regjistrat të vështirë për t’u menaxhuar, jo vetëm në brendi, por edhe fizikisht.

Në përfundim të procesit ishin oficerë të policisë gjyqësore që sollën në Ministrinë e Arsimit 61 regjistrat. Në Ministrinë e Arsimit ka një fluks të madh kërkesash si nga individë e institucione vendase, si dhe nga Kosova e Italia.

Fran Deda interesohet për nusen e djalit në Ministrinë e Arsimit. Nusja dhe djali janë në Itali. Ajo ka marrë një diplomë “Kristali” për infermieri dhe Frani pret që të marrë një vulë nga Ministria e Arsimit e më pas ta çojë për vulë apostile në Ministrinë e Jashtme.

“Unë vij nga Rrësheni dhe jo nga ndonjë zonë e Tiranës. Unë kam 3 muaj që pres”, shprehet Fran Deda. Nusja ka punuar në Shqipëri si infermiere dhe duket se nuk ka problem me vërtetësinë e diplomës. “Më thonë se kanë mbi 4 mijë kërkesa, por unë nuk kam ardhur për të përfaqësuar popullim, por për dokumentet e mia”, thotë Fran Deda.

Kushdo vjen dhe kërkon informacion për autenticitetin e diplomës së vet. “Ministria vendosi t’u referohet regjistrave nga 2017, por duke bërë shënim që nuk garanton vërtetësinë absolute që del nga ato regjistra”, shprehet zëvendësministri i arsimit, Ervin Demo. 22 institucione të arsimit të lartë shumica private u mbyllën me VKM-në e 2014. Zëvendësministri i Arsimit, tregon se sa kërkesa janë trajtuar kohët e fundit nga Ministria e Arsimit.

“Janë 300 apo 400 kërkesa dhe janë verifikuar një sërë problematikash”, thotë Demo. I pyetur në lidhje me 86 diplomat e parregullta që Ministria konfirmoi së fundmi zëvendësmistri shprehet: “Diplomat që kanë qenë dhënë në programe që kanë qenë jo të licencuara, të cilat janë me qindra ndoshta edhe me mijëra mijëra diploma të pavlefshme”.

Zëvendësministri i Arsimit vë theksin edhe tek shtetasit italianë të pajisur me diplomë “Kristali”. “Kanë qenë 900 italianë të regjistruar, kur në “Kristal” nuk ka patur programe në gjuhën italiane apo angleze”.

Por përse nuk ja referon Prokurorisë të gjitha këto raste Ministria e Arsimit? “Regjistrat që ne disponojmë janë regjistra që Prokuroria i ka disponuar. Edhe studentët që nuk i gjejnë emrat nëpër regjistra, pretendojnë që është faji i institucionit që nuk ua ka shkruar emrin në regjistër. Ne jemi të hapur që regjistrat të merren edhe njëherë nëse Prokuroria i dëshiron”, shprehet zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo.

“Kristali” diplomoi edhe 900 italianë Read More »

Teatri Kombëtar, privati përfiton falas 4500 metra truall për katër kulla

Projekti i qeverisë për të dhënë me koncesion ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar përmban shumë të panjohura. Ndonëse Kryeministri Edi Rama prezantoi publikisht projektin arkitekturor se si do të jetë teatri i ri, detajet më të rëndësishme të koncesionit nuk janë publike. Sipas qeverisë, teatri i ri do të ndërtohet përmes një partneriteti publik privat, i cili ka lindur nga një propozim i pakërkuar. Pra ndërtimi i teatrit të ri nuk ka ardhur si kërkesë e qeverisë, por është propozuar nga kompania private. Çka tregon se nuk është interesi publik qëllimi kryesor. Skema parashikon që privati ta ndërtojë teatrin me paratë e veta, por në këmbim ai do të të përfitojë falas tokë publike mbi të cilën do të ngrihen katër kulla për ambiente tregtare dhe qëllime banimi.

Projekti parashikon që privati të marrë të gjitha zonën përreth teatrit kombëtar, një sipërfaqe toke e cila është 7 mijë e 500 metër katrorë duke përfshirë dhe parkingun e bashkisë. Kompania do të ndërtojë teatrin e ri në një sipërfaqe prej 3 mije metrash katrorë dhe do të përfitojë falas gjithë pjesën tjetër prej 4 mijë e 500 metra të tokës publike në zonën më të kërkuar të Tiranës, mbi të cilën do të ndërtojë katër kullat që do të thotë se sipërfaqja e sotme e teatrit do të zvogëlohet.

Kjo është një skemë e ngjashme më atë që qeveria përdori për ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa, ku privatët bëjnë propozime për të ndërtuar vepra shtetërore paratë e tyre dhe në këmbim marrin falas tokë publike në zonat me të shtrenjta të Tiranës.

Por ndryshe nga koncesioni i stadiumit, në rastin e teatrit emri i kompanisë private që qëndron pas koncesionit nuk është bërë i ditur. Jo zyrtarisht përflitet se pas projektit janë disa nga ndërtuesit më të mëdhenj të kullave në kryeqytet, të cilët përmes këtij operacioni të pranuar nga qeveria shtien në dorë tokën publike në zonën më të shtrenjtë të Tiranës.

Pra ideja është që qeveria po ndihmon disa klientë të bëjnë kulla me tokë publike apo po ndihmon teatrin duke i gjetur ndërtues dhe donatorë privatë?

Teatri Kombëtar, privati përfiton falas 4500 metra truall për katër kulla Read More »

Vera, tregu 15 milion euro – Konsumi në Shqipëri, 2 litra në vit për frymë

E gjithë industria e verës përfshirë prodhim vendas dhe import vlerësohet të ketë një volum tregtar prej rreth 2 miliardë lekë apo 15 milion euro, ku pjesën më të madhe e zë prodhimi i huaj. Shifrat e sakta të prodhimit të verës mungojnë, por  prodhuesit vlerësojnë që në total të qarkullojnë në treg rreth 500 mijë shishe verë të llojeve të ndryshme.

Konsumi në Shqipëri vijon të jetë i ulët, megjithëse regjistrohet një rritje çdo vit pothuajse 10%,  ndërsa renditemi në vendet e fundit të konsumit të verës në Europë.  Kështu konsumi për individ, llogaritet mesatarisht dy litra në vit.  Raporti në tregun e verës në Shqipëri është 70 për qind import dhe 30 për qind prodhim vendas, gjë që konsiderohet një lajm i mirë për prodhuesit shqiptar të verës pasi vetëm pak vite më parë ky raport ka qenë 90 për qind me 10 për qind.

Raporti i vendosur para disa vitesh ka qendruar në të njëjtat shifra edhe gjatë vitit 2017, duke bërë që prodhimi vendas të jetë i avashtë në fitimin e terrenit ndaj markave të huaja. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, sa i përket importeve, vihet re blerja nga jashtë në masë të madhe e verës prej rrushit të freskët, tregues që ka pësuar rritje gjatë vitit që lamë pas në krahasim me vitin paraardhës.

Kështu, është importuar rreth 4900 ton verë nga rrush i  freskët gjatë vitit 2017 me vlerë 12 milion euro nga 4100 ton që është importuar gjatë 2016-ës me vlerë 8.6 milionë euro.  Sipas prodhuesve dhe të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë,  në të gjithë Shqipërinë janë rreth 100 kantina serioze, ndërsa vetëm rreth 10 prej tyre kanë prodhim sasior më të lartë dhe në normat e prodhimit të standardeve që kërkon kjo industri.

Vera, tregu 15 milion euro – Konsumi në Shqipëri, 2 litra në vit për frymë Read More »

Maqedonia flet edhe shqip. Miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve

Deputetët maqedonas kanë miratuar në mesin e një seance të tensionuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

https://youtu.be/uusFU4ABRpA

Maqedonia flet edhe shqip. Miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve Read More »