Aurora

‘Syri i Kaltër’ parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë

Syrin e Kaltër”, ky vend i cili tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota, mediat italiane e kanë quajtur si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për të iu uruar një ditë të mbarë ndjekësve të tij në Facebook ka zgjedhur një mënyrë më të veçantë.

Ai ka shpërndarë një artikull për atraksionin turistik në Shqipëri, “Syrin e Kaltër” i publikuar në mediat italiane.

Një pjesë nga reportazhi mund ta lexoni më poshtë:

“Burimi i Syrit të Kaltër”, një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë. Duket tamam si një sy i bukur ngjyrë blu.

Quhet “Burimi i Syrit të Kaltër” falë ngjyrës së kristaltë të ujërave të tij dhe formës e cila ngjan tamam si një sy të madh.

Syri i Kaltër, në gjuhë origjinale, është një burim natyror në zemër të Shqipërisë, një perlë e re e turizmit veror Mesdhetar e cila të surprizon vazhdimisht.

Bëhet fjalë për një burim karstik vetëm njëzet e dy kilometra në lindje të Sarandës, vendpushimi bregdetar më i famshëm dhe i gjallëruar përgjatë “Rivierës Shqiptare” në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë.

Temperatura e ujërave të këtij burimi është rreth 12°C, por thellësia e tij ende nuk dihet.

Shkëmbi i bardhë gëlqeror që i bën sfond këtij burimi, e ngjyros atë me ngjyra të mrekullueshme dhe, sipas legjendave, ai mund të vizitohej vetëm nga anëtarët e partisë gjatë periudhës komuniste.

Ndërsa pjesa e brendshme e burimit ka një ngjyrë blu të errët, të ngjashme me beben e një syri, pjesa e jashtme ka tonalitete më të hapura, njësoj si një iridë.

Për të mbërritur aty mjafton një shëtitje në këmbë prej rreth dy kilometrash prej udhëkryqit në rrugën kryesore që lidh Sarandën dhe Gjirokastrën dhe, edhe pse është një vend ku nuk mund të bësh plazh për shkak të temperaturave të ulëta, është sidoqoftë një vend ku mund të freskohesh gjatë ditëve të gjata nën diellin e nxehtë, tipike të Shqipërisë.

Gjelbërimi i dendur i lisave që rrethojnë burimin, ku fluturojnë të lira qindra flutura dhe pilivesa, edhe ato me një ngjyrë blu elektrike, e bën atë vendin ideal për të organizuar një piknik, ose për të konsumuar diçka në barin dhe restorantin e zonës ku gatuhen pjata tipike dhe të shijshme, ndërsa nga tarraca mund të sodisni pamjen e burimit.KultPlus.com

https://youtu.be/NwVe803_a78

‘Syri i Kaltër’ parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë Read More »

Qepët janë një ilaç i madh natyral për sëmundjet, por këto mënyra habitëse përdorimi ende nuk i dini

Qepët janë të mbushura me agjentë antiseptikë dhe antibiotikë për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit. Ata rritin imunitetin tuaj, ndalojnë të vjellat, trajtojnë problemet e frymëmarrjes, ndihmojnë në trajtimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës, uljes së kolesterolit dhe artritit. Ata janë përdorur nga amerikanët për të trajtuar ftohjet dhe gripin dhe madje Organizata Botërore e Shëndetësisë njeh qepën si një mënyrë të mirë për të lehtësuar infeksionet e frymëmarrjes, bronkitin, kollën. Ja disa mënyra si ju mund të përdorni qepën:

Për kollën
Pastrojeni dhe priteni në feta një qepë dhe vendosni një lugë sheqer kafe mbi çdo fetë dhe mbuloni ato për një orë. Hani këtë dy herë në ditë për të hequr qafe kollën tuaj. Squfuri në qepë ka veti antibakteriale që vjedhin mikrobe që shkaktojnë kollitje.

Lufton rënien e flokëve
Vini pak ujë me një qepë në të dhe përdoreni lëngun si një shpëlarje para shampos për të luftuar humbjen e flokëve dhe ndihmon në rritjen e flokëve të reja. Vetitë e saj antimikrobike do të ndalojnë zbokthin dhe do të ndihmojnë në rritjen e më të fortë dhe më të plotë të flokëve.

Lironi kraharorin e bllokuar.
Shtrydhni një qepë dhe bëni një paste duke shtuar disa pak vaj kokosit. Përhapeni këtë mbi gjoks dhe mbulojeni me një peshqir. Qepët punojnë si një antibiotik natyral dhe forcojnë sistemin imunitar.

Zbut kolikun tek bebet
Për të qetësuar një fëmijë nga dhimbjet e barkut jepini një lugë të vogël me çaj qepë çdo orë derisa të jenë më të qetë. Qepa ka veti të relaksojë muskujt, forcojë stomakun dhe rregullojë tretjen.

Çajin e qepës
E bëni duke zierë në ujë një qepë të copëtuar dhe lejoni që të ftohet përpara se ta kulloni dhe ta pini.

Për pickimin nga insektet
Vendosni një copë qepë ose një lëng qepësh të freskët mbi vendin e pickuar për ta zbutur atë. Vetitë anti-inflamatore të qepës do të zvogëlojnë inflamacionin.

Infeksioni veshit
Prisni një qepë dhe e vendosni brenda një çorapë të hollë dhe lidheni atë të mbyllur. Vendos çorapën mbi veshin tuaj dhe mbajeni atë në vend me një kapelë. Lëreni atë derisa dhimbja të largohet.

Për të lidhur vendin e prerë
Përdorni cipën e lëkurës së qepës për një prerje. Kjo do të funksionojë si një agjent antiseptik që ndalon shpejt gjakderdhjen. Vetitë antibiotike dhe anti-inflamatore ndihmojnë në shërimin e plagës, ndërsa vetitë antimikrobike do ta parandalojnë infeksionin.

Shëron një fyt të lënduar
Zieni lëkurë qepe me ujë. Bëni gargarë me të. Nëse shija është e padurueshme ju mund të shtoni pak limon dhe mjaltë. Vetitë anti-inflamatore të qepëve do të zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin në fyt.

Të vjellat
Grini një qepë dhe mblidhi lëngun. Bëni çaj menteje dhe leëreni të ftohet. Pini dy lugë çaji lëng qepë dhe prisni pesë minuta. Pastaj pini dy lugë çaji nga çaji i mentes. Përsëriteni këtë derisa të mos villni.

Pastroni ajrin
Një qepë do të pastrojë ajrin duke thithur bakteret dhe viruset e ajrit dhe duke thithur atë.

Trajton djegiet e vogla edhe djegiet nga dielli
Fërkoni pak qepë të freskët në djegien tuaj për të parandaluar infeksionin. Komponimet sulfurike do të përshpejtojnë rigjenerimin e lëkurës dhe do të zvogëlojnë djegien dhe skuqjen.

Ethet
Pritini disa feta të holla qepë. Shtoni disa pika vaj kokosi në shputat e këmbëve dhe aplikoni feta e qepës në harkun e secilës këmbë. Mbështillni këmbët me qese plastike dhe vishni çorape.

Qepët janë një ilaç i madh natyral për sëmundjet, por këto mënyra habitëse përdorimi ende nuk i dini Read More »

Akuza e tmerrshme e Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore.

Përmes një deklarate të fortë, kryediplomati amerikan tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

Nje deklarate e forte dhe akuze e tmerrshme ne drejtim te politikes shqiptare.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri.

Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, deklaroi ambasadori i SHBA ne Tirane.

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë një thirrje të fortë qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Donald Lu i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

“Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim.

U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar.

Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”,deklaroi Lu,

Akuza e tmerrshme e Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri Read More »

27 të burgosur tentojnë të arratisen, mes tyre dhe …

27 të burgosur kanë tentuar të arratisen gjatë transportimit të tyre nga mjediset e gjykatës për në burgun e Koridalosit në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit helen.

Të burgosurit që të gjithë mbartës të dënimeve të rënda, po transportoheshin me një autobus të policisë.

Katër të burgosur, mes të cilëve edhe shqiptarë, mundën të thyenin drynin e kaushit të tyre dhe pastaj të hapnin dyert edhe të kaushave të tjerë.

Në vazhdim dhe ndërsa autobusi ishte në lëvizje, tentuan të shpërthenin portën kryesore dhe të arratiseshin

. Tre policët shoqërues nuk dispononin radiodhënëse, prandaj përdorën celularët personalë që të kërkonin përforcime, të cilat nuk po vinin.

Drejtuesi i mjetit shfrytëzoi rastin që po kalonte afër drejtorisë së përgjithshme të policisë së të huajve. Me sirenën të ndezur, shtoi në maksimum shpejtësinë dhe u fut në oborrin e drejtorisë së policisë.

27 të burgosur tentojnë të arratisen, mes tyre dhe … Read More »

“Skifterat” e Belgjikës, policia: 8 shqiptarë të arrestuar

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion në të dy shtet për goditjen e një grupi që kryente vjedhje pronash në shtetin belg.

Policia bën të ditur se në zbatim të letërporosive belge të datave 28 dhe 29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit Ilmi Vila, 37-vjeç, Alesio Dushku, 31-vjeç, Albert Taraj 22-vjeç.

“Të ndaluarit dyshohet për pastrim të produkteve të veprës penale vjedhja e kryer në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë”, tha përfaqësuesi i policisë.

Operacioni është organizuar në të njëjtën kohë edhe në Belgjikë, ku janë arrestuar 5 shqiptarë, si dhe janë shpallur të tjerë në kërkim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2137568146529545/?t=0

“Skifterat” e Belgjikës, policia: 8 shqiptarë të arrestuar Read More »

Rama ultimatum drejtorëve të zyrave të punësimit: Ose punësoni 25 mijë të papunë, ose ikni

Qeveria vendos objektiv: Zyrat e punësimit do të punësojnë 25 mijë të regjistruarit si punëkërkues të papunë brenda vitit 2018.

Plani dhe objektivi i qartë është bërë për secilën nga zyrat e punësimit në 61 bashkitë e vendit. Nga ky objektiv do të varet dhe nëse drejtori i zyrës së punësimit do të vijojë të qëndrojë i ulur në karrige apo do të lirojë karrigen

Edi Rama: Për çdo drejtor dhe punonjës objektiva të cilat do të maten çdo muaj. Kush do përmbushë objektivin do mbajë punën kush jo të hapë krahun dikujt tjetër. Mbi bazën e këtyre objektivave është vendosur shënjestra e 25 mijë të punësuarve që janë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës nga zyrat e punës.

Ne takimin e mbajtur ne kryeministri paraditen e sotme, kreu i qeverise u shpreh optimist

Edi Rama: 25 mijë persona që kanë dalë nga ndihma ekonomike apo jo, dhe që janë të gatshëm të punojnë duhet të hyjnë në punë vetëm nga Zyrat e Punës është plotësisht e realizueshme muaji mars na e tregon këtë. Muaji mars jemi brenda objektivit. Objektiv me patjetër që të realizohet

10 mije mundesi

I vetëdijshëm se nuk është e lehtë për 1001 arsye, Rama tregoi dhe nevojën për riformatim të skemës së nxitjes së punësimit për të vënë një theks tek trajnimet. Kompanitë do të punësojnë të papunët të cilët për periudhën e trajnimit do të paguhen nga shteti

Edi Rama: Janë 10 mijë mundësi, njerëz, që duan të punojnë por refuzohen nga punëmarrësit për shkak se nuk kanë aftësinë tekniko profesionale.  Ata i kanë të hapura dyert edhe me pagesë. Ne do ti paguajmë ata që duan punë dhe të cilët janë të gatshëm që për të marrë punën do të trajnohen.  Ne do ti paguajmë më shumë sesa mesataren e ndihmës ekonomike. Do ti paguajmë me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe me një shumë që është e barabartë me atë që marrin të gjithë nga ndihma ekonomike.

Një kompani që ka nevojë për punëkërkues, do të marrë x punëtorë dhe në bazë të marrëveshjes do të marrë paratë nga shteti që do i shkojnë personit që do të trajnohet si një kontribut dhe menjëherë pas trajnimit personi do të rekrutohet në punë.

Rama ultimatum drejtorëve të zyrave të punësimit: Ose punësoni 25 mijë të papunë, ose ikni Read More »

Harrojini përmbytjet, nesër fillojnë zjarret, IGJEUM paralajmëron rrezikun për 3 qarqe

Pas rrezikut të përmbytjeve, një tjetër fatkeqësi po u afrohet dy qarqeve të vendit: Zjarret. IGJEUM ka paralajmëruar rrezik për përhapjen e zjarreve nesër në 3 qarqe, Fier, Tiranë e Durrës për shkak të forcimit të erës. Ja iinformacioni i plotë:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.30) nuk pritet rrezik për zjarre në pyje. Nesër (e shtunë, dt.31), ky rrezik pritet të pësojë rritje në pjesën perëndimore të vendit, për shkak të forcimit të erës. Rreziku pritet të jetë “I ULËT” në qarqet Durrës dhe Tiranë dhe “MESATAR” në qarkun e Fierit. Pjesa tjetër e territorit nuk paraqet rrezik.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 21 °C
në vendet e ulëta: 12 / 23 °C
në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

Harrojini përmbytjet, nesër fillojnë zjarret, IGJEUM paralajmëron rrezikun për 3 qarqe Read More »

Dieta me kalori të ulura, që kontribuon në frenimin e mplakjes

Nuk është hera e parë që shkencëtarët lidhin pakësimin e kalorive me ngadalësimin e mplakjes madje edhe me kancerin, por tani një studim sjell konkluzione më të sakta sesi reduktimi i kalorive në dietë mund të ndihmojë për të ngadalësuar metabolizmin njerëzor duke rritur kështu jetëgjatësinë.

Rezultatet e studimeve janë kaq përfundimtare, sa që përforcojnë hipotezën se një stil jete me kalori të pakta ose trajtime që imitojnë efektet biologjike të kufizimit mund të zgjasin jetën. Deri më tani ishin realizuar studime të ngjashme me kafshët me një gjysëm cikli jete si kërmijtë, mizat dhe minjtë. Eksperimenti aktual i realizuar tek njerëzit është pioner, meqë studimet e këtyre karakteristikave tek kafshët me jetëgjatësi më të madhe janë të vështira për t’u realizuar.

Prova analizoi efektet e 2 viteve kufizimesh klorike në metabolizëm tek më shumë se 200 të rritur dhe të shëndetshëm, jo obezë nga 21-50 vjeç. 34 persona të një grupi ulën kaloritë me një mesatare prej 15% dhe 19 persona hëngrën si zakonisht. Në fund të viteve u vu re që pjesëmarrësit e dietës përdornin energjinë në mënyrë më efikase, sesa grupi i kontrollit. Ky reduktim në normën metabolike ishte më i madh se humbja e peshës së grupit të provës që ishte pothuaj 9 kg mesatarisht. Të gjitha masat e tjera klinike u reduktuan.

Biokimika e jetëgjatësisë
Në dekadën e 1990, shkencëtarët filluan të identifikojnë genet dhe rrugët biokimike të përfshira në jetëgjatësinë në modele kafshësh. Këto përfshinin rrugë të ndjeshmërisë së insulinës dhe funksionin e mitokondrive. Studime të mëvonshme treguan që kufizimet e kalorive aktivizonin rrugë të ngjashme tek minjtë dhe tek majmunët.

Minjtë me dieta të kufizuara mund të jetojnë deri në 65% më shumë, sesa minjtë që hanë lirshëm dhe rezultatet tek primatët ishin të ngjashme. Nuk njihet, nëse kushtet e studimit mund të vihen në praktikë, meqë kufizimet e kalorive të pjesmarrësve ishin të ashpra. Shumë pak njerëz mund të kufizojnë dietën kaq ashpër, por të kuptosh bilogjinë e përfshirë në kufizimin kalorik dhe sesi kjo mund të ngadalësojë mplakjen do të jetë një arritje e madhe. Hapi i radhës do të jetë përsëritja e studimit me një kufizim më pak ambicioz, në një dietë të ekuilibruar që të përmbajë antioksidantë me subtanca kimike si resveratroli që imitojnë aspekte kyç të kufizimit të kalorive në dietë. /bota.al/

Dieta me kalori të ulura, që kontribuon në frenimin e mplakjes Read More »