Aurora

E keni fshirë “historikun” në telefonin tuaj? Jeni mashtruar….

Skandali i “Cambridge Analytica” e ka vënë Facebook-in në vështirësi javët e fundit, duke bërë që kompania të humbasë  100 miliardë dollarë në vlerë të aksioneve dhe duke nxitur një debat global mbi privatësinë e internetit.

Gjiganti i medias sociale u detyrua të kërkojë falje dhe të rishikojë praktikat e privatësisë dhe të shkëmbimit të të dhënave, por ende mbetet në qendër të vëmendjes së medias dhe Komisionit Federal të Tregtisë, i cili thotë se mund të jetë përgjegjës për qindra miliona dollarë gjobë.

Por, mes gjithë furisë, një njësi monolit ka vazhduar të mbledhë të dhëna nga miliarda njerëz në mbarë botën. Të dhënat e mbledhura përfshijnë një regjistër të saktë të çdo lëvizjeje dhe çdo kërkimi në internet që keni bërë ndonjëherë, çdo email që keni dërguar ndonjëherë, rutinën tuaj të stërvitjes, ushqimin tuaj të preferuar dhe çdo foto që keni marrë ndonjëherë. Dhe ju keni lejuar që kjo të ndodhë, për hir të shërbimit më të mirë.

Google është një “Big Brother” me aftësi përtej mundësive më të egra të George Orwell. Këto aftësi janë më të ftohta pasi kompania mëmë e Google, Alphabet Inc., ka shkurtuar linjën e saj të famshme “nuk do të jetë e keqe” nga kodi i sjelljes së saj në vitin 2015.

Çdo gjë që keni kërkuar ndonjëherë në ndonjë nga pajisjet tuaja regjistrohet dhe ruhet nga Google. Është bërë për të parashikuar më mirë kërkimet tuaja në të ardhmen dhe për të shpejtuar dhe përmirësuar shfletimin tuaj. Mund të pastrosh historikun e kërkimit, por funksionon vetëm për atë pajisje të veçantë. Google ende mban një rekord të gjithçkaje.

E njëjta gjë vlen edhe për çdo aplikacion tjetër përdorimi. Nëse jeni të lidhur me Google, të dhënat tuaja ruhen. Kjo do të thotë që mesazhet tuaja në Facebook jo vetëm që u jepen kompanive të tilla si Cambridge Analytica, Google gjithashtu i ka ato nga aplikacioni Facebook që përdorni.

YouTube, e cila është një degë e Google, gjithashtu ruan një histori të çdo videoje që shikoni. Do ta dinë nëse e keni dëgjuar “në fund” të Linkin Park 3.569 herë.

Gjithashtu, çdo skedar që keni ruajtur në Google Drive, çdo ngjarje e Google Calendar që keni ndjekur, çdo foto që keni ruajtur në Fotot e Google dhe çdo email që keni dërguar ndonjëherë, janë ruajtur të gjitha. Ju mund të përdorni një kopje të të gjitha këtyre të dhënave duke kërkuar një lidhje nga Google.

E keni fshirë “historikun” në telefonin tuaj? Jeni mashtruar…. Read More »

IGJEUM jep alarmin për datat 1 dhe 2 prill

Ditëve me diell duket se u erdhi fundi. Instituti i Gjeoshkencave parashikon se në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 21 °C

në vendet e ulëta: 12 / 23 °C

në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt. 30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt. 31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

IGJEUM jep alarmin për datat 1 dhe 2 prill Read More »

Kryeministri Rama sot ne Vlore

Kryeministri Rama sot ne Vlore, i shoqeruar nga deputet e PS te qarkut Vlore, Bello, Leka, Sina, Velaj ka zhvilluar takimin e pare ne shkollen e mesme profesionale “Pavaresia”.

Sipas burimeve te para pritet qe kryeministri te jete dy dite ne qytetin e Vlores, duke zhvilluar nje axhende te ngjeshur takimesh me biznesin, drejtues te institucioneve, do te inaguroj punimet e projektet qe kane nisur ne qytet infrastrukturore.

Fotografia e ONETV VLORA

Kryeministri Rama sot ne Vlore Read More »

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë

Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë, pas konkretizimit të një projekti ambicioz që ka nisur diskutimin dhe është në fazën e studimit.

Investimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në këtë kuadër, sot është zhvilluar një takim në ambjentet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Vlorë.

Të pranishëm kanë qenë prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj, kryebashkiaku Dritan Leli, drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili si dhe specialistë të Ujësjellësit dhe përfaqësues të FSHZH.

Aktualisht është faza e studimit të projektit dhe në këtë takim të sotëm u diskutua për probleme teknike. Pasi investimi të implementohet dhe përfundojë, Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë Read More »

“PD – PS -LSI prej 18 muajsh nën hetim ndërkombëtar. Dy trysnitë e mëdha që do të shpartallojnë korrupsionin, faktet do të sjellin tronditje sociale”

Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që janë formuar nga një korrupsion qeveritar njëzet vjeçar, janë sot të goditur rëndë. Që të gjithë pa përjashtim janë nën një hetim ndërkombëtar prej mëse 18 muajsh. Dhe tani janë krejt të zbuluar.
Shkruan Spartak Ngjela

Ishte dhe është e qartë: pa Shqipërinë e bashkuar, kjo zonë gjeografike ku jetojnë shqiptarët, dhe vetë Ballkani Perëndimor, kurrë nuk do të jetë pozicioni gjeografik i avancuar i Perëndimit dhe Amerikës.

l.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor sot është në pozicionin më të favorshëm historik për të rimarrë gjithçka të humbur nga një padrejtësi 150 vjeçare kundër saj.

Tani politika e lartë perëndimore e ka kuptuar se miopia e saj kundrejt shqiptarëve, sot i ka paralizuar Amerikës politikën globale.

Kurrë nuk duhet harruar që krijimi i qytetërimit intelektiv dhe logjik pikërisht në këtë zonë; i abstraksionit të lartë të mendimit, të formës, artit dhe vetë gjuhës konceptuale, të ketë qenë një gjë e rastit.

Të gjitha këto, dita ditës, shkenca aktuale e Perëndimit po i evidenton realisht, bashkë me forcën e gjuhës shqipe.

Por pikërisht këtu është përqëndruar sot konflikti midis Rusisë dhe Amerikës.

Po, pikërisht këtu ama e ka fillimin e vet edhe konflikti i ashpër midis fqinjëve dhe shqiptarëve.

Ndërsa, aktualisht, edhe fqinjët edhe Rusia janë në një gjëndje mjerimi ekonomik, kurse Amerika është prezente ushtarakisht në Kosovë, dhe, shumë shpejt, kuptohet se do të jetë ushtarakisht edhe në Shqipëri.

Ndërkohë, vetë Rusia mendon të çorientojë politikën amerikane me anë të korrupsionit shqiptar.

Kjo është politika aktuale perëndimore, me përqëndrim shqiptar, që vjen reflekton edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe edhe në Maqedoni. Kjo politikë që kërkon të përqëndrohet te dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por dhe në të gjithë botën shqiptare aty, e shpërndarë në.

Serbi, Greqi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, përbën sot faktin historik të rikthimit të historisë shqiptare.

Por e gjithë kjo politikë proshqiptare ka vetëm një armik: korrupsionin shqiptar.

Il.

Dy janë pikat ku me mendjelehtësi, korrupsioni qeveritar shqiptar mendon se mund të bllokohet politika amerikane në Shqipëri: Rusia dhe Turqia.

Në fakt të dy këta vende sot, brenda tyre, vuajnë nga e njëjta politikë aventureske e pushteteve personalë të Putinit dhe Erdoganit.

Që të dy kanë ardhur në fuqinë e tyre si pushtet me të njëjtën monedhe: njëri i është drejtuar nostalgjisë së tiranisë staliniane; kurse tjetri nostalgjisë se kalifatit islamik osman.

Janë që të dy të humbur, por ja që korrupsioni qeveritar shqiptar po kërkon ndihmën e tyre dhe po kërkon të bllokojë Reformën në Shqipëri dhe vetë bashkimin shqiptar.

Në të vërtetë korrupsioni shqiptar nuk arrin dot të kuptojë që, që të dy këta shtete, janë të rrazbitur, sepse ndihen të falimentuar financiarisht. Edhe Turqia edhe Rusia nuk dalin dot nga kriza pa Perëndimin.

Kjo është arsyeje që edhe pse u duk sikur po ecnin bashkë Putini më Erdogan, ky i fundit e pa që Rusia ishte pa asnjë grosh; dhe ditët e fundit u tërhoq duke dhënë shenjat e një individi pa fare vlerë politike. Për ndihmë, dhe që të mbyll të gojën, BE dje i akordoi dje 3 miliardë Euro.

Kurse të korruptuarit injorantë të Shqipërisë presin ndihmë nga këta. Hajde, hajde!

Po halli gjithmonë të shtyn drejt iracionales; kjo dihet.

ll.

Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që janë formuar nga një korrupsion qeveritar njëzet vjeçar, janë sot të goditur rëndë. Që të gjithë pa përjashtim janë nën një hetim ndërkombëtar prej mëse 18 muajsh. Dhe tani janë krejt të zbuluar.

Në fakt dy janë trysnitë e mëdha që do ta zhbëjnë korrupsionin qeveritar shqiptar: hetimi i FBI dhe agjensive të tjera perëndimore të specializuara për gjetjen e parave të depozituara nëpër banka të huaja; dhe Reforma në Drejtësi; por edhe hetimi i thellë për grabitjen e tokave në bregdet. Ndërhyrja e fundit e qeverisë shqiptare për tokat në bregdetin jugor; është kërkesë direkte e specializuar amerikane dhe e Bashkimit Europian.

Që të dyja këto trysni janë të lidhura. Dhe ndërkohë e kanë mbyllur që tani strukturën përfundimtare për mënyrën e eliminimit tërësor të korrupsionit shqiptar.

E gjithë shpresa e ministrave injorantë të të dy qeverive të fundit, PD – PS – LSI, që i sulën njëri-tjetrit, janë të hetuar dhe të provuar se janë implikuar edhe në korrupsion, edhe me krimin e organizuar. Shuma që iu është gjetur është një turp i madh historik, që kur të shpallet me fakte, do të krijojë në Shqipëri tronditje sociale dhe mund të ngjallë realisht ndjenjën e hakmarrjes popullore kundër tyre.

lll.

Për të përcaktuar qartë se kur do të fillojë realisht goditja nominale e korrupsionit qeveritar shqiptar, na duhet të themi se ai do të fillojë realisht kur të nisë goditja penale.

Por shqiptarët që po e presin me ankth padurimi pyesin: kur?

Në fakt ajo goditje ka nisur:

Janë disa të arrestuar për korrupsion të lartë në investimet rrugore; që kuptohet se pas tyre është e provuar që qëndrojnë ministrat dhe kryeministrat respektivë. Dhe kjo s’ka më dyshim.

Është shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Llalla dhe hetimi i tij në funksion të korrupsionit të madh që ka kryer dhe kuptohet se tani është drejt fundit.

Është lidhja e korrupsionit qeveritar me prokurorin Llalla që sigurisht që është në hetim të specializuar ndërkombëtar se kërkon fakte të implikimit edhe me krimin ndërkombëtar dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Dhe po kuptohet se gjithçka është drejt fundit.

Është lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me shërbimet moskovite si nevojë e korrupsionit qeveritar shqiptar për t’iu kundërvënë Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Dhe, është gjithashtu edhe lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me fqinjët tanë: Beogradin dhe Athinën; dhe gjithmonë në funksion të shitjes së interesit kombëtar.

Të gjitha këto, që janë kryesorët, por edhe aspekte të tjera të korrupsionit në rangje më të ulta, shumë shpejt do të përbëjnë fenomenin dy vjeçar të goditjes së korrupsionit shqiptar.

“PD – PS -LSI prej 18 muajsh nën hetim ndërkombëtar. Dy trysnitë e mëdha që do të shpartallojnë korrupsionin, faktet do të sjellin tronditje sociale” Read More »

Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane – ORIKUMI

Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.

Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.

Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.

Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.

Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë./gazetainfopress.com/

Nga Laureta Petoshati

Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane – ORIKUMI Read More »

Tërbohet ish-deputetja: S’kemi pse shqetësohemi se si zgjedhin ta bëjnë seksin ca djem e vajza që…

Ish-deputetja Mesila Doda ka bërë një shkrim të gjatë ku sqaron pozicionin e saj kundër viktimizimit të komunitetit LGTB në Shqipëri në interes të marrjes së fondeve nga persona të caktuar.

Reagimi i saj vjen lidhur me fushatën më të fundit për rolin e komunitetit LGBT në eduikimin e të rinjve shqitparë sot, pas aktiviteteve që kanë nisur në disa gjimnaze të Tiranës.

STATUSI I PLOTË

Mesila Doda

Meqenese LGBT-te jane shqetesuar pse i kushtova vetem nje paragraf, e nuk u mora kesaj rradhe seriozisht me to, me duhet te sqaroj publikisht qe nuk kam ndermend te merrem me nje komunitet qe ka prirje seksuale te caktuara e qe per këte zgjedhje a deshire te tyre kerkojne te perfitojne fonde pafund duke u vete viktimizuar.

Sqarimi im mbi pozicionimin e tyre ne shoqeri, mbi lirine apo diskriminimin e tyre virtual nuk mund te behet argument qe keta individe te vazhdojne te perfitojne fonde pafund nga donatore apo nga qeveria shqiptare. Ky vend ka boll halle te tjera qe te shqetesohemi se si zgjedhin ta bejne seksin ca djem e vajza qe ngaterrohen rruges me veten…

Droga eshte problemi per te rinjte tane, sjellja me njeri-tjetrin ku hyn edhe bulizmi po behet plage e kesaj shoqerie… perzgjedhja seksuale e LGBT-ve nuk me shqeteson e nuk do behet burim qe ata te jetojne te zhytur ne fonde qe shtohen se ne hapim gojen per ti sqaruar atyre burimin e jetes…

Tek e fundit, per to nuk eshte halli tek seksi, aq me pak te dashuria… gjithe halli eshte te leket…

Tërbohet ish-deputetja: S’kemi pse shqetësohemi se si zgjedhin ta bëjnë seksin ca djem e vajza që… Read More »

Kombinimi i këtyre dy përbërësve shëron pothuajse gjithçka

Të gjithë e dimë se mjalti dhe hudhra janë të shëndetshëm, por do t’ju befasojë se çfarë mund të bëjë tjetër kombinimi i tyre.

FORCON IMUNITETIN

Kombinimi i mjaltit dhe hudhrës shton forcën e sistemit tuaj imun, që është me rëndësi nëse luftoni kundër ndonjë sëmundjes, por edhe kur dëshironi ta parandaloni infeksionin.

MBRON ZEMRËN

Kjo përzierje pastron enët e gjakut nga yndyra dhe me këtë rast parandalon sulmin në zemër. Derisa gjaku depërton pa penguar nëpër organizëm, zemra si organ është i mbrojtur.

SHËRON INFLAMACIONIN E FYTIT

Mjalti dhe hudhra kanë efekt të lartë kundër inflamacioneve, kështu që janë të dobishme në shërimin e infeksioneve të fytit.

NDIHMON TE DIARREJA

Me ndihmën e këtij kombinimi, mund të forconi sistemin tuaj tretës dhe në këtë mënyrë të largoni secilin infeksion të mundshëm. Me vetë këtë, do ta hiqni edhe problemin e kapsllëkut.

SHËRON KOLLËN E THATË

Mjalti dhe hudhra janë të hatashëm në shkrirjen e mukozës së trashë, që grumbullohet në fund të fytit duke shkaktuar kollën. Ky kombinim shëron edhe sinuset.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve shëron pothuajse gjithçka Read More »