Aurora

Antibiotiku shtëpiak me qepë po bën mrekullira duke zhdukur sëmundjet e veshkave

Sëmundjet më të shpeshta të veshkave janë: infeksionet urinare, gurët në veshka, sëmundja kronike e veshkës dhe dëmtimi akut i veshkës.

Nëse jeni në stad të lehtë dhe të mesëm të këtyre sëmundjeve, në vijim do t’ju tregojmë një recetë me qepë, që shërben si ilaç natyral.

Është trajtim i bazuar me lëngun e qepës dhe pak majdanoz, i cili pastron komplet veshkën, duke e lehtësuar nga papastërtitë, viruset dhe bakteriet.

Ndaj, ndryshe, ky ilaç konsiderohet edhe si antibiotiku i veshkave dhe kura zgjat 9 ditë rresht.

Qepa ka efekt antibakterial dhe diuretik, si dhe ndihmon në eliminimin e acidit urik nga veshkat.

PËRBËRËSIT:

2 qepë
Disa fije majdanoz të freskët
2 litra ujë
PËRGATITJA:

Për të përgatitur këtë lëng, duhet të grini 2 qepë dhe t’i hidhni në një enë me 2 litra ujë.

Vendosini në zjarr të vlojnë së bashku me pak majdanoz të grirë për më shumë shije.

Majdanozi gjithashtu ndihmon veshkat të pastrohen akoma më mirë.

Kullojeni dhe hidheni lëngun në një enë të pastër.

Ruajeni atë në frigorifer në mënyrë që ta përdorni herë pas here.

Pini 2 gota në mëngjes me stomakun bosh dhe më pas prisni 30 minuta për të ngrënë mëngjesin.

Rekomandohet ta konsumoni gjatë ditës dhe jo shumë në mbrëmje, sepse do t’ju duhet të shkoni në banjo shpesh (pak lëng limoni nëse dëshironi).

Ndiqeni këtë trajtim për 9 ditë dhe nuk do të keni më asnjë shqetësim me veshkat.

Antibiotiku shtëpiak me qepë po bën mrekullira duke zhdukur sëmundjet e veshkave Read More »

Bëri parashikimin e frikshëm për datën 23 prill 2018, teoria e Meade thotë atë që nuk pritej

Mediat britanike raportuan pak ditë më parë se David Meade ka parashikuar fundin e botës të hënën e 23 prillit 2018.
Por sot ai ka folur dhe i ka quajtur këto “lajme të rreme”.

Sipas tij, bota nuk do të e ketë fundin e saj këtë muaj, por diku midis majit dhe dhjetorit të këtij viti.
A do të përfundojë bota më 23 prill? Ja teoria e David Meade e publikuar pak ditë më parë
Besimtarët thonë se një profeci biblike është gati të bëhet e vërtetë për shkak të një shtrirjeje planetare që po ndodh të hënën më 23 prill.

Kalimi nga libri i Zbulesës 12: 1-2 thotë: “Dhe një shenjë e madhe u shfaq në qiell: një grua e veshur me diell, me hënën nën këmbët e saj dhe në kokë një kurorë me 12 yje. Ajo ishte shtatzënë dhe po bërtiste në dhimbje lindjeje dhe në agoni të lindjes “. Meade, i cili ka qenë më i zëshëm në lidhje me apokalipën e ardhshme, thotë se Virgjëresha përfaqëson gruan ndërsa Jupiter është Mesia.

Dhe më 23 prill, dielli dhe hëna do të jenë në Virgjëreshë së bashku me Jupiterin. Meade gjithashtu sugjeron se planeti Nibiru – të cilin NASA e ka hedhur poshtë si imagjinar – do të rrëzohet në Tokë duke shkatërruar përfundimisht të gjithë jetën në të.

Ideja, e konceptuar nga Nancy Lieder në vitin 1995, do të shkaktojë shpërthime dhe vullkane dhe do të çojë në humbjen e mendimeve të njerëzve. Z. Meade është provuar gabim në rastet e mëparshme, pasi ka bërë parashikime të ngjashme për fundin e botës, si kur tha se Nibiru do të godiste tokën më 23 shtator 2017.

Kjo nuk ndodhi, e as sugjerimi i ndryshuar i datës së tij për tetorin e 2017… kështu që duket se nuk ka aspak vend për tu shqetësuar.

Bëri parashikimin e frikshëm për datën 23 prill 2018, teoria e Meade thotë atë që nuk pritej Read More »

Zbardhet lista e 17 gjyqtarëve në garë për Strasburg

Kryeministria ka bere publike listen e 17 gjyqtareve qe kane aplikuar ne garen per te qene gjyqtari i ri i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një njoftim të publikuar kryeministria ka zbardhur emrat e 17 antarëve që kanë aplikuar për të konkuruar.

Njoftimi i Kryeministrise

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

Altina Xhoxhaj
Arben Braçe
Asllan Karaj
Darian Pavli
Darjel Sina
Elira Kokon
Genci Bilali
Jonela Kita
Marjana Semin
Oriona Muçollari
Përparim Kalo
Rezarta Tahiraj
Sinan Tafaj
Sokol Berberi
Sokol Hasani
Sonila Bejtja
Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim,

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio,nga institucionet e rivlerësimit;
Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;
Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

Zbardhet lista e 17 gjyqtarëve në garë për Strasburg Read More »

Spartak Ngjela: Goditja antikorrupsion do të jetë drastike. Ja pse eliminimi do të fillojë nga ky emër

Reforma në Drejtësi i prin reformës institucionale të shtetit shqiptar.Reforma institucionale e shtetit shqiptar i çel rrugën bashkimit kombëtar shqiptar.

Shkruan Spartak Ngjela

Kjo është sot ecuria e zhvillimit të ri të shtetit shqiptar dhe të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë Reforma në Drejtësi do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar duke nisur nga kryeministrat.

Po ta shohësh me vëmendje, vetë Reforma në Drejtësi është e strukturuar, edhe institucionalisht por edhe ligjërisht, që të eliminojë nga drejtimi i shtetit shqiptar krejt një klasë politike të korruptuar.

Në fakt gjithçka do të vërtitet në fillim për të likuiduar nga skena politike korrupsionin kryeministror.

Sigurisht që në dhjet njëzet vjetët e fundit janë disa korrupsione kryeministrorë që kanë akaparuar gjendjen korruptive në Shqipëri, por sipas metodës moderne të goditjes së krimit shtetëror gjithçka duhet të fillojë nga kryeministri aktual, Rama.

Në fakt kjo është edhe metoda më morale e goditjes, sepse në Shqipëri goditja antikorrupsion do të jetë drastike. Por eliminimi së pari i kryeministrit aktual Rama, sigurusht që e bën më morale goditjen e kryeministrave të tjerë, autorë të vërtetuar të korrupsionit kryeministror shqiptar. Në të njëjtën kohë, edhe klasa politike do të shpëtojë nga uzurpimi që Berisha dhe Rama i kanë bërë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste .

Kjo sepse të dy këta i kanë uzurpaur të dyja partitë me anë të mekanizmit të korrupsionit.

Rënia e korrupsionit kryeministror, kryeministrat e korruptuar dhe ministrat e korruptuar, çliron dhe të dy partitë e mëdha nga zgjedha korruptive që po i sundon.

Pas kësaj, ekspertët e huaj mendojnë se do të fillojë të rigjenerohet politika shqiptare e moralshme dhe që qeveris më anë të ligjit dhe drejtësisë.

Likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar krijon premisat reale të fillimit të procesit të bashkimit kombëtar shqiptar. Historia jonë po rifillon.

Spartak Ngjela: Goditja antikorrupsion do të jetë drastike. Ja pse eliminimi do të fillojë nga ky emër Read More »

Smokthina vendi i fiqve !

Gjatë muajit Shkurt, specialistët e DRKK Vlorë kryen një ekspeditë njohëse për identifikimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në zonën e Smokthinës në fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik.

Në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë. Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës.

Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të çrregullt, me perimetër rreth 270 metra. Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortifikimi.

Kjo është një zonë me vlera të veçanta monumentale veçanërisht në prehistori me shpella karstike të cilat paraqesin shumë interes për historianët dhe spelologët.

Vlen të përmenden 70 shpellat karstike të Velcës nga të cilat njëra prej tyre është monument kulture i kategorisë së parë si dhe shpella në lagjen Hysaj në Ramicë e cila ka qënë e shfrytëzuar si spital partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore ku janë kryer dhe operacione të vështira kirurgjikale me mjete primitive.

Emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë: Vendi i Fiqve.

Në këtë zonë me bukuri mahnitëse rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak shkruan në vitin 1923: Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike.

Po kështu në fshatrat Ramicë dhe Matogjin janë vërejtur shtëpi me dy kate me vlera të vecanta ndërtimore si banesat e vëllezërve Dervishaj në Ramicë dhe banesa e fisit Musaraj në Matogjin. Matogjini është vendlindja e shkrimtarit të soc-realizmit Shevqet Musaraj.

Në fshatin Matogjin ndodhet dhe Rrapi shekullor i cili është monument natyre.

Smokthina vendi i fiqve ! Read More »

Nën këmbët e Nemërçkës ndodhet Gropa e Kazanit, një mrekulli natyrore dhe turistike

Ndodhet midis fshatrave Strëmbec – Kaludh, 600 m. mbi nivelin e detit në këmbët e Nemërçkës.

Përbën një gropë të madhe akullnajore të gjatë 150 metra me gjerësi deri në 70 m., me disa forma më të vogla karstike.

Ka vlera shkencore ekologjike, turistike dhe kulturore.

Vizitohet sipas rrugës automobilistike Përmet – Stërmbec dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti ku dhe është pika orientuese drejt Grykës së Kazanit.

Kjo grykë është e mrekullueshme dhe i ofron ekskursionistit, pamje që të lënë pa fjalë. Në këtë zonë ka shumë fusha me bar, populluar nga barinj, sidomos në verë, në të dy krahët.

Distanca e rrugës në ngjitje është e gjatë, por zbritja është e lehtë dhe e thjeshtë. Rruga fillon në hyrje të fshatit.

Pas 2.5 kilometra rrugë në pyll, të shfaqet Gryka e Kazanit. Është një pamje piktoreske që të josh të vazhdosh drejt saj.

Më tepër vizitohet nga të rinj që pëlqejnë ngjitjet malore.

Një pjesë e rrugës kalon në kreshtën malore që ndanë dy shtetet Shqipëri dhe Greqi.

Nga aty mund të shohësh malet e Greqisë dhe luginën e Vjosës.

Nën këmbët e Nemërçkës ndodhet Gropa e Kazanit, një mrekulli natyrore dhe turistike Read More »

Deri në sa vite mund të jetojë Arra?

Arra jeton gjatë 200 deri në 300 vjet. Ajo nis e jep kokrra 10 deri në 15 vjet pas mbjelljes.

Emri i saj shkencor është “Juglans Regia”.

Arrin lartësi deri në 20 metra dhe trashësi deri në 3 metra.

Arra gjendet kudo në Shqipëri, por më me famë janë arrat e Gizavezhdit në Librazhd, të Smokthinës në Vlorë, arrat e Dibrës etj.

Për shkak të jetëgjatësisë dhe bukurisë, druri i arrës është nga më të çmueshmit për orenditë shtëpiake.

Deri në sa vite mund të jetojë Arra? Read More »

A keni degjuar per shpellen e Boderit?Ja ku ndodhet …

Shpella ka vlera shkencore (speleologjike, gjeomorfologjike), didaktike dhe ekonomiko – turistike

Ndodhet pranë fshatit Smokthinë, komuna Shushicë e rrethit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.

Ka dy kate, ngushtime e zgjerime. Gjatësia është rreth 200 m, ndërsa lartësia e gjerësia mesatare ështe 10 -15 m. Ka edhe konkrecione.

Shpella ka vlera shkencore (speleologjike, gjeomorfologjike), didaktike dhe ekonomiko – turistike.

Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale: qyteti i Vlorës – fshati Smokthinë – monumenti.

A keni degjuar per shpellen e Boderit?Ja ku ndodhet … Read More »