Aurora

E ngrohte ,e shijshme,e shendetshme – Supe pule me lulelaker

E lehtë dhe shumë e shëndetshme. Supa me lulelakër është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë.

Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës.

Më poshtë receta e shijshme e supës me mish pule dhe lulelakër, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe është ideale për vaktin e drekës por edhe të darkës.

Përgatitja e Supës me Pulë dhe Lulelakër

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule

300 gr lulelakër

1 patate mesatare

1 karrotë (sipas preferencës)

Një lugë çaji me gjalpë të freskët

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz i freskët

Përgatitja

Pastrojmë mishin e pulës me ujë të rrjedhshëm.

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm lulelakrën, të cilat i ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël. Nëse dëshironi të shtoni edhe karrota prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu.

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, i kaurdisim për disa minuta dhe më pas shtojmë lulelakrat, i kaurdisim pak dhe i heqim dhe i vendosim në një enë mënjanë.

Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës i kaurdisim, shtojmë kripën dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë lulelakrat dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për maskimumi 5-7 minuta.

Vlerat Ushqyese të Lulelakrës

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin.

Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës.

Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.

Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memorjes, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

E ngrohte ,e shijshme,e shendetshme – Supe pule me lulelaker Read More »

Këto janë 5 shenjat që tregojnë se je një engjëll tokësor

Ndjeshmëria.

Është e qartë se engjëjt tokësorë janë pjesë e kësaj toke për të realizuar një mission të madh, por ndonjëherë edhe ata ndihen të lodhur me problemet e botës. Ata mund të ndihen sikur të gjitha përpjekjet e tyre për të ndryshuar situatat negative janë të kota. Janë shumë të ndjeshëm ndaj dhunës, urrejtjes, si dhe gjithë informacioneve të transmetuara në mënyrë negative në media. Kalojnë më tepër kohë në dhomën e tyre, duke qenë të distancuar nga ndikimi i botës së jashtme. Nëse kështu je edhe ti, ndoshta je një engjëll tokësor…

Të pëlqen vetmia?

Një engjëlli tokësor i pëlqen të kalojë kohë në vetmi për t’u relaksuar dhe për të ekuilibruar energjinë e vet. Siç e thamë më lart, engjëjt tokësorë ndihen të lodhur nga qytetërimi modern dhe kanë nevojë të kalojnë kohë të vetëm për të marrë veten nga traumat psikologjike dhe për t’u përgatitur në daljen e tyre të re në botën e jashtme. Ata e dinë se për të ndryshuar botën duhet të ndryshosh fillimisht veten tënde dhe të punosh pa pushim për t’u vetëpërmirësuar.

Kujdesesh shumë për të tjerët.

Ndihesh keq kur të tjerët janë keq dhe dëshiron t’i ndihmosh ata në çdo moment? Nëse është kështu, atëherë ndoshta je një engjëll tokësor. Këta persona janë të aftë të heqin dorë nga gjithçka për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Engjëjt tokësorë e kuptojnë mjaft mirë se sa e vështirë është të ndihesh keq dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë që të tjerëve t’u kthehet humori.

Ndihesh sikur të kanë sjellë në këtë botë për të arritur një mision të madh.

Nuk të pëlqen të ndjekësh shumicën për çdo gjë. Dëshiron të lësh gjurmët e tua mbi tokë sipas mënyrës që e mendon të arsyeshme dhe nuk të pëlqejnë njerëzit që të tregojnë se çfarë duhet të bësh. Të duket sikur të kanë sjellë në këtë botë për të bërë diçka më tepër se sa ajo që njerëzit e quajnë “normale”. Engjëjt e tokës përpiqen të japin maksimumin e tyre për të ndihmuar njerëzit në fusha të ndryshme, psh. mund të punojnë si asistentë socialë, psikologë, fizioterapistë etj.

Hedh poshtë “idealet moderne”.

Shumica e engjëjve tokësorë nuk mund t’i kuptojnë dot idealet që ekzistojnë në botën moderne. Ata e pyesin përherë veten se pse puna është vendosur si kryesore në jetën e njerëzve, se pse e shkatërrojmë pa mëshirë planetin tonë, se pse zhvillojmë ende luftëra dhe pse nuk bëhet më e qytetëruar shoqëria jonë. Ata i mundojnë gjithë ndryshimet negative që ka pësuar shoqëria moderne, ndaj jetojnë me idealet e tyre që mund të konsiderohen paksa prapanike, por që gjithsesi përcjellin optimizëm dhe pozitivitet në botë.

Këto janë 5 shenjat që tregojnë se je një engjëll tokësor Read More »

Itinerari nga kaluan 1 mijë shqiptarë për të shkuar në Angli, Kanada e SHBA

Policia e Shtetit ka publikuar sot skemën e plotë të trafikimit të 1 mijë shqiptarëve nga Shqipëria, drejt vendeve të BE-së me destinacion final Anglinë, Kanadanë dhe SHBA-të.

Bëhet fjalë për grupe të strukturuara që kishin linja e katër  itinerare të qarta, e që në një hark të caktuar kohor kishin mundur të çonin në destinacion 1 mijë persona.

ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Përfaqësuesi i organizatës policore SELEC me qendër në Rumani,

Përfaqësuesi i policisë spanjolle,

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

skemaa

Itinerari nga kaluan 1 mijë shqiptarë për të shkuar në Angli, Kanada e SHBA Read More »

Kërpaçi: Situata ka degraduar në çdo shkollë të vendit!

Femijet e familjeve Shqiptare jane nen presionin dhe efektin e drogave te forta.Drogave qe ka lejuar qeveria te shiten lirisht ne shkolla, lokale, lagje.

E kam ngritur kete problem madhor dhe denoncuar qe diten e pare ne Parlament.

Kam kerkuar qe nga autoritetet perkatese te merren masa dhe te ndalojne kete ekspozim te te rinjve nga droga!

Edhe 6 muaj pas alarmit ne Parlament, asnje mase e marre nga qeveria.

Te rinjte shkojne ne shkolle per te mesuar dhe marre DIJE, jo per te mesuar te drogohen!

Papergjegjshmeri totale nga ana e qeverise qe e sheh dhe e trajtojne kete situate si normale.

Duhet reagim i forte nga ana e prinderve, qytetareve, medias, per te zgjidhur krizen e droges qe ka kapur brezin e ri!

Te reagojme te gjithe para se te jete teper vone

Kërpaçi: Situata ka degraduar në çdo shkollë të vendit! Read More »

Duke kombinuar ujin dhe rrushin e thatë ju do ti hedhni jashtë të gjitha …

Mëlçia është një organ i madh në trupin tonë të vendosur në pjesën e sipërme të barkut në anën e djathtë.

Ka shumë funksione të rëndësishme dhe komplekse: prodhimi i proteinave; sintezën, depozitimin dhe përpunimin e yndyrave, metabolizmin dhe ruajtjen e karbohidrateve; eliminimin, metabolizmin dhe sekretimin e produkteve biokimike potencialisht të dëmshme …

Ka shumë sëmundje të ndryshme që mund të dëmtojnë mëlçinë, siç janë hepatiti A, B dhe C, ciroza e mëlçisë, mëlçia yndyrore dhe të ngjashme. Përveç kësaj, shumë ilaçe që konsumojmë për sëmundje të tjera mund ta dëmtojnë këtë organ.

Procedura

Së pari, blini 150 gramë rrush të thatë (të zi) nga një prodhues i besuar.

  1. Lani rrushin dhe lereni mënjanë.

  2. Vëndoseni 400 ml ujë ne një enë për gatim dhe lereni atë te vlojë, shtoni në ujin e vluar rrush të thatë për ta zier për 20 minuta me një zjarr të qetë. Sasia e ujit duhet të jetë 3:1. Pra, nëse vendosni një filxhan rrush të thatë, derdhni tri gota ujë.

  3. Lereni masën e fituar të qëndroje tërë natën

  4. Të nesërmen në mëngjes, lengu i fituar ështe gati për tu pirë. Është e rëndësishme që të pini këtë ujë në stomak bosh, dhe pas gjysmë ore mund të hahet mëngjesi.

Përdorimi

Pirja mund të jetë e ftohtë apo e nxehtë. Pini në mëngjes në një stomak bosh. Pas dy ditësh do të vini re efektet e para të kësaj pije. Megjithatë, edhe pse do të ndjeheni më mirë në vetëm dy ditë, rekomandohet të pini të paktën 7 ditë.

Ju mund ta përsërisni këtë trajtim çdo muaj.

Këshillë Plus: Është e rëndësishme që të shmangni ushqimin e shpejtë dhe pije alkoolike gjatë këtij pastrimi, për të pasur një efekt të plotë.

Duke kombinuar ujin dhe rrushin e thatë ju do ti hedhni jashtë të gjitha … Read More »

Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie”

Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie” kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim detyre” për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit

Frrokaj ka dalë sot para gjykatës dhe avokatët e tij kërkuan rivlerësimin e masës së sigurisë, të dhënë më parë “arrest me burg”. Në gjykatë kanë dalë edhe 11 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës të arrestuar për të njëjtën akuzë.
Tensione para seancës në Gjykatën e Lezhë
Dhjetra forca policie kanë rrethuar gjykatën e Lezhës që herët në mëngjez. Me qindra e qindra simpatizantë të kreut të Bashkisë së Lezhë (përfaqësues i PD) dhe mbështetës të tij janë mbledhur para gjykatës së Lezhës. Ata e kanë pritur me brohoritje  mbërritjen në Gjykatë të kryebashkiakut Fran Frrokaj duke thënë se “jemi me ty’. Mbërritja e të arrestuarve nga policia është bërë nën masa të rrepta sigurie. Ata akuzohen për ‘tjetërsim prone’.

Kryetari i këshillit të qarkut Lezhë Gjok Noka nuk ndodhet në sallën e gjyqit, por shtruar në spital me probleme me zemrën.

Seanca gjyqësore vazhdon për vlerësimin e masës së arrestit, ndërsa jashtë gjykatës vazhdojnë të mblidhen qindra të tjerë, duke e futur gjykatën në një rrethim të vertetë proteste. Rrugët e qytetit të Lezhës janë nën kontrollin e forcave speciale të ardhura nga Shkodra dhe Tirana.

Informacionet janë se protestuesit, nëse gjykata vendos lënien në burg të kryebashkiakut, që të turren drejt drejtorisë së policisë së qarkut. Edhe në drejtorinë e policisë janë vendosur forca policie të ardhura nga Mirdita dhe Laçi.

Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie” Read More »

“U shita si borxh, me mirë të kisha vdekur”, shqiptarja rrëfen historinë tragjike: Xhaxhai donte të më vriste

Sara po studionte për t’u bërë avokate, kur ajo u trafikua nga Shqipëria dhe u skllavërua për shfrytëzim seksual. Një vit pasi u largua nga ata që e kishin kapur, asaj i është mohuar azili në Britani të Madhe.

Për “The Indipendent”, ajo tregon historinë e trishtë të jetës së saj, e mbi të gjitha frikën e të kthyerit në Shqipëri.

“Unë u shita si borxh. Do doja të kisha vdekur”, thotë Sara, një vajzë shqiptare rreth të njëzetave. “Kur erdha këtu u ndjeva e lehtësuar, por jam e tmerruar të kthehem pas. Kam frikë se do të kaloj të njëjtat gjëra që kam kaluar”.

Me një grim minimal dhe duke folur një anglishte pothuajse perfekte, Sara duket e qetë. Por, ndërsa ajo rrëfen të kaluarën, është e qartë që jeta e saj s’ka qenë aspak e stabilizuar.

Ajo nuk kishte në plan të shkonte në Britani. Aspironte të bëhej avokate në vendin e saj. Për shkak të një vargu incidentesh në të cilat iu nënshtrua manipulimit dhe shfrytëzimit nga disa burra, ajo nuk mundi të ndiqte ëndrrën e saj.

Gjithçka filloi kur Sara ishte 13 vjeç dhe mësuesi i saj u përpoq ta përdhunonte. Ajo më pas u bë turpi i familjes. Xhaxhai donte ta vriste, duke e fajësuar se kishte provokuar mësuesin e saj, pavarësisht faktit se ai ishte dy herë më i madh se ajo në moshë. Ajo dhe prindërit e saj duhej të largoheshin nga qyteti i tyre.

Pavarësisht nga përvojat e hidhura, gjatë të cilave ajo tentoi edhe vetëvrasjen, Sara vazhdoi shkollën e lartë dhe nisi një karrierë të begatë duke punuar si ndihmës avokate për kompanitë e mëdha financiare. Por kur babai i saj i tha disa vite më vonë se do të martohej me shkuesi, Sara ndjeu se duhej ta bënte këtë gjë.

“Nuk doja të fejohesha”, thotë Sara. “Gjithmonë mendoja se ishte më mirë të bëja një karrierë dhe të martohesha më vonë. Por, kur babai im e rregulloi këtë fejesë, mendova se duhej ta pranoja, vetëm për t’u treguar që nuk isha më turpi i familjes”.

Pak pas fejesës, i fejuari i tha se duhej të shkonin të jetonin në Itali, duke thënë se do të jetonin më mirë atje. Kjo nuk kishte qenë kurrë në planet e saj, por, përsëri, ajo ndjeu se duhej të binte dakord në mënyrë që të kompensonte turpin që supozohej se kishte sjellë në familje.

Ajo arriti të transferojë punën e saj në zyrat në Itali dhe filloi të përgatiste një jetë të re atje. Por optimizmi nuk zgjati shumë.

“Besoja se po shkoja atje për të pasur një jetë më të mirë, por lumturia në Itali zgjati vetëm dy javë”, tha ajo me sytë përdhe. “Mua më duhej të transferohesha në zyrat italiane në Janar pas Krishtlindjes. Por kjo ndodhi kurrë…”
Kjo për shkak se i fejuari i Sarës e shiti atë për të larë borxhin që i detyrohej një bande kriminale.

“U shita si borxh, me mirë të kisha vdekur”, shqiptarja rrëfen historinë tragjike: Xhaxhai donte të më vriste Read More »