Aurora

E tmerrshme! Nëntoka e gërryer rrezikon të fundosë Bulqizën, banorët në alarm

Eshtë përsëritur ngjarja e disa muajve më parë në zonën D të minierës së Bulqizës. Një gropë e madhe është hapur në rrugë duke “përpirë” një pjesë të madhe të rrugës. Ndryshe nga pak muaj më parë, ku po në të njëjtin vend, humbja e tokës mori me vete edhe një minibus, dhe një godinë që shërbente për pushimin e punëtorëve që punonin në stogjet e kromit, këtë herë për fat të mirë nuk ka patur dëme anësore përveç dëmtimit të rruges.

Aktualisht gropa është rrethuar me shirit dhe anash saj është vendosur një tabelë që tregon rrezik.

Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së tokës në këtë pjesë të minierës së Bulqizës, por ekspertët dyshojnë që mund të vijë nga gërmimet e nëndheshme të galerive shfrytëzuese pa kriter nga firmat private të kromit.

Edhe pse gropa është rrethuar, pak metra më tej sheh gra të cilat punojnë në seleksionimin e kromit. Specialistët thonë se perimetri ku ka patur tri herë fundosjes të tokës në të njëjtën pikë, është me rrezik dhe se duhet bërë verifikim i plotë në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e atyre që punojnë aty apo atyre që kalojnë në këtë zonë.

E tmerrshme! Nëntoka e gërryer rrezikon të fundosë Bulqizën, banorët në alarm Read More »

Alket Hyseni, doganieri që u bë deputet supermilioner, si rrjedhojë e punës që në moshë të njomë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ëshë diplomuar si jurist në Universitetin e Tiranës në vitin 1999 dhe në vitin 2002 ka marrë licencën e avokatit. Karriera e tij në administratën publike ka filluar si përgjegjës turni në doganën e Kakavijës në mars të vitit 2000 dhe në vitin 2004 ai është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në Tiranë.

Në vitin 2006, ai themeloi studion ligjoren ‘Hyseni & Associates’ të cilën e ka drejtuar deri në vitin 2014. Në vitin 2014 deri në vitin 2016 ai ka drejtuar task-forcën ‘ Për verifikimin e ligjshmërinë e mënyrës së tjetërsmit të pronave të paluajtshme shtetërore,’ dhe në vitin 2016 u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave. Hyseni u zgjodh deputet si pjesë e listës së Partisë Socialiste në Vlorë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Pasuria e Hysenit nga viti 2000, kur ishte një përgjegjës turni në Kakavijë deri sa u u zgjodh deputet ka regjistruar një rritje eksponenciale. Në qoftëse në deklarimin e parë periodik të bërë nga zoti Hyseni në vitin 2003 ai kishte vetëm 1.2 milionë lekë asete, në deklarimin e fundit deputeti socialist ka regjistruar një pasuri prej 174 milionë lekësh. Diferenca midis dy shifrave përbën një rritje pasuri prej 136.8 herë në 14 vite.

BIRN analizoi deklarata e pasurisë të bërë nga deputeti socalist pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Pjesa më e madhe e pasurisë së deputetit Hyseni është e investuar në pasuri të paluajtshme, të cilat në vitin 2017 kapin një vlerë prej 110 milionë lekësh. Kjo kategori asetesh ndiqet nga likuditetet në banka me 38.3 milionë lekë dhe likuditete cash prej 1.3 milionë lekësh.

Shumica e kësaj pasurie është vënë gjatë periudhës 2006 – 2016, kur zoti Hyseni ka udhëhequr studion ligjore “Hyseni & Associates”. Sipas deklarimieve të pasurisë në ILDKPKI, gjatë kësaj periudhe e ka shtuar pasurinë me 170.1 milionë lekë. Nga ky shtim marramëndës pasurie Hyseni ka specifikuar të ardhura në vlerë 48.3 milionë lekë, të cilat vijnë nga pagat nga funksioni dhe firma ligjore, të ardhurat e bashkëshortes dhe fitimet neto nga shit-blerja e pasurive të paluajtshme. Pjese tjetër e deklaruar si shtesë asetesh prej 134.7 milionë lekë në vitet 2006 -2016 është me burime të paspecifikuara, të shprehuara në deklaratat e pasurisë si të ardhura nga ‘puna, biznesi, emigracioni dhe kursime familjare.”

Nga analiza e rritjes së pasurisë bruto të Z. Hyseni, rezulton se nga viti 2006 deri 2016 pasuria është rritur mesatarisht me 17 milionë në vit. Për të justifikuar këtë normë të rritjes së pasurisë, duhet që burimi financiar (të ardhurat neto) të ketë qenë mesatarisht 1,4 milionë lekë në muaj, pa llogaritur shpenzimet e jetesës.

Hyseni i tha BIRN që pasuria e tij ishte rrjedhojë e punës që në moshë të njomë dhe çdo të ardhur e ka deklaruar konform ligjit.

“Biznesi deklaron të ardhurat në Tatime dhe unë mund t’u them se nga biznesi im kam të ardhura në rendin e 2 miliardë lekëve dhe mbi 800 milionë lekë janë taksë dhe tatime. Nuk ka një studio të dytë që të ketë qenë kaq korrekte,” tha Hyseni.

“Unë kam punuar fort që 18 vjeç – unë, im atë dhe familja ime jetojmë mirë, nuk e mbajmë veten për të pasur. Kemi filluar të ndërtojmë bizneset tona dhe nuk ka qenë ky biznesi i vetëm në jetën time. Puna që kam bërë më ka dhënë emër dhe ka ndikuar indirekt edhe në biznesin e avokatisë dhe unë jam krenar për këtë. Nuk kam asgjë për të fshehur,” përfundoi Hyseni.

Alket Hyseni, doganieri që u bë deputet supermilioner, si rrjedhojë e punës që në moshë të njomë Read More »

Nëse ju dhembin supet, urgjentisht shkoni te mjeku: Ja cilën sëmundje vdekjeprurëse tregon dhembja e supeve

Dhembja e supeve kryesisht konsiderohet si gjendje e parëndësishme, ia atribuojmë qëndrimit ulur, mosaktivitetit fizik apo qëndrimit të padrejtë, ndërkaq nuk e dimë se në çfarë sëmundje të rrezikshme mund të në dërgojë.

Dhembja e supeve është njëra ndër shenjat e para të kancerit të mushkërive, të cilën e shkakton tumori specifik, i cili zhvillohet në pjesën e sipërme të krahut të mushkërive.

Kjo dhembje dallohet nga dhembja klasike për shkak se shpesh shfaqet gjatë natës.

Krahas dhembjes së supeve këtë tumor na paralajmëron rënia e kapakëve të syve, zvogëlimi i bebëzës në njërin sy dhe zvogëlimi i njërës anë të fytyrës.

Këtë sëmundje na paralajmëron edhe sindroma e Hornerit, dobësimi i punës së syrit, sepse tumori dëmton nervat të cilat lidhin qafën me pjesët e ndryshme të kokës.

Mos e injoroni dhembjen e supeve, ky lloj tumori në mushkëri vetëm më vonë, në fazat e fundit, tregon shenja të kollës dhe kollës me gjak.

Nëse ju dhembin supet, urgjentisht shkoni te mjeku: Ja cilën sëmundje vdekjeprurëse tregon dhembja e supeve Read More »

Nis zyrtarisht pastrimi i rradhëve të policisë, 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimiet brenda 30 ditëve

Vettingu në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimet brenda afatit 30-ditor.

“Pastrimi” i radhëve të policisë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Në formularët që do të plotësojnë policët duhet të deklarojnë nëse njihen me ndonjë “nofkë ”.

Ata duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike, apo nëse kanë varësi nga alkooli dhe lojërat e fatit.

Efektivët duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime, apo komunikime elektronike me persona të përfishirë në krimin e organizuar, ose kanë shkëmbyer para, dhurata dhe favore me këta të fundit.

Të njëjtës pyetje duhet t’i përgjigjen edhe për anëtarët e familjes së tyre.

Në ligj parashikohet përjashtimi nga radhët e policisë në rast të mosplotësimit me vërtetësi të formularëve të vetëdeklarimit.

Deklarata e pasurisë, ajo e kontrollit të figurës dhe e vetëvlerësimit profesional janë 3 formularët që duhet të plotësohen elektronikisht nga punonjësit e policisë.

Ligji i bazuar në modelin e vettingut në drejtësi, që ka nisur të aplikohet, synon të largojë nga radhët e uniformave blu , efektivët e inkriminuar, korruptuar, apo ata të paaftë.

Nis zyrtarisht pastrimi i rradhëve të policisë, 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimiet brenda 30 ditëve Read More »

Shokuese! Shikoni çfarë i bën trupit tuaj vetëm një kanaçe Red Bull

A keni menduar ndonjëherë çfarë i bëjnë trupit tuaj pijet energjike?
Një hulumtues ka bërë një eksperiment dhe ka nxjerrë një grafikë që tregon në detaje efektet e pirjes së një pijeje si Red Bull.

Kjo është ajo çfarë një kanaçe Red Bull i bën trupit tuaj:

Pas 10 minutave

Sapo të keni pirë një pije energjike, kafeinës i duhen vetëm rreth 10 minuta për të hyrë në qarkullim të gjakut. Normat tuaja të zemrës dhe shtypja e gjakut fillon të rritet

Pas 15-45 minutave

Kjo është koha kur nivelet e kafeinës në gjak arrijnë kulmin. Ju filloni të ndjeheni më të zgjuar për shkak se stimuluesi në pije fillon t’ju prekë juve, duke përmirësuar jo vetëm koncentrimin por edhe atë se sa vigjilent jeni.

Pas 30-50 minutave

E gjithë kafeina absorbohet plotësisht dhe mëlçia juaj përgjigjet gjithashtu duke absorbuar më shumë sheqer në gjak.

Pas 1 ore

Trupi juaj fillon të ndjejë rënie të sheqerit së bashku me nivelet e kafeinës, dhe do të filloni të ndjeheni të lodhur për shkak se edhe nivelet e energjisë fillojnë të bien.

Pas 5-6 ore

Kjo është gjysma e jetës së kafeinës, që nënkupton se trupit i duhen 5-6 orë për të reduktuar kafeinën në gjakun tuaj për 50%.

Pas 12 orëve

Kjo është koha që i nevojitet shumicës së njerëzve për të hequr plotësisht kafeinën nga gjaku i tyre. Shpejtësia në të cilën ndodh kjo varet nga shumë faktorë, prej moshës e deri tek aktiviteti.

Pas 12-24 orëve

Pasi kafeina është një ‘drogë’, ata që rregullisht pinë kësi pije mund të ndjejnë simptoma tërheqjeje 12-24 orë pas dozës së fundit. Kjo shpesh çon në dhimbje koke, nervozë dhe kapsllëk.

Pas 7-12 ditëve

Studime të ndryshme kanë treguar se kjo është koha që i duhet trupit për t’u bërë tolerant ndaj dozës së rregullt të kafeinës. Kjo nënkupton se ju do të mësoheni me të dhe nuk do t’i ndjeni më efektet e saj aq shumë.

Shokuese! Shikoni çfarë i bën trupit tuaj vetëm një kanaçe Red Bull Read More »

LSI sulmon dhe sfidon ambasadorin Lu: Po ta mbajti denonco me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit

Lëvizja Sociliste për Intergmin nuk ndalet së replikuari me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Si gjithmonë “gjithologu” i LSI-së Petrit Vasili i ka këkuar llogari ambasadorit Lu se pse nuk denoncon banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësi në mes të natës dhe prokurorët, që i mbrojnë.

“Z.Lu denoncoi me emra banditët që arrestuan në mes të natës dhe prokurorët që i mbrojnë. Ambasadori Lu thotë në media “policia nuk ka te drejte te kape njerezit, per arrestime masive, në mes te nates”.

Z.Lu, banditët, qe i kane kryer keto arrestime te egra dhe te turpshme naten, kane emra dhe mbiemra dhe jane neper zyra. Z.Lu, keta bandite kane rikthyer turperisht arrestimet e Sigurimit te Shtetit. Z.Lu, Prokurorine e zgjedhur me 69 vota nuk e shqeteson fare as denoncimi yt, ndaj kam thene qe Reforma ne Drejtesi ka vdekur.

Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrembyen qytetaret e Kukesit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojne hetimin mbi ta. Z.Lu kete presin shqiptaret nga ti, ne mundesh…..beje!”, shkruan Vasili.

LSI sulmon dhe sfidon ambasadorin Lu: Po ta mbajti denonco me emra banditët që rrëmbyen qytetarët e Kukësit Read More »

Mos harroni! Gjithmonë kërkoni në restorant një filxhan me ujë të nxehtë, ja pse

Të shkosh në një restorant për drekë me shoqërinë ose me familjen është një zgjedhje e zakonshme e fundjavës që të gjithë e duan. Me të gjithë grupin me të cilin ndodhesh, tundohesh nga kënaqësia për të shijuar ushqimet që të ofrohen.

Ne të gjithë shpresojmë se kur zgjedhim të drekojnë në një restorant jashtë, me siguri pastërtia është elementi kryesor që e karakterizon të gjithë ambientin. Por ndonjëherë mund të ndodhë që nuk je në vendin më të pastër që ke ëndërruar.

Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të kërkosh një filxhan (gotë) me ujë të nxehtë.

Uji i nxehtë mund të vrasë lloje të ndryshme bakteresh dhe është i domosdoshëm në ambiente të tilla.

Një studim i kryer në Universitetin e Ohio-s, në fakt, ka zbuluar se temperatura e ujit jo më pak se 24 gradë celsius është shumë efektive në largimin e disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si E. Coli dhe Listeria, të cilat vijnë si pasojë e enëve të ndotura.

Nëse ke dyshime në lidhje me pastërtinë e enëve apo qoftë edhe ambientit rreth e rrotull vendit ku ndodhesh, atëherë kërkoji kamerierit thjeshtë një filxhan me ujë të nxehtë dhe mbaje atë në tryezë gjatë kohës së qëndrimit në restorant (Kujdes, jo çaj).

Kjo nuk do të sjellë asnjë pengesë për të shijuar ushqimet në maksimum.

Mos harroni! Gjithmonë kërkoni në restorant një filxhan me ujë të nxehtë, ja pse Read More »

Kurveleshi, një zonë me potenciale të larta turistike !

Kurveleshi është një krahinë që jep mundësi për një turizëm në disa fusha si ajo e natyrës, turizmit malor, kulturor, historik dhe të traditës. Por deri më sot kjo krahinë pothuajse ka mbetur e pa zhvilluar në këtë fushë.

Kjo për arsyen se ajo është një zonë tepër e thellë në zemër të labërisë. Infrastruktura rrugore është e vështirë dhe mundësitë e lëvizjes janë të kufizuara. Ka disa mundësi të futesh në Kurvelesh, nga Tepelena, Gjirokastra, Vlora dhe Borshi. Nga Borshi në Kurvelesh futesh nëpërmjet Çorrajt dhe Kuçit.

Kjo është një zonë pothuajse e harruar por me potenciale të mëdha për turizmin. Krahina e Kurveleshit është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh që shkojnë deri në 150 m të thella, rrëpirash e humnerash si në Nivicë,kurveleshi Lekdush etj.

Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si: gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike si ajo e Progonatit, e Golemit etj, ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore. Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji, si edhe varfërim të bimësisë.

Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e bimë aromatike çaji, salepi, trëndelina etj., duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, sidomos asaj të imët, por edhe një vend me një natyrë të veçantë për t’u vizituar sidomos në periudhën e verës.

Kurveleshi i Sipërm, në pikëpamje natyrore, është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si: Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës.

Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur të vendasve, por edhe ruajtien e vlerave etnokulturore sa më autoktone. Burimet e jetesës për këtë zonë janë kryesisht blegtoria dhe pemtaria. Tokat bujqësore janë të pakta dhe në vështirësi për tu ujitur.

Kjo krahinë me një histori heroike në mbrojtjen e gjuhës amëtare dhe të territoreve të saj, akoma ka problem të zhvillimit dhe të prezantimit të traditës dhe kulturës së saj te vizitorët e huaj që duan të njihen me të. Kjo për shkak të infrastrukturës rrugore të mundimshme.

Kurveleshi, një zonë me potenciale të larta turistike ! Read More »