Aurora

Krimet e Rënda kërkojnë 8 vjet burg për ish-zyrtarin e policisë (Video)

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi një total prej 33 vitesh burg për katër persona të akuzuar për kultivim të kanabisit, mes të cilëve ish-shefi i rendit të Policisë së Tepelenës.

Sipas prokurorisë, ish-efektivi Gani Abazi kishte mbante kontakte telefonike me kultivuesit e drogës.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi një dënim me 8 vite burg për një ish-punonjës policie të akuzuar për përfshirë në kultivimin e kanabisit. Sipas prokurorisë, i pandehuri Gani Abazi, i cili u gjykua në masë sigurie “arrest shtëpie”, mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.

Për akuzat e “kultivimit të bimëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal” prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të tre të bashkëpandehurve të tij. Sipas pretencës së përgatitura nga prokurorët Ened Nakuci dhe Vladimir Mara, për Besim Zikën u kërkuan 9 vite burg, ndërsa për Pëllumb e Festim Ronën nga 8 vite. Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

Organet e drejtësisë ranë në gjurmët e të pandehurve nga hetimet që po kryheshin nga Prokuroria e Tiranës për llogari vrasjes së Elton Çiçës në Maj 2016 në kryeqytet. Përgjimet e disa personave me banim në Tepelenë zbuluan angazhimin e tyre në kultivimin e kanabisit në disa fshatra të zonës dhe faktin se ata bashkëpunonin dhe kishin mbështetje nga punonjës të policisë.

Nga hetimi i mëtejshëm i Krimeve të Rënda u ngritën dyshime se Gani Abazi, punonjësi i policisë së zonës që mbulonte fshatrat ku vepronin të akuzuarit, jo vetëm kishte ardhur në dijeni të ekzistencës së parcelave të kultivuara me lëndë narkotike, por edhe se dinte me saktësi numrin e rrënjëve të mbjella dhe emrin e personit që kujdesej për to./abcnews.al

Krimet e Rënda kërkojnë 8 vjet burg për ish-zyrtarin e policisë (Video) Read More »

Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi (Video)

Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund me interpretimet e tyre.

Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut shqiptarë.

Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.

“Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë “gol”, na pritën mirë. Në ’78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë”, tha Hamo./tvklan

Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi (Video) Read More »

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve: Nuk ka taksë të re për tatimpaguesit, tregjet janë të përjashtuara nga TVSH

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero thekson se për biznesin e vogël nuk do të ketë asnjë tatim të ri, dhe deri më sot pjesë e skemës së TVSH janë 9900 tatimpagues të vegjël, të cilët operojnë me fashën nga 2 deri ne 5 mln lekë.

Drejtoresha e Tatimeve gjatë një interviste për ERTV, u shpreh se qëllimi primar dhe më i rëndësishëm është ai që lidhet me formalizimin e ekonomisë.

“Qëllimi primar dhe ai më i rëndësishëm patjetër që lidhet me formalizimin e ekonomisë.

Pikërisht përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH por vetëm e një numri të kufizuar të bizneseve të vogla në skemën e TVSH, ka për qëllim formalizimin dhe mundësimin e të gjithave transaksioneve apo mundësimin dhe qartësimin e gjithë zinxhirit të TVSH.

Ne e dimë shumë mirë që tatim paguesit e mëdhenj që prodhojnë dhe importojnë produkte dhe shërbime, ata të gjitha këto produkte dhe shërbime i kanë të përfshira në skemën e TVSH.

Dhe është pikërisht kjo TVSH, e cila në zinxhirin e saj nga një tatim pagues në një tatim pagues tjetër, mund të themi tatimpagues i madh apo tatimpagues distributor apo më tej te biznesi i vogël, humbet sepse deri në këto momente biznesi i vogël nuk paguante 20%, nuk derdhte tatimin mbi vlerën e shtuar i cili është 20 %.

Dua të qartësojë se nuk kemi një taksë të re, nuk kemi një tatim të ri që po u vendosim tatimpaguesve.

Tatimpaguesit thjesht do ta mbledhin këtë tatim dhe do ta derdhin për llogari të buxhetit të shtetit.

Vjero: 60 mijë tatimpagues do të mbeten jashtë skemës së TVSH

E pyetur se sa tatimpagues të vegjël i janë shtuar skemës së re që nga data 1 prill 2018, drejtoresha Vjero shprehet se janë 9900 tatim pagues të vegjël të cilët operojnë nga fasha 2-deri në 5 mln lekë.

Këta tatimpagues nuk janë detyruar nga ana e administratës tatimore për të bërë deklarimet apo për tu përfshirë në skemën e TVSH, ku jashtë kësaj skeme do të mbeten 60 mijë tatimpagues.

“Këta tatim pagues janë bërë në fakt nga deklarimet e tyre dhe nuk ka asnjë iniciativë nga ana e administratës tatimore për ti detyruar ata në një mënyrë apo në një tjetër për tu përfshirë në skemën e TVSH.

Këta tatimpagues kanë vetdeklaruar në fillim të këtij viti të ardhurat e tyre dhe mbështetur në të ardhurat e tyre, këta tatim pagues do të jenë pjesë e TVSH dhe do të fillojnë të deklarojnë dhe për këtë përgjegjësi të re tatimore.

Dhe nëse do të shprehemi në përqindje kemi të bëjmë më një numër shumë të kufizuar janë 60 mijë tatimpagues të tjerë të cilët do të vijojnë të mbeten jashtë skemës së TVSH.

Vjero: Administrata tatimore e përgatitur për të mirëpritur deklaratat e tatimpaguesve të vegjël

“Administrata tatimore është e përgatitur mjaftueshëm sepse ka të gjithë infrastrukturën pritëse, në IT dhe në burime njerëzore, për të mundësuar dhe mirëpritur deklaratat e tatimpaguesve të vegjël,”shprehet Vjero.

Sipas saj, administrata ka mundësuar këndin e biznesit të vogël, ku tatimpaguesit do të trajnohen dhe informohen për plotësimin e deklaratës së TVSH.

“Administrata ka mundësuar atë që ne quajmë këndin e biznesit të vogël.

Është një kënd i posaçëm ku tatimpaguesit e vegjël mund të informohen mund të trajnohen dhe të marrin trajnim për plotësimin e deklaratës së TVSH.

Dhe për ata tatim pagues ë nuk e kanë këtë mundësi dhe të shkëputen nga ambienti ku kryejnë aktivitetin është detyra e administratës tatimore që të shkojë në vendin që ata zhvillojnë aktivitetin dhe ti asistojë dhe lehtësojë në këtë proces.”

Vjero: Tatimpaguesit që janë pjesë e tregjeve të bashkive nuk janë në skemën e TVSH

Për ata tatimpagues të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregje që janë pjesë e bashkive, nuk do të përfshihen nga skema e TVSH-së.

E pyetur për protestën e ditës së sotme të biznesit të vogël, drejtoresha Vjero theksoi se, biznesi nuk duhet të shqetësohet në mënyrë artificiale pasi tatimpaguesit të cilët kanë kaluar në skemën e TVSH-së, janë njoftuar si nga administrata e tatimeve por edhe elektronikisht.

“Nuk ka asnjë taksë të re.

Këta tatim pagues nuk po u shtohet asnjë detyrim i ri por duhet të deklarojnë dhe për tatimin mbi TVSH.

Tatim paguesit janë përjashtuar nga TVSH, e cila ka ndodhur disa vite më parë, nuk ka asnjë detyrim të ri për ta.

Administrata ka ndjekur me shumë vëmendje protestën e sotme të biznesit të vogël dhe nga ajo që në pamë dhe nga informacionet që ne morëm nga të gjitha rajonet, njësit të tona të angazhuara në territor dhe në kontakte të drejtpërdrejta me tatimpaguesit, është se ata tatimpagues të cilët janë pjesë e tregjeve të bashkive nuk janë në skemën e TVSh pra janë jashtë skemës së TVSH.

Këta tatimpagues përfshihen në numrin rreth 60 mijë tatimpagues të cilët nuk përfshihen në këtë skemë.

Këtë duhet ta themi dhe ta përsërisim në mënyrë të vazhdueshme pasi këtë tatimpagues mos të shqetësohen në mënyrë artificiale, ata tatimpagues të cilët kanë kaluar në skemën e TVSH janë njoftuar elektronikisht jo vetëm nga administrata tatimore.”

Vjero: Nuk do të ketë rënie të fitimit për tatimpagues e vegjël dhe as rritje çmimesh për konsumatorët

Përsa i përket fitimit të tatimpaguesve të vegjël, Vjero thekson se nuk do të ketë rënie.

“Tatimpaguesi i vogël vetëm do të mbarti vlerën e shtuar të një shërbimi të cilin do ta marrë nga konsumatori final dhe do ta paguaj diferencën midis asaj çka ai ka blerë apo ka shitur për administratën tatimore.

Nuk ka rritje çmimesh për konsumatorët.

Ne e dimë shumë mirë dhe më një vëzhgim shumë të thjeshtë dhe gjatë këtyre ditëve që ka hyrë në fuqi skema e TVSH, dhe nuk kemi parë asnjë ndryshim të çmimeve të produkteve apo shërbimeve.

Dua ta theksojmë se çmimet e produkteve dhe shërbimeve i vendos tregu nuk e vendosin ne, askush por vetëm tregu.”

Vjero: Administrata tatimore nuk do të aplikojë penalitete për deklaratat e gabuara

Në të njëjtën linjë mendimi si dhe ministri i financave, Vjero shprehet se nuk do të ketë penalitete për tatimpaguesit të cilët do të gabojnë në deklarim.

Ajo shprehet se qëllimi i qeverisë nuk është vendosja e penaliteteve.

“Në fillim bizneset e vogla sigurish që në momentin ku kanë një deklarim të ri për të bërë patjetër që ka paqartësi dhe pyetje sesi këto deklarime do të bëhen ka paqartësi për mënyrën e veprimit apo çështje që lidhen me penalitetet në rast se unë gaboj në një deklarim.

Unë do dua të theksoj dhe atë që tha ministri i financave këto ditë, që administrata tatimore është e orientuar dhe nuk do të aplikojë penalitete për deklaratat e gabuara.

Nuk është qëllimi jonë vendosja e penaliteteve, vijojmë dhe informojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Dua të përmend shumë shkurtimisht pikat kryesore që tatimpaguesit e biznesit të vogël që hynë në skemë duhet të kenë kujdes në këto ditë.

E para fillohet më ndryshimin e përgjegjësisë tatimore në paisjen fiskale, pasi ne e dimë që këta tatimpagues i kryejnë transaksionet e tyre nëpërmjet kasave fiskale.

këto kasa fiskale duhet të mbartin dhe masën 20% të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Ne u kemi bërë thirrje tatimpaguesve që në muajin janar që të mundësojnë inventarët për produktet që kanë në gjendje në vendin ku ata zhvillojnë aktivitetin, dhe këto inventarë duhet të dorëzohen në administratën tatimore, qoftë fizikisht dhe elektronikisht, për t’ja njohur administratës tatimore meqënëse TVSH ka filluar që nga data 1 prill.

Tatimpaguesit duhet të pajisen edhe me blloqe për fatura tatimore, vetëm në rastin kur këta tatimpagues do të shesin për klient apo tatimpagues të tjerë produkte apo shërbime me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, dhe kjo është një kujdes që në po e ripërsërisim.

Duhet të plotësojnë librat e shitjes dhe të blerjes sipas formateve të cilat janë të përcaktuara prej kohësh, dhe të bëjnë deklarata e TVSH.

Deklarata e parë e TVSH-së do të bëhet në datën 14 korrik.

Për të bërë këtë deklaratë të saktë, administrata tatimore është pranë tatimpaguesve në cdo moment që tatimpaguesi do të ketë nevojë.

Ne kemi parashikuar më shumë se 10 mijë vizita në territor dhe pikërisht janë ata tatimpagues të cilët janë pjesë e kësaj skemë që do të asistohen në territor për të plotësuar deklaratën për të plotësuar librin e shitjes dhe të blerjes në mënyrë që pajtueshmëria e tyre të jetë sa më e lartë.”Ata.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155724868016523/?t=0

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve: Nuk ka taksë të re për tatimpaguesit, tregjet janë të përjashtuara nga TVSH Read More »

Edi Rama në vjeshtë bën bilancin njëvjeçar të qeverisë. Priten ndryshime në kabinetin qeveritar, ministrat që rrezikojnë. Financat, investimet, shërbimet, arsimi në fokus

Edi Rama po përgatitet për të hyrë në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit të ardhshëm me një fytyrë të re qeverisëse.

Mësohet se në vjeshtë, pikërisht në një vjetorin e fillimit të mandatit të dytë qeverisës, tashmë pa aleatët, kryeministri Rama do të bëjë bilancin qeverisës.

Do të merren në analizë të gjitha dikasteret për të parë ku ka përparësi por dhe ku ka çaluar puna për ta përmirësuar në të ardhmen.

Nga burime të brendshme të qeverisë mësohet se në “radarin” e kryeministrit Rama janë financat, ekonomia bashkë me asetet e tyre doganat dhe tatimtaksat. Por edhe shërbimet, investimet, arsimi dhe rendi.

Arben Ahmetaj do të jetë në “syrin” e ciklonit dhe është nën monitorim deri në shtator për shkak të lehtësisë me të cilën mori vendosjen e tarifës së Rrugës së Kombit, ku u krijua një skandal i vërtetë vetëm e vetëm se nuk ishin sqaruar qytetarët.

Ndonëse taksa prej 5 eurosh e cila në rrugën e  dyfishtë ishte 10 euro, është tepër rënduese për qytetarët por dhe për shqiptarët e Kosovës. Gjë që detyroi Ramën të deklaronte se po negocionte me koncensionarin për lehtësira.

Një mendjelehtësi e tillë e Ahmetajt e cila u kalua dhe tek Rama dhe u përkthye në arrogancë pritet të ulë rëndë kredencialet e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Njëherësh dhe paqartësia për taksën e biznesit të vogël rëndon së tepërmi mbi Ahmetajn.

Nuk kanë qënë të rastësishtme deklaratat e kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili ka kërkuar përgjegjësi nga ata që nuk kanë sqaruar qytetarët. “Këmbana” binte për Arben Ahmetajn, pasi Braçe po e përsërit këtë akuzë në të gjitha podiumet dhe ekranet ku flet. Ndonëse nuk përmend emra.

Një emër tjetër që pritet të jetë nën vëzhgim është Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Skandalet janë të njëpasnjëshme dhe akuzat ndaj saj nuk kanë të sosur. Ndërkohë që reforma në arsim po ecën me hapa të ngadaltë. Çka mund të përkthehet në kosto elektorale në zgjedhjet vendore, që Rama kërkon ti fitojë me çdo kusht duke shfrytëzuar dhe dobësinë e opozitës.

Por dhe Energjia e Infrastruktura janë në fokus, ndonëse duket dora e Damian Gjiknurit, i cili përpos punës që ka bërë në krye të dikasterit, ka dërguar dhe dosjet e abuzimit në Prokurori. Bëhet fjalë për dosjet e rrugëve dhe abuzimin e ish drejtorëve të PD dhe LSI.

Pavarësisht se situata në sektorin energjetik lë për të dëshiruar, ndërkohë që drejtori Adrian Çela punon më shumë për vete. Madje sillet dhe si një Ministri brenda ministrisë duke deklaruar se ka lidhje direkte me kryeministrin Edi Rama. Gjë që nuk përbën çudi, për faktin se kryeministri e bën një gjë të tillë. Pasi dhe me dy Artanët, Lamen drejtor ALUIZN-i dhe Shkrelin zv.ministër i mban lidhjet direkte duke anashkaluar ministrat respektivë.

Njëherësh problem ka qënë thithja e investimeve të huaja, dhe tashmë nuk mund të justifikohet askush me reformën në drejtësi. Rama është treguar i ashpër, sepse nuk është promovuar klima e lehtësuar e biznesit, por dhe situata më e mirë e rendit. Që do të jetë në fokus të qeverisë.

Ndaj priten ndryshime në kabinetin qeveritar këtë vjeshtë. Ndoshta do të ketë ndryshime surprizë. Paçka se “rrënja e së keqes” është vetë kryeministri Edi Rama, “kurban” do bëhen ministra të caktuar.Pamfleti.com

Edi Rama në vjeshtë bën bilancin njëvjeçar të qeverisë. Priten ndryshime në kabinetin qeveritar, ministrat që rrezikojnë. Financat, investimet, shërbimet, arsimi në fokus Read More »

Pronat, Klosi dhe Shehaj në Vlorë: Verifikim tokave në bregdet

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetarja e Task-Forcës për bregdetin, Brisida Shehaj, zhvilluan një takim me prefektin e qarkut të Vlorës, kryetarët e bashkive Vlorë e Himarë si dhe drejtorin e hipotekës Vlorë.

Në fokus të takimit ishte fillimi i procedurave për verifikimin e tokave në bregdet dhe përgatitja e dosjeve për pasuritë e paluajtshme me qëllim përdorimin e tyre për investime në turizmin bregdetar.

Theksojmë se në Kavajë dhe Lezhë, pati arrestime pë personat, të cilët rezultonin të kishin kryer shkelje dhe abuzime me pronat në bregdet. Qeveria po e shqyrton me rigorozitet të plotë këtë çështje dhe po merr masa ndëshkuese për personat të cilët kanë abuzuar me pronat.

Përfaqësuesve të pushtetit vendor iu la detyrë që të fillojnë menjëherë nga evidentimi i pronave pasuri shtetërore dhe akti i marrjes së tokës në pronësi. Gjithashtu vendorët brenda një afati të shkurtër duhet të përpilojnë një raport mbi aktivitetet abuzive të konstatuara në këto pasuri si dhe të bëjnë regjistrimin e të gjitha pronave shtetërore.

Pronat, Klosi dhe Shehaj në Vlorë: Verifikim tokave në bregdet Read More »

Protesta për skemën e TVSH, reagon deputeti biznesmen: Goditja fatale për 11,500 biznese

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, i cili vjen radhet e biznesit, ka reaguar lidhur me protestën që zhvilluan sot bizneset e vogla.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehaj u doli në mbrojtje bizneseve që ulën sot qepenat në shenjë kundërshtie për TVSH-së. Ai tha se TVSH-ja është goditja fatale për 11,500 biznese.

REAGIMI I SHEHAJT
Rama dhe qeveria e tij janë problemi dhe shqetësimi kryesor i bizneseve në Shqipëri.
Iu bashkohem sot bizneseve të vogla në protestën kundër TVSH-së.
Prej ditësh jam i pamundur për arsye të një problemi shendetësor, por unë jam sot me ata biznesmenë të vegjël që protestojnë kundër Taksidarit Rama. Kam qenë edhe vetë biznes i vogël dhe i njoh peripecitë…
Ahmetaj thotë që TVSH nuk do të rrisë taksat mbi biznesin e Vogël.
Ahmetaj gënjen!

TVSH-ja është goditja fatale për 11,500 biznese!

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/206819359912109/?t=0

Protesta për skemën e TVSH, reagon deputeti biznesmen: Goditja fatale për 11,500 biznese Read More »

Vrau shqiptarin, mafiozi italian dëmshpërblehet me 290 mijë euro për burgim të përjetshëm!

Liruar me aktgjykim të formës së prerë për një vrasje, për të cilën u burgos, tani ka marrë një kompensim shtetëror prej 290 mijë euro pasi ka kryer burgim të padrejtë.

Ndërkohë, për këtë krim janë marrë përsëri në pyetje dy dëshmitarë bashkëpunues, por autori nuk mund të ndiqet penalisht sipas parimit të “non bis in idem” (ju nuk mund të gjykoheni dy herë për të njëjtën vepër”.

Bosi i trafikut të drogës Antonio Esposito, 39 vjeç, i akuzuar për vrasjen e një shqiptari, kontrollonte trafikun e drogës në rrugët e Maddaloni në provincën e Caserta.

Esposito, i cili ndodhet në burg për vrasjen e një shpërndarësi droge, i cili donte të fillonte biznesin me të, por duke mos paguar “normat”, është marrësi i një prej 19 masave kufizuese të kryera sot nga policia kundër njerëzve që besohet të jetë i lidhur me “Clanin Belforte – fraksion Maddaloni”.

Krijimi i grupit kriminal me qëllim trafikun dhe tregtimin e drogave të forta me metoda mafioze janë akuzat e reja të bëra ndaj tij në përfundimit të hetimit të koordinuar nga zëvendës prokurori Luigi Frunzio.

Hetimet filluan pas vrasjes shitësit të drogës Daniele Panipucci, krim i cili i atribuohet Espositos.

Nga përgjimet e telefonit dhe ato ambientale, si dhe deklaratat e dy të penduarve, përveç rolit të lartë të Espositos brenda organizatës, e përshkruajnë atë si përgjegjës për vrasjen e 25 vjeçarit shqiptar, Sajmir Meta, i cili u qëllua me pistoletë në qafë në një bar në Maddaloni më 19 shkurt 2005.

Sipas hetimeve, shqiptari ishte vrarë për arsye banale, pas zënkës duke luajtur lojëra elektronike.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi italianin me 28 vite burg për krimin, por Apeli e përmbysi, për shkak të tërheqjes së një dëshmitari. Gjykata Supreme gjithashtu konfirmoi lirimin. Kjo do të thotë se ai nuk mund të gjykohet sërish për vrasjen e emigrantit shqiptar me pistoletë të kalibrit 9 mm.

Për këtë krim, ai qëndroi në paraburgim rreth 4 vite dhe shuma e kompensimit tani është prej 290 mijë euro.

Vrau shqiptarin, mafiozi italian dëmshpërblehet me 290 mijë euro për burgim të përjetshëm! Read More »

ZYRTARE/ Firmos ministri i Drejtësisë – Kroacia nuk e ekstradon “Ballistin” në Serbi

Ministria kroate e drejtësisë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk do ta ekstradojë tifozin shqiptar Ismail Morina në Serbi.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviç

Pak kohë më parë Morina ishte lejuar të transferohej drejt Italisë, ku po gjykohet për një tjetër çështje të ngjashme me atë të dronit në Beograd.

Morina ishte ndaluar në Dubrovnik nga autoritetet, ndërsa gjatë kontrollit iu zbulua se kishte një fletë-arresti nga Serbia.

Pikërisht këtu filloi edhe ‘lufta’ e fortë diplomatike e dy vendeve. Serbia kërkonte ekstradimin me cdo kusht të Morinës për ta gjykuar për ngritjen e dronit që shkaktoi përplasjen e madhe në ndeshjen e futbollit. Pas 9 muajsh, Gjykata Kroate vendosi që ta ekstradonte, ndërsa fjala e fundit i takonte ministrit të Drejtësisë, i cili pas disa muajsh shqyrtim vendosi që të mos e dorëzonte në Serbi, por në Itali.

Sot mbërriti edhe firma përfundimtare e tij që e mbyll këtë çështje.

ZYRTARE/ Firmos ministri i Drejtësisë – Kroacia nuk e ekstradon “Ballistin” në Serbi Read More »