Aurora

Meri Shehu ka një paralajmërim për të gjitha shenjat e Horoskopit: Ja çfarë ju pret në fundvit

Edhe një muaj na ndan nga ditët e fundit të një viti shumë të vështirë me shumë përvoja dhe të papritura si edhe shqetësime në jetën sentimentale futet në rrugë me logjikë ndjenja dhe rikthehet harmonia.

Mërkuri për 20 ditë do kërkoj shpjegime zgjidhje dhe shkaqet që e ngatërruan jetën tone sentimentale për më tepër”, u shpreh astrologjia Meri Shehu ndërsa po bënte parashikimin për fundin e vitit.

Ja parashikimi i Zonjës Meri:
Dashi-Ne cdo lloj marredhenie te rendesishme sot do keni nje dite heshtje sa per tu qetesuar dhe kuptuar si do funksiononi me tej

Demi-Problemet qe keni patur ne jeten e perditeshme dhe me punen do fillojne tju komplikojne te ardhmen derisa ta gjeni shkakun e ketyre pengesave

Binjaket-Lajmet qe do vijne do ju sqarojne pengesat ne jeten errotike si edhe personat qe e komplikuan jeten tuaj Tashme do kerkoni shpjegime

Gaforrja-Do kuptoni se jane njerzit e afert te familjes apo ambjentit tuaj ata qe e kane veshtiresuar ecurine tuaj ndosha padashje me ndikimet e tyre Ne pune do filloni te keni probleme

Luani-Ka ardhr momenti te jeni me konkret dhe jo vetem llafollog e te shmangur ne detyrimet tuaja ndaj personave qe kane qene pjese e jetes suaj personale

Virgjeresha-Nje ceshtje ekonomike dhe familjare fillon te marri me shume vemendje se sa duhet por ne fakt njera bllokon tjetern

Peshorja-Per diten e sotme do ishte mire te hezitonit pak dhe te mos merrnit inisiativa dhe vendime te rendesishme RRugetimi juaj i vertet ne jeten personale fillon nga neser

Akrepi-Ndjenjat e brendshme i keni konfuze por sot te pakten do jeni te qete me veten dhe ne paqe me ambjentin Do filloni nje jete te re personale se shpejti

Shigjetari-Keto muajt e fundit jane bere shume gjera dhe tashme nese keto jane bere ne nxitim e siper ka ardhur momenti ti rregulloni dhe ti riorganizoni

Bricjapi-Ceshje ligjore e personale pune do fillojne tju preokupojne perseri derisa te gjeni nje zgjidhje me te mire dhe ti sqaroni me mire punet tuaja

Ujori-Nje ndryshim ne menyren se si do arrini qellimet tuaja do ju jap kohe te rimendoni me mire mundesite strategjite dhe te merreni me shume me veten

Peshqit-Sado qe duket se po ecni shume perpara dicka ju pengon apo ju shkel ne kallo Do ktheni koken pas sidoqofte pasi keni harruar dicka te rendesishme qe duhet patjeter sqaruar.

Meri Shehu ka një paralajmërim për të gjitha shenjat e Horoskopit: Ja çfarë ju pret në fundvit Read More »

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor

Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, jo vetëm pas përfundimit të specializimeve por edhe eksperiencës së përfituar në vende të ndryshme.

Një prej tyre është edhe Dr. Valmira, kirurge e përgjithshme e cila pas studimeve të kryera në “La Sapienza”, punon në qendrën spitalore të Pontoise, në Francë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu bën të ditur se Dr.Valmira po përgatitet të kthehet së afërmi për të punuar në sistemin tonë shëndetësor me dëshirën e madhe për të kontribuar për vendin.

Ministria e Shëndetësisë përmes një strategjie të veçantë për rikthimin e mjekëve në vendin e tyre pas specializimeve jashtë Shqipërisë, ka stimuluar me një sërë bonuse për bluzat e bardha, në mënyrë që këta të fundit të motivohen përmes një pagese të denjë, si dhe të ndajnë eksperiencën e marrë në spitalet më të mira botërore.

Mbështetja ndaj mjekëve parashikohet edhe në pr/buxhetin e 2019 për shëndetësisë. /atsh

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor Read More »

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici

Operacion në Elbasan prej disa orësh, ku janë disa të ndaluar, mes tyre nga fisi Çapja

Efektivë të shumtë kanë marrë në kontroll qytetin e Elbasanit, ndërkohë që disa persona janë ndaluar. Mësohet se aksioni drejtohet nga drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Elbasani është një nga qytetet me kriminalitet të lartë dhe është bërë shpesh arenë përplasjesh mes bandash. Po kështu mësohet se është sekuestruar gjatë kontrolleve një pistoletë dhe një minë me telekomandë.

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici Read More »

Ka një problem sot për ju, ndiqni udhëzimet e horoskopit

Parashikimi i horoskopit për këtë të shtunë, 17 nëntor.

Dashi
Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe të prerë në çdo gjë. Sa i përket dashurisë, ji gjithçka është në formën e duhur.

Demi
Nëse doni të merrni pjese ne lloto, fatin e keni në dorën tuaj. Në punë do të përfitoni nga rastet që do t’ju vijnë. Në dashuri do të konkretizoni një dëshirë të cilën e keni ëndërruar prej kohësh.

Binjaket
Do të ndiheni të shpërqendruar dhe nuk do të mund të merrni iniciativa të rëndësishme. Në mbrëmje nëse jeni vetëm do të programoni një mbrëmje shumë emocionale. Me punën tregoni kujdes.

Gaforrja
Sot yjet ju këshillojnë që në çështjet e dashurisë të veproni në bazë të instinktit tuaj sepse do të jeni shumë intuitiv. Në punë duhet të jeni seriozë për të shmangur ndonjë zhgënjim me pasoja.

Luani
Suksesi do t’ju udhëheqë në të gjitha vendimet që do të merrni. Në punë do të kapni më shumë mundësi të reja. Edhe promovimet nuk përjashtohen. Sa i përket dashurisë, ndiheni shumë mirë vetëm.

Virgjeresha
Diçka mund t’ju bezdisë sot prandaj bëni kujdes me miqësitë e sapokrijuara. Në punë mund të vijnë disa pagesa të papritura. Një investim i vjetër do të sjellë rezultate shumë të mira.

Peshorja
Një problem i vogël mund të dalë në vendin tuaj të punës. Falë kredibilitetit që keni gjithçka do të kalojë si me magji. Në dashuri do të merrni lajme të mira të cilat do jua ndryshojnë ditën.

Akrepi
Dita do të jetë e mbushur me surpriza të këndshme. Do të njihni miq të rinj që do t’ju bëjnë për vete me kulturën dhe elokuencën e tyre. Në fushën e ndjenjave partneri do t’ju habisë me origjinalitetin e tij.

Shigjetari
Duhet të dëgjoni këshillën e njerëzve që ju duan të mirën dhe që ju vënë përballë realitetit, kështu që merrni parasysh sugjerimet tuaja. Parashikohet që të bëni një njohje të re.

Bricjapi
Një lidhje dashurie pritet që të ketë ulje ngritje. Përpiquni që të ruani qetësinë në një situatë nervozizmi përndryshe do të kaloni në probleme të paparashikuara. Me çështjet e ekonomisë jo gjithçka po ecën mirë.

Ujori
Parashikohet të keni fat në fushën e dashurisë. Një njohje e re pritet të rezultojë afatgjatë. Në vendin e punës kushtojini më shumë vëmendje një detyre të cilën e keni lënë pas dore prej shumë kohësh.

Peshqit
Yjet e favorizojnë shenjën tuaj sa i përket karrierës. Nëse jeni duke planifikuar që të ndërmerrni një iniciativë të re do të fat maksimal që gjithçka të shkojë në mënyrë të suksesshme.

Ka një problem sot për ju, ndiqni udhëzimet e horoskopit Read More »

Do mbeteni pa mend! Ky është testi që parashikon me saktësi të ardhmen e fëmijëve

Kur shikon fëmijët dhe mendon për çdo teori që flet mbi mënyrën se si të dallosh një fëmijë që do të jetë i suksesshëm në të ardhmen, kupton se thuajse të gjitha teoritë janë të gabuara, sepse nuk janë certifikuar.

Por çfarë është testi i kubave të sheqerit? (Marshmallow Test)

Për shembull, nëse nisemi me klasifikimin e koeficientit të inteligjiencës. Mund të ndodhë që një person të ketë IQ të lartë, por në shumicën e rasteve një person i tillë bëhet thjesht një person i zakonshëm në të ardhmen.

Pra, cili është testi më i mirë që korrelon me suksesin e fëmijës në të ardhmen?
Testi i kubave të sheqerit.

Merr një fëmijë dhe e pyet: “Do një kub sheqeri tani, apo dy kuba sheqeri disa orë më vonë?”.
Fëmijët që zgjedhin ta marrin kubin e sheqerit tani, janë ata që i bien rrugës së shkurtër, që nuk duan të mundohen shumë për t’i arritur gjërat që duan.

Ndërsa fëmijët që mendohen dhe zgjedhin mundësinë e dytë, janë ata që ecin më tepër me logjikë në jetë, se sa me impulsivitet.

Mund të mendosh se ky test është për fëmijë, por nëse këta fëmijë i ndjekim për dekada me radhë, do të zbulojmë se ata kanë një jetë më të suksesshme, më pak divorce, më shumë të ardhura, si dhe pozitë më të mirë në shoqëri.

Në fakt, ky është çelësi i suksesit në jetë, të mos pretendojmë përherë mënyrën e shpejtë e të thjeshtë, por dhe të mundohemi për ta arritur atë që duam.

Mirëpo kjo gjë mund të jetë edhe pak e vështirë, pasi është edhe e lidhur me personalitetin e fëmijës.

Fëmijët e varfër tentojnë të zgjedhin mënyrën e shpejtë, pasi mendojnë se çdo gjë zhduket pas pak kohësh. Por edhe ata mund të mësohen se nëse presin edhe pak, mund të përfitojnë më tepër.

Kështu mund të kalitet edhe vullneti e dëshira e tyre për të pasur më shumë, edhe pse jo në mënyrën e shpejtë.

Ajo që ne e kemi të ndryshme nga kafshët, është se ne e kuptojmë kohën, ne e kuptojmë konceptin e të ardhmes. Më parë njerëzit bërtisnin të komunikonin, kur ndodheshin larg njëri-tjetrit, ndërsa tani flasin me internet, me telefonata. Kohët kanë ndryshuar. Nëse sot shkon dhe i përpiqesh t’i mësosh qenit tënd konceptin e së nesërmes, do të kuptosh se s’do t’ia dalësh dot. Kafshët jetojnë në të tashmen, por suksesi nuk llogaritet në këtë mënyrë. Suksesi varet nga mënyra se si e llogarit të ardhmen tënde.

Nëse fut në një dhomë dy persona, njërin me koeficient inteligjence më të lartë dhe tjetrin me koeficient inteligjence më të ulët dhe u jep atyre detyrën që të vjedhin një bankë, është thuajse e sigurtë që ata me IQ më të ulët do të sigurojnë një performancë më të mirë, sepse nuk do të mendohen për ndërlikimet ligjore etj. Por që suksesi u përket atyre që e mendojnë të ardhmen dhe ëndërrojnë për të.

Do mbeteni pa mend! Ky është testi që parashikon me saktësi të ardhmen e fëmijëve Read More »

A ka luajtur ndonjëherë bixhoz? Rama i rrëfen të tëra

Rama u kthye pas në vitin 1992 dhe ka rrëfyer si asnjëherë më parë eksperiencën e tij të parë me bixhozin. Kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që Edi Rama ka luajtur me lojërat e fatit.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha shefi i qeverisë në studio.

Ndërsa Elvis Naçi u shpreh “dëmi është shumë më i madh se sa dobia. Kur vesi është i madh, shoqëria duhet ta largoje me mençuri, asnjë nuk është engjëll. Me moral nuk funksionon. Ligji e dënon. Kur njerëzit dalin mos t’i shikoje me sy. Ligji është shume i domosdoshëm. Kjo është iniciativë e madhe”.

A ka luajtur ndonjëherë bixhoz? Rama i rrëfen të tëra Read More »

Vendimi i papritur/ Pas peticionit të banorëve, vihet në lëvizjes struktura

Avokati i Popullit ka deklaruar sot se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qindra qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore si pasojë e zgjerimit të Unazës së Re. Po kështu thekson se ka nisur hetimet për projektin dhe jep edhe arsyet çfarë e ka nxitur këtë hetim.

Deklarata
Institucioni i Avokatit të Popullit po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qindra qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore si pasojë e zgjerimit të Unazës së Re.

Një peticion i nënshkruar nga mbi 200 qytetarë i është dërguar Avokatit të Popullit, me kërkesën që institucioni të hetojë nëse ka shkelje të procedurave shtetërore që cënojnë të drejtën e tyre.

Edhe përpara mbërritjes së këtij peticioni, prej të paktën dy javësh, Avokati i Popullit ka nisur me iniciativë hetimin administrativ mbi këtë çështje që duket se prek interesat e një numri të madh qytetarësh.

Avokati i Popullit ka vërejtur ndërkohë qysh prej qershorit, kur problematika e zgjerimit të njërit prej loteve të Unazës së Re që prek zonën e Shkozës solli përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve publike, se duheshin marrë masa që situata të evitohej gjatë punimeve në lotet e tjera të kësaj vepre, siç është rasti me zonën aktuale tek Astiri.

Fatkeqësisht, asnjë prej rekomandimeve që Avokati i Popullit përfshiu në Raportin e tij special i cili iu dërgua gjithë institucioneve relevante, përfshi Kuvendin e Shqipërisë, nuk është adresuar dhe për pasojë, jemi në kushtet e një krize të re të paralajmëruar.

Sidoqoftë, në përputhje me ligjin në bazë të të cilit vepron, Avokati i Popullit ka depozituar edhe kësaj radhe kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces, si Bashkia e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj.

Gjithashtu, përfaqësues të institucionit kanë marrë kontakt si me përfaqësues të këtyre autoriteteve shtetërore, ashtu edhe në terren me banorët duke e parë konkretisht situatën në mënyrë që argumentimi i raportit që pritet të përfundojë të jetë sa më korrekt.

Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët.

Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime

Vendimi i papritur/ Pas peticionit të banorëve, vihet në lëvizjes struktura Read More »

Acarohen banorët: Ndryshuan projektin, do protesojmë deri në pikën e fundit të gjakut

Me sa duket ka nisur puna për vënien në zbatim të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e Astirit në kryeqytet janë mbledhur sërish sot në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët thonë se përpara se të grumbulloheshin, kanë qenë punëtorët e bashkisë që kanë prerë edhe pemët. Banorët i druhen ndërkohë ndërhyrjes për prishjen e banesës, ata thonë se edhe ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e qëllimshme.

“Dua të më dëmshpërblejë për shtëpinë. Na kanë vënë një kryq, s’na kanë dhënë asnjë letër. Po veprojnë si bandë. Ta heqë nga mendja, jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi shpellarë”, u shpreh një prej protestuesve.

“Gjysmën e shtëpisë ma pret rruga, gjysmën tjetër kush e merr, e merr shteti e bën pallate. Ne nuk jemi kundër projektit, rrugën e duam, por si po na prish shtëpi të na japë shtëpi. Nuk jemi shpellarë të na lërë në mes të rrugëve. Kemi të drejtën minimale, si erdhi për vota, të kërkojë mendim për këtë projekt. Jemi njohur me projektin kur vunë tabelën, prej dy javësh e na thanë jeni skualifikuar nga legalizimi. Deri në pikën e fundit të gjakut, do protestojmë. Nuk mund të kthehemi ta nisim prapë me minus”, deklaroi një grua.

“30 vjet janë dhënë me mijëra tendera dhe ky popull s’u çua asnjë herë në protestë. Thika na është futur në palcë kurrizore”, u shpreh një tjetër banor.

Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë me bllokimin e rrugës dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë të bashkohen në protestë, ndërsa nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë e bashkisë për çështjen e projektit.

VIDEO

Acarohen banorët: Ndryshuan projektin, do protesojmë deri në pikën e fundit të gjakut Read More »