Aurora

Harta kineze e fytyrës. Cila pjesë e trupit është e sëmurë dhe si t’a shëroni atë

Për shumë vite me radhë, shëruesit në Kinë arrijnë të zbulojnë sëmundjet e trupit vetëm me duke lexuar fytyrën. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe mund të reflektojë ndryshimet e brendshme, më shpejt se sa pjesët e tjera të trupit. Simptomat më të zakonshme që manifestohen në fytyrë janë skuqje, puçrra dhe ndryshim i ngjyrës së lëkurës.

Sipas këtyre teknikave kineze, çdo pjesë e fytyrës është e lidhur me një organ të trupit. Zbuloni më poshtë se si mund ta përdorni këtë teknikë për të trajtuar shumë probleme shëndetësore.

Balli:  Fshikëza dhe zorra e hollë
Shkaku- Konsumi i tepërt i ushqimeve të konservuara dhe yndyrnave çon në një tretje të ngadalësuar. Gjithashtu, kjo gjendje shkaktohet nga stresi, sheqeri dhe pirja e alkoolit në sasi të mëdha.
Trajtimi– Përpiquni të shmangni konsumimin e alkoolit dhe përmirësoni gjumin e natës. Gjithashtu, sigurohuni që të pini shumë ujë dhe të konsumoni ushqime të papërpunuara.

Zona mes vetullave: Mëlçia
Shkaku- Stomaku juaj nuk është çlodhur sa duhet dhe kjo e çon në lodhje kronike. Konsumi i tepërt i mishit e vështirëson punën e stomakut. Gjithashtu, kjo mund të jetë një shenjë që ju jeni alergjik ndaj disa ushqimeve.
Trajtimi- Është shumë e rëndësishme të hani ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Mundohuni të bëni yoga, ecje të shpejtë ose ndonjë ushtrim tjetër. Kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër.

Harku i vetullës: Veshkat
Shkaku-Qarkullimi i dobët i gjakut, alkooli, dobësimi i zemrës dhe duhani.
Trajtimi-Ulja e përdorimit të kafeinës, shmangia e konsumimit të alkoolit dhe pijeve me ëmbëlsues.
Hunda:Zemra
Shkaku- Qarkullimi i dobët, fryrje e stomakut, gazra, qëndrimi në hapësira të mbyllura dhe ajri i ndotur. Hipertensioni mund të jetë shkak për shumë çështje lidhur me këtë organ.
Trajtimi- Kontrolloni nivelin tuaj të kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Ju duhet të pini çaj organik të gjelbër, kështu që të eliminoni toksinat nga trupi. Gjithashtu, sigurohuni që të ushtroheni rregullisht me aktivitet sportiv.

Pjesa e sipërme e faqeve: Mushkëritë
Shkaku- Ndotja, astma dhe pirja e duhanit. Gjithashtu, ajo shfaqet me rrathë të errëta poshtë syve.
Trajtimi- Mos qëndroni shumë kohë në vend me tym duhani apo ajër të ndotur. Nëse ju jeni duhanpirës, keni nevojë ta lini sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurohuni që të bëni disa ushtrime.
Faqet: Mushkëritë dhe veshkat
Shkaku- Konsumi i tepërt i sheqerit, kequshqyerja, stresi dhe pirja e duhanit.
Trajtimi- Hani ushqime të shëndetshme dhe hiqni nga dieta juaj ushqimet që ju bëjnë dëm, si dhe blini produkte kozmetike me cilësi të lartë.

Goja dhe mjekra: Stomaku
Shkaku-Ushqimet me yndyrë, sheqer dhe stimulues, si alkooli dhe kafeina. Ushqimet dhe stresi, si dhe qëndrimi zgjuar deri natën vonë mund të prishin ekuilibrin e këtij organi.
Trajtimi- Konsumoni fruta dhe ushqime për të balancuar organizmin tuaj. Nëse ende keni probleme, duhet të konsultoheni me mjekun.
Nofulla dhe qafa: Hormonet
Shkaku- Mungesa e sasive të nevojshme të ujit, përdorimi i tepruar i kripës dhe ushqimeve të sezonit, si dhe teprimi me kafeinën.
Trajtimi- Ulni sasinë e kafeinës, kripës dhe ushqimeve që ju dëmtojnë. Sigurohuni të pini sa më shumë ujë në ditë.

Harta kineze e fytyrës. Cila pjesë e trupit është e sëmurë dhe si t’a shëroni atë Read More »

Troja, lindi Romën apo Orikumin?

Pjesa jug-perëndimore e vendit njihet jo vetëm për plazhet e bukura dhe ujin e kristaltë, por edhe për historinë e pasurinë e saj që në antikitetin e hershëm. Një nga vendet më të rëndësishme dhe që ka pasur një rol strategjik gjatë gjithë kohës është pikërisht qyteti i Orikumit, ose ndryshe i quajtur Pashaliman, porti detar i Jonit dhe Adriatikut.

Për herë të parë Orikumi përmendet nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, shek. VI-V p. Krishtit në veprën e tij “Lundrimi”. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehet në tokat e të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër.
Duke marrë parasysh që ishte një qytet i cili kishte dalje në dy dete të rëndësishme për kohën, do të bënte që qyteti i Orikut të ishte një qendër me vlera të larta dhe sigurisht me një arkitekturë të veçantë. Kjo vihet re në mënyrën se si ishte ndërtuar qyteti dhe gjithë çfarë mbante brenda. Një nga ndërtesat ka qenë edhe teatri Antik i Orikut, i ndërtuar në shek. III-II p. Krishtit, i cili vjen gati identik me teatrin ë Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë dhe është përdorur për mbledhje publike e për shfaqje të ndryshme. Madje në epokën romake (shek. III-I p.  Krishtit) janë organizuar edhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra dhe kjo dallohet vetëm 40 metra në jug-perëndim të teatrit, ku mund të shikosh fare mirë vendndodhjen e Altarit. Thuhet se para se të fillonte një mbledhje, ceremoni ose shfaqje në Teatër bëhej theroria e zakonshme në Altar. Pastaj fillonte shfaqja.

Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambiente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme.

Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut.

Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht.

Puset antik nr. 3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit.

Një shpellë shumë e rëndësishme ka qenë edhe ajo  Gramës e cila ndodhet në bregun perëndimor të gadishullit të Karaburunit e ku ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek. IV para Krishtit deri më tani. Shpella e Gramës ka qenë e shfrytëzuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brendshme qe janë përdorur si objekte kulti.

Duket qenë se pozicioni i saj ishte  strategjik, u shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonasve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r e në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.

Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.

Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.

Parku Arkeologjik i Orikumit, me qytetin e fortifikuar, akropolin e teatrin, portin, shkallët shkëmbore, altarin, oborrin e pusit dhe tempullin, dëshmon për një zhvillim të hershëm të jetës qytetare. Shtrirja e tij midis gjirit të Vlorës dhe lartësive me pyll pishe të Llogorasë, me një peizazh të larmishëm, me florë e faunë të pasur, përbën një destinacion të kërkuar nga të gjithë në të gjitha kohërat.

Troja, lindi Romën apo Orikumin? Read More »

“Më e vlefshme se ari” – Ja “lulja” që të bën të pasur

Cmimi i shafranit varion, ku prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram”

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës. Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet. Kosova ka eksportuar shafran edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë.

Drejtori i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, pra gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur, Kosova gjatë kohës Osmane është mbajtur vetëm me shafran dhe mëndafsh”, thotë Sokoli.

Ai njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë bubëza apo fara.Ai thotë se ndryshe nga bimët tjera, bulbat apo farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor.

Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletat e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletave, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale.

“Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Gërlica tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit. Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë.

“Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj.

Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup

Gërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.“Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore, studimet prej universitete në Evropë dhe më gjerë. I parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Ka edhe lëmi tjera ku përdoret, për shembull në kozmetikë, e kuzhinë sidomos është një erëz që përdoret prej restoranteve me renome ose kuzhinierëve që janë të famshëm dhe janë të njohur në nivelin botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet”.

Çmimi deri në 250 euro për gram

Gërlica thekson se shafrani, të cilin e quan si “ari i kuq”, ka një vlerë shumë të madhe dhe një kostos së lartë për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.Duke bërë të ditur se çmimi dallon në bazë të kualitetit, ai thotë se “Çmimi i shafranit varion, prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram. Çmimi mesatarisht për një kualitet të lartë, nëse e marrim sasinë më të konsiderueshme varion prej 35 deri në 65 euro për gram”, deklaron Gërlica.

Ai thotë se tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe se për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë.“Irani është prodhuesi numër një në nivel botëror, prodhues tjetër është edhe Greqia, prodhon një sasi më të vogël, Italia një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit”, thotë Gërlica, duke vënë në dukje se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa që prodhohet.

Pas blerjes së tij, Gërlica thotë se shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët dhe se në kushte të përshtatshme dhe ambalazhe të mbyllur, ku jetëgjatësia e tij zgjatë deri në 4-5 vite.

Ndërkaq, bashkëprodhuesi nga Belgjika, Herbert Jegers, thotë se aktorët e ndryshëm të kësaj fushe, sidomos në Evropë shprehin interesim për shafranin, posaçërisht për aspektin se ai është organik e jo konvencional.

Duke u shprehur se janë në kërkim të tregut për shitjen e shafranit në shtetet si Belgjikë, Holandë e Gjermani, Jegers thotë se duhet kohë deri sa shafrani të gjejë vendin e duhur në treg.“Në Evropë po rritet ndërgjegjja dhe vetëdija për produktet e shëndetshme. Kështu që edhe tregu për produktet organike po rritet. Njerëzit kërkojnë produkte të sigurta dhe ky është një treg që po rritet. Unë mendoj se për pak vite organiku do të jetë një standard për të gjithë Evropën”, thotë ai.

“Më e vlefshme se ari” – Ja “lulja” që të bën të pasur Read More »

Dalint fotot, “UFO-t” bëjnë namin në pyjet e Zagorisë në Gjirokastër

Cdo ditë që kalon vendi ynë po humb pasuritë e saj natyrore. Këto foto janë pamja alarmante e Zagorisë në Gjirokastër, një nga krahinat më të bukura dhe më të njohura të jugut.

Por, një firmë private e kontraktuar nga Bashkia e Libohovës ka shkaktuar një masakër të vërtetë duke prerë pyjet me justifikimin se duhen dru për shkollat që ndodhen në territorin e Bashkisë.

Pra, ngrohja me dru për 16 shkolla përkthehet në shkatërrimin e një pasurie të tërë natyrore.

Pavarësisht shqetësimeve të baorëve të zonës që e duan të paprekur nga dora korruptive natyrën dhe Zagorinë e tyre, përgjigja qesharake që kanë marrë nga autoritetet lokale është “Zagoria nuk mund të trajtohet si ishull i veçantë dhe pyjet e Zagories janë prioritet i Bashkisë Libohovë”.

Në foto duket qartë se si ka qënë pylli i Derrmaz-Shemitra në vitin 2015 dhe si është katandisur tani. Është prerë e masakruar rreth 8 hektare pyll.

Banorët akuzojnë se drutë e pyllit janë shitur nga firma në Gjirokastër e më gjerë per biznes dhe jo per shkolla, duke përfituar kështu të holla të cilat kanë shkuar, me sa duket edhe në xhepat e pushtetarëve

Dalint fotot, “UFO-t” bëjnë namin në pyjet e Zagorisë në Gjirokastër Read More »

Vuani nga pagjumësia ? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

A vuani edhe juve nga pagjumësia? Nëse po ka disa këshilla që duhet të ndiqni. Mbase ju duket e çuditshme por edhe ushqimet që konsumoni ju ndihmojnë të hiqni qafe këtë problem.

Sipas studimeve të kryera, është vërejtur se tek personat që vuajnë nga pagjumësia, në 90 % të rasteve nuk janë ushqyer me përbërësit e domosdoshëm. Më poshtë keni listën me disa ushqime që ju ndihmojnë kundër pagjumësisë.

Spinaqi Spinaqi është i pasur me minerale dhe përmban sasi të konsiderueshme të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K.

Çokollata Sipas ekspertëve ciklet hormonale shkaktojnë konsumimin e disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë. Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit

Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado Kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh dhe është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme. Orizi bulgur Orizi bulgur nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit.

Vuani nga pagjumësia ? Ja ushqimet që duhet të konsumoni Read More »

Gazetari nga Greqia zbulon lidhjen e fshehtë të Ramës me Erdoganin

Gazetari Robert Goro, në një lidhje direkte nga Greqia, ka treguar për emisionin 360 Grade në Ora News, se në Greqi një analist i njohur i çështjeve diplomatike thotë se kryeministri Rama do t’i bishtojë marrëveshjes me Greqinë për shkak të Erdoganit dhe lidhjeve të fshehta që ka Edi Rama me të.

”Në lidhje me takimin e Kotzias me Bushatin ka pasur vetëm një koment nga një gazetar i njohur grek, i cili me nota konspirative, ka treguar një lidhje të fshehtë të Kryeministrit të vendit tone Edi Rama me Erdoganin. Ky skenar ka bërë bujë dhe është publikuar nga të gjitha portalet Greke ashtu si edhe shqiptare. Në qoftë se do të arrihet një marrëveshje mes Athinës dhe Tiranës, Rama ka për ti bërë bisht, pasi ai ka marrë direktiva nga Erdogani.”

Gazetari nga Greqia zbulon lidhjen e fshehtë të Ramës me Erdoganin Read More »

Shkrihet Gjykata e Krimeve të Rënda, dosjet “VIP” shpërndahen në gjykatat e rretheve

Nga Anila HOXHA

Pas diskutimeve dhe rezervave se çfarë do të arrinte Gjykata e Krimeve të Rënda, më në fund palët ranë dakord dhe e kaluan ligjin për organizimin dhe krijimin e kësaj gjykate. Në korrik 2003 presidenti Alfred Moisiu e dekretoi ligjin duke pohuar në këtë mënyrë se Gjykata e Krimeve të Rënda (ashtu siç shpresohej) do të shikohej në vazhdim si e vetmja mënyrë për t’ju kundërpërgjigjur krimit të organizuar dhe trafiqeve, madje edhe grabitjeve me dhunë të kryera nga grupet kriminale. Aso kohe, siç kërkonte ligji, duhej t’i nënshtroheshin kontrollit të gjithë ata që do të garonin për të qenë gjyqtarë e prokurorë të krimeve të rënda. Paraqitën kandidaturat 108 gjyqtarë të rretheve gjyqësore dhe nga kryeqyteti , të cilët duhet të plotësonin kushtin e kartelës së bardhë: Pra, asnjë masë disiplinore në karrierën tyre, rekorde të mira në vendimmarrje, figurë të paqortueshme. Pikërisht në këtë pikë hynte edhe kontrolli që kreu ndaj tyre Shërbimi Informativ dhe DSIK. Gjashtë muaj pas kësaj, në dhjetor 2003, pasi ishin konsideruar nga kjo sitje si të përzgjedhurit 27 prej tyre, presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu konfirmoi me dekret si kalues “të vettingut” për gjyqtarë të krimeve të rënda vetëm gjashtë . I njëjti kriter i fortë, u tha se u ndoq edhe nga kryeprokurori Theodhori Sollaku për prokurorët që do të përfaqësonin akuzën e shtetit në gjykatën e re. Siç caktonte ligji, Gjykata e Krimeve të Rënda do të gjykonte 32 vepra penale që nga gjenocidi deri tek bandat e organizatat kriminale. Megjithëse, zyrtarisht njihet si dita e lindjes së kësaj gjykate data 1 janar 2004, në praktikë gjyqtarët e Krimeve të Rënda dolën në seancën e parë në datën 10 shkurt 2004, në procesin për një ngjarje që tronditi vendin, atë të vrasjes së komisarit Gani Malushi. Pas kaq viteve, sot kjo gjykatë gjendet në udhëkryqin më të madh. A po zhvillohen aktualisht gjyqe në këtë godinë nga ata gjyqtarë që për 14 vite i ranë çekiçit si të tillë, apo po gjykojnë si gjyqtarë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo e dyta , është gjykata që pritet të lindë si krijesa më e re e reformës në drejtësi. Nga 10 shkurti 2004 kur u hap procesi për vrasjen e Malushit, tashmë Apeli për Krimet e Rënda (me trupë të marrë hua në rrethe) ka dilemën a duhet ta gjykojë apo jo procesin ndaj Dritan Dajtit, apo të shpallë mos kompetencën dhe t’ia dërgojë një gjykate të zakonshme në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë me numër 140, datë 16 mars 2018.

Vendimi

Gjykimi i Erblin Tukës dhe Erjon Jovanit tek Krimet e Rënda për trafik droge të mbetur në tentativë hapi lojën mes Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Durrësit, aty ku të rinjtë ishin arrestuar tek po transportonin drejt Italisë 190 kg cannabis. Nga 21 dhjetori deri në 4 janar 2018, Gjykata e Krimeve shpalli mos kompetencën, pasi, sipas saj, në lexim të ligjeve të reja vepra e trafikut të drogës tashmë nuk duhet të gjykohet më prej saj, por prej një gjykate të zakonshme. Por, Gjykata e Durrësit çmoi se, një dispozitë kalimtare ia jep kompetencat ekzistuese Krimeve të Rënda, deri sa të ngrihet Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Çështja përfundoi në dorën e gjyqtarëve të lartë për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Tre gjyqtarët e lartë Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Edmond Ismalaj “e zgjidhën” ngërçin në dukje, duke urdhëruar se çdo çështje nën hetim dhe gjykim tek Krimet e Rënda, por që nuk janë kompetencë e GJKKO, do të gjykohen nga gjykatat e zakonshme. Për rrjedhojë, thuhet më tej, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda do të hetojë vetëm veprat që janë kompetencë e kësaj gjykate. Por ky vendim nuk është me pesë gjyqtarë, dhe dilema e parë është: a është ai një vendim unifikues, apo njehsues. Pikëpyetja e dytë është: Për sa kohë në vendimin e zbardhur nuk jepen afate para, apo pas 1 gushtit, a do të sjellë kjo prishje të vendimeve të dhëna nga Krimet e Rënda. Si për shembull: tashmë që u dënua grupi i zjarrit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, a do të shkojë dosja e Lazarati për t’u gjykuar si çështje e thjeshtë në Gjirokastër, ose i akuzuari Denis Shtraza a shkon në Durrës? Shanset janë që po. Në këtë paqartësi lëvizja e radhës i takon Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka dorëzuar një dosje me katër të arrestuar për një ton drogë në portin e Durrësit. Testi sërish i përket Gjykatës së Lartë, e cila do të mblidhet këtë javë për të shqyrtuar kërkesën për Albert Dokun e të tjerë, nën akuzë për trafik droge. Ajo duhet të ri-shprehet për kompetencat në mënyrë më të qartë. Ajo që gjyqtarë e prokurorë kanë të qartë është se dosje si ai i 613 kilogramëve kokainë, grupi Habilaj e të tjerë, janë kompetencë e Krimeve të Rënda, pra e GJKKO (nëse do ishte ngritur ), për sa kohë janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Këto dosje, bashkë me çështjen “Emiliano Shullazi” do të vazhdojnë të hetohen e gjykohen sipas kompetencave të reja të GJKKO. Të tjerat, sikurse bllokimi i një skafi në Gjirin e Lalzit, ka kaluar në heshtje në një gjykatë të zakonshme, siç do të kalojnë edhe ata kultivues hashashi që nuk janë pjesë e një grupi kriminal, vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, Sadtin Sula, Marjan Levanti dhe të gjithë ata gjobëvënës.

Dilemat

Por kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, shikon si problemin më të madh, e gjithashtu, edhe dilemën më të madhe, dispozitën kalimtare në Kodin e Procedurës Penale që do të shkaktojë në rrëmujë të vërtetë (dispozitë kalimtare e shtuar me ligjin 35/2017 datë 30.3.2017). Sandër Simoni thotë se “problemi më i madh është nëse kjo dispozitë tranzitore e KPP, a mund të interpretohet e ndarë, ndryshe për Prokurorinë e ndryshe për Gjykatën e Krimeve të Rënda? Dispozita tranzitore e Kodit të Procedurës Penale ka dy parashikime që nuk përkojnë me njëra tjetrën. Me dy parashikime të ndryshme. Për sa i përket kompetencës për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dispozita është e qartë dhe referon në komptencën përpara ndryshimeve të nenit 75/ a, ndërsa paragrafi i kompetencës lëndore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, duket se ka lënë pa përmendur dhe pa saktësuar këtë fakt. Deri më tani, nga ana jonë ky paragraf është interpretuar në favor të frymës së dispozitës kalimtare”.

Por thënë më thjesht: Neni 285 i dispozitës kalimtare penale është aq i paqartë, sa lë të kuptosh se Gjykata e Krimeve të Rënda duhet të gjykojë me kompetencat që do të ketë GJKKO, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë me kompetencat që ka pasur deri sa të ngrihet SPAK. Mirëpo a mundet që ligji të parashikojë ndryshe për gjykatën e prokurorinë, sepse ngërçi tjetër që hapet është kush do t’i gjykojë veprat që heton Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëse de facto është ngritur GJKKO?

300 ditët

Me paketën e re, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe prokuroria nuk duhet të ekzistonte më që prej 1 shtatorit 2017, pra ligji i 2003 i funksionimit të tyre duhej të shfuqizohej mesnatën e 300, nga hyrja në fuqi e ligjit për institucionet e reja që shpresohet të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por gjykata e re, si edhe SPAK-u, po lindin me vonesë, sepse ligji tjetër, ai i vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk u zbatua në kohë. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, Krimeve të Rënda u ka ngelur nga ligji i vjetër vetëm emri. Tashmë dosje të tjera po vërshojnë nga rrethet për tenderat, megjithëse ajo vazhdon të jetë në kufirin minimal të gjykimit të korrupsionit me vetëm katër çështje. Kur u hodh lopata e parë me dhé për ndërtimin e godinës së qelqtë, (aty ku më herët kishte qenë reparti i Reneas) ishin entuziastë në këtë ceremoni, ministri i drejtësisë së asaj kohe Ilir Rusmaili, ambasadori Helmut Lohan dhe drejtori për zgjerimin në Komisionin Europian, Michael Lee. Nga ajo kohë, shumë ujë ka rrjedhur. Nga një histori suksesi, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe prokuroria u kthyen vitet e fundit në depozita të hetimit e gjykimit të dosjeve të kultivuesve te hashashit, adoleshentëve, e ish partnerëve, që gjobisnin njëri-tjetrin dhe vrasësve në familje. Shumë larg mesazhit të përçuar nga kjo godinë kur dënoheshin grupe si ajo e Lushnjës, e Cërrikut, apo e Durrësit.

Autorja është GAZETARE për çështjet e gjyqësorit dhe shkrimi është botuar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale

Shkrihet Gjykata e Krimeve të Rënda, dosjet “VIP” shpërndahen në gjykatat e rretheve Read More »

Probleme me barkun? Kjo është pija që ju ndihmon

Ekziston një pije, e cila ju ndohmon shumë me problemet që keni me barkun.

Përbërësit e kësaj pijeje eliminojë toksinat nga trupi juaj, duke përmirësuar kështu shëndetin e përgjithshëm.

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë, 1 filxhan lëng qitro, 2 lugë çaji uthull molle

Përgatitja:

Vendosini përbërësit në një shtrydhëse të posaçme deri sa të keni një përzierje homogjene. Pini një gotë nga kjo përzierje para se të hani drekë ose darkë, për një javë rresht.

Përzierja funksionon më së miri falë përbërësve dhe vlerave ushqyese të tyre. Qitro është një frut me pak kalori dhe përmban rreth 2 gram fibra.

Sipas studimeve, ngrënia e një gjysme qitro në ditë mund të përshpejtojë procesin e djegies së yndyrës dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt.

Probleme me barkun? Kjo është pija që ju ndihmon Read More »