Aurora

Pas tri orësh do të ndodhë mrekullia në fytyrën tuaj nëse përzieni mjaltin dhe …

Përdoreni këtë mjekim popullor në fytyrën tuaj për të zgjidhur problemet e mëdha të fytyrës. Kjo maskë kthen fytyrat me problematike, në të bukura dhe plot jetë. Para se ta vendosni në fytyrë ju këshillojmë të bëni një provë të vogël te krahu, nëse ju bën alergji dhe nëse nuk pësoni asnjë reaksion atëherë mund të vazhdoni me proçedurën.

Përbërësit:

1-2 kokrra aspirin
pak ujë
1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Coptoheni aspirinën në një tas qelqi. Hidhini ujin dhe i përzieni mirë.
Hidh një lugë mjaltë dhe i përzieni sërisht
Aplikojeni maskën në një fytyrë të pastër dhe mbajeni për 10 minuta. Fërkojeni pak dhe shplaheni.
Kjo maskë duhet të përdoret 2-3 herë në javë.
Pas 10 ditëve do vëreni ndryshime të mëdha në fytyrën tuaj.

Pas tri orësh do të ndodhë mrekullia në fytyrën tuaj nëse përzieni mjaltin dhe … Read More »

Historia e gruas që ka humbur 22 fëmijë, por nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë nënë

Prestigjozja britanike “The Sun” ka publikuar ditën e sotme historinë e një gruaje zemërthyer që ka humbur 22 fëmijë, por që ka vendosur të sfidojë ligjet e natyrës dhe mjekësisë dhe të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë nënë. Kerry Hutchinson, 35 vjeç nga Rugeley, nga Staffordshire, Britani e Madhe ka varrosur 3 fëmijë, ka mbajtur funerale për 2 prej tyre, ka dështuar 16 herë dhe sapo ka humbur fëmijën e fundit që jetoi vetëm 20 sekonda. Doktorët thonë se ajo është e shëndetshme, por “e pafat”.

Ajo u është drejtuar tashmë medieve për të marrë mbështetjen e opinionit publik dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijëve të saj. E ka mbajtur për vete deri tani dhimbjen dhe dëshpërimin. Fëmijën e parë e ka mbajtur në krahë vetëm 12 orë. Mjekët i thanë se kishte kancer në qafën e mitrës dhe pas një operacioni e ka zhdukur atë. Mjekët i sugjeruan të provonte sërish pavarësisht se mund të lindte para kohe. Mjekët thonë se pavarësisht operacionit ajo tashmë ka shëndet të plotë. “Do të jem nënë në këtë botë, ose në tjetrën” – thotë 35-vjeçarja ndërsa shton se kërkon të dijë arsyen e vdekjes së fëmijëve të saj edhe pas lindjes.

Historia e gruas që ka humbur 22 fëmijë, por nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë nënë Read More »

Vrasja e 4-vjeçarit shqiptar, jep dorëheqjen ministri

Ministri shqiptar i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen dhe vendimin e ka argumentuar për shkaqe morale. Përmes një deklarate për mediat, Saliji thotë se shkak është bërë vendimi i Prokurorisë për të rikualifikuar akuzën në rastin aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu.

“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Saliji.

Ai thotë se aktin e dorëheqjes e ndërmerr jo nga dështimi apo presioni, por si një akt ndërgjegjësues edhe më të madh në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë.

4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë pas një konflikt me familjarë të vogëlushit. Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje dhe e cilëson veprën si aksidentale duke e akuzuar atë për “aksident me pasojë vdekjen”, një akuzë më e zbutur nga e mëparshmja.

Vrasja e 4-vjeçarit shqiptar, jep dorëheqjen ministri Read More »

E papritur: Kush voton demarkacionin e pret plumbi!

Një reagim skandaloz është publikuar nga media kosovare.

Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka hezituar që në mënyrë publike të bëj kërcënime me vrasje ndaj atyre që do ta japin votën pro marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Bielfeld të Gjermanisë, ka thënë se kush e voton demarkacionin do ta pret plumbi.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme. Madje se janë të dhunshëm e kanë shprehur shumë herë gjatë protestave e edhe brenda Kuvendit, kur kanë gjuajtur gaz lotsjellës e gjësende tjera.

Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani.Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim t’a bëj edhe në një status të zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit, pasi ky i fundit e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për ta votuar demarkacionin.Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë.

Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos votohet marrëveshja për Demarkacionin.

Aktualisht në Kuvend është duke u zhvilluar debat i cili me gjasë do të vazhdojë për disa orë. Nuk dihet nëse marrëveshja do të nxirret sot për votim

E papritur: Kush voton demarkacionin e pret plumbi! Read More »

Mitro Çela rrëfen momentet e fundit të vëllait: Çfarë më kërkoi Polikroni para se të vdiste

Doktor Polikron Çela ishte një figurë e rëndësishme e mjekësisë shqiptare. Ai u nda nga jeta me 11 Mars në moshën 86-vjeçare. Ishte një nga pediatrët më të njohur dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fushë, të cilin e kujtojnë me respekt breza të tërë shqiptarësh pasi i kushtoi jetën shëndetit të fëmijëve. Vëllai i tij, gazetari Mitro Çela ishte sot në studion e “Rudina” në Tv Klan ku ndau me të gjithë kujtimet e tij me Polikronin.

“Rreth dy muaj e gjysmë më parë në klinikën ku ai punonte i kishin thënë vëllait tim se dyshonin për një kancer. Një ditë pasdite Polikroni më thotë: Mitro unë jam me kancer, por do të të lutem për një gjë. Mos më çoni në spital, çfarëdo që të ndodhë mos më çoni në spital. Sa kam kujtesë nuk do e lejoj këtë, por nëse humbas kujtesën mos më dërgoni. Unë i thash: Po nëse unë do të isha sëmurë, çfarë do të bëje me mua? Njëlloj do veproja më tha. Ai i kishte menduar të gjitha. Një javë përpara se të ndërronte jetë ai pakësoi ushqimin, pinte ujë me limon. Pastaj na kërkoi t’i merrnim morfinë sepse nuk po duronte dot dhimbjet. Polikroni ka shkuar në punë 15 ditë para se të ndërronte jetë, ishte shumë i lidhur me punën. Kontakti me fëmijët e shëronte atë”, tha gazetari.

Gjatë emisionit Çela po ashtu rrëfeu se mjekësia ka qenë ëndra e tij që në fëmijëri dhe se doktor Polikroni kishte ‘luftuar’ për të.

“Familja jonë ka qenë shumë e madhe, mamja ime ka bërë 13 kalamaj, 6 fëmijë kanë vdekur. Polikroni i ka jetuar të gjitha. Një ditë në fshat fëmijët morën bomba të cilat plasën, por nuk mundën të jetonin më shumë se një javë dhe ndërruan jetë. Aty mendoj se nisi ëndra për mjekësinë. Polikroni bëri shkollën në fshat dhe ishte i shkëlqyer. Kur mbaroi shkollën i thanë se i ka dalë një bursë për mësues. Iku nga shkolla dhe i tha babait se donte të bëhej doktor. I doli bursa dhe bëri të mesmen për doktor, pasi e mbaroi e morën ushtar dhe më pas u bë doktor në Burrel. Ka patur gjithnjë pengesa por ia doli mbanë”, rrëfeu Çela.

 

Mitro Çela rrëfen momentet e fundit të vëllait: Çfarë më kërkoi Polikroni para se të vdiste Read More »

Reperi shqiptar bën ‘bllok’ këngëtaren, arsyeja?

Reperi shqiptar, Samir (S4MM) që u bë i njohur për projektin muzikor ‘Medelina’ ka treguar se ka bllokuar shumë kolegë të tij.

I ftuar në intervistën e rubrikës ’60 sekonda’ për Prive, ai tha se një ndër to është këngëtarja shqiptare Baby Gee.

“Thjesht, kam patur qejf”, tha Samiri duke mos dhënë më tepër detaje. Edhe pse artist i ri në skenë, reperi nga Tetova tregoi se ka marrë mbështetjen e reperëve të njohur shqiptarë, por në fillim ka patur mjaft refuzime.

Ai vijon karrierën muzikore dhe shumë shpejt pritet që të sjellë hite të tjera muzikore.

 

Reperi shqiptar bën ‘bllok’ këngëtaren, arsyeja? Read More »

Akuza e fortë e Voltana Ademit: Përmbytjet u shkaktuan nga hapja e portave të kaskadave

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi lëshoi disa akuza në drejtim të qeverisë, duke ia adresuar fajin kësaj të fundit për përmbytjet e shkaktuara në këtë qark.

Nga një studio paralele nga Shkodra, Ademi tha për emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” se shkak i përmbytjeve nuk janë kanalet kulluese, por shkarkimet e tejskajshme të kaskadave. Mes të tjerash kryebashkiakja tha se punonjësit e kaskadës së Vaut të Dejës nuk iu lejua celulari gjatë orarit të punës teksa u hapën portat, pasi sipas saj kishin frike se mos bashkia vihej në dijeni. Duke qëndruar tek kjo akuzë Ademi tha se kjo çështje do të hetohet.

Cilat janë problematikat?
Ska lidhje politike kjo çështje. Duhet të marrin përgjegjësitë të gjithë institucionet. Duke nisur nga kryeministri, ministrat, të marrin përgjegjësitë. Në vend që gjëja e gjallë të evakuohej, kërkesë e imja. Ende nuk është realizuar asnjë gjë e tillë.

E kujt është përgjegjësia?
Informacioni duhet të vijë nga institucione të specializuara. Kur fola për shpalljen e emergjencës, fola për pritshmërinë në këtë qark. Shkak i përmbytjeve nuk janë kanalet kulluese, por shkarkimet e tejskajshme, ndoshta dhe të pakontrolluara. Punonjës të Vaut të Dejës nuk u lejuan as celularë të mbanin në punë, pasi kishin frikë mos na lajmëronin ne. Do hetohet kjo çështje, ndoshta është akuzë e rëndë. Ka që në datën 5 mars dhe sot jemi në datën 20. Vepra të mirëfillta investimi në qarkun më të rënduar, investimet kanë qenë zero.

Sa hektarë tokë janë në ujë?
Deri në orën 18:00 të pasdites ne kemi 5 mijë hektarë tokë nën ujë, në një nivel mbi 2 metra ujë në disa zona të caktuara. Në disa zona ka ende njerëz. Përveç fshatrave, ka 26 familje të evokuara në qytet.

Akuza e fortë e Voltana Ademit: Përmbytjet u shkaktuan nga hapja e portave të kaskadave Read More »

Qyteti me histori te shkruar ne Shqip,ne gjuhen e paraardhesve te tyre!

Nga Marin Mema

Himara është kthyer shpesh në arenë përplasjesh ku elementë të ndryshëm, për hir të së vërtetës pjesë e një grupi të vogël e gjithmonë të njëjtë, janë përpjekur që në këtë krahinë të ndezin, të acarojnë e të krijojnë idenë e një përballje mes grekëve e shqiptarëve. E gjithë kjo zallamahi ka lindur nën mbështetjen e rrymave të caktuara këndej e andej kufirit, të cilat në thelb nuk kanë asnjë lidhje me interesat e vërteta të banorëve të Himarës, por me të tilla ngushtësisht personale nga njëri krah dhe tërsisht politike në tjetrin.

Në mjaft dokumenta të zbuluara në arkivat e Venedikut nga profesor Pëllumb Xhufi një pjesë e të cilave renditen në veprën Arbërit e Jonit theksohet një histori që sado të mbulohet sot, del sërisht mbi sipërfaqe me të vërtetat e pandikuara të saj, sa kohë ato janë realizuar nga vetë banorët dikur. Dokumentat janë aq të qarta sa nuk mund t’i kundërshtojë askush! Ato i kanë plotësuar vencianët, napolitanët e mbi të gjitha vetë himariotët në periudha të ndryshme.

Në një dokument venecian të vitit 1554 shkruhet qartazi se flota osmane po shkonte drejt Himarës, për të shkatërruar plotësisht ata shqiptarë të gjorë. Kjo tregon se çfarë i konsideronin të tjerët, por edhe si vetëndiheshin himariotët në shekullin e XVI. Është emblematike një letër shkruar nga himariotët Papës Gregori i XIII ku pasi i deklarohen se janë shqiptarë i kërkojnë mbështetje jo thjesht ndaj trupave osmane, por edhe për të rindërtuar kishat e tyre të shkatërruara nga sulmet e shumta. Në vitin 1602 një tjetër dokument flet sërisht për shqiptarët e Himarës dhe pozicionin e tyre në atë kohë. Në vitin 1644 kemi një letër të Gjon Bixhilit nga Dhërmiu, që përveçse lajmëron venecianet për mbërritjen e flotës osmane, shkruan në radhën e pestë të saj, se të gjithë shqiptarët e Himares ishin të organizuar dhe gati për luftë.

Këto tregojnë veç të tjerash edhe lidhjen e fortë që Himara kishte me perëndimin e veçanërisht Italinë. Kjo zonë gëzonte të drejta vetëqeverisëse, ashtu siç edhe Mirdita në veri të vendit. Është periudha kur faktohet ekzistenca e shkollave shqipe në Shqipërinë e veriut të hapura nga Pjetër Bogdani, e Pjeter Budi, e po ashtu nga kleriku Nil Katalani në Himarë. Në shekullin e XVII shkolla e tij shqipe në Dhërmi kishte mbi 80 nxënës, e po kështu vijuan ato në Himarë, e më pas në Pilur. E gjithë kjo inisiativë kishte jo vetëm kundërshtimin grek, por edhe atë osman. Katalani vdiq në këtë vend, e po këtu u varros nën nderimet e shqiptarëve të Himarës, që i garantuan gjatë punës së tij edhe mbrojtjen fizike. Letra të tjera nga komuniteti ju dërguan në shekullin e XVIII deri edhe careshës së Rusisë Elizabeta Petrovna, ku himariotët shkruajnë se gjuha e tyre është ajo shqipe si në të gjithë Shqipërinë e kohës. Këtu dallohet edhe një element i parë mjaft i rëndësishëm që lidhet me gjuhën greke, pasi ata pohojnë se më të diturit flasin këtë gjuhë dhe atë italiane.

Pra, vetëm në shekullin e XVIII popullësia e këtyre anëve vetëshkroi se paria flet edhe italisht edhe greqisht. Këtë element e përmend edhe ushtaraku e studiuesi britanik William Martin Lik, i cili thotë se në këtë zonë, të gjithë kurbetlinjtë flisnin greqisht dhe italisht, ndërsa gratë nuk dinë asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes. E kjo sigurisht ka arsyet e saj e që lidhen në thelb me Korfuzin. Ky ishull i afërt që prej vitit 1386 ishte venecian, pra ku gjuhë e përdorur në administratë ishte ajo italiane, ndërsa në komunikim të përditshëm greqishtja. Nuk duhet harruar se në këtë ishull ka patur një komunitet të madh arbëror, të mbishtresëzuar që në kohët e Ilirisë. Përveç shkëmbimeve tregëtare, Korfuzi ishte një vendstrehim, ku luftëtarët himariotë çonin familjet e tyre përgjatë betejave ndaj osmanëve që shpesh zgjasnin edhe me vite. Kjo është një ndër arsyet se përse paria, pra ata që nuk përfshiheshin në beteja, dinin të flisnin apo komunikonin në këto dy gjuhë.

Sigurisht dokumentat, autorët, studiuesit që flasin për identitetin e Himarës janë të shumtë, por në këtë rast u sollën vetëm disa prej tyre, si për të treguar se historia nuk bëhet sipas interesave të kërkujt. Atë e kanë shkruar vetë himariotet në shqip, në gjuhën e paraardhësve të tyre. Kjo është e vërteta, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen ose jo. Fakt mbetet se vetë himariotët janë krenarë për këtë histori, sepse atë nuk mund të ndryshojë një grusht individësh të shitur apo blerë për interesa personale.

blitz.al

Rezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himara

Qyteti me histori te shkruar ne Shqip,ne gjuhen e paraardhesve te tyre! Read More »