Aurora

Shpëtimtarët e refugjatëve në Alpe

Refugjatët që kalojnë kufirin italo-francez përshkojnë një rrugë të rrezikshme për jetën. Popullsia vendase i ndihmon.

“Katër vetë, po kalojnë kufirin. Duhet të nisemi, ndryshe nuk i arrijmë.” – thotë Philippe Zanetti. Së bashku me dy fqinjët e tij ai ndihmon refugjatët në kufirin italo-francez në zonën e Alpeve.

Policia kufitare është në ndjekje të refugjatëve që fshihen kudo në pikë kalimin kufitar në Montgenèvre. Ndihmësit u japin atyre gjëra të ngrohta që të mos ngrijnë gjatë rrugës kur kapërcejnë kufirin.

Njerëzit që u ndihmojnë refugjatëve që të kalojnë ilegalisht kufirin, rrezikojnë pesë vjet burg dhe gjobë prej 30 mijë eurosh. Por Philippe Zanetti thotë: “Ne e marrim parasysh rrezikun. Për ne ka rëndësi jeta e njerëzve.”

Para dy vjetësh dy refugjatë nga Mali ngrinë në përpjekje për të kaluar kufirin italo-francez. Njërit iu desh t’i prisnin këmbët, tjetrit duart. Që atëhere banorët e zonës përpiqen që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Gjithnjë e më shumë refugjatë vijnë me trena nga jugu në veri të Italisë, prej nga kalojnë kufirin për në Francë gjatë natës. Në stacionin e trenit në Bardonecchia është një grup prej rreth 15 refugjatësh. “Ne do ta vazhdojmë rrugën më këmbë, do të shkojmë në Francë, sepse në Itali nuk kemi ç’bëjmë më. Nuk na i japin dokumentet.” – thotë një refugjat.

Ata kanë qenë në kampet e torturave në Libisë dhe kanë kaluar nëpër Detin Mesdhe, prandaj nuk ka frikë të vazhdojnë rrugën as këtu mes Apleve, edhe pse deri në kufirin francez duhen edhe 32 kilometra.

Në 1800 metra mbi nivelin e detit gjendet posta e kufirit. Policia kontrollon me kamera me rreze infra të kuqe. Prej motit të ftohtë disa refugjatë ngrijnë dhe në raste të tilla Philippe Zanetti dhe shokët e tij u vijnë në ndihmë, edhe pse e dinë se nëse kapen me refugjatë në makinë, rrezikojnë të futen në burg.

Philippe Zanetti thotë se ata nuk marrin para për këtë punë, ata ndihmojnë vullnetarisht që refugjatët të mos ngrijnë nga të ftohtët dhe të vdesin.

Në Briançon, ka rreth 200 banorë, mes të cilëve edhe mjekë, që u ndihmojnë refugjatëve. Kryetari i komunës, Gérard Fromm, ka vënë në dispozicion qendrën e komunës për strehimin e refugjatëve, dhe paguan për ushqimin për rreth 2.000 ilegalë që ndodhen këtu në rrugëtim.

“Kur ata vijnë këtu tek ne, na i ka sjellë Zoti për t’i ndihmuar që të marrin forcë dhe të vazhdojnë rrugën më tej. Në fakt më vonë ata do kenë probleme me legalizimin. Por fillimisht kërkush nuk merret me këtë çështje.” – thotë Gérard Fromm.

Shpëtimtarët e refugjatëve në Alpe Read More »

Flini shumë? Kujdes, mund të keni …

Të flesh më shumë se nëntë orë mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së Alzaimerit

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që vazhdimisht kalojnë kohën në shtrat dhe kanë vështirësi të ngrihen prej tij, janë dy herë më të rrezikuar nga Alzaimeri dekadën e ardhshme

Një ndryshim në mënyrën e gjumit është një “kod i kuq” për sëmundjen e trurit, sepse tregon që pjesa e trurit që merret me zgjimin po vuan dëmtime.

Kërkuesit gjithashtu zbuluan se ata që fjetën 9 orë ose më shumë kanë volum më të vogël të trurit, iu desh më gjatë të perceptonin informacionin dhe treguan shenja të një kujtese të zbehur.

Besohet se paaftësia për t’u ngritur nga shtrati mund të jetë një shenjë që truri po ndryshon dhe po shkon drejt sëmundjes së Alzaimerit.

Kjo do të thotë se njerëzit në moshë nuk mund ta shmangin një gjë të tillë duke vendosur zilen e orës më herët.

Flini shumë? Kujdes, mund të keni … Read More »

Raporti i Institutit të Vienës: Në tre vite të parët me rritjen dhe papunësinë

Këtë vit, atë të ardhshëm si dhe në 2020, Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, thotë Instituti i Vienës për Studime Ekonomike në një raport të publikuar së fundmi për Europës Qendrore dhe Lindore. Për këtë vit, Instituti i Vjenës, projekton një rritje ekonomike të vendit tonë në 4.1%, ndërsa për vitin e ardhshëm në 4%, për të zbritur më pas në 3.9% në 2020.

Projeksionet e reja shënojnë një zhvlerësim të ekonomisë shqiptare. Në raportin e kaluar vlerësohej se, ekonomia e vendit tonë do të rritej me 4.2% këtë vit dhe 4.1% vitin e ardhshëm. Pra, kemi të bëjmë me një zhvlerësim minimal të projeksioneve, me vetëm 0.1%. Edhe sa i përket normës së papunësisë, projeksionet më të fundit tregojnë se, Shqipëria do të jetë ajo me normën më të ulët këto tre vite, me 13%, 12.5% dhe 12% respektivisht.

Pavarësisht optimizmit të Institutit të Vienës sa i përket indikatorëve kyç makro-ekonomikë, një rënie e papunësisë me vetëm 0.5% në një vit është minimale. Sa i përket normës së inflacionit ndërkohë, projeksionet mbeten të pandryshuara. Instituti i Vienës është i radhës ndër institucionet prestigjioze që ka tentuar të shfryjë disi optimizmin e tepruar sa i përket rritjes ekonomike të vendit tonë.

Tërheqja e investimeve të huaja madhore dhe mosafrimi i investimeve të reja do të prodhojë për rrjedhojë një ngadalësim të hapit të rritjes, duke i`u larguar kështu objektivit të shumë kërkuar të qeverisë, në të paktën 5% rritje ekonomike, që sipas ekzekutivit do të kishte impakt të drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.

Raporti i Institutit të Vienës: Në tre vite të parët me rritjen dhe papunësinë Read More »

Ana tjetër e medaljes – Portofoli i shqiptarëve më i zbrazëti në rajon

E ndërkohë që projeksionet tregojnë një situatë ku Shqipëria është e para në rajon, realiteti flet ndryshe, duke i vendosur shqiptarët në vend të fundit kur bëhet fjalë për ekonominë reale, pra Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë dhe pagat.

Edhe këto të dhëna janë publikuar nga Instituti i Vienës për studime ekonomike dhe tregojnë se sa larg është realisht një vend nga Austria, e marrë si ekonomia referencë në këtë rast. Kur bëhet fjalë për PBB për frymë, në Shqipëri ky indikator është sa 1 e katërta e Austrisë.

Më keq se shqiptarët e Shqipërisë janë vetëm ata të Kosovës në këtë drejtim dhe ukrainasit. Por ekonomia e Ukrainës është zhytur thellë në recesion pas konfliktit të fundit në vend. Sa i përket pagave ndërkohë, shqiptarët e Shqipërisë zbresin në vend të parafundit, më mirë vetëm se ukrainasit.

Pagat në vendin tonë vlerësohen sa 30% e austriakëve, thotë Instituti i Vienës për Studime Ekonomike. Serbia, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, janë të katërta më mirë se Shqipëria në drejtim të ekonomisë reale, asaj familjare, paçka se projeksionet dhe vlerësimet e fundit makroekonomike, po të Institutit të Vienës, tregojnë se Shqipëria i ka lënë pas në 2017 këto vende dhe do të vijojë ti lërë pas në tre vitet e ardhshme.

Ana tjetër e medaljes – Portofoli i shqiptarëve më i zbrazëti në rajon Read More »

Problemet e pronësisë – Rama angazhohet për t’u dhënë fund për institucionet e kultit në vend

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është e angazhuar t’i japë fund problemeve me pronësinë të gjithë institucioneve e kultit në vend. Deklaratën kreu i ekzekutivit e bëri nga Elbasani ku i dorëzoi kishës katolike Shën Piu X certifikatën e pronësisë

“Ne, për fat të keq, trashëguam një situatë apokaliptike për pronën e komuniteteve fetare dhe prej disa vitesh jemi angazhuar në dhënien e titujve të pronësisë, duke legalizuar godina, kisha, apo xhami të ndërtuara, të rindërtuara nga hiri prej besimtarëve, prej komuniteteve, prej individëve bujarë dhe në të njëjtën kohë duke bërë regjistrimin vullnetar të pronësisë së tyre. Ka ende për të bërë, por besoj që tanimë jemi më afër fundit sesa fillimit shumë të ngatërruar të kësaj historie,” deklaroi Rama.

Nunci Apostolik në Shqipëri, Charles John Brown i ka shprehur Kryeministrit Edi Rama mirënjohjen e veçantë për mbështetjen edhe në emër të Papa Franceskut.

“Pikë së pari do doja t’ju thoja se sa mirënjohëse është Kisha Katolike në Elbasan për gjithçka që Kryeministri ka bërë për të na ndihmuar me çështjen tonë të pronësisë këtu. Në emër të Papa Françeskut, e falenderoj Kryeministrin për ndërhyrjen dhe mbështetjen e tij. Sot është një ditë e bukur për të qënë këtu në Elbasan, ndërsa festojmë ditën e parë të verës dhe ju falenderoj edhe njëherë për gjithçka keni bërë. Faleminderit Kryeministër!” – deklaroi nunci apostolik Charles John Broën.

Nga ambientet e kësaj kishe Kryeministri Rama uroi edhe besimtarët e pranishëm për ditën e Verës.

Problemet e pronësisë – Rama angazhohet për t’u dhënë fund për institucionet e kultit në vend Read More »

Sendet fatsjellëse të të gjitha shenjave të horoskopit

Të gjithë jemi të lidhur me sende të caktuara dhe ndonjëherë kjo nuk ka asnjë shkak. Në raste të caktuara, e lidhim nevojën për një send me një situatë që na ka ndodhur kur e kemi pasur me vete. Sepse objekte të caktuara ndikojnë në jetën tonë por jo secili mund të mbajë ç’ti shkrepet në kokë! Nëse nuk rrini dot pa bizhutë apo gjërat tuaja të preferuara, provoni të paktën të mani atë që ju tregojnë yjet

Mund të funksionojë…

Dashi – Çelësi

Demi – Numri 7

Binjakët – Zarat

Gaforrja – Nusepashka

Luani – gurë të çmuar

Virgjëresha – Syri i keq

Peshorja – Trekëndëshat

Akrepi – Patkua

Shigjetari – Këmbë lepuri

Bricjapi – Katër gjethe

Ujori – Gjinkalla

Peshqit – Dreamcatcher

Sendet fatsjellëse të të gjitha shenjave të horoskopit Read More »

“5 mijë euro për një vend pune në Vlorë”, Berisha nxjerr mesazhin e mësueses

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim sot nga një mesuese në qytetin e Vlorës  për korrupsionin që bëhet atje. Deputeti demokrat ka akuzuar ministren e Arsimit Lindita Nikolla për gjendjen e krijuar në sistemin arsimor ne vend. Ai ka postuar mesazhin e nje mesueseje nga Vlora, e cila i shkruan se per nje vend pune ne Vlore kerkohen 5 mije euro.

Statusi i Berishes

Denoncohet korrupsioni qe ndrikull Nikolla shnderroi ne sistem ne arsimin shqiptar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Emerimet me 5 mije euro ne qytetin e Vlores. sb

“Pershendetje Doktor!
Ju falenderoj qe jeni zeri jone,zeri i njerzve te thjeshte.
Jam nje mesuese ne qytetin e Vlores,terrorizohemi perdite nga drejtoresha e DAR, Albana Hodaj.
Albana ish-mesuese ne nje gjimnaz privat ne Vlore,u katapultua ne krye te DAR sapo Nikolla mori ministrine. Eshte mekat qe ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana.
Institucioni qe duhej te ishte kulti i dijes eshte kthyer ne nje magazine pazarash. 5mije € vendi i punes ne qytet. 4 mije ne zonat periferike. Gjasme respektojne portalin e mesuesit por e verteta eshte qe respektojne perkatesine politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije €.
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj ndjese qe ky sms vjen ne kushte anonimati pasi kam frike per vendin e punes.”

“5 mijë euro për një vend pune në Vlorë”, Berisha nxjerr mesazhin e mësueses Read More »