Aurora

Merrni masa!Reshje shiu në gjithë vendin, priten përmbytje

Në shumë zona të vendit gjatë ditës së sotme janë regjistruar reshje të madha shiu. Në zonat e larta malore raportohet edhe nisja e reshjeve të borës. Në Durrës, rrugët në disa lagje janë përmbytur. Në Shkodër situata në zonat e përmbytura prej një jave në Obot është përkeqësuar. Ndërsa në Jug, në disa akse kombëtare ka pasur probleme serioze me qarkullimin e mjeteve.

Shkodër, shtohen zonat e përmbytura

Në qarkun e Shkodrës duket se hapësira e zonave të përmbytura do të zgjerohet. I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu gjatë orëve të fundit dhe sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet do të shtohen edhe gjatë ditës së sotme duke bërë që prurjet në lumin Drin dhe atë të Bunës të shtohen.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e diel, dt.18) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të  niveleve të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjeve”, thuhet në njoftimin e një dite më parë të IGJEUM.

IGJEUM thotë se do të vazhdojë rritja e prurjeve edhe gjatë ditës së sotme në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. “Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 20, 21 dhe 22 mars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit”, thuhet në njoftim. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

Reshjet shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë nën ujë

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në qytetin bregdetar të Durrësit. Raportohet se disa rrugë të qytetit janë nën ujë, duke bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve dhe njëkohësisht duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata më problematike paraqitet në rrugën ‘Aleksander Goga’, kryqëzimi i Stadiumit, rruga ‘Skënderbe’, rruga ‘Taulantia’ dhe tek rreth rrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’. Po kështu moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar sërish rrëshqitjen e dherave në Currila, e për pasojë bllokimin e rrugës në njërën prej korsive të kalimit për automjetet.

Rreshjet e shiut kanë provokuar rënien masive të dherave në drejtim të segmentit rrugor Univeristet-Currila gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi.

Masivi i baltës bllokon për disa orë njërin kah të aksit Tepelenë-Gjirokastër

Moti i keq me reshje intensive të shiut ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë ka pasur vështirësi të qarkullimit të mjete.

Shkak është bërë një masiv balte i cili ka bllokuar për disa orë njërin kah të rrugës. Momentalisht firma e kontraktuar po punon me te gjitha mjetet. Situatë e ngjashme në Shkallën e Zezë tek Uji i Ftohtë paraqitet sa herë ka reshje shiu.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe ne aksin Këlcyrë-Përmet në Çarshovë, aty ku prej dy ditësh rruga ka qenë e kalueshme, por me vështirësi për shkak të rënies së dherave. Momentalisht edhe në këtë aks po punojnë 3 mjete për pastrimin e rrugës.

Merrni masa!Reshje shiu në gjithë vendin, priten përmbytje Read More »

Moti i keq mbyll shkollat në Durrës

Moti i keq në Durrës ka krijuar anomali jo vetëm në qarkullim po dhe në procesin mësimor në këtë qytet.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ”Met Hasa” në Porto Romano të Durrësit janë izoluar brenda godinës. Uji ka përmbytur oborrin e mjedisin përreth.

Ndërkohë mësimi është pezulluar dhe te shkolla ‘Neim Babameto’ në Spitallë.

Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Durrësit, edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton pezullimin e procesit mësimor për sot.

Moti i keq mbyll shkollat në Durrës Read More »

Ja në cilat qytete banorët paguajnë më shumë taksa…

Nëse keni planifikuar të ndërroni gjendjen civile, më parë duhet të interesoheni për bashkinë ku do të shkoni dhe taksat që do të paguani. Jo në të gjitha bashkitë, taksat janë të njëjtat.

Ndër 61 bashkitë në vend, disa prej tyre kërkojnë më shumë pagesa nga banorët. Për 9 muajt e parë të 2014, 61 bashkitë kanë arkëtuar 17.5 miliardë lekë (130 milionë euro) si taksa dhe tarifa nga bizneset dhe individët për 9 muajt e parë të vitit 2017, me një rritje prej gati 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të portalit financatvendore.al.

Gjysma e këtyre të ardhurave (51%) është mbledhur nga bashkia Tiranë. E dyta është Bashkia e Durrësit me 6.4% të totalit dhe më pas vijon Elbasani, me gati 3% të totalit.

Por, cilat janë ato bashki që mbledhin më shumë të ardhura në raport me banorët e tyre dhe cilat zërat kryesorë nga i sigurojnë ato. “Monitor”, ka përpunuar të dhënat e portalit të financave vendore për të ardhurat nga taksat dhe tarifat dhe numrin e banorëve sipas bashkive kryesore (popullsia për Bashki është marrë nga të dhënat që përdoren për përllogaritjen e granteve të pakushtëzuara nga Buxheti, i vetmi informacion i disponueshëm).

Në vend të parë është Tirana, ku taksat dhe tarifat e mbledhura nga bizneset dhe individët, të llogaritura për frymë arrijnë në 14.5 mijë lekë për 9-mujorin (pa përfshirë grantet e pakushtëzuara nga qeveria).

Për periudhën janar-shtator, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar gati 9 miliardë lekë, me një rritje prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të portalit të financave vendore. 35% e të ardhurave të Bashkisë kanë ardhur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që ndonëse mblidhet nga bizneset e ndërtimit paguhet indirekt nga qytetarët, pasi ajo transferohet direkt në çmimin e shitjes së apartamenteve (ndërtuesit kanë pohuar se efekti i kësaj takse ka qenë një shtrenjtim i apartamenteve me 50-100 euro për metër katror në varësi të zonës).

17% të të ardhurave të bashkisë kanë ardhur nga taksa e ndërtesës dhe 16% nga Tarifa të shërbimeve publike vendore (mbetje, gjelbërim etj.) Taksat dhe tarifat për frymë që paguhen në Bashkinë Tiranë janë gati sa trefishi i mesatares së vendit, që është rreth 5,000/lekë për frymë.

Në vend të dytë është Bashkia e Vorës, ku të ardhurat për frymë janë 10.6 mijë lekë, ose dyfishi i mesatares së vendit. Bashkia e Vorës “përfiton” nga fakti që një sërë biznesesh të mëdha ushtrojnë aktivitetin në territorin e saj. 21% e të ardhurave të saj vijnë nga taksa e ndërtesës dhe 19% nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

E treta është Saranda, me rreth 8,500 lekë të ardhura për frymë. Bashkia bregdetare ka një shpërndarje më të barabartë mes të ardhurave, e kryesuar nga taksa mbi ndërtesat, tarifa të shërbimeve publike vendore (mbetje, gjelbërim), tarifa për zënien e hapësirave publike dhe fasadave, tarifa për shërbime administrative etj.

Kavaja, që renditet e katërta (5.3 mijë lekë për frymë), i siguron të ardhurat kryesore nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë, teksa kjo bashki jep lejet në një zonë të lakmuar bregdetare. Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës përbënin gati 40% të totalit për 9 mujorin.

Edhe në Durrës (po rreth 5.3 mijë lekë për frymë) mbizotërojnë të ardhurat që merren nga lejet e ndërtimit. Taksa e infrastrukturës zë gati 28% të totalit të të ardhurave, e ndjekur nga taksa mbi ndërtesat me 21%.

Bashkitë që mbledhin më pak taksa janë ato të veriut e verilindjes, si Kukësi, Dibra, Mirdita, Tropoja. Për kompensim ato kanë dhe grante më të larta nga qeveria qendrore, ku më e dukshme është kjo për Kukësin, për të cilin grantet e pakushtëzuara për 9-mujorin ishin 6 herë më të larta sesa të ardhurat e veta, ndërsa në Dibër rreth 9 herë më shumë.

Ekspertët kanë pohuar se heqja e taksës së biznesit të vogël disa vjet më parë ka shtrembëruar strukturën e të ardhurave të bashkive, teksa ato në kërkim të burimeve të tjera të të ardhurave kanë rritur taksat dhe tarifat për shërbime të tjera.

Në fund të vitit 2015, qeveria shqiptare vendosi që të heqë taksën e biznesit të vogël për xhiro deri në 5 milionë lekë (që ishte 25 mijë lekë në vit), ndërsa për fashën nga 5 në 8 milionë lekë tatimi u ul në 5%. Të ardhurat nga taksa e biznesit të vogël administroheshin nga bashkitë.

Ja në cilat qytete banorët paguajnë më shumë taksa… Read More »

Shqipërinë e pret një rrezik që nuk ishte menduar, kërcënimi vjen nga…

Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050, në një nivel afër atij alarmant.

Ne kete perfundim ka arritur një hartë e re e përpiluar nga Organizata Botërore e Ushqimit.

Ndërsa Europa nuk rrezikohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan.

Ngrohja globale ndikon jo vetëm në kushtet klimatike, por edhe në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që Organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.
Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.

Harta, sipas metodologjisë, tregon lidhjen midis niveleve të ndryshme të emetimeve të gazrave me efekt serë dhe shkallëve të ndryshme të adaptimit të mjedisit – se si perspektivat e lidhura me sigurinë ushqimore në lidhje me ndryshimet klimatike do të evoluojnë deri në vitin 2050 (ose 2080). Kjo, sipas tyre do të ndikojë në garantimin  e vazhdueshëm të ujit dhe ushqimit, si dhe në nevojat energjetike të nevojshme për mbijetesë.

Përveç kafesë, ka 11 specie bimore në rrezik zhdukjeje sipas raportit. Ato janë: Avokado, Çokollata, veza dhe vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri, soja etj.

harta

Shqipërinë e pret një rrezik që nuk ishte menduar, kërcënimi vjen nga… Read More »

Blindohet Lezha, ja çfarë ka ndodhur

Qyteti i Lezhës është blinduar nga forcat e policisë prej orëve të  para të ditës së hënë. në Gjykatën e Lezhës sot pritet të jepet masa e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokaj i arrestuar për abuzim me pronat në zonën e Shëngjinit.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat në Shëngjin do të dalin sot para gjykatës së Lezhës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe kanë vendosur shirita.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten me masë sigurie “arrest me burg” të marrë në mungesë nga gjykata e Lezhës, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, por që në orët e mëngjesit, mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj dhe familjarë të personave të arrestuar protestuan dhe në disa raste bllokuan edhe rrugën para komisariatit të Policisë Lezhë.

Ata e konsiderojnë politik arrestimin e Frrokajt, ndaj kërkojnë lirimin e tij. Në të njejtën linjë, qëndron edhe Partia Demokratike e Lezhës, e cila e cilëson arrestimin si tentativë për ti dëmtuar imazhin në Lezhë.

Blindohet Lezha, ja çfarë ka ndodhur Read More »

Ish ministri serb: Darka sekrete Thaçi-Vuçiç në Paris…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar shkoi në Londër për ta promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për ta promovuar librin.

Por, krejt ky udhëtim i tij po interpretohet ndryshe në Serbi.

Sipas Vuk Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, tinëz opinionit ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Jeremiqit, ka darkuar me Thaçin.

Jeremiq ka thënë se kreu i shtetit serb është duke zhvilluar negociata të fshehta me Thaçin.

Ai më pas ka thënë se Vuçiq të dielën ka udhëtuar po ashtu tinëz në Nju-Jork.

E, Vuçiq i është përgjigjur në mënyrë ironike Jeremiqit, teksa ka konfirmuar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti serb ka thënë se atje ndodhet për një darkë, me familjen Soros.

Por, Vuçiq ka thënë se kjo darkë ka dështuar. “Për fat të keq, nuk pata mundësinë të takoj askënd nga familja Soros”, ka shkruar ai.

Ish ministri serb: Darka sekrete Thaçi-Vuçiç në Paris… Read More »

Pesë sekrete që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre

Shumica e prindërve e cekin shumë pak njohurinë financiare kur vjen puna tek mësimet e jetës që u japin fëmijëve të tyre, por duket se prindërit e pasur bëjnë ekzaktësisht të kundërtën.

Këtë sekret, Steve Siebold e zbuloi pasi kaloi 34 vite duke intervistuar dhe vëzhguar më shumë se 1200 milionerë të bërë vetë.

Ndoshta dobia e të kuptuarit të parasë dhe matematikës nuk duhet të na habisë. . Një analizë e vitit 2007 me 35000 nxënës parashkollorë në SHBA, Kanada dhe Angli zbuloi se zhvillimi i aftësive matematikore që në mosë të hershme sjell avantazh të madh.

ZOtërimi i aftësive matematikore parashikon jo vetëm arritjet e të ardhmes në matemarikë, por edhe në lexim.

Më poshtë janë disa prej këshillave më të rëndësishme të prindërimit, nga ata që kanë patur sukses financiar nëjetë, dhe që SIebold i bëri të ditura për CNBC.

  1. Rrethohuni nga njerëz të suksesshëm
    Mund të jetë njësoj e thjeshtë si të luash sporte që dominohen nga njerëz të pasur, si për shembull golfi. Kjo ju krijon shanse rrjetëzimi, këshillon SIebold. Ai thotë për CNBC: “Duhet të keni miq të pasur. Ekspozimi ndaj vetëdijësimit të tyre të lartë për çdo gjë që lidhet me pasurinë, do të zgjerojë në mënyrë dramatike mënyrën se si mendoni”.

  2. Fitoni para duke zgjidhur probleme
    Nëse jeni të fiksuar pas pasurimit, mund të ndihmoni në ndërkohë të tjerët. Nëse ndihmoni për të zgjidhur një problem të përhapur, kjo është një mënyrë e sigurtë për të fituar para. Siebold tha për CNBC: “Kaloni kohë vetëm në argëtim, dhe do të vuani financiarisht gjithë jetën. Investojeni kohën tuaj duke krijuar zgjidhje për problemet e njerëzve, dhe nuk do të humbni asnjë minutë gjumë prej shqetësimit se si do të paguani kredinë”.

  3. Zgjidhni një karrierë që e doni
    Do të jeni shumë më të motivuar nëse fitoni para duke bërë një punë që e doni, se sa një që e urreni. Por kjo gjë harrohet shumë kollaj gjatë garës për t’u pasuruar. Siebold i tha CNBC: “Eshtë e vështirë të harxhosh kohën dhe energjinë e nevojshme për një profesion që të mërzit, apo që ka shumë pak kuptim përtej parave. Të zgjohesh përditë i ngazëllyer që po shkon në punë, kjo është forumë për bollëk financiar, përmbushje emocionale dhe kënaqësi në jetë”.

  4. Shpenzoni me kujdes
    Edhe nëse paga juaj është e madhe, buxhetimi është sërish shumë i rëndësishëm që të mbeteni të pasur. Siebold i dha një paralajmërim CNBC: “Shpenzimet e tepruara të shkatërrojnë. U ndodh përditë njerëzve që kanë miliona dollarë në dispozicion”.

  5. Ju meritoni t’ia dilni
    Më e rëndësishmja, mos e harroni kurrë se ju e meritoni begatinë. Ajo nuk duhet të jetë e rezervuar vetëm për njerëz me një të kaluar të caktuar.

Të besosh tek vetja, kjo e bën të mundur, argumenton Siebold. “Të vetmit që thonë se nuk e meritoni, janë ata që nuk ia kanë dalë dot kurrë. Më besoni, kur të jeni bërë të pasur, do të jeni të bindur që e keni fituar vetë”.

Pesë sekrete që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre Read More »

Politikani serb: Kosova në OKB, me një marrëveshje përfundimtare dhe demokratike

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviç thotë se çështja e Kosovës nuk duhet të zgjidhet duke bërë presion për të nënshkruar diçka, por me një marrëveshje që është rezultat i proceseve demokratike.

“Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike. Kjo temë është kthyer në një axhendë kryesore të politikës serbe”, tha Jankoviç.

Ish-kandidati për president të Serbisë komentoi edhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, dhe marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Jankoviç theksoi se nuk do ta përjashtonte mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, nëse vendimi do të ishte i marrë në mënyrë demokratike

“Në qoftë se kjo është zgjidhja e problemit atëherë në rregull, por jo nëse ky vendim ndërton një atmosferë të konfliktit, dhe një nënshkrim të shkaktojë turbulenca të mëtjeshme në shoqëri”, tha Jankoviç.

Ai kritikoi qëndrimet e qeverisë serbe gjasme nuk do ta njohin Kosovën. Jankoviç thotë se Serbia tashmë e ka njohur Kosovën.

“Në thelb Kosova është njohur, njohjen formale nuk do të na kërkojë askush. Por, Aleksandar Vuçiq ndërton urrejte dhe armiqësi ndaj popullit shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar”, thotë Jankoviç.
Presidenti serb ditë më parë ka paralajmëruar se do ta propozojë një marrëveshje me Kosovën në Serbi, gjatë muajit prill.

Politikani serb: Kosova në OKB, me një marrëveshje përfundimtare dhe demokratike Read More »