Aurora

4 Gratë e Mbretit. Një histori që të mëson kujt t’i japësh rëndësi në jetë

Një mbret i një mbretërie të pasur kishte katër gra. Ai donte më së shumti gruan e 4, të cilën e vishte me rroba të shtrenjta dhe e trajtonte me delikatesë. Ai kujdesej shumë për të dhe i jepte asaj gjithmonë më të mirën.

Ai gjithashtu e donte shumë gruan e tretë. Ishte shumë krenar për të dhe gjithmonë donte të mburrej për të, tek mbretëritë fqinje. Sidoqoftë, mbreti gjithmonë kishte frikë të madhe se ajo mund të ikte me burra të tjerë.

Ai gjithashtu e donte gruan e tij të dytë. Ajo ishte një person shumë i vëmendshëm, gjithnjë e durueshme dhe në fakt ishte ajo të cilës i besonte gjithçka. Sa herë që mbreti përballej me probleme, ai kthehej gjithmonë tek gruaja e dytë, dhe ajo gjithmonë e ndihmonte dhe e udhëhiqte nëpër kohë të vështira.

Tani, bashkëshortja e parë e mbretit ishte një partnere shumë besnike dhe ajo kishte kontribut të madh në ruajtjen e pasurisë dhe forcimin e mbretërisë, si dhe kujdesin ndaj familjes. Sidoqoftë, mbreti nuk e donte gruan e parë dhe megjithëse ajo e donte thellë, ai as nuk e vinte re.

Një ditë, mbreti u sëmur. Pa kaluar shumë kohë, ai e dinte se do të vdiste së shpejti. Mendoi për jetën e tij luksoze dhe i tha vetes: “Tani kam katër gra me mua. Por kur të vdes, do të jem vetëm. Sa i vetmuar do të jem”.

Kështu, ai thirri gruan e 4-të, “Ty të kam dashur më shumë, të kam dhënë gjithë veshjet e shtrenjta dhe jam kujdesur shumë për ty. Tani që po vdes, a do të më ndjekësh pas dhe të më mbash shoqëri?”.

”Në asnjë mënyrë!”, u përgjigj gruaja e katërt dhe u largua pa thënë asnjë fjalë tjetër. Përgjigjja e prerë goditi si thikë e mprehtë drejt e në zemrën e mbretit.

I trishtuar më pas kërkoi gruan e tretë: “Unë të kam dashur shumë gjatë gjithë jetës time. Tani që po vdes, a do të më ndjekësh dhe të më bësh shoqëri?”.

“Jo!” u përgjigj gruaja e tretë. Jeta është aq e mirë këtu! Unë do të martohem përsëri kur të vdesësh!” Zemra e mbretit u mbyt dhe ngriu.

Më pas kërkoi gruan e dytë: “Gjithmonë jam kthyer tek ti për ndihmë dhe më ke ndihmuar gjithmonë. Tani kam nevojë për ndihmën tënde përsëri. Kur të vdes, a do të më ndjekësh dhe do të më bësg shoqëri?”.

”Më vjen keq, nuk mund të të ndihmoj këtë herë!”, u përgjigj gruaja e dytë. “Maksimumi, unë mund të të dërgoj në varr”. Përgjigjja erdhi si një rrufe dhe mbreti u ndje i shkatërruar.

Më pas, një zë thirri: “Do të vi unë me ty. Do të të ndjek, kudo që të shkosh”.

Mbreti ngriti sytë, dhe aty ishte gruaja e parë. Ajo ishte kaq e hollë, pothuaj sikur vuante nga kequshqyerja.

I hidhëruar, mbreti tha: “Duhej të isha kujdesur shumë më tepër për ty, kur mundesha!”

Çdo burrë apo grua ka katër bashkëshorte, ose bashkëshortë.

E KATERTA:
‘Gruaja’ e katërt është trupi ynë. Ne e duam trupin tonë ditë e natë. Në mëngjes, lajmë fytyrën, veshim rroba dhe këpucë. I japim ushqim trupit tonë.

Kujdesemi për trupin tonë si për gruan e katërt në këtë histori. Por fatkeqësisht, në fund të jetës, trupi, nuk mund të na ndjekë në botën tjetër.

Siç thuhet në një koment, ‘Kur fryma e fundit lë trupin tonë, ngjyra e shëndetshme e fytyrës transformohet dhe humbim pamjen e një jete rrezatuese. Të dashurit tanë mund të mblidhen përreth dhe të vajtojnë, por më kot.

E TRETA:
Bashkëshortja e tretë? Zotërimet tona, statusi, pasuria. Kur vdesim, të gjitha u shkojnë të tjerëve.

E DYTA:
Bashkëshortja e dytë është familja dhe miqtë. Sado pranë nesh të kenë qenë kur kemi qenë gjallë, më e afërta që mund të rrijnë pranë kur ikim, është tek vendi i prehjes së fundit.

E PARA:
Bashkëshortja e parë është në fakt shpirti ynë, që shpesh e neglizhojmë për shkak se jemi gjithmonë në kërkim të gjërave materiale, pasurisë dhe kënaqësive shqisore.

4 Gratë e Mbretit. Një histori që të mëson kujt t’i japësh rëndësi në jetë Read More »

Historiani vë alarmin: Në Bularat kanë mbërritur ekstremistë të …

Historiani shqiptar Arben Llalla që ka studiuar marrëdhëniet shqiptaro-greke është shprehur se kanë qenë banorët e Bularatit që kanë njoftuar policinë shqiptare.

Në një lidhje live nga Tetova, Llalla tha për gazetarin Alen Xhelili se në Bularat kanë mbërritur eksponentë ekstremistë të Agimit të Artë.

‘Ministri Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias kanë nënshkruar një marrëveshje që të festohet çdo 28 tetori.

Kostandinos Kacifas ka provokuar në fshat dhe ka qëlluar me armë. Dikush nga Bularati apo nga policia sekrete ka njoftuar policinë shqiptare për këtë situatë të pakëndshme.

Duhet të sqarojmë se, kanë qenë banorët e Bularatit ata që kanë njoftuar policinë.
Unë mbrëmë në mediat greke kam parë që ekstremistë të Agimit të Artë kanë mbërritur në Bularat.
Ata kanë qenë në shoqërinë e personave ekstremistë’, është shprehur historiani Arben Llalla për SYRI.net.

Historiani vë alarmin: Në Bularat kanë mbërritur ekstremistë të … Read More »

“RENEA veproi sipas ligjit”, flet ish-komandanti i forcës elitë

Ish drejtuesit e repartit elite, RENEA thonë se ne ngjarjen e Bularatit reparti ka vepruar sipas ligjit. Sadetin Fishta shpjegon për Top Channel se RENEA nuk merr urdhër për të qëlluar. Ata ndjekin procedurën pa u ndikuar nga rrethana te jashtme.

RENEA është elita e policisë shqiptare. Ish-reparti 326 në kohën e komunizmit, sot njihet si reparti eliminim-neutralizim i elementit të armatosur. Ish-drejtuesi në këto forca speciale për më shumë se 10 vjet Sadetin Fishta, thotë për Top-Channel, se të dielën në Bularat efektivët zbatuan vetëm ligjin.

“RENEA nuk merr urdhër për përdorimin e armës, reagon në përputhje me ligjin në kushtet e mbrojtjes dhe nevojës ekstreme”, u shpreh Sadetin Fishta, ish shef i stërvitjes dhe operacioneve, RENEA.

Objektivi i Reneas në operacionin e fundit rastisi të ishte një minoritar grek, por kjo njësi është e trajnuar të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm.

“Efektivët e RENEA-s janë të fokusuar tek elementi kriminal dhe jo tek përkatësia e tij. Kur ky element kriminal, rrezikon jetën e qytetarëve, të vetë punonjësve të policisë dhe qëllon me armë drejtpërdrejtë tyre, normalisht që pasojat do jenë fatale”, shton ai.

Sipas procedurave çdo operacion i RENEA-s, ashtu dhe ky i fundit do i nënshtrohet një analize të detajuar. Sipas të dhënave paraprake kjo njësi ka zbatuar të gjitha procedurat standarde si negocimi por viktima nuk iu bind thirrjeve për vetëdorëzim duke vijuar sulmin ndaj policisë.

“RENEA veproi sipas ligjit”, flet ish-komandanti i forcës elitë Read More »

Shpërthen Spartak Ngjela: “Grekë injorantë… vijnë në Shqipëri që të gjejnë grekë me para…”

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela duke komentuar ngjarjen e ndodhur dje në Bularata, ka shprehur kritika të ashpra ndaj qëndrimeve të Greqisë. Ngjela shkruan se, fqinjët janë katandisur aq keq sa vijnë në Shqipëri me terroristë injorantë të përsërisin historinë e turpshme aneksioniste të vitit 1913.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës

Policia speciale e Shqipërisë ka qenë në krye të detyrës së vet kur vrau dje terroristin grek. Shqipëria është e pacenueshme. E shihni si janë katandisur pushtuesit anadolllas grekë që vinë në Shqipëri me terroristë injorantë të përsërisin historinë e turpshme aneksioniste të vitit 1913? Grekëve iu ra dhe një “dëshmor” në Shqipëri. Se donte të vriste shqiptarët për të “çliruar Vorioepirin”.

Turp. Kjo është një pjesë e re e turpit 200 vjeçar politikës greke. “I vrari qenkësh shqiptar në origjinë”, më tha dikush. “Po ku ka grekë?! Grekë nuk ka në Athinë, dhe këta vinë në Shqipëri që të gjejnë grekë me shqiptarë të shitur” – i thashë unë.

Edhe grekët edhe serbët janë në hall. Po ringrihet me aleanca të forta Shqipëria. Po i tremb deri në çmenduri krijimi i Shqipërisë etnike. Po çirren si të marrë, se nuk ka kush t’i mbështetës me gënjeshtrat e tyre veç Rusisë.

Janë të humbur. Prandaj dërgojnë terroristë të blerë për të provuar pulsin që të krijojnë destabilizim në Shqipëri, se e dinë që kjo është edhe kërkesa e korrupsionit shqiptar.

Një turp historik është edhe lejimi i varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri. Është kjo një shenjë direkte e vasalitetit të korrupsionit kryeministror shqiptar për të shitur interesin kombëtar.

Nuk është dëgjuar që pushtuesi të krijojë varreza ushtarësh në vendin që ka dashur të pushtojë. Këtë e ka lejuar vetëm korrupsioni kryeministror i të dy krahëve të politikës shqiptare që iu ka dhënë varreza ushtarësh të vrarë, në shtetin që ata kanë dashur të pushtojë. Turp historik.

Politika e çmendur greke është në hall, sepse historiografia amerikane dhe gjermane po iu çjerr maskën, atyre që kanë 200 vjet që falsifikojnë historinë.

Kanë qenë hordhi anti shqiptare që kanë shtypur shqiptarët në Greqi, kanë bërë genocid antishqiptar në Çamëri, kanë pushtuar territoret shqiptare me histori të stisur. Por tani janë në fund.

Këta që çirren nëpër sheshe kundër shqiptarëve janë të ardhur nga Anadolli dhe nga vendet arabe, dhe si gjithmonë, po i tmerron autoktonia e shqiptarëve.

Të gjithë në 150 vjet rresht, janë sjellë këtu nga politika e turpshme greke dhe nga kisha greke, që të shuajnë racën shqiptare. Por i morën të keqen.

Janë të humburit historikë, dhe tani, të dehur nga tërbimi i humbjes, po kërkojnë revansh patologjik. Por nuk kanë forcë. Këta pushtues imagjinarë të Shqipërisë së Jugut që kanë krijuar me fantazi të ligë dhe injorante Epirin grek, e dinë tani që do të nisë çështja e Çamërisë dhe shqiptarëve që janë terrorizuar në Greqi. Dhe kjo i tmerron.

Epiri është Çamëri, është shqiptar dhe Shqipëri, zotërinj! Dhe sigurisht që është historia jonë Janë të humbur.

lll. Shqiptarët duhet të rrinë të qetë. Le të çirren të humburit e historisë, janë aleancat e shqipëtarëve me fuqitë botërore që do të rivendosin realisht drejt padrejtësitë historike që u janë bërë shqiptarëve.  Sot bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është domosdoshmëri e zhvillimit të vetë Perëndimit dhe garancia e domosdoshme e politikës amerikane në rrafsh botëror.

Sot në Ballkanin Perëndimor janë 8 milionë shqiptarë pa llogaritur shqiptarët e Greqisë dhe ata, që janë në Turqi. Shqiptarët triumfuan përfundimisht si arbër, dhe nuk kanë të ndalur në ecjen e tyre. Kukuvajkat e erdha nga Anadolli dhe Arabia do të përfundojnë shumë keq po vijuan me të tilla provokime. Kurse historia jonë duhet urgjentisht të lajë hesapet më korrupsionin kryeministror shqiptar, sepse këta hajdutë brenda Shqipërisë janë grupuar që të shkatërrojnë interesin shqiptar.

Shpërthen Spartak Ngjela: “Grekë injorantë… vijnë në Shqipëri që të gjejnë grekë me para…” Read More »

Godina gjigande në zemër të kryeqytetit, ndërtimet nuk njohin ndalje në Tiranë…

Vala e ndërtimit të godinave gjigande në Tiranë nuk do të njohë ndalje. Një kompleks i madh dhe luksoz pritet të ndërtohet në Rrugën e Durrësit. Godina e cila është emërtuar “Greenside out” është projektuar nga studio Holandezë JA për llogari të kompanisë shqiptare të ndërtimit Eurocol.

Sipas të dhënave të projektit objekti do të shtrihet në një sipërfaqe 9600 metra katror kur 3000 metra do të përdoren për parking. Godina shtrihet në katër objekte shumëkatëshe të cilat lidhen me njëra- tjetrën në katet e poshtme, duke krijuar një hapësirë në forma rrethore brenda tyre. Në përfundim të saj ajo do të ketë funksion të miksuar me dyqane, banesa dhe zyra luksoze.

Objekti do të ndërtohet në Rrugën e Durrësit, aksi hyrës në kryeqytet në afërsi të qendrës së Kryeqytetit, Sheshit Skënderbe. Godina do të ndërtohet me një sistem të posaçëm të filtrimit të ujit dhe të ajrit përmes fasadave të gjelbëruara.

Tirana, kantier kullash
Tirana është shndërruar së fundmi në një kantier ndërtimi ku mbizotërojnë objektet e luksit në zonën e qendrës. Këto objekte brenda një kohë shkurtër do të rrisin ndjeshëm ofertat në treg për hapësira tregtimi, banesa luksi dhe zyra edhe pse kërkesa nuk po ecën më të njëjtat ritme.

Pritet të nisë puna për një ndërtesë shumëfuksnionale  “Met  Building Tirana“ që do të shërbejë si qendër tregtare me zyra dhe ambiente banimi luksi në qendër të Tiranës ndërmjet ish- Hotel Dajtit dhe Katedrales Katolike.

Pak javë më parë nisi nga ndërtimi një ndërtese e ngjashme ne zonën e Bllokut e cilësuar, “Kubi i Bllokut”, një projekt i arkitektit italian Boeri. Objekti për të cilin tashmë themelet janë hapur do të jetë multifunksional, me hapësira tregtare, bare dhe restorante zyra etj.

Por një seri objektesh luksi janë në proces ndërtimi. Pas disa kohësh pezullimi punimet kanë nisur për objektin 20 katësh në afërsi të qendrës përballë kishës ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green. Objekti tani një karabina zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe do të ketë 20 kate, në të cilat katër nëntokë. Kulla do të këtë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz me një investim 25 milionë euro.

Gjithashtu kompania Edil Al ka nisur përgatitjet për ndërtimin e “Syrit të Tiranës”. “Eyes of Tirana” është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë. Të dhënat nga projekti bëjnë me dije se propozimi përbëhet nga tre pjesë të godinës që do të përmbajnë apartamente, zyra dhe dyqane që arrijnë në total në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit.

Punimet kanë nisur edhe për projektit më të madh deri më tani Doën Toën Albania, tek ish parku i lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”, një kullë me 40 kate me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve ku 2912 m2 të kateve të para do shërbejnë si hapësira komerciale, një investim 100% i grupit Kastrati, pas tërheqjes pak muaj më parë të grupit Balfin. Ne katet që vijojnë do të jenë të lokalizuara ambientet e zyrave me një sipërfaqe prej 21840 m2. Ne katet e sipërme për të ofruar pamjet më të mira nga lartësia e kullës janë pozicionuar banimet me një sipërfaqe rreth 26208 m2./ Monitor

Godina gjigande në zemër të kryeqytetit, ndërtimet nuk njohin ndalje në Tiranë… Read More »

Sqaron Ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për reagimin zyrtar të Greqisë

Ministira për Evropën dhe Punët e Jashte të Shqipërisë sqaron të gjithë ngjarjen e ndodhur në Bularat ku u var shtetasi Konstandinos Kacifa. Deklaratë e MInistrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Sqaron Ministria e Jashtme shqiptare: Zhgënjim për reagimin zyrtar të Greqisë Read More »

Mesazhi i gazetarit për grekët: Provojeni prapë po patët…

Një reagim jo i zakontë ka qënë ai i gazetarit Artan Hoxha për ngjarjen e ndodhur me ekstremisitin grek. Përmes një statusi të bërë në Facebook, ka reaguar lidhur me vrasjen e ekstremistit grek, Kontandinos Kacifas.

Ai shkruan: PUSHKA TOP DJEMTE e RENEA-s!!! Qe heren tjeter ta marrin vesh mire se kush eshte i zoti i shtepise…. Na i vrate nje here me 10 prill 1994-en dy deshmoret e atdheut, oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin ne vendroje Arsen Gjini, ne repartin kufitar te Peshkepise. Kete radhe me mire te qajne nenat tuaja se sa te veshin shami te zeze nenat tona…. Po keni dyshime provojeni prape…

Mesazhi i gazetarit për grekët: Provojeni prapë po patët… Read More »

Ekstremisti grek, reagon PDIU: ‘Agimi i Artë’ ka marrë zemër nga ‘Rilindasit’ e rinj

E gjithë përgjegjësia e ngjarjes me ekstremistin grek dhe forcat RENEA është e rilindësve të rinj. Ky është reagimi i ardhur nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet. Kreu i partisë Shpëti Idrizi shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se: ‘Ky është ekstremisti i Agimit të Artë Konstatinos Kacifas, që Policia na e paraqet si të pirë. Nga kërkimet me dron u ndje era e pijes?!’

Më tej Idrizi shkruan: ‘Ndal relativizimit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremistët e Agimit të Artë dhe ‘trimoshat e Vorio-Epirit’, të cilët kanë marrë zemër nga Rilindasit e rinj, që për turp po ngrenë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarë’. Ndërsa shton: ‘Por kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulur që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë’.

Ekstremisti grek, reagon PDIU: ‘Agimi i Artë’ ka marrë zemër nga ‘Rilindasit’ e rinj Read More »