Aurora

Besojeni ose jo, gjuha e trupit mund të thotë shumë për një person – Ja çfarë thotë për tipin tuaj pozicioni i këmbëve teksa uleni

Besojeni ose jo, gjuha e trupit mund të thotë shumë për një person. Specifikisht, a e dinit se pozicioni i këmbëve tuaja ndërkohë që qëndroni ulur mund të shpreh qëllimet dhe sekretet tuaja më të fshehura sipas psikologëve? Prandaj, herës tjetër që jeni pranë njerëzve kushtojini rëndësi mënyrës si ata qëndrojnë ulur dhe do mësoni më shumë për karakterin e tyre.

Pozicioni A:

Ky person mendon se duke i anashkaluar problemet do bëjnë që ato të largohen. Fatkeqësisht, këta persona mendojnë se është më mirë t’ja ngarkojnë dikujt tjetri problemet e tyre në mënyrë që të mos harxhojnë kohën e “çmuar” për t’i zgjidhur. Komunikimi me këta individë është shumë i këndshëm, janë interesantë, krijues, sharmantë dhe paksa fëminor. Shpesh herë nuk mendojnë shumë para se të flasin dhe ky është një tjetër problem që ata kanë.

Pozicioni B:

Këta individë janë ëndërrimtar dhe me imaginatë të zhvilluar. Idetë e tyrë dallohen dhe vlerësohen kudo si në punë ashtu dhe në shkollë. Këta individë e urrejnë rutinën dhe ju pëlqen shumë të udhëtojnë dhe të krijonë miqësi të reja. Gjithashtu nuk harxhojnë kohë me miqësi ose marrëdhenie të cilat nuk i bëjnë ata të lumtur. Mdaje mund të japin dorëheqjen nga një vend pune nëse nuk ndihen të lumtur.

Pozicioni C:

Për këta njerëz komforti vjen në plan të parë. Kur duan të blejnë dicka ata zakonisht e stërmendojnë shumë ditë para se të marrin guximin për të blerë dicka sepse duan që çdo gjë të jetë perfekte. Kur vjen puna për të zgjedhur rroba, këpucë, parfume ose mobilje janë shumë tekanjzë.  Edhe pse në pamje të parë duket sikur janë shumë të pa organizuar ata mund t’ja dalin të gjejnë një lloj rregullsie brenda asaj parregullsie. Kanë shumë vështirësi të fokusohen dhe gjithmonë janë dyshues për githçka. Kjo mund të pasqyrohet si një sjellje arogante tek të tjerët, pasi askush nuk do që personi me të cilin po komunikojnë mos ta ketë vëmendjen tek ata.

Pozicioni D:

Njerëzit që pëlqejnë të ulen në këtë lloj pozicioni të caktuar nuk ju pëlqejnë të jenë vonë dhe sigurisht që e përçmojnë këtë karakteristikë tek të tjerët. Janë njerëz shumë inteligjentë dhe qetësia për ta ka një rëndësi të madhe. Nuk iu pëlqen të zihen me të tjerët dhe ndihen shumë në siklet nëse shprehin emocionet e tyre në publik. Për ta puthja është dicka intime dhe mendojnë se nuk është e përshtatshme të puthesh përpara njerëzve.

Pozicioni E:

Këta njerëz nuk shqetësohen asnjëherë për asgjë dhe mendojnë se çdo gjë do vijë në kohën e duhur. Janë kokëfortë dhe këmbëngulës dhe asnjëherë nuk heqin dorë deri sa të arrijnë atë çfarë kërkojnë. Për ta pamja e jashtme është e rëndësishme dhe janë gati të investojnë shumë kohë për t’u dukur sa më mirë. Por kjo mund të interpretohet dhe si një shenjë pasigurie dhe mungesë vetëbesimi. Gjithashtu e kanë shumë të vështirë t’i pranojnë kritikat.

Besojeni ose jo, gjuha e trupit mund të thotë shumë për një person – Ja çfarë thotë për tipin tuaj pozicioni i këmbëve teksa uleni Read More »

Një zbulim i rrallë në një fshat të Vlorës, ku kanë dalë në dritë krejt rastësisht dy relieve në gurë, 2000 vjeçare.

Ky zbulim në fshatin Tragjas të rrethit të Vlorës, ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të muzeut të këtij qyteti, si nga vlera historike e arkeologjike, ashtu edhe nga vlera artistike e tyre. Ai që i ka zbuluar është një bujk i cili po punonte tokën e tij me një traktor të vogël. Pasi i ka parë ai i ka marrë dhe i ka çuar në shtëpinë e tij relievet dhe tashmë i mban me fanatizëm si një thesar të vyer. Vlera e veçantë e këtyre objekteve na nxiti për të shkruar, e për të gjetur kësisoj një mënyrë për tërheqjen e tyre pranë institucioneve të specializuara pa anashkaluar të drejtat që ka poseduesi i tyre.

Një orakull që flijohet

Relievi i parë i ka dimensionet 50X90 dhe është gdhendur në gur të bardhë, të ngjashme me formacionet gëlqerore të territorit përreth. Përmbajtja e relievit është shumë interesante dhe shpjegon historinë e këtij fshati, dhe ndoshta edhe origjinën e vërtetë të tij.

Figura qendrore e këtij relievi është një orakull në çast flijimi, i cili mban në dorë kokën e një cjapi. Ai është i ulur dhe përpara tij vihet re fare mirë altari në formë cilindri, rreth të cilit përdridhet një degë hardhie. Relievi ka edhe dy figura të tjera anësore, të veshur me kiton, që marrin pjesë në procesionin fetar.

Para disa vjetësh kur na u kërkua një element për fshatin Tragjas, duke u nisur nga zhvillimi fonetik i toponimit Tragjas, Tragos, Tragjedi, Trageste, rekomanduam figurën e një cjapi. Kur pamë relievin 2000 vjet më të vjetër se emblema u befasuam. Ishte një rastësi apo supozimet tona kishin qenë të sakta? Për këtë vajtëm në vend. Vendgjetja kishte një peisazh shumë të bukur pranë një burimi dhe vendi ishte i mbuluar me pemë. Pas një vëzhgimi zbuluam një mur rrethues me llaç dhe mbeturinat e një ndërtese ndoshta të tempullit. Në lashtësi cjapit i thoshin Tragos, dhe zakonisht ai bëhej kurban në fillim të pranverës gjatë Dionisaleve. Siç dihet, nga kjo festë e përvitshme lindi tragjedia. Tragjasi, natyrisht, nuk mund të krahasohet me qendrat pagane, si Hynfeu i përmendur nga autorët e lashtë ose Dodona e famshme, por si qendër lokale mund të identifikohet dhe vlerësohet. Kur thuhet se Tragjedia lindi te grekët e lashtë, pse mos të themi se ajo është luajtur edhe në Tragjasin tonë të vogël. Pranë këtij fshati në Orikum ndodhet një teatër, jo më shumë se 5 km larg. Studime të mëtejshme, ndoshta do të vërtetojnë plotësisht këtë. Relievi ka edhe vlera artistike. Figurat përgjithësisht kanë pamje realiste dhe zgjidhje monumentale.

Dy kalorës romakë

Relievi i dytë ka dimensione 70 me 52, gdhendur në gur të butë të Karaburunit. Ajo është një stelë e pajisur dhe me një mbishkrim ku dallohet me vështirësi teksti Dimenion. Mendojmë se ky reliev paraqet vlera të jashtëzakonshme për mënyrën e armatimit të ushtrisë në periudhën romake. Në planin ballor janë vendosur dy kalorës, kurse në sfond dy shigjetarë bashkë me mburojat e tyre. Edhe këtu figurat dhe pamjet e torsteve janë të qarta, por kokat e luftëtarëve janë krejt të dëmtuara. Dëmtimi duhet të ketë ndodhur në kohën e ardhjes së fiseve barbare, ku ka patur mjaft shembuj të shkatërrimit të relieve të antikitetit dhe vjedhje masive të varreve.

Të dyja veprat e artit ngjajnë në teknikën e tyre dhe i përkasin shekullit të parë para erës së re, në bazë të krahasimit me vepra të tjera. Një reliev romak që ndodhet në Paris ka një ngjashmëri të madhe me të gjithë elementët etnografikë dhe artistikë me relievet e Tragjasit. Ndaj ne e konsiderojmë këtë gjetje një zbulim me rëndësi që duhet të tërheqë vëmendjen për studimin dhe ekspozimin e tyre. Zbulimi mund të jetë edhe një nisje për gërmimin e tempullit që mund të përfaqësojë një monument të ri për vendin tonë.

Një zbulim i ngjashëm para 98 vitesh

Në vitin 1906, kur në fshatin Vrap të Tiranës u zbulua nga një bujk një thesar me enë floriri, ngjarja kaloi në heshtje. Bujku që nuk ia dinte vlerën asaj që kishte gjetur, e shiti te një bej për disa mezhite. Do të kalonin vite dhe ky thesar do të bëhej i përmendur, e ankand pas ankandi do të përfundonte në Muzeun e Nju Jorkut me vlerë miliona dollarë.

Një zbulim i rrallë në një fshat të Vlorës, ku kanë dalë në dritë krejt rastësisht dy relieve në gurë, 2000 vjeçare. Read More »

Mafia fiton miliarda euro nga kanabisi: “Deutsche Welle” film për Shqipërinë

Sikur të mos mjaftonte kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas, të tjera të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme në një dokumentar të realizuar nga ” Deutsche Welle”.

Sipas medias gjermane kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një industri miliarda euroshe.

Në një dokumentar të realizuar në Shqipëri, gazetarët e DW janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare.

Sipas reportazhi prej 43 minutash kushtuar kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë, Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë.

Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Gazetarët kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër, madje kanë intervistuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Pjesë e të intervistuarve janë edhe Dritan Zagani dhe gazetari Artan Hoxha.

Pjesë nga dokumentari

E vendosur në Ballkanin Juglindor, Shqipëria ka një popullsi prej më pak se tre milionë banorë. Klima, me deri në 300 ditë diell në vit, është ideale për bimën e kanabisit, e cila ka origjinën në Azinë qendrore. Korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëri e përhapur kanë shërbyer për të rritur kultivimin ilegal dhe tregtinë e drogës. Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria u shndërrua nga një regjim totalitar në demokraci, u karakterizua nga trazira të dhunshme dhe nga paligjshmëria.

Klanet e mafies me lidhje me qarqet më të larta politike realizuan përfitime të mëdha nga trafikimi i klandestinë, i cigareve kontrabandë, armëve dhe heroinës. Kjo ishte situata derisa filloi kultivimi në shkallë të gjerë i bimës së kanabisit.

Qeveria shqiptare ka shpallur luftë kundër mafias së kanabisit, pasi është nën presion nga Bashkimi Evropian. Në fund DË shtron pyetjen: Si ka mundësi që si ka mundësi që një sasi kaq e madhe kanabisi kalon Adriatikun, hyn në Itali dhe më pas në vende të tjera të BE?!

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8r-D0QMeADQ]

https://youtu.be/8r-D0QMeADQ

Mafia fiton miliarda euro nga kanabisi: “Deutsche Welle” film për Shqipërinë Read More »

Sa flori prodhohej në Rubik para viteve ’90?

Prej vitesh në media është raportuar lidhur me sasinë e materialeve të çmuara që nxirreshin në uzinën e Bakrit në Rubik gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar si rrjedhojë e rafinimit të bakrit. Megjithatë jo të gjitha informacionet lidhur me sasinë reale që përfitohej e me procesin që zhvillohej, kanë qenë të hapura për publikun. Arsyeja është se informacionet kanë qenë të klasifikuara si ‘tepër sekret” e si rrjedhojë nuk mund të aksesoheshin, raporton portali SCAN.

Tashmë është miratuar vendimi për deklasifikimin e këtyre materialeve si rrjedhojë e kërkesës së studiuesit Marin Mema. Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të arkivit të shtetit, Ardit Bido dhe argumentohen me faktin se “dosjet deklasifikohen sepse kanë humbur vlerën dhe qëllimin për të cilën janë klasifikuar, si dhe informacione mbi metalet e rralla që gjenden te Fondi 14 (Komiteti Qendror), janë deklasifikuar vite më parë”.

Lista e materialeve që deklasifikohen:

– Fondi 505 (Ministria e Financave), viti 1973,D. 38 ‘‘Tepër sekret’’.

– Informacione mbi disa probleme të punës për nxjerrjen e arit dhe argjendit në uzinën e bakrit Rubik, dërguar Koço Theodhosit, si dhe relacion mbi gjendjen e monedhës në thesar, dërguar Xhafer Spahiut.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 796, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani për prodhimin e metaleve të çmuara për vitin 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik, si dhe projektplani i Ministrisë dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 682, ‘‘Tepër sekret’’.

– Bilanci i arit për raportin e metalurgjisë për 3-mujorin e parë dhe të dytë të vitit 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 569, ‘‘Tepër sekret’’.

– Evidencë e ardhur nga uzina e bakrit Rubik për shitjen e arit dhe argjendit për vitet 1976, 1977,1978, 1979.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 768, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani i prodhimit të arit dhe argjendit për vitin 1980 dhe relacioni përkatës dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 490 (Këshilli i Ministrave), viti 1985, D.861, ‘‘Sekret’

-Njoftime të Ministrisë së Financave për grumbullimin e argjendit që përfitohet nga larja e filmave dhe fotografisë, si dhe për shkrirjen e arit dhe argjendit të dërguar në uzinën e bakrit Rubik.

Sa flori prodhohej në Rubik para viteve ’90? Read More »

Supriza për Sidorelën, Alban Skënderaj ndalon koncertin për të

“Nuk qaj më, më ka marrë malli të qaj. Jam kaq e lumtur”, me këto fjalë na pret Sidorela nga Gramshi, kur e pyesim si ndihet pak javë pasi historia e saj bëri xhiron e botës.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” ka një tjetër surprizë të madhe për të.

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi sërish në Gramsh, tek banesa e Hasanit. Për stafin e emisionit ka gjithmonë një arsye për t’u kthyer atje, tek Sidorela dhe Aisha. Motrat janë gëzuar shumë këtë javë.

“Kam filluar të bisedoj me mamin, më kishte munguar shumë të bisedoja më zë të ulët më të pasi gjithmonë kur flisja me mamin ngrija zërin. Mami dëgjon shumë mirë tani”, thotë Sidorela.

“Tani shtëpia sikur ka rënë që qetësi, nuk ka më zhurmë si më parë”, thotë Hasani duke qeshur.

Nga ana tjetër, e ëma e Sidorelës dhe Aishë thotë se: “Tani i dëgjoj vajzat çfarë më kërkojnë dhe çfarë më thonë”.

Vajzat ndryshimin e së ëmës e kanë ndier qysh në momentin që hyri në banesë pas kthimit nga Tirana, ku ishte kuruar për përmirësimin e dëgjimit.

“E ku ka më bukur zgjohemi në mëngjes, pimë të treja kafen me mamin, llafosemi normalisht pa i bërtitur njëra-tjetrës që të merremi vesh siç bënim më parë”, thotë Aishja.

“Babi kishte shumë halle që i rëndonin, por tashmë çdo gjë është rregulluar, kjo falë shqiptarëve, falë Elvisit, Sidritit”, thotë me sytë që i qeshin Sidorela.

Në fakt, biseda për dëgjimin e së ëmës së Sidorelës kishte për qëllim që ajo të hutohej paksa, dhe të mos kuptonte një tjetër surprizë të madhe që “Shqiptarët për shqiptarët” kishte përgatitur për të.

Kantautori Alban Skënderaj e ka befasuar përsëri Sidorelën gjatë koncertit të tij ku e ndiqnin mijëra persona të pranishëm.

Gjatë koncertit që e ka mbajtur në Pallatin e Koncerteve, Albani ka menduar një surprizë të veçantë që ka emocionuar publikun në sallë. Sidorela nuk ka mundur të ndjekë nga afër koncertin madhështor të idhullit të saj.

Por përmes telefonit me “Skype”, Albani i ka kënduar ‘live’ asaj këngën e tij dhe të Miriamit ‘Dhurata’. Kjo këngë është e preferuara e vajzës nga Gramshi, gjë që ia shprehu vetë Albanit, kur ai e takoi në shtëpinë e saj disa javë më parë.

“Sidorela nuk ka mundur dot të jetë këtu sot, kam menduar t’i bëj një surprizë, ju si thoni”, pyeti Albani publikun. Kur Sidorela hap telefonin habitet nga surpriza e papritur. “Përshëndetje, të uroj shumë suksese”. i thotë ajo Albanit.

“Shumë njerëz i ke bërë të reflektojnë, dhe të vlerësojnë gjithçka që kanë në jetë. Vazhdo të jesh kështu, e fortë plot energji”, ishte mesazhi i Albanit nga skena për Sidorelën.

Vajza ka përjetuar gjithë emocionet e skenës, kur Albani e ftoi të kërkonte për t’i kënduar në skenë këngët që kishte më përzemër.

“Nuk e prisja që unë të isha pjesë e ëndrrës së atij. Nuk ma priste kurrë mendja, une mendova se ma dhatë telefonin celular për të parë diçka”, thotë Sidorela.

Mesazhi në celular nuk vonoi, kënga “Dhurata” u performua me shumë dashuri nga çifti Skënderaj. Albani ftoi në skenë Miriamin dhe të dy kënduan për Sidorelën, zemra e së cilës rrahu më shumë se zakonisht.

“Sot u bëra pjesë e koncertit, gjithë njerëzit duartroktiën për mua”, thotë ajo mes emocioneve.

“Hyre pa biletë”, i thotë e motra me shaka. “Epo Albani tani më ka shoqe”, ia kthen Sidorela e lumtur.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nrTZLL6Brd0]

Supriza për Sidorelën, Alban Skënderaj ndalon koncertin për të Read More »

Kjo është shkolla ku nxënësit mësojnë me të vdekurit

Varreza ngjitur me oborrin e shkollës! Pamja aspak e zakontë, është shumë e zakonshme për nxënësit e shkollës “Tahir Sinani”, nga klasa e parë tek e nënta, që shohin varreza kur hyjnë në shkollë, kur kthejnë kokën nga dritarja e klasës, kur luajnë me top në oborr, derisa dalin nga shkolla, megjithëse pamjet i marrin me vete në shtëpi, disa edhe si makthe në ëndrrat e tyre.

“Kam frikë, njëherë kam parë një ëndërr, sikur më ra topi te varrezat dhe kur shkova për ta marrë, mu ngul një hekur në kraharor. Mbasdite është më frikë. Kur marr motrën nga shkolla natën është frikë…”, thonë nxënësit.

Më pak të frikësuar dhe më shumë të mësuar me pamjen e varrezave që i shoqëron kudo në shkollë, duken nxënësit e klasës së 8, megjithatë edhe ata kanë përjetimet e tyre të ankthit

Adriana Pura është mësuese në shkollën “Tahir Sinani”, prej 6 vitesh. Një nga klasat ku jep mësim rregullisht është ajo në katin e dytë me pamje drejtpërdrejt nga varrezat

“Para dy vitesh një nxënësi që i vdiq e ëma, erdhi pas pushimit në shkollë. Klasa ishte në katin e dytë dhe e pamundur që ai të përqëndrohej. një moment tjetër ishte një varrim dhe ai nuk mundi ta duronte, mbase kujtimi për nënën e vet, i ra të fikët. Dje kanë qenë 4 varrime, mendo si është situata, makinat që vendosen para shkollës, e qara, ulërima”, thotë ajo.

Psikologia e shkollës thotë se ka trajtuar rastet e shumë fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të mendimeve të frikshme që u vijnë nga varrezat.

“Pasojat psikologjike kanë qenë shumë të rënda, sepse nxënësit janë cdo ditë përballë këtij fenomeni. traumat që ka lënë janë në faza të gjata, shumica e tyre pas shumë seancave e kanë të papraueshme realitetin që prindërit mund të jenë këtu. unë si psikologe kërkoj zhvendosjen e institucionit në një vend tjetër sepse trauma lë pasoja për ecurinë e tyre”, tregon Hasbije Kara, psikologe.

Por, veç pamjes së rëndë, mësuesja e fiskulturës ndan edhe një shqetësim tjetër.

“Na bie topi nga muri dhe nxënësit ngjiten nga muri për ta marrë. Kjo u rrezikon jetën, mund të thyejnë ndonjë këmbë kur kalojnë murin”, shprehet mësuesja Eva Thanasi.

Ndër vite, madje edhe sivjet, drejtuesit e shkollës “Tahir Sinani” thonë se kanë kërkuar zgjidhjen e kësaj bashkëjetese të frikshme që rëndon psikologjikisht fëmijët. Madje, ata thonë se i kanë ofruar bashkisë Kamëz sugjerime konkrete për këtë histori 16-vjeçare.

“Ngritja e murit rrethues me rreth 2 meter, mbjellja e pemeve të larta, ose zhvendosja e shkollës. Nga pushteti qendror është premtuar dhënia e fondit për ndërtimin e një shkolle të re, por nga pushteti lokal përgjigja ka qenë: nuk kemi vend konkret ku ta ndërtojmë shkollën”, thotë Maliq Qoku, nëndrejtori i shkollës “Tahir Sinani”.

Për Bashkinë Kamëz korrespondenca me Drejtorinë Arsimore ka qenë korrekte, madje sipas tyre shkresa ka marrë zgjidhje zyrtare. Nga Drejtoria e Komunikimit në Bashkinë Kamëz thonë se kanë projekte konkrete për shkollën “Tahir Sinani”.

“Muri real, që është pjesa rrethuese e parcelave do të ngrihet në ato nivele që s’do të jetë kërcënim vizual për nxënësit, ndërsa për pjesën e ambientit që ka komunikim pamor me parcelat do të jetë totalisht e izoluar dhe nuk do të ketë fushëpamje për këtë ambient. Shpresojmë që të jetë brenda 2018, por brenda vitit do të bëhet realizimi i projektit”, thotë Artan Dervishi nga Bashkia Kamëz.

Kjo është shkolla ku nxënësit mësojnë me të vdekurit Read More »

Ja kush eshte qyteti i bardhe mes monumenteve natyrore dhe historike

Qyteti historik i Krujës ndodhet rreth 35 km larg nga Tirana dhe diçka më larg nga Durrësi, më të cilin që prej gati 18 vjetësh “bashkëjetojnë” në të njëjtin qark administrativ.
I njohur si “qyteti i bardhë” ai është ndërtuar në një lartësi mesatare 608 metra mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët prej tij mund të shohësh bregdetin Adriatik nga Durrësi deri në derdhjen e Bunës.
I njohur më së shumti si kryeqendra e vendit tonë në mesjetë dhe si qyteti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, Kruja është një nga trevat më përfaqësuese në vendin tonë dhe me të drejtë banorët e tij thonë: ” Kush nuk ka vizituar Krujën, nuk ka vizituar Shqipërinë”.
Udhëtimi drejt Krujës ka disa stacione të rëndësishme natyrore, arkeologjike dhe historike, të cilit prej 10 vjetësh i është shtuar terminali i ri i aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, një vepër moderne dhe shumë funksionale me një kapacitet prej 1.5 milion udhëtarësh në vit. Modeli i tij lejon që kapaciteti të shtohet deri në tre milion udhëtarë në vit.

Albanopolis, qyteti që i dha emrin shqiptarëve
3 km pasi nisesh nga Fushë Kruja drejt qytetit historik, në të djathtë do të ndeshësh tabelën me shenjën e monumentit arkeologjik “Albanopolis” dhe bashkë me të treguesin për në fshatin Halil. Pasi vijon në rrugën e re të fshatit, pjesa tjetër është një shëtitje e këndëshme mes rrënojave, mikpritjes së banorëve dhe natyrës së bukur të kësaj zone. Qyteti ilir i Zgërdheshit nuk përmendet si i tillë në ndonjë dokument historik, megjithëse shumë dijetarë besojnë se ai është Albanopolis i cituar nga historiani Ptolemeu. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se vendosjet në këtë vend filluan në shekujt e VII dhe VI para Krishtit, ndërsa gjatësia e mureve të kështjellës arriti në 1350 metra linear. Zgërdheshi, ose Albanopoli, siç i pëlqen ta quajnë banorëve të zonës u braktis në shekullin e dytë pas Krishtit dhe sipas legjendës vendasit u shpërngulën në qytete më të sigurta.

Krojet e Krujës
Emri i Krujës e ka origjinën nga fjala “kroje”, burim uji natyral. Sipas burimeve historike në fillim të mijëvjeçarit të dytë në qytet dhe në rrethinat e tij kishte tridhjete kroje, shumë prej të cilëve ekzistojnë dhe sot me emrat dhe historinë e tyre. Një prej tyre është edhe kroi i Ballabanecit, i cili e merr emrin nga një pasha turk i vrarë pranë tij. Ndërsa pas kalasë ndodhen pranë njëri tjetrit përroi i Taslloit dhe lisi gjigand i njohur me të njëjtin emër. Një tjetër vend mjaft i preferuar është edhe Qafë Shtama, me ujin e pastër dhe ajrin e freskët. Parku kombëtar me të njëjtin emër ndodhet në një lartësi prej 1200 metra, afro 15 larg Krujës.

Teqeja e Sarisalltëkut
Në Krujë ka shumë teqe e tyrbe që i kushtohen besimit musliman bektashi. Një nga më të vjetrat është Teqeja e Dollmës në Kalanë e Krujës, ndërsa më e njohura është ajo e Sarisalltëkut që ndodhet mbi malin e Krujës, rreth 6.7 km me automjet larg qytetit.
Rruga e re që u përurua disa muaj më parë e ka bërë shumë të lehtë ngjitjen në Mal, siç e njohin krutanët, vendin e shenjtë, që ka marrë pamjen e një pike turistike mjaft të vizituar nga vendasit dhe të huajt.

Pazari i Krujës
Pazari karakteristik i Krujës, i vendosur në të dy anët e një koridori të gjatë e të shtruar me kalldrëm, ka qenë shumë më i gjatë se sa është sot. Në dyqanet e tij prej druri dikur grupoheshin zeje të ndryshme si bakraxhinj, qëndistarë, punues të armëve, etj.
Gjatë verës Pazari është mjaft i vizituar nga turistë vendas dhe të huaj të cilët mund të gjejnë suvenire të vjetra që shitësit i mbledhin nga e gjithë zona rreth e rrotull, ndërsa artizanët e traditës vazhdojnë punimet e qelesheve, qilimave apo ato të drurit.
Në afërsi të pazarit është një xhami e shekullit të XVI-të, e ndërtuar thuajse në të njëjtën kohë me atë që ndodhet brenda kështjellës.

Muzeu kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ndodhet brenda mureve të kalasë mesjetare. Godina është përfunduar në vitin 1982. Në sallat e eksponateve, që ruajnë një itinerar të historisë së popullit shqiptar në shekuj vijnë çdo vit mesatarisht deri në 100 mijë vizitorë.Një kopje e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut janë vendosur në sallën kryesore, ku ndodhen flamurët me stemat e familjeve të mëdha që luftuan përkrah heroit.
Një afresk gjigand i piktorit Naxhi Bakalli dëshmon një nga betejat e mëdha pranë mureve të kalasë së Krujës. Portrete, piktura dhe libra të shkruar për Skenderbeun janë vendosur në mjedist e katit të tretë të Muzeut.

Muzeu Kombëtar Etnografik
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës ndodhet përballe Muzeut Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në oborrin e kalasë mesjetare. Muzeu është vendosur në një godinë të vitit 1764 të familjes Toptani. Shtëpia është një ndërtesë dykatëshe me mjediset e punishteve ose kantinat në katin e parë dhe mjediset e banimit në të dytin. Muret e muzeut kanë afreske origjinale 250-vjeçare, tavane të gdhendura në dru, mobilje të rralla, qilima dhe kostume tradicionale. Veglat muzikore, armët e kohës si dhe veshjet e grave dhe të burrave e bëjnë muzeun etnografik të Krujës mjaft të vecantë. Banjoja turke me avull brenda shtëpisë është një nga të vetmet e këtij lloji që kanë mbetur në Shqipëri. Në muze ndodhen rreth 1200 objekte origjinale, që dëshmojnë për mënyrën e jetesës së kësaj treve në shekujt 18-19.

Image result for foto qyteti i krujesImage result for foto qyteti i krujesRelated imageImage result for foto qyteti i krujesImage result for foto qyteti i krujesImage result for foto qyteti i krujesImage result for foto qyteti i krujes

Ja kush eshte qyteti i bardhe mes monumenteve natyrore dhe historike Read More »

Sonila Meço shfryn ashpër ndaj Ramës dhe Bashës: Për çfarë vlejnë milionat e hedhura për lobime

Prej disa ditësh opinionin publik po “zien” prej komenteve dhe reagimeve lidhur me lobimin e PD për imazhin e Lulzim Bashës, një investigimi i botuar në “Mother Jones”. Një reagim i cili përcjell edhe shqetësim vjen nga gazetarja Sonila Meço.

Meço ka ngritur disa pyetje të rëndësishme, ku thekson se ky lloj lobimi për politikanët tanë, nuk ka sjellë asgjë të mirë për shqiptarët, duke shtuar se investimet e aktet konkrete ende nuk janë parë në Shqipëri.

“Lobimi në Shtetet e Bashkuara për politikanë shqiptarë, veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?”, ka shkruar Meço.

KOMENTI I PLOTË:

Ku qëndron Shqipëria në axhendën globale të Shteteve të Bashkuara?

Çfarë interesash madhorë ekonomikë e gjeopolitikë kryqëzohen në Shqipëri, që lënë pa gjumë këshilltarë e strategjistë të presidentit dhe administratës amerikane?

Lobimi në Shtetet e Bashkuara për politikanë shqiptarë, veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?

Me një logjikë të thjeshtë, duke gjykuar informacionin që vjen nga SHBA, të besojmë DEA-n amerikane që vë alarmin për shndërrimin e Shqipërisë në vendin kryesor të tranzitit të drogërave në Europë, sasitë që kapen përditë, apo artikujt e lobistëve që kur e ndjejnë se ata që i paguajnë janë bërë mish për top, nxjerrin në treg një mish më të freskët? Se vetëm për këtë paguhen, hajër me investime e akte konkrete për Shqipërinë ende nuk u kemi parë…

Sonila Meço shfryn ashpër ndaj Ramës dhe Bashës: Për çfarë vlejnë milionat e hedhura për lobime Read More »