Aurora

Skandali i ministres së Ramës, publikohet dosja që implikon Etilda Gjonajn

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përveç sulmeve të opozitës për ekstradimin e “financierit” të Habilajve në Itali, tashmë i ka dalë në dritë dhe një tjetër skandal.

Sipas raportit,  pavarësisht informacioneve që ka, ajo vazhdon të lejojë në detyrë si notere Natasha Xhaçka, nënën e Ministres së Mbrojtjes  Olta Xhaçka për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit, e cila e ka marrë licencën në moshën 56 vjeçare në kundërshtim me ligjin nr 7829/1994 “Për noterinë”, i cili në nenin 2 në mënyrë taksative ndalon marrjen e licensës për ata që janë me pak se 26 vjeç apo më shumë se 55 vjeç dhe në rast se konstatohet marrja e licencës në kundërshtim me ligjin dhe vërtetohet atehëre në bazë të nenit 6 pika (d), kjo licensë i hiqet.

E njëjta rrugë është ndjekur edhe me noterë të tjerë si Bujar Xhaxho, noter i Dhomës së Noterisë Gjirokastër, Mehmet Berisha noter i Dhomës së Noterisë Tiranë si dhe Nexhla Këllezi, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë, kanë mbushur moshën e pensionit.

Sipas raportit, Gjonaj, ka dhënë instruksione që pavarësisht se ka mbushur moshën për pension të vazhdojë ushtrimin e detyrës noterja Meri Çala, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë.

Vajza e saj  dhe ajo notere vijon në kundërshtim me ligjin profesionin e noterit, megjithëse jeton në Francë pranë burrit të saj ambasador të rilindur

Së fundmi skandali  ka gjetur pasqyrim edhe nga mediat e tjera,  ndërkaq nuk ka munguar reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan “Për ndrikullat Xhaçka ligji nuk ekziston. Mami i Oltës, Natasha merr liçencën e noteres dhe ushtron profesionin në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Shoqja e Oltës, ndrikulla e drejtësisë Gjonaj bllokon hetimin”.

Skandali i ministres së Ramës, publikohet dosja që implikon Etilda Gjonajn Read More »

“Kapeni për fyti”, Berisha publikon mesazhin pas deklaratës së fortë të Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha pas deklarates se forte te kryeministrit Rama dje nga Berati qe u tha punetoreve te kapnin per fyti pronarin e gurores qe nuk i ka pagura , ka publikuar një mesazh në Facebook.

Mesazhi i një qytetari tregon se, “Rama mbylli guroret e Skraparit per llogari te Zotkes dhe xhepave te tij”.

Sipas Berishes kjo eshte e verteta e mbylljes se guroreve dhe lenies pa rroga te 1200 puntoreve ne Skrapar.

Postimi i Berishes 

Rama mbylli guroret e Skraparit per llogari te Zotkes dhe xhepave te tij!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital mbi te verteten e mbylljes se guroreve dhe lenies pa rroga te 1200 puntoreve ne Skrapar. sb

“zoti Sali te uroj shendet ne radh te pare, une jam jam punonjes ne nje sipermarres ne guroret e sk , jo ne mal te tomorrit, degjova kryeministrin tone te nderuar, vetem rrena, po fund e krye vetem rrena. e verteta esht kjo: 3 muaj me pare kryetari bashkise polican Adriatik zotka solli ( fiksin) dhe e beri mediatike e u cuan ne emer te mjedisit sikur do benin namin. Tamam si etrit e tyre qe flisnin ne emer te popullit. kryetari bashkise A z ka hapur vete nje mander guri , gjasme do punajne njerzit e bashkis une vet punoje ne gurore dhe e di qe pa leje minerale nuk mund te punosh!! po bejne nje komunitet budalla,(Si ka munci ja late peshqesh ketij komuniteti kte njeri z b ky njeri qe vjen nga bandat e 97 qe ska lene gje pa bere, nuk ka lene depo pa shqyer e pa vjedhur, ky njeri nuk ka as nje lloj norme, as nje lloj morali kte njeri e ka akuzuar vellai vet per horlleqe , si ka munci. por ky ka talent te math per servilosje , biles z k m e pershendeti, fal ketij badakshiu u clirua Abas Aliu Une normal qe kam sh mllef, po ju siguroj qe po ju them vetem te verteten, ( vjen kryeministri e genjen si ne arados) punetore kane 3 muaj pa pune dhe dalin ne protest pse ju kane mbyllur punen, ai ju thot veri duart ne fyt pronareve pse su japin rrogen , po kur thot , te punojne ne fabrika , qe fillojne nga Sk- Br . une nuk e di per c fabrika e ka fjalen ky. Me keq se kaq nuk ka ku vete . ju falenderoj pa fund je i pa arritshem zoti te bekofte ty dhe familjen tende. ( ti e di vet se keta jane ak marsa ) f l m”

“Kapeni për fyti”, Berisha publikon mesazhin pas deklaratës së fortë të Ramës Read More »

Njihuni me fshatin Shqiptarë ku djemtë ngelin beqarë, s’kanë para “për të blerë” nuse

Është një fshat i largët në Elbasan. Duket sikur ka humbur në kohë dhe hapësirë.
Ora e këtij komuniteti të vogël ka mbetur në kohën e ish-kooperativave bujqësore.

Kanë ikur te gjithë. Nja 15 shtëpi të rrënuara kanë mbetur mbi kodër.

Rrethuar me ullinj e drurë frutorë gjithfarë, banorët i luten Zotit për shi, ndërsa djemtë i luten Zotit për nuse! Të paktën, vegjetojnë aty me prindërit e tyre, nja 20 çuna. Kanë harruar të flasin për punët në bujqësi.

Secili në mëngjes pyet shokun “Ke ndonjë haber për nuse”?! Përgjigja vjen mohuese. Vetëm duke tundur kokën.

Kërkojnë nëpër rrjete sociale. Por të gjithë mbeten të mashtruar. Rëndom tregojnë ndonjë foto në celular për “nusen” virtuale.

Fshati është i Elbasanit, kufi me Tiranën. Nga aty, duket paq Tirana natën. Ndërsa Elbasani nuk duket pas maleve, që rrethojnë Bodinin. Jo pak djem kanë hyrë kollovarë në Baldushk të Tiranës.

Ky fshat i begatë për nuse, është më afër tyre. Por dhe aty s’ka vend më për kollovarë.

Ndërsa Elbasani nuk para pranon dhëndurë të tillë. Kësisoj, kanë mbetur çipllak. Vetëm ëndërrojnë. Prindërit po ua hanë shpirtin. Kërkojnë nuse në shtëpi. Të gjorët kërkojnë nuse në internet. Asnjë vajzë nuk pranon të martohet aty, sipas Lajm Shqip. Jo se janë djem të këqij. Janë të pashëm dhe të gjatë.

Fshati s’ka ujë. Herë-herë nuk ka drita. Fshati nuk ka rrugë.

Për këto arsye dhe të tjera, vajzat nuk janë aq “budallaçka” të veshin vello në Bodin.

Po u ikën mosha djemve. Disa, afër të dyzetave. Jo pak prej tyre, me trasta në kurriz, rrugëve të Greqisë.

Nuk fitojnë aq para sa për të “blerë” një nuse. S’u ka mbetur gjë tjetër. Veçse të plaken beqarë…Fshatin e tyre e ka harruar koha…

Njihuni me fshatin Shqiptarë ku djemtë ngelin beqarë, s’kanë para “për të blerë” nuse Read More »

Historia e trishtë e familjes me 6 pjesëtarë

Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri janë të panumërta në Shqipëri, por rasti i familjes Kume në fshatin Sarasel të Gramshit duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”.

Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës.

Historia e trishtë e familjes me 6 pjesëtarë Read More »

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori

Ministri aktual i Transporteve Damian Gjiknuri pritet që ditën e hënë të paraqitet në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me abuzimet financiare që janë bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.
Burime pranë kësaj prokurorie thanë Gjiknurit i është dërguar një fletë-thirrje dhe se është caktuar që prezenca e tij për të dëshmuar në prokurori, të jetën ditën e hënë.

Kujtojmë që Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka urdhëruar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Verifikim me ekspertë në terren

Mësohet se për llogari të hetimit prokuroria e Krimeve të Rënda do caktojë inxhinierë ndërtimi në teren, për të kryer një ekspertizë lidhur me punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se punimet e saj kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, dhe ministër Transporti i ndjeri Sokol Olldashi. Për këtë rrugë janë arrestuar dhe po gjykohen dy ish-drejtorët e Përgjithshme të Rrugëve.

Pas nisjes së hetimeve për këtë rrugë, Prokuroria ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbërë nga ekspertë ndërtimi, me qëllim monitorimin në teren të rrugës. Ekspertet që do të caktojë Prokuroria do të bëjnë një vlerësim nëse mendimet e bëra në tenderin për këtë rrugë kanë qenë apo jo të nevojshme. Grupi i ekspertëve do të vlerësojë gjithashtu dëmin ekonomik të shkaktuar dhe se do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale.

Në prokurori dëshmoi dhe Qëndro

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar ditën e premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Qendro u fut në Prokurori rreth orës 11:00 dhe doli një orë më pas, ndërsa u shpreh për mediat se dëshmoi për atë që kishte dijeni për çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria”-deklaroi ai. Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.

Afrim Qendro dëshmoi pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, të cilët janë pyetur më parë në lidhje me hetimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori Read More »

Grida Duma ikën nga Shqipëria, shfaqet në mesin e…

Pasi u vu në qendrën e një skandali erotik, ku nuk mohoi as pohoi përfshirjen e saj, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma prej 5 ditësh ndodhet në Korenë e Jugut ku po zhvillohet edhe mbledhja e Forumit të Lidershipit.

Madje deputetja Duma nuk e ka humbur mundësinë të shfaqet në foto me kongresmenë dhe politikanë botërorë, ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim ku ka folur për gjendjen aktuale të politikës në Ballkanin Perëndimor.

“Në momentet aktuale agenda politike e Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit dhe një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Kjo axhendë zhvillohet në një musus të shoqëritë e këtyre vendeve të cilat besojnë më pak në klasën e tyre poltike.

Pasojë e këtij mosbesimi, është edhe fakti famëkeq që vota e lirë mund të tenderohet në një treg shit blerje ç’ka veç dëmit politik dhe social është një dëm i madh i lirisë së njeriut, vota është liria për të vendosur tenderimi i saj është vulosja e fatit të paravendosur.”- ka thënë ndër të tjera Duma.

 

Grida Duma ikën nga Shqipëria, shfaqet në mesin e… Read More »

Pastroni dhëmbët me këtë përbërës dhe mos shkoni më tek dentisti

Dhëmbët janë pjesë e rëndësishme e estetikës sonë por jo vetëm. Ato ndihmojnë në përtypjen e mirë të ushqimeve kështu që duhet të përpiqemi që ti mbajmë sa më gjatë.

Më poshtë ju tregojmë përzierjen më të mirë për të hequr pllakën dentare dhe për të plotësuar larjen e tyre. Gjithashtu kjo përzierje vret të gjithë bakteret në gojë.

Bëhet fjalë për gargarën e cila për të hequr gurëzat bazohet te soda e bukës. Bikarbonati i natriumit është i njohur si një nga pastruesit më të mirë në dispozicion dhe mund të përdoret në qindra aplikime, duke përfshirë higjienën orale.

Përveç kësaj, ajo përdoret shpesh direkt pas larjës së dhëmbëve, për shkak të efektit të saj zbardhues dhe heqjes së njollave, si dhe baktereve dhe mikrobeve që shkaktojnë dëmtimit të dhëmbëve dhe frymës së keqe.

Përzieni sodën e bukës me kripë. Pastaj lagni furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë dhe përhapeni në të përzierjen e mësipërme. Lajini dhëmbët dhe shpëlani gojën. Përsëriteni për rreth 2 minuta.

Pastaj përzieni peroksidin e hidrogjenit me ujë të ngrohtë dhe shpëlajeni gojën tuaj për një minutë, pastaj shpëlani gojën.

Përdorni kruajtëse dhëmbësh për të larguar ndonjë papastërti dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Mund ta përsërisni këtë procedurë 2 herë në javë.

Mos e gëlltisni asnjëherë këtë shpëlarës, pasi disa nga përbërësit mund të jenë të dëmshëm nëse gëlltiten.

Pastroni dhëmbët me këtë përbërës dhe mos shkoni më tek dentisti Read More »

Rikthehen reshjet në Shqipëri, rrezik nga përmbytjet

Në ditët në vijim mbi territorin e Shqipërisë do të rikthehen reshjet e borës dhe të shiut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive. Reshje dëbore në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare (por, mundësi më e lartë për qarqet Shkodër dhe Lezhë).

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 13

në vendet e ulëta: 5 / 12

në vendet malore: -4 / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim.

Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Rikthehen reshjet në Shqipëri, rrezik nga përmbytjet Read More »