Aurora

Ish-të përndjekurit apel Ramës. Nisin grevën e urisë

Ish-të përndjekurit politik u janë rikthyer protestave. Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimet dhe per trajtimin e tyre. Në simbol të vetëflijimit të Lirak Bejkos rreth 6 vite më parë, një grup prej tyre janë vendosur në çadër pikërisht në vendin ku 47-vjeçari ndërmori aktin ekstrem.

Kreu i shoqatës Nebil Çika i pranishëm pranë të perskutuarve, tha se: “Jam këtu për ti kujtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij që atëherë erdhi tre herë i vizitoi dhe u premtoi, edhe pas vdekjes së një të burgosuri politik, Lilrak Bejkos. U premtoi se do ti zgjidhte këto probleme që këta kanë sot, për dëmshpërblimet, i cili përjashton shumë kategori. Ata që janë ngujuar sot në grevë urie janë pikërisht nga këto kategori të përjashtuara. Ata kanë bërë burg politik, kanë patur akuza politike dhe ligji i ka përjashtuar ata nga dëmshpërblimi”.

Vetë ish-të dënuarit politik theksojnë se as ata dhe as trashëgimtarët e tyre nuk kanë përfituar asnjë këst të dëmshpërblimit. “Akoma pa marrë asnjë kist, si dhe trashëgimtarët që nuk kanë marrë asnjë kist. Prandaj i bëj thirrje të gjithë popullit”.

Ish-të përndjekurit apel Ramës. Nisin grevën e urisë Read More »

Nuk do ta besoni ja kush ishin banoret e pare te Orikumit,keneta qe u be plazh

Është qyteti i 12.000 banorëve, por 50 vjet më parë, ishte thjesht një fshat i vockël. Banorët e parë çamë që mbërritën pas Luftës së Dytë gjetën një kënetë, ku ishte e pamundur të jetoje. Do ishte baza ushtarake, ndërtuar pak vite më vonë, e cila e ktheu në qendër banimi, duke i dhënë për emër, toponimin e vjetër antik të Orikut. Sot, banorët e ardhur nga e gjithë Shqipëria kanë fatin t’i kënaqen plazhit dhe kthimit të qytetit në një qendër të vërtetë pushimi…mbi ish kënetën e dikurshme

Katër familjeve të para çame, ardhur në këtë vend pas Luftës së Dytë Botërore, as në ëndrrat më të çartura nuk do t’u shkonte ndërmend se vendi i kënetizuar ku mbërritën që të ndërtonin jetën, do të kthehej në një qendër banimi. Sot, dëshmi e vetme e ardhjes së tyre, kanë mbetur shtëpitë përdhese çati-kuqe që janë në hyrje, humbur nën pushtetin e shumëkatëshve, ngritur ngado mbi Orikum. Në fakt për banorët e ardhur më vonë, kjo ka pak rëndësi. Shumë syresh, as nuk i ka dëgjuar ndonjëherë. Tashmë të shkrirë me një qytet, që i ngjan një komune-Bashki, ata përbëjnë thjesht historinë. Sa për të tjerët, historia e qytetit është treguar më zemërgjerë. Erdhën rusët, pastaj shqiptarë nga kudo vendit. U bënë ngrehinat e para, lindën fëmijët e parë dhe vite më pas, filluan të largohen nga jeta banorët më të hershëm. Kështu frymoi qyteti i tyre. Ujërat e kënetës, që në baticë dhe zbaticë jep-e-merrnin me detin dhe shtigjet që përshkonin barinjtë mes pyllit të dendur u zëvendësuan pak nga pak me asfaltin e një qyteti që pak kush mund ta kishte imagjinuar.

Ferik Harka, një burrë pensionist, imagjinatën na e kthen në realitet. Kemi kujtimet e pak muajve më parë, kur falë kësaj përçartje, banorët e Orikumit, më saktë ata të pakët shtuar me dukatasit vendalinj, e morën para me gurë policinë për një ngastër të madhe toke në hyrje të qytetit. E marrë, e rimarrë, e shitur, e ngatërruar në xhunglën e kinse burokracive shqiptare, pronë e Fermës apo jo, për të mëtonin pronësinë disa palë. Sot, gjërat janë fashitur, ndërsa ngastra e mbetur djerrë është dëshmia e ngërçit pronësor jo vetëm të orikumsave, por të shqiptarëve…

“Asnjëherë s’ka qenë pronë e askujt, sepse kur erdhëm ne, këtu s’kishte asgjë. Kishte një kënetë të madhe dhe një pyll përreth, ku askush s’mund të jetojnë. Por, sot si sot…”, këtë ma thotë një burrë tjetër me të cilin kalojmë pasditet e vonta në qytet, kur perëndimi bën shenjë nga Sazani. Flet shumë, por kur vjen Feriku hesht. Ky i fundit, ish-komandanti i polumbarëve të Bazës, i ka zët mburrjet e tepërta, por më shumë fjalët e kota. Shpesh tret vështrimin andej, ku ka qenë dhe mbetet Baza e Pasha Limanit, por po me druajtje. “S’ka mbetur njëri, më sqaron. U plakëm”. Pastaj qesh lehtë. Në rrugën-shëtitore që shkon drejt plazhit, por më shumë rreth qytetit, bëjmë xhiron në mbrëmje dhe kemi kohë të flasim për të gjitha. Ai i shoqëruar nga nipi i tij, që kërkon me gjysmë-fjali vende që i përzihen dhe që sapo i ka prekur në memorien fëminore, kurse ai me ngjarje dhe jetë që i ka bërë. Nga flokëbardhi-trupmbledhur, veshur gjithnjë pastër, marr vesh sesi erdhën familjet e para, që bënë historinë e fillimit të kësaj qyteze, që dikur s’ishte dhe në hartë. Deri më atëherë, në të vetmen hapësirë ku mund të kalohej, banorët e Dukatit kullosnin bagëtitë e tyre, ndërsa moçali, bënte gjumin e tij prej motesh që s’i llogarit dot mëndja njerëzore. Feriku ma tregon gjeometrikisht qytetin sepse edhe vetë duket sikur ka mendim gjeometrik. Gjithçka të përcaktuar që e bën të duket disi fatalist. Orikumi, kur ai kishte ardhur nga një fshat i vogël nga Përmeti, u krijua si qendër bashkie në vitin 1960. “Lagjia e Fermës”, ku u strehuan banorët e parë, u formua në vitin 1949 dhe qendra administrative ishte e vendosur në Dukat, thonë kronikat e kohës. Ndaj edhe tani, dukatasit, në formë ironie, por shpesh me një xhelozi të fshehur, u thonë se janë mbi toka të tyre…

Të sotmit

Në fakt, mbi tokat sot janë realisht banorët e Orikumit, që pasi kanë lënë punën nga baza, merrem me gjithfarë punësh. Dhe, nga njerëz që ditën t’i mbijetonin kënetës, tani i kënaqen plazhit të paanë, që shtrihet nga pranë Bazës dhe vijon deri buzë qytetit, ku një rreth pallatesh të tëra e kanë ndryshuar Orikumin krejtësisht duke e bërë një nga atraksionet më të mëdha të pas bregdetit të Vlorës. Dhjetëra shitore të vogla, rrethojnë qytetin, ku mbizotërojnë merkatat e vogla, pijetoret dhe në barazim me këto kafe-internet. Në këto mjedise, fëmijët e brezave të tashmë të Orikumit, ardhur nga emigracioni mbajnë gjallë fantazinë kibernetike dhe përcjellin trendin e moshës së tyre, që e ka bërë sërish të vjetër qytetin vogëlan.

Me fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, kur baza u prish dhe banorët mbetën në ato dy katëshit e vjetër, që u ndërtuan fillimisht për ushtarakët rusë dhe kolegët e tyre shqiptarë, fytyra e qytetit ndryshoi. Nevoja i mësoi banorët që t’i faleshin emigracionit, ndërsa pjesa e mbetur rregulloi shtëpitë dhe mendoi për turizmin shtëpiak. Falë punës së paqme të kryetarëve të bashkive, u shtrua rruga deri te baza, që nuk u bë kurrë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe sot ajo lidh vendin që nga fundi i Unazës së Re të qytetit dhe derisa përfundon në hyrje të Bazës Ushtarake të Pashalimanit në krahun jugor të Rrugës Nacionale Orikum- Pashaliman. U rregulluan kanalizimet dhe u rregullua bulevardi kryesor në qytet. Që sot gëlon nga të rinj dhe mijëra pushues nga vendi dhe të huaj. “Janë pak në krahasim me një vit më parë, më thotë Feriku, që me të teston pak a shumë dhe të ardhmen e qytetit. S’kanë para si dikur. Duket qartë”, ma përmbledh shkurt filozofinë e tij.

Edhe njëherë për të parët

Filozofia e krijimit të Orikumit lidhet mes të tjerave edhe me ardhjen e një delegacioni të nivelit të lartë të vitit 1956, do kujtojë ish-komandanti i polumbarëve, kur ndërsa bëheshin studimet për bazën, specialistët sllavë i treguan mareshalit Zhukov se ku mund të ishte vend-bazimi kryesor për forcat e Traktatit të Varshavës në Mesdhe. Ishte e lehtë të thuhej, por për ushtarët e xhenios që do e zbatonin, ishte Ferri vetë. Ferik Harka kujton se vendi ishte një kënetë dhe i gjithë vendi një pyll. I përzier me hilqe, frashër, ai e bënte të pakalueshëm për njerëzit. Këneta vetë, kishte puse dhe vende ku uji ishte deri 1 deri 2 metra ujë. “Ishte e pashfrytëzuar se e bënin vetë kushtet që kombinonte me detin dhe ushqehej dhe me puset vetë. Deri në atë kohë s’kish gjë prej gjëje përveç një poste policie dhe asgjë tjetër. Për herë të parë u ndërtuan 18-24 apartamente ku do strehoheshin rusët dhe shqiptarët gjithsej 72 familje të tyre”. Dalëngadalë punët ecën, kurse Pallati i Kulturës, një ngrehinë tipike e stilit sllav, u inaugurua më 15 gusht të 1960. “Në këtë vendbazim kishte forca të flotës dhe forca tokësore: xhenio prapavijë, që të kompletohej e gjithë baza me mjetet e nevojshme. Anijet që erdhën të parat ishin ato ndihmueset: Hidrografe, draga për të thelluar portin, remorkiatorët dhe anija polombare për të parë fundin.Çdo vit punohej për të bërë pankinat ngaqë instalimet dhe akustimet bëheshin në pantone. Atëherë s’kishte pankina betoni. Anija më e madhe që erdhi ishte vapori Çapur, që furnizonte ushtarakët. Pastaj Katelnikovi, kryqëzor i lehtë dhe pastaj anija Dajti që ishte anije luftarake që u shndërrua në anije tregtare…”. Këtu ndalon.

Intermexo-Orikumi

Ka një fat ky qytet, që pak kush e ka përveç qyteteve kryesore shqiptare. Orikumi i sotëm është vetëm pak qindra metra nga qyteti antik i Orikut, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër dhe që është i bazuar në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra, që sot është brenda bazës, ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri e cila ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi shkruan se qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në betejën e Romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në këtë vend, dokumentuar në luftërat civile të Çezarit. Qytetin e vizituan në shekullin e fundit disa arkeologë, ndërsa në Familjen Vlora kishte një koleksion të jashtëzakonshëm gjetjesh. Patsch, Ugolini na kanë lënë përshkrime interesante, ndërsa Hammond dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorur nga barinjtë vendas që të çonte në kishën e Marmiroit, fare afër Orikumit, si dhe prezencën e disa objekteve arkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Në ditët tona gërmimet e bëra nga ekspedita vendase dhe të huaja kanë gjetur amfora të cilat provojnë ekzistencën e qytetit më shek V-VI para Krishtit. Qyteti besohet se mund të ketë shërbyer edhe si porti kryesor me një port te brendshëm, ku bëhej transporti i gurëve nga Karaburuni drejt Apolonisë edhe pak më afër tutje në Triport.

Si erdhën njerëzit… si ai

Bashkimi, një shofer i bazës, fotoja e të cilit në shtëpi me uniformën karakteristike, e tregon krenar dhe moshatar i Ferikut do më tregojë me nxitim shumë gjëra. Kuptohet nostalgjia ka vendin kryesor. Por polumbarin që në mbrëmje e gjej të përkulur te lojërat e shahut, më bën më shumë shoqëri. Falë punës në bazë do ngrinte jetën me të shoqen, që do t’i jepte jetë pesë fëmijëve. Për 30 vjet do të shërbente me anijen polumbare, por në atë periudhë, na pohon,-nuk kishim shumë në dijeni dhe kishim një si keqardhje ngaqë nuk e dinim sesi ishte politika. “S’kam qenë komunist sepse nuk më pëlqente organizimi dhe puna e partisë që bëhej. Bëhej një punë shumë e cunguar. Unë duhej të punoja me ndërgjegje të lartë por njerëzit e punës ishin të përbuzur: Kurse servilat ishin në front të parë…”. ‘Si tani’, i them. Tund kokën. Është afër mendsh që një njeri të bazës ta pyesësh për historinë e saj dhe rusët. Tregon ngadalë sesi i udhëzonin të ruanin gjakftohtësinë dhe si të ruheshin nga provokimet për prishjen e aparaturave. “Edhe nga rusët ishin njerëz të veçantë dhe jo të gjithë të udhëzuar për të shkatërruar. Megjithatë, nuk ramë në batakun e tyre paçka provokimeve”… Tregon për Xhemal Shamin, një nga komandantët më të aftë, mbaruar në Leningrad sepse ishte tejet i përgatitur dhe dinte të merrte vendime dhe të dilte me konkluzione të drejta për situatën e treguar etj.

Si rrodhën punët pas ’60.

Por gjërat s’mbetën këtu. Ecejaket tona duket se rriten dhe në hapësirën që dikur duhet të lëvizje me vështirësi, sot janë shëtitore të tëra. “Më pas, për ne filloi ndërtimi dhe pastrimi i Gjirit të Vlorës për mbeturina nga frika e minimeve. Na shkonte mëndja se u bëmë armiq dhe dyshimet ishin që të bëhej kontrolli për të lundruar. Detyrat dolën njëra pas tjetrës dhe polumbarët lidheshin jo vetëm me punët me ushtrinë por kishin dhe terrenin. Ata bënë ndërtimin e shkallëve të nënujshme për nxjerrjen e anijeve të mbytura sepse ato pengonin ardhjen e anijeve në vend dhe për më tepër për punimet hidrografike nga ‘60 deri më’70 kemi qenë shumë të angazhuar”. Kina nuk e la shumë bosh zbrazëtinë e rusëve, sepse në qytet në vend të tyre u shfaqën specialistët kinezë. Sollën anijet e para ndihmë dhe filluan të asistonin me të gjithë gjërat që mundeshin. Qyteti tashmë ishte bërë 2000 banorë dhe pjesa më e madhe e tyre punonte në bazën e madhe. Ai dhe shokët e tij vazhdonin detyrë pas detyre.

Të veshur me skafandrat e mëdha me bulon dhe me rrobat që shkonin gati 84 kg, ata arritën që të zhyteshin deri në 60 metra. Dhe, episodet e burrit janë nga më të paimagjinueshmet, që duket se i zvetënojnë dhe filmat e Hollywood. Në një operacion rikuperimi, u duhet të ngrenë pa sukses dy ekskavatorë fundosur në dhjetëra metra nën ujë, një nga tubat i është mbështjellë në dorë, momenti më i vështirë i jetës; në një tjetër i duhet të nxjerrë nga thellësitë e ujit dy pilotë shqiptarë që janë rrëzuar të pafat në dimër me një Jet-18. Në një rast tjetër, Komandanti kujton një detyrë të jashtëzakonshme civile, kur i duhet që në 53 metra të bëhet gati për të nxjerrë 300 metra kub material, që mbajnë të bllokuar tre turbina në Vaun e Dejës.

Vuajtëm shumë, më thotë një mbrëmje pas një diskutimi të gjatë. “Dëgjova dikë që tha: Nuk kemi parë njerëz të tillë. Vetëm më vonë e panë dhe e kuptuan njerëzit vështirësinë tonë. Por, asnjëherë si vajti mëndja njeriu që ata duheshin të vlerësoheshin”, e mbyll me trishtim. Pjesa më e madhe e njerëzve jo vetëm s’ishin profesionistë por thjesht u nënvleftësuan si individë që të vlerësohej Partia…, shton me dhimbje. “E bëri Partia thoshin. Unë, me shokët e mi, punoja 70-80 metra, kurse ata thoshin se e bënte partia punën. Ai komunisti, as nuk ia kishte idenë fare dhe se dinte fare…”. Më kujton një episod, kur këta pseudo, në qitjen e parë me silurë në vitin 1974 vetëm një silur mundën të përcillnin në objekt nga katër që u qëlluan.

Plazhi

Por këto kanë mbetur në një histori të pahedhur në letër ndërsa burri i gëzohet sot pushimeve të pensioneve. Orikumasit e sotëm kanë kuptuar beneficin e plazhit dhe mundohen të shërbejnë sa më mirë. Kuptohet që e teprojnë me çmimet sepse ato i kanë gati disa herë më të shtrenjta se në Tiranë, por edhe këtu shfajësohen. Në Dukat askush nuk mendon që të prodhojë dhe të shesë gjëra bujqësore, por të gjithë merren me biseda gjeostrategjike. Banorët vetë janë në gjueti të paparë të ftuarish, përmes të cilit e bëjnë vetë lobingun për të ardhur në shtëpi. Që të ishte një site, që mund të disiplinonte gjithçka këtu nuk flitet. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, gjërat mbeten ende spontane dhe mbase kjo ende quhet bukuri.

Ose rastësi. Për më tepër, edhe furgoni i fundit nga qyteti për në Vlorë është aty rreth orës 18.00, kur qyteti mbyllet në guackën e tij të thashethemeve dhe të varavingove koti. Megjithatë e nesërmja është e bukur dhe plazhi i fashit e gjitha dhe cilësitë e Gjirit të Orikumit janë të mrekullueshme. Për këtë edhe burri i vjetër ma pohon me krenari, që s’ka asnjë dyshim. Tashmë në garë janë pronarë që ndërtojnë kudo me leje provizore dhe që e kanë kapur plazhin para, madje duke hequr dhe pilotat, që pengonin avancimin e detit. Ethja për të fituar s’i ndalon para asgjëje. Kurse baza është kthyer në një relike, ashtu si qyteti i vjetër që i dha emrin Orikumit të ri dhe që ka nën ombrellën e vet fshatrat: Dukat Fshat, Dukat i Ri, Tragjas dhe Radhimë.

Ditët s’janë të shumta dhe një ditë vjen që të ndahemi me burrin simpatik, që i ka falur kohë detit më shumë se tokës. Një puhizë e lehtë që fryn nga këneta na i ndërpret bisedat, kurse pushuesit e mësyjnë dhe njëherë në darkë shëtitoren e plazhit, që u ngrit mbi kënetën e dikurshme. S’flasim. Shikojmë detin, që bën monologun e tij karakteristik autokratik. Verë e nxehtë e vitit 2011.

Nuk do ta besoni ja kush ishin banoret e pare te Orikumit,keneta qe u be plazh Read More »

Andi Bushati: Televizionet në duart e tre familjeve të mëdha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për gjendjen e medias në shqipëri dhe përqëndrimin e televizioneve në duart e tre familjeve. Sipas Bushatit, këto tre familje i përdorin televizionet jo në interes të publikut por për të nxjerrë vetëm fitimet e tyre.

“Doli raporti që tre familje kanë 80 përqind të audiencës. Frangaj, Hoxha, Dulaku. Cfarë shihni në televizion janë frytet e tre familjeve. Që televizionet të funksionojnë si kioska të tre familjeve, këtu fillon skandali. Çdo gaz që lëshojnë pushtetarët del në televizionet e tyre. I shërbejnë pushtetit për interesave të tyre. Pronarët e mëdhenj të mediave, janë më shumë se sa fajtorë.
Si shpjegohet që nga mëngjesi që hap sytë, derisa mbyll dritat, po hape një televizion do dalë Erion Veliaj? Sepse ai jep leje ndërtimi, leje për kioska apo ka një gjë në dorë. Jo sepse i intereson publikut, por sepse i intereson këtyre tre familjeve, që kanë marrë televizionet si kioska për të nxjerrë përfitimet e tyre.”

Armand Shkullaku: Edi Rama shpiku kasetat, i pari që kur ishte në Bashki. Ne si media jemi thjesht një kabëll, që kalon gjithcka që vjen gati dhe ne e kalojmë në TV. Tani gjithçka vjen e gatshme, si nga vendi ashtu edhe nga bota, ky është problem i joni. Tani s’kanë nevojë televizionet për gazetar. Edi Rama ishte i pari që shpiku që në bashki që sillte kronikat e para me kaseta, dhe sot e bëjnë të gjithë edhe opozita. Politika i bën presion botuesëve të mediave, por gazetarët apo neësroom nuk i bënë dot presion pronarit.

Shkullaku nuk i kurseu as kritikat e forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Keni parë në botë që kryetari I bashkisë, në botë të dali tre herë në ditë në tv, herën e parë mbjell tre pemë, herën e dytë mbjell dy pemë, herën e tretë shpërndan supë. Gjithsesi Edi Rama është rekord.

Andi Bushati: Televizionet në duart e tre familjeve të mëdha Read More »

Edhe sot fëmijët zënë morra! Ja si t’i zhdukni pa shkuar në farmaci

Morrat nuk janë diçka që mund ta rrezikojë jetën dhe nuk është diçka e dhimbshme, por është shumë e bezdisshme. Ata shkaktojnë shumë kruajtje dhe siklet tek personat që i kanë në kokë.

Shumica e këtyre insekteve përhapën në mesin e fëmijëve sepse ata kalojnë shumë kohë në shkollë pranë shokëve të tyre.

Për t’i hequr morrat zakonisht janë përdorur shampo të veçanta, të cilat janë shumë të shtrenjta. Dhe pastaj ju duhet të merrni edhe një krehër shumë të imët.

Por kjo nuk diçka është shumë e këndshme, sepse është shumë e dhimbshme dhe kërkon shumë kohë për ta bërë këtë.

Një gjë që mjekët nuk thonë është se ekziston një metodë e bërë në shtëpi që është shumë efektive për largimin e tyre përgjithmonë. Keni nevojë për: Një krehër për morra, glicerinë dhëmbësh, uthull të bardhë, qese plastike ose kapuç dushi dhe një peshqir.

Së pari, lyeni kokën e fëmijës suaj me glicerinë dhe mbulojeni me qese, tani për tani, kjo mund të duket një gjë shumë të çuditshme, por ajo që nuk dihet është se morrat urrejnë erën e fortë.

Pastaj shpëlajini flokët dhe lagini përsëri flokët me uthull. Kjo është shumë e dobishme për largimin e vezëve të morrave. Lëreni këtë edhe për një orë dhe gjithmonë mbulojeni kokën me qesen. Tani lani flokët me një shampo normale dhe krihi ato me krehërin e imët.

Në rast se është një periudhë kur e dini se morrat janë duke u marrë në shkollë, spërkateni kokën e fëmijëve me glicerinëpërpara se të largohen nga shtëpia.

Kjo do të ndihmojë në mbajtjen e një ere të freskët në flokët e fëmijës dhe do të largojë morrat.

Kjo metodë është shumë e efektshme, sepse fëmijët tuaj nuk do t’i nënshtrohen trajtimeve agresive kimike.

Ndani me miqtë tuaj të cilët nuk janë të vetëdijshëm për këtë!

Edhe sot fëmijët zënë morra! Ja si t’i zhdukni pa shkuar në farmaci Read More »

Arta Marku, kryeprokurorja paralajmëron hetim ndaj ish-kryeprokurorit

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka goditur hapur parardhësin e saj Adriatik Llalla, duke u shprehur se nuk do të donte të ripërsëriste një gjykim mbi të, në kushtet kur publiku tashmë e ka vlerësuar punën e Llallës.

E ftuar në Real Story, Marku është pyetur në lidhje me gjykimin e saj mbi paraardhësin, por pavarësisht se ajo vetë nuk e ka dhënë një, ka lënë të nënkuptohet se gjykimi mbi punën e Llallës për Arta Markun është negativ.

Madje Marku, kur është pyetur për pezullimin e vizës amerikane dhe deklaratën e fortë të ambasadës mbi Llallën, ka lënë të nënkuptohet se ka një hetim në lidhje me akuzat për korrupsion, drejtuar ndaj ish kryeprokurorit.

Marku: Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Balla: Pra e ndani me publikun gjykimin

Marku: Pak a shumë po.

Balla: Si u ndjetë kur patë dosjen e SHBA-ve për Llallën?

Marku: T’ju them të drejtën jam ndjerë shumë keq, ashtu sic është ndjerë apo duhej të ndihej cdo zyrtar I këtij shteti, e sidomos kur fjala është për paraardhësin tim.

Balla: A po e heton prokuroria shqiptare, ju zonja Marku, zotin Llalla?

Marku: DAP nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipqrui është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar, natyrisht dhe që për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin t’i falenderoj.

Balla: Ka një gjë konkrete?

Marku: Le tthemi që prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje.

Arta Marku, kryeprokurorja paralajmëron hetim ndaj ish-kryeprokurorit Read More »

Debati te “Të Paekspozuarit”: ERTV, propaganda që po vret shqiptarët

Emisioni i gazetarit Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit” në “Top Channel” ka zgjedhur të trajtojë sot temën e propagandës se partive politike dhe qeverisë në media. Në qendër të te debatit për median dhe propagandën është dhe nisma e kryeministrit, Edi Rama për të hapur një televizion persona, i vetmi i këtij lloji, “ERTV”.

Gazetarët, Andi Bushati, Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi kanë diskutuar për risitë dhe problemet që sjell në komunikimin publik.

“Kryeministri mund të prodhojë media sa të dojë, por nuk mund të ndalojë mediat e tjera të ndjekin ngjarjet dhe aktivitetet. Kjo gjë po ndodh me Ramën, duke përdorur median e tij, po largon mediat reale dhe nuk po i lejon që të filmojnë aktivitetet reale, siç i shohin gazetarët. Në vend të kësaj ai po sjellë kaseta të gatashme Ky pengim është shkelja e parë e rëndë që i është bërë media. Ndërsa transmetimi i këtyre materialeve të gatshme nga ne mediat është shkelje morale nga ana jonë”,- tha gazetari Armand Shkullaku.

Debati te “Të Paekspozuarit”: ERTV, propaganda që po vret shqiptarët Read More »

Noizy bën një tjetër gjest madhështor, ja çfarë ka ndodhur sot me reperin shqiptar

Ditën e tij ia ka dedikuar një pjesë shumë të ndjeshme të shoqërisë.

Reperi i famshëm Noizy në llogarinë e tij në Instastory ka publikuar disa fotografi, ku shihet se kaloi kohë me fëmijët, të cilët janë të prekur nga sindromi Down

Sipas imazheve, këta fëmijë ishin të lumtur, që kanë arritur ta shohin një nga reperët që e duan shumë.

Në fakt kjo nuk është hera e parë, që emri i Noizyt përmendet për gjeste të tilla dhe vepra bamirësie që i bën.

Noizy bën një tjetër gjest madhështor, ja çfarë ka ndodhur sot me reperin shqiptar Read More »

Hetim Llallës? Arta Marku: Do bëj detyrën

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka goditur hapur parardhësin e saj Adriatik Llalla, duke u shprehur se nuk do të donte të ripërsëriste një gjykim mbi të, në kushtet kur publiku tashmë e ka vlerësuar punën e Llallës.

E ftuar në Real Story, Marku është pyetur në lidhje me gjykimin e saj mbi paraardhësin, por pavarësisht se ajo vetë nuk e ka dhënë një, ka lënë të nënkuptohet se gjykimi mbi punën e Llallës për Arta Markun është negativ.

Madje Marku, kur është pyetur për pezullimin e vizës amerikane dhe deklaratën e fortë të ambasadës mbi Llallën, ka lënë të nënkuptohet se ka një hetim në lidhje me akuzat për korrupsion, drejtuar ndaj ish kryeprokurorit.

Intervista e plotë

Sokol Balla: Prej tre muaj ajo është në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, që nga 18 dhjetori 2017, kanë kaluar javë dhe muaj dhe sigurisht me kalimin e kohës dhe pritshmëritë ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme janë rritur shumë. Real Story sot është shpërngulur këtu në zyrën e zonjës Arta Marku. Zonja Marku faleminderit që jeni në intervistën tuaj të parë, me mua në Vizion Plus në Real Story.

Arta Marku: Faleminderit ju. Është kënaqësi.

Sokol Balla: Përveç interesit ka dhe kuriozitet të madh, pasi që në momentin e parë që emri juaj doli si një nga kandidaturat e mundshme dhe më pas si kandidatura më e mundshme për t’u zgjedhur, përveç interesit pati dhe kuriozitet njerëzor, se kush është Arta Marku?

Arta Marku: Vij nga një familje e thjeshtë si shumica e familjeve shqiptare me dy prindër të thjeshtë. Babai im ka qenë teknik i mesëm miniere. Ka mbaruar ndër të parët Politeknikumin “7 Nëntori” që është quajtur atëherë, ndërsa mamaja ime ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës deri pas viteve 1990, ku si shumica e shqiptarëve filloi me një tregti të vogël, ndihmuar dhe nga vëllai im. Kjo është familja ime e origjinës. Kam dhe një vëlla dhe një motër, më të vegjël se vetja. Familja ime e re përbëhet nga unë, bashkëshorti dhe dy vajzat e mija, njëra është 8 vjeçe, në klasë të dytë dhe tjetra është 14 muajshe.

 

Sokol Balla: Sa e vështirë është për një nënë të re të shpërngulesh nga qyteti ku keni jetuar për shumë e shumë vite me radhë dhe të vini në mes të një rrëmuje të madhe siç është Tirana, ku nuk është vetëm një rrëmujë politike është dhe rrëmujë urbane. Sa të vështirë e keni pasur të ambientoheni me terrenin e ri?

 

Arta Marku: Në fakt, kjo ka qenë vështirësia më e madhe e momentit dhe unë kam vonuar shpërnguljen për 2 muaj, pasi e kisha shumë të vështirë. Tirana është një qytet i zhurmshëm dhe i papastër, krahasuar më Shkodrën.  Mbase unë e kam dobësi Shkodrën, por e pata shumë të vështirë, jo vetëm unë por edhe familja ime. Tashmë kemi ardhur dhe shpresojmë që do përshtatemi për aq kohë sa do jemi.

 

Sokol Balla: Në fakt ka shumë dilema se përsa kohë ju do jeni në Tiranë, megjithatë të flasim pak për origjinën. Është e vërtetë që shumica e shqiptarëve vijnë nga familje të thjeshta pasi kjo ka qenë dhe struktura shoqërore e Shqipërisë, por është përfolur shumë që ju vini  nga një familje e persekutuar. Është e vërtetë kjo?

 

Arta Marku: Po. Mamaja ime e ka ndjerë persekutimin në kurriz. Xhaxhai i saj ka qenë i dënuar politik për disa vite dhe pikërisht për shkak të atij persekutimi, mamaja ime ka mbetur pa shkollë, pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera por fal Zotit, për ne gjërat ndryshuan dhe nuk e ndjen persekutimin, pasi në ato vite që ndryshuan gjërat, në ato vite ishte koha për të filluar shkollën ne.

 

Sokol Balla: Pra, është e sigurt që nëse ju do kishit kërkuar të hynit në shkollë të lartë përpara vitit 90, me siguri nuk do ta kishit marrë?

 

Arta Marku: Me siguri. Po ju them një episod që mbase do ju duket qesharak. E kam ndjerë shumë pak persekutimin. Siç ka qenë  në atë kohë që kur vinte dikush nga udhëheqja,  nxënësi më i mirë caktohej të jepte tufën me lule. Pavarësisht se isha nxënësja më e mirë në atë kohë, nuk u lejova të jap tufën me lule.

 

Sokol Balla: Ndryshimi i regjimit si ju gjeti?

 

Arta Marku: Isha e vogël. I mbaj mend të gjitha por përjetime të rralla nuk mbaj mend që të kem pasur.

 

Sokol Balla: Në fakt nga eksponent të Partisë Demokratike, jo të linjës zyrtare, por deputet dhe ish-deputet të cilët kanë folur më shumë respekt për ju dhe familjen tuaj. Ndër të tjera dhe ish-deputetja Albina Deda, më të cilën thuhet se ju keni një lidhje familjare apo jo?

 

Arta Marku: Kam lidhje të afërt me Albinën, më saktë më bashkëshortin e Albinës. Ai është djali i xhaxhait i mamasë sime kështu që kemi një lidhje goxha të afërt.

 

Sokol Balla: Si e përjetuar faktin që u gjendët, ndoshta jo personalisht, e mbrojtur nga trashëgimtarët e asaj partie që dikur kishte persekutuar fisin tuaj?

 

Arta Marku: Nuk e kam parë në këtë prizëm, nuk e kam parë në këtë aspekt. Nuk jam ndjerë e mbrojtur apo e sulmuar prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gjë nuk kishte lidhje direkt me mua.

 

Sokol Balla: Pra, nuk kishte asgjë personale me ju?

 

Arta Marku: Jam e bindur për këtë.

 

Sokol Balla: Po me çfarë kishte lidhje?

 

Arta Marku: Secili ka kauzat e veta që përpiqet ti mbrojë me çdo kusht. Unë mendoj që ishte diçka përtej personales. Kishte lidhje me politikën.

 

Sokol Balla: Cili është suksesi më i madh i Arta Marku i atribuon karrierës së saj përpara se të hynte në këtë zyrë tepër të rëndësishme?

 

Arta Marku: Kam mbaruar shkollën e mesme në Fushë-Arrëz dhe menjëherë pas saj kam konkurruar për në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë ku dhe kam fituar dhe mbas mbarimit të Fakultetit të Drejtësisë në vitin 1999 kam fituar konkursin në Shkollën e Magjistraturës, për profilin: Prokurore. Në vitin e tretë të shkollës që është dhe periudha e stazhit profesional jam caktuar në Prokurorinë e Rrethit Fier për të bërë stazhin profesional dhe emërimin e kam marr në tetor 2002 në Prokurorinë e Shkodrës, e cila në fakt nuk është një Prokurori e lehtë për të punuar, sidomos në ato vite, që ishin afër 1997 dhe 1998

 

Sokol Balla: Edhe sot mbetet një Qark i vështirë për të ushtruar këtë detyrë…

 

Arta Marku: Le të themi që po, por në ato vite kujtoi që ishte e vështirë. Që në fillimet e punës sime kam hetuar dhe kam përfaqësuar në gjykim çështje nga më të ndryshimet dhe më të vështirat, vrasje, rrëmbim personi, trafikim lëndësh plasëse. Në vitin 2009 jam caktuar si drejtuese e Task-Forcës së Shkodrës. Kjo Njësi e Përbashkët Hetimore u krijua bashkë me 5 Njësi të tjera në 5 rrethe të tjera, nën modelin e Njësisë së Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Tiranës. Kam pasur momente shumë të mira gjatë punës sime, edhe përpara së të caktohesha si drejtuese e Task-Forcës dhe mund të them që momente të forta gjatë ushtrimit të profesionit tim ka pasur pas suksesit të çdo dosje.

 

Sokol Balla: Kur thoni momente të forta, thoni tension, presion, kërcënim…

 

Arta Marku: Jo. Nuk kam pasur për asnjë moment presione dhe gjëra të kësaj natyre që ju përmendni, pavarësisht se Shkodra ka qenë një Qark mjaft i vështirë. Por mbase mënyra se si kam punuar, jam munduar me profesionalizëm, me dinjitet, pa u përzier.

 

Sokol Balla: Ju thoni që ka një mënyrë që të jeni korrekt në punën tuaj dhe t’ju mbajë larg rreziqeve. Si, nëse mund të na e shpjegoni, sepse duhet të jetë diçka e thjeshtë?

 

Arta Marku: Është shumë e thjeshtë. Nuk ka formula për këtë. Mjafton të mos përzihesh, të mos ndikohesh nga asgjë. Mbase fillimi është pak i vështirë sa të pozicionohet secili në vendin e tij.

 

Sokol Balla: Po si mund të ndodh kjo kur kolegët tuaj, vartës tuaj apo epror tuaj potencialisht janë të përzier qoftë me motivime politike apo me korrupsionin dhe krimin?

 

Arta Marku: Unë mund të flas për vete. Unë nuk kam ndjerë asnjëherë asnjë ndërhyrje dhe as kërcënime të asnjë lloj gjatë ushtrimit të detyrës sime.

 

Sokol Balla: Cili është ai moment që do ta ndanit në karrierën tuaj shumë vjeçare, qoftë i bukur apo i keq?

 

Arta Marku: Momentet e bukura të punës sime kanë qenë pas suksesit të çdo çështje që kam pasur. Sa herë është përmbyllur me sukses një çështje, unë jam ndjerë shumë mirë, shumë e motivuar, shumë e plotësuar. Mbase ngaqë e kam me pasion punën e prokurorit.

 

Sokol Balla: Cili është mendimi juaj për sistemin e drejtësisë, sepse shumica e shqiptarëve mendojnë që është i korruptuar. Një pjesë tjetër thotë që për shkak të korrupsionit ka sjell përzierje në punët e politikës, apo kompromise me botën e krimit. Keni dhe ju të njëjtin perceptim?

 

Arta Marku: Kam një perceptim timin në lidhje me sistemin e drejtësisë, pasi jam pjesë e tij prej shumë vitesh. Ajo që mund t’ju them është që sistemin e drejtësisë e kam parë të degradoi vit pas viti. Është e dhimbshme ta thuash, por unë kështu e kam ndjerë. Si prokuroria ashtu dhe gjykata nuk po e ushtronin më atë funksionin Kushtetuese. Prokuroria për ndjekjen penale dhe Gjykata për  dhënien e drejtësisë. Edhe opinioni publik në të njëjtën formë e ka parë këtë gjë. Shumica e opinionit e perceptonte sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit, pra gjithë sistemin, si shumë të korruptuar. Mase dhe presioni i opinionit publik ishte ajo që shtyu dhe politikën të konkludoi me Reformën në Drejtësi.

 

Sokol Balla: Ju vet gjatë përvojës tuaj mbi 15 vjeçare si prokurore, e keni thjesht me perceptim apo dhe me gjëra konkrete që provojnë faktin që ky sistem drejtësie është kaq shumë i kompromentuar, sa ne e perceptojmë?

 

Arta Marku: Unë kam qenë pjesë e sistemit, natyrisht që i kam parë gjërat nga afër, pavarësisht se nuk kam qenë kurrë pjesë e këtyre gjërave. I kam parë nga afër, i kam ndjerë në kurriz.

 

Sokol Balla: Keni reaguar ndonjëherë për këtë? Jeni përpjekur të ngrini një alarm apo e keni parë që ishte e kot?

 

Arta Marku: Kemi reaguar në mënyrat tona, duke mbrojtur punën tonë, secili që e ka parë në të njëjtën formë si unë. Reagime të tjera natyrisht që nuk kemi pasur, pasi sistemi ka qenë tërësisht i centralizuar dhe nuk ishte e lehtë.

 

Sokol Balla: Pra ju thoni që problemet gjithmonë kanë ardhur nga lart?

 

Arta Marku: Nuk mund ta them që kanë ardhur vetëm nga lart, por ka pasur shumë probleme dhe vazhdon të ketë përsa Reforma në Drejtësi akoma nuk është implementuar. Është në vazhdim.

 

Sokol Balla: Zonja Marku, paraardhësit tuaj shpesh janë ankuar dhe ka pasur gjithmonë një debat “Kush heton kë”, policia ja hidhte fajin prokurorisë, prokuroria policisë. Ju keni një mendim për këtë?

 

Arta Marku: Ka pasur momente që policia dhe prokuroria kanë bashkëpunuar në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin si institucione, sidomos në fillimet e punës së Task-Forcave. Kemi pasur një bashkëpunim të mrekullueshëm me ta. Kemi bërë çështje nga më të ndryshimet por mund të them që bashkëpunimi erdhi duke u zbehur me kalimin e kohës.

 

Sokol Balla: Pse ka një perceptim të fortë mes profesionistëve të fushës suaj që pas vitit 2012, puna e Task-Forcave u dëmtua rëndë? Është ky perceptim i drejtë dhe mund të thoni pse ndodhi kjo?

 

Arta Marku: Ndoshta edhe më vonë ndodhi kjo. Një zbehje e punës, një shkrehje e punës mund të themi. Mbase në atë periudhë filloi të flitej që do ketë Reformë në Drejtësi, do ketë një Prokurori Speciale, Task-Forcat nuk do kenë më të njëjtin funksion si kishin. Ndoshta kjo ka ndikuar.

 

Sokol Balla: Kjo ndikoi në mënyrë direkte apo u përdorë për të shkrehur punën e Task-Forcës në të gjithë vendin?

 

Arta Marku: Mendoi që ka ndikuar në mënyrë indirekte fillimisht, pastaj edhe në mënyrë direkte pasi ndryshuan shumë drejtues prokurorish. Lëvizën shumë prokuror nga njëra Task-Forcë në tjetrën, jo sipas rregullave që ishin përcaktuar fillimisht.

 

Sokol Balla: Po përse ndodhi kjo sipas jush?

 

Arta Marku: Mbase kishte hyrë në atë rrugë që ashtu duhet të ndodhte. Nuk ishte mirë që ndodhi por gjërat ashtu filluan të funksiononin.

 

Sokol Balla: Zonja Marku, ju thatë që një nga problemet e zbehjes së punës së prokurorëve, aty ku ju ishit në Shkodër, por besoj që kjo ka reflektuar në të gjithë vendin, ishte fakti që institucioni ishte i centralizuar. Pra kishte një piramidë vendimmarrje nga lart-poshtë. Ju tani që erdhët në majë të kësaj piramide, mund të na thoni si e gjetët institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, në çfarë gjendje?

 

Arta Marku: Unë nuk mund të flas vetëm për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, por mund t’ju jap një opinion për të gjithë sistemin e Prokurorisë. Nuk mund të them që nuk është punuar. Është punuar dhe ngarkesa ka qenë shumë e madhe e prokurorëve dhe gjej rastin t’i përgëzoi për ngarkesën e madhe, si prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore pavarësisht situatës, pavarësisht momentit që po kalojmë të gjithë në sistemin e drejtësisë. Është punuar, por ka pasur dhe shumë probleme që unë i kam konstatuar gjatë analizave të punës së gjithë secilës prokurori. Problemet kanë qenë të shumta. Ka pasur zvarritje të hetimeve, ka pasur çështje që ishin bllokuar. Nuk mund të them arsyet se pse kishte ndodhur një gjë e tillë por pavarësisht punës së madhe që ishte bërë, kishte dhe çështje që mund të ishte punuar dhe e gjithë kjo është mbajtur parasysh në këshillat që unë i kam dhënë prokurorëve gjatë analizave vjetore. Jam përpjekur që t’i motivoi dhe t’i shty që të merren jo vetëm me çështjet e reja që kanë në duar, por edhe më çështjet që janë pezulluar për një arsye apo një tjetër. Të bashkëpunojnë fortë më Policinë e Shtetit dhe me të gjitha institucionet ligjzbatuese.

 

Sokol Balla: Cilat janë problemet kryesore që ka Prokuroria sot, pasi pak më herët ju thatë që puna e Task-Forcës u shkatërrua pasi lëvizje të shumta prokuroresh nëpër rrethe. Por duhet thënë që dhe ju nuk keni bërë pak lëvizje që nga momenti që keni ardhur në këtë zyrë dhe ju keni lëvizur drejtuesit e disa degëve të Prokurorisë më të rëndësishme në vend. Pse?

 

Arta Marku: Ju garantoi që lëvizjet kanë qenë të menduara mirë, nuk janë bërë në nxitim e sipër. Kanë qenë të menduara dhe të konsultuara me situatën. Është marrë parasysh edhe perceptimi i opinionit publik në ato prokurori ku janë bërë lëvizjet.

 

Sokol Balla: Në fakt bëhet fjalë për qarqet që kanë regjistruar dhe ngjarjet më të rënda gjatë vitit të kaluar, si Durrësi e Elbasani, por për koeçidencë ndoshta, shumica e këtyre drejtuesve që ju keni lëvizur edhe në rrethe edhe në Tiranë, janë perceptuar ose kanë qenë realisht njerëzit më të afërt të  paraardhësit tuaj. A ka një lidhje kjo gjë?

 

Arta Marku: Ju garantoj që nuk ka asnjë lidhje. Lëvizjet kanë qenë të menduara mirë, janë marrë informacione të mjaftueshme për të bërë lëvizje të kësaj natyre dhe nuk janë lëvizje vdekje prurëse. Nga drejtues në prokuror. Një herë je drejtues, njëherë prokuror. Në fund të fundit të gjithë prokuror jemi. Të qenit drejtues është i përkohshëm për këdo.

 

Sokol Balla: Siç për momentin jeni dhe ju…

 

Arta Marku: Patjetër.

 

Sokol Balla: Megjithatë do flasim nëse do jeni e përkohshme apo jo. Por, zonja Marku, ju jeni në një zyrë të rëndësishme ku ka pasur shumë persona përpara jush, por opinionet kanë qenë të ndara nga njëri personazh tek tjetri, por ama i ka bashkuar një gjë, fjala dështim. Ky institucion, përfshi edhe këtë zyrë kanë dështuar të kryejnë detyrën e tyre Kushtetuese., të hetojnë korrupsionin, të hetojnë krimin e organizuar, lidhjet e tyre me politikën. Ky institucion ka dështuar të hetojë zyrtar të mëdhenj, ministra, ish-ministra, kryeministra, ish-kryeministra, president, ish-president. A keni ju një opinion për paraardhësit tuaj?

 

Arta Marku: Natyrisht që kam një opinion por nuk është në natyrën time, nuk është etike që unë të jap një opinion për ta.

 

Sokol Balla:  Sa herë ndërrohet një trajner, pyetet trajneri i ri se çfarë opinioni ka për trajnerin e mëparshëm. Keni ju një opinion tuajin për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, kryesisht profesional edhe për shkak të detyrës që ju ka lidhur me të?

 

Arta Marku: Kam natyrisht një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku. Është përfolur aq shumë sa nuk e gjej me vend të përsëris asgjë nga to.

 

Sokol Balla: Por e ndani të njëjtin opinion?

 

Arta Marku: Le të themi që po.

 

Sokol Balla: Ndaj zotit Llalla ka pasur dhe një situatë të paprecedentë, duke filluar nga viti 2016 kur atij ju revokua viza për një arsye personale deri tek vendimi i Departamentit te Shtetit që ja revokoi vizat, me një vendim të vet Sekretarit të Shtetit, tashmë ish-Sekretari Tillerson dhe shoqëruar me një motivacion, i cili në një farë mënyre na shokoi të gjithëve, për përfshirjen e tij në afera të rënda korruptive. Ju vetë si u ndjetë kur e dëgjuat këtë lajm.

 

Arta Marku: T’ju them të drejtën jam ndjerë shumë keq, ashtu siç është ndjerë çdo zyrtar i këtij shteti apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar. Është një vendim i rëndë dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për ish-paraardhësin tim.

 

Sokol Balla: Apo për personin që duhet të hetojë aferat korruptive por ndërkohë akuzohet që është i përfshirë në to. Besoi që nuk duhet të jeni ndjerë mirë, por ama DASH në një reagim për mediat shqiptare, përfshi dhe Vizion Plus, tha që ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Prokurorinë nëse ajo do të hapte një hetim në këtë rast. Çfarë po ndodh? A po heton Kryeprokurorja ish-Kryeprokurorin, ose me saktë, Prokuroria ish-drejtuesin e saj për këtë çështje dhe për këto akuza?

 

Arta Marku: Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, për të përkrahur në hetimin e kujtdo zyrtari që është përfshirë në çështje korrupsioni dhe jo vetëm për rastin konkret. Natyrisht që dhe për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin ti falenderoj.

 

Sokol Balla: Çfarë po bëni ju ishte pyetja. Ka një veprim konkret, ka një regjistrim çështje konkrete hetimore në këtë rast?

 

Arta Marku: Le të themi që Prokuroria ka marr përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji. Më tepër unë nuk mund të flas rreth kësaj çështje.

 

Sokol Balla: Por mund të na thoni diçka më shumë edhe për një gjë tjetër e cila duket se ju bashkon me paraardhësit tuaj. Të gjithë Kryeprokurorët e dekadës së fundit kanë marrë një mbështetje totale dhe të fortë edhe nominale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sigurisht përmes Ambasadës këtu, por jo vetëm. Dhe dalim tek pyetja, kush loboi? A pati një lobim për Arta Markun që të vendosej në krye të Prokurorisë së Përgjithshme?

 

Arta Marku: Çfarë nënkuptoni me lobim?

 

Sokol Balla: Mbështetje. Dikush që ndoshta dhe ngacmoi interesin e Arta Markut për t’u futur në një garë të tillë, apo ishTe iniciativa juaj?

 

Arta Marku: Unë kam më shumë se 15 vjet që ushtroj këtë profesion, e kam me shumë pasion punën e prokurorit. Dhe kur punon kaq gjatë në një institucion, fillon ti ngarkosh vetes përgjegjësi përtej asaj që je për momentin. Fillon të mendosh si mund të përmirësohet institucioni, si mund të përmirësohet puna, si mund të shtyhet në drejtim të ligjshmërisë puna e institucionit. Kjo ka qenë ajo që më ka ngacmuar fillimisht kur mora vesh që do kishte një garë për Prokuror të Përgjithshëm. Ju garantoj që nuk është çështje ego apo ambicie për të ecur përpara në karrierën time. Kam menduar që i plotësoj kriteret, kam menduar që nëse do zgjidhem do bëjë diçka më mirë për institucionin dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që unë kam marr pjesë në këtë garë.

 

Sokol Balla: Megjithatë duhet thënë që më 18 dhjetor ju u zgjodhët me 69 vota të një krahu dhe krahu tjetër protestoi apo reagoi ashpër ndaj zgjedhjes tuaj ditën e 18 dhjetorit. A mund të na thoni si e përjetuat atë ditë?

 

Arta Marku: T’ju them të drejtën nuk kam dëshirë të kujtoj atë moment. Tashmë ka kaluar dhe sa herë që e kujtoj ndihem jo mirë. Unë e prisja një reagim nga pala tjetër, pasi ishte bërë publike qëndrimi i tyre, por e mendoja një reagim më institucional, më civil. Por nuk dua ti kthehem.

 

Sokol Balla: Pyetja është e pashmangshme. Sa ndikon mënyra se si ju u zgjodhët në punën tuaj?

 

Arta Marku: Nuk do ketë asnjë ndikim në punën time. I kam idetë e qarta në këtë drejtim. Do vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar deri tani, për vite me radhë në profesionin tim, e pa ndikuar nga askush nga asnjë rrethanë, në respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve.

 

Sokol Balla: Sa e vështirë është për një grua ta bëjë punën e vet si duhet në këtë zyrë? Precedentët nuk janë shumë entuziast.

 

Arta Marku: Natyrisht që është e vështirë për një femër që të bëjë një punë të tillë për shkak të angazhimeve që ka një femër, sidomos kur është nënë. Por të qenit nënë e bënë të vështirë, por nga ana tjetër çdo femër është më e plotësuar kur ka familje, ka fëmijë kështu që unë ndihem shumë e motivuar për ta bërë punën time, pavarësisht nga vështirësitë.

 

Sokol Balla: Ndiheni vulnerabël për shkak se jeni nënë, për shkak se keni fëmijë, në një detyrë e cila potencialisht mund t’ju vërë përpara dilemave të forta dhe rreziqeve të mëdha, pasi përballja me korrupsionin apo krimin e organizuar, apo dhe lidhjeve të tyre me politikën, mund ta bëjnë ambientit dhe rrethanat ku ju punoni, pothuajse të pamundura?

 

Arta Marku: Nuk e kam një përjetim të tillë. Nuk kam probleme të kësaj natyre. Nuk ndihem keq. Mendoj se jam e zonja të përballoj çdo situatë që mund të më dalë.

 

Sokol Balla: Pala tjetër jo thjesht nuk ju votoi, por ka shprehur dhe dilema të forta kushtetuese për mënyrën se si ju u zgjodhët në krye të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, në mënyrë të përkohshme për momentin. Një nga akuzat, jo ndaj jush por ndaj mënyrës se si ju u zgjodhët, ishte se ju erdhët në krye të këtij institucioni pa kaluar Vettingun.

 

Arta Marku: Askush nuk e ka kryer, por unë jam në proces si disa të tjerë. Jam futur në këtë proces pasi kam kandiduar për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si disa koleg dhe në momentin që jam zgjidhur Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme kam hequr dorë nga kandidimi për në KLP por duke njoftuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që unë dua të vazhdoj procesin e rivlerësimit.

 

Sokol Balla: Pra ky proces vazhdon?

 

Arta Marku: Po patjetër. Madje unë nuk kam asgjë kundër Vettingut, jam nga ata persona që e kam përkrahur që në fillim këtë proces. Besoi shumë në të

 

Sokol Balla: Besoni që shumë nga kolegët tuaj në Prokurori do ti mbijetojnë këtij procesi?

 

Arta Marku: Mendoi dhe besoi që ata që nuk meritojnë të jenë pjesë e sistemit, nuk do jenë më pjesë e sistemit.

 

Sokol Balla: Paraardhësit tuaj kanë ardhur në këtë post si figura të mbështetura edhe pse në disa raste edhe jo publikisht nga të gjitha forcat politike, ndërsa ju vini si një figurë ndarëse. Vetëm pak ditë më parë Kryetari i opozitës foli sërish për iniciativa ligjore, sipas tij, për të futur në këtë zyrë një person në mënyrë të rregullt, ligjore dhe kushtetuese. Çka tregon që pala tjetër, nuk ka dashur që ju të vini në këtë zyrë. A ndiheni e kompleksuar në kryerjen e detyrës tuaj? Kjo bashkangjitur dhe me një perceptim të caktuar se së paku në vitin 2018, numri më i madhi i personave që janë nën hetim janë ish-funksionar që i përkasin partive që sot janë në opozitë.

 

Arta Marku: Ta marrim me radhë. A ndihem unë e kompleksuar në punën time? Jo, nuk kam asnjë kompleks. Procedura, mënyra se si jam zgjedhur nuk e kam bërë unë. Është Kushtetuta që parashikon, është ligji organik që e parashikon një gjë të tillë dhe nuk mund të jap një opinion për këtë. Unë kam marr pjesë në një garë, jam zgjedhur dhe ja ku jam sot. Ajo që mund të them unë dhe që garantoi opinionin publik është që në punën time nuk kam asnjë lloj ndikimi nga askush dhe nuk do lejoi asnjë lloj ndikimi.

 

Sokol Balla: Duket se keni ndikim, por kryesisht nga komuniteti ndërkombëtare, BE dhe veçanërisht SHBA. Paraardhësi juaj i fut në një lloje konflikti, i cili u interpretua dhe si konflikt sovranitetit, pra që nuk lejoi që SHBA të ndërhynë në çështje të brendshme të Shqipërisë. Pra ju garantoni që do jetë vetëm Kushtetuta dhe ligji apo dhe Amerikanët?

 

Arta Marku: Unë e garantoj këtë. Vetëm Kushtetuta dhe ligjet e dala në zbatim të saj do jenë busulla ime në këtë detyrë siç ka qenë gjithmonë.

 

Sokol Balla: Pse është krijuar perceptimi se Prokuroria e Përgjithshme nën drejtimin tuaj po heton zyrtar, ose vetëm të LSI ose te PD dhe nuk ka hetim të forta dhe për zyrtar të partisë në pushtet?

 

Arta Marku: Siç edhe ju e thatë, është thjesht perceptim i krijuar nga ata që  janë nën hetim, nga ata që janë dëmtuar nga çështjet në fjalë, por dua t’ju them që të gjitha çështjet e deritanishme, ose pothuajse të gjitha, janë çështje të vjetra. Dosje që kanë qenë prej vitesh në hetim dhe për një arsye ose tjetër i kam gjetur aty. Nuk kam bërë asgjë më tepër vetëm se nuk kam penguar prokurorët të ushtrojnë funksionin e tyre dhe të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrës së tyre.

 

Sokol Balla: Po thoni diçka shumë të rëndësishme dhe të rëndë. Kjo do të thotë që më përpara janë penguar ta bëjnë punën e tyre përsa i përket këtyre dosjeve të ndjeshme?

 

Arta Marku: Nuk thash këtë, thash gjendjen në të cilën gjeta çështje të caktuara.

 

Sokol Balla: Sa ka ndikuar fakti që tashmë prokuroria nuk është më një organ i centralizuar? Kryeprokurori nuk arrin dot të mbylli asnjë dosje apo as të hap një të re.

 

Arta Marku: Me ndryshimet e reja ligjore, ka ndryshuar komplet mënyra se si funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe ndryshimet më të shumta kanë qenë në sistemin e Prokurorisë, e cila nga një sistem i centralizuar tashmë është në decentralizim të plotë dhe prokurorët e çështjeve janë zotër të çështjeve të tyre dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk ka dhe nuk mund të ketë ndikim në mënyrën se si hetohen ato. Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme përfaqësojnë çështjet në gjykatën e lartë dhe në gjykatën kushtetuese por Kryeprokurori ka të drejtë që të ndikoi në politikat e përgjithshme të mënyrës se si funksionon sistemi i prokurorisë. Mundet që të mbështes Prokurorët dhe ti shty që të ecin përpara dhe të zbatojnë kushtetutën dhe ligjet në mënyrë të pavarur ashtu siç dhe parashikon Kushtetuta dhe ligji.

 

Sokol Balla: Kanë qenë edhe këto arsyet pse ju bëtë ndryshimet në disa krerë të prokurorive nëpër rrethe?

 

Arta Marku: Po, një nga arsyet ka qenë dhe kjo. Dhe sikur të mos ketë pasur arsye tjetër, mendoj që kjo është e mjaftueshme.

 

Sokol Balla: Ju thatë që nuk keni asnjë paragjykim për dosjet. Ju keni shprehur mbështetjen për hetimin e dosjes “Habilaj-Tahiri” dhe në takimet me krerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Megjithatë  janë shtuar dilemat në opinionin publik pas ekstradimit të Nazer Seitaj, i përfolur si financier i bandës së “Habilaj”. Ju vet njoftuat hapjen e një hetimi të brendshëm për mënyrën se si u ekstradua Nazer Seitaj dhe cili ishte roli i Prokurorisë në këtë çështje. A keni arritur në një përfundim nëse ka ekzistuar një qëllim me paramendim për ta shmangur Nazer Seitajn nga hetimi në Shqipëri duke çuar atë në Itali?

 

Arta Marku: Që nga dita e parë që kam ardhur në këtë funksion çështja Tahiri është një nga shqetësimet e mia permanentë dhe jo vetëm për mua si Kryeprokurore por edhe për Prokurorinë për Krime të Rënda. Kam pasur kontakte të shumta më drejtuesin e Prokurorisë i cili është dhe pjesë e grupit hetimor të kësaj çështje dhe i kam garantuar të gjithë prokurorët që merren me këtë çështje për mbështetjen e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm me qëllim që kjo çështje të hetohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të mbyllet ligjërisht në mënyrën e duhur.

 

Sokol Balla: Pra ju thoni që ky grup hetimor gëzon mbështetjen tuaj si drejtuese e institucionit?

 

Arta Marku: Patjetër

 

Sokol Balla: Por unë ju ngacmova në çështjen Seiti. Cili ka qenë roli i Prokurorisë? A duhet të ishte ekstraduar Nazer Seitaj apo duhet të qëndronte këtu dhe të hetohej nga grupi hetimor i Krimeve të Rënda?

 

Arta Marku: Në lidhje me këtë pyetje do doja të sqaroja opinionin publik lidhur me ekstradimin e Nezar Seitajt pasi është përfolur shumë një rast i tillë. Më lejoni ti referohem datave.

 

Sokol Balla: Patjetër, pasi bëhet fjalë për një çështje që është sensitive për shkak se përfshin një ish-eksponent të qeverisë aktuale dhe besoi që nëse do ketë një rast ku ju do jeni nën fokus dhe nën vëzhgim të opinionit publik dhe të jeni e rrezikuar gjatë gjithë kohës që të jeni e paragjykuar, është pikërisht kjo dosje, për sa kohë të jeni në këtë zyrë. Një nga akuzat kryesore të opozitës është që paraardhësi juaj apo drejtuesit e mëparshëm të Prokurorisë, ikën u ndryshuan pikërisht për të bllokuar hetimet për këtë çështje.

 

Arta Marku: Kërkesa për ekstradimin e Nezar Seitajt është bërë përpara se unë të isha në këtë pozicion ku jam aktualisht dhe konkretisht që në tetor të vitit 2017. Më datë 20 tetor është bërë arrestimi i këtij shtetasi për llogari të prokurorisë së Katanias, pra kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar për të dhe në 20 tetor 2017 është bërë ekzekutimi i atij urdhri. Dhe menjëherë pas ekzekutimit të urdhrit për ndalimin e tij prokuroria e Katanias nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka përcjellë dhe kërkesën për ekstradimin e këtij shtetasi. Materialet janë përcjellë nëpërmjet Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, dhe ka filluar shqyrtimi gjyqësor për lejimin e ekstradimit nga gjykata e rrethit Tiranë më datë 5 dhjetor 2017, pra datë në të cilën unë nuk isha në këtë funksion. Gjykata e rrethit Tiranë me vendimin e datës 18 dhjetor 2017 ka vendosur lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

 

Sokol Balla: Ky ishte në ditën që ju zgjidheshit prokurore?

 

Arta Marku: Në ditën që unë u zgjodha.

 

Sokol Balla: Mendoni që është rastësi kjo, pra në momentin që i gjithë fokusi ka qenë tek ju dhe gjykata merr një vendim të tillë. Mendoni që kjo mund të jetë rastësi?

 

Arta Marku: Mendoj që është rastësi, nuk mund të them që s’është rastësi. Procesi kishte filluar dhe datat ishin caktuar më përpara, askush nuk ta paramendonte një gjë të tillë dhe nuk ka lidhje. Ky vendim për shkak të mos ankimimit nga asnjë prej palëve, pasi palët kanë qenë dakord në gjykim, ka marrë formë të prerë dhe është bërë i ekzekutueshëm. Pastaj sipas procedurës që zbatohet në çdo rast, jo vetëm në këtë rast materialet janë përcjellë nga prokuroria e Tiranës në Prokurorinë e Përgjithshme, në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, është bërë kalimi i tyre pranë Ministrisë së Drejtësisë.

 

Sokol Balla: Pra le të themi nuk ka asnjë gjë jo të zakonshme apo të paprecedentë në këtë rast? Pasi shikojmë që këtu ka pasur kërkesa për ekstradim për njerëz që kanë qenë me akuza shumë më të rënda dhe këto ekstradime nuk kanë ndodhur dhe befas në rastin e kësaj dosje kaq sensitive shikojmë që një nga personazhet në hetim befas, me procedurë kuptohet, ju e shpjeguat procedurën, befas largohet nga Shqipëria. Prandaj ngulmoj dhe ju pyes, a ka pasur ndonjë vendimmarrje me qëllim të caktuar apo gjithçka ka qenë konform procedurave rutinë?

 

Arta Marku: Unë procedurën e shpjegova dhe ju referova datave për të sqaruar opinionin publik që nuk kam lidhje me vendimmarrje të tilla. Pastaj nëse kjo procedurë ishte e rregullt, nëse duhej bërë ekstradimi, nëse nuk duhej bërë, për këtë preferoj të mos jap një përgjigje sot, pasi me kërkesën tonë në prokurorinë e rrethit Durrës ka filluar një hetim i cili vazhdon. Ka filluar edhe një hetim disiplinor në Prokurorinë e Përgjithshme për të gjithë prokurorët që kanë pasur të bëjnë me këtë material dhe ky vazhdon, pra nuk ka ndonjë konkluzion deri në këto momente. Dhe në momentin që do të kemi konkluzione për secilin prej rasteve këto do të bëhen publike.

 

Sokol Balla: Zonja Marku, a mund të na thoni diçka më shumë përsa i përket hetimeve të kësaj dosje shumë sensitive që, le të themi turbullon ujërat në debatin publik prej tetorit të vitit 2017, për dosjen hetimore Habilaj-Tahiri?

 

Arta Marku: Çështja është në hetim. Hetimi është shumë dimensional, përfshin përveç Shqipërisë dhe shtete të tjera fqinjë.

 

Sokol Balla: Greqinë, Italinë

 

Arta Marku: Greqinë, Italinë. Pikërisht për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që Prokuroria për Krimet e Rënda t’i drejtohet me letër-porosi qoftë autoriteteve italiane, qoftë atyre greke dhe presim përgjigjet e letër-porosive për të përmbyllur hetimet.

 

Sokol Balla: Zonja Marku, dosja Tahiri-Habilaj është një dosje, natyrisht që ju e radhisni tek dosjet e vjetra, megjithatë vitin e kaluar ka pasur dhe ngjarje të tjera të rënda edhe që lidhen, siç është dosja Sota, e cila le të themi është fashikull tjetër i së njëjtës dosje, dosjes Habilaj-Tahiri. Ngjarje të rënda që janë regjistruar në Elbasan, në Vlorë, në Durrës, por edhe në Tiranë. Realisht çfarë zhvillimesh ka për hetimet e këtyre dosjeve të mëdha, të cilat duket se fjetën në tryezën e paraardhësit tuaj?              

 

Arta Marku: Ju garantoj që prokuroria po bën punën e saj, çështjet janë në hetim, po hetohet me seriozitet në secilën prej tyre. Ka dosje të vjetra dhe dosje të reja në tavolinat e prokurorëve, por nuk preferoj të flas, preferoj të veproj.

 

Sokol Balla: Tek dosjet e reja, pra me kutin tuaj matës, dosje të reja janë ato pas 18 dhjetorit; në këto dosje të reja përfshihet edhe çështja e fundit e kontratave të lobimit të Partisë Demokratike, ku sipas indiceve të para mund ose të paktën dyshohet se mund të jeta shtrirë edhe influenca ruse në Shqipëri.

 

Arta Marku: Po ajo është një nga dosjet e reja që është në hetim, natyrisht.

 

Sokol Balla: A pritet që prokuroria të hetojë realisht, gjerësisht mbi paqartësitë financiare me të cilat operojnë partitë politike në vend, pasi sigurisht kjo do të hapte një hetim shumë të fortë dhe ju kujtoj që një hetim i tillë i ngjashëm solli dhe rrëzimin e republikës italiane në fillim të viteve 90. Pra, do të ngelet vetëm aty apo do të shtrihet në përgjithësi, do hetojë në përgjithësi të gjithë financimin e partive politike shqiptare?  

 

Arta Marku: Mund t’ju garantoj që prokuroria po bën punën e saj me profesionalizëm.

 

Sokol Balla: Pra, për momentin jemi në hapat e para apo ka një zhvillim konkret?

 

Arta Marku: Është një çështje e re, është në hapat e para të hetimit dhe nuk është ligjore të flasim për këtë.

 

Sokol Balla: Ju pasi keni mbyllur turin e takimeve me krerët e prokurorëve, në njëfarë mënyre keni raport vlerësimin për punën e tyre dhe punën e institucionit; pritet që ju të dilni përpara parlamentit apo jo në fillim të muajit prill për raportin vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm; çfarë do t’i thoni politikbërësve shqiptarë dhe çfarë do tu kërkoni atyre?

 

Arta Marku: Është paraqitja e raportit të punës për vitin 2017, prezantoj punën e paraardhësit tim.

 

Sokol Balla: Pra në njëfarë mënyre do t’i jepni notën paraardhësit tuaj, kryesisht, apo jo?

 

Arta Marku: Unë do të prezantoj punën, notën do ta marrë nga opinioni publik, mund ta ketë marrë nga opinioni publik; do ta marrë edhe nga personat që u takon ta bëjnë këtë.

 

Sokol Balla: Zonja Marku, a ka hetime të reja përsa i përket dosjeve sensitive që lidhen qoftë me krimin e organizuar dhe qoftë me korrupsionin në nivele të larta në vend?

 

Arta Marku: Ka dosje të reja për të cilat po punohet. Ju garantoj që pastrimi nga të korruptuarit nuk njeh radhë edhe rangje dhe opinioni publik do të vihet në dijeni në momentin e duhur.

 

Sokol Balla: Zonja Marku, ju nënshkruat një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme. Kjo marrëveshje u anatemua nga opozita dhe u përdor si një argument për të treguar, sipas saj, komprometimin e punës së prokurorisë nën drejtimin tuaj dhe në njëfarë mënyre qenien e njëanshme në punën tuaj në favor të qeverisë. Nga ana tjetër duket se, të paktën nga amerikanët kjo është parë si një lëvizje në kuadrin e mos ngritjes akoma të SPAK-ut, apo jo? Dhe të ngritjes së asaj që gjerësisht në opinion po përflitet si ngritja e një SPAK-u të përkohshëm, ka diçka të vërtetë në këtë? 

 

Arta Marku: Marrëveshja që kemi nënshkruar më Ministrin e Brendshëm, është një marrëveshje bashkëpunimi e thjeshtë, ne bashkëpunojmë përditë. Është bashkëpunuar gjithmonë mes policisë dhe prokurorisë, pasi puna e këtyre dy institucioneve është e pandashme nga njëra-tjetra, nuk ka kuptim njëra pa tjetrën, nuk ecën puna e njërës pa tjetrën. Kështu që është një marrëveshje e zakonshme, nuk është e para që ndodh mes këtyre dy institucioneve. Madje në rastin e krijimit të task-forcave, pjesë e të cilave kam qenë, ka pasur një marrëveshje jo vetëm mes Prokurorit të Përgjithshëm e Ministrit të Brendshëm, por me shumë institucione të tjera të cilët kishin përfaqësues në task-forcat që u krijuan në atë kohë. Kështu që është një marrëveshje që e ngre bashkëpunimin në një nivel më të lartë dhe i shërben punës.

 

Sokol Balla: A është ndjerë kjo edhe në operacione si “Forca e Ligjit”, për shembull, është ndjerë rezultati i këtij bashkëpunimi?

 

Arta Marku: Kjo marrëveshje pikërisht në kuadër të këtij operacioni, të krijimit të task-forcave është bërë. Dhe menjëherë pas marrëveshjes në angazhim të detyrimeve tona në atë marrëveshje, ne kemi nxjerrë një udhëzim duke parashikuar në këtë udhëzim detaje për krijimin e disa task-forcave në prokurorinë e Tiranës, në prokurorinë për Krimet e Rënda dhe në disa prokurori rrethesh, dhe prokurorët më të mirë do të jenë pjesë e këtyre task-forcave, do të marrin pjesë në këtë task-forcën e quajtur “Forca e Ligjit” për t’i dhënë një rëndësi më të madhe luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave.

Hetim Llallës? Arta Marku: Do bëj detyrën Read More »