Aurora

Shpërthimi me tritol : Shihni si rrafshohet në pak sekonda vila katërkatëshe në Fier

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur objektin e katërt me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit. Objekti katër kate dhe specialistët e IKMT kanë hapur në trupin e tij 400 furnella (vrima) ku u vendosën 8 kilogramë lëndë shpërthyese.

Për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi, janë vendosur 3 mijë thasë me rërë. IKMT u bëri thirrje pronarëve të objekteve pranë objektit që u prish, që të mbanin hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.

Objekti u prish në vijim të aksionit të IKMT në Fier, në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.

Momentet nga shpërthimi i objektit në fjalë, por për më tepër shihni videon:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=fkhYJYG2Vek]

Shpërthimi me tritol : Shihni si rrafshohet në pak sekonda vila katërkatëshe në Fier Read More »

Kuran Qerim, dorëshkrimi i rrallë i shek. XIX në Drejtorinë e Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po pasuron përditë e më shumë publikun dorëshkrime me vlerë të madhe kulturore dhe historike që janë pjesë e vyer e kësaj arkive.

Një ndër to është Kuran Qerimi, dorëshkrim i ilustruar, shek. XIX, 393 fletë letre, 240 x 160 mm, kopist anonim.

Ky kuran është zbuluar nga “Koleksion i dorëshkrimeve arabo-perse” i cili është më pak i njohur po ruan thesare të vyera librore .

“Ky kuran bashkë me dorëshkrime të tjera, së shpejti do të vijnë në një ekspozitë në të cilën publiku do të ketë mundësinë ti shoh e ti prek këto pasuri të cilat janë të shumta në vendin tonë,e ku Arkivi Qendror i Shtetit shërben si një ‘kasafortë’ për ruajtjen e këtyre materialeve që janë me vlerë të madhe kulturore dhe historike. Dy fletët e para të ilustruara gjerësisht janë ato të Sures El-Fatiha dhe El-Bekare. Ilustrimet në marginale të dy fletëve të para paraqesin dekore floreale dhe lineare, të punuara me ngjyrë blu, të kuqe dhe ar. Fletët e tjera të tekstit përmbajnë tre korniza të brendashkruara, të punuara me ngjyrë të kuqe, blu dhe të artë’, sqaron AQSH.

“Në ndarjet mes ajeteve kuranore janë vendosur shenja pikësimi në formë luleje të punuar po ashtu me ar. Kapakët janë punuar me karton të veshur me lëkurë, po ashtu i dekoruar me relieve të mbushura me ar”, thuhet më tej.

Sipas kësaj arkive, gjendja fizike e dorëshkrimit paraqitet shumë e mirë.(Marre nga ATSH)

Kuran Qerim, dorëshkrimi i rrallë i shek. XIX në Drejtorinë e Arkivave Read More »

Keni një shtrëngim duarsh të dobët? Ja katër arsye pse duhet të shqetësoheni

Kërkimet e reja tregojnë se njerëzit me shtrëngime duarsh të dobët kanë gjasa të vuajnë nga atakët në zemër. Por sikur vetëm kjo të mos mjaftonte, ja 4 arsye të tjera pse duhet të kontrolloni më fort dorën tuaj.

Shtrëngimi i duarve, si të gjithë e dimë, mund të jetë një fushë e minuar.
A duhet t’i përshtatemi forcës me të cilën na jep personi tjetër dorën, apo duhet t’ia shtrëngojmë më fort? Sa duhet të zgjasë shtrëngimi i duarve? A i keni larë duart më parë? A duhet t’ i mbani erë gishtave pasi i keni dhënë dorën dikujt? A duhet të vendosni dorën tjetër mbi dorën e personit, apo ta vendosni në shpatullën e tij? Apo përqafimi është i këshillueshëm? Dhe tani, ne mësojmë se ky gjest mirësjelljeje, është edhe një parashikues i sëmundjeve serioze.

Studimi i publikuar në The Lancet javën e kaluar, zbuloi se një dhënie dore e lehtë mund të jetë sinjal për rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Studimi ndërkombëtar 4-vjeçar, që përfshin 140 mijë të rritur nga 17 vende, doli në konkluzionin se dhënia e dorës është një parashikues më i mirë i vdekjes së parakohshme se sa testet e tensionit të gjakut.

-Ka më shumë gjasa të vdisni të rinj
Nuk janë vetëm ataket në zemër që janë të lidhura me mënyrën e shtrëngimit të duarve. Një studim i bërë në mbi një milion adoleshentë meshkuj në Suedi, mes viteve 1951 dhe 1976, zbuloi se fuqia e dhënies së dorës është i lidhur me vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare, por lidhej edhe me rrezikun e lartë të vetëvrasjes.

-Keni më pak gjasa të gjeni një partner seksual
Në vitin 2007, Gordon Gallup, një psikolog evolucionist në Universitetin Albany në SHBA, publikoi një studim që tregonte se njerëzit me shtrëngim dore më të fortë se mesatarja, kishin mundësi të rritura seksuale, që lidhej me një numër më të lartë partnerësh seksualë. Ai gjithashtu zbuloi se meshkujt me shtrëngim dore të fortë kishin tendencën të ishin më agresivë, dominantë e më mashkullorë.

-Keni më pak gjasa të jeni të mirë-arsimuar
Vitin që kaloi, Warren Sanderson, një profesor ekonomie në Universitetin Stony Brook, dhe Sergei Scherbov, drejtor i Institutit të Sistemit të Aplikuar, publikuan një hulumtim që arriti në përfundimin se njerëzit e mirë arsimuar kanë një shtrëngim duarsh më të fortë se ata më pak të edukuar. Ata zbuluan se forca e shtrëngimit të dorës së një 65-vjeçari më pak të arsimuar ishte e barabartë me forcën e dorës së një 70-vjeçari të mirë arsimuar. Kështu që sa më shumë i arsimuar të jetë një person, aq më ngadalë plaket ai.

-Keni më pak gjasa të keni sukses në një intervistë pune
Një studim i kryer në mars të këtij viti zbuloi se shtrëngimi i lehtë i dorës është një nga gabimet më të madhe që njerëzit bëjnë në një intervistë pune. Ky konkluzion u arrit nga Front of House Recruitment që shpjegon se punëdhënësit ndjenin një mungesë besimi dhe entuziazmoi në mesin e kandidatëve për punë që shtrëngonin dorën lehtë.

Keni një shtrëngim duarsh të dobët? Ja katër arsye pse duhet të shqetësoheni Read More »

Nëna e 8 jetimëve shprehet me lot në sy: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj

Skamja vazhdon ende të jetë e theksuar në fshatrat më të largët në Shqipëri e Kosovë.

Historia e trajtuar më poshtë është ajo e familjes Gegaj, 8 anëtarët e së cilës janë fëmijë jetim.

Babain e kanë humbur para 12 vitesh. Njëra nga vajzat e familjes thotë se kanë turp nga varfëria që i rrethon dhe se shoqëria e tyre nuk e di gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, raporton “BË”.

Ndërsa nënën e kanë ende gjallë. Ajo është Ajete Gegaj. Është 55 vjeç. Portreti i saj tregon sa shumë e kanë rënduar hallet dhe sakrificat që kalon çdo ditë për të mbajtur me bukë jetimët e saj. Si jetojnë ata? Me çfarë ushqehen, me çfarë ngrohen në mes të atij acari e humbëtire, në Malishevë. Me këmbët e zbathura, me pak rroba e të shtrirë në disa sfungjerë, të mbuluar me nga një batanije.

Ajetja tregon se nuk e zë gjumi natën kur fëmijët i ka pa ngrënë.

Ajo shprehet me lot në sy:

Sot nuk kisha bukë, fëmijët pinë vetëm çaj. Çdo ditë kështu është. Por fëmijët ashtu keq i zë gjumi. Unë nuk fle as natë e as ditë”.

Nga hallet e nga dhimbja, 55-vjeçares vuajtjet i kanë dhënë dyfishin e moshës në lëkurë.

Shtëpia e familjes Gegaj do ta bëhet e banueshme pasi aktualisht është jashtë çdo lloj kushti jetësor.

Nëna e 8 jetimëve shprehet me lot në sy: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj Read More »

Historia trishtuese, prej 20 vitesh Drita e paralizuar jeton në kullë, i shërben vetëm kunata

Sofia ia heq ushqimin nga goja fëmijëve për kunatën e sëmure. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 udhëtoi për të parë nga afër Dritën, një 54-vjeçare me një sëmundje të pashërueshme që banon në një kullë të vjetër në Klos.

Historia e saj është e dhimbshme dhe tragjike njëkohësisht. Në këtë kullë të vetmuar, Drita jeton e ngujuar se brendshmi, e shkëputur nga realiteti, realitet të cilin ajo refuzon ta pranojë.

dritaaa

Një dhomë boshe, disa dritare të mbyllura të kullës së vjetër dhe një oxhak pa zjarr në vatër është e gjithë bota e saj. Në moshë fare të re, i ndërroi jetë e ëma, me të cilën ishte shumë e lidhur, e që prej asaj dite, ajo u mbyll në vetvete deri sa u sëmur rëndë duke kaluar në depresion, sëmundje që nuk gjeti shërim. Prej 20 vitesh ajo është e paralizuar dhe nuk mund të lëvizë më.

Sytë e saj të përhumbur, vështrojnë diku larg, sikur bezdiset nga prania e kësaj bote dhe kërkon ta lësh në qetësinë e saj, frikshëm të dhimbshme.

Drita refuzon ushqimin, refuzon shërbimin, po kush kujdeset për Dritën? Ajo pranon vetëm një njeri që t’i shërbejë, që është Sofia, kunata e saj. Sofisë, së cilës e gjithë jeta është kthyer në shërbim të përhershëm ndaj kunatës asnjëherë nuk ankohet, edhe lotët i derdh nga keqardhja për kunatën e cila vuan.

Kunata përpiqet të gatuajë me atë çfarë ka, për ta ushqyer, por shpesh herë edhe ushqimi s’mjafton. I ka ndodhur edhe të heqë nga sofra racionin e fëmijës së saj për t’ia dhënë kunatës.
Sofia punon në shtëpi dhe në arë, te bagëtitë dhe kujdeset për 5 fëmijët e saj, vjehrrin, bashkëshortin dhe Dritën, jeta e saj është kthyer në një shërbim të përhershëm. Gjendja ekonomike e familjes Muça është mjaft e vështirë.

Drita kërkon një njeri që të kujdeset vetëm për të, mirëpo mundësitë e kunatës janë të tilla që duhet të merret me shumë gjëra. Drita është shumë e lidhur me Sofinë, sa që nuk pranon asnjë njeri tjetër, por edhe Sofia nuk pranon që ta largojë prej vetes. Sofia kërkon një ndihmë financiare në mënyrë qe kunata të mos merret me punë tjetër por të kujdeset vetëm për Dritën, sëmundja e së cilës nuk ka shërim.

Në studio Elvis Naçi deklaroi se Dritës i është lidhur një pension gjithashtu asaj do t’i dërgohen vazhdimisht ushqime.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ulf-9op9VSE]

Historia trishtuese, prej 20 vitesh Drita e paralizuar jeton në kullë, i shërben vetëm kunata Read More »

Presidenti Ilir Meta, ndërmjetësues i marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i përfshirë në aneks marrëveshjen e re ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

Burime të gazetës “Epoka e re”, kanë bërë me dije se për këtë proces ka një meritë presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Sipas këtyre burimeve, presidenti Meta më 9 shkurt (ditë e premte) ka pasur një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviq, me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth demarkacionit.

Takimi mes Metës dhe Markoviqit ka ndodhur në Podgoricë në “Villa Gorica”.

Për angazhimin e presidentit Meta si ndërmjetës për këtë temë kanë qenë në dijeni Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.

“Të premten e shkuar, datë 9 shkurt, presidenti Meta ka qenë në një dreke informale në Podgoricë në ‘Villa Gorica’ me kryeministrin e Malit të Zi dhe ka negociuar formulën përfundimtare për demarkacionin para vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë. Në dijeni të këtyre negociatave sekrete ka qenë zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri Haradinaj”, kanë thënë burimet e gazetës “Epoka e re”.

Presidenti Meta deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth përfshirjes së tij në aneks marrëveshjen e re, e cila ka rezoltuar me pajtimin e dy palëve rreth zgjidhjes së çështjes së demarkacionit.

Megjithatë ai ka uruar për arritjen e kësaj marrëveshje.

Presidenti Meta do të jetë nesër në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Më 14 dhe 15 shkurt, kryeministri i Malit të Zi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku edhe dha sinjale se shteti i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

Presidenti Ilir Meta, ndërmjetësues i marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi Read More »

Basha reagon për deklaratat e Ramës: Ky gënjeshtar kërkon t’i japë mend edhe Kosovës

Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama,i cili kritikonte qeverinë e Kosovës, ka ardhur dhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Me anëtë një statusi në “Facebook”, kreu i PD, Basha e ka cilësuar Ramën si turpin e shqiptarëve dhe gënjeshtar të droguar. Sipas tij, Rama nuk njeh më kufij, pasi shkatërroi Shqipërinë tani kërkon t’i japë mend edhe Kosovës.

Basha reagon për deklaratat e Ramës: Ky gënjeshtar kërkon t’i japë mend edhe Kosovës Read More »

Bujar Asqeriu: Kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri

Shpërthimi ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar i aktorit Bujar Asqeriu bëri bujë në rrjetet sociale. Ndërkohë debati lidhur me teatrin duket se është ende i nxehtë.

Përmes deklaratës së tij, Asqeriu denoncoi kushtet e mjerueshme ku ndodhen artistët, tentativën për të zhvendosur teatrin dhe ndryshimet për ligjin e artit dhe kulturës.

Ai tha se qeveritarët vjedhin vendin, pasurohen vetë dhe kjo është arsyeja përse nuk ka më para për artin dhe kulturën.

Ndërkohë sot, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Asqeriu tha se deklarata e tij erdhi pas akumulimeve për një kohë të gjatë.

“Unë nuk bëra kalkulime mendimesh dhe fjalish, nuk vajta në shtëpi mora lapsin të shkruaj këtë apo atë. Ato ishin fjalë që mua më ishin akumuluar sepse ne nuk jemi njerëz që hamë bukë dhe flemë gjumë. Bujar Aqeriu nuk u ngrit për teatrin e nënës dhe babait të tij, teatri është i të gjithëve. Unë kam folur me kohë nëpër gazeta. Nëse kryeministri mua më thotë do bashkëqeverisim, unë i falem atij dhe i them plaga ime është kjo…, do ta bësh apo jo? Ku ishte kjo ministre 5 vjet, flinte gjumë kjo?”, tha Asqeriu.

Aktori shtoi më tej se këtë nismë e mori pas deklaratës së aktorit Robert Ndrenika dhe shokëve të tij, të cilët kanë humbur jetën ende pa dalë në pension.

“Unë e mora nismën, sepse kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri. Unë kam parë shokët e mi të vdesin pa dalë në pension, unë nuk pyes për njeri, kjo është tragjedia dhe kësaj ata duhet t’i përgjigjen. Ne s’kemi kërkuar vilë, por të bëhet e jetueshme, ne s’mund të rrimë edhe në kasolle edhe me çadër. Miqtë e mi, teatri është juaji, i shqiptarëve”, shtoi aktori.

https://streamable.com/3ras3

Bujar Asqeriu: Kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri Read More »