Aurora

Incident i rëndë në Top Channel/ I ftuari tenton të …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë emisionit ‘Hell’c Kitchen’, në Top Channel, ku një nga konkurentët ka tentuar të vrasë veten gjatë regjistrimit të puntatës së radhës.

Burime bëjnë me dije, se konkurrenti nuk ka mundur dot të përballojë presionin e vazhdueshëm që i është bërë gjatë emisionit, dhe ka tentuar të presë damarët.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është ndërprerë emisioni dhe është vënë gjithçka në pikëpyetje nëse kjo puntatë do të transmetohet apo jo.

Deri tani nga Top Channel nuk ka asnjë reagim, por kanë qenë të afërmit e konkurrentit që ka tentuar të vrasë veten që kanë dhënë lajmin./shkodranews

Incident i rëndë në Top Channel/ I ftuari tenton të … Read More »

“Bularati sot ishte një njollë turpi.Të dhj**ë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve.”

Një analizë për gjithçka ndodhi sot në Bularat vjen nga analisti dhe gazetari Andi Bushati. ANALIZA/ Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në Bularat të kishte ndodhur në një qytet sado periferik grek. Le ta shfrenojmë fantazinë për një çast, sikur një grupim shqiptarësh të thërriste aty, se Janina n’a përket ne dhe se Aleksandri i madh është simboli i Republikës së “Maqedonisë së Veriut”. Le të shkojmë në ekstrem dhe të përfytyrojnë një çetë ekstremistësh veshur kuq e zi që bërtasin rrugëve të Prevezës se gjaku i thërret të djegin grekët.
Asnjëri prej nesh, as në fantazitë e veta më marroke, nuk do të kishte fluturuar kaq larg. Por fatkeqësisht, ky përshkrim nuk është një fantazi. Të gjitha kanë ndodhur, por në sens të kundërt. Përgjatë mesditës së kësaj të enjteje disa televizione informativë transmetuan Live manifestimin e Dropullit, ku po i jepej lamtumira e fundit minoritarit grek Kostandin Kacifas të vrarë pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Dhe prej andej, me dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë kanë ndjekur në kohë reale thirrjet se Vorio -Epiri është grek, se Maqedonia po ashtu, se shqiptarët duhen djegur, se duhet përdorur zjarr kundër qenëve,etj. E pra kjo gjë, që në shtetin tonë fqinjë as nuk do të imagjinohej, u zhvillua normalisht, ditën për diell, në teritorin shqiptar. Askush nuk u mundua as t’i paraprijë, as t’a ndalojë, dhe as të reagojë më pas.

Po pse? Cili është shpjegimi? E di se shumëkush do të nxitojë të ekzaltojë tolerancën proverbiale të shqiptarëve. Jam i bindur se të tjerë do të shprehin krenarinë se ne kemi mundur ti margjinalizojmë në shoqërinë tonë nacionalistët e çmendur më të njëjtin profil si të Agimit të Artë. Por, thellë thellë, kam frikë se kjo nuk është as çështje tolerance dhe as problem emancipimi. Përpara se të shihet si e tillë, ajo duhet trajtuar si zbythja e një shteti të reckosur dhe si një mungesë ulërtitëse dinjiteti. Nëse një ngjarje si ajo e Bularatit do të ndodhte në Greqi, apo në çdo vend perendimor me standarte shumë më të larta demokratike se fqinji ynë, organizatorët dhe protagonistët e tij do të ndëshkoheshin rrepstësisht. Sepse thirrjet raciste, nxitja e dhunës etnike dhe vënia në pikpyetje e sovranitetit, penalizohen ngado njësoj.

Por, në Tiranë e ndoqën me indiferencë këtë shfaqe, jo nga zemërgjerësia, por nga pafuqia. Dhe me hidhërim duhet thënë se mirë bënë. Pasi fakqeqësisht nuk kishin rrugë tjetër. Arsyet për këtë janë të thjeshta. Sepse askush nuk mund të imagjinojë aplikimin perfekt të ligjit për qytetarët e huaj apo për minoritarët, kur ai zbatohet i çalë për vetë shqiptarët. Sepse askush nuk mund të imagjinojë, një vend si ky yni, kur ashtu siç bën me skandalet shqiptare, kryeministri del e jep i pari konkluzionet (se Kostandin Kocias ishte i çekulibruar dhe nuk kishte rrugë tjetër veç ekzekutimit), pa thënë as një falë, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat.

Kjo nuk ndodh në asnjë shtet normal demokratik, madje as aty pak më larg, tek komshinjtë tanë. Sepse të gjithë menjëherë pyesin: Mos ka një prapavijë politike? Mos fshihet një komplot? Ç’e detyroi të parin e qeverisë të bëjë edhe hetuesin edhe gjykatësin? Janë detaje të tilla që të shtyjnë të kuptosh se pse shtetarët shqiptarë i kalojnë “me indiferencë”, incidente si ato të Bularatit, pasi ata e dinë me mirë se kushdo, se ato shërbejnë ndërkombtarisht si një lupë për të parë problemet e brendëshme të demokracisë shqiptare. Kështu ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Kjo dramë përcolli edhe mandatin presidencial të Berishës, të cilit ekstremistët fqinjë i shfrytëzuan përdhosjen e demokracisë vendase, për të larë hesapet e tyre nacionaliste.

Po të shihet me vëmendje edhe eurodeputetja kontroverse qipriote, Eleni Theocharous, sapo zbarkoi në tokën greke fjala e parë që tha, nuk kishte të bënte me ngjarjen e Kacifas, por me faktin se kryeministri shqiptar ishte i korruptuar.
Dhe ky është në fakt thelbi i problemit me shtetarët shqiptarë: ata refuzojnë të bëhen mbrojtës të dinjitetit kombëtar, nga frika se mos kjo i kthehet në boomerang. Ky është dhe shpjegimi i thjeshtë i asaj që ndodhi sot në Bularat. Kjo tregon se pse askush nuk vuri ujin në zjarr, as për shkeljet flagrante të ligjit shqiptar dhe as për cënimin e krenarisë nacionale. Prandaj le ti japim fund miteve të tolerancës dhe emancipimit tonë. Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëristëse.

Ajo është njëkohësisht edhe parodia më diskrdituese e një terorie që po qarkullon prej disa vitesh, se më në fund Shqipëria udhëhiqet me liderë që i kanë vënë grekut kufirin tek thana. Pasi kjo nuk bëhet as me statuse në Facebook, se dikur Athina banohej nga bashkëkombasit tanë, as me pastime në Instagram të fotove të vjetra të Akropolit që e shpëtuan shqiptarët. Ky dinjitet rimëkëmbet me zbatimin e ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi sot në Bularat.

“Bularati sot ishte një njollë turpi.Të dhj**ë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve.” Read More »

Rritje e potencialeve turistike në jug të vendit

Rritja e fluksit turistik në Shqipëri, nxjerrë përballë qeverisë shqiptare sfida reale për të përballuar numrin në rritje të turistëve, si dhe për të garantuar infrastrukturën e nevojshme.

Në një shkrim për turizmin në Shqipëri, ekspertja e Bankës Botërore, Anita Ellmauer-Klambauer veçon Sarandën si një nga kujtimet më të mira të verës.

Duke analizuar rritjen e turizmit në Shqipëri dhe nevojat që dalin përballë qeverisë për përballimin e fluksit turistik, ekspertja e BB-së ndalet te dy projektet e mbështetura nga BB.

Konkretisht, për të adresuar mungesën e hapësirave publike dhe përmirësuar lëvizshmërinë në Sarandë, qeveria shqiptare, sipas saj, ka prezantuar një projekt të mbështetur nga Banka Botërore, i cili përfshin rinovimin e shkallëve të Sarandës dhe rehabilitimin e shëtitores në buzë të detit.

Këto dy investime, tha Ellmauer-Klambauer, janë vetëm fillimi i një serie aktivitetesh të rivitalizimeve urbane në qytet.

Përveç qytetit bregdetar piktoresk të Sarandës, projekti mbështet edhe Përmetin, destinacion eko-turizmi, si edhe Gjirokastrën dhe Beratin, dy vende të mahnitshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Po ashtu, përveç rivitalizimit urban dhe përmirësimeve në infrastrukturë, përfshirë edhe restaurimet e trashëgimive kulturore, projekti fokusohet në përmirësimin e vendeve turistike në jugun e Shqipërisë, si mbështetjen e sektorit të turizmit, si për shembull zhvillimin e produkteve të turizmit dhe lidhjen e tyre me tregje të mundshme.

Më poshtë shkrimi i publikuar në blogun e faqes së Bankës Botërore:

Një nga kujtimet e mia më të mira nga vera e shkuar ishte zbulimi i Sarandës, e cila ndodhet në pjesën jugore të Rivierës shqiptare. Më mrekulloi vendndodhja e bukur e qytetit në breg të detit Jon, me ujin e tij në ngjyrë blu të errët dhe nga ku në horizont shihej ishulli i Korfuzit (Greqi). Sigurisht unë nuk isha e vetmja vizitore, sepse Saranda është e mbushur me njerëz gjatë verës. Në fakt, popullsia e përhershme e saj është rreth 35.000 banorë, por në korrik-gusht, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm nga turistët. Gjatë vitit 2016, Saranda regjistroi më shumë se 700.000 vizitorë.

Kjo nuk po ndodh vetëm në Sarandë. Gjatë viteve të shkuara, turizmi shqiptar është rritur ndjeshëm, veçanërisht në vende si Ksamili, Saranda dhe Durrësi. Nga gushti i vitit 2017 deri në gusht të 2018, sipas zyrës kombëtare të statistikave, Shqipëria priti 8.2 milionë vizitorë – një rritje prej 16.8% krahasuar me vitin e shkuar. Shumica e turistëve vijnë kryesisht në verë për diellin dhe plazhet e saj. Shifra të tilla priten të vazhdojnë të rriten gjatë viteve të ardhshme. Në Ditën Botërore të Turizmit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deklaroi madje se Shqipëria synon të tërheqë 10 milion turistë deri në 2025!

Ndërkohë, si munden destinacione shqiptare kaq popullore si Saranda të përmirësojnë infrastrukturën e tyre vendore dhe hapësirat publike dhe të jenë realisht në gjendje të thithin këtë rritje të madhe të vizitorëve?

Saranda me natyrën e mrekullueshme dhe pasuritë kulturore është vendi i duhur për të nisur këtë diskutim. Qyteti përballet me sfida për sa i takon lëvizjes brenda tij dhe mungesës së hapësirave publike. Sot, njeriu e ka të vështirë të ecë në shëtitoren e saj, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që vinë aty. (Mua mu desh të tregohesha e kujdesshme që të mos shkelja këmbët e njerëzve të tjerë gjatë gjithë kohës!). Shëtitorja në buzë të detit, që aktualisht është hapësira kryesore publike e qytetit, nuk mund të përballojë numrin në rritje të turistëve që vizitojnë qytetin çdo vit. Gjithashtu, shkallët që lidhin pjesët e sipërme të qytetit me shëtitoren në breg të detit nuk janë të sigurta dhe kanë nevojë urgjente për t’u riparuar.

Për të adresuar mungesën e hapësirave publike dhe përmirësuar lëvizshmërinë nëpër qytet, Qeveria e Shqipërisë ka prezantuar një projekt të mbështetur nga Banka Botërore, i cili përfshin rinovimin e shkallëve të Sarandës dhe rehabilitimin e shëtitores në buzë të detit.

Këto dy investime janë vetëm fillimi i një serie aktivitetesh të rivitalizimeve urbane në qytet. Përveç qytetit bregdetar piktoresk të Sarandës, projekti mbështet edhe Përmetin, destinacion eko-turizmi, si edhe Gjirokastrën dhe Beratin, dy vende të mahnitshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Përveç rivitalizimit urban dhe përmirësimeve në infrastrukturë, përfshirë edhe restaurimet e trashëgimive kulturore, projekti fokusohet në përmirësimin e vendeve turistike në Jugun e Shqipërisë si mbështetjen e sektorit të turizmit, si për shembull zhvillimin e produkteve të turizmit dhe lidhjen e tyre me tregje të mundshme.

Sondazhet me banorët, vizitorët dhe bizneset lokale gjithashtu vunë në dukje nevojën e qartë për rritjen e numrit të hapësirave publike, duke përfshirë parqet, hapësirat e gjelbra dhe sheshet e lojërave në bashkitë e përzgjedhura. Cilësia e infrastrukturës bashkiake është klasifikuar ndryshe në bashki të ndryshme, duke treguar se çdo qytet ka nevojë për një qasje të vetën në lidhje me rivitalizimin urban.

Sondazhet me turistë po ashtu nxorën rezultate të dobishme. Vizitorët aktualisht shpenzojnë pesë ditë/net në Sarandë. Rehabilitimi i hapësirave publike mund të kontribuojnë në tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe t’i nxitë ata për të qëndruar më gjatë në një vend të caktuar.

Moria e punimeve transformuese urbane ka një efekt të dyfishtë pozitiv: t’i bëjë qytete si Saranda më të jetueshme për qytetarët e përhershëm dhe gjithashtu më tërheqëse për vizitorët sezonalë. Përmirësimet urbane në lidhje me lëvizshmërinë dhe sigurinë do t’u japin mundësi si turistëve ashtu edhe banorëve të shëtisin nëpër qytet përmes shkallëve të rinovuara dhe të kënaqen duke shëtitur përgjatë shëtitores e duke soditur detin.

Po të mendojmë me afat të gjatë, rehabilitimi i hapësirave publike gjithashtu do të përforcojë potencialin turistik të vendit dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të tij dhe në aktivitetet që krijojnë vende pune në nivel vendor. Mezi pres të kthehem sërish në Sarandë për të parë nga afër zhvillimet e reja dhe të lëviz lirshëm në shkallët e reja të qytetit.

Rritje e potencialeve turistike në jug të vendit Read More »

5 milionë euro investim në zonën e Alpeve për zhvillimin e turizmit

Qeveria shqiptare, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të investojë 5 milionë euro në zonën e Alpeve të Shqipërisë gjatë vitit 2019, në projekte infrastrukturore për të zhvilluar turizmin e zonës.

Drejtori i fondit Benet Beci deklaroi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se, për zonën e Alpeve është bërë një nga studimet më të mira.

“Ne kemi financuar disa projekte në funksion të zhvillimit të zonës me Bankën e Këshillit të Europës dhe qeverinë shqiptare”, tha ai.

Beci parashtroi përpara deputetëve të komisionit, projektet që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në zonën e Alpeve të Shqipërisë.

“Dy projekte të rëndësishme, në Pukë dhe Ulëz, kemi bërë dy ndërhyrje nga më të bukurat. Në Vermosh, në Tamarë, në Valbonë kemi bërë disa ndërhyrje të rëndësishme”.

“Koncepti ynë për këtë zonë është një përqasje e re, gjithmonë në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këto zonë do të ndërtojmë sheshe, do të hapim shtigje për turistët, do të ndërtojmë disa godina multifunksionale në shërbim të turistëve”, shpjegoi ai.

Gjithashtu, Beci bëri me dije se vitin tjetër nis ndërtimi i rrugës së Thethit me gjatësi 20 km, që financohet nga BERZH. /atsh

5 milionë euro investim në zonën e Alpeve për zhvillimin e turizmit Read More »

Pastrohet kanali kryesor i Vlorës

Për përballimin me sukses të stinës me reshje, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë ka realizuar disa punë pozitive në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve, por edhe kanaleve të ujërave të larta.

Një ndër këto është edhe pastrimi i kanalit kryesor të qytetit, që çon ujërat në Hidrovorin kryesor.

“Për pastrimin e tij u bë një punë e konsiderueshme, pasi qytetarë të papërgjegjshëm kishin depozituar në të mbeturina të ndryshme. Sot, kemi këto pamje nga ky kanal, i dalë në dritë”, shprehet Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë përveç punës së përditshme  në lidhje me reformën e ujit, një vëmendje të veçantë i kushton edhe pastrimit të kanaleve apo plazheve./atsh

Pastrohet kanali kryesor i Vlorës Read More »

Rritet në 6 mijë lekë/kg akciza për duhanin e përpunuar

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin ‘Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” që shoqëron paketën fiskale të vitit 2019, parashikon rritjen  nivelit të akcizës për duhanin e përpunuar nga 4400 lekë/kg në 6000 lekë/kg.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj shpjegoj sot në Komisionin e Ekonomisë se, ndryshimet në këtë projektligj që prezantojmë sot, konsistojnë në vendosjen e akcizës për rërat dhe zhavoret bituminoze, duke taksuar atë lloj lende të para që zëvendësojnë nënproduktete e naftës dhe ndikon në ambient, pasi ka filluar të përdoret si lëndë djegëse në disa industri, si dhe heqjen e akcizës për fishekzjarret, llampat,  pilat/bateritë.

Kjo masë ka për qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë të paktën 60 euro për kg, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së.

Po ashtu, ndryshimet parashikojnë një rritje të akcizës edhe për kategorinë “Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani”, që nga 4400 lekë/kg që është aktualisht do të bëhet 6000 lekë/kg.

Ndërkohë, ndryshimet i paraprijnë edhe një produkti të ri që parashikohet të futet në treg. Kategoria “Duhan me ngrohje” do të paguajë akcizë 6000 lekë/atsh

Rritet në 6 mijë lekë/kg akciza për duhanin e përpunuar Read More »

A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët

Gjatë natës, trupi dehidratohet dhe nevoja për ujë prish gjumin. Disa njerëz që janë të ndërgjegjshëm ndaj nevojave të organizmit mbajnë gjithmonë ujë pranë krevatit.

Disa mbajnë një shishe apo një gotë të mbushur plot. Të nesërmen, ata që pinë ujin nga gota, tregojnë se shija e tij bëhet e çuditshme.

Ata vërejnë një ndryshim në dukje të lehtë të shijes së tij. Është e vërtetë që uji nuk ka shije, por studimet tregojnë se uji i lënë jashtë pas kontaktit me dioksidin e karbonit në ajër, gjë që ndryshon pehashin e tij.

Çfarë ndodh me ujin e lënë jashtë gjatë natës?

Shija është nga shqisat më të komplikuara thonë ekspertët. Sipas tyre, nëse njeriu pi ujë nga gota që ka mbushur në mbrëmje, do të mbajë mend në ndërgjegje shijen e mëparshme të tij.

-Gjatë natës, uji në gotë avullon në sasi të vogla. Një gjë e tillë do të shkaktojë një përqendrim të aromave të substancave të tjera në ajër dhe në gotë.

-Shija e tjetërsuar e ujit të lënë jashtë gjatë natës ka të bëjë me ajrin dhe jo ujin, thonë ekspertët.
A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës?
Për fat të mirë, uji nuk përmban as sheqerna, as yndyrna dhe as proteina të cilat mund të prishen pas një kohe të caktuar.

-Pra, uji i lënë jashtë gjatë natës mund të pihet pa problem, gjithmonë nëse në gotë nuk ka rënë ndonjë mizë, mushkonjë a substancë e çuditshme .

Nga ana tjetër, konsumatori duhet të shqetësohet edhe për faktorë të tjerë. Uji nuk duhet të qëndrojë jashtë për ditë ose javë të tëra dhe më pas të pihet.

-Njeriu nuk duhet të përdorë të njëjtën gotë të palarë uji dhe nuk duhet ta ndajë gotën e tij me të tjerët.

A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës? Ja çfarë thonë ekspertët Read More »

“Kaçifas ti jeton, ti na drejton; Vorio-Epiri e Maqedonia janë Greqi”, parulla nacionaliste në Bularat

Situatë jo e mirë në Bularat ku kanë nisur thirrjet nacionaliste dhe këngët për Kacifas.

Lot, flamuj grekë, thirrje e parulla e në greqisht… Këto janë disa nga momentet e ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandonis Kaçifas në Bularat, këtë të enjte.

“Katçifas ti jeton, ti na drejton (Mikonos); Vorio Epiri është grek; Maqedonia është Greqi, ishin disa nga parullat e thirrura dhe të shkruar në flamuj grekë, e të shpalosura para kamerave Bularat.

Ardhja nga Greqia në Shqipëri, e shtetasve greke për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinos Kaçifasit, ka sjellë edhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës.

Gazetarja e Panorama në vendngjarje raportoi se, në territorin grek, radha në territorin ka shkuar në rreth 3 kilometra.

Kontrollet po zhvillohet me masa më të rrepta se zakonisht, ndërsa deri më tani, janë ndaluar të futen në Shqipëri 4 persona. Rreth 500 veta kanë hyrë në Shqipëri që nga mëngjesi i kësaj të enjteje.

“Kaçifas ti jeton, ti na drejton; Vorio-Epiri e Maqedonia janë Greqi”, parulla nacionaliste në Bularat Read More »