Aurora

Prodhohen gabimisht 180,000 minj

Një laborator britanik ka rritur pothuajse 180,000 minj gabimisht. Gjithashtu, ai kreu eksperimente të paautorizuara mbi krijesat, sipas një raporti të “Home Office”, e cila thekson dhjetëra raste tronditëse të abuzimit në laboratorët e Mbretërisë së Bashkuar. Njësia e testimit të kafshëve të paidentifikuara nxori një tepricë prej 179,546 minjsh më shumë se kuota e saj e lejuar prej 127,600 dhe kryen eksperimente pa miratimin e Njësisë ASRU. Sipas raportit vjetor të qeverisë, përdorimi i tepruar i minjve në laborator fillimisht ndodhi në vitin 2014, por nuk u zbulua deri në janar 2016. Shkencëtarët pohuan se gabimi ishte pasi minjtë u regjistruan në baza të ndryshme të të dhënave. Në mënyrë të ngjashme në një laborator tjetër, numri i minjve të përdorur tejkalon kufirin e miratuar prej pothuajse 26,000. Shoqata Kombëtare Anti-Vivisection, një grup që sfidon përdorimin e kafshëve në kërkime, tha se incidentet tregojnë një dështim nga studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar për të siguruar kujdesin bazë për kafshët e përdorura. Disa nga rastet e mospërputhjes përfshijnë dështimet për të siguruar kafshë me ushqim dhe ujë – në një rast, një primat u la brenda natës në një inkubator shërimi pas operacionit, pa këto dispozita themelore. Në një rast tjetër, 74 zogj ngordhën ose u ndaj tyre u përdor eutanazia pasi mbetën pa lagështirë adekuate për rreth 65 orë. Shifrat më të fundit tregojnë se 3.8 milionë kafshë u përdorën për kërkime në vitin 2016; 2.8 milionë prej tyre ishin minj. Të gjitha aplikimet për kryerjen e eksperimenteve të kafshëve konsiderohen dhe vlerësohen nga inspektorët e ASRU.

Prodhohen gabimisht 180,000 minj Read More »

Blen një teke konjak 10 014 paund, futet në rekordet Guinness

Një teke e konjaku është shitur në një bar të Londrës për £ 10,014, duke vendosur një rekord të ri botëror.

Gota me 40ml i Romës de Bellegarde u shit në Londër, pasi u zbulua në bodrumet e konjakut tw Jean Fillioux.

Besohet të jetë një ndër shishet e para të krijuara nga Jean Fillioux më 1894.

Veprimtaria u ndoq nga admiruesit e konjakut dhe ekspertët e industrisë, të cilët dëshmuan në gllënjkën e parë. Një gjyqtar zyrtar nga Rekordet Botërore të Guinness ishte gjithashtu i pranishëm.

Ranjeeta Dutt McGroarty, themeluesi dhe drejtori i kompanise “Triniteti Natyror i Gazit”, ishte i pari që bleu këtë pije të rrallë në Hyde Kensington, duke thyer rekordin botëror të Guinness për çmimin e paguar për një teke alkool.

Blen një teke konjak 10 014 paund, futet në rekordet Guinness Read More »

Nga “fantazmë”, qyteti që kushton 40 miliardë dollarë

Një projekt prej 40 miliardë dollarësh, për të ndërtuar qytetin e parë në botë të “zgjuar” barazvlerësohet me Çernobilin si një qytet “fantazmë”.

“Utopia e teknologjisë së lartë” në Songdo në verilindje të Koresë së Jugut është ndërtuar nga zeroja dhe është projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të fundit.

Banorëve iu premtua një qytet i së ardhmes, me kompjutera në rrugë për kontrollin e trafikut apo pajisje pneumatike që ‘thithnin’ mbeturinat nga shtëpia për t’u ricikluar më pas për të gjeneruar energji elektrike.

Por fotot e frikshme tregojnë se, pak më shumë se 15 vite që nga fillimi i projektit Songdo, qyteti është ende më pak se gjysmë i ndërtuar, me një qytetar që thotë se është ‘duke jetuar në një burg të braktisur’, apo një tjetër që thotë se është një qytet fantazmë.

Nga “fantazmë”, qyteti që kushton 40 miliardë dollarë Read More »

Publikohet videoja e vrasjes së grabitësit në Fier, zjarr me policinë

Report TV transmeton ekskluzivisht pamjet e grabitjes në Fier e ndodhur 5 ditë më parë, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë grabitësi 20-vjeçar Xhuljano Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër Arben Muca. Në pamje duket qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit nga 6 grabitësit me policinë. Siç duket edhe nga pamjet, e kapura nga një kamer sigurie pranë vendit të ngjarjes, grabitësit kanë ardhur me një mjet në orën 02.18 minuta pas mesnate.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 11 minutash që kur grabitësit kanë mbërritur dhe ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit me policinë. Grabitësit kanë qëndruar në makinë për afro 5 minuta dhe pasi kanë studiuar zonën, në orën 02:23 minuta ata i drejtohen banesës. Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv duken 4 grabitës që i drejtohen banesës së shtetasit Minella Muço ndërsa dy të tjerë ruajn jashtë, fare pranë vendit ku parkuan mjetin.

Brenda 10 minutave nga momenti kur grabitësit mbërritën, kamerat kanë fiksuar edhe ardhjen e një fugoni policie, i cili pozicionohet në krahun tjetër të hyrjes së pallatit ku ndodheshin grabitësit dhe jo në anën ku ishte parkuar makina e 6 autoreve. Në pamje duket që fugoni i policisë vjen në orën 02:33 ishte me sirena të fikura, ndërsa 4 grabitësit që ndodheshin në hyrje të pallatit janë njoftuar nga 2 bashkëpunëtorët e tjerë që bënin roje.

Vetëm 30 sekonda më pas, në orën 02. 34 ndodh edhe shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve. Teksa 4 grabitësit largohen me vrap, njëri prej tyre vendoset pas një peme dhe qëllon me armë drejt policisë. Në pamje duket breshëria e automatikut, ndërsa grabitësit e tjerë vijojnë të largohen me vrap. 4 grabitësit arrijnë të hipin në makinë ndërsa kanë lënë pas të shtrirë në tokë shokun e tyre 20 vjeçar, i cili mbeti viktimë Xhuljano Sollaku dhe Arben Muçen që u plagos.

Grbaitësit kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar duke i shpëtuar ndjekjes së policisë, ndërsa ende nuk është gjetur as mjeti i përdorur nga grabitësit. Fillimisht policia raportoi se në grabitje ishin përfshirë 5 persona, ndërsa në këto pamje duket se janë 6 grabitës, ndërsa në kërkim vijon të jenë 4, pasi 20 vjeçari Sollaku mbeti viktim, Arben Muça u arrestua i plagosur.

Sipas dëshmive të familjes Muça, nga grabitësit kishin shpëtuar falë një shuli me të cilin ata mbyllnin derën e grabitësit nuk kishin arritur ta hapnin. Sipas burimeve nga grupi hetimor, grabitësit ishin joshur pas informacioneve se familjes Muça i kishte ardhur një shumë e konsiderueshme parashë nga djali që ndodhej në Meksikë, por vetë familja Muça e ka mohuar që të kishte lekë apo sende me vlerë në banesë natën e sulmit.

Publikohet videoja e vrasjes së grabitësit në Fier, zjarr me policinë Read More »

Vishet me mister vdekja e vajzës 13 vjeçe, mjekët nxjerrin rezultatet e para

Dje u fol se vdekja e një vajze 13-vjeçe nga Fushë-Arrëzi ishte shkaktuar nga fruthi dhe se motrat dhe vëllai i saj ishin gjithshtu të rrezikuar.

Por sipas mjekëve, 3 fëmijët e tjerë të familjes, të cilët po trajtohen në QSUT nuk janë të prekur nga fruthi, ndërsa mister ende mbeten shkaqet e vdekjes së motrës së tyre.

13-vjeçarja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në fshatin Berishë të Fushë-Arrëzit pas përkeqësimit të situatës shëndetësore.

Dyshimet e para u hodhën për vdekje si pasojë e fruthit, ndërkohë që ISHP e ka përjashtuar këtë argument.

Ditën e sotme priten edhe përgjigjet përfundimtare të analizave.

Vishet me mister vdekja e vajzës 13 vjeçe, mjekët nxjerrin rezultatet e para Read More »

Gurabije me kakao – Te mira shume !

Me siguri këto do të jenë gurabijet më të shijshme që keni provuar ndonjëherë! Të shkrifëta, ma arra përsipër dhe kakao…Nxitoni t’i merrni recetën!

Përbërësit:

125 gr gjalpë,
1 vezë,
gjysmë gote çaji vaj ulliri,
2 gota çaji sheqer pluhur,
gjysmë gote çaj niseshte,
gjysmë bustine pluhur pjekjeje,
1 vanilje,
1 kakao,
miell,
arra
Përbërës:

Të gjithë përbërësit hidhini në një enë të thellë, brumin lëreni të vijë për rreth 1 orë.
Pas kësaj filloni të merrni pak nga brumi dhe formoni gurabije të vogla.
Secilës gurabije vendosini nga një arrë sipër. Këto të fundit i vendosni në tepsi dhe vendosini për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius.
Gjatë pjekjes tregoni kujdes, pasi gurabijet janë ngjyrë kafe dhe mund të piqen më tepër seç duhet. Ju bëftë mirë!

Gurabije me kakao – Te mira shume ! Read More »

Rrëfimi i dhimbshëm: Jetoj si qen në tualetet publike, jam bërë dy lekë njeri

Një 65-vjeçar jeton në tualetet publike të qytetit të Vlorës. Prej 10 vitesh, Vladimir Tahiraj jeton në një sipërfaqe rreth 5 metra katrorë, vend i ftohtë dhe me lagështirë.

“Fiks Fare” udhëtoi drejt Vlorës, ku dëgjoi rrëfimin prekës.

“Kushtet janë shumë të vështira Edhe qeni mos të rrojë kështu. Kam ftohtë, uri. Jam bërë dy lekë njeri, i dobët. Gjendja është shumë e keqe”, thotë Tahiraj.

Më tej, ai shton se kërkon vetëm një kolibe.

“Të paktën të mos vdes këtu. Të mos thonë njerëzit vdiq në banjo, se kjo ngel si histori”, vijon ai, teksa tregon edhe kalvarin e jetës.

Në diktaturë ka bërë 28 vite burg për plagosje të rëndë, transmeton TCH. Pas viteve ’90 është martuar dhe ka një fëmijë. Më pas është ndarë dhe ish-bashkëshortja e djali jetojnë prej shumë vitesh në Greqi, ndërsa Vladimiri nuk ka asnjë kontakt.

“Unë jam ndarë nga bashkëshortja, po bëj 20 vite vetëm. Po bëj 20 vite që jetoj në këto ganxha. Kam punuar dhe më hoqën nga puna. Kam që në vitin 2008 në këtë vend. Jetoj vetëm me 2.500 lekë asistencë. Unë rri ditë e natë shtrirë, nga e keqja. Ky vendi këtu ka qenë banjo. Vendin ma dha bashkia se nuk kisha ku të rrija. Kushtet janë shumë të këqija. Edhe qeni nuk rri ashtu”, vijon Tahiraj, ndërsa tregon edhe vendin ku fle dhe ha.

“Unë po pata gatuaj. Në bashki nuk ta fishkëllen njeri. Nuk të jep asnjë dhomë. E kam takuar 5 herë kryetarin. Ja çfarë kam gatuar sot, kaçamak. Bukë me vaj dhe ujë, si i thonë. Ja kaçamaku me bukë (tregon tenxheren). Shkoq bukën dhe e lyej me pak vaj kikirik dhe ujë. S’ka trahana. Bukën ma jep një i furrës. Këto të tjerat janë ato që mbaj qirinjtë, se s’ka as drita. Vendi është shumë i ftohtë, rri brenda në batanije. Unë dal nga dhoma nga ora 12:00, futem në orën 16 ose 17 brenda”, thotë 65-vjeçari.

Ai shprehet se në burg ishte 100 herë më mirë, pasi kishte për të ngrënë, për të pirë dhe për të fjetur. Në fund, pyetjes se çfarë do të bëjë, i përgjigjet: Do të vdes këtu!

Rrëfimi i dhimbshëm: Jetoj si qen në tualetet publike, jam bërë dy lekë njeri Read More »

Prindërit paralajmërojnë njerëzit të mos injorojnë simptomat ”e ftohjes” , ata tregojnë se çfarë i ndodhi djalit te tyre

Sheena dhe Colin Hill po planifikonin pushimet kur gjetën djalin e tyre, Dean 24-vjeçar të vdekur në shtrat dhe tani çifti shpreson të rrisë vetëdijen për gjendjen që e goditi atë. Dean,vdiq papritur pasi u diagnostikua me miokardit.

Gjendje, e cila shkakton inflamimin e zemrës dhe shkaktohet nga një virus i ftohtë, u la i pakontrolluar, sepse Deani pati një kollë të fortë megjoks, për të qenë pak më shumë se një ftohje e zakonshme. Pak javë para se të shkonte tek mjeku, filloi të kollitej gjak, u bë e qartë se po ndodhte diçka më serioze – por kësaj here dëmi ishte bërë tashmë.

Sëmundja që vrau Deanin është relativisht e rrallë dhe, sipas Fondacionit britanik të zemrës, mund të trajtohet nëse zbulohet herët. Por kur lejohet të zhvillohet, miokarditi mund të bëjë presion në zemër dhe të shkaktojë dëmtimin, siç ndodhi në rastin e Deanit. Për prindërit e tij, agonia është se mund të kishte qenë ndryshe nëse ai kishte kërkuar kujdes mjekësor më herët.

Mamaja e ti tha: “Nëse keni kollë të rëndë ose të ftohtë dhe nuk kalon për një kohë të gkatë, shkoni dhe merrni këshilla mjekësore dhe kërkoni më shumë kontrolle nëse ndiheni sikur mund të ketë diçka të gabuar me ju. Unë nuk mendoj se ai besonte se mund të ishte i sëmurë, sepse ai ishte gjithmonë i përkryer, por sëmundjet si kjo mund të ndodhin me këdo.

Prindërit paralajmërojnë njerëzit të mos injorojnë simptomat ”e ftohjes” , ata tregojnë se çfarë i ndodhi djalit te tyre Read More »