Aurora

Sandër Lleshi: Kush cënon Skënderbeun, cënon kombin tonë

Sandër Lleshi ka rrëfyer edhe një nga pasionet e tij që është historia, por më tepër se sa pasion e konsideron një fushë të rëndësishme të formimit të një ushtaraku.

Lleshi u shpreh përballë drejtuesit të emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, se figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti është themeli i identitetit tonë, qoftë ai kombëtar dhe qoftë ai shtetëror.

Sandër Lleshi: Kush cënon Skënderbeun, cënon kombin tonë Read More »

Laert Vasili: Në Athinë më vunë prangat për ditëlindje, pse dëgjuam labçe. Në Tiranë dëgjohet gjithë ditën muzikë greke, dhe s’ndodh gjë

Regjisori Laert Vasili i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se në Athinë nuk mund të imagjinohet të dëgjosh muzikë shqipe, ndërsa kujtoi rastin kur u ndalua nga policia greke për ditëlindje.

“Dil ku të duash në kafeteritë e Tiranës do të dëgjosh gjithandej muzikë greke.

Provo në një kafe të Athinës të vësh muzikë shqiptare!  Në një ditëlindje time me 3-4 vlonjatë që jam rritur me ta, filluam të këndojmë labçe, erdhi policia dhe na arrestoi.

Është një shtet që deklaron se jemi 100% të pastër.  Kur ministrja e Jashtme Dora Bakojani deklaroi në Parlamentin Europian se jemi 100% të pastër, Parlamenti Europian qeshi.

Le të marrim zonën e minoritetit se sa mbiemra janë sllavë dhe sot marrin pension. Në qoftë se Shqipëria do të ishte Zvicër, shumë anëtarë të minoritetit do të deklaroheshin zviceranë.

Fukarallëku është maskarallëk.

Laert Vasili: Në Athinë më vunë prangat për ditëlindje, pse dëgjuam labçe. Në Tiranë dëgjohet gjithë ditën muzikë greke, dhe s’ndodh gjë Read More »

Rekord investimesh të huaja, rreth 1 miliard euro për vitin 2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive theksoi se investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë pësuar një rritje të lartë.

Sipas ministrit Ahmetaj, në 6-mujorin e parë të këtij viti vendi ynë ka patur 486 milionë euro investime të huaja, të cilat kanë mundësi që të shënojnë shifra rekord për vendin tonë.

“Në 2016 Devolli, që këta thoshin që ishte 500 mln, e di sa ishte? 17 mld lekë me bilanc të vetin, pra ishte 130 mln euro, tani të gjitha janë duke zbritur dhe janë gati 486 mln euro të investuara në 6-mujorin e parë, të cilat ishin investime të huaja, që kanë mundësi të shënojnë një shifër rekord. Edhe TAP dhe Devolli janë investime që po fiken dhe po kalojnë në operim dhe po zëvendësohen me investime në turizëm, në manifakturë, ndërtim, industri etj”, – theksoi Ahmetaj.

I pyetur rreth investimeve të pritshme, ministri Ahmetaj theksoi se për vitin 2018 investimet e huaja pritet që të shkojnë rreth 1 miliard euro, një shifër e paarritur më parë nga asnjë qeveri.

Mendoj se ne do ta mbyllim këtë vit, nëse 6-mujori vazhdon në qëndrueshmëri edhe si 9-mujor, do ta mbyllim me rreth 1 miliard euro, e cila do të jetë shifër rekord.

Shqipëria ka nevojë për më shumë se kaq dhe kemi nevojë që ta hapim edhe imazhin e vendit. Investimet e huaja priten 1 miliard, plus-minus, për 2018-ën”, – përfundoi ai./atsh

Rekord investimesh të huaja, rreth 1 miliard euro për vitin 2018 Read More »

Grekët nuk heqin dorë, ja vendimi i radhës pas asaj që ndodhi në Bularat

Policia greke ka reaguar pas ngjarjes me minoritarin grek Kostandin Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, pas dyluftimit me policinë shqiptare.

Policia greke thotë në reagimin e saj se shefi i policisë në Greqi ka kontaktuar me homologun shqiptar Ardi Veliu, ku është njohur nga ky i fundit me detajet rreth ngjarjes.

Gjithashtu policia greke ka kërkuar pjesëmarrjen për zbardhjen e vrasjes së 35-vjeçarit.

“Nuk ka të dhëna dhe as dëshmitarë, që të lidhin ngjarjen e rendë me ngritjen e flamurit grek. Nga momenti i parë, shefi i policisë greke Aristidhis Andrikopulos ka kontaktuar me homologun shqiptar në kuadrin e bashkëpunimit që kanë dhe është informuar për ngjarjen, ndërsa kanë filluar procedurat për pjesëmarrjen e palës greke në investigimin e ngjarjes.

Madje, të njëjtat burime theksojnë se po kryhen veprimet e duhura në rrugën diplomatike për pjesëmarrjen e palës greke ne hetimin e ngjarjes, duke u informuar në kohë si dhe me çdo formë bashkëpunimi te kërkuar nga autoritetet shqiptare. Policia greke informon se Konstandinos Kacifas mori pjesë në përgatitjen e fshatit për festen, në vendosjen e flamujve, krejt normalisht”- thuhet në reagimin e policisë greke.

NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

Grekët nuk heqin dorë, ja vendimi i radhës pas asaj që ndodhi në Bularat Read More »

Nga Greqia vijnë thirrje të forta: Ti shfarosim shqiptarët/Video

Reagimet nga grekët pas ngjarjes në Bularat vazhdojnë. Tani është radha e politikës.

Vrasja e minoritarit grek gjatë ditës së djeshme në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar tensione mes të dyja vendeve, pavarësisht thirrjeve për qetësi dhe maturi.

Një politikan grek përmes një video mesazhi ka bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ku kërkon që të nisini menjëherë bombardimet për Shqipërinë.

Presidenti i së Drejtës së Re, Phaselos Kranidiotis, shton se kjo është e vetmja rrugë që pengon Edi Ramën që të mbajë dorën larg grekëve.

‘Të ngrihen të gjithë, të mos lëmë gurë pa lëvizur dhe të shfarosim të gjithë vrasësit e heroit Konstandinos Kaçifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngre dorën ndaj grekëve’, shprehet në një video, ky politikan grek.

VIDEO

Nga Greqia vijnë thirrje të forta: Ti shfarosim shqiptarët/Video Read More »

Mjekët japin alarmin për gripin në Shqipëri: Ja çfarë duhet të bëni

Mjeket thonë se vaksina anti-grip përveç personelit mjekësor duhet ofruar edhe për mësuesit.

Duke qenë se fund Tetori, fillimi i Nëntorit është periudha e duhur për të parandaluar gripin, propozohet që si pjesë e strategjisë të vaksinimit të popullsisë të shtoheshin edhe mësuesit, si një grup populate që kanë rrezik jo vetëm për tu prekur por edhe për ta transmetuar atë te fëmijët.

Teksa vendet europiane kanë plane veprimi për mbulimin e popullatës me vaksina kundër gripit, në Shqipëri prej 5 vitesh vaksina anti grip ofrohet falas vetëm për personelin mjekësor.

Mjekët japin alarmin për gripin në Shqipëri: Ja çfarë duhet të bëni Read More »

Këto tre shenja do të kenë një javë të suksesshme

Mesa duket janë 3 shenja të horoskopit të cilat do kenë një javë të suksesshme dhe do marrin lajme të mira.
Sipas intv.al bëhet fjalë për: gaforren, akrepin dhe shigjetarin.

1. Gaforrja
Kjo është një kohë e bukur për të thënë “po” për mundësitë emocionuese. Shpreheni veten përmes përpjekjeve artistike dhe shmangni kritikun tuaj të brendshëm.Tani për tani, ju keni për qëllim të blini gjithë bukurinë që kjo botë ka për t’ju ofruar. Këtë javë, prisni të keni një javë të suksesshme

2. Akrepi
Dielli është në shtëpinë tuaj të parë dhe askush nuk mund ta heqë statusin tuaj si magjistare supreme.Dhe, kjo nuk është arsyeja e vetme pse kjo javë është kaq e veçantë. Ju keni kaluar mjaft kohë stresuese me Venusin në retrogradë te Akrepi. Megjithatë, kozmosi po heq barrën tuaj.

3. Shigjetari
Mërkuri zyrtarisht do të hyjë te Shigjetari. Kur Mërkuri është në anën tuaj, inteligjenca juaj po ndizet në zjarr.

Ju sillni aq shumë aventura në univers kur bashkoni forcat me këtë planet. Sipas intv.al është koha që të na tregoni sa spontan jeni. Në këtë mënyrë, edhe gjërat do i keni në kontroll.

Këto tre shenja do të kenë një javë të suksesshme Read More »