Aurora

Furtunë në SHISH, largohen 9 drejtorë, emërohen 12 të tjerë (Emrat)

Pa kaluar 2 muaj nga largimi i Visho Ajazit, zëvëndësi i tij, Helidon Bendo largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm. Spastrimi në SHISH gjatë kësaj kohe është rrënjësor dhe stafi i vjetër drejtues është lëvizur.

Lapsi.al ka siguruar një listë me emrat e drejtuesve të SHISH që u zbritën në detyrë me urdhër të drejtuesit aktual, Helidon Bendo. Vlen të thuhet se një pjesë e të shkarkuarve kanë marrë vlerësime nga partnerët e huaj, në veçanti nga SHBA, ndërsa të gjithë janë bashkëhartues të raporteve të zbulimit të policëve të implikuar në trafik droge.

Janë zbritur në detyrë Drejtori i Zbulimit, Drejtori i Kundërzbulimit, Drejtori i Bërthamës së Brendshme dhe të Jashtme të Shërbimit, Drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Drejtori i Arshivës Sekrete, Drejtori i Personelit, dhe Drejtorët e të gjithë qarqeve.

Lista me emrat e shkarkuar nga detyra

Ish Drejtori i Zbulimit, Ferdinand Nuku

Ish Drejtori i Kundërzbulimit, Kujtim Prifti

Ish Drejtori kundër Krimit të Organizuar, Robert Tuci

Ish Drejtori i Arshivës Sekrete, Nestor Babameto

Ish Drejtori i Sigurisë së Personelit, Astrit Qinani

Ish drejtori i Tiranës, Nevzat Shehu dhe dy ish nëndrejtorët

Ish Drejtori i Durrësit, Tonin Prendi

Ish Drejtori i Dibrës, Bardhok Gega

Ish Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, Hazbi Brahja

Lapsi.al mësoi se mes emrave që i kanë zëvëndësuar të larguarit nga detyra ka ish-inspektorë, për disa prej të cilëve ka pasur masa disiplinore, ndërsa pjesa më e madhe të emëruarve janë ish punonjës të sigurimit të shtetit.

Lista me drejtuesit e rinj të emëruar në detyrë

Mevlut Matraku, drejtor i Performancës

(krijohet drejtori e re)

Refail Milo, Drejtor i Administratës- (krijohet drejtori e re)

Qerim Dede, Drejtor i Sigurisë në Aparatin Qëndror

Gëzim Bime, drejtor në KKE në Aparatin Qëndror

Agim Karalliu, Drejtor i SHISH në Tiranë

Ilir Tafa, Drejtor i SHISH, Durrës

Eltjon Nikolla, Drejtor i SHISH në Fier

V.E drejtor i SHISH në Elbasan

R.S, Drejtor i SHISH, Sarandë

Astrit Alija Drejtor i SHISH, Dibër

Ismail Salliu Drejtor i SHISH, Vlorë,

Xhevdet Zeqo, Drejtor i SHISH, Gjirokastër,

Julian Marku Drejtor i KKON në AQ

Vetë Bendo ka një bashkëpunim të gjatë me ish drejtuesit e shkarkuar, pasi ka qenë zëvëndës i Visho Ajazi Likës. Për momentin, Helidon Bendo, mbetet drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Në kulmin e lulëzimit të kanabisit, nga mesi i vitit 2016, në tryezën e Edi Ramës nisën të bëhen më të shpeshta informacionet për implikimin e policëve në biznesin e drogës.

Gjithsej 59 raporte me informacione për 127 policë të survejuar nga agjentët e SHISH, rrodhën në media pak muaj më parë.

Në këto dokumenta u përmendën për herë të parë Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, policët e dosjes Tahiri, që konsiderohen hallkat kyçe në zinxhirin që lidh kampionët e qeverisë me nënkampionët e kanabisit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i përdori atëherë disa sinjale të SHISH si pikënisje për dosjet hetimore.

Qeveria heshti.

Me Visho Ajazi Likën, kryeministri u nda me një shtrëngim duarsh, një dekoratë dhe me propozimin si ambasador në NATO. Me bashkëpuntorët e Visho Ajazit, bashkëhartues të raporteve të kanabisit, pati vetëm ndëshkime.

Raportet që hartoi SHISH kanë qenë temë diskutimi në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Bujar Nishani ka pranuar se veç Edi Ramës, me të dhënat ishte njohur ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ishte koha kur akuzat ndaj Edi Ramës për lidhje me krimin dhe drogën u përshkallëzuan me çadrën e protestës para kryeministrisë. Ishte koha kur Rama dhe Tahiri i gruponin në “frontin e së keqes”, ata që denonconin kanabisin.

Raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizonin se situata kishte dalë jashtë kontrollit në policinë e shtetit.

Ato ishin dëshmi tronditëse se deri ku shkoi implikimi i policisë në biznesin e kanabisit.

Një skandal të këtyre përmasave, qeveria nuk mund t’ia lejonte vetes para zgjedhjeve. Të dhënat u mbajtën të fshehta deri kur Antimafia Italiane arrestoi Habilajt, solli përgjimet në Tiranë dhe skandali shpërtheu fort në opinionin publik.

Po bëhen 5 muaj që kur italianët sollën në Shqipëri materialet e dosjes Tahiri. Janë dashur pak muaj që gjithçka të ndryshojë në prokurori dhe në SHISH, jo thjesht në emrat e drejtuesit, por edhe në nivelet e tjera të të dy institucioneve.

Furtunë në SHISH, largohen 9 drejtorë, emërohen 12 të tjerë (Emrat) Read More »

Ura 230 vjeçare drejt rrënimit

Ura e Kaçarellos një prej monumenteve më të rrallë arkitekturor në zonën e Pogonit, në bashkinë e Dropullit ka nevojë urgjente për restaurim.

Vegjetacioni i dendur që mbulon trupin e urës dhe dobësimi i strukturës në pjesën jugore të saj mund ta çojnë drejt shembjes objektin mesjetar të kërcënuar nga rrjedha e lumit.

Ura rreth 230 vjeçare dikur shfrytëzohej për tregti duke lidhur dy krahët e krahinës së Pogonit. Megjithëse roli funksional me kalimin e viteve është reduktuar për shkak të emigrimit masiv të popullsisë nga kjo zonë vlerat historike dhe shpirtërore të monumentit me statusin e kategorisë së parë janë të mëdha.

Administratori i njësisë së Pogonit thotë se banorët janë të shqetësuar se ura mund të ketë fatin e asaj të Hoshtevës që u shemb këtë fillim shkurti ndaj duhet ndërhyrë para se të jetë vonë.

Ura 230 vjeçare drejt rrënimit Read More »

Çfarë janë këto? Keca apo qengja? (foto)

Çfarë janë këto? Keca apo qengja? Angela Bermingham, e zonja e fermës në Claremorris në Co Mayo, Irlandë, është duke u kujdesur për çiftin e vogëlushëve që kanë ardhur në jetë papritur, pesë muaj pasi dhia e tyre e përkëdhelur e quajtur Daisy, kishte qëndruar një javë të gjatë me një dash në Cheviot në një fushë fqinj.

Zonja Bermingham, ka pagëzuar kafshët e saj të reja “This and That”, meqë në mënyrë të rregullt enciklopedia e tyre gjenetike është “pak nga kjo dhe pak nga ai”.

“Ata kurrë nuk janë të ndarë, ata janë si fëmijët e vegjël, ata pëlqejnë të luajnë dhe të kërcejnë lart e poshtë. Ata janë si dreri dhe janë shumë, shumë të shpejtë”.

Sipas ekspertëve të blegtorisë, ata mund të jenë hibridët e vetëm të mbijetuar të llojit të tyre në botë. “Për të mbijetuar një hibdrid është e rrallë, por të kesh dy binjakë të shëndetshëm duhet të konsiderohet si një mrekulli”, tha Holmes, i cili ka bërë hulumtime të gjera mbi rastet.

Çfarë janë këto? Keca apo qengja? (foto) Read More »

LSI: Do të bllokojmë ministrat dhe kryeministrin të hyjnë në zyra

Lufta politike po ashpërsohet mes opozitës dhe mazhorancës. Përplasja e këtyre ditëve në Rrugën e Kombit, në Ballsh dhe në bllokimin e akseve kryesore të autostradave do të sjellë një javë tjetër më radikale. Burime të besuara tregojnë se ditën e martë do bllokohet Shqipëria nga opozita, duke sjellë asfiksim të qeverisjes. Po kështu një pjesë të skenarit e zbulon edhe deputetja e LSI.

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është shprehur se hapi i radhës së mosbindjes civile do të jetë bllokimi i Kryeministrisë dhe deputetëve të mazhorancës për të mos hyrë në Kuvend.

“Protestën e drejtojnë qytetarët, ndërsa opozita është një mbështetëse e tyre, jo si politikanë, por për t’i mbrojtur nga kryeministri Rama dhe burgosjet në mes të natës. Opozita do e largojë Ramën me luftë, por jo me luftë të mirëfilltë, por duke bllokuar ministrat për të mos hyrë në kuvend. Bllokimi i kryeministrisë do të jetë hapi i radhës.

Në radhët e mazhorancës ka të ndershëm, punëtorë, jo të gjithë janë të nënshtruar të Edi Ramës, ka njerëz seriozë dhe të përkushtuar në punë, por mesa duket frika dhe trysnia ndaj tyre është shumë e madhe ndaj nuk pati një hap të rëndësishëm nga Byroja e Kuvendit për largimin e Edi Ramës”, tha Mehmetaj studion e “Report Tv”.

Situata politike po merr si shkrepse në një terren benzinor. Nga mazhoranca janë përgatitur për të organizuar një miting të madh solidarizues ndaj kryeministrit, çka mundet të sjellë përplasje turmash. Opozita duket e vendosur për tu përballur këtë radhë me qeverinë, duke mos pranuar asnjë pazar, si dikur kur me 18 maj 2017 PD-ja u dorëzua para një marrëveshje-pazar, nga ky doli e dërmuar në elektorat, aqsa PD nuk mori deputetë as sa në vitin 2013.

PD-LSI nuk tërhiqen deri në përballje fizike me mazhorancën, tregojnë në selinë e LSI.

LSI: Do të bllokojmë ministrat dhe kryeministrin të hyjnë në zyra Read More »

Pashkët, 5 vendet më fetare në botë

Shumë hapësira në botë shërbejnë si vende adhurimi dhe qetësie shpirtërore për shumë persona. Ata janë vendet më të mira për të marrë frymë dhe për të nxjerrë në pah anën tuaj shpirtërorë. Më poshtë po ju tregojmë 5 vendet më fetare në botë.

“Camino de Santiago”, Spanjë

Ky është vendi i duhur nëse keni planifikuar që të kryeni një udhëtim të shenjtë. Pelegrinë nga mbarë bota kanë ndjekur rrugën St James në Santiago që nga shekulli i nëntë, ku thuhej se gjendeshin eshtrat e apostullit në një varr të humbur prej kohësh.

    1. “Easter Island”, Kili

Nëse jeni një njeri që adhuroni aventurat dhe doni një vend të largët, ju sugjerojmë të shkoni në “Easter Island” (Ishulli i Pashkëve) në Kili. Statujat të quajtura “Moai” ndodhen në këtë vend dhe ato janë pjesë e një kulti të lashtë dhe përfaqësojnë shpirtrat e paraardhësve, të cilët mund të thirren për të ndihmuar kur njeriu ka nevojë.

3.”Mauna Kea”, Hawai, SHBA

Për banorët e Hawait, Mauna Kea nuk është thjesht një vullkan, por ata e cilësojnë si një kordon lidhëz mes tokës dhe perëndive. Ai ka një lartësi prej 4207 m mbi nivelin e detit dhe është një prej vullkaneve të fjetur. Për herë të fundit ai ka shpërthyer rreth 4 mijë vjet më parë.

      1. “Mount Kailash”, Tibet

Ky është vendi ideal për të bërë vetëpastrimin shpirtëror. Mali Kailash është i shenjtë 4 herë më shumë se çdo vend. Bons, Jains, Hindutë dhe Budistët, të gjithë e respektojnë pikën e largët 6.638 metër. Njerëzit më të devotshmët bëjnë një rrugëtim të gjatë nëpër pllajën tibetiane, për të kryer pelegrinazhin e plotë të malit. Kryerja e plotë e pelegrinazhi thuhet se shërben për të larë mëkatet.

        1. Lourdes, Francë

Që kur 14-vjeçari Bernadette Soubirous pati një mirazh të Virgjëreshës Mari në vitin 1858, qyteti i vogël i Lourdes është kthyer në një zonë mjaft të vizituar. Më shumë se 200 milionë njerëz mendohet se kanë vizituar këtë vend që nga vitet 1860. Në këtë vend tashmë ka shumë kisha, shpella e Apparitions, ku mendohet se është shfaqur Virgjëresha Mari dhe 17 vende me ujëra shërues ku njerëzit mund të zhyten.

Pashkët, 5 vendet më fetare në botë Read More »

Muaji Prill vjen me një rrezik të madh për gjithë Shqipërinë

IGJEUM parashikon se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave në fillim të muajjit.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

Por me nisjen e muajit të ri, duhet te keni kujdes nje tjeter fenomen natyror. Zjarret!

Muaji Prill vjen me një rrezik të madh për gjithë Shqipërinë Read More »

11 zyrtarë të lartë të shtetit nën akuzë. Bëhet publik dënimi që mund të marrin.Ja emrat …

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave të dyshuar për aferën e njohur si “Pronto”. Pjesë e aktakuzës janë dy ish-shefat e GP të deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci dhe Zenun Pajaziti, ministri i Inovacionit Besim Beqaj, Fatmir Shurdhaj, Njazi Kryeziu dhe të tjerë zyrtarë të të njëjtës parti.

11 zyrtarë të lartë të shtetit nën akuzë. Bëhet publik dënimi që mund të marrin.Ja emrat … Read More »

Mbani frymën! Kura e reumatizmës është gjetur dhe ju duhet vetëm 1 gjethe …

Si edhe 5 receta të tjera natyrale, se si t’i mposhtni ethet reumatike që u rrezikojnë komplet shëndetin…
Ethja reumatike (reumatizmale) është një sëmundje kronike, me fillim akut dhe me përkeqësime të përsëritura.

I përket grupit të sëmundjeve të reumatizmit inflamator dhe tipar i saj kryesor është karakteri sistematik.

Duke pasur parasysh prekjen e indit lidhor, procesi patologjik mund të shfaqet në tërë organizmin, por me prekje më të shpeshta në nyje dhe në muskulin e zemrës.

SHKAKTARI I SËMUNDJES
Sëmundja paraqitet 2 deri 3 javë pas infeksionit akut në traktin e sipërm respirator të shkaktuar nga bakteri i quajtur, Streptokoku beta hemolitik i grupit A.

Ky infeksion nuk është shkaku i drejtpërdrejtë i sëmundjes, por ai çon deri te formimi i antitrupave, të cilët pastaj e sulmojnë indin e vet organizmit, siç është indi i nyejve dhe muskuli i zemrës.

Pra, sipas kësaj, themi se ethja reumatike ka patogjeneze autoimune.

Në paraqitjen e sëmundjes, rol kryesore zë predispozicioni gjenetik, kurse si faktorë favorizues janë kushtet e jetesës dhe të punës (lagështia, grumbullimi i shumë personave dhe kontakti i afërt), faktorët klimatike dhe gjeografike (klimë e ftohtë dhe i lagësht), efektet sezonale (në pranverën e hershme dhe vjeshtën e vonë), mosha (mosha shkollore).

Por, në vijim janë disa kura natyrale për ethet reumatike, që mund të qetësojnë simptomat dhe të ndihmojnë në kurimin e tyre…

LËNGU I GJETHEVE TË FIKUT
Gjethe e fikut, nëse kombinohen me alkool, kthehen në një ilaç natyral që qetëson ethet reumatizmale.

Për këtë ilaç do t’ju nevojitet 750 ml alkool etilik i rafinuar 90° dhe gjethe të fikut.

Menjëherë pasi të hiqni gjethet nga dega, kalojini në grirës apo mikser ato dy herë rradhazi në mënyrë që të imtësohen plotësisht, pastaj hidhini në alkool.

Hidheni tërë përmbajtjen në një shishe qelqi të errët 1 L.

Sasia e gjetheve duhet të jetë e mjaftueshme, në mënyrë që të mbushni shishen 1 L.

Mbylleni shishen mirë me një tapë.

Lëreni përzjerjen e alkoolit dhe të gjetheve të fikut që të marinohen së bashku për 14 ditët në vijim dhe pas kësaj kohe, filtroni përmbajtjen.

Përdorni përzierjen në zonat që dëmtohen, për shkak të etheve reumatike.

Vetëm duhet t’i lyeni me këtë përzierje, por mos e fshini derisa të përthithet e thahet vetë.

As mos e shpëlani.

  • Është me të vërtetë e rëndësishme, që pas grirjes së gjetheve të fiqve, të lani grirësin me ujë të rrjedhshëm për 15 minuta dhe gjithashtu t’i lani duart mirë me një sapun natyral.

KURA ME RREPË
Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Hidhni përbërësit e mëposhtëm në një shishe 1,5 L:

  • 1 dhe ½ filxhan rrepë të grirë, 1 filxhan me vaj luledielli të ftohtë dhe mbushni pjesën tjetër të shishes me vajguri.

  • Lini të ulen për 10 ditë në temperaturën e dhomës, por sigurohuni që ta tundni shishen 3-4 herë në ditë.

  • Hiqni përmbajtjen e marre dhe përdoreni këtë ilaç për të masazhuar zonat e dhimbshme të shkaktuara nga ethet reumatike.

Jini këmbëngulës dhe rezultatet do të shfaqen së shpejti.

Bëni banjo me lëvore shelgu
Përveç recetave të mësipërme natyrale, mund të realizoni edhe një banjë me lëvoret e shelgut.

Koha më e mirë për ta përdorur në fakt është pranvera, sepse janë të njomët dhe të freskët, kështu kanë më shumë vlera kuruese.

Por edhe kur lëvoret e shelgut janë këputur në pranverë dhe janë tharë, mund të përdoren sërish.

Ju mund të bëni banja me lëvore shelgu, pasi më parë këto lëvore kanë ndenjur për disa minuta në ujë.

Ose, mund të flini mbi lëovoret e shelgut, thjesht duke i mbuluar me ndonjë copë pëlhure, ose nëse mund ta duroni, flini direkt mbi ato lëvore.

Merrni ilaçet e etheve nga zgjoi i bletës
Më poshtë janë disa kura të dobishme për ethet reumatike që përdorin përbërësit më të mirë nga mrekullite e natyrës: produktet e bletëve.

  1. Para 3 vakteve kryesore të ditës, pini një gotë me ujë në të cilën shtoni 3 lugë gjelle të uthullës së mollës dhe një lugë çaji mjaltë të papërpunuar natyror, për një shije të ëmbël.

Pijeni ngadalë, për 15 minuta dhe pastaj jeni gati për të ngrënë.

  1. Pas 3 vakteve kryesore te ngrënies në ditë, merrni një përzierje prej 30 pika me tretësirë ​​propolis dhe thjesht 40 pika uji në temperaturën e dhomës.

  2. Gjatë natës, fërkoni artikulacionin e lënduar, shpinën dhe qafën me një krem ​​të thjeshtë të përzierjes me: tretesirë propolis dhe pastaj një krem ​​të bazuar në ekstraktin e butë të propolisit.

Do të përjetoni lehtësim të menjëhershëm të dhimbjeve

Kura për ethet reumatike me hardhinë e zezë/të egër
Ka disa emra në dialekt për këtë bimë dhe mbase ju mund ta njihni si: Vula e Zonjës,

Rrënja e Virgjëreshës, Rrushi i Djallit, Hardhia e zezë apo Hardhia e Egër, por emrin shkencor e ka: (Tamus communis, Dioscorea communis).

Gjendet kudo nëpër Shqipëri, sidomos afër përrenjve, apo ndonjë vije uji.

  1. Grini rrënjën e bimës në një mikser të mirë dhe vendoseni në një shishe plastike prej 1 litërsh.

  2. Hidhni alkool të mbushni shishen.

  3. Lëreni të marinohet për 10-15 ditë, duke e shkundur disa herë në ditë.

Përdoreni këtë ilaç për të lyer zonat e dhimbshme 2-3 herë në ditë, sjell qetësim të shpejtë.

Tretësira me rrodhe që mund ta bëni nga duart tuaja
Masazhoni nyjet tuaja të dhimbshme çdo natë, me një tretësire që mund të bëni në shtëpi, duke ndjekur këtë recetë:

  • Hidhni 20 gr të rrënjës se rrodheve në një kavanoz të vogël, me një kapak të ngushtë.

  • Hidhni siper 100 ml alkol etilik 70° mbi rrënjët dhe tundeni çdo ditë.

Pas 8-10 ditësh është gati për përdorim.

Rekomandohet që të përgatisni një sasi më të madhe tretesire në të njëjtën kohë, duke përdorur 50-100 gr rrënjë rrodhe dhe 250-500 ml alkol.

Rezultatet e para do të shfaqen pas vetëm një jave.

Mbani frymën! Kura e reumatizmës është gjetur dhe ju duhet vetëm 1 gjethe … Read More »