Aurora

Shigjeta e busullës tregon JUG!Vetem ne Jug te Shqiperise shijohen pushimet :)

Vlora, Radhima, Orikumi
Bregdeti jugor i vendit tonë është një ndër më të bukurit e Ballkanit. Qyteti i Vlorës laget nga deti Adriatik (deti Jon fillon fill pas gadishullit të Karaburunit) dhe ofron plazhe të mrekullueshme brenda qytetit dhe pranë tij: “Plazhi i ri dhe i vjetër”, “uji i ftohtë”, “Kalaja”, “Radhima”, “Orikumi”, e shumë të tjera.Rezultate imazhesh për foto te bukura nga bregdeti i orikumitRezultate imazhesh për foto te bukura nga bregdeti i orikumitRezultate imazhesh për plazhi i orikumit fotoRezultate imazhesh për plazhi i orikumit fotoRezultate imazhesh për plazhi i orikumit foto

Palasa

Plazhi i Palasës ndodhet në faqen e malit të Çikës. Është plazhi i parë i bregut pasi kalon qafën e Llogarasë. Ka shtrirje mjaft të gjatë dhe shërben si vend pritjeje për sportistët që hidhen me parashutë që nga qafa e Llogarasë.

7935904744 cf5965ba67 b

Dhërmiu

Plazhi i Dhërmiut është nga më të bukurit e vendit tonë. Fashiti ndodhet në shpat mali buzë rrugës automobilistike. Në Dhërmi gjendet “Shpella e Piratëve” që është bërë e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi me të njëjtin titull. Mendohet se në mesjetë piratët strehoheshin me anijet e tyre në këtë shpellë për t’u fshehur.

dhermi-beach-albania 2

Himara

Mendohet se në Himarë është një nga peizazhet më interesante, si dhe një port i vogël ku ankorohen varkat e peshkatarëve. Plazhet e Himarës janë me rërë, ndërsa ata përreth janë me gurë të vegjël.

dimas-hotel-himare 16

Borshi

Fill pas plazhit të Qiparosë vjen plazhi i Borshit, që dallohet nga ujë i pastër dhe bukuri e veçantë natyrore. Ky është plazhi më i gjatë i krahinës. Nuk duhet të lini pa parë ujëvarën e këtij plazhi piktoresk.

hqdefault 68

 

Shigjeta e busullës tregon JUG!Vetem ne Jug te Shqiperise shijohen pushimet :) Read More »

“Më thanë mos flit për fenë, sot flasin për homoseksualët”, prek ish-mësuesja që mbeti pa punë

Një fushatë sensibilizuese nga aktivistët e LGBT-së në gjimnazet e Tiranës me leje nga Ministria e Arsimit, ka ndezur debat të fortë në opinionin publik shqitar.

Këtij debati i është bashkuar edhe një ish-mësuese në Mirditë, Elda Nikolli e cila për tre muaj ka punuar si mësuese në shkollën “Ndrec Ndue Gjoka”.

Nikolli tregon me detaje se kur nisi punën, duke e ditur që ajo ishte një besimtare e përkushtuar katolike, iu kërkua që në fillim që të mos fliste për fenë duke qenë se shkolla është një institucion laik.

Ajo ngre pyetjen se “përse nëpër shkolla nuk pranohet të flitet për dimensionin shpirtëror, siç është ai i fesë, ndërsa shihet si arritje e qytetërimit deviancat seksuale.”

E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo thotë se edhe pse ka dy diploma dhe mbi 6 vite eksperiencë në mësimdhënie, sërish e kanë larguar nga puna.

“Jetoj në Fan (Mirditë) dhe per tre muaj kam punuar ne shkollen Ndercë Ndue Gjoka. Kur më morën ne pune me thane ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasesh nxenesve per fene’, biles, sikur te mos mjaftonte nje dite perfaqesues drejtues te shkolles kane hyre ne klase duke pyetur nxenesit ‘a ju ben mesim kjo, apo ju flet per fene?’, kete ne syte e mi! Nderkohe qe jetojme ne nje zone, ndoshta e vetmja ne Shqiperi, me tradite katolike prej shekujsh. Habitem qe ende kemi frike ne institucionet tona te permendim dimensionin shpirteror, i vjeter qe me lindjen e njeriut, ndersa teorit gender na duken si arritja e madhe e qyteterimit tone!

Sidoqofte, edhe pse nxenesit e mi u shprehen te lumtur per mesimin qe beja, me pushuan nga puna, ‘denim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka qe nuk shkon….” shkruan Elda Nikolli

“Më thanë mos flit për fenë, sot flasin për homoseksualët”, prek ish-mësuesja që mbeti pa punë Read More »

Kërcënimi, në Torovicë sërish shkëputje gurësh dhe asnjë masë

Nuk është shuar ende tragjedia e Torovicës, ku humbën jetën 3 persona si pasojë e shkëputjes së një shkëmbi, është ende e freskët në rrethin e Lezhës.

Ditë më parë, rruga e Kalasë pësoi sërish rrëshqitje në pjesën e murit mbrojtës. Por, përveç masave paralajmëruese e vendosjes së shiritave dhe tabelave, nga bashkia nuk ka asnjë ndërhyrje.

Aleksandër Prenga, që banon në pjesën e sipërme, apelon ndaj organeve lokale dhe qendrore. Ai ka frikë se, duke qenë se banesa e tij është e palegalizuar, nuk merren masa.

Të rrezikuar janë edhe kalimtarët dhe mjetet që lëvizin në këtë rrugë. Ndërkohë që për specialistin e Monumenteve, Ded Margjoni, ndërhyrja kërkon specialist.

Përfaqësuesit e bashkisë dhe prefekturës, shprehen se janë nisur shkresat në Drejtorinë e Emergjencave, ku kërkohet asistencë dhe ndihmë. Deri në një përgjigje të kësaj drejtorie, banorëve u duhet të jetojnë me frikë.

Kërcënimi, në Torovicë sërish shkëputje gurësh dhe asnjë masë Read More »

Vendimi i Qeverisë – Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton

Rritet pagesa e papunësisë, shkon 12 mijë lekë në muaj nga 11 mijë lekë që përfitonin të papunët. Qeveria miratoi dje vendimin me programin e pagesës së papunësisë, ku masa e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia për çdo përfitues është 50% e pagës minimale në shkallë vendi.

Sipas vendimit të qeverisë, pagesa e papunësisë do të jetë 50 për qind e pagës minimale, pra, në vlerën e 12 mijë lekëve. Pagesa e papunësisë është mbështetja financiare për të gjithë të papunët, që mbesin të tillë për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës, falimentimit të ndërmarrjes etj.

Periudha gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e së ardhurës nga papunësia njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni pleqërie, familjar dhe invaliditeti. Qeveria miratoi dje vendimin edhe pagesën prej 5,500 lekësh për ato familje, që dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe pranojnë të ndjekin një kurs të formimit profesional.

KONTRIBUTET
Për të përfituar nga kjo pagesë, duhet që individët të kenë qenë të siguruar dhe kjo do të bëhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë vetëm një vit të siguruar, u lind e drejta të marrin vetëm tri paga në masën 12 mijë lekë secila.
Ata që kanë 3 vjet të siguruar do të përfitojnë 6 pagesa papunësia, ata që kanë kontribuar pesë vite, do të marrin 9 paga dhe ata që kanë mbi 10 vite sigurime, do të marrin për 1 vit rresht pagesën e papunësisë. Personat gra mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

Vendimi përcakton se do të kenë shtesë në masën 5 për qind për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë se 30%.
Sa u takon rasteve kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka në ngarkim fëmijën. Përfituesi i pagesës të së ardhurës nga papunësia është i detyruar të paraqitet në zyrën e punësimit një herë në muaj për të konfirmuar prezencën e tij ose sa herë thirret nga kjo zyrë, me qëllim punësimin e tij.

Vendimi i Qeverisë – Sa do rritet pagesa e papunësisë, kush përfiton Read More »

Orkestra e RTSH dhe këngëtarja shqiptare i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve

Pas lajmit se aksioni i mbjelljes së pemëve u shty deri në 22 Prill, nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkua edhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dhe këngëtarja Eni Koçi. Ata mbollën disa pemë rreth Amfiteatrit të Liqenit Artificial, i cili po rikonstruktohet për t’u shndërruar në Teatrin e Hapur të Tiranës, që gjatë pranverës dhe verës do të mirëpresë shumë aktivitete artistike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se punimet për rikonstruksionin e Teatrit të Hapur janë shumë afër fundit. “Ky është një investim në natyrë, ku shpresoj që edhe ju do të sillni shfaqjet tuaja. Ndaj, jam shumë i lumtur që miqtë tanë të Orkestrës së RTSH na u bashkuan dhe për një çast lanë instrumentet e tyre, për të marrë një instrument tjetër, po aq të rëndësishëm për qytetin: lopatën, e për të na u bashkuar si një kor në këtë ‘muzikë të gjelbërimit’ që kemi ‘kënduar’ ditët e fundit. Ju falenderoj shumë!”, tha ai.

Veliaj tha se janë të shumtë qytetarët që e frekuentojnë këtë mjedis gjatë gjithë vitit, ndaj rikthimi në identitet do t’i kthejë qytetarëve që kalojnë orët e tyre në këtë pjesë të liqenit, i cili do të jetë jo thjesht një ambient modern edukimi e argëtimi, por edhe një skenë teatrore. Dirigjenti Oleg Arapi, u shpreh i entuziazmuar për atmosferën e re që po merr e gjithë kjo zonë, duke i dhënë të rinjve një teatër të ri në natyrë e plot gjelbërim. “Zgjodhëm lopatën pikërisht për t’u krijuar një atmosferë sa më të këndshme brezave në vazhdim, fëmijëve tanë në radhë të parë, dhe për të krijuar një mjedis sa më të këndshëm, që të kemi mundësi të japim koncerte të bukura në këtë skenë të bukur që keni krijuar. Shpresoj që do e kënaqim publikun në çdo stinë”, tha Arapi.

Kryebashkiaku vlerësoi edhe kontributin e këngëtares Eni Koçi, që iu bashkua fushatës, si përfaqësuese e gjeneratës së re të artistëve të talentuar. “Dua të falenderoj shumë Enin që përfaqëson një gjeneratë të re artistësh. Ky është mesazhi që duam të japim për shumë të rinj që mendojnë që ky vend s’bëhet”, u shpreh ai. Ndërsa, Eni Koçi i kërkoi të gjithë të rinjve që të bashkohen në këtë nismë për të lënë një gjurmë në krijimin e një mjedisi të pastër. Veliaj e cilësoi fushatën e mbjelljeve në Tiranë si një nga më mbresëlënëset, e cila tashmë ka krijuar edhe një model të ri në sjelljen qytetare. “Ka qenë një ndër fushatat më mbresëlënëse në kujtesën time të qytetit, ku përveç atyre që e kanë për detyrë, siç Bashkia e ka për detyrë të mbjellë, të gjelbërojë, të ujisë, të krasisë, e ka për detyrë të bëjë këtë infrastrukturë, për herë të parë edhe njerëzit u ndjenë se i përkasin këtij qyteti dhe kush përket në një familje, kontribuon tek ajo familje”, tha Veliaj.

thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 2 (1)thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 3thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 4thumbnail_Veliaj gjate mbjelljes se pemeve ne zonen e Amfiteatrit te Parku i Liqenit Artificial 5

Orkestra e RTSH dhe këngëtarja shqiptare i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve Read More »

Rikthehet ora zyrtare, në mesnatë akrepat shkojnë…

Me ardhjen e pranverës, tashmë që edhe dita me natën u barazuan dhe e para fillon rrugëtimin e saj për t’i marrë sa më shumë kohë errësirës, ka ardhur koha edhe për të ndryshuar orën.

Mesnatën e sotme, duke gdhirë e diela e 25 marsit, do të rikthehet ajo që quhet ndryshe edhe si “ora ligjore”. Ndryshimi do të ndodhë në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat do të avancojnë me 60 minuta, duke treguar menjëherë orën 03:00 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës në fakt sjell disa disavantazhe për mirëqenien tonë. Organizmi i njeriut e ndien menjëherë ndryshimin, njësoj siç ndihet lodhja fizike me të cilën përballemi kur kalojmë nga një zonë orare në një tjetër, pas një udhëtimi të gjatë ajror. Sipas disa studimeve, ata që e ndiejnë më shumë ndryshimin janë fëmijët dhe të moshuarit.

Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqëndrimit. Edhe prej këtij motivi është evidentuar një rritje e numrit të aksidenteve rrugore, më së shumti të hënën e parë pas fundjavës së ndërrimit të orës.

Rikthehet ora zyrtare, në mesnatë akrepat shkojnë… Read More »

Shoqata e biznesit të vogël: Grevë urie kundër TVSH-së

Shoqata e Biznesit të Vogël ka paralajmëruar se do të nisë protestat masive, duke u përshkallëzuar deri në grevë urie në rast se qeveria nuk tërheq mbrapsht vendimin për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset që kalojnë xhiron vjetore prej 2 milionë lekësh.

Sipas kryetarit të shoqatës, Alberta Nasta, përfshirja e biznesit të  vogël në skemën e TVSH-së shënjon fundin e tyre. Ai tha për “Monitor” se Shoqata bazuar në sondazhet dhe analizat e veta parashikon se numri i bizneseve të mbyllura në gjashtë mujorin e parë do të shkojë deri në 50 mijë.

Nasta shton për Monitor se vendosja e pragut të TVSH-së do të shtojë më shumë korrupsionin dhe evazionin, si dhe do të rrisë selektivitetin. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm  po organizohet edhe nëpër rrethe për të nisur protestat në datën 2 prill.

Fillimisht bizneset e vogla do të mbyllin qepenat e dyqaneve dhe nuk do të operojnë për disa orë. Nasta thotë se do përdorin çdo formë demokratike, deri në grevë urie, për të kthyer mbrapsht vendimin e qeverisë.

Vendosja e TVSH-së për biznesit e vogël rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ata tregtojnë do të përkthehet në falimentim të menjëhershëm, duke qenë se fuqia blerëse është e ulët.

Tatimet parashikojnë që llimisht në skemë do të përfshihen rreth 11,300 biznese të vogla, por sipas përfaqësuesve të shoqatës në rast se tatimet do të monitorojnë bizneset të gjithë përfshihen në skemë dhe e kalojnë pragun prej 2 milionë lekësh, i cili sipas tyre është lehtësisht i kapërcyeshëm prej bizneseve të vogla.

Biznesi i vogël ka një marzh të ulët timi, nga 2 deri në 10 për qind e xhiros. Shoqatat e Biznesit të vogël ka rreth 22 mijë anëtarë të regjistruar në të gjithë vendin, të cilët po organizohen për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Shoqata e biznesit të vogël: Grevë urie kundër TVSH-së Read More »

SHBA, Xhafaj merr mbështetje për Drejtësinë e luftën kundër krimit

Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u prit në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh. Ministri Xhafaj e falënderoi për mbështetjen që SHBA ka dhënë për reformën në drejtësi, përmes Ambasadës amerikane në Tiranë dhe programit OPDAT të asistencës.

”Konstatoj me kënaqësi”,-u shpreh ministri, ”se investimi juaj për këtë reformë ishte me një vlerë të veçantë. Ndërkohë që kjo reformë ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të Vetting-ut, sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikuara nga kjo reformë”.

Në këtë kuadër, ai theksoi se është shumë e domosdoshme që mbështetja dhe asistenca e SHBA të vazhdojë të jetë prezente, veçanërisht përgjatë kësaj faze delikate të procesit.

Në vijim, Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me vizionin e tij në drejtimin e MB, duke u ndalur në rolin e rëndësishëm të Policisë në mirëfunksionimin e trekëndëshit: Polici-Prokurori-Gjykatë.

Ai e njohu zotin Walsh me punën e nisur në funksion të reformimit të hetimit në Policinë e Shtetit, Planin e Veprimit të miratuar nga qeveria për operacionin “Forca e Ligjit”, Vetting-un në Polici, luftën kundër kultivimit të kanabisit, Policimin në Komunitet, prioritete madhore këto për Ministrinë e Brendshme.

Një sfidë tjetër, në të cilën u ndal ministri, ishte ajo që ka të bëjë me luftën kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Më tej, ai u ndal në rezultatet e para të operacionit “Forca e Ligjit” si dhe nevojën për asistencë më të kualifikuar për Task Forcën Speciale, ngritur për këtë qëllim.

Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioriteteteve të mësipërme. Walsh vlerësoi shumë pozitivisht progresin e bërë në procesin e reformave në Shqipëri, angazhimin e fortë të qeverisë aktuale duke theksuar se “angazhimi i SHBA nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të jetë intensiv edhe në të ardhmen”.

“Reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, strategjitë e prezantuara, partneriteti me agjencitë ligj zbatuese amerikane, janë shumë të rëndësishme për ne”, u shpreh ai. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e reja të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi.

Ai mbështeti vizionin e ministrit Xhafaj lidhur me reformimin e drejtësisë penale, duke shtuar se në këtë proces, duhet të përfshihet edhe sistemi i burgjeve. “Ju keni një strategji dhe qasje të shkëlqyer sa i takon luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, integritetit të Policisë dhe Policimit në Komunitet”, u shpreh zoti Walsh.

Ai vlerësoi së tepërmi ngritjen e TFS-së dhe qasjen ndër-institucionale në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e një koordinimi më efikas midis Policisë dhe shërbimeve të inteligjencës.

Ndihmës Sekretari i Shtetit ndër të tjera theksoj se “SHBA do të punojnë nga afër me Shqipërinë në këtë proces jetik për vendin. Lufta efikase ndaj grupeve kriminale është esenciale, veçanërisht sa i takon qëndrueshmërisë së rezultateve në luftën kundër kultivimit të kanabisit për vitin në vijim. Ju do të keni gjithë mbështetjen e SHBA në përpjekjet tuaja serioze në luftën kundër krimit ndërnacional, korrupsionit, pastrimit të parave, ashtu si edhe në procesin e ngritjes së BKH dhe SPAK”.

“SHBA do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE. Departamenti i Shtetit do t’ju mbështesë duke zgjeruar dhe riorientuar ndihmën e tij teknike dhe financiare, me qëllim që t’ju përgjigjet realizimit të prioriteteve tuaja me shumë rëndësi për forcimin e zbatimit të ligjit”, nënvizoi zyrtari amerikan.

Xhafaj vlerësoi së tepërmi atmosferën miqësore në të cilën u zhvillua takimi, duke shtuar “se po përballemi me sfida të mëdha ndaj edhe mbështetja e SHBA është sa e domosdoshme në procesin e zbatimit të reformave aq edhe motivuese për të ecur përpara”.

Ministri e ftoi zotin Walsh të vizitojë Tiranën si një mundësi për të parë nga afër progresin e bërë dhe për të diskutuar për programet e asistencës në vijim.

SHBA, Xhafaj merr mbështetje për Drejtësinë e luftën kundër krimit Read More »