Aurora

S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip

S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip!

Kohë më parë bashkë me mikun tim Niko Stillo, arritëm në përfundim se shkrimi i shekullit të gjashtë pas krishtit në mozaikun e Mesaplikut të Vlorës është shqip. Aty e transkriptuar shkruhet :
A
PAK
KE
TAÇ
dhe e kuptojmë sot në të folmen e Mesaplikut : “ha pak ke të haç”, pra një proverb për të kursyer që të ushqehesh, thotë ai burrë i mozaikut me qeleshe me majë ashtu si ka mbrritur deri më sot kësula e Mesaplikut. Ky shkrim është mes një pamje plot me të mira ushqimore, fruta e peshk. Në Mesaplik sot e gjith ditën kemi shprehjen popullore « Ha pak ke të haç, ha shumë vete për lumë ».
Me këtë përfundim menduam se skeptikët nuk do të ndiheshin më për të thënë se gjuha shqipe nuk ka mundësi të ketë dëshmi të shkruara në ata kohë.
Po jo. Miku tjetër i vyer Moikom Zeqo, atë kohë drejtor i Muzeut Historik ku edhe ndodhet mozaiku na kundërshtoi. Mua më quajti entuziast. Sepse sipas tij ai shkrim ka të bëj me emrin e një ebreu APARKEAS. Moikomi nuk pranonte që shkronja e tretë e rreshtit të dytë të mozaikut të ishte K, ai e lexon atë R (shih figurën). Po ashtu dijetarit erudit Zeqo nuk i ka rënë në sy se shkronja e parë e rreshtit të katërt është dyfishe, pra TA dhe jo vetëm A.
E telefonova Niko Stillon për sa kritikoheshim duke i thënë se nuk isha aspak dakort me atë kritikë sepse në shkrimet etruske ajo shenjë është K, dhe e ftova që ti vihemi punës për të vërtetuar se shkronja e tretë e rreshtit të dytë është K dhe jo R.
Dhe ja mbas muajsh pune, Niko Stillo erdhi posaçërisht në Tiranë e më pruri shkrimin e vjetër mbi një vazo ku shkronjën si ajo që kërkojmë e kishte gjetur në emrin e Patroklit të famshëm : PATROKLOS krahas emrit të Akilit dhe të mëmës së tij Tetis. Si duket edhe në figurë askush nuk mund të kundërshtojë që shkronja e gjashtë e emrit grek të Patroklit, PATROKLOS, është ajo e treta e rreshtit të dytë të mozaikut. Pra është K dhe vetëm K dhe nuk është R.
Skeptikët i falenderojmë sepse na vunë në punë për të gjetur një vërtetim të padiskutueshëm për të qënit shqip të shkrimit mbi mozaikun e Mesaplikut. Kështu nga formula e pagëzimit e shekullit të katërmbëdhjetë ne zbresim në dëshmin e shqipes në shekullin e gjashtë. Kjo na bën me krahë për të punuar e nxjerrë mbi tryezën e diskutimeve shkencore edhe shkrime të tjera të mesdheut ku shqipja dëshmohet si ska më mirë në antikitet.
Niko Stillo është iperot si ne shqiptarët, pra bir i ipeve, i shqipeve nga Preveza e Iperisë e Shqipërisë, gjashtëdhjetë e dy vjeç, banues me gruan dhe djalin në gjermani. Jemi njohur nga leximi dhe studimi i librave të njëri tjetrit të cilët flasin për dëshmitë e gjuhës shqipe në shkrimet e vjetra të Mesdheut. Nikua ka studjuar me vëmendje shkrimin mbi librin e mumjes së Zagrebit dhe ka gjetur aty sipas tij dëshmi të gjuhës tonë. Edhe unë në librin “Një shqiptar në botën e etruskëve” nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam hedhur në letër dëshmi të kulturës dhe gjuhës time, të cilat sipas meje i kam hasur gjatë udhëtimeve në botën magjike të etruskëve. Diskutojmë me njëri tjetrin për ato që gjejmë mes dëshmive të vjetra dhe i japim të drejtë a kritikojmë vehten a të tjerët që janë marrë me këtë punë por që tashmë kanë ndërruar jetë a janë dokmatikë e injorantë të pandreqshëm. Presim nga kritika ndonjë fjalë për sa kemi shkruar me durimin e atij që beson se puna e vet është jo vetëm në të mirë të kulturës që i përket por edhe të çështjeve të rëndësishme të kulturës mesdhetare. Ka shumë rëndësi që merremi vesh e nuk bëjmë si ata që i bien gozhdës e patkoit dhe që në vënd që ti vënë vetulla çështjes i nxjerrin sytë me armët e nacionalizmit vulgar a të indiferencës gjoja shkencore (si bëjnë ata të institutit të historisë e gjuhësisë).
I nderuar lexues, nuk di si ta shpreh gëzimin për këtë lajm të mirë. Por ju premtoj se do të sjell në vëmendjen tuaj edhe shumë shkrime të tjera, sigurisht në prani të skeptikëve dhe të dashamirëve të shumtë. Ato shkrime dëshmojnë se gjuha që flasim është shkruar që me prurjen e alfabetit në Mesdhe nga fenikasit, aty nga shekulli i tetë përa erës së re. Vetëm faktet janë ato që do të vënë në vend keqtrajtimin e kulturës sonë në histori, e injoruar si faktor edhe ajo kontribues në qytetërimet e mahnitëshme antike të mesdheut : të atij etrusk, grek e latin.
Puna jonë është ti gjejmë e ti hedhim në tryezat e botës shkencore ato fakte, pastaj le të flasin të tjerët më shumë, sepse ashtu si ka thënë profesori i famshëm Kristo S. Konda, autor i librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, “askush nuk beson se ç’thua ti për vehten”.

Nga Ilir Mati

S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip Read More »

Gjuha e Perendive

Lindem ne kete toke dhe mesuam te flasim, te flasim gjuhen e nenes gjuhen e te pareve tane nje gjuhe qe tingellon aq bukur si ne lufte dhe ne paqe, si ne dhimbje edhe ne dashuri, gjuhen e ashper si malet, e vrrullshme si dallget e detit dhe e qete si ujet e liqenit…! (I.T).

 

Qe ne vitet e para te shkolles, na kane ardhur si jehone fjale te mencura, per gjuhen tone, ta flasim ate, ta mbrojme ate e asnjehere te mos e harrojme! Gjithmone gjuha shqipe eshte mbrojtur me fanatizem dhe eshte vleresuar si dicka e pacmueshme e popullit shqipetar.

 

Por me vone ne vitet qe pasuan shume pak mesuam per kete thesar, e megjithate sa me shume qe interesohemi aq me shume arrijme te kuptojme se c’fare mrekullie mbart me vete gjuha shqipe.

 

Si fillim le te shpjegojme se c’fare thuhet pergjithesisht per gjuhen shqipe, vecantite dhe karakteristikat e saj.

 

Gjuha shqipe i perket familjes indo-europiane, gje qe eshte vertetuar ne vitin 1854 nga filologu Franz Bopp, ajo ka degen e saj me vete.

Shqipja shihet si pasardhese e gjuhes Ilire, megjithese ka edhe gjuhetare mendojne se ka rjedhur nga gjuha Dake ose Thrake.

 

Ne do ti leme menjane ne kete studim te gjitha teorite nacionaliste dhe te pabaza te formuluara nga historiane te shteteve te ndryshme dhe to te perqendrohemi ne nje fryme te re te linguistikes qe hedh drite mbi vjetersine e gjuhes shqipe.

 

Si fillim duhet theksuar se tashme eshte pranuar qe gjuha shqipe ne pemen e famshme te gjuheve indo-europuane, e cila eshte familja me e madhe e gjuheve qe fliten sot, ka degen e saj dhe jo me kot dega e gjuhes shqipe eshte vendosur ne pjesen fundore te trungut linguistik si edhe nuk ka asnje gjuhe tjeter qe te jete formuar prej saj.

 

Shume filologe ne studimet e tyre gjuhesore nuk e kane mare parasysh te krahasojne shkrime apo fjale te lashta me ane te gjuhes shqipe, por ata qe e kane thyer kete kompleks, kane arritur ne perfundime mbreselenese, dhe jane pikerisht disa nga keto perfundime te cilat do te permendim me poshte.

 

Kjo gje, pra mos marja parasysh e gjuhes shqipe, thote Aristidh Kola, Arvanitasi nga Thiva e Greqise, ka bere qe sot hisrorianet te hyjne ne rruge pa krye dhe te mbeten ne qorrsokaqe ne pamundesi totale per te shpjeguar teorite e tyre dhe duke perseritur pe te njejtat gabime qe kane bere historianet e tjere detyrohen te krijojne teori nga me te cuditshmet dhe me absurdet pa ditur ose pa dashur te pranojne se celesin e ketij misteri mund ta gjejne vetem nepermjet shqipes.Ai gjithashtu eshte nga te paret historiane qe thekson mundesine e teorise indo-europiane si te gabuar.Sipas tij gjuhet qe fliten sot ne Europe nuk kane ardhur nga India sic mendohet per shkak te ngjashmerise me sanskritishten por jane formuar ne Europe.Ketu rolin themeltar e ka shqipja, e cila me ane te ekspeditave para-aleksandrit ne Indi i ka dhene nje zhvillim te madh gjuhes sanskritishte dhe po njesoj dega perendimore e shqipes apo e pellazgjishtes qe eshte Etruskishtja.Ai thekson se gjuha shqipe jo vetem qe eshte pasardhese e Ilirishtes porse ne parahistori te gjitha fiset e lashta rridhnin nga e njejta rrace dhe flisnin te njejten gjuhe pamvarsisht se ne dialekte te ndryshme.Kjo gjuhe e perbashket ishte pellazgjishtja e cila sot ka mbijetuar dhe nuk eshte shzukur sic mendojne disa historiane, ajo eshte gjuha shqipe.Gjuhe te tjera kane pesuar transformime rrenjesore per shume faktore sic jane ndryshimi i vendit ku kane jetuar ato popuj dhe ku eshte zhvilluar gjuha, kontakti me gjuhe te tjera etj. Per kete historian i cili ia dedikoi jeten e vet studimit te origjines se tij, gjuha shqipe eshte gjuha e lashte pellazge, eshte gjuha e Homerit dhe e te gjithe heronjve te Iliades apo ashtu si edhe titullohet nje nga librat e tij me te rendesishem, gjuha shqipe eshte ‘Gjuha e Perendive’.Jo vetem per faktin se arrin te shpjegoje me se miri etimologjikisht emrat e perendive por edhe shume toponime apo etnonime qe kane mberritur nga lashtesia ne ditet tona dhe qe shume etnologe, vrasin mendjen ne pamundesi per ti shpjeguar.

Me poshte do te shikojme disa fjale po nga ky autor qe shpjegojne me se miri e kuptimplote shume nga fjalet e lashtesise:

 

Pellazg – Ne Greqisht pelargos do te thote Lejlek, megjithese kjo eshte nje nga fjalet me te diskutueshme dhe me te rendesishme ne e dime se Leleget kane qene nje fis me vete por ne te njetjen kohe te se njejtes race me pellazget.Keshtu qe fjala pellazg apo pelagos ne greqisht eshte vetem nje perkthim apo nje adaptim per te emeruar nje pjese te popullit te madh te pellazgele migrues. Ajo rrjedh nga shqipja si pe-lag (os) qe ka mundesi te kete kuptimin,prej largu, apo e lagun qe do te thote e lagur, apo pjesa ku toka laget nga liqeni/deti dhe po ashtu pjesa ku jetojne lejleket, shpendet te cilet krahasohen per nga sjellja me pellazget, si migrues dhe te perkujdesur per prinderit e tyre.

 

Demetra – De Metra apo Di Mitra eshte nje nga perrendite e para antike, ajo i perket mitit pagan te pellazgeve dhe eshte perendia e tokes meme, per kete arsye fjala Dhimitra apo dhi- dhe dheu/toka e mitra apo motra qe sjell fjalen motra toke, ka qene e adhuruar ne mbare teritoret ku kane jetuar pellazget si toka qe mban njeriun me buke dhe e cila mban ne brenndesi te saj faren e bimes dhe e lejon ate te cele per te dhene frytet.

 

Haos – Meqenese os eshte nje prapashtese fjala Ha per perendine e nen tokes e cila sipas legjendes perpinte, hante apo merte me vete ne boten e nendheshme gjithcka pa meshire.

 

Aferdita – Afroditi apo Aferdita eshte perendia e bukurise ose ylli i pare i mengjesit qe simbolizon ardhjen e dites.

 

Prijam – Mbreti i Trojes, nga fjala Prij apo Udheheq.

 

Zeus – Zaas, Da, Dia, Din dhe Tan ne dialektin Ionian, apo Dia nga Sanskritishtja eshte gjithashtu nje emer mjaft i diskutuar.Shume historiane mendojne se e verteta edhe ketu gjendet me ane te gjuhes shqipe, Di apo Dia qe sjell fjalen Diell apo N- Dri – cim fjale qe ne shqip fillojne me DI pothuajse te gjitha kane kuptimin e Ndricimit dhe Informimit si Di, Diell, Dite, Dieg, Din etj. Megjithate ka mundesi qe fjala Zeus te rjedhe nga Za apo Zeri/Oshetima c’ka eshte edhe zhurma qe vjen pas simbolit kryesor te Zeusit, Vetetima.

Por le te shikojme edhe disa fjale te tjera qe vijne nga e ashtuquajtura Greqishte e Lashte ku sipas te ciles ne Legjenda thote se zeusi pas lindjes u hodh ne nje ishull dhe aty u mor ne mbrojtje nga disa roje qe quheshin ‘Kurete’ dhe gjate kohes qe ishte femije u ushqye me qumeshtin e nje dhie e cila quhej ‘Amalthia’.

Sipas historianit Mathiew Aref, fjala Kurete ka kuptimin dhe mund te shpjegohet shume qarte me ane te shqipes is Ku – Ret apo Ku u ret dhe qe do te thote aty ku Zeusi femije u rrit apo ata te cilet e riten,kjo gjithashtu i ka dhene edhe emrin e ishullit Krete.Nje fjale tjeter eshte emri i dhise nga e cila Zeusi femije u ushqye me qumesht.Amalthia eshte nje bashkim fjalesh, shpjegon Aristidh Kola,  Amal apo Amalt/Amelt dhe Thia me ndryshimin nga TH ne DH Dhia po me te njejtin kuptim si ne shqipen e sotme, dhe gjithashtu ne dialektin Geg fjala per qumeshtin eshte Amelt dhe Dhia pra Qumesht Dhie.

 

Thamiris – Eshte orakulli dhe kengetari me i famshem i lashtesise, ai permendet ne Iliade nga Homeri si Orakulli me zerin me te bukur i cili beri xheloz dhe Oret tre cilat e mallkuan duke e lene memec. Shpjegimi etimologjik vjen nga folja pellazgjike Tha dhe Mir apo Mire qe do te thote Tha Mire po me te njejtin kuptim ne shqip.

 

Kjo vecanti e gjuhes shqipe ka terhequr vemendjen e shume historianeve, te cilet kane arritur ne perfundime teper mbreselenese.

 

Giussepe Cattapano ben perqasjen e gjuhes shqipe me fjalet e Egjyptit te lashte.Dihet se Egjyptin e udhehoqi per nje ohe te gjate rraca e bardhe e Faraoneve prandaj Kattapanos i ka terhequr vemendje ngjashmeria e fjaleve dhe emrave te perendive nder te cilat disa jane:

 

Thot – Nga fjala thot ne shqip po me te njejtin kuptim pra tregon, meson dhe kjo eshte arsyeja pse Perendia Thot ishte perendia e dijes dhe e mesimit gjithashtu edhe ai qe iu mesoi Egjyptianeve alfabetin.

 

Sipas tij ne alfabetin Egjyptian te shpikur nga Thot-i, ne germen e pare A – kishte vendosur veten e vet, pra Ai, ne germen R – jane vizatuar Rrezet e diellit, ne germen Sh – pikat e Shiut e keshtu me radhe.

 

Faraon – Apo Fara One/Fara Jone sepse Faraonet asnjehere nuk perzieshin ne martesa me popullsine vendase.

 

Osiris – Nga fjala Siri apo Syri, nje nga aftesite e kesaj perendie ishte shikueshmeria teper e forte.

 

Ra – Eshte nje nga perendite me te rendesishme te Egjyptit, nga fjala Ra apo Reze(reze Dielli) sepse vete perendia Ra perfaqesonte diellin.

 

Herodoti te cilin greket moderne e quajten ‘Babai i Historise’ dhe kur fjalet e tij u kuptuan drejte e quajten ‘Tradhetari i Historise’ na percjell nje pjese shume interesante.Sipas tij nje nga Faraonet e Egjyptit deshironte te dinte se kush ishte gjuha me e lashte, ajo e popullit te vet apo ndonje tjeter.Ai mori dy femije te porsalindur, i vendosi ne nje shtepi dhe ndaloi qe aty te shkonte njeri pervec nje bariu i cili do ti ushqente, por nuk do tju fliste asnje fjale.Dy vjet resht bariu beri detyren dhe nje dite tek sa po shkonte per te ushqyer femijet, sa hapi deren ata ju sulen duke i thene fjalen ‘BEK’.

Faraoni pyeti dhe i thane se fjala bek perdoret nga nje fis i larget dhe do te thote BUKE.

Ne Mesapik prane Vlores eshte zbuluar nje mozaik (Mozaiku i Mesapikut VII) ne te eshte vizatuar nje koke njeriu si dhe fjalet A PAK KE T AC me shkronja te alfabetit fenikas dhe eshte interpretuar si fjala e urte ‘Ha pak, ke te hash’.

Gjitahshtu interesant eshte edhe mbishkrimi i Gurit te Lemnosit i gjetur ne ishullin e Lemnosit ne Greqi dhe daton rreth shekullit te VIII p.e.s. Per historianet e atjeshem mbishkrimi mbetet nje mister dhe jane munduar ta afrojne me etruskishten por me kot sepse nuk kane marre parasysh gjuhen shqipe e cila e zberthen fjale per fjale.Mbishkrimi eshte menduar te jete nje kenge vaji per dike qe ka vdekur dhe ka fjale si ‘Fis’ e ‘Zi’ po me te njejtin kuptim si ne shqip.

 

 

Z.Mayani ka mundur te shpjegoje pjesen me te madhe te fjaleve Etruske me ane te shqipes, ne librin e saj ‘Fundi i misterit etrusk‘, nuk ka dyshim se Etrusket flisnin nje dialekt te pellazgjishtes pra shqipen e sotme.

 

Ne ekspeditat e Aleksandrit te Madh per ne Indi, nje pjese e ushtareve te tij u shkeputen dhe u vendosen midis Pakistanit. Ata jetuan aty dhe rruajten me fanatizem traditat e tyre te lashta.Sot keta banore njihen me emrin Kalash dhe jane krejtesisht ndryshe nga popullsia qe i rrethojne, ata kane tipare europiane dhe adhurojne perendite pagane te lashtesise, per kete arsye quhen Kalash (Ofendim) nga popullsia tjeter sepse nuk jane myslimanizuar. Vendi ku ata jetojen eshte ne formen e nje kodre dhe quhet ‘Hundez’ dhe nje mal te cilin ata e mbajne si te shenjte e quajne ‘Bubullimon’.

 

Jane aq shume historianet te cilet gjuha shqipe i ka bere per vete sa qe eshte e pamundur te permenden te gjithe por mund te falenderohen dhe, une, i falenderoj perzemersisht per punen e tyre dhe mbi te gjitha duke thyer nje ‘Tabu’ te historise e cila i drejtonte c;do historian dhe etimolog ne gjuhet greke dhe latine duke mos e marre parasysh shqipen e cila eshte dhe celesi i zberthimit te c’do misteri.

Gjuha e Perendive Read More »

Histori rrëqethëse : “Më tradhtoi me marokenen, tentoi të më vriste dhe më grabiti. Pastaj u zhduk”

Një histori dramatike por si shumë ndoshta të pa treguara ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Një serial tradhtish, dhune, vuajtjesh e deri tek tentativa e vrasjes.

Bëhet fjalë për një çift emigrantësh shqiptarë, të divorcuar tashmë por ende me shumë probleme të pazgjidhura. Hamide Sina ka ardhur në emision për të denoncuar mashtrimin që i ka bërë ish-bashkëshorti me ndarjen e pasurisë, i cili i ka shitur shtëpinë në Durrës duke falsifikuar dokumente.

20180213-122423

Hamidja nga Tirana u martua në mars të vitit 1985 në Durrës me zotin Skënder Lekli, i cili tani e ka ndërruar emrin dhe quhet Andrea Lekli. Ajo ka dy vajza Suadën dhe Malvinën. Në vitin 1991 burri i saj iku në Itali dhe në 1992 edhe Hamidja i shkoi pas me vajzën e madhe dhe një vit më vonë arriti të merrte edhe vajzën e vogël në Itali, të cilën e kishte lënë tek nëna e saj në Sauk.

Por jeta e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin imagjinuar. Tradhtitë e Skënderit shkaktuan dramë në familje deri tek ndarja, raporton “BalkanWeb”.

“Në fillim e kam dashuruar. Ishte i rregullt. Unë isha shumë e vogël, 15 vjeçe. Edhe kur kam bërë vajzën e madhe, më dukej si kukull në dorë. Kemi vuajtur pa lek, pa punë. Shkuam në Brindisi pastaj kunata, motra e ish-burrit na mori në Novara. Na mbajti dy muaj. Ish-burri gjeti punë dhe gjetëm një shtëpi.

Kemi vuajtur sa vetëm Zoti e di derisa avash-avash blemë një shtëpi. Unë bëja pastrim me orë ndërsa ai punonte si marangoz, punonte me transfertë në Genova. Një ditë të bukur zbulova që kishte një të dashur në Genova.

Shkonte me një ekuadoriane. Për tre muaj i mbaroi të gjitha lekët. Për shkak të fëmijëve ia fala dhe filluam nga e para. Për dy vjet u kthye normal. Gjeti punë normalisht nuk mund të bënte ndryshe pasi nuk kishte asnjë lek në xhep. Mendova se çdo gjë po shkonte mirë, pastaj filloj të pinte, nuk punonte.

Një ditë erdhi një shoqe dhe më thotë që e shihte burrin tim gjithmonë në të njëjtin vend që parkonte makinën. Atë darkë shkova tek ai vend bashkë me vajzën e vogël dhe e gjeta burrin me një marokene duke bërë dashuri.

Nuk i thashë asgjë, të nesërmen e mora me të mira pasi doja të zbuloja gjithçka. Në fakt nuk kisha më ç’të merrja vesh, vendimin e kisha marrë, ia kisha falur një here dhe nuk do ta falja më, e vetmja zgjidhje ishte divorci. Por ai edhe pse kishte marrë një apartament me qira me marokenen dhe vinte në shtëpi vetëm për të bërë sherre dhe konflikte, nuk e pranonte faktin që kisha vendosur të ndahesha”, rrëfen Hamidja.

Ajo thotë mes lotëve se madje ish-burri ka tentuar dhe ta vrasë, pavarësisht se kishte bërë edhe një fëmijë të jashtëligjshëm.

“Dajak e thika, çfarë të them. Një moment ka marrë thikën në sy të vajzës dhe më ka kërcënuar. Vinte në shtëpi vetëm për të ngrënë e për t’u larë. Nuk jepte më asnjë lek dhe unë nuk doja që ai të vinte më në shtëpi. Pas disa kohësh zbulova se ai kishte një vajzë një vjeçe me shtetasen marokene, por unë me këtë vajzë nuk kam asgjë, nuk kam asgjë kundër saj. Ajo i ka bërë të gjitha këto për shkak se e ka dashur burrin tim. Ishte ai që e bëri zgjedhjen e tij, nuk e shtyu ajo”, thotë nëna e dy vajzave.

Një tjetër incident i rëndë, ka qenë kur ish-bashkëshorti, sipas Hamides tentoi ta shtypte me furgon, kur ajo vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Gjithsesi atëherë vendosa të vija në Shqipëri dhe të bëja divorcin. I shiti të gjitha çfarë kishte dhe i shpenzoi të gjitha lekët. Ndërkohë që ka pasur dhe një incident shumë të rëndë. Ai ka marrë furgonin dhe ka tentuar të më vrasë, por kam shpëtuar për mrekulli, ndërkohë që skenën e ka kryer në sy të të dyja vajzave të cilat ulërinin të dëshpëruara”, tregon Hamidja.

Si shkak i kësaj ngjarje i është dashur një vit të rikuperohej në spital. Divorci është bërë në vitin 2004. Ai shkoi të jetonte tek shtëpia që kishin në Durrës, por ajo nuk e priste se ai do të falsifikonte dokumentet dhe do të shiste shtëpinë, duke përdorur një grua tjetër në vend të saj dhe me dokumente false. E ka denoncuar këtë gjë, por edhe pse u dënua fillimisht me 18 vite, pastaj 15 e më pas 8 vite, Hamideja thotë se nuk ka kryer asnjë ditë burg, dhe kërkon pjesën e pasurisë së saj dhe vajzave.

“Ai donte t’i mbante të dyja edhe mua e vajzat dhe tjetrën. Por ne nuk jemi në kohën e qepës. Nuk mund të jetohej ashtu, pikë. Unë ia kam çuar dhe në burg vajzat sepse doja të ruante komunikimin. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje, pavarësisht se thotë se kam paguar për ato që kam bërë. Por kurrë nuk i shihte vajzat në sy”, thotë Hamidja.

Ajo kërkon që të vihet drejtësi dhe të marrë shtëpinë, ndërsa ish-bashkëshorti ndodhet në arrati. “Sapo shiti banesën ai u zhduk. Ai nuk hyn dot në Itali, nuk vë dot këmbën. Ndaj mund të jetë në Shqipëri”, thotë ajo.

Histori rrëqethëse : “Më tradhtoi me marokenen, tentoi të më vriste dhe më grabiti. Pastaj u zhduk” Read More »

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje

Reshjet intensive në disa zona, do të shtohen gjatë ditës së nesërme. Kështu sipas parashikimit të motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme, parashikohet që zona të Vlorës të përfshihet sërish nga mot i keq dhe reshje të shumta.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet

Sot pasdite deri nesër në mesditë priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë lokalisht intensive (duke u shoqëruar edhe me shtrëngata), deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Nesër pasdite reshjet do të bëhen të dobëta.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme dhe nesër në basenin e Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme.

Rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë dy ditëve në vazhdim do të kenë edhe Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje Read More »

Djali shqiptar që çmendi botën, si u kthye në gjeni mashtrimi me kompjuterat, ja çfarë thonë prindërit

Aldo eshte fieraku qe shihni ne foton me lart, i cili cmendi boten me talentin e tij per te mashtruar me ane te kompjuterave.

Në jetën reale Aldo Ymeraj 25 vjeç njihet si një i ri vetmitar dhe i mbyllur. Ai jetonte në Fier mes dy prindërve të ndarë dhe kush është afër tij e di lidhjen e forte me kompjuterin.

Në jetën virtuale ai quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hakerash prej 10 mijë anëtarësh. Por si çdo hakerues në internet të dhënat e tij nuk ekzistojnë, ai nuk ka Facebook dhe as llogari tjetër me këtë emër.
E vetmja foto është ajo e disa viteve më parë përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në Facebook për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare.

Por emri i Aldo Ymeraj u bë i njohur për policinë vendase gjatë goditjes së grupit AHG, Albania Hackers Group i cili solli jo pak shqetësim në bllokimin e serverave të institucioneve shteterore dhe mjaft shoqërive private.

Por ky arrestim duket se më pas vetëm sa e perfeksionoi talentin e hackerues-it Ymeraj i cili sipas kësaj skeme rezulton të jetë mes 36 anëtarëve të grupit ndërkombëtar “In froud we trust, “Në mashtrim ne besojmë”.

Aldo Ymeraj u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetësh për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane.

Perveç Ymerajt jane edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofken “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende .Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.

“In fraud we trust” përdorte një forum në internet ku blinte dhe shiste karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale. por siç dyshon Departamenti i Drejtësisë amerikane kjo organizatë ka 10.901 anëtarë.

Djali shqiptar që çmendi botën, si u kthye në gjeni mashtrimi me kompjuterat, ja çfarë thonë prindërit Read More »

Vogëlushi kërkon nënën e vdekur dhe i telefon policisë. Gjesti i policit ka përlotur botën

Vdekja e babait ose e nënës është pa dyshim një nga ngjarjet më të dhimbshme për çdo fëmijë. Për më tepër, nëse i shtojmë vështirësitë që një fëmijë ka në kuptimin e konceptit të vdekjes, është një proces për të cilin ai sigurisht nuk është i përgatitur.

Një mëngjes fatkeq, nëna e Jerry-t u pranua në spital dhe kurrë nuk u kthye më prej andej. Babai i fëmijës u përpoq t’i shpjegonte atij se nëna e tij kishte shkuar në qiell, por 5-vjeçari nuk mund ta kuptonte pse e ëma nuk u kthye për ta parë më atë. I shqetësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur asaj, ai vendosi të thërrasë policinë për ndihmë.

Tommy Lee, një oficer veteran, ishte ai që iu përgjigj thirrjes së urgjencës atë ditë. Në fillim ai mendonte se ishte një shaka e keqe, por kur e kuptoi se po fliste me një fëmijë ai vendosi ta dëgjonte me durim.

Jerry i shpjegoi policit se çfarë i kishte thënë babai, se nëna e tij kishte shkuar në qiell dhe i tha se ishte shumë i shqetësuar sepse ajo nuk ishte kthyer ende. Me çdo fjalë që dilte nga goja e pafajshme e fëmijës, policët ndiheshin gjithnjë e më shumë të mbërthyer nga trishtimi.

Polici, duke qenë vetë prind, e kuptoi trishtimin dhe konfuzionin që ndjente Jerri, kështu që ai vendosi t’i jepte disa këshilla që do t’i bashkonin në një mënyrë që askush nuk mund ta imagjinonte kurrë.

Lee i tha djaloshit të shkruante disa letra dhe t’ja dërgonte nënës së tij me balona të kuqe, kështu që ajo mund t’i lexonte ato në qiell.

Pas bisedës telefonike, Jerry i shkroi një letër çdo muaj nënës së tij, të cilën e dërgonte në një tullumbace të kuqe me shpresën për të marrë një përgjigje.

Pas një kohe, Jerry e telefonoi sërish policin, sepse nuk kishte marrë ende një përgjigje nga nëna e tij dhe ishte i dëshpëruar.

Agjenti i tha atij se duhej të qëndronte i qetë, se ai ishte i sigurt se nëna e tij i lexonte letrat dhe se ai duhet të vazhdonte t’i dërgonte. Lee kishte një plan të gatshëm që të mos e zhgënjente fëmijën.

Pak ditë më vonë, një grup policësh me motorë shkoi në shtëpinë e Jerry-t, secili prej tyre solli tullumbace të kuqe.

Lee i tha Jerrit se nëna e tij i kishte lexuar të gjitha letrat dhe donte të vazhdonte t’i merrte ato.

Për të siguruar që fëmija besonte se komunikonte me të vërtetë me nënën e tij, policia vendosi të merrte disa informacione lidhur me të. Për ta njohur më mirë, ai kërkoi ndihmë nga babai i tij dhe nga disa mësues të tij.

Me gjithë informacionin që kishte arritur të merrte në llogari të tij, policia i dërgoi fëmijës një letër nga e ëma, ku shkruante se e donte shumë dhe ishte shumë e kënaqur me rezultatet e shkollës.


Tregime si ky meritojnë të shpërndahen, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të arrijnë të njohin gjestet e dashurisë.

“Ky polic meriton të gjithë dashurinë e botës!”.

Vogëlushi kërkon nënën e vdekur dhe i telefon policisë. Gjesti i policit ka përlotur botën Read More »

Kjo do të jetë puna më e kërkuar e së ardhmes, sot askush se quan punë

Në fillim të viteve 2000-ta figura e menaxherit të medieve sociale, specialistit të menaxhimit të faqeve Facebook apo Instagram nuk figuronte nëpër CV.
Ai që 10 vite më parë ka investuar në një kurs formimi dhe ka eksperimentuar me rrjetet sociale, sot mund të konsiderohet një profesionist i mirëfilltë. Një e dhënë e cila duhet të na bëjë të arsyetojmë është ajo e studimit të Forumit Ekonomik Botëror, 65 për qind e fëmijëve që sot shkojnë në shkolla, pasi të diplomohen do të bëjnë punë që sot nuk ekzistojnë akoma por që vetëm mund t’i imagjinojmë.

Tregu i punës është në një proces transformimi të shpejtë. Sipas Forumit të Davos-it, brenda vitit 2020 parashikohet humbja e 7.1 milionë vendeve të punës, pjesa më e madhe e tyre në role administrative. Njëkohësisht do të ketë edhe një rritje me dy milionë vende pune në profesionet e sektorit të teknologjisë, matematikës dhe inxhinierisë. Mes vendeve të humbura dhe atyre të fituara, mbetet një boshllëk prej 5.1 milionë vende pune, shkruan Scan.

Në vende si Italia, mes arsyeve të papunësisë rinore qëndron një linjë e gjatë e krizës ekonomike dhe mungesës së një sistemi meritokracie. Një pjesë e përgjegjësisë duhet kërkuar te ministrat e edukimit të viteve ’80-ta që nuk janë impenjuar për të kuptuar se cilat perspektiva do të duhej të kishin studentët sot në botë, për të investuar në formimin e tyre.

Në leximin global të evolucionit të mundshëm të tregut të punës, sa më i lartë të jetë niveli i edukimit dhe i specializimit në një sektor, aq më e lartë është mundësia e punësimit. Atëhere, çfarë po bëjmë sot për të përgatitur brezat e ardhshëm për botën e nesërme?

Tre procese të pandalshme do të ndikojmë më shumë se të tjerët: teknologjia dhe interneti, plakja e popullsisë e ngrohja globale. Tregtia do të vijojë të zhvendoset derisa të kthehet në një tregti elektronike dhe do të ketë gjithnjë e më pak dyqane pranë banesave e më shumë dyqane on-line.

Si rrjedhojë, gjithnjë e më shumë kompanitë do të investojnë në reklama dhe në menaxhimin e markës on-line, nga imazhi te shitjet. Manaxherët e tregtisë elektronike, manaxherët e Search Engine Optimization (SEO, disiplinë marketingu) sot janë profesione reale.

Jetojmë në një shoqëri të informatizuar, nga telefonët celularë të kompjuterët e zyrave publike – çdo minutë krijohen e ruhen miliona të dhëna dhe shpesh bëhet fjalë për të dhëna të ndieshme. Ndaj është e nevojshme të formojmë persona që janë të aftë të administrojnë të gjithë këtë informacion.

Që në fëmijërinë e hershmem, fëmijët do të mësohen të përdorin tableta e ekrane me prekje, por sfida e vërtetë është t’i bëjmë të rriturit e së nesërmes të vetëdijshëme për instrumentet që kanë në dorë dhe për mënyrën sesi t’i vënë në nënshtrim.

Ndaj është e rëndësishme që të mësojmë në shkollat fillore elementet e zhvillimit të teknologjisë përmes gjuhës së kodimit. Të dish të programosh nënkupton të jesh në gjendje të urdhërosh një makinë për të kryer një detyrë të caktuar.

Në Itali, 22.3 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç, një përqindje që në vitet e ardhshme do të shtohet edhe më tej. Përcaktimi i disa politikave serioze për të mbështetur të moshuarit e për familjet që kujdesen për ta, është një prioritet. Nga pikëpamja e punësimit, hap një skenar në të cilin do të nevojiten gjithnjë e më shumë persona të gatshëm për t’u kujdesuar për të moshuarit, si për kurimin ashtu edhe për aktivitetet e përditshme.

Ngrohja globale në detyron për një ekonomi me emetime të ulëta. Transformimi në një ekonomi pro ambientit, do të gjenerojë vende të reja pune shtesë në çdo sektor të ekonomisë. Punët e gjelbra, janë ato që impenjohen për të minimizuar çdo formë shpërdorimi e ndotje, për të reduktuar impaktin ambiental të sipërmarrjeve, duke përmirësuar eficencën energjetike dhe një përdorim më eficient të lëndëve të para si uji.

Kjo do të jetë puna më e kërkuar e së ardhmes, sot askush se quan punë Read More »

Ish-deputeti zbulon sekretet: Meta shtëpi me 20 banjo në Afrikë, Rama me bunker 10 hektarësh

Protesta e bërë ditën e djeshme nga artistët e teatrit dhe fjalët e tyre të ndjera, duket se kanë prekur dhe kanë bërë të reagojë edhe ish-deputeti i parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.

Në një status referuar deklaratës së Bujar Asqeriut, se politikanët tanë kanë vila e para pa fund, ndërsa për artistët “nuk e çan njeri trapin” dhe se i ndjeri Bujar Lako jetonte në një dhomë prej 50 metra katrorësh, Ndocaj ka treguar disa “sekrete” të politikanëve tanë.

Në vijim të shkrimit të tij, ish-deputeti u quan Ramë, Metën e Berishën, “bandë kriminale”.

Reagimi i plotë i Eduart Ndocaj:

Politika me e pasur dhe me e korruptuara ne bote. PA PUNUAR ASNJE DITE ASNJERI PREJ TYRE.
Ilir Meta ka banesen me 20 banjo e pasuri ne Londer e Afrike te Jugut.

Edi Rama shpin bunkier e 10 hektare ullinj dhe pasuri ne SHBA.

Sali Berisha supermilardier dhe bashke me familjaret nuk din sa shtepi e pasuri kane.

Deputete dhe ish deputetet milardiere dhe pasuru neper bote .

Ministrat e ish-ministrat milardiera dhe pasuri neper bote.

Kurse keto artista te medhenje trajtohen si skllever .

Populli pa pune pa buk pa shpres.

Gazetaret trajtohen si skllever.

Intelektualet si mjeran.

ZGJOHUNI SHQIPTARE BASHKOHUNI KUNDER KSAJ MAFIE POLITIKE TE TRE BANDAVE.

BANDA KRIMINALE RAMA

BANDA KRIMINALE META

BANDA KRIMINALE BERISHA .

Ish-deputeti zbulon sekretet: Meta shtëpi me 20 banjo në Afrikë, Rama me bunker 10 hektarësh Read More »