Evgeni Sheremetjev, ky është njëri prej emrave që investigimi i “Mother Jones” ka lidhur me Lulzim Bashën.
Biznesmeni rus është bashkëthemelues i “Biniatta Trade”, kompanisë fantazmë që pagoi rreth një milionë dollarë për llogari të Partisë Demokratike, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Megjithatë, përpara se t’I futej me sukses rrugës së biznesit, duke siguruar edhe disa tendera nga qeveria ruse, Sheremetjev ka një të shkuar të errët.
Arkivat sovjetike, si dhe ky artikull bashkëngjitur tregojnë se në vitin 1988, pak përpara se të rrëzohej regjimi, ai ishte një funksionar i lartë i KGB-së.
Madje, një artikull i publikuar në mediat izraelite, tregojnë se Sheremetjev ishte një negociator i suksesshëm, në rastin e një pengmarrje që ndodhi në të njëjtin vit, duke siguruar lirimin e disa shtetasve hebrenj.
Në të njëjtën kohë, edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shërbente si një agjent i KGB-së në Berlinin e Lindjes dhe duket se marrëdhënia midis dy personave është vendosur që në atë kohë.
Pothuajse 30 vjet më pas, Sheremetjev, i lindur në qytetin e Stravropolit, ka një aktivitet të suksesshëm biznesi, që përfshin një zyrë shërbimesh ligjore dhe disa aktivitete të tjera fitimprurëse.
Megjithatë, nuk dihet arsyeja përse ai, me dëshirë pagoi një pjesë të faturës së një milionë dollarëve, të përdorur për të influencuar rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Dikur Kisha e Laçit ishte një nga Kishat më të dashura, më të ndjekura. Pastaj prej saj mbeti vetëm një shkëmb i lëmuar nga buzët e besimtarëve. Që lanë aty, mijëra lutje, dalë nga zemrat. Kështu shkëmbi i thatë u kthye në simbol shprese e qëndrese. Pushteti komunist i përdori të gjitha mjetet e mundshme për ta zhdukur nga kujtesa e shqiptarëve atë vend të shenjtë. E nga zemrat, njërin nga Shenjtorët më të dashur të botës së krishterë. Por as propaganda, as kërcënimet, as policët e ushtarët e rreshtuar, nuk qenë në gjendje ta ndalonin procesioinin e gjatë, të vijueshëm të shqiptareve që vit për vit, posaçërisht më 13 qershor, shkonin për të nderuar kujtimin e Shenjtit e për të kërkuar ndihmën e Tij. Studiuesit e kësaj dukurie të pashembullt në mes të terrorit të Shqipërisë komuniste, ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë mister: një regjim gjakatar thyhej përballë një Shenjti. E edhe përballë vullnetit të popullit, për ta dëshmuar haptas besimin në një nga Shenjtorët më të njohur në historinë e Kishës katolike. Në atë dështim pa dyshim, ishte fryma hyjnore, që dukej e ridukej, me gjithë pushtetin e vet hyjnor, të papërballueshem nga pushtetet tokësore, shprehur përmes mrekullive, të “Shenjtit të mrekullive”.
Një kishë e rrënuar, gjithnjë në këmbë: Laçi
Françeskanët erdhën në Shqipëri rreth vitit 1241, dhjetë vjet mbas ngjitjes në qiell të portugezit të shquar, që me kultin e Tij, u bë udhërrëfyes i shqiptarëve në udhën drejt Krishtit. Ndërmjet disa Kishave kushtuar shenjtit, ndërtuan edhe atë të Shna Ndout, në Sebaste, kishë që u ngrit rreth vitit 1300 dhe u rrënua më 1971. Në këtë kishë shërbyen shumë meshtarë, ndërmjet të cilëve, Atë Shtjefën Gjeçovi, i Lumi Atë Mati Prenushi, Atë Klement Miraj, Imzot Robert Ashta, Atë Zef Pllumi…
Sot kisha e bukur, e rindërtuar mbi kodrën e Laçit, pret e përcjell njerëz të gjitha besimeve, dëshmitarë mrekullish…
Një mrekulli, ndërmjet shumë të tjerave…
(Ritreguar sipas një dëshmie)
Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës mori urdhër të shkonte te kodra e “Shna Ndout”, në Laç, për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit. Të krijohej përshtypja se qeveria kishte frikë edhe nga rrënojat. Ndërtesa qe shembur në vitin famëkeq 1967, kur regjimi komunist doli haptazi në shesh të mejdanit kundër Kishës. E, natyrisht, edhe kundër Shëna Ndout. Duel i heshtur i armës me uratën! Po më kot u mundua t’ua presë udhën besimtarëve. Një frymë misterioze i tërhiqte aq, sa të përballonin deri diktaturën, që nisi të shqetësohej seriozisht për këtë fenomen. Prej këndej ushtarët e zonës morën urdhër t’i hidhnin në erë muret e, me ta, të shlyenin përgjithmonë edhe kujtesën e kishëzës e të Shëna Ndout.
Pasi e shembën një pjesë të rrethimit, 32 ushtarët e togës mbetën, çuditërisht, të paralizuar nga mesi e poshtë. Ishte një fenomen i pashpjegueshëm. Mbetën të ngrirë, aty, mbi mur, ku erdhën e i morën me shpejtësi. Nuk ishte më fjala për të zhdukur ca gërmadha. Duhej zhdukur çdo gjurmë e një mrekullie të gjallë, të prekshme që, megjithë kujdesin e qeverisë, e si çdo lajm i ndaluar, mori menjëherë dhenë. Pushteti popullor i nisi disa prej ushtarëve të ngurrosur për mjekime në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët, në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ushtarët u ngritën përsëri në këmbë pas shumë mjekimesh. Por gjithnjë me pasoja të dukshme. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm. Qeveria bëri çmos ta justifikonte ngjarjen, duke pohuar se ishte helmim nga ushqimi, por kjo diagnozë nuk u provua kurrë shkencërisht. Historia mbeti, edhe sot e kësaj dite, e veshur me mister. E regjistruar ndërmjet shumë mrekullive të tjera, në kujtesën popullore. Sa mirë do të ishte të kujtohej dikush e t’i mblidhte mrekullitë e Laçit në një libër kushtuar Shenjtit, nga shqiptarët mirënjohës.
Mjekësia alternative ka gjetur diçka që ne besojmë se është “burimi i rinisë” – një pije e mrekullueshme që do të fshijë vitet nga fytyra juaj dhe rivendosjen e rinisë në trupin tuaj. Më e mira nga të gjitha, nuk keni më nevojë të shpenzoni kohë ose para në procedura të shtrenjta kozmetike ose mbingarkoni lëkurën tuaj me produkte kozmetike të mbushura me kimikate. Në fakt, ju duhen vetëm dy përbërës për pijen tuaj ‘të përjetësisë’ – ujë dhe klorid magnez.
Çfarë është kloruri i magnezit?
Një mineral esencial, magnezi ka përfitime të shumta shëndetësore në lidhje me shumë sëmundje. Plus, është një mineral që ka efekte rinovuese në trup.
Përfitimet shëndetësore të klorurit të magnezit:
-Mbron kundër osteoporozës
-Përmirëson tretjen
-Përmirëson problemet menstruale
-Qetëson dhimbjet e kokës
-Mbron enët e gjakut
-Stimulon humbjet e peshës
-Jep energji
– Redukton depresionin
-Mbron kundër viruseve të zakonshme
-Përmirëson funksionin e sistemit nervor qendror
– Ka veti anti-kancerogjene
Kloridi i magnezit në shtëpi
Receta
Filloni duke vendosur 1l ujë të valojë. Sapo uji të fillojë të valojë, hiqni atë nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Kur të arrijë temperaturën e dhomës, shtoni 33g klorid magneziumi (pluhur). Ju mund ta blini në farmacinë tuaj lokale.
E RËNDËSISHME:
Kur e merrni këtë ilaç, është jashtëzakonisht e rëndësishme të dini dozën e duhur, e cila përcaktohet nga mosha. Nuk rekomandohet për fëmijët më të vegjël se 10 vjeç.
Dozimi sipas moshës:
-Midis 10 and 40 vjeç – gjysmë filxhan në mëngjes
-Midis 40 and 70 vjeç – 1 filxhan në mëngjes
-70 vjeç e lart – 1 filxhan në mëngjes dhe 1 filxhan para gjumit
Ky ilaç është parë se është shumë i dobishëm për rinovimin e trupit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Të huajt gjithnjë janë tërhequr nga dy dialektet e shqipes, duke i ndarë shqiptarët në gegë e toskë.
Në fakt dhe në trojet shqiptare debati mbi gegët dhe toskët dhe të folmen e tyre ka ngjallur gjithnjë interesimin e gjuhëtarëve, shkrimtarëve dhe historianëve. Një debat që nuk duhet të na ndajë por të na bashkojë. Historia tregon se gegërishtja ka qenë bazë e të folmes dhe shkrimit shqip deri pas Luftës së Dytë Botërore. Disa prej kryeveprave shqipe u shkruan në këtë dialekt.
Toskërishtja si baza e gjuhës shqipe dhe eleminimi i gegënishtes ishte një urdhër i diktatorit, Enver Hoxha. Ky ishte fati i gegënishtes…Diktat i politikës.
E rëndësishme është që kur vjen puna për çështje kombëtare: gegë e toskë janë të unifikuar në një trup, në shqiptari…
Dialekti gegë është një nga dy dialektet e gjuhës shqipe që flitet nga shqiptarët gegë në Veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni, në Turqi si dhe në Serbi e Mal të Zi. Gegët janë një klasifikim ndëretnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shekullit XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit.
Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërisht. Këto përfshijnë “Formulën e pagëzimit” të Pal Ëngjëllit, “Mesharin” e Gjon Buzukut, “Çetën e profetëve” nga Pjetër Bogdani, vepra e Pjetër Budit, Frang Bardhit etj. Në gegërisht u shkruan dhe kryeveprat e letërsisë shqiptare si “Lahuta e malcisë” e Gjergji Fishtës, si dhe u kodifikuar Kanuni i Lekë Dukagjinit nga Shtjefën Gjeçovi. Gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe në Kosovë deri më 1968.
Toskërisht është një nga dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në Jug të Shqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë Jugore nga arbëreshët. Kufiri mes gegërishtes dhe toskërishtes është lumi Shkumbin.
Gegërishtja dhe toskërishtja janë degëzuar për së paku prej një mijëvjeçari. Gjuha zyrtare shqipe, e shkruar me gërma latine u përvetësua në vitin 1909 dhe ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes së Elbasanit dhe nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas luftës së dytë Botërore dialekti gegë u mënjanua prej vitit 1945 deri në vitin 1967, dhe de facto prej vitit 1972 deri më sot. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por dhe fjalët dhe shprehjet që huazohen kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toske.
Shumë pyetje lindin në këtë fushë. Por një gjë dihet. Vendosja e dialektit tosk u bë për arsye politike. Dhe ishte një zgjidhje e padrejtë, sepse pjesa më e madhe si komb, pavarësisht kufijve, flasin gegërisht. Specialistët thonë se nëse gjuha shqipe do të ishte e bazuar tek gegërishtja nuk do të kishim sot një gjuhë të varfër në sinonime.
Ka shumë debate në lidhje me këtë çështje. E rëndësishme është që dialektet gjuhësore nuk duhet të jenë një element që na ndajnë dhe të përkthehen në terma etnikë. Sepse fundi i fundit si gegët si toskët i përkasin vetëm dhe mënyrë të patjetërsueshme, kombit shqiptar.
Reforma administrative-territoriale nuk mund të arrijë objektivat e caktuar nëse nuk do të dihej sëpari numri real i qyteteve dhe fshatrave dhe të popullsisë së tyre në të gjitha komunat, bashkitë dhe qarqet e vendit. Këto qendra banimi përbëjnë bazën ku ngrihen dhe funksionojnë njësitë e qeverisjes vendore me organet e tyre përfaqësuese dhe ekzekutive.
Sipas nenit 5 të ligjit 8652/2000 për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, qytet, shpallet (me ligj) një qendër banimi e cila ka një plan perspektiv zhvillimi urban të miratuar. Kurse fshati krijohet në një territor me mbi 200 banorë me vendim të këshillit komunal.
Po sa qytete dhe fshatra ka Shqipëria sipas këtyre përcaktimeve? Duket si pyetje të cilës mund t’i jepet një përgjigje të shpejtë. Të shpejtë po, por jo të saktë, pasi në këto dy dekadat e fundit nuk është bërë ndonjë “invetar” nëse ka “firuar” apo është shtuar ndonjë prej tyre.
Qytetet
Sipas censusit 2011, për herë të parë në Shqipëri, popullsia që banon në zonën urbane e ka kaluar numrin e popullsisë në zonën rurale në raportin 53, 5% me 46, 5%, kundrejt 42.2 % dhe 57.8 % më 2001, dhe 35.7% me 64.3% më 1989. Pra, midis viteve 1989-2011, popullsia banuese në zonën urbane është rritur 17.8% duke u pakësuar me të njëjtën përqindje në zonën rurale.
Zakonisht zona urbane përfshin qytetet mbi territorin e të cilëve ngrihen kryesisht bashkitë, kurse zona rurale përfshin fshatrat, mbi të cilat ngrihen komunat.
Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria deri në vitin 1990 ka pasur 67 qytete, në vitin 2000, 74 qytete, po kaq edhe vitet e fundit (2009).
Nëse u besojmë këtyre të dhënave del se, edhe pas dy e më shumë dekadave, në rrethin e Tropojës ka 3 qytete , në rrethin e Mirditës 4 qytete, në rrethin e Matit 3 qytete, në rrethin e Bulqizës 2 qytete, në rrethin e Kurbinit 3 qytete etj. Kami në Tropojë, Kurbneshi në Mirditë, sa për të sjellë ndonjë shembull, figurojnë si qytete vetëm për faktin se dikur janë shpallur qytete!
Para vitit 1990, qyteti ka qenë një njësi e ndarjes tokësore-administrative të vendit, me këshillin popullor dhe komitetin ekzekutiv e tij prandaj të dhënat kanë qenë të sakta. Mirëpo pas vitit 1990, ndodhën ndryshime të thella politike, ekonomike, sociale dhe demografike. Kështu, shumë qytete që lindën nga qendrat minerare apo industriale në vitet 1950-1980, si rrjedhojë e mbylljes të minierave, uzinave dhe fabrikave të pasurimit, pas vitit 1990 filluan të boshatisen. Papunësia dhe varfëria ishin dy faktorët kryesorë që nxitën largimin e popullsive të tyre drejtuar qendrave urbane apo rrethinave të qarqeve të Tiranës dhe Durrësit.
Tani, në vend të veçorive dalluese që karakterizojnë një qytet, kanë mbetur grumbull pallatesh apo shtëpish të rrënuara dhe pak njerëz, që rrojnë me ndihmë ekonomike. Statusi “de jure” i tyre është qytet pasi janë shpallur kështu me ligj nga Presidiumi i Kuvendit Popopull (para 1990) kurse në fakt ky status është shuar prej kohësh.
Fshatrat
Po sipas INSTAT, ka pasur 2848 fshatra në vitin 1990, 2962 fshatra në vitin 2000, dhe po kaq edhe tani! Po a mund të besohet që jetë rritur numri i fshatrave pas vitit 1990 deri në vitin 2000 dhe ky numër të ketë mbetur në vend në këto tre pesëvjeçarët e fundit? Në fakt, logjikisht i bie që të ketë ndodhur fenomeni i kundërt: që numri i tyre të ketë rënë për shkak se dallgët e lëvizjeve të popullsisë më shumë kanë prekur zonat rurale.
Gjatë viteve 1989-2011 numri i popullsisë ka rënë në 10 qarqe dhe është shtuar vetëm në 2 prej tyre: në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.
Ritmi më i lartë i çpopullimit ka prekur fshatrat malore me burime jetese të kufizuara të zonës verilindore (Shkodër, Kukës, Dibër) por edhe të zones jugë-lindore (Korçë, Gjirokastër) e të zonave të tjera. Sipas Censusit (regjistrimit) të popullsisë të vitit 2011, për herë të pare, qarku i Gjirokastrës është renditur i fundit me 72,176 banorë ose 2.6% të popullsisë banuese gjithsej në shkallë vendi, duke ia kaluar edhe qarku i Kukësit me 85,292 banorë ose 3%.
Me qindra fshatra, që dikur kishin qindra apo mijra banorë secili tani nuk kanë as 200 persona për t’u quajtur qendra të tilla banimi. Madje ka edhe “fshatra” ku popullsia e tyre numërohet me gishtat e duarve. Në shumë krahina apo komuna popullsia ka rënë në nivelet e fshatrave të vegjël. Sipas të dhënave të Censusit 2011, 70 komuna kishin mesatarisht secila nga 1,498 banorë, 24 të tjera nga 801 dhe 11 nga 385 banorë.
Kuptohet se sa e gjatë do të ishte lista me fshatrat që u ka mbetur vetëm emri. Prandaj është e nevojshme që të lehtësohet invetari me emërtime të tilla fshatrash.
Ka edhe një dukuri tjetër: shumë fshatra kanë marrë një zhvillim të tillë urbanistik, social-ekonomik dhe demografik që gjithnjë e më tepër po u ngjajnë qyteteve. Kështu psh Golemi i Kavajës apo Ksamili i Sarandës tani janë fshatra apo qytete? Përgjigjen e saktë të kësaj pyetjeje dhe të tjerave në raste të tilla vështirë se mund ta japin institucionet publike përkatëse.
Përfundim
Për një rindarje administrative-territoriale dhe krijimin e njësive të reja të qeverisjes vendore sëpari është e nevojshme të njihet numri i qendrave të banuara sipas kritereve të tanishme ligjore për shpalljen e qyteteve dhe fshatrave. Pra, duhet bërë një “invetar” i këtyre vendbanimeve në të gjitha komunat, bashkitë e qarqet e vendit.
Por kjo nuk mjafton, pasi kriteret ligjore nuk janë të plota dhe të qarta për të dalluar një zonë urbane nga një rurale apo të ndërmjetëme. Prandaj, për të mbushur boshllëkun ligjor dhe institucional për emërtimin e qendrave të banuara qytet dhe fshat duhet të hartohet një ligj i veçantë me disa kritere bazë demografike, urbanistike, historike dhe social-ekonomike. Për caktimin e këtyre kritereve duhet të përshtatet legjislacioni i vendeve europiane këtë fushë.
Duke parashikuar se, në të ardhmen, nuk do të ketë qytet dhe fshat pa një plan rregullues të miratuar nga Këshilli i Ministrave do të ishte më e drejtë që edhe miratimin e shpalljes së tyre dhe të ndryshimit të statusit të tyre ta bënte i njëjti organ. Në këtë mënyrë kjo do të parandalohej krijimi i qendrave të banuara me shkelje urbanistike dhe pronësore dhe do të kishim fshatra dhe qytete sipas kritereve bashkohore.
Kur gjendesh në një ceremoni të veçantë, ku nderohen figura të shquara të Kombit si ajo e shpalljes së tyre nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, vetvetiu të bëhet të kthesh kokën prapa për tu takuar me të kaluarën dhe heronjtë e saj. Kështu ndodhi edhe me mua në një nga këto ditët e fundit në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, kur midis të tjerëve dëgjova edhe emrin e Sali Murat Vranishtit.
Pamje nga filmi “Gunat mbi tela” ( për Luftën e Vlorës ), me skenar të Duro Mustafait e Muharrem Fejzo, regjisor, kino-operator Ilia Terpini.
Më kish marr malli për atë, kapedanin e shquar, që fshati i kish dhënë si mbiemër emrin e tij, e nga të gjithë ai do të quhej: “Sali Vranishti”. Desha ta takoja atë që qysh nga fëmijëria, vetëm në ëndrra e kisha takuar. E kisha parë në një film e në një libër shkruar për të. Isha përkulur me mirënjohje para bustit të tij në vendlindje, në Vranisht. Kisha lexuar disa artikuj e dëgjuar disa tregime nga shokët e tij, veteranë të luftës. Me një fjalë, kisha dëgjuar për disa nga bëmat e tij në luftë. Por kjo nuk mjaftonte. Se për atë më merrte malli e nuk e kisha takuar asnjëherë. Vetëm vonë, kur kisha kapërcyer shkallët e fëmijërisë, do të mësoja se atë idhullin e babait tim, që u bë edhe idhulli im, nuk kisha për ta takuar kurrë. Dhe, në fakt, s’mund ta takoja dot se ai kish vdekur përpara se të lindja unë. U nda nga jeta pas plagëve të rënda që mori në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve,kur ishte i ri, vetëm 46 vjeç. Im atë më kish treguar, se predhat i kishin hapur barkun, atij, komandantit trim të Çetës së Vranishtit, e ai u thërriste shokëve: ”Mos më shikoni mua, se s’kam gjë, jam çjerrë pak në bark, po ju ndiqni dushmanin”. Dhe “sokëllinte sa tundej mali : “Përpara vëllezër, merrni kalanë e Kaninës”. Është interesant fakti,që edhe në çastet e vështira të jetës, heronjtë shikojnë të kapin lartësitë, duan ti pushtojnë ato, që të çlirojnë vëndin. Kështu kish ndodhur edhe me Selam Musanë. Po atje poshtë, në “këmbët e Kaninës” ku gjendeshin “rebelët”,ishte edhe ajo “thirrja e gjakut” që i drejtonte ata,te kalaja në kodër, ishte fryma e “ Babait të Pavarësisë” që printe luftëtarët. Në Kaninë ndodheshin trupi dhe eshtrat e Ismail Qemalit,varrosur me porosinë e tij një vit më parë (më 1919): ”Varrin ma bëni në Kaninë, të kem Vlorën përkashi”. Po aty dëgjohej edhe jehona e vargjeve lapidar të njërit prej luftëtarëve të shumtë vranishtiotë, Rrapo Metos, që këndonte me zërin e Ismail Qemalit: “Sazan e Karaburun janë vatanet e mia”. Dhe më në fund, edhe zëri i shpresës dhe i pavdekësisë: ”Unë jam Smail Qemali, prapa më vjen historia”. Dhe historia e “Burrit të madh të Kombit”, do të vinte edhe nëpërmjet atyre heronjëve që ditë më parë, me një ceremoni të posaçme emocionuese, në Vlorën e “Luftës së Vlorës”, Presidenti i Republikës, z. Nishani,do të shpallte “Nderi i Kombit”, (pas vdekjes), 7 prej heronjve të “Luftës së Vlorës”, e aty mu duk se e pashë të gjallë e do ta takoja edhe Kapedan Sali Vranishtin. E takova me zërin e Presidentit të Republikës, që do na e prezantonte heroin mbuluar me nderin dhe heroizmin e tij të luftës për liri e pavarësi. E dëgjova tek fliste me gojën edhe të aktorëve të njohur, vlonjatit Bujar Asqeriut dhe durrsakut nga Kosova Mirush Kabashi…
Një takim i bukur, një festë patriotizmi për të cilën kishim nevojë e na kish munguar. Këtë festë nderimi për ata që na kanë nderuar, përjetuam në teatrin e Petro Markos, autorit të “Ultimatumit” të fshatarëve “me sopatë e me hanxharë-dyfeqetë lidhur me gjalmë” për gjeneral Piaçentinin, komandantin e topave, vaporëve dhe avionëve që rrethonin Vlorën e pamposhtur… Dhe që Vlora do ta hidhte në det… Gjyshër e nipër, së bashku
Po gjëja më e bukur dhe e paharruar e asaj ceremonie prekëse ishte që të gjithë heronjtë që u nderuan ishin përfaqësues të të gjitha shtresave të popullsisë të atyre viteve, po të gjithë luftuan të bashkuar në idenë e shpëtimit të Kombit.. Edhe pasardhësit e tyre erdhën për të përjetuar sëbashku nderin që u bëhej gjyshërve të tyre…
Në krye do të nderohej, kryetari i Komitetit të Shpëtimit Kombëtar Osman Haxhia, për të cilin populli kish kënduor: “Osmëni i hipi kalit,/dhe i foli gjeneralit (Piaçentinit), dil steresë e jo limanit,/të shosh djemtë e vatanit,/bijtë e Ismail Qemalit… ”.. Pastaj do të na paraqitej Selam Musaj i Agim Shehut me ” sharkun hedhur krahëve”, dhe “topin kapur nga gryka”. E, pranë tij Sali Murat Vranishti, që “sa rroi i punoi gjishti”, Ahmet Lepenicë “komandant trimi-dragua”, Sado Koshena, që kish udhëhequr në luftë edhe burrat,Zigur Lelo,”sojë-trimi,dhe Kanan Maze me nofullën e dërmuar nga predha armike e me fjalët e fundit: “Kanan të iku bukuria,- Le të rrojë Shqipëria!”.. Për Shqipërinë luftuan e dhanë jetën ata, heronjtë e një kohe heroike. Luftuan “me një mbret 4O milionë,/ Po me se luftuan vallë ?,/ Me dyfekë e me hanxharë… ” Ishte një luftë e pa barabartë, po ky ka qënë raporti ynë me armiqtë në të gjitha luftrat. Dhe fitoret ishin pjellë heroizmi e të gjithë popullit, që në çdo luftë nxori heronjtë e vet, që nuk luftuan vetëm e të vetmuar..
Studiuesi, shkrimtari e publicisti Albert Habazaj na ka dhënë një pasqyrë me vargje të popullit të drejtuesve të komiteteve fshatare në atë luftë që u quajt “Lufta e Vlorës”, luftë, e atyre njerëzve që ishin sa të thjeshtë edhe madhështorë.
“Fshat më fshat kartat u ndanë,/ Vunë çet’e kumandarë:/ Salari Selam Musanë,/ Në Vranisht Sali Muranë,/ Në Tërbaç vunë Selmanë,/ Në Brataj-ë Memo Plaknë,/ Lepenicë’ Ahmet Islamnë/ Dhe në Gjorm Selam Hasanë;/ Lapardha Alem Aganë. / Radhimë Bilbil Sinanë,/ Tragjas Zenel Ramadanë,/ Në Dukat Zykë Matanë!”. Një tjetër këngë e vjetër na njeh: “Në Velçë kush qe i pari;/ Hasan Hyso faqebardhi”. Nga ky enumeracion krerësh, pjesëmarrës në drejtimin e Luftës së Vlorës, jepen jo vetëm përmasat reale të shtrirjes së luftës, bashkimi dhe uniteti ndërkrahinor, por dhe pa dalluar të krishterin nga myslimani. “Alush Taka me një çetë/ Me treqind e disa vetë” nuk ndahej nga “Çeta jon’ e Kurveleshit,/ Stefani nga Bregu Detit…/Pa hedhur hasmin në detë”. Stefan Thomagjini ishte pjesëmarrës i çetës së Bregut.
Populli ynë është ndoshta nga të rrallët në Evropë që i adhuron luftëtarët trima dhe heronjtë e vet që i kujton e nderon me libra, këngë e monumente. Dhe,pasardhësit frymëzohen prej tyre edhe në punën e përditshme. Se ata dhanë jetën që të jetojë Shqipëria. Pas ceremonisë patëm rastin të bisedonim me ish deputetin e Vlorës, ish-ministër e tani kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Ai, biri i Vlorës, është i pranishëm përherë në këto veprimtari me karakter edukativ atdhetar. Dhe dëgjuam prej tij një konstatim interesant. -”E vutë re? – na tha. Të gjithë ata që u nderuan sot për kontributin e shquar në Luftën e Vlorës ishin pjesëmarrës e përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore e politike në ato vite. Kishte të pasur e të varfër, myslimanë e të krishterë, por të gjithë ishin të bashkuar me idenë e lirisë e pavarësisë, të gjithë të gatshëm për tu flijuar për interesat e Kombit, siç edhe ndodhi në të vërtetë.” Por edhe pasardhësit e këtyre heronjve, (ndonëse me bindje të ndryshme politike), kishin ardhur të gjithë të bashkuar e në krahë të njeri tjetrit, për të përjetuar sëbashku nderin që u bëhej gjyshërve të tyre. Këtë “larmi ngjyrash” politike do ta gjeje edhe në sallë tek pjesëmarrësit, që as u shkonte në mëndje se të kujt partie ishin e kë parti përfaqësonin. Dhe politika më e madhe për ta ishte atdhetarizmi e shqiptarizmi. E kjo ndjenjë atdhedashurie do të shprehej, ndonëse me pak fjalë, të nipërve të heronjve, që u jepej tani rasti të takonin të ringjallur edhe njëherë gjyshërit e tyre, të bisedonin e ti nderonin ata. duke u rreshtuar në krahë të njëri tjetrit, siç kishin bërë edhe paraardhësit e tyre në Luftën e Vlorës.. A nuk ishte ky një mësim i nevojshëm për politikanët e sotëm, që shpesh përparësi nuk kanë bashkimin e vëllazërimin, por interesat e veçanta të tyre, që shprehen përditë me konfliktet e përçarjet bezdisëse, deri në neveri?. Dhe si për të ilustruar të vërtetat e kësaj ideje edhe për ditët tona,njëri nga pasardhësit e një Heroit të Luftës së Vlorës, me pak fjalë do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Në çastin e marrjes së dekoratës dhënë Sali Muratit, nipi i tij Arben Saliu u shpreh: “Duke marrë këtë dekoratë, më lejoni të perifrazoj fjalët e mendjendriturit Ismet Toto se: ‘Në histori futen ata që e kërkojnë lirinë duke u hedhur në zjarr dhe jo ata që e presin lirinë duke u ngrohur në zjarr’. Me këtë vlerësim që ju bë sot këtyre figurave nga Presidenti i Republikës, dëshmohet qartë se ata janë pjesë e historisë sonë kombëtare. Faleminderit zoti President”.
Pastaj një e veçantë tjetër e gëzuar. Titulli “Nderi i Kombit” iu dha edhe një gruaje, Sado Koshenës. Kam dëgjuar që një turist i huaj kur pa bustin e Sado Koshenës në fshatin e lindjes së saj, në Dukat, kish pyetur: “Po kjo grua çfarë ka bërë, që e keni ngritur kaq lart?” I thanë se në luftën kundër pushtuesve osmanë, disa burra, bashkëfshatarë të saj, ishin trembur e tërhequr nga lufta. Por gruaja trime, e armatosur, u doli përpara: “Po ju, ku do të shkoni, në shtëpi, që të fshiheni në çitjanet e grave?” Të fshihesh në çitjanet e grave është ofendimi më i madh për burrat shqiptarë. Dhe ata shkuan në luftë të prirë nga trimëresha. Kështu, sëbashku me burrat, luftoi ajo edhe kundër shovinistëve grekë më 1914-n dhe kundër pushtuesve italianë në Luftën e Vlorës më 1920-tën. Prandaj populli i ngriti përmendore. Dhe atë ditë, ajo “Heroina e Popullit” do të shpallej edhe “Nderi i kombit”. Po se mos vetëm ajo. Më tej fshatit të saj është Tragjasi. Edhe aty gjendet busti i Heroinës së Luftës Antifashiste, Zonja Çures, ndërsa në fshatin Qeparo, buzë detit, një tjetër Heroinë ka shtatin e saj të pa përkulur, ajo është Persefoni Kokëdhima.. Në 6 mijë vajza partizane, pjesëmarrëse në luftën antifashiste, me dhjetëra janë dëshmore e 26 prej tyre janë shpallur “Heroina të Popullit”. Nuk është fakt i rrallë që vetëm në Brigadën e V-të sulmuese kishte 42 vajza partizane 17-2O vjeçare.. Ato, si mijëra vajza e gra të tjera kapërxyen shpellat e fanatizmit e luftuan, bashkë me burrat kundër fashizmit, duke dhënë shëmbuj të shumtë heroizmi e vetëflijimi. Ishte vazhdimësi e heroizmit që lanë prapa kapedanër e Luftërave për liri e pavarësi, që do të ndihej edhe në Luftën e Kosovës..
Tani në “shkretëtirën e historisë”, dëgjohen edhe mendime politikanësh kalemxhinjtë se “koha e heronjve ka ikur”. Ajo i përket të së kaluarës. ( Pa çka se një popull që mohon të kaluarën nuk ka të ardhme). Se tani “jetojmë kohën moderne”, e se edhe ” heroizmi në luftë, tani që jetojmë paqen është nocion arkaik”. (Pa çka se heroizmi edhe në ditët tona na duhet, i duhet policisë në luftën kundër krimit, zjarrfikësve, kur na digjen shtëpitë, kundër vrasësve e keqdashësve që nuk mungojnë. I duhej edhe atij aktorit të Teatrit, që humbi jetën në Liqenin artificial të Tiranës për të shpëtuar jetën e një të riut e na duhet edhe ne si një shembull frymëzimi në punën e përditshme për përparimin e atdheut. Lufta e Vlorës është një nga kapitujt më të shquar të heroizmit shqiptar përjetimin e nderimi edhe i heronjve të saj, jo vetëm me simbole por edhe në zemrat tona, është shërbimi më i mirë që i bëjmë Shqipërisë sonë. Çdo popull, në çdo kohë të historisë së vet ka nevojë të nderojë ata që e kanë nderuar. Titulli “Nderi i Kombit”, me të cilin u vlerësuan disa nga heronjtë e Luftës së Vlorës, ishte një shembull i bukur se atdhetarizmi rron e do të rrojë midis nesh.D.M
Origjina e emrit Palasë mendohet të jetë mjaft e vjetër. Ka hipoteza të cilat, në lashtësinë pellazgjike, e lidhin me popullsitë hitite e filistine dhe prej andej edhe me emërtimin “Palestinë”, por pa përcaktuar se cila është lidhja konkrete. Hipoteza tjetër lidhet me periudhën Ilire, kur emërtimi Palasë del në formën “Pal-este”, me prapashtesën “este”, tipike ilire. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve të vrullshme historike, toponimia është rezultat i një përzierje gjuhësh, ku mbizotërojnë toponimet në greqisht e në shqip (aspra rruga = rrugë të bardha), por ka edhe toponime sllave (Dubreva = Dushkishte) e italiane (volta = kthesë).
Himara, ku perfshihet edhe Palasa, ka qene banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Jul Qezari zbarkoi ushtrinë e tij në plazhin e Palasës, nga Brindizi (lat: Brundisium; gjuha Mesapike: Brention) në betejën kundër Pompeut, i cili ishte vendosur në Orikum. Sipas legjendave te fshatit, “shume kohe me pare” (nuk theksohet se kur) fshati Palase gjendej shume prane detit. Kjo kishte avantazhet dhe disavantazhet e saj. Duke qene prane detit, ishte e zhvilluar shume tregtia dhe Palasa ishte nje port, ne kuptimin e vertete te fjales. Por kjo derisa Palasa te vendosej ne shenjestren e pirateve. Piratet e sulmonin gjithnje Palasen dhe kjo solli shkaterrimin ekonamik te Palases. Dita-dites, banoret per tu mbrojtur,filluan ti largoheshin detit dhe ndertuan fshatin e ri ne vendin ku ai gjendet dhe sot
Per nje kohe Himara ka qene nen sundimin bullgar (904). Thuhet se nje nip i Gjin Bua Shpates (kryezot i Artes rreth 1370) u vendos ne kohen e Mesjetes ne Dhermi. Permendet se pas vrasjes se Balshes II me 1385 deri me 1392, Himara qe nen gruan e tij, Komita Muzaka “nje amazone e vertete”. Gojdhanat tregojne per perleshje me saracenet dhe Shpella e Pirateve eshte nje nga keto deshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-Evra) dhe perroi i Rusmanit. Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kerkuan ta nenshtronin si pasoje e pozites zoteruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, trashegoi Himaren, ku edhe zbarkoi me 1481 per te filluar nje rezistence kunder turqve, pas vdekjes se te atit. Pas vdekjes se Skenderbeut, si edhe me vone nje pjese e Himarioteve u shperngulen per ne Italine e Jugut, ku formuan fshatra. Himara nuk u pushtua dot plotesisht pas vdekjes se Skenderbeut dhe eshte se bashku me Mirditen, nder dy krahinat qe kishin nje status autonom. Sipas ketij statusi, nenshkruar ne 1492 me Sulltan Bajazitin II. Himara dhe shtate fshatrat e tij, duhej ti paguante Portes se Larte shumen e 16,000 frangave ne vit Sistemi i qeverisjes qe bazuar ne autoritetet lokale dhe sistemin e dhimogerondeve (δημογεροντίας ). Sulejmani i Trete (Kanuniu apo i Madherishmi) qe arriti deri ne portat e Vjenes, tentoi te shtronte Himaren por pa sukses. Madje pati edhe tentative per vrasje te vete sulltanit (episodi me Damiani i cili arriti deri ne cadren e tij). Himariotet (term qe perfshinte rreth 50 fshatra ) u perfshine ne shume kryengritje si ato te viteve 1481,1488, 1494-1509, 1537, 1571,1595, 1690, 1713. Ali Pashai qe i vetmi sundimtar i Perandorisë Osmane, i cili arriti (1797) te nenshtronte Himaren dhe fshatrat e saj. Sipas historise se Shqipërise, Suliotet, qe dhane nje kontribut aq te madh per pavaresine e Greqise, vinin nga shperngulja Himarioteve (edhe ata me 7 fshatra).
Pas Pavaresise, Himara u perfshi ne shtetin e ri Shqiptar, ndonese ne mars 1914 u shpall si krahine autonome. Ne 1927, midis qeverise Shqiptare dhe krahines u nenshkrua Protokolli i Himares qe njihte privilegjet e kesaj krahine. Viti 1930 shenon fundin e mesimit te gjuhes greke ne Himare. Gjate Luftes I Boterore u ndertua edhe rruga e Bregut qe i dha hov zhvilllimit te ekonomise. Palasa mori pjese aktive ne Luften Nacional-Clirimtare. Palasiotët u rreshtuan në çeten e Bregdetit dhe ne Brigaden e Xll.
Një nga zonat më të bukura në rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla. Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.
Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore. Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.
Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.
Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.
Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.
Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.
Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.
Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.
Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.
Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.
Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme. “Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.
Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.
Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.
Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.
“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.
Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.
Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.
Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.
Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.
Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.
Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.
I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.
Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.
Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.