Aurora

Fatos Klosi plas ‘bombën’ : Berisha bashkëpunoi për vrasjen e Azemit, çfarë më thanë vrasësit e tij

Vijojne replikat e Fatos Klosit me ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhine. Klosi mendon se për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhia duhet të ishte paraqitur në gjyq dhe të fliste, pasi tani, sipas Klosit, është tepër vonë.

“Unë nuk besoj se kjo do të përmbysë ndonjë gjë. Sepse shumica e njerëzve nuk janë gjallë.

Ata që e vranë, vërtet nuk janë.

Jaho është në burg dhe ai nuk ka folur dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Them se është e vështirë të ndryshojë ndonjë gjë në atë gjyq”, thotë Klosi për “Panorama”.

Ai tregon se çfarë i kanë thënë vrasësit e Azemit dhe si i kanë treguar se ata kanë bashkëpunuar me Sali Berishën, për ekzekutimin e Hajdarit.

“Vrasësit më kanë thënë se ne me Azemin ishim në hakmarrje, por Berisha kishte interes nga ai eliminim.

Bashkëpunuan të dyja palët dhe u krye.

Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”.

Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit.

Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi”, thotë ish kreu i SHIK.

Fatos Klosi plas ‘bombën’ : Berisha bashkëpunoi për vrasjen e Azemit, çfarë më thanë vrasësit e tij Read More »

Mes stuhisë me borë, foto e këtyre dy policëve po bën namin në internet

Si keta dy efektive jane me qindra qe jane shperndare ne te gjithe vendin per t’u kujdesur qe ne rruge te shkoje cdo gje mire, pavaresisht ngricave. Por ne Diber, situata eshte edhe me e renduar per shkak te stuhise se bores dhe te ftohtit. E keto foto publikuar nga policia e Shtetit, kane prekur qytetaret qe ne keto dite sensibilizohen me shume me forcat e policise qe kryejne nje detyre heroike!

“Live nga Dibra

Sakrifice per te permbushur misionin e shenjte, ate ne sherbim te qytetareve.

Ne temperatura – 6 grade e ne stuhi bore.

Policia Rrugore e angazhuar per t’ju ardhur ne ndihme perdoruesve te rruges.

Mes stuhisë me borë, foto e këtyre dy policëve po bën namin në internet Read More »

Shqiptarja rebele që nxorri gjoksin akuzon ish-presidentin e Gjermanisë: Më futi duart e më tha zhvishu

Duket se shqiptarja nga Maqedonia, lindur në Gjermani, Zana Ramadani edhe njëherë është bërë pjesë e medias. Madje sa herë që del ajo bën bujë.
Kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për zhveshjen e saj në protesta apo vendosjen e ferexhesë në kokë dhe nxjerrjen e pjesës së poshme të trupit nudo.

Zana, aktiviste e grupit “Femen”, është vënë në qendër të vëmendjes për atë që ka shkruar në librin e saj, “Sexismus, Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”). Brenda librit përshkruhet një prej skenave ku ajo ishte e ftuar në kështjellën Bellevue të Berlinit nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck. Ky i fundit, sipas shqiptares, e ka ngacmuar duke i thënë në mes të njerëzve të zhvishet.

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung shkruan se zonja Ramadani ishte aty në mesin e një numri të madh të ekspertëve të integrimit, që ishin ftuar si mysafirë të presidentit federal.

Pas daljeve të saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas, që i bënte si aktiviste e grupit “Femen”, presidenti e ka pyetur Zanën nëse ajo do të zhvishej edhe aty, në kështjellë. Pasi ajo i ka thënë se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për një gjë të tillë, Gauck i është përgjigjur se ai, po qe nevoja, mund ta ndihmonte.

Kështu Zana citon në librin e saj se presidenti e kishte prekur në ije me dorën e tij kur po bënin një foto.

Ajo shkruan:

Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë, drejt prapanicës. (…) Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme, por e lash të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Zana Ramadani në librin e saj”.
Nga ana tjetër gazeta “Berliner Zeitung” ka pyetur dhe ish presidenti Gauck rreth akuzave të Zana Ramadanit.

Avokati i tij, Christian Schertz i është përgjigjur:

Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet teksti më saktësisht, aty shkruan se z. Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët”.

Shqiptarja rebele që nxorri gjoksin akuzon ish-presidentin e Gjermanisë: Më futi duart e më tha zhvishu Read More »

Nano: Fundi që Berisha ka merituar,e ka kuptuar që laku po i ngushtohet në fyt dhe…

Me titull “Ky është fundi që Berisha ka merituar”, analisti Mustafa Nano, ne nje opinion te botuar sot në Mapo, duke analizuar postimet e shumta te ish-kryeministrit permes qytetarit dixhital, shkruan se me kete ai ka vetem nje qellim. “Thjesht të shpëtojë veten, teksa po ndjen që laku po i ngushtohet në fyt”.

Sipas Nanos, këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke i intimiduar institucionet e reja të drejtësisë, dhe duke u kallur në kokë të gjithëve, e sidomos ndërkombëtarëve, idenë se nuk dalin të fituar po u kruajtën me të.

Nuk ka asnjë portal e asnjë gazetë që të mos publikojë çaprashitjet e përditshme të Sali Berishës të cilat, në të shumtën e rasteve, bëhen nën siglën e qytetarit dixhital, që është personazhi më i shpifur i Shqipërisë publike në ditët e sotme. Është një lloj Frankeinsteni virtual i gazetarisë, që vetëm Berisha mund ta shpikte. I është dashur qytetari dixhital për ta mbajtur veten në fokusin e vëmendjes mediatike, por mbi të gjitha për të hedhur baltë mbi të gjithë, dhe kështu, për të krijuar idenë se të gjithë në këtë vend janë si Berisha. Por ky i fundit është i kuptueshëm në atë që bën (më duhet të them se kurrë nuk e kam kuptuar Berishën si sot, kur mbështetësit po e braktisin, kur institucionet shtetërore janë deberishizuar, kur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është vënë dikush që nuk kontrollohet prej tij, kur vegla që kish vënë në krye të SHISH-it i iku pa e pyetur, kur sistemi i drejtësisë nuk është më në dorë të tij, për të mos thënë që shumë shpejt mund të marrë frymëzime e motivime anti Berisha, kur PD-ja po i shkërmoqet etj).

Çfarë nuk kuptohet në këtë mes, është media. Gazetarët mund të jenë duke bërë detyrën, teksa raportojnë qëndrime, opinione e konsiderata të Berishës, pasi ky ende përfaqëson, për turpin tonë, diçka të rëndësishme në politikën shqiptare, por publikimi i diarresë së qytetarit dixhital nuk është një gjë që ka lidhje me informacionin. Të gjitha manualet e gazetarisë thonë se një informacion i caktuar bëhet publik, pasi bëhen verifikimet dhe pasi provohet se ai është i saktë. Mirëpo nuk ka se si të jenë të sakta lajmet që japin pronari i një lavazhi, berberi i Babrrusë, një frekuentues motelesh, taksisti i Laprakës, një mësues në Qerret, një gjurmues çiftesh nga liqeni, një demokrat nga Poliçani, një socialist nga Shkopeti, një kurvë e Bllokut, një kambist etj. etj., që të gjithë pa emër. Le ta themi troç: Publikimi i këtyre idiotësive shënon pikën më të ulët, në të cilën ka zbritur ndonjëherë gazetaria shqiptare, përfshirë edhe gazetarinë e bërë në kohën e Enver Hoxhës. Unë po shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje Andi Telës, Robert Rakipllarit, Anila Bashës, Arion Sulës, Mero Bazes, Blendi Fevziut, Artur Zhejit, Dritan Hilës, Armand Shkullakut & Andi Bushatit, Mira Kazhanit, Alfred Lelës, vëllezërve Nazarko, Skënder Minxhozit, Enkel Demit, e dhjetëra të tjerëve që kanë portalet e tyre, që të mos u kushtojnë asnjë çikë vëmendje “bëmave” të qytetarit dixhital. Sepse të raportosh lajme prej qytetarit dixhital është njësoj si të regjistrosh, të zbardhësh e të publikosh, bisedat e ditës në një kafene çfarëdo. Kjo është anti gazetari. Ata që duan t’i shërbejnë Berishës (akoma????), por edhe ata që duan ta tallin atë (akoma?????), le ta bëjnë këtë në forma të tjera më gazetareske.

Kjo thjesht për sa i takon qytetarit dixhital. Por këtu duhet shtruar një çështje tjetër. Një pyetje tjetër, më saktë: A ka kuptim që të merremi pa fund me Sali Berishën? Unë pak më sipër thashë se media nuk mund të mos raportojë për qëndrimet e tij, pasi ai është një politikan i rëndësishëm. Nuk do duhej të ishte as politikan, as i rëndësishëm, por ja që ai është, sepse ka njerëz që e kanë mbështetur dhe e mbështesin (aq sa i kanë mbetur). Dhe media, si rregull, nuk mund të injorojë atë që thotë një personazh i tillë, që përveç të tjerash ka qenë ish-president, ish-kryeministër. Përsëris: si rregull. Por unë mendoj se çdo rregull e ka një përjashtim. Dhe në këtë kuptim, nuk do ishte keq që për këtë njeri të mos flitej më.

Janë bërë ca kohë që unë e shoh të tepërt vëmendjen ndaj tij. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, ai nuk ka merituar asnjë vëmendje. Ai ka bërë çmos që të mos na ikë nga vëmendja (“qytetari dixhital”, siç thashë, është shpikur edhe për këtë qëllim), por ne nuk kemi pasur arsye të merreshim me të. E kam bërë këtë diskutim edhe me Andrea Stefanin që, sa ishte gjallë, iu mbajt idesë se “nëse resht së luftuari të keqen, kjo të rishfaqet”. Nuk është se e ka pasur gabim në parim, por ky nuk është rasti i Sali Berishës. Ky i fundit mori fund në vitin 2013. Pas këtij moment, ai nuk ka qenë më një problem për shqiptarët. Nuk është më i rrezikshëm për ne. Dëme mund të bëjë, siç po bën (fjala vjen, duke mbajtur PD-në të lidhur pas fatit të vet), por edhe këtë dëm e bën by default. Është një dëm që vjen si pasojë, jo si qëllim. Qëllimi i tij është tjetër: thjesht të shpëtojë veten, teksa po ndjen që laku po i ngushtohet në fyt. Dhe këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke i intimiduar institucionet e reja të drejtësisë, dhe duke u kallur në kokë të gjithëve, e sidomos ndërkombëtarëve, idenë se nuk dalin të fituar po u kruajtën me të. Ne gazetarët, duke u marrë me të, i jemi bërë krah në këtë plan. Dhe nëse plani i ka dështuar (mund të thuhet pa frikë se ai është sot një njeri i diskredituar: vetëm një grusht njerëzish i ka mbetur pas vetes), kjo ka ndodhur jo për shkak të miqve apo armiqve të tij. As për shkak të shoqërisë shqiptare apo elitës intelektuale që, për mua, do ta kenë si një damkë turpi faktin që e kanë lënë këtë njeri të na vijë vërdallë për 30 vjet me radhë, duke na mbajtur peng në shumë drejtime. Nëse plani i ka dështuar pra, kjo ka ndodhur për shkak të tij. Sikur ai të kishte qenë pakëz më i mençur e më i përmbajtur (duke qenë i njëjti rrezikzi), ne do ta kishim ende në zyrat e rëndësishme të shtetit. Sepse shoqëria shqiptare ka qenë e dorëzuar para tij, para kulturës e mendësive që ai përfaqëson, e para turmave të frikshme që i kanë dhënë mbështetje. Ai ka bërë çfarë ka dashur. Dhe ka qenë i vetmi njeri me impunitet në këtë vend. Të gjithë të tjerët mbrohen prej imunitetit, por ai është mbrojtur prej impunitetit. Dhe për ata që nuk janë familjarë me këtë fjalë, por shpjegohem: Impuniteti është pamundësia e institucioneve, e sistemit të drejtësisë, apo e sistemit politiko-shtetëror në përgjithësi, për ta bërë një keqbërës të japë llogari për krimet e kryera e dëmet e shkaktuara. Sali Berisha pra ka pasur impunitet. Mirëpo, duket se këtë impunitet nuk e ka më. Është ai i pari që e kupton këtë gjë. Dhe është ky fakt që ia ka marrë edhe atë pak qetësi e vetëpërmbajtje që ka pasur (E patë në ballafaqimin me Artan Hoxhën? Ishte në hall të madh. Kushedi sa vuajnë mbështetësit e tij kur e shohin në atë gjendje).

Për mua, ky lloj turpërimi që ai po i bën vetes është fundi më i mirë që ai meriton. Personalisht, më shijon kështu, kur e shoh që turfullon i pafuqishëm, e që bën si gore nëpër studio televizive, në Kuvend apo në facebook, kur e shoh mbi të gjitha të frikësuar; të frikësuar jo sepse mund ta rrasin në burg (kjo do të ishte e keqja më e vogël për të), por sepse mund t’i dalin në shesh shumë prapësira. Kanë filluar t’i dalin. E do t’i dalin edhe më shumë nesër. Sepse proporcionalisht me dobësimin e tij do të rritet edhe numri i atyre që nuk e kanë më frikë, e që për rrjedhojë do të hapin gojën për ta denoncuar. Dhe veç për një gjë nuk duhet dyshuar: Zullumet e këtij njeriu nuk kanë të numëruar.

Nano: Fundi që Berisha ka merituar,e ka kuptuar që laku po i ngushtohet në fyt dhe… Read More »

Babai e ndaloi të martohej me djalin që donte, pas 40 vitesh gjen një copë gazete dhe ndodh e pabesueshmja

J

eta nuk shkon gjithmonë siç e kemi imagjinuar. Pa marrë parasysh se sa doni diçka, pa marrë parasysh sa shumë përpiqeni ta merrni atë, nganjëherë, universi thjesht ka plane të tjera.
Ashtu si ka njerëz që mund të zhduken nga jeta, ka të tjerë që fati mund t’ju sjellë përsëri dhe historia e Janice Rude dhe Prentiss Ëillson është një shembull i mrekullueshëm.

Në vitin 1961, Janice Rude ishte një studente në Kolegjin Oçidental në Kaliforni që punonte me kohë të pjesshme në një kafene për të paguar për studimet e saj.
Një ditë, ndërkohë që po sillte pjata në një tavolinë studentësh, vështrimi i saj takoi atë të një djaloshi shumë elegant me emrin Prentiss Willson.

Pas këtij takimi të parë, Prentiss kishte filluar të frekuentonte gjithnjë e më shpesh kafenenë. Jo sepse duhej të hante, por sepse donte të shihte atë vajzë të bukur që shërbente në tavolina. Ajo që nuk dinte ishte se ajo ndjente saktësisht të njëjtat gjëra.

Natën para Falënderimeve, Janice kuptoi se Prentiss nuk kishte ardhur në lokal.

Një mik i tha asaj se i riu kishte shkuar për të vizituar familjen e tij, e cila jetonte rreth 250 kilometra larg. Në atë moment, Janice e kuptoi sa të forta ishin ndjenjat e saj ndaj këtij djali që praktikisht nuk e njihte. Pra, ajo vendosi të shkonte me makinën e saj ta takonte.

“Ishte një gjest shumë i guximshëm nga ana ime”, pranon Janice.

Shpejt, ata të dy kuptuan se e dashuronin njëri-tjetrin dhe dëshironin që ta kalonin jetën e tyre së bashku. Menjëherë pas kësaj, ata u fejuan dhe publikuan njoftimin në gazetën lokale.

Për fat të keq, siç kemi thënë më parë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë dhe për këtë arsye marrëdhënia e tyre pati një fund të palumtur.

Babai i Janice i dha asaj një ultimatum, i tha se ajo do të duhej të ndërpriste marrëdhënien e saj me Prentiss, përndryshe ai nuk do ta ndihmonte më atë, që të paguante shpenzimet e universitetit. Asnjë nga protagonistët e kësaj historie nuk e kujton pse burri ishte kundër marrëdhënies së tyre, por në fakt, Janice kujton se nuk kishte ndonjë zgjedhje tjetër, sepse ajo absolutisht donte të përfundonte studimet e saj.

Me trishtim të madh, shumë lot dhe dy zemra të thyera, Janice dhe Prentiss u detyruan të ndanin rrugët e tyre. Me kalimin e kohës, të dy njohën njerëz të tjerë dhe u martuan, por pa harruar ndonjëherë dashurinë e parë të madhe që jetuan së bashku.

Por ky nuk është fundi i tregimit për shkak se, një ditë, fati vendosi për t’i vënë ato përsëri së bashku.

Pas disa viteve, nënat e Janice dhe Prentiss vdiqën disa muaj pas njëra-tjetrës. Pas këtyre hidhërimeve, të dy ishin duke shfletuar në mesin e gjërave të nënave të tyre dhe të dy bënë të njëjtin zbulimin.

Të dyja gratë kishin bërë të njëjtën gjë, edhe pse nuk njiheshin: Kishin prerë nga gazeta njoftimin e fejesës së fëmijëve të tyre!

Kjo ishte sikur të dyja nënat, në zemrat e tyre, të donin martesën e dy të rinjve.

Gratë e dinin se ndjenja e tyre ishte një autentike dhe kjo ishte një shenjë fati për të dy, si për Janice ashtu edhe për Prentiss.

Zbulimi i habitshëm i bëri Janice dhe Prentiss të kontaktonin njëri-tjetrin.

Ata ishin tashmë të rritur dhe asnjëri nuk ishte më nën kontrollin e prindërve.

Në qershor të vitit 2010, Janice dhe Prentiss u ritakuan dhe kuptuan se flaka nuk ishte shuar. Gjashtë muaj pas ritakimit dhe 49 vite pasi ata u takuan për herë të parë, ata u martuan.

Në moshën 71-vjeçare ata ishin në fund në gjendje për të realizuar ëndrrën e tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur. Martesa jonë është e përkryer dhe, edhe pse ne s’kemi shumë vite përpara, ajo do të jetë e përkryer “, thotë Janice.

Asnjëherë mos hiqni dorë, kur është fjala për dashuri. Tregojini personit që e doni si ndiheni, thojini asaj “të dua” dhe gëzoni çdo çast të kaluar së bashku.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=R2tUuRL0XD8]

Babai e ndaloi të martohej me djalin që donte, pas 40 vitesh gjen një copë gazete dhe ndodh e pabesueshmja Read More »

Harrojeni Facebook dhe Instagram, ky është aplikacioni më i ri që po i çmend të gjithë

Vero është rivali i Instagram që është tashmë në krye të App Store.

Aplikacioni pa reklama i lejon përdoruesit të ndajnë fotot, të shtojnë lidhje dhe të rekomandojnë libra, filma dhe shfaqje televizive tek miqtë.

Ky aplikacion kryeson në Apple që nga java e kaluar, duke sugjeruar se përdoruesit e mediave sociale mund të kërkojnë alternativa për platformat e themeluara të mediave sociale.

Por, me disa përdorues që raportojnë probleme, njerëzit po pyesin nëse pretendimet rreth aplikacionit janë shumë të mira për të qenë e vërtetë.

Vero thotë në faqen e vet në Twitter se “ka krijuar rrugën më të mirë për t’i lidhur njerëzit dhe për të shpërndarë jetën reale online”. Aplikacioni po ashtu në disa postime ka thumbuar direkt Facebookun duke thënë se “nuk duam algoritma, as njohje të të dhënave, vetëm që njerëzit realë të kënaqen duke jetuar jetën e tyre në Vero”.

Dallimi më i madh i Veros me rrjetet tjera sociale është se në murin kryesor shfaqen njoftimet vetëm në renditje kronologjike. Vero për dallim prej rrjeteve tjera sociale është me pagesë, ndërsa së fundmi njoftoi se një milion përdoruesit e parë nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Po ashtu ka njoftuar se për shkak të kërkesës së madhe për regjistrime, po ka probleme teknike.

Harrojeni Facebook dhe Instagram, ky është aplikacioni më i ri që po i çmend të gjithë Read More »

Shqiptarët e sulmuan me acid, historia tragjike e avokates. Ish-i e donte të vdekur…

Dy shqiptarë arritën ti ndryshonin komplet jetën një avokateje në Itali, pas nje sulmi te tmerrshem me acid.

E reja arriti që t’i mbijetonte sulmit qe ishte porositur nga ish-i fejuari i saj, Lucia Annibali.

Avokatja Annibali arriti të gjente forcën për t’u rimëkëmbur, pasi për pak sa nuk humbi shikimin dhe u desh që t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve për rindërtimin e fytyrës. Tashmë ajo pritet që të garojë në zgjedhjet e 4 Marsit, për Partinë Demokratike italiane në qytetin e Parmës.

Pushtetin e saj tani ajo po e përdor si një simbol në betejën kundër dhunës ndaj grave në parlamentin italian.

“Pas sulmit, mendova sesi mund të rikthehesha sërish në formën më të mirë. M’u desh të gjeja mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar profesionin tim si avokate dhe kuptova se politika mund të ishte mënyra më e mirë”.

Pikërisht në Parma, Annibali iu nënshtrua të paktën 20 operacioneve për të rindërtuar fytyrën dhe u bë qytetare nderi në 2015-n.

Jeta e avokates ndryshoi përgjithmonë më 6 Prill të 2013-s, kur duke u kthyer nga puna për në shtëpi, në Pesaro, një person i mbuluar me kapuç i doli para e hodhi acid, duke i djegur 66 përqind të fytyrës, duke e shpërfytyruar rëndë dhe duke i rrezikuar shikimin.

“Fytyra ima po ziente për së gjalli, ulërita kaq shumë. Mund të ndjeja flluska që ishin ngritur në mollëzat e mia”, rrëfen avokatja, teksa kujton momentin e tmerrshëm.

Pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Parma dhe gjendja e saj u stabilizua, Annibali tha se pas këtij sulmi qëndronte ish-i fejuari Luca Varani.

Ky i fundit, gjithashtu avokat, u dënua në 2016-n me 20 vjet burg. Ai kishte paguar dy shqiptarë, të moshës 31 dhe 28 vjeç, për të kryer sulmin me acid.

“Kjo ngjarje më ndryshoi jetën përgjithmonë. Kur rifitova shikimin dhe mësova të ha sërish vetë, të gjitha këto beteja më bënë të rivlerësoja sërish jetën“, shprehet sot Annibali.

Shqiptarët e sulmuan me acid, historia tragjike e avokates. Ish-i e donte të vdekur… Read More »

Si te hiqni eren e hudhres dhe qepes me keto ushqime

Hudhra dhe qepa janë të pasura me ushqyes, të mira për zemrën dhe gjithë organizmin.

Sekreti i gjithë kësaj mirësie vjen nga sulfidet, të cilat aktivizohen kur hudhra dhe qepa priten ose shtypen.

Sulfidet duan 10-15 minuta që të aktivizohen ndaj rekomandohet që pasi të keni prerë hudhrën ose qepën të prisni pak përpara se ta gatuani.

Por ato kanë një të keqe, nëse mund ta quash të tillë.

Hudhra dhe Qepa Dhe Era e Rëndë E Tyre

Pasi e ke ngrënë hudhrën ose qepën, goja mban një erë të rëndë.

Sado të përpiqeni ta shuani erën me një çamçakëz ose të lani dhëmbët, ajo nuk ikën aq shpejt.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se kanë identifikuar produktet ideale kundër erës së rëndë të shkaktuar nga hudhra dhe qepa.

Molla

Një nga shprehjet më popullore për mollën, thotë se ajo mund të mbajë mjekun larg.

Në fakt, studimet e reja, thonë se nëse hani hudhër duke e shoqëruar me mollë, mund të parandaloni erën e rëndë.

Kjo ndodh sepse antioksidantët te molla shpërbëjnë përbërësit e rëndë aromatizues.

Spinaqi

Ekspertët shpjegojnë se polifenolët te spinaqi ashtu si edhe te molla arrijnë të shpërbëjnë sulfidet te hudhra dhe qepa.

Për fat të mirë, spinaqi me hudhrën dhe qepën kombinohen shumë mirë.

Borziloku Dhe Majdanozi

Këto dy barishte janë të pasura me substanca që shuajnë erën e fortë të hudhrës.

Ndonëse këto dy barishte kombinohen mirë me hudhrën, rekomandohet që t’i hani veçmas saj por në një vakt të vetëm.

Pra konsumoni borzilok ose majdanoz pasi të keni ngrënë hudhër ose qepë.

Qumështi

Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se qumështi është më efikas ndaj heqjes së erës së rëndë, sidomos nëse e pini përpara ose gjatë një vakti të pasur me hudhër e qepë.

Yndyra e qumështit është ajo që arrin të largojë aromat e këqija.

Çaji Mali Ose Mente

Ekspertët thonë se nëse pini çaj mali ose çaj menteje përpara ose gjatë një vakti mund të hiqni erën e keqe të gojës.

Kjo ndodh sepse polifenolët te këto çajra shpërbëjnë përbërësit e sulfurit tek hudhra dhe qepa.

Një tjetër metodë është të hani pak kafe të bluar pasi keni konsumuar hudhra ose qepë.

Pavarësisht erës, hudhra dhe qepa janë shumë mirëbërëse për organizmin, ndaj duhen konsumuar rregullisht.

Si te hiqni eren e hudhres dhe qepes me keto ushqime Read More »