Aurora

Omlete me spinaq per nje mengjes te shijshem

Spinaq dhe Vezë – dy burimet më të fuqishme të hekurit dhe proteinave, bazike për mirëqenien e organizmit në një pjatë të vetme në vaktin më të rëndësishëm të ditës: atë të mëngjesit.

Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji dhe shëndetshëm.

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.

Spinaqi është një nga barishtet më të kërkuara dhe më të përdorura nga konsumatorët. Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Më poshtë keni një recete të thjeshtë por të pasur në vlera të omletës me spinaq dhe djathë të bardhë.

Omleta me Spinaq

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë për dy persona, sasia përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuhet)

Dy – tre kokrra vezë

Pak qumësht

Një tas mesatar me spinaq të freskët

Djathë i bardhë i thërmuar

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Pak hudhër (Sipas dëshirës)

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të bollshëm spinaqin, e këpusim disa herë me dorë dhe e vendosim në një tigan mesatar të zjejë me ujin e tij për disa minuta derisa uji të avullojë.

Nga ana tjetër, vezët i rrahim në një tas bashkë me qumështin, shtojmë spinaqin e zjerë, kripën dhe piperin.

I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i hedhim në tigan, ku kemi hedhur më parë pak vaj ulliri.

Pasi piqet njëra anë e omletës, e kthejmë nga ana tjetër.

Pasi është pjekur nga të dyja anët, e heqim dhe e kalojmë në një pjatancë ku sipër i hedhim djathë të bardhë të thërrmuar dhe sipas preferencës pak hudhër të grirë gjithashtu.

Omlete me spinaq per nje mengjes te shijshem Read More »

Arkeologu shqiptar ia ‘plas’ në fytyrë qeverisë, zbulon mashtrimin me eshtrat e ushtarit ‘grek’ ne Tepelene

Zbulimi i eshtrave të dy ushtarëve grekë ditën e sotme në Dragot të Tepelenës, u cilësua si një arritje historike nga ministria e Jashtme e Greqisë.
Por, duket se zbulimi në fjalë është shitur ndryshe nga se është në të vërtetët.

Të paktën kështu pretendon arkeologu shqiptar Etnor Canaj, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se eshtrat në fjalë nuk u përkasin ushtarëve grekë.

Dhe për të vërtetuar këtë, Canaj thotë se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian.

Statusi i tij:

Nderkohe ne Dragot te Tepelenes gjeten “Greco-n” e pare (?)

Por:

Medalioni qe shoqeronte ushtarin, fatkeqesisht per ata qe duan eshtra grekosh, i perket ne te vertet nje parashutisti italian dhe me sakt nje parashutisti te nje Reparti Special i Batalionit San Marco.

Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen “P”

“CAP.LE” eshte shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”.

– Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST).

Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco.

Mbiemri “Greco” eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi.

Por, nuk është vetëm Canaj që thotë se eshtrat në fjalë nuk janë të ushtarëve grekë, pasi në një reagim për Politiko.al edhe ish-ministri i Brendshëm edhe ish-kolonel Dritan Demiraj këmbëngul për të njëjtën gjë.

 

Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati.

Vendimin për nisjen e punës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik. /GazetaExpress/

Arkeologu shqiptar ia ‘plas’ në fytyrë qeverisë, zbulon mashtrimin me eshtrat e ushtarit ‘grek’ ne Tepelene Read More »

Deklarata në “Opinion”: Vajzat më vijnë të zbuluara, por unë jam gay

Drejtori i një agjencie për rekrutimin e punonjësve ka deklaruar publikisht në emisionin “Opinion” në Tv Klan se është homoseksual.

Në emision po diskutohej për ngacmimet seksuale të aktorëve në Hollivud, por u prek edhe pjesa e ngacmimeve seksuale në kompani të ndryshme.

Elton Ilirjani, i cili rekruton punonjës në agjencinë e tij, tha se ka vajza që shkojnë të zhveshura në intervistat e punës, por nuk e dinë që ai është gay.

“Vajzat ngacmohen që në intervistën e punës, unë i kam parë të dyja anët e medaljes. Të gjitha gocat kanë ardhur në intervistë më mua të zbuluara edhe pse nuk e dinë që unë jam gay”, deklaroi Elton Ilirjani.

Deklarata në “Opinion”: Vajzat më vijnë të zbuluara, por unë jam gay Read More »

Kapi peshkun, por burri u shokua nga ajo se çfarë i gjeti në stomak

Kjo video e publikuar së fundmi tregon një peshk, tip delfin, me një stomak të mbushur plot me objekte plastike, teksa një peshkatar po e hapte atë.

Peshku, i njohur gjithashtu si Mahi Mahi, u kap nga një peshkatar në brigjet e Kosta Rikës.

Pasi u tërhoq në bordin e varkës së peshkatarit, u dyshua se ai ishte i sëmurë dhe kështu iu pre barku.

Peshkatari u trondit nga niveli i ndotjes brenda trupit të peshkut, që ka pasur efekt shkatërrues për të.

Peshkatari filmoi veten duke hequr kapakët plastikë, copa gotash plastike të copëtuara, majat e shisheve, një krehër, një çakmak dhe pjesë të tjera të vogla plastike.

Megjithëse peshkimi është një nga industritë kryesore në ishull, videoja ka shkaktuar zemërim për aktivistët e kafshëve.

Ata paralajmëruan se kjo është dëshmi e sasive në rritje të ndotjes plastike që po kontaminon dhe vrasin jetën detare.

Kapi peshkun, por burri u shokua nga ajo se çfarë i gjeti në stomak Read More »

Rama jep live në emision lajmin e shkarkimit të drejtorit në Lezhë: U ankua…

Kryeministri Edi Rama teksa ka qene i ftuar sot ne studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, dha lajmin live se sot gjate nje takimi qe ka pasur me drejtoret e Shendetit Publik ne Kryeministri, ka shkarkuar drejtorin e Shendetit Publik të qarkut të Lezhës pas nje ankese te nje qytetari qe kishte ardhur ne portalin e bashkeqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”.

“Një qytetar nga nje fshat i Lezhës, Domgjon, bën një ankesë në portalin e bashkëqeverisjes dhe thotë në qendrën tonë shëndetësore ku kishin shkuar njerëz edhe për shkak të grpit s’ka drita që kur është hapur qendra shëndetësore. Pranë kabinetit në cdo ministri janë kordinatorët, është një rrjet agjenci e bashkëqeverisjes qe ndjek marrëdhëniet e institucioneve me qytetarët dhe koordinatorët e marrin mesazhin interesohen dhe zbulojnë që qendra shëndetësore e ndërtuar me donacione të huaja që sa ka hapur derën s’ka energji jo se ja ka prerë OSHEE por se s’ka lidhur një kontratë
dhe del që s;është e vetmja qendër shëndetësore etj,. Atehere çfare bëv ky drejtor, ca bën kjo zyrë që paguhet nga taksat dhe nuk informon në mënyrë të vazhdueshme deri në ulërima që ore këtu ne kemi nevojë të lidhim energjinë elektrike??”

Rama jep live në emision lajmin e shkarkimit të drejtorit në Lezhë: U ankua… Read More »

Kandidati për KLGJ preket nga dekriminalizimi

Pas debatesh të gjata Komisioni parlamentar ad-hoc zgjodhi sot anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Prokurorisë. Për shkak se emrat nuk arritën të merrnin konsensusin e opozitës (4 nga 5 vota të komisionit) kandidaturat që do t’i shkojnë Kuvendit u përzgjodhën me short.

Përveç 6 prokurorëve që zgjidhen me një procedurë tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbehet nga avokatët: Kozma Jano, Floreta Gjini; nga profesorët: Enejda Sema dhe Mirela Bogdani si dhe nga shoqëria civile u përzgjodh Alfred Balla.

Përveç 6 gjykatësve nga shkallë të ndryshme, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit do të përbëhet nga avokatët: Arben Vani, Sokol Lamaj; nga profesorët: Erjon Muharremaj, Ilir Panda dhe nga shoqëria civile u përzgjodh: Altin Hazizaj.

Nënkryetari i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi tha se shorti nuk garanton se janë përzgjedhur kandidatët më të mirë, pasi ata nuk kanë kaluar nga Vettingu duke kërkuar që për kandidatët, të bëhet një analizë para se të çohen në Kuvend.

Dhe në fakt, nga emrat e përzgjedhur nga shorti  ka të dhëna për anëtarin e shoqërisë civile në KLGJ, Altin Hazizaj. Për të në raportin e paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit thuhet se rezulton i padënuar më parë (foto poshtë).

Kështu shprehet edhe vetë Hazizaj në formularin e tij të vetëdeklarimit që mesa duket administrata e Kuvendit e ka marrë të mirëqenë.

Por ndryshe thuhet në raportin e hartuar nga Sektori i Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme që ka hapur dosje për të gjitha kandidaturat e paraqitura në Kuvend. Në raportin thuhet ndër të tjera se: “Për subjektin Altin Hazizaj ka një dënim penal të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Subjekti me vendimin nr. 603 datë 24.07.1996 është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5000 lekë gjobë për veprën penale të parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal “Kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe rendit publik”. Këto të dhëna janë të pasqyruara dhe në Dëshmitë e Gjendjes Gjyqësore Nr. 11, datë 20.07.2017, përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën nr. 3219 prot. datë 20.07.2017”.

Një dënim me gjobë nuk përbën pengesë për të hyrë në administratë apo dhe për tu bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë, por problemi qëndron diku tjetër.

Hazizaj i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj në formularin e vetëdeklarimit. Të gënjesh në formularin e vetëdeklarimit është shkelje ligjore. Kjo thuhet edhe në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme që disponon.

“Fakti që në formular, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me, vendimin penal të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e bën këtë subjekt, të përfshihet në kushtet e ndalimitduke passjellë përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik” – thuhet në dokument i cili mbyllet me konkluzionin se: “subjekti deklarues Altin Hazizaj kandidat për anëtar të KLGJ-së nga shoqëria civile, përfshihet në fushën e veprimit të Ligjit Nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Tani i mbetet në dorë Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku të vendosë nëse do të kërkojë heqjen e kandidaturës së Altin Hazizajt për anëtar i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Kandidati për KLGJ preket nga dekriminalizimi Read More »

Kryeministri Rama nostalgji për Ben Blushin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë largimin nga politika të ish-deputetit socialist dhe kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi.

Te “5 pyetjet nga Babaramo” Rama tha se shpreson që të fitojë gazetaria dhe letërsia, pasi sipas tij politika nuk ka humbur gjë.

“Fitoi gazetaria në këtë rast. Fitoi letërsia, sepse Blushi është një njeri që ka dhuntira të mjaftueshme dhe politikën nuk e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë.
Kështu që, politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, ndërsa fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë më të madhe, mund të bëjë më shumë dhe i uroj të bëjë më shumë se sa dëshiroi të bënte përmes politikës”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama nostalgji për Ben Blushin Read More »

Ja cilat janë vitaminat jetike për 40 vjecarët

Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht.

Trupi nuk funksionon njësoj pas moshës 40 vjeç. Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe sëmundje të tjera kronike e kanë organizmin në shënjestër.

Një nga mënyrat më të mira për të qenë të shëndetshëm është të merrni vitaminat dhe ushqyesit e duhur dhe jo vetëm nga ushqimet por edhe suplementët.

Lista e Vitaminave 

Më poshtë do të lexoni për vitaminat më të rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ditor pas moshës 40 vjeçare.

Vitamina B12

Kur mbush 40 vjeç dhe i afrohesh të pesëdhjetave, vitamina B12 nuk duhet të mungojë.

Ajo është thelbësore për gjakun dhe trurin.

Kjo vitaminë gjendet tek produktet shtazore, të bulmetit dhe vezët, por suplementët janë të nevojshëm sepse me kalimin e moshës përthithja bëhet më e vështirë.

Merrni suplementë në sasinë 2.4 mg në ditë.

Kalçium

Kockat e njeriut përthithin shumicën e kalçiumit përpara moshës 30 vjeçare, por ky ushqyes luan një rol thelbësor në mirëmbajtjen e kockave gjatë gjithë jetës.

Ajo është e dobishme për funksionin e nervave, muskujve, zemrës dhe shumë reagimeve biokimike.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm nga kjo vitaminë, atëherë organizmi e merr atë nga kockat dhe rrjedhimisht i dobëson ato.

Është e rëndësishme të mos e teproni me kalçiumin sepse mund të dëmtojë zemrën.

Personat e moshave 40-50 vjeç kanë nevojë për 1,000 mg kalçium në ditë.

Gratë mbi 50 vjeç  duhet të konsumojnë 1,200 mg në ditë.

Vitamina D

Vitamina D është e rëndësishme pas të dyzetave.

Mungesa e saj ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, sklerozën, kancerin e gjirit dhe zorrës.

Vitamina D është e nevojshme edhe për përthithjen e kalçiumit.

Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.

Magnezi

Magnezi është i dobishëm për të rregulluar tensionin e gjakut, një aspekt i rëndësishëm për 40 vjeçarët të cilët pas këtij pragu janë më të rrezikuara nga tensioni i lartë i gjakut.

Mungesa e magnezit shkakton sëmundjet e zemrës, diabetin dhe inflamacion.

Nëse ushqeheni shëndetshëm, duhet të merrni të paktën 320 mg magnez në ditë.

Magnezi gjendet tek barishtet, bishtajoret, arrorët, farat dhe avokado.

Kujdes! Nëse e teproni me magnezin do të vuani nga diarea dhe të përzierat.

Kaliumi

Kaliumi luan një rol kryesor për mbajtjen e tensionit të gjakut.

Kaliumi ul rrezikun e goditjeve në tru.

Mjekët rekomandojnë të paktën 2 gramë kalium në ditë, në rastet që nuk vuani nga ndonjë sëmundje specifike.

Nëse e teproni me kalium atëherë duhet të tregoni kujdes sepse teprica e këtij minerali dëmton sistemin tretës dhe zemrën.

Kaliumi gjendet tek banania, patatja e ëmbël, fasulet dhe thjerëzat.

Omega-3

Nuk janë vitamina, por acidet yndyrore janë të rëndësishme për të kundërvepruar ndaj ndryshimeve negative në organizëm që vijnë si pasojë e moshës.

Studimet kanë konfirmuar se acidet yndyrore ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Këto acide mbrojnë zemrën dhe trurin.

Acidet yndyrore mund t’i gjeni tek peshku, arrat, farat e linit, barishtet e të tjerë. Suplementët janë të dobishëm gjithashtu.

Përpiquni të konsumoni të paktën 500 mg të këtyre acideve në ditë nëse jeni të shëndetshëm, 800 deri në 1,000 mg në ditë nëse vuani nga sëmundjet e zemrës dhe 2000 deri në 4,000 mg në ditë nëse keni nivel të lartë trigliceridesh.

Nëse jeni duke marrë ilaçe për hollimin e gjakut, konsultohuni me mjekun për dozën e saktë të acideve yndyrore.

Probiotikët

Probiotikët nuk janë as vitamina as minerale por janë të nevojshme për personat mbi 40 vjeç.

Probiotikët e mbajnë stomakun të shëndetshëm dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe diabetit.

Probiotikët janë të dobishëm pas moshës 40 vjeçare kur masa muskulore tkurret dhe tendenca për të shtuar në peshë është më e madhe.

Probiotikët janë kultura të gjalla që gjenden kryesisht tek produktet e bulmetit siç është kosi.

Ja cilat janë vitaminat jetike për 40 vjecarët Read More »