Aurora

‘Dezertojnë’ ushtarët serb, ja sa paguhen ato në krahasim me ushtarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Forca të Armatosura te Kosovës, pas 10 vitesh, kanë rreth 5000 pjesëtarë aktiv dhe 3000 rezervë. Por, edhe pas kësaj kjo do të mbetet forca më me pak pjesëtar krahasuar me vendet e rajonit. Ndërkaq në aspektin e pagave, FSK-ja llogaritet të jetë e para, sepse paga më e ulët është më e lartë se e ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe.

Ministria e Forcës së Sigurisë në një përgjigje për Indeksonline, ka dhënë detaje të pagave të pjesëtarëve të saj varësisht nga grada ushtarake.

“Paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë (gjeneral-lejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë”, thuhet në përgjigje MNFSK-së.

Ndërkaq, sipas raportit të pagave të ushtrisë shqiptare, pagesa mujore e ushtarakëve nis nga 44.870 leke ose 358.05 euro.

Sa i përket pagave në një nivel më të ulët gjendet ushtria serbe. Sipas një artikulli të botuar nga Novosti.rs, paga e një ushtari profesionist nis nga 31.000 dinarë ose konvertuar i bie 261.94 euro. Kjo sipas tyre tregon arsyet më të shpeshta të braktisjes së shërbimin ushtarak profesionist.

Në vitet e fundit, nga uniforma e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë hequr dorë 800 ushtarë si dhe dhjetra oficerë.

Arsyeja më e shpeshta për ndërprerjen e kontratës është statusi i dobët i të punësuarve në sistemin mbrojtës.

‘Dezertojnë’ ushtarët serb, ja sa paguhen ato në krahasim me ushtarët e Shqipërisë dhe Kosovës Read More »

Deputetja e PD zbraz çantën firmato, nuk do ta besoni se sa para mban me vete

Deputeja e PD Valentina Duka, ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit në Ora News, në rubrikën “Në çantën e…”.

59-vjeçarja ka hapur çantën e saj të firmës Michael Kors” duke treguar se çfarë mbante brenda.sdvghavsdasgh

Valentina tregoi se mbanë gjithmonë stilolapsa dhe një bllok, një shall, syzet e diellit po të njëjtës firmë si çantën, syzet optike, një pasqyrë, një buzëkuq, çelësat e shtëpisë, telefonin si dhe portofolin.

Moderatori ia ka hapur edhe portofolin duke treguar se kishte vetëm 35 mijë lekë të vjetra në të, ndërsa Duka ka shtuar se nuk mbanë asnjëherë lekë në portofol pasi përdor kartat bankare.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CT7jYXEizeg]

Deputetja e PD zbraz çantën firmato, nuk do ta besoni se sa para mban me vete Read More »

Laker me mish te thate ne tave balte:Receta e tradites

Lakra është një nga perimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare.

Atë e përdorim në sallata të ndryshme kryesisht me simotrën e saj të kuqe, karrota e majdanoz.

Lakrën e përgatisim edhe në turshi për tu dhënë shije mbrëmjeve dimërore.

Lëngu i turshisë së saj shuan etjen për vlera të rëndësishme.

Kjo perime e rëndësishme në traditën e kulinarisë shqiptare përdoret edhe në gatimin e një gjelle, nga ato që të bëjnë të lëpish gishtat.

Gjella me lakër, e gjen veten në tryezat tona të paktën një herë në javë.

Ajo gatuhet thjeshtë dhe ka shumë shije, por duke u kombinuar me mishin e thatë, shija arrin në nivele superiore.

Receta e Gjellës Me Lakër dhe Mish Të Thatë

Përbërësit

Gjysëm lakre të grirë hollë

2 qepë

1 spec të kuq

1 filxhan kafeje oriz (sipas preferencës)

500 gr mish të thatë

5-6 thelpinj hudhre

Katër lugë me vaj ulliri

1 gjethe dafinë

1 lugë gjelle salcë domate (sipas preferencës)

Një pjatë me lakër turshi të prerë hollë (sipas preferencës)

Përgatitja

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

Kujdesuni që vaji të mos digjet dhe hidhni copët e grira hollë të specit të kuq.

Speci duhet kavërdisur i pari sepse është më i fortë dhe kërkon më shumë kohë.

Pasi të jetë zbutur, shtoni copat e grira hollë të qepëve dhe kavërdisini së bashku.

Më pas shtoni lakrën por jo të gjithën menjëherë, sepse në të kundërt tenxherja do të mbushet plot dhe do të kërkojë shumë kohë lakra të zbutet.

Pasi lakra të jetë kavërdisur për 5-7 minuta hidhni ujin, kripën e piperin dhe mbulojeni me kapak.

Lëreni të ziejë me zjarr mesatar dhe përziejeni herë pas here duke garantuar që nuk ngjitet në fund të tenxheres.

Nëse uji përthithet shpejt dhe lakra nuk është zier, shtoni më shumë ujë.

Kontrolloni përmbajtjen e kripës dhe rregullojeni atë sipas preferencës.

Kur lakra të jetë pothuajse e gatuar, shtoni orizin, hudhrat, dafinën dhe mishin e thatë.

Orizi është opsional. Disa amvisa e preferojnë gjellën me oriz për shkak të aftësive lidhëse që ai ka në një gjellë.

Pasi lakra të jetë zbutur, kontrolloni përmbajtjen e piperit.

Gjella e lakrës kërkon patjetër një shije pakëz pikante.

Në disa receta të veriut të Shqipërisë, gjella në fjalë gatuhet në gjysëm racioni me lakër të freskët dhe gjysëm me lakër turshi.

Lakra turshi i jep gjellës një nuancë pakëz të hidhur por të thellë dhe shumë të shijshme.

Gjella me lakër nuk duhet të jetë shumë e lëngshme.

Servireni të ngrohtë duke e shoqëruar me kos dhe perime të pjekura.

Laker me mish te thate ne tave balte:Receta e tradites Read More »

Letra e aluminit dhe rreziku qe vjen nga guzhina

Letra e aluminit nuk mungon asnjëherë në raftet e kuzhinës. Këtë letër shkëlqyese e përdorim për të mbështjellë çdo gjë që gjejmë në kuzhinë.

Por a është e sigurt për një përdorim kaq masiv?

A duhet të shqetësohemi për praninë e aluminit?

Shkencëtarët kanë zbuluar sasi të larta të aluminit në trurin e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzhaimerit. Kjo substancë ngadalëson ritmin e zhvillimit të qelizave të trurit.

Ka të dhëna shkencore që provojnë se alumini në shumë produkte kozmetike siç janë deodorantët mund të inkurajojë zhvillimin dhe rritjen e kancerit të gjirit.

Këto të dhëna kanë shkaktuar mjaft shqetësim dhe kanë motivuar njerëzit që të zgjedhin produkte pa alumin në mënyrë që të kenë një higjenë personale pa toksina.

Megjithatë, të njëjtët njerëz nuk kanë arritur dot të heqin dorë nga letra e aluminit.

A e dini sa alumin përthithim nga kjo letër nëse e përdorim për të pjekur ushqimet e preferuara? A na kanoset rrezik prej saj? A mund të gatuajmë me të?

Metalet e enëve që përdorim për gatim, dashje pa dashje përfundojnë në pjatën tonë.

Kjo është arsyeja përse njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të gatuajnë në enë prej hekuri. E njëjta logjikë vlen edhe për ata që duan të rrisin nivelet e aluminit.

Për fat të keq, një studim ka treguar se sasia e aluminit që çlirohet nga letra në fjalë gjatë procesit të gatimit është përtej limitit të lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sasia e çliruar e aluminit nga kjo letër nuk varet vetëm nga temperaturat e ushqimit.

Ushqime acidike siç janë limoni ose domatja përshpejtojnë procesin e lëshimit të këtyre substancave dhe e shkrijnë aluminin në ushqim shumë më shpejt se zakonisht.

Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej letrës, atëherë më mirë përdoreni për të ruajtur ose ngrirë ushqimet në frigorifer.

Letra e aluminit nuk është armiku i vetëm në kuzhinë. Shumë prej tenxhereve kanë shtresa alumini.

Nëse dëshironi të jeni më të sigurt, atëherë zgjidhni enë hekuri, qeramike ose çeliku dhe mbi të gjitha hiqni dorë nga letra e aluminit.

Ju duket e vështirë? Për fat të mirë ka shumë alternativa të mira të kësaj letre të dëmshme: letra kalk kuzhine, napa ose letër dylli. Ruajini perimet në ujë të freskët në frigorifer.

Mund të përdorni napa, gjethe misri, madje edhe lëkurë banane për të ngrohur në avull ushqimet tuaja, ose përdorni enë qelqi për t’i ruajtur ato.

Qëndroni larg kapakëve plastikë. Vullneti është çelësi i një jete të sigurt. Nëse dëshironi, ju mundeni të jetoni një jetë pa letër alumini.

Letra e aluminit dhe rreziku qe vjen nga guzhina Read More »

Sarandë:Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Arrestohen në flagrancë dy shtetas pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një tjetër shtetasi !

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Armir Çarçani, 22 vjeç, banues në Sarandë

Llambro Prifti, 20 vjeç, banues në Sarandë

Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së sotme në lagjen “Nr.4”, kanë vjedhur banesën e shtetasit N.Sh., ku kanë marrë dy televizor plazma.

Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Volkswagen”, të shtetasit Armir Çarçani, ku kanë gjetur një pistoletë sportive/manovre, thikë, shkopa gome etj, sende të cilat dyshohen se autorët i kanë përdorur për vjedhje të ndryshme që mund të kenë kryer.

Po vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të kenë kryer.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Sarandë:Arrestohen në flagrancë dy shtetas Read More »

Rama e zhduku nga ekrani, gazetarja e njohur e bën sërish për “ujë të ftohtë”

Gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Sonila Meço ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të shpallur “Vitin e Skëndërbeut”, me rastin e 550 vjetori të vdekjes së tij.

Ja postimi i plotë i gazetares:

Nuk ka gjetje më spektakolare për propagandën dhe mjeshtrat e hutimit të vëmendjes së popullit se të shpallin vitin e Skënderbeut atë ku llogaritë për përditshmërinë e shqiptarëve nuk dalin.

Pasi u përdhos Akadamia e Shkencave gjer në ekzistencë, pasi u la studimi të çapitej i pambështetur aulave të universiteteve, pasi u tretën fondet për zbardhjen e denjë të historisë, pasi nuk iu la mundësi instituteve studimorë e të pavarur të bëjnë një punë të paqme e mirfilli profesionale në zbardhjen e historisë me pasurim gjetjesh e jo opinionesh, pasi u varfëruan akademikët dhe u denigruan intelektualët për t’u bjerrur besueshmërinë dhe dinjitetin, pasi iu dha e drejta kujtdo e sido të bëjë opinion pa verifikuar fakte, nëpërmjet shkatërrimit me vetëdije të autoritetit shoqëror, iu la qeverisë dhe emocionit të masës të mbushë vitin me bëmat e Skënderbeut.

Mundësisht apelim ditor patriotizmit për të shmangur temat ekzistenciale të shqiptarëve, mundësisht provokime të çdo pene të 2018-ës për Skënderbeun e shekullit të XV, duke tallavazuar sipas modës së kohës edhe Dominus Albaniae si lajm portalesh pa din e iman.

Mundësisht debate dhe krekosje mediatike për ‘zbulimin’ e kulisave të ‘armiqve’ të Shqipërisë ndaj Zotit të Arbërisë për të shmangur kaosin dhe dështimin në projektin absurd ‘0 probleme me fqinjët’. Mundësisht persekutim, denigrim, linçim publik, turrje masash ndaj kujtdo që guxon të konsiderojë të padenjë Shqipërinë e sotme të pasardhësve të Skënderbeut duke e konsideruar përpjekje tinzare e sponsorizuar nga grupe armiqësore për të çmitizuar heroin dhe atdheun e tij. Pavarësisht se atdheu ka ndërtuar ‘heronj’ të rinj që iu përulen edhe bandat e grupet më të frikshme kriminale në botë.

Mundësisht të vritet kapaciteti logjik dhe arsyetues i popullit mbi historinë e vet, duke i prekur çdo emocion e ndjenjë që e bën ende të ndihet krenar pavarësisht pjatës bosh, jetës së varfër dhe avullit të hashashit në vend të oksigjenit.

Ja pra një duartrokitje për kë shpall vite heronjsh, për të vetmin që kemi, që na e njeh, respekton, studion, veneron edhe bota. Asgjë kundra shpalljes së viteve për ngjarje a figura historike, por krejt kundra përdorimit të kësaj të drejte për të vrarë qellimin e mirë e për të justifikuar çdo mjet drejt qëllimit më të keq: gjithçka për të larguar vëmendjen nga kapja e shtetit, ekonomia drejt rrënimit, skandalet qeveritare, ngjizja e një revolte popullore pa parti, ngritja e rrokaqiejve mbi shpinën e kërrusur të shqiptarit që as kokën nuk ka fuqi të ngrejë më për të parë monumentin e heroit të vetëm kombëtar.

Le që ku do duket më edhe në mundshim ai monument i rezistencës ndaj pushtimit dhe zgjerimit osman pas kullave të larta e të bëshme të historisë në kohën e telenovelave turke.

Rama e zhduku nga ekrani, gazetarja e njohur e bën sërish për “ujë të ftohtë” Read More »

Muç Nano: Skënderbeu ishte sllav, vajzën e djalin i martoi me serbë

Dita e sotme shënon 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeu.

Pavarësisht se kanë kaluar 550 vite, e falë tij shqiptarët përjetojnë krenarinë më të madhe, origjina, jeta dhe veprat e tij janë akoma të pazbuluara plotësisht, shkruan albeu.com.

Rreth figurës heroike të Skënderbeut akoma vërviten teza dhe debate nëse ishte apo jo sllav.

Rreth kësaj teme të nxehtë ka komentuar kohë më parë edhe analisti i njohur, Mustafa Nano.

Ai ka deklaruar se Skënderbeu ishte me origjinë sllave pasi sipas tij, Vojsava, nëna e tij ka qënë sllave.

“Atëherë, në shekullin XIV, etnia apo identiteti kombëtar nuk ka qenë shumë i rëndësishëm.

Ne sot themi që Skënderbeu ka qenë shqiptar dhe ka qenë i joni, ndërkohë që ai ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar kur u bë i famshëm, madje ai nënën e ka pasur sllave.

Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbeve bëheshin pa problem.

Një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, se ka një kimi të munguar dhe këtu thonë një gënjeshtër të madhe.

Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve apo shqiptarëve dhe grekëve.

Por kjo sepse lindën nacionalizmat ballkanike, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin”- deklaroi ai kohë më parë.

Kjo tezë shkaktoi reagime të ashpra dhe sulme ndaj analistit i cili jo vetëm që su zbraps por bëri edhe një tjetër deklaratë të bujshme.

Sipas Nanos, jo vetëm Vojsava ishte sllave, por edhe fëmijët e Skënderbeut janë martuar me serbë, si vajza edhe djali.

“Madje – në këtë pikë, mbahuni burra! – edhe i biri i Skënderbeut, me emrin Gjon, mori për grua Jerina Paleologen (Erina Paliologa në origjinal), që ish bijë e Llazarit, despotit të Serbisë (shih faqen 432 te përkthimi i Xhufit apo faqen 28 te libri i Charles Hopf-it). Doni më?

Edhe e motra e Skënderbeut, Maria (siç e quan Gjon Muzaka) apo Mara (siç e quan Marin Barleti), u martua me Stefan Cernojeviqin (shih faqen 447 te libri i Xhufit “Nga paleologët te Muzakajt”, dhe faqen 295 te libri i Charles hopf-it “Chroniques greco-romanés”).

Siç shihet, Kastriotët i kanë pasur shumë për zemër martesat me serbë e sllavë”- ka përfunduar Nano.

Tezat rreth kësaj çështje të nxehtë vazhdojnë të diskutohen në studio të ndryshme televizive por pavarësisht hipotezave, Skënderbeu mbetet heroi i shqiptarëve dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Muç Nano: Skënderbeu ishte sllav, vajzën e djalin i martoi me serbë Read More »

Para 80 vitesh gjermanet ndërtuan trenin me helika, më i shpejti në botë

Në vitin 1929, inxhinieria gjermane e avionëve, Franz Kruckenberg, krijoi Schienenspelelin, një motor hekurudhor që ngjante me një aeroplan. E ndërtuar në vitin 1930, forca lëvizëse ishte një helikë e vendosur në pjesën e pasme, duke përshpejtuar trajektoren në 143 mph, gjë që vendosi shpejtësinë e tokës për një motor hekurudhor të benzinës, shkruan the Vintage news, transmeton Indeksonline.

Versioni eksperimental ishte i vetmi i ndërtuar por nuk u vendos kurrë në shërbim. Gjermanët gjithmonë kanë qenë futuristë në planet e tyre.

Nuk ishte shumë vite më vonë që nazistët, ose duhet të themi, projektuesit gjermanë po ndërtonin disa prej armëve më të përparuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rezultati përfundimtar është që amerikanët të ulin një njeri në hënë – falë aftësive dhe talentit të shkencëtarit të raketës naziste Wernher von Braun.

Amerikanët e dërguan atë në Amerikë sa më shpejt që mundën pasi u dorëzua më 2 maj 1945. Është ndërtuar në vitin 1930 në ndarjen Hannover-Leinhausen të kompanisë hekurudhore gjermane (Deutsche Reichsbahn).

Schienenzeppelin ishte 25.85 metra (84 ft 9 3/4 in) e gjatë dhe kishte vetëm dy boshte me një aks-bazë prej 19.6 metra (64 ft 3 5/8 in). Lartësia ishte 2.8 metra (9 ft 2 1/4 in). Ajo ishte gjithashtu e pajisur me një motor avioni dhe një helikë. Forma e hekurudhës u ndryshua disa herë, por fillimisht kishte dy motorë të lidhur me avion me benzinë ​​me 6 cilindra të BMW IV që ngiste një helikë me katër feta.

Shtylla e lëvizjes u ngrit 7 gradë mbi horizontale për t’i dhënë mjetit shtytëse në rënie. Trupi i Schienenzeppelin ishte i efektshëm, i ngjante ajrit të njohur Zeppelin dhe ishte ndërtuar nga alumini për të minimizuar peshën.

Ai mund të mbajë deri në 40 pasagjerë. Dizajni i brendshëm u mbajt në minimum edhe për shkak të shqetësimeve të peshës. Kur treni u zbulua për publikun, shikuesit kureshtarë rreshtuan hekurudhat për të kapur një paraqitje të shkurtër të një treni të tillë të pazakontë. Në retrospektivë, dizajni origjinal i trupit është shumë i ngjashëm me anijet e tanishme hapësinore të NASA-s minus krahët dhe bishtin.

Modifikimet e mëvonshme ndryshuan motorin tek një BMW 6 VI cilindër me 600 kuaj fuqi dhe helika u reduktua në dy feta.

Pas arritjes në 120 mph në 10 maj 1931, një muaj më vonë, motori vendosi një rekord të shpejtësisë hekurudhore prej 143 mph në linjën Berlin-Hamburg midis Karstädt dhe Dergenthin. Ajo do të mbajë këtë rekord deri në vitin 1954. Treni ende mban regjistrimin e shpejtësisë së tokës për një motor hekurudhor të benzinës, për shkak të aluminit të lehtë që përdoret në dizajnin e tij.

Para 80 vitesh gjermanet ndërtuan trenin me helika, më i shpejti në botë Read More »