Aurora

Të bllokuar në Theth, dy turistët anglezë rrëfejnë momentet e ankthit: Tre orë mes dëborës dhe…

Kanë ardhur nga Manchesteri për të kaluar pak ditë në Theth të Dukagjinit në Shkodër, por janë bllokuar nga bora. Për tre orë me radhë dy turistët anglezë kanë qëndruar të frikësuar mes maleve dhe mes të ftohtit. Dy turistët kanë ardhur nga Anglia në Malin e Zi dhe nga aty drejt Shkodrës për të eksploruar Thethin.

Çifti anglez ka mundur që të shkojë deri në Okol të Bogës, pjesë e Malësisë së Madhe, dhe aty makina e tyre është bllokuar për shkak të trashësisë së borës që shkon deri mbi 50 centimetër.

Të ndodhur në këtë situatë kanë njoftuar faqen e “Booking” ku kishin pronotuar në Amerikë. Faqja e “Booking” ka lajmëruar një grua në Theth në shtëpinë e të cilës do shkonin dy turistët.
bora 2
Të vetmit që i kanë ardhur në ndihmë janë Agim Dardha, drejtor i Zonave të Mbrojtura në Shkodër, dhe Edmond Tërthorja, kryeinspektor i Mjedisit. Dy zyrtarët janë nisur nga Shkodra dhe pas një orë rrugë kanë parë turistët e bllokuar. Përmes mjeteve rrethanore dhe duke shtyrë makinën e dy turistëve është arritur që të zhbllokohen.

Deny Pief tregon momentet e vështira.
bora5
“Ne provuan që të shkonim drejt Thethit për të gjetur ndonjë shtëpi pushimi, por u bllokuam këtu nga bora. Atëherë lajmëruam në Amerikë në booking aty nga ku kishim kërkuar më përpara për për të shkuar drejt Thethit. Ne nuk e dinim se rruga këtu ishte e bllokuar nga bora sepse nuk do të kishim ardhur. Kemi pritur gjatë dhe s’po na vinte askush në ndihmë. Për tre orë kemi qëndruar shumë të frikësuar sepse këtu jemi mes maleve dhe po ashtu kemi patur shumë ftohtë. Është e vështirë sepse s’mund ta lëmë makinën ndezur gjithë natën për të bërë ngrohtë sepse do na mbaronte karburanti dhe do kishim qëndruar shumë orë në të ftohtë. U gjendëm në rrezik. Tani që pamë njerëz dhe na ndihmuan dhe makina doli nga bora jemi shumë të lumtur. Sot është hera e parë në Shqipëri dhe na u desh të përballemi me këtë situatë”.
bora 6
Alis Pief thotë se tashmë janë të lumtur, pasi frika mori fund…

“Pasi u bllokuam provuam që të shkojmë pak metra më poshtë në këmbë për të gjetur ndonjë njeri por nuk pamë askënd. Po kërkonim ndonjë kontakt me njërëz këtu por deri që erdhët ju për tre orë me radhë ishte e pamundur. Nuk na besohet se tani kemi njerëz përballë. Megjithatë frika mbaroi tani dhe jemi të lumtur”.

Dy turistët anglezë duke mos patur mundësinë që të përfundojnë udhëtimin e tyre drejt fshatit turistik të Thethit, janë kthyer mbrapsht drejt Shkodrës për të kaluar natën, ndërsa të zhgënjyer do rikthehen sërish në shtetin e tyre në Angli.

Nuk është hera e parë që turistët bllokohen nga bora duke tentuar që të shkojnë në Theth. Para pak viteve, turistët çekë rrezikuan jetën në Qafë Thore duke mbetur të bllokuar për disa orë. Kjo histori vijon të përsëritet për shkak se akset nga Shkodra drejt Thethit, në pjesën më të madhe të vitit, janë të bllokuara nga bora. Disa herë është thënë se do mbahen hapur, por asnjëherë nuk ka ndodhur.

/BW

Të bllokuar në Theth, dy turistët anglezë rrëfejnë momentet e ankthit: Tre orë mes dëborës dhe… Read More »

Qytetarja i çon letër Edi Ramës: Ke një ministër që po të turpëron

Darina Zeqiri, anëtare e shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Parma të Italisë, “Scanderbeg”, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama. Në shqetësimet e saj si përfaqësuese e shoqatës së shqiptarëve, Zeqiri shpreh shqetësimin për Ministrin e Diasporës, Pandeli Majko.
Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, Zeqiri  i thotë kryeministrit në kabinetin e tij ka një ministër si Pandeli Majko që është i paaftë, që nuk njeh problemet e emigrantëve dhe që nuk e ka idenë e asaj çfarë kërkon e ku e kërkon.

Më poshtë letra e plotë që i është dërguar Kryeministrit për ministrin e tij:

Nga Darina Zeqiri

I nderuar Kryeministër, Edi Rama,

Më lejoni me këtë letër të prezantohem e t’ju shpjegoj arsyen për të cilën po ju shkruaj.

Quhem Darina Zeqiri, jam gazetare e banoj në Parma të Italisë. Jam gjithashtu anëtare e shoqatës më të mirënjohur e më aktive në Itali, Scanderbeg Parma që organizoi tour-in 2 ditor, 25- 27 Mars, të ministres Nikolla e ministrit Majko në rajonin Emilia Romagna.

Kjo letër është me cilësi personale, po ju shkruaj në emrin tim.

Kam ndjekur hap pas hapi organizimin e kam dhënë kontributin tim personal, kohor, intelektual, aftësitë e njohjen e sistemit universitar në Parma për të mundësuar në pak ditë paralajmërim ditarin e vizitave të ministrave në Parma e rajon.

Së bashku me Bajram Hila, presidentin e shoqatës, me Vojsava Tahiraj, një ndër figurat më të mirënjohura në Parma si nga istitucionet lokale ashtu dhe nga komuniteti, me Marion Gajda, këshilltar i jashtëm i qeverisë bashkiake e shumë e shumë të tjerë, krejtësisht vullnetar, mundësuam një tour de force të pa parë ndonjëherë, me cilësi të lartë e prezencë masive të komunitetit e institucioneve.

Pikërisht, gjatë këtyre dy ditëve gjeta fatkeqësisht material me bollëk për t’ju nisur këtë letër.

Përse?

Pasi Majko, ministri pa portofol, për fat të keq të gjithëve nuk është i denjë për rolin e tij. Përtej papagallit, d.m.th disa fjali mësuar përmendësh, nuk arriti të na nderoj as ne e as Shqipërinë. Madje, vuri jo pak në siklet të gjithë që në heshtje përtypëm mbroçkullat e tij.

Një ministër arrogant e që shprehet hapur që se ka idenë e jetës së emigrantëve, që jep mësim se si këta ta përmirësojnë jetën e tyre, (pa pyetur se si ia arritën deri sot), që shprehet se është e kot që presin nga qeveria, që IOM – Organizata Ndërkombëtare e Migrimit- e AICS -Agjencia Italiane për kooperim e zhvillim – s’është asgjë. Një ministër që ka hatërmbetje me qeverinë e nuk stepet të shprehet me sipërfaqësi e pa vizion. Një ministër që takon dekanen e universitetit e cila në vetëm dy ditë paralajmërim u tregua e disponueshme, e në pritje të na nderonte prania e ministrit me mua morri impenjimin e një bashkëpunimi me universitetet shqiptare e me ofrimin e shkëmbimit të studentëve, por, zoti ministër ishte në astinencë të kafes e as dorën nuk i dha dekanes kur iu desh të largohesh. Një ministër që përçmoi punën e kryer nga të gjithë organizuesit e nuk i la mundësi të fliste figurës më të përshtatshme në atë sallë universiteti, ministres Nikolla.

Një ministër që morri pas studentët e çoroditur nga ç’po ndodhte dhe i përcolli në kafene. Student që lanë punën e leksionet për të qënë të pranishëm e nuk kuptuan asgjë nga projekti i IOM e AICS i mbështetur nga qeveria për të cilin ishin ftuar.

Një ministër që në sallën e Konfederatës nacionale të artizanatit italjan (CNA), pranë presidentit e drejtorit për inovacion, që ka ndërmarrë një iniciativë të madhe për të organizuar investimet në Shqipëri nga anëtarët e saj e që shkëmben informacione me Dhomën e Tregtisë në Tiranë, shprehet se nuk i intereson nëse këta investojnë në Shqipëri por kërkon një listë (tekstualisht: “pa nxitim, shifni e bëni, gjykoni e flasim”) të firmëtarve shqiptar në rajon. Listë, që po tu kishte dhënë vëmendje organizuesve do të dinte që egziston e mbi të ka punuar komuniteti ynë ndërvite në rajon.

Një ministër që i kërkon komunës së Parmës të vendosi njohjen e rolit të mësuesve të gjuhës shqipe në sistemin e pensioneve italiane. Pra një ministër që nuk e ka idenë e asaj çfarë kërkon e ku e kërkon.

Një ministër që urdhëron “hajde ikim” duke e mimuar dhe me dorë, kur të pranishmit e këshillit bashkiak i shpjegojnë se Bashkia e Parmës ka bërë gjithçka mundet të bëjë; dhënien e ambjenteve e promovimin e aktiviteteve të shkollës por njohja që kërkon ministri vjen nga parlamenti jo nga bashkia. Të mos kishte qënë ministria Nikolla turpësia do kishte marrë dhenë. Fal saj takimi shkoi më mirë e u përqëndrua në raportet e mira mes dy popujve e qytetit të Parmës me Tiranën. Një ministër, zoti Kryeministër, që iu drejtua si popullit ashtu dhe intelektualve në të njëjtën gjuhë, si të fliste me një kope e pa dhënë asnjëherë një mundësi diskutimi, ballafaqimi, krijime ideshë nën vizionin e një të ardhmeje. Sinqerisht, të mos dija kush ishte Majko do mendoja se këshilltari i tij, tjetër person i pacilësueshëm, mund të ishte ai. Një çift i përsosur për të groposur çdo nismë me vlerë të komunitetit dhe të shtetit.

Vërtetë Majko ishte figura e vetme e mundshme për rolin e ministrit për diasporën? Kuptoj që është pa portofol, (e kjo cilëson mirë peshën e tij) kuptoj që qeveria ende nuk di se sa influencojnë shqiptarët jashtë shtetit në politikën e saj e duhet të analizoj mirë çdo projekt që mos ta dëmtoj atë e të ndihmoj Shqipërinë, por Majko z.Kryeministër ju garantoj se është figura më e papërshtatshme. As neve s’na duhet e as juve ju ndihmon. Pra askujt. Pavarësisht përshtypjeve të mia mbi qeverinë, si të jenë një herë të mira e një herë jo, sipas nismave që ndërmerr, bashkëpunimi me IOM e AICS e shoh si diçka të vyer e ku Shteti mund të përfitoj të krijoj një rrjet produktiv të shkëmbimit ekonomik e intelektual që automatikisht do të ndikojë në përmirësimin e situatës në Shqipëri. E nëse drejtohet si duhet dhe komunikohet si duhet mundet vetëm të përmirësoj përshtypjet mbi nismën. Ndërsa ministria e diasporës me figurën e Majkos, ju garantoj, se shkul rrënjët pa u formuar ende. Përshtypjet që po ju përcjellë janë të marra nga përgjithësimi i përshtypjeve të komunitetit e si anëtare e shoqatës e promuovuese e kulturës shqiptare e si gazetare më duhet të mbrojë mundin e madh vullnetar të të gjithëve që investuan fuqitë, paratë e njohuritë e tyre. Por, figura si Majko janë figurat që përcjellin një imazh të rëndomtë mbi Shqipërinë.

Në Parma së shpejti do të vendosim, me autorizim të sapoardhur nga Bashkia, bustin e Skënderbeut në një nga parqet e qytetit. Urojmë të jetë një vepër origjinale e që promovon jo vetëm historinë shqiptare por dhe artit e saj. Por si shoqatë vullnetare e pa të ardhura që jemi, na duhet të arsyetojmë gjatë mbi ku do gjejmë paratë për derdhjen e bustit, struktura, transporti etj. Vazhdojmë të impenjohemi si gjithnjë në maksimum për të krijuar një Shqipëri të vogël dhe këtu që të mund ta njohin të gjithë. Ndërkohë që Shqipëria ka ambicie evropiane komunitetet shqiptare jashtë kufijve kanë hedhur baza të mëdha për praninë e saj në Evropë ndaj duhet vlerësuar dhe përfaqësuar nga figura që njohin punën e tyre e kanë një vizion të përbashkët bashkëpunimi.

Shqipëria ka plot probleme e askush nuk pret mrekullinë që të zgjidhen në një ditë por problemet më të mëdha i shkaktojnë përfaqësuesit e saj që jo vetëm nuk japin zgjidhje por dhe dëmtojnë me arrogancën dhe injorancën e tyre punën e kryer ndër vite nga komunitetet shqiptare në botë, mbi të gjitha në Itali e akoma më shumë në Parma ku jemi komuniteti më i integruar e i përfshirë dhe në institucionet vendase. Me keqardhje e me shpresën se “lufta” juaj kundra kujt bën qimen trà kur flet për një të metë në Shqipëri, apo nuk analizon mirë situatën, apo thjeshtë shprehet se i vjen për të thënë diçka pa logjikuar mbi pasojat që ka, të nisi nga ky pseudo ministër. E duke uruar që kritikat e përshtypjet që po ju përcjellë të konsiderohen një akt i pastër që nuk duhet të injorohet pasi për çfarë ju shkruaja kam fakte e dëshmitar

Ju uroj punë të mbarë!

Për ç’do sqarim të mundshëm mbetem në dispocion.

Darina Zeqiri

Qytetarja i çon letër Edi Ramës: Ke një ministër që po të turpëron Read More »

E keni ditur që Era Rusi ka një “motër binjake”, shikoni sa bukur duken të dyja bashkë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi konsiderohet si një pasuri e madhe vokale. 

Por përveç kësaj, ajo është e ndjekur edhe në rrjetet sociale e komentohet shumë.

Por një “detaj” nga jeta e saj duket se na ka ikur të gjithëve, apo të paktën se kemi besuar. Në disa imazhe të publikuara në “Instagram”, shohim Erën së bashku me “motrën e saj binjake”.

E në fakt, bëhet fjalë për aktorin e “Protokallisë”, Florian Binaj i cili është shndërruar në një sozi të Erës. Në këto imazhe ata shfaqen të dy se bashku, dhe ngjajnë shumë për shkak të trukimi të njëjtë.

“Nuk e di pse të gjithë ata që kanë mbaruar tek Pallati i Pionierëve ngjajnë unë jam kjo me fustan të zi” kishte shkruar Floriani në këto imazhe të publikuara.

Për fund, të gjitha komentet ishin me të qeshura dhe shaka rreth imazheve.

 

E keni ditur që Era Rusi ka një “motër binjake”, shikoni sa bukur duken të dyja bashkë Read More »

Vajza e Hajrie Rondos rrëfen dhimbjen: “Qaj shpesh kur jam vetëm, fëmijët e kërkojnë!”

Ndarja nga jeta e aktores shqiptare, Hajrie Ronodo, la pas një dhimbje të madhe për gjithë shqiptarët.

Prej një dekade na ka bërë të qeshim e të qajmë me rolet e saj dhe mund të themi se është një aktore e pazëvendësueshme.

Vajza e Hajries, aktorja Klea Rondo, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, foli për kujtimet me të ëmën, ditët e fundit kur luftonte me sëmundjen dhe dhimbjen e madhe që ajo la pas.

“Qaj shpesh kur jam vetëm. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? Mu desh pastaj tia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë”, tregoi Klea me lot në sy.

Ndër të tjera Klea rrëfeu se si ajo dhe i vëllai i saj u rritën në prapaskenë, ndërsa e ëma i tyre ishte në xhirime.

“Mami na merrte me radhë në xhirime. Për shembull te ‘Përrallë nga e kaluara’ mori vëllain se ai ishte më i vogli. E shijonin të qëndruarin në sheshxhirim, pas skene. Mami ikte për periudha të gjata, edhe kur s`na merrte me vete kishim babin që bëhej burrë dhe grua. Pastaj kur vinte mami na përkushtohej. Dilnim shëtitje”, tregoi Klea.

Vajza e Hajrie Rondos rrëfen dhimbjen: “Qaj shpesh kur jam vetëm, fëmijët e kërkojnë!” Read More »

Godet sërish Grida: Kur i ngrihet popullit, i ulet Ramës

Grida Duma gjatë protestës së opozitës ka bërë një konstatim mjaft pikant. Deputetja demokrate tha se kur i ngrihet popullit, “i ulet kryeministrit Edi Rama”, duke nënkuptuar organin gjenital.

Këto nuk janë politika. Të provojmë sa mban populli. Të tallemi me atë fjalor në parlament se populli s’ngrihet dhe pasi populli ngrihet, tregon që ulesh ti”,shprehet Duma që mesa duket ka parë ndonjë detaj tek kryeministri Rama që e ka nxitur për të reaguar.

Godet sërish Grida: Kur i ngrihet popullit, i ulet Ramës Read More »

‘Paguaj kaq para dhe më thuaj të keqen që duhet të bëj’. Ruajuni njerëz, tanimë ai ka të drejtë t’ju bëjë keq edhe me ligj!

Akoma gjenden njerëz që e njohin sekretin e saj dhe të cilët janë të gatshëm, natyrisht, për interes financiar, që shërbimet e tyre t’i vënë në dispozicion të interesuarve.

Me ndihmën e “forcave të errëta”, ata besojnë në plotësimin e dëshirave të klientëve, duke ju sjell atyre, qoftë fat në biznes, në dashuri etj, apo edhe për ta shkatërruar kundërshtarin, apo mallkuar personi e urryer duke i sjellë atij fatkëqesi në jetë.

Në një fshat të vogël, jo fort larg Londrës, në mënyrë legale merret me “magji të zezë” Danile Suginham, që i ka kaluar te ’70-at. Ai e ka çmimin e caktuar, me të cilin saktesisht dihet tarifa e së keqës që duhet bërë.

“Secili nga ne, qe në zemër kultivon urrejtje ndaj dikujt ose diçkaje, duhet ta zbraze at nga vetja, në qoftë se nuk dëshiron të ketë probleme psikike. Unë vetëm i ndihmoj që ta bëjnë atë. Pra, në të vërtet, une ia shëroj shpirtin dhe me këtë bëj vepër mire” – thotë Suginham-i.

Image result for magjia e zeze

 

Sikurse magjistaret e tjerë, ashtu edhe ky, punon natën, duke u shërbyer me kukulla të ndryshme, të cilat i punon vetë nga pjesë të rrobave të vjedhura nga viktima e ardhshme. Në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë mallkim më të rëndë, atëherë kërkon ndonjë pjesë të trupit, si flokë, thonj ose lëkurë.

Ndërsa për raste të rënda, të cilat thotë ai i ka pasur pak dhe të gjitha me sukses, kërkon gjakun ose spermën e viktimës.

“Duhet që dikë ta urrejmë me gjithë zemeër, që magjia të ketë efekte sa më të mëdha, sa me të fuqishme. Sa më e madhe të jetë urrejtja, aq me e suksesshme është edhe magjia, sepse une me forcat e mia të errëta shërbej vetëm si lidhje midis urrejtjes, të cilën klienti im e mbane në vete, dhe viktimës. Unë urrejtjen nuk e prodhoj, por atë e transferoj” – thote D. Suginhami.

Ndryshe nga kolegu i saj, Suginhami, i cili porositesit e vet i lënte të merrnin pjesë në ritualet e errëta të “magjisë së zezë”, Barbara Fovyt ketë nuk e lejon, sepse, thotë ajo, klientet e mi nganjëherë e lëshonin dhomen ku mbahej rituali, duke vrapuar e bërtitur të frikësuar nga ajo që kishin përjetuar, dhe kështu duhej ta përseritja të gjithë ritualin që nga fillimi.

Por kjo është e kuptueshme, sepse nuk mund të qëndrojë njeriu i qetë me atë që ndodh në dhomë gjatë ritualit, ku paraqiten demon me fytyra të ndryshme trishtuese, që fluturojnë nepër dritare dhe dëshirojnë të hyjnë brenda. Pastaj, kur ndodh paraqitja e tymit dhe zërave të ndryshëm, të cilët dëgjohen qartë në rrethin e “magjisë se zezë”.

‘Paguaj kaq para dhe më thuaj të keqen që duhet të bëj’. Ruajuni njerëz, tanimë ai ka të drejtë t’ju bëjë keq edhe me ligj! Read More »

Austria hap Konsullatën e Nderit në Vlorë

Austria çeli në Vlorë, Konsullatën e Nderit për jugun e Shqipërisë me konsull nderi, Arben Malajn, një emër i njohur i analizës ekonomike por jo vetëm.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Malaj foli për tre prioritete të punës dhe projekte konkrete bashkëpunimi.

Arben Malaj: ” Duke u arsimuar si austriakë, duke funksionuar si shtet europian ne patjetër do të jemi një ambjent që do të kemi kërkesa në rritje për biznese të përbashkëta të standarteve europiane.”

Austria merr në qershor kryesimin e presidencës së BE, ndërsa Shqipëria pret çeljen e negociatave, ndaj Ambasadori Johann Sattler rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë

Johann Sattler: “Një akt shumë i bukur, shumë simbolik nëse fillimi i negociatave do të ndodhte nën kryesinë e Austrisë në Bashkimin Europian.”

Ogur të mirë e konsideroi edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, presidencën Austriake të Bashkimit Europian

Ditmir Bushati: “Është një vend për të cilin nuk ka një mendim të dytë rreth pozicionimit që ka përsa i përket Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.”

Konsullata e nderit të Austrisë në Vlorë synon të shërbejë si urë lidhëse mes dy vendeve, kulturave dhe popujve.

Austria hap Konsullatën e Nderit në Vlorë Read More »

Rama tregon se nuk takohet me kryebashkiakun e Kukësit

Kryeministri Edi Rama në një komunikim virtual me banorët e Kukësit thotë se nuk e ka takuar kryetarin e Bashkisë së Kukësit, pasi nuk është distancuar nga dhuna. Ai tha se nuk është ai që liron protestuesit e arrestuar, siç dhe iu kërkua edhe nga të pranishmit, por është punë e organeve të drejtësisë.

“Unë nuk e kam takuar kryetarin e bashkisë sepse nuk është distancuar nga dhuna dhe sot e kam dëgjuar që ka thënë madje, se unë qenkam tërhequr nga tarifa, e duhet të kërkoj lirimin e njerëzve. Jetojmë në një shtet që është me Kushtetutë e ligje, me pushtete të ndara.

Se kush ndalohet, dhe kush gjykohet nuk është vendimmarrje e qeverisë po organeve ligjzbatuese. Thirrja për të liruar këta e për të liruar ata, është një thirrje që shkon jo vetëm në adresë të gabuar, po në ajër për shkak se ky është një proces që i takon organeve të drejtësisë.

Kryetarit të bashkisë Kukës i them që jo vetëm nuk jam tërhequr, po thjesht po vazhdoj një proces që duhet ta kishim bërë më përpara. Kjo është e vërtetë, për këtë kam kërkuar ndjesë dhe ndryshe nga të tjerë përpara, ne as e konsiderojmë veten të pagabueshëm”, tha Rama.

Rama tregon se nuk takohet me kryebashkiakun e Kukësit Read More »