Aurora

Tiparet më të adhurueshme të secilës shenjë horoskopi

Shenjat e zodiakut përmbajnë disa informacione rreth personaliteteve tona, përfshi tiparet negative dhe pozitive. Ndonjëherë ne përqëndrohemi tek tiparet negative, por një hap prapa njerëz! Le të kujtojmë disa nga karakteristikat më pozitive tonat. Ja tiparet më të admirueshme për çdo shenjë të horoskopit.

Dashi (20 prill-20 maj): optimist, i vendosur dhe i ndershëm. Këmbëngulja juaj e vazhdueshme do t’ju rezervojë një karrierë të suksesshme. Jeni përherë optimist dhe kjo jua gëzon jetën.

Demi (20 prill-20 maj): i besueshëm, i devotshëm dhe i përgjegjshëm. Jeni një mik perfekt. Të tjerët e dinë që mund të mbështeten tek ju për çdo gjë.

Binjakët (21 maj-20 qershor): intelektualë, përshtateni me të tjerët dhe jeni zgjedhja perfekte për shoqëri. Jeni njerëzit më të mirë për të realizuar një dialog të vlefshëm. Dëgjoni me kujdes dhe këshillat tuaja janë më të duhurat.

Gaforrja (21 qershor-22 korrik): besnik, i ndjeshëm dhe i fortë. Të gjithë e dinë se Gaforret janë një shenjë emocionale, por ju nuk dorëzoheni kurrë. Ndonjëherë ju kap një nerv i çuditshëm, por gjithsesi nuk hiqni dorë lehtë.

Luani (23 korrik-22 gusht): bujar, i lumtur dhe gazmor. Nuk keni frikë të jeni në qendër të vëmendjes, përkundrazi jeni shpirti i skuadrës.

Virgjëresha (23 gusht-22 shtator): punëtorë, praktikë dhe të besueshëm. Një perfeksionist që vetëm punon dhe analizon çdo detaj dhe për shumë njerëz planet tuaja janë të paarritshme. Por këmbëngulja është e vazhdueshme dhe kjo gjë ju sjell shumë përfitime.

Peshorja (23 shtator-22 tetor): i sinqertë, i ndershëm dhe romantik. Jeta juaj fokusohet në një gjë të vetme: të gjesh mesin e artë. Me një dashuri të madhe për të dhënë, jeni për t’u përgëzur për faktin që bëni përherë zgjedhjet e duhura.

Akrepi (23 tetor-21 nëntor): i shkathët, i guximshëm dhe pasionant. Njerëzit kanë frikë t’ju nxehin, sepse realisht nuk keni kurrë frikë. Dhe është guximi ai që ju bën të ecni përpara.

Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor): bujar, idealist dhe optimist. Miqtë tuaj frikësohen se ndonjëherë nuk jeni me këmbë në tokë. Kjo ndodh për shkak të optimizmit tuaj që kombinohet me idealizmin.

Bricjapi (22 Dhjetor-19 Janar): i disiplinuar, punëtor dhe pragmatik. Jo më kot shkoni mirë me Virgjëreshën, sepse jeni të disiplinuar, punëtorë dhe analizues detajesh.

Ujori (20 janar-18 shkurt): i ndershëm, i drejtë dhe keni një shpirt humanitar. Jeni përherë gati për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ndiheni keq kur të tjerët nuk janë mirë dhe përgjithësisht bëni ç’të mundeni për t’i ndihmuar.

Peshqit (19 shkurt-20 mars): i ndjeshëm, i besuashëm dhe intuitiv. Ka raste që natyra juaj naive ju sjell probleme, pasi njerëzit edhe mund të përfitojnë. Por për fat të mirë, ju gjithmonë mundoheni të gjeni më të mirën tek njerëzit që ju rrethojnë.

Tiparet më të adhurueshme të secilës shenjë horoskopi Read More »

Kush ka pus do të paguajë…

Familjarët që kanë në përdorim një pus uji dhe i ofrohet shërbimi nga ujsjellësi do të paguajnë taksë. Drejtori i Politikave dhe Burimeve Ujore ka shpjeguar se ende nuk është vendosur një nivel për tarifat  dhe se kjo pjesë do rregullohet me VKM por sipas tij për këtë kategori do parashikohet një tarifë minimaliste që ka si synim formalizimin. Ndërkohë Opozita ka kërkuar të përjashtohen nga tarifa për puset familjarët dhe fermerët. 

Qeveria do të vendosë taksë për një pjesë të familjeve që përdorin puse uji. Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese drejtori i politikave dhe burimeve ujore tha se për konsumatorët do të ketë tarifë në ato raste kur familjet marrin shërbimin nga ujsjellësi. Sipas qeverisë tarifat do jenë minimaliste dhe kanë si synim të formalizojnë ujërat nëntokësorë

Arben Pambuku Drejtor i Politikave dhe Burimeve Ujore: Politika dhe filozofia e këtij ligji është uji do paguhet në çdo pikë të përdorimit të tij, për familjarët lidhur me puset kur nuk i është ofruar shërbim ujësjellës, tarifa është zero. 

Opozita kërkoi që të përjashtohen nga kjo taksë familjarët dhe fermerët por ky propozim nuk u pranua nga maxhoranca.

Mima: Kushti jonë i vetëm është se individët pavarësisht se mund të regjistrohen me një akt formal duhet të jenë të përjashtuar nga fushëveprimi i kësaj, dhe fushëveprimi i ligjit ngelet vetëm tek burimet e përdorura nga personat juridik pra uji industrial i përdorur nga kompanitë e mëdhaja. 

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtoi këtë draft duke deklaruar se do të votojnë kundër. Edmond Panariti tha se nuk mund të vendoset një taksë e tillë për fermerët kur mungojnë investimet në ujësjellësa.

Panariti: Të detyruar që të përballojnë tatime dhe taksa shtesë për përdorimin e ujit të cilët ata e kanë bërë në mungesë të investimeve qeveritare.

Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, subjektet që do të shfrytëzojnë puse duhet të regjistrohen. E në rast se ky afat nuk do të respektohet, do të duhet të paguajnë gjoba që shkojë nga 500 mijë deri në 2 mln lekë.

Kush ka pus do të paguajë… Read More »

Drejtoria e Pergjithshme e Aluiznit ka një njoftim në të cilin thuhet se ka…

Drejtoria e Pergjithshme e Aluiznit ka hedhur një njoftim në të cilin thuhet se ka 200 vende të lira pune

Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, kane vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:

  1. Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;
  2. Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:
    – Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;
    – Topografi, të paktën diplomë Bacelor;
    – Gjeo-informatikë, diplomë Master.

Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.

Drejtoria e Pergjithshme e Aluiznit ka një njoftim në të cilin thuhet se ka… Read More »

Shnderrimi i fshatrave:Rikthim magjise se mikpritjes Shqiptare

Cicërimat e zogjve dhe vesa e mëngjesit në kopshtet me lule, frutat e perimet, e një aromë që të ndjell në freskinë e saj drejt ndijesisë së një fjale të vetme: Jetë!

Me diellin e artë që shtrin gjerë e gjatë rrezet e tij mbi kodra, shpatet e maleve, çatitë e parmakët e shtëpive, tek sokakët e rrugicat, deri në fushat e mbjella, të gjelbra pa fund.

Me gatimet unike, të përgatitura në zjarrin bubulak e me shijen marramendëse që përveç se aty nuk e gjen askund.

Avllitë me gurë të sheshtë mbi të cilat rendin me hapat e tyre delikate, disi kureshtare pulat e zogjtë e shtëpisë.

Zhurmat e zileve të bagëtive që nisen nga stanet drejt kullotave herët në mëngjes e kthehen drejt staneve vonë në mbërritje të muzgut të parë të mbrëmjes.

Me të ftohtin që të picërron në dimër por që të mbush gjithë krahërorin me frymë e ajër të pastër, e për t’u ngrohur e qetësuar në zhurmën e kërcitjes së druve teksa digjen e lëshojnë flakë në oxhakun e vjetër të ngritur nga të parët e shtëpisë vite e vite më parë.

Me qiellin e hapur, të pastër plot yje, në vallëzimin e tyre të ngadaltë si një vals rreth hënës së madhe rrumbullake a gjysmë,  plot dritë.

Me tingujt e bulkthit dikur afër dhe larg që të kujtojnë dhe të ftojnë drejt mbrëmjes së paqtë e gjumit të qetë.

Si në përralla. Ky ka qenë dikur fshati shqiptar!

I lënë në harresë prej dekadash, por që sot duket se sytë janë kthyer drejt tij për të rikthyer magjinë e dikurshme e për të ftuar turistët e huaj dhe vendas të shijojnë më të mirën e Shqipërisë.

100 porta të hapura për turistët, vendas e të huaj  

E nëse për vet shqiptarët është nostalgjia ajo që i rikthen përherë pas me kujtime tek fshati, për turistët e huaj fshatrat shqiptarë janë një potencial i jashtëzakonshëm tërheqës.

Pamjet natyrale, malet e larta, kodrat, deti, liqenet, lumenjtë, përrenjtë, burimet e pafundme, gatimet speciale, prodhimet e freskëta, objektet kulturore, paqja dhe qetësia shpirtërore, jeta aty është një oaz që ndjell këdo me mrekullitë e tij.

Një projekt, së fundmi i qeverisë shqiptare synon të rizgjojë fshtrat, këtë copë parajse nga Shqipëria, duke përfshirë 100 fshatra nga jugu në veri.

Quhet “100 fshatra” dhe në projektin e qeverisë shqiptare ky do të jetë modeli i ri i zhvillimit rural shqiptar.

Ky projekt fton të gjithë sipërmarrësit që duan të ngrenë struktura agroturistike të çertifikohen dhe më pas të aplikojnë në Skemën Kombëtare, e cila kanalizohet nëpërmes AZHBR-së.

Konkretisht, qeveria do të mbështesë nga 50 % deri në 70 % të financimit sipas kategorive përkatëse çdo sipërmarrës apo investitorë që do të përfshihet në realizimin e këtij projekti.
Konkretisht pikat kryesore kur synohet që të rimëkëmbet zhvillimi i fshatrave e përmes tij turizmi rural ka të bëjë me ngritjen e bujtinave dhe shtëpitë mikpritëse, aktivitetin agroturistik.

Gijthashtu parashikohet nxitje të prodhimit tradicional, ngritjen e punishteve të vogla, makineri, paisje të tjera për prodhimin e produkteve tradicionale, nxitja e nizjes së bizneseve bujqësore nga të rinjtë (nga 22-35 vjec).

Parashikohet mbështetje për modernizimin e staneve, ngritjen e inkubatorëve të prodhimeve tradicionale apo edhe ngritja e rrjetit të dyqaneve me prodhime shqiptare.

Një projekt ambicioz, i cili nëse realizohet vërtetë do të kthejë përgjithmonë faqen e zhvillimit të fshatrave shqiptarë duke i shndërruar ata në një fuqi për turizmin shqiptar.

Shnderrimi i fshatrave:Rikthim magjise se mikpritjes Shqiptare Read More »

Tensioni i larte:Ja cilat jane ushqimet qe e rrisin me teper

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut.

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.

Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis  90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Ushqimet që rrisin tensionin

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira

Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates

Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një kanaçe me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme

Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë. Turshitë e tjera përveç lakrës janë të zhytura në lëng me kripë.

Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkoli

Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Tensioni i larte:Ja cilat jane ushqimet qe e rrisin me teper Read More »

Ish-ministri, Haxhinasto: Nëse Prokuroria sulmon politikisht, do përgjigjem rreptë

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar sot për verifikimet që ka nisur nga ana e prokurorisë në adresë të tij dhe për arrestimin e ish-drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika.

Në një prononcim për “Top Channel”, Haxhinasto thotë se koha e gjyqeve politike ka marrë fund. Ndërsa bën një paralajmërim, se nëse hetimi do të “degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”.

Lidhur me procesin e prokurorisë, ish-ministri i LSI thotë se ai ka bërë drejtimin politik të Ministrisë së Transporteve, duke nënkuptuar se nuk ka asnjë përfshije në projekte apo investime me firmën e tij. “Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lire të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm”,- u shpreh Edmond Haxhinasto.

Të premten e kaluar  Prokuroria e Elbasanit arrestoi ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptare, Dashamir Xhika, i cili është dhe kryetar i LSI në Elbasan. Akuzat e arrestimit të Xhikës ishte për një projekt rruge të firmosur në vitin 2009, ndërkohë që ai u emërua drejtor në vitin 2013. LSI e ka cilësuar këtë arrestim si politik dhe ka akuzuar Edi Ramën, si njeriun që ka urdhëruar burgosjen e kreut të LSI në Elbasan.

Z. Haxhinasto ju shqetësojnë hetimet e Prokurorisë për rrugën Tirane-Elbasan?

S’më shqetësojnë fare as hetimet as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.

Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore, kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do të jem këtu. Nëqoftë se kjo do te degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë.

Pse zgjodhët ta ndiqnit në Elbasan procesin ndaj zotit Xhika? Ka qënë vartësi juaj dhe akuzohet për abuzime?

Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjek një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju?

Ish-ministri, Haxhinasto: Nëse Prokuroria sulmon politikisht, do përgjigjem rreptë Read More »

“Kurrë nuk jemi ngopur me bukë”, historia rrëqethëse e familjes Bogdani nga Rrajca

Është padyshim një ndër fshatrat më të bukur në vendin tonë, por Rrajca duket se është zhytur prej kohësh në mjerim të thellë.

Shumica e banorëve aty janë te varfër, por jo si familja Bogdani, e cila jeton prej një viti pa drita.

Sipas “Dritare.net”, tre nga tetë fëmijët janë të sëmurë mendorë, ndërkohë që nëna e tyre, Zana Bogdani nuk mundet t’u sigurojë bukën e gojës.

Babai i tyre ishte në burg prej kohësh pasi ishte arrestuar padrejtësisht sipas familjarëve edhe banorëve të fshatit

Vajza më e madhe tregon se detyrua të braktistë shkollën, sepse shokët e ofendonin. Ajo madje u izolua në shtëpi për muaj me radhë.

E dëshpëruar, ajo shprehet se:

Dua vetëm të ha. Jetojmë të gjithë në një dhomë, aty hamë nëse kemi, aty flemë.
Kurrë nuk jemi ngopur, kurrë nuk kemi qeshur, mami ikën me vrap, motra ulëret, vëllai nuk flet”.

“Kurrë nuk jemi ngopur me bukë”, historia rrëqethëse e familjes Bogdani nga Rrajca Read More »

Bossi i duhanit zbulon ‘misterin’: Ja pse dashnoret e mia kanë bërë tatuazh logon e kompanisë

Bosi i duhanit, Travers ‘Candyman’ Beynon, është përballur me shumë kritika pasi ka publikuar fotot gjysmë lakuriq të femrave që mbajnë në vithet e tyre logon e kompanisë së tij, Free Choice.
Pas festës së madhe dhe fotove të shumta të publikuara në rrjetet sociale, “Candyman” është kritikuar pa masë.

Ato foto janë cilësuar si shumë seksiste, ndërsa vetë bossi ka arritur të shpjegojë arsyen e vërtetë pse femrat e tij kanë bërë këtë logo tatuazh.

Ai ka përdorur një mënyrë të mirë marketingu për kompaninë. Fillimisht ka bërë një garë, në të cilën ka premtuar se 40 personat e parë që do të bënin tatauzh në pjesë “të nxehta” të trupit të tyre emrin e kompanisë, do të përfitonin udhëtime falas në Australi dhe do të merrnin pjesë në festat e tij “të çmendura”.

Të shumtë ishin femrat dhe meshkujt, të cilët iu përgjigjën kërkesës së “Candyman” dhe bënë tatuazhin. Njerëz nga Suedia, Spanja, por edhe nga Amerika pikturuan në trupin e tyre logon dhe përfituan gjithçka falas.

Bossi i duhanit zbulon ‘misterin’: Ja pse dashnoret e mia kanë bërë tatuazh logon e kompanisë Read More »