Edhe pse ndodhemi në hyrje të stinës së dimrit termometri dhe në ditët në vijim do te tregojë temperatura të larta, për të cilën meteorologët e parashikojnë deri në fund të muajit nëntor.
“Deri më tani nëntori ka shënuar vlera shumë të larta, disa ditë ka shënuar edhe 28-29 gradë. Pritet që edhe pjesa tjetër e nëntorit të shënojë vlera 25- 26 gradë maksimalja në rang territori, që në fakt është 2-3 gradë mbi normalen”, shprehet Lajda Porja, sinoptikane.
Deri në datën 20 nëntor moti do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, por më pas pritet të ketë një episode vranësirash dhe shirash, por jo në sasi të konsiderueshme. Kryesisht kjo do të ndodh në zonat jugore, dhe pjesërisht në zonat qendrore, tregojnë meteorologët.
“Mund të them që edhe pse do të kemi shira, do të jenë shumë të pakta dhe kryesisht shira të izoluar. Mbetemi në situatën e motit të vranët edhe gjatë ditës së enjte, ku shirat do të jenë kryesisht në zonat malore, kurse dita e premte dhe fundjava do të sjellë sërish kthime në territor”, shton Lajda Porja, sinoptikane.
Pra ky muaj i fundit vjeshte do të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët, si dhe metereologët shprehen se edhe dhjetori pritet të jetë i tillë, ndaj nuk është ende momenti i duhur për të nxjerrë rrobat e dimrit nga garderob
Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 nisi të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT), ose ora 18:00 dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në 18:00. Sot është dita e fundit, dhe nëse nuk e keni kryer ende aplikimin të kanë mbetur dhe pak orë.
Ambasada amerikane vazhdimisht gjate kesaj periudhe ka ndare keshilla per te gjithe te interesuarit ne menyre qe te plotesojne me kujdes formularin ne menyre qe te shmangim cdo gabim qe mund t’i skualifikoje. Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Procedurat
Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.
Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.
Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2019, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 2 maj 2018, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.
Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.
I njohur si prokurori i ‘peshqve të mëdhenj’, Ramadan Troci do të dalë këtë javë para Vetingut për të mësuar nëse do të jetë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po shqyrton dosjen e prokurorit Troci përbëhet nga Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo) dhe Suela Zhegu. Trupa gjykuese do ta njohë prokurorin me gjetjet e hetimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Ramadan Troci njihet ndryshe edhe si prokurori që goditi ‘peshqit e mëdhenj’, të cilët më pas u shpëtuan nga gjykatat. Ramadan Troci ka firmosur arrestimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e bankës. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u prangos mbrëmjen e 5-shtatorit 2014, në zyrën e tij, në selinë qendrore të Bankës.
Sipas Prokurorisë, Fullani kishte abuzuar me detyrën e tij në 5 pika konkrete, duke lënë terren për abuzime që sollën deri në vjedhjen e shumës prej 713 milion dollarëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. Në përfundim gjykata i rrëzoi këto akuza, ndërsa Fullani mori 56 rroga dëmshpërblim. Ndërkaq, në shkurt të 2015, Prokurori Ramadan Troci firmosi urdhër-arrestin edhe për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për shpërdorim detyre. Edhe Gjika u shpall i pafajshëm nga gjykata.
Hetimi i thelluar
Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë depozituar tre raporte për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të prokurorit Troci. Raportet janë dorëzuar respektivisht nga Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Raportet janë shqyrtuar nga trupa gjykuese dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Trupa gjykuese dhe ONM kanë zhvilluar hetime të theluara për njërin ose për të tre kriteret. Rezultati i këtij verifikimi të thelluar është përcaktues për fatin e prokurorit.
Pasuria
Ligjshmëria e pasurisë mbetet kriteri kryesor për konfirmimin ose shkarkimin nga detyra të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët i nënshtrohen Vetingut. Prokurori Troci ka deklaruar një pasuri modeste pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Të ardhurat e prokurorit Troci, referuar deklaratave të pasurisë që ka siguruar Shqiptarja.com, përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes si dhe paga e vëllait pas vitit 2010. Nga viti 2003 dhe në vijim, Troci deklaron se ka kursyes nga paga e tij dhe e bashkëshortes 400 000 deri në 700 000 lekë në vit.
Në deklaratën fillestare, Troci deklaron vetëm një veturë me vlerë 300 000 lekë. Makinën e ka shitur në vitin 2007 në vlerën 400 000 lekë, ndërsa ka blerë në vitin 2008 një veturë tip Mercedes Benz, me vlerë 700 000 lekë. Sa i përket pasurive të paluajtshme, prokurori ka deklaruar blerjen e një apartamenti në Tiranë, në vitin 2011, me sipërfaqe 94.4 m2, me vlerë 5 494 080 lekë. Si burim, Troci deklaron kursime nga pagat dhe një kredi bankare, në vlerën 2 490 537 lekë, me afat shlyerje 15 vjet. Makina, apartamenti dhe paratë e kursyera mbulohen me të ardhurat.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një aktivitet në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të diskutuar reformën në gjimnaze. Gjatë fjalës së tij në aktivitet Ramës i ndodhi e papritura, duke u ndërprerë nga të lehurat e një qeni.
Teksa po fliste për reformën elektronike dhe barazinë në sistemin arsimor, një qen ka ndërprerë fjalën e Ramës, ndërsa kryeministri nuk ka ngurruar ‘t’i japë të drejtë’.
“Shumë e drejtë, mbarova”, është shprehur Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës
Platforma elektronike nuk njef emra mbiemra, familje. Njeh vetëm kode dhe në bazë të kodeve të jep rezultatin. E fundit që dua t’ju them…
(Në sfond dëgjohen të lehurat e një qeni)
…shumë e drejtë, mbarova. E fundit që dua tju them është që përtej të gjitha këtyre, juve jeni maturantë, drejtoresha shprehur mirënjohje çfarë kemi bërë ne për shkollën. Unë për vetë skam bërë asgjë për shkollën tuaj që të jemi të qartë. E kam lyer në fillim kur isha kryetar bashkie. Ngjyrat e reja nuk i keni tamam sic duhet. Nëse keni nevojë për ndonjë këshillë artistik unë jam gati ta jap. Laboratorët e të gjitha këto nuk janë merita ime.
Një deklaratë të fundit në formën e një bilanci të punës ishta ajo e Fatmir Xhafajt, i dorëhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm disa ditë më parë. Xhafaj tha se sukses është arritur në luftën kundër drogës, në uljen e numrit të azilkërkuesve dhe goditjen e grupeve kriminale në kuadër të aksion Forca e Ligjit. “Përfaqësues të grupeve kriminale që s’kishin guxim ti përmendin emrin sot janë në qeli, ndërsa të tjerë që gjenden jashtë po e shohin se si rrethi po u ngushtohet”, tha Xhafaj.
Fjala e Fatmir Xhafaj, gjatë takimit përshëndetës me drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit: Përshëndetje të gjithëve, Ju faleminderit që jeni sot të pranishëm në këtë takim të fundit me mua, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Sikurse jeni informuar, Kryeministri Rama ka pranuar dorëheqjen time nga detyra e ministrit të Brendshëm. Takimi me ju sot, nuk është ndjekja e një rutine sjelljeje të krijuar në raste të tilla. Jam këtu përpara jush për t’ju përshëndetur, e më shumë akoma për t’ju falënderuar dhe për t’ju shprehur mirënjohjen time të thellë e të sinqertë për të gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar ndaj meje në këtë periudhë që unë kam qenë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Sot, jam krenar se në këto muaj, në krye të një ekipi shumë profesional, me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit të përzgjedhur me shumë kujdes e përgjegjësi prej meje, kemi mundur të bëjmë disa suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend. Dua ta them që në krye të herës se vlerësimet e larta të qytetarëve, por edhe ato të partnerëve tanë ndërkombëtarë, janë konfirmimi më i mirë i suksesit të arritur në këtë periudhë.
Dëshiroj të vlerësoj dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë për qindra mesazhe vlerësuese që kam marrë këto ditë nga qytetarë anë e mbanë vendit, nga punonjës Policie të të gjitha niveleve dhe miq të ndryshëm, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, mesazhe të cilat më së shumti ju takojnë juve dhe punonjësve të Policisë pa asnjë përjashtim. Është plotësisht meritë e punës dhe e angazhimit tuaj, tejet serioz dhe profesional, që gjendja e kriminalitetit sot në vend është ndër më të ulëtat në këto 20 vite dhe standardi i sigurisë publike është ndër më të lartit. Statistikat zyrtare për vitin 2017 dhe 9-mujorin e parë të këtij viti konfirmojnë për sa më sipër. Dhe në disa tregues ato janë të krahasueshme me standardet më të mira evropiane.
Numri i veprave penale dhe në tërësi treguesit e nivelit të kriminalitetit gjatë vitit të kaluar, por dhe gjatë këtij 9-mujori janë në nivelet më të ulëta historike. Përfshi këtu edhe numrin e vrasjeve, vjedhjeve, aksidenteve, etj.
Në një dallim të madh nga e shkuara e afërt dhe e largët për vepra të rënda penale, si vrasje apo grabitje, jo vetëm janë zbuluar në kohë autorët e tyre, por çfarë është më e rëndësishme është bërë ndalimi dhe/ose arrestimi i tyre.
Jam krenar kur shoh në rrugë të mbarë dhe të konkretizuara me rezultate shumë të prekshme një sërë prioritetesh të rëndësishme, të cilat ua premtuam qytetarëve shqiptarë në fillim të mandatit të kësaj qeverie.
1. Lufta kundër kultivimit e trafikimit të kanabisit – ishte një ndër prioritetet tona kryesore dhe ndër të parat premtime publike që ne e kemi përmbushur plotësisht. Në 27 mars të vitit të kaluar në këtë sallë deklaruam një luftë pa kompromis kundër këtij fenomeni kriminal, të zhvilluar prej 25 vitesh në këtë vend. Dëshiroj t’ju kujtoj të gjithë kritikëve tanë, por edhe skeptikëve të ndryshëm dhe veçanërisht atyre që e kanë harruar ose që me qëllim bëjnë sikur e kanë harruar për të minimizuar suksesin e arritur, që kanabisi kishte shërbyer ndër vite si burimi kryesor i ngritjes dhe fuqizimit financiar të krimit të organizuar në këtë vend dhe që gati po shihej si normalitet i jetës sonë dhe si një pamundësi e shtetit e shoqërisë ta fitonin betejën me të.
Nuk ka qenë një sfidë e thjeshtë lufta kundër tij, por kemi patur gjithë vullnetin dhe aftësinë organizuese që t’i jepnim fund një herë e mirë një prej fenomeneve më kriminale në këtë vend. Dhe e theksoj pa asnjë mbështetje shtesë në burime njerëzore, logjistike e financiare. Kemi përmbyllur operacionin e madh të anti-kanabisit të këtij viti. Po pres me padurim të shoh rezultatet e certifikuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë që asistojnë e monitorojnë këtë operacion, të cilat do të ri-dëshmojnë se si një histori turpi e dështimi në vite të tëra më në fund e kthyem së bashku në një histori suksesi. Tashmë është fakt i pranuar dhe certifikuar prej partnerëve ndërkombëtarë. Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve evropiane ku kultivimi i kanabisit është një fenomen.
Ky sukses i jashtëzakonshëm është plotësisht tregues i seriozitetit dhe profesionalizmit të treguar nga ana juaj. Është tregues i ndershmërisë dhe i përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve dhe angazhimeve tona ndërkombëtare.
Ju faleminderit të gjithëve e veçanërisht punonjësve të policisë të rolit bazë, që kanë vigjiluar në terren me një angazhim të veçantë! 2. Menaxhimi më i mirë kufijve, me objektiv kryesor frenimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionit ilegal ishte një tjetër prioritet i rëndësishëm dhe i konsideruar i suksesshëm për ne në këtë vit të parë të këtij mandati.
Është rasti të sjell në kujtesë faktin se, në korrik të vitit të kaluar para marrjes së detyrës prej meje si ministër, vendi ishte nën presionin e shprehur të kthimit të regjimit të vizave për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të azilantëve në: Francë, Holandë, Belgjikë, etj. Kjo u shndërrua në një prioritet kyç të punës sonë edhe në kuadrin e plotësimit të kushteve të procesit të integrimit, por edhe si një test i rëndësishëm ndërkombëtar. Me një punë të mirë organizuar, ne mundëm që brenda 12 muajve t’i kthejmë shifrat e azil kërkimit nga një histori dështimi në një histori suksesi. Një histori suksesi që nga vetë Franca skeptike deri para pak kohësh, sot kjo histori suksesi po kërkohet të prezantohet si një model në Evropë.
Ndërkohë që kemi qenë tërësisht të angazhuar gjithashtu në një menaxhim aktiv të kufijve për një kontroll shumë më të mirë të flukseve në rritje të migracionit ilegal të 5-fishuar në këto 10 muaj krahasuar me një vit më parë, një shifër jo lehtë e përballueshme për kushtet e vendit tonë dhe e menaxhuar më së miri nga policia jonë e kufirit, gjithashtu pa asnjë shtesë burimesh njerëzore e financiare. Faleminderit strukturave të Kufirit dhe drejtuesve të tyre për punën e mrekullueshme në këtë aspekt! 3. Lufta kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit” padyshim që ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kyç. Rreth 12 muaj më parë qeveria miratoi Planin Kombëtar për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe ne filluam së bashku një projekt shumë të dashur për mua, Operacionin e emërtuar “Forca e ligjit”, një projekt të cilit i kemi kushtuar së bashku gjithë energjitë dhe aftësitë tona menaxheriale dhe operacionale.
Operacioni “Forca e Ligjit” është tashmë një qasje e certifikuar e vullnetit real dhe organizimit efikas në luftën kundër krimit të organizuar. Një projekt ambicioz, i mirë menduar dhe mirë organizuar, i vlerësuar e mbështetur gjerësisht edhe për këtë shkak edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, gjë që e kanë konfirmuar në disa qëndrime publike edhe këtu në Tiranë. Në vetëm 11 muaj ngritëm strukturat e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkëveprimit operacional, TFSQ e TFSR me policët më të përzgjedhur nga radhët e Policisë së Shtetit, si dhe përfaqësues të agjencive kryesore ligj zbatuese në vend.
Struktura këto që me një punë të jashtëzakonshme intensive e profesionale në kohë rekord arritën të identifikojnë, të skedojnë, të skanojnë e ndërtojnë për herë të parë, në një data baze solide, profilet e detajuara të të gjithë grupeve kriminale aktive në vend dhe në veprim jashtë territorit, si pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar. Një skedar i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare që pothuajse i mungonte tërësisht Policisë shqiptare. Në saj të këtij operacioni janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sot mund të flasim për rezultate konkrete. Në afro 11 muaj janë zhvilluar rreth 22 operacione policore, janë goditur dhë ndëshkuar 11 grupe të strukturuara kriminale të skeduara nga TFSQ, me mbi 175 persona të arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve kriminale, si dhe janë sekuestruar vetëm prej tyre rreth 20 milionë euro pasuri. Disa procese hetimore janë në fazën e finalizimit të tyre dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë rezultate të tjera në kuadrin e këtij operacioni.
Sot, krimi i organizuar në veçanti, por edhe krimi në përgjithësi nuk ndihet më i qetë. Anëtarët e këtyre organizatave e kanë parë dhe e kanë kuptuar shumë mirë, që sot për ta nuk ka asnjë lloj imuniteti në përballjen me ligjin.
Përfaqësues të grupeve kriminale që deri dje emrin e tyre nuk guxonte kush t’i përmendte dhe jo më të mendonte për t’i vendosur në bankën e të akuzuarave nga drejtësia, sot gjenden në qeli, ndërsa ata që janë jashtë po e shohin çdo ditë që rrethi po ju ngushtohet, se nuk e kanë më lirinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre kriminale. Qytetarët e kanë parë që dita-ditës, bota e krimit dhe shteti, gjithnjë e më shumë, po gjenden në anë të kundërt të barrikadës. Ky është një fakt shumë i qartë tashmë. Njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, kanë parë me simpati të madhe çfarë Policia e Shtetit ka bërë në këto muajt e fundit. Ata anëtarë të botës së krimit që deri dje ndiheshin si zot shtëpie në rrugët e qyteteve tona dhe sfidonin hapur shtetin në jo pak raste, sot kanë kuptuar se ka marë fund koha kur ata mundet ta sfidonin atë, apo më keq akoma të ishin në ndonjë rast në një anë me përfaqësues të shtetit.
Pikërisht me këtë synim madhor, kemi mbi 1 muaj që kemi nisur një tjetër operacion të rëndësishëm në territor, operacionin policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve”.
Krahas hetimit penal dhe pasuror të grupeve kriminale, paralel me të, kemi nisur ndëshkimin në territor të individëve me precedent penalë, të të kërkuarve nga ligji dhe ndëshkimin e atyre që deri dje konsideroheshin si të fortët e zonës, të lagjes apo të qytetit. Shkurt për t’ia nxirë jetën me forcën e ligjit kujtdo që guxon të sfidoj autoritetin e shtetit, autoritetin e policisë dhe forcën që atyre u jep ligji.
Në 5 javë që ka filluar intensivisht ky operacion policor pro-aktiv në territor janë ushtruar dhjetëra kontrolle ndaj personave konkret me precedent penal, në kërkim apo ndaj atyre që bëjnë të fortin në mjediset sociale, të skeduar si të tillë nga policia vendore. Dhe rezultatet flasin vet për ata që kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë. Janë ndaluar e arrestuar aty në territorin ku jetojnë rreth 350 persona nga të cilët rreth 190 persona janë ndër ata të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Gjithashtu janë kapur gjatë këtyre kontrolleve armë e qindra fishekë pa leje, lëndë narkotike, vlera monetare të pajustifikuara, automjete në përdorim të vlerave të larta një pjesë edhe të blinduara, etj.
Policia e Shtetit është duke i treguar kujtdo keqbërësi të këtij vendi se ka vetëm një autoritet, i cili nuk mundet të sfidohet nga askush. Ky është autoriteti i shtetit, Forca e Ligjit.
Ju faleminderit të gjithëve, drejtuesve të policisë në qendër dhe në nivel vendor për çfarë keni bërë në këta muaj, në këtë fushë! Një falenderim special drejtuesve të policisë kriminale, drejtuesve dhe punonjësve të policisë që shërbejnë si pjesë e Task Forcave Speciale në qendër dhe në qarqe, forcave operacionale, FNSH dhe Repartit “RENEA” që kanë kontribuar në disa operacione me risk!
Shqiptarët djanë më të përfolurit dhe duket se kjo gjë do të vazhdojë për një kohë të gjatë për shkak të precedentëve të së kaluarës. Së fundmi, thuhet se një shqiptar qëndron pas një krimi të ndodhur në Greqi.
John Macris njohur si nje nga gansteret me te fashmem ne Sydney mund te jete ekzekutuar nga nje shqiptar, i pajtuar si vrases me pagese.
Se paku keshtu hamendesojne mediat e huaja, teksa raportojne per kete ngjarje, duke shkruar se ai mund të jetë vrarë në një përleshje mes grupeve mafioze në Greqi, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë.
Sipas te njejtit burim, kjo perplasje e ashper bandash ka shkaktuar se paku 6 vrasje ne Greqi, nga fillimi i vitit.
Macris do të varroset në një kishë ortodokse greke në Australi, nderkohe qe kane nisur hetimet per vrasjen e tij, qe nuk perjashtohet mundesi te jete e porositur. “Këto lloj vrasjesh behen kryesisht nga shqiptare te paguar, që përdorin dy ose tre makina ose motoçikleta që të arratisen nga Greqia menjëherë pasi kanë kryer ekzekutimin”- raportojne mediat e huaja.
Një tjetër motiv i mundshëm që po shqyrtohet për vrasjen e 46-vjeçarit është zgjerimi i tij i fundit në industrinë e sigurisë. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha marrëdhëniet e biznesit të Macris për të përcaktuar nëse firma që ai kishte planifikuar të hapë, Shërbimet e Sigurisë 24/7, ishte një front i mundshëm për të ardhurat e padeklaruara.
Ata gjithashtu po shqyrtojnë nëse firma e sigurisë ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj rivalëve të tij të biznesit.
Policia e Vlorës gjatë një jave ka proceduar penalisht 43 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për shtyp të policisë janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 16 shtetas, si dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 26 shtetas, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë padi me qëllim për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.
Mësohet se nga ana e qarkullimit rrugorë janë vendosur 180 masa administrative për shkelje të ndryshme.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vazhdojnë punën në të gjithë qarkun me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive. /atsh
Agjencia e Inteligjencës Amerikane, CIA, parashikon që Bashkimi Evropian do të shkatërrohet. Ndikim në këtë mes do të kenë feja dhe ekonomia. Ky parashikimi sipas CIA-s, vjen si rezultat i krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar Bashkimin Evropian. E gjitha kjo mund të ndodhë brenda disa viteve.
Rritja e grupeve populiste brenda Bashkimit Evropian ka bërë që parashikimet pesimiste të CIA-së të marrin një vëmendje të madhe nga ana e organizatave the “Think-Tank-ut” Amerikan “Stratfor”, që është e lidhur me CIA-n. Ideja e një Evrope të re dhe një Evrope të Vjetër, është marrë në analizë nga shumë studiues të mëparshëm të Bashkimit Evropian. Ndër këta renditen, Timothy Garton Ash, si dhe filozofi i njohur gjerman Jurgen Hubermas. Faktet gjeopolitike të tilla si, forcimi i Polonisë dhe Rumanisë nëpërmjet një partneriteti strategjik me Amerikën, rritja e Turqisë si një forcë rajonale dhe dobësimi i ndikimit gjerman në Evropë, krijon bindjen se CIA, mund të jetë e saktë në parashikimin e saj se, Bashkimi Evropian po shkon drejt një të shkatërrimi të pashmangshëm. Sipas analizës të marrë në shqyrtim nga “Stratfor” duke iu referuar të dhënave të CIA-s, blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër”, do të përbëhej nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Grupi “Evropa e Re” do të përfshinte kryesisht vendet që dikur ishin pjesë e Paktit të Varshavës – Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia. Këto janë vendet ku do të vendosen bazat kryesore ushtarake amerikane në Evropë.
Situata e Ballkanit Perëndimor
Gati një dekadë më parë, CIA parashikoi se hyrja e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk do të ishte e mundur për shkak të krizës ekonomike, e cila tashmë po lëkund Bashkimin Evropian. Ishte parashikuar që Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të ishin midis grupit të “vendeve ortodokse”, të cilat do të antarësoheshin më shpejt në Bashkimin Evropian, raporton “Stratfor”. Por problemi në këtë mes, thekson “Stratfor”, është Bosnje-Hercegovina. Bosnja duhet të mbijetojë në bazë të marrëveshjes së Dejtonit, sepse në të kundërt do të ndahet në tre pjesë: Republika Serbe (njësia serbe në Federatën Boshnjake) do të bashkohej me Republikën e Serbisë, pjesa kroate do të bashkohej me Kroacinë dhe pjesa myslimane që do të ishte e izoluar dhe e papërshtatshme për të mbijetuar ekonomikisht dhe do të vepronte si protektorat i Turqisë.
Serbia dhe Kosova
Gjithashtu, Serbia kurrë nuk do të pushojë në përpjekjet e saj, për të rikthyer krahinën e Kosovës, e cila njëzëri shpalli pavarësinë në vitin 1999 të monitoruar nga ana e SHBA-së. “Stratfor”, thekson se në bazë të kalkulimeve të CIA-së, ky territor do të ketë përplasje për idenë e shkëputjes së territoreve të Kosovës në dy pjesë: njëra me popullatën serbe do të bashkohej me Serbinë dhe tjetra me popullsi shqiptare që do të bashkohej me Shqipërinë. Në mediat serbe ka shumë bisedime për një shkëmbim të mundshëm territori me qeverinë e Kosovës, sepse ka më shumë rajone në Serbinë Jugore të populluar me shumicën e shqiptarëve myslimanë, të cilët përbëjnë më shumë se 90% të popullatës lokale.
Situata në Shqipëri
Ndonëse ka të krishterë ortodoksë në Shqipëri, është shumë e vështirë që Greqia të formojë ndonjë aleancë me Shqipërinë. Në të vërtetë, tensionet midis dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të larta pasi policia shqiptare vrau një grek, i cili ngriti një flamur grek në fshatin e tij. Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian shikohet si mundësia e vetme për të rritur ekonominë dhe mirëqenien sociale të popullatës./Ina Online