Aurora

Dieta: Buka dhe makaronat nuk duhet të mungojnë. Zbulojeni pse

Të tregohesh i kujdesshëm me ushqimin është mirë, por eliminimi i të gjitha karbohidrateve është gabim: ja çfarë duhet të dini Duhet ta pranojmë: gjëja e parë që bëjmë kur vendosim të mbajmë dietë është zvogëlimi ose eleminimi në mënyrë drastike i makaronave dhe bukës nga ushqimet tona, me përpjekje të mëdha dhe sakrifica (dhe një dëshirë e vogël për shkelje!). Megjithatë, heqja e bukës dhe makaronave nuk është vetëm e gabuar, por mund të jetë edhe e dëmshme, sepse këto lëndë ushqyese, nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë esenciale për ruajtjen e shëndetit të mirë, si dhe e një forme të mirë fizike.

Në kundërshtim me atë që jemi mësuar të dëgjojmë, të hash vetëm proteina me fruta dhe perime, e të heqësh dorë tërësisht nga buka dhe makaronat nuk është receta e duhur për humbjen e peshës. E thotë edhe shkenca: një studim i kryer nga një grup hulumtuesish amerikanë, i botuar në analet e mjekësisë së brendshme, ka treguar se ata që nuk konsumojnë bukë dhe makarona, mund të sëmuren më lehtë me kancer ose kanë probleme me zemrën. Hulumtimi tregoi se përqindja e vdekjeve në mesin e njerëzve që konsumojnë më pak karbohidrate, duke preferuar proteinat e kafshëve, rritet me 12%: ata që braktisin makaronat për mish, në veçanti, kanë 14% më shumë shanse për vdekje të sulmeve në zemër dhe 28% më shumë për të marrë kancer. Kështu që mos rrini kurrë pa ta!

Energjia në maksimum: karbohidratet kurrë nuk duhet të mungojnë në dietën tonë të përditshme sepse këto ushqyes, të quajtur edhe sheqernat ose karbohidrate, së bashku me proteinat dhe lipidet (ose yndyrnat) na sigurojnë energjinë e nevojshme për ta bërë trupin të funksionojë siç duhet dhe të luajnë funksione të rëndësishme biologjike. Përmbajtja e niseshtes që depozitohet si glikogjen në muskujt dhe mëlçinë është në fakt rezerva jonë e energjisë gjatë natës ose ndërmjet ngrënies. Bëjmë stok, nuk i dihet kurrë…

Nuk janë të gjithë njësoj: duhet të bëjmë dallimin mes karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Karbohidratet e thjeshta (sheqeri, fruktoza, galaktoza) absorbohen shpejt nga trupi dhe nuk kërkojnë aktivitete metabolike, dmth, ato sigurojnë energji të gatshme. Karbohidratet komplekse, nga ana tjetër, kërkojnë një tretje më të gjatë për t’u transformuar në glukozë dhe prandaj ato absorbohen më ngadalë. Në të njëjtën kohë, ato përbëjnë karburantin real të organizmit tonë, pasi ato na mbushin gradualisht me energji.

E këtu vlen shprehja: kush duron, fiton! Të domosdoshmet: Karbohidratet komplekse janë pjesë e niseshtes, të pranishme kryesisht në drithëra, perime të thata dhe patate, si dhe fibrat ushqyese, që gjenden në perime, fruta dhe perime të freskëta, të cilat kanë funksionin e lehtësimit të tranzitit të zorrëve. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, mos harroni se niseshteja rregullon thithjen e disa ushqyesve, duke kontribuuar në kontrollin e sheqerit në gjak.

Prandaj është e qartë se nëse duam të humbim peshë, duke adoptuar një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, sigurisht që nuk mund të braktisim karbohidratet, veçanërisht ato komplekse. Të heqësh dorë nga një pjatë e bukur me spageti nuk ka kuptim, le ta kujtojmë këtë.

Dieta: Buka dhe makaronat nuk duhet të mungojnë. Zbulojeni pse Read More »

Kampi i Tepelenës, a do ta shpëtojë kujtesën?

Në diskutimin publik për historinë e komunizmit shqiptar akoma nuk ka një konsensus për gjuhën dhe interpretimet që u bëhen shifrave dhe burimeve historike.

Kampi i internimit në Tepelenë që ka ardhur në vëmendjen e publikut vetëm në këto 5 vjet, ka qenë së fundi objekt polemikash midis historianëve zyrtarë dhe përfaqësuesve të institucioneve për studimin e krimeve të komunizmit që janë angazhuar në kërkimet e arkivore, por më së shumti në mbledhjen e burimeve gojore nga viktimat politike dhe ideologjike të epokës.

Ndoshta për këtë arsye, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, e ka ndjerë të nevojshme të tërheqë vëmendjen për projektin muzeal të kampit të Tepelenës. Autoriteti ka informuar dje për procesin ku ndodhet projekti për Muzeun Kombëtar të Kampeve të Punës në Tepelenë, që mendohet të jetë një model për të gjitha kampet e punës së detyruar në Shqipëri.

Në gusht të vitit të kaluar, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve është hedhur hapi i parë: janë mbjellë 300 qiparisë që do të jenë oazi memorial për 300 fëmijët që humbën jetën në këtë kamp midis viteve 1945-1954, për shkak të sëmundjeve ngjitëse dhe urisë. Sipas burimeve të Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, të dënuar në këtë kamp kanë qenë 3380 persona, nga të cilët: 973 burra, kryesisht të moshuar, 1254 gra dhe 1163 fëmijë.

Një nga dëshmitarët e këtij kampi, piktori Lekë Pervizi, 22-vjeçar në atë epokë ka krijuar me dhjetra vizatime ku skicohet me saktësi strukura e kampit me kazermat e shndërruara në fjetore, të cilat në të vërtetë shërbenin si vend banimi në një hapësirë të papërfillshme për nevojat e trupit njerëzor dhe të paimagjinueshme për aktivitet familjar e shoqëror.

Varrezat janë objekti i lëvizshëm i kampit. Në skicat e Pervizit ato zhvendosen sa brenda jashtë kampit, në buzë të lumit derisa zhduken përfundimisht. Familjarët e 500 të vdekurve në kampin e Tepelenës shpresojnë në gjetjen e eshtrave të të dashurve të tyre.

Këto skica janë një burim me rëndësi për arkitektin Gjon Radovani i cili do duhet ta konceptojë si një kompleks muzeal identitetin e zhdukur të kampit. Edhe pse këto janë të vetmet rrënoja që kanë mbetur nga kampet e kësaj natyre e që kanë ekzistuar në periudhën e hershme të pasluftës në Berat, Krujë, Valias, Cërrik, Shijak, Porto–Palermo, Kuçovë, Kuç e të tjerë, nga të cilat nuk ka mbetur asgjë.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit njofton se në muajt në vazhdim do të jetë gati “një kuadër kërkimor mbi konceptualizimin, historinë, dhe praktikat e punës së detyruar gjatë regjimit komunist, që do të gërshetojë një qasje historiko-juridike ndaj institucionalizimit të punës së detyruar”.

Në këtë mënyrë Autoriteti duket se tërheq vëmendjen edhe ndaj gjuhës që përdoret në media ku dominojnë përgjithësimet, shprehjet deterministe deri dhe krahasimet me Aushvicin.

Nëse nga rrënojat e kampit të Tepelenës do të krijohet një model për të treguar historinë, a do të vendosë ai një rend në mendjet që prodhojnë një konflikt të vazhdueshëm me të shkuarën?

Kampi i Tepelenës, a do ta shpëtojë kujtesën? Read More »

Besimtarët ortodoksë kujtojnë vuajtjet dhe vdekjen e Krishtit

Besimtarët ortodoksë të qytetit të Korçës kanë kremtuar të Premten e Zezë, ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Pasditen e së premtes, nga Mitropolia e Shenjtë është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Korçës, por edhe mjaft vizitorë të ardhur nga qytete të tjera të vendit. Me një parakalim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në dy bulevardet kryesore të qytetit.

Në sheshin para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” janë bashkuar epitafet e 7 kishave, të cilët më pas të shoqëruar nga besimtarë, kanë përshkuar bulevardin “Shën Gjergji”, për të ndaluar në hyrje të parkut “Rinia”. Procesionin e ka udhëhequr Mitropoliti i Korçës imzot Johani, ndërsa banda e qytetit ka ekzekutuar marshe funebre.

E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Besimtarët ortodoksë kujtojnë vuajtjet dhe vdekjen e Krishtit Read More »

Java e ardhshme, javë arrestimesh

Në 17 prill Shqipëria pret të marrë rekomandim pozitiv nga BE, ndërsa në qershor çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Në rastin më të mirë, ky është kalendari i procesit të integrimit që parashikon mazhoranca dhe ajo që ka shprehur publikisht opozita. Por që përgjigja e vendeve të BE-së të jetë pozitive, për qeverinë ka një sërë kushtet zyrtare dhe jo zyrtare. Kushtet zyrtare janë ato që dihen, reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zbatimi i ligjit. Ndërsa kushte jo zyrtare janë dhënia e provave konkrete se reforma në drejtësi po funksionon dhe zyrtarët të lartë dhe ish-zyrtarë do të vihen para drejtësisë.

Realisht vetëm ish-zyrtarë të opozitës janë akuzuar dhe arrestuar, kurse nga radhët e PS-së e cila ka pesë vite në qeverisje asnjë arrestim nuk është bërë nga prokuroria. Këto ditë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të BE dhe vendeve më të rëndësishme të Unionit, ku do të kërkojë votën për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, vendet e BE me anë të ambasadorëve dhe zyrtarëve të saj kanë kërkuar qartë se presin nga Tirana zyrtare hapa konkret në ndëshkimin e korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë. Është një kusht i panegociueshëm përballë të cilit qeveria nuk ka shumë mundësi të bëjë zgjedhje të tjera.

Ndaj deri më 17 prill, një anxhendë arrestimesh dhe procedimesh penale për zyrtarë dhe ish-zyrtarë qeveritarë pritet të vihet në zbatim në mënyrë për përshpejtuar. Nën hetim janë një sërë zyrtarësh aktualë dhe ish-zyrtarësh, dosjet e të cilëve ka kohë që janë depozituar në Prokurori. Ambasadori i SHBA, Donald Lu dy ditë më parë paralajmëroi këto zhvillime që nisin nga emrat e ish-ministrave nën hetim dhe përfundonin deri te dyert e prokurorisë. Ndërkohë theksoi se duhet të ketë hetime edhe për zyrtarë aktualë të qeverisë, pasi asnjë hetim apo ndalim nuk është bërë ndaj kësaj kategorie zyrtarësh.

Për të mos krijuar idenë e një goditje selektive vetëm në një kamp politik, hetimet dhe arrestimet do të prekin gjithë forcat politike që kanë qenë dhe janë në pushtet. Është një projekt që në terma juridik do të sjellë jo pak probleme, pasi si rregull, drejtësia nuk mund të funksionojë me fushata orientimesh dhe lista të gatshme. Aq më keq kur deri tani politika e arrestimëve mbetet selektive dhe kundra opozitës.

Ambasadori amerikan në një intervistë të Blendi Fevziu theksoi se duhet patjetër hetime dhe ndëshkime penale në mazhorancë, duke nënkuptuar se arrestimet janë bërë vetëm nga radhët e opozitës. Nga radhët e mazhorancës kanë filluar të dridhen këto ditë, ndonëse burime në radhët e opozitës thonë se kryeministri ka garantuar miqtë e tij dhe ministrat se sa të kemi prokurorinë në duart tona nuk ka asnjë shqetsim.

Megjithatë ndonjë “peshk” socialist do ta pjekin vetë mazhoranca për të ruajtur veten si ministra dhe zyrtarë të lartë të PS.

Java e ardhshme, javë arrestimesh Read More »

Doktorët të shokuar na japin alarmin: Kurrë mos fusni në gojë mish derri!

Shkenca thote se mishi i derrit nuk është i mirë për organizmin e njeriut.

Mjeku Nezar Dakir në një studim të fundit të tij thotë: Derri ha gjithçka, ai është një fshirës i oborreve dhe fushave, ai ha plehrat mbeturinat dhe njëkohësisht kafshon me dhëmbët e tij minjtë.

Në trupin e derrit ndodhen plot 450 sëmundje, ku 12 prej tyre janë ngjitëse. Disa prej sëmundjeve janë sëmundja e lukthit, ku jashtëqitja përzihet me gjakun, botulizmi një lloj helmimi, krimbat ascaris që ndonjëherë është vdekjeprurëse, mëlçia e sëmurë.

Kurse dhjami i tij shkakton kancerin e zorrës së trashës, rektumin, prostaten apo kancerin në gji.

Sakaq mishi i derrit është një nga mishrat me më shumë kolekterol, prandaj ai shkakton obezitetin dhe sëmundje të tjera të rrezikshme si zgjebja, alergjia, apo ulcerat e stomakut.

Doktorët të shokuar na japin alarmin: Kurrë mos fusni në gojë mish derri! Read More »

Supa me presh që heq oreksin! Ju mban super të shëndetshëm dhe do humbisni kile pafund

Keni vendosur të mbani regjim, por ndieheni gjithmonë të uritur?

Mos u shqetësoni, se nuk jeni vetëm, shumë njerëz pasi kanë vendosur të mbajnë regjim, i pengon ndjenja e urisë dhe më pas dorëzohen.

Dorëzimi nuk është zgjidhja për problemin që keni.

Ka disa mënyra për të humbur peshë pa u përmbajtur nga ushqimi i preferuar.

Supa e mëposhtme është e pasur me lëndë të nevojshme dhe me shije të mirë, ju mban të ngopur dhe rregullon metabolizmin që shkakton mbipeshë.

Ju duhet ta konsumoni atë dy herë në javë për rezultate më të mira.

PËRBËRËSIT

– 2 presh (pras)

– 4 thelpi hudhër (të copëtuar imët)

– 1 spec të kuq të ëmbël (të prerë)

– 3 kokrra domate mesatare (të prera)

– 2 kokrra qepë të prera

– 1 patëllxhan të vogël (të prerë)

– 1/3 lakër të bardhë (të prerë)

– 2 lugë gjelle vaj ulliri

– pak kripë dhe erëza (rigon, piper, majdanoz, danë)

MËNYRA E PËRGATITJES
Vendosni dy litra ujë të ziejnë, prisni pesë minuta dhe shtoni përbërësit.

Kur të jenë gjysëm të zier, shtoni vajin e ullirit, kripën dhe erëzat, në mënyrë që të shtoni një aromë të veçantë për supë.

Supa është gati tani për t’u ofruar.

Konsumojeni këtë supë kur të ndiheni të uritur.

Kjo supë është e pasur me vitamina të nevojshme që ndihmojnë trupin të gjallërohet dhe të ndihet i ngopur.

Supa me presh që heq oreksin! Ju mban super të shëndetshëm dhe do humbisni kile pafund Read More »

Hidhni vetëm 1 filxhan kripë në lavaman dhe shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga ky problem i madh

A e dini se kripa mund të përdoret në shumë mënyra të ndryshme në shtëpinë tuaj, nga pasurimi i shijes së ushqimeve tuaja deri te pastrimi i borës nga rruga juaj? Është e dobishme për mjekësinë pasi ruan ujin në trup kur konsumohet dhe kështu parandalon dehidrimin.

Megjithatë, kjo nuk është përdorimi i saj i vetëm. Kripa mund të jetë një nga aleatët më të dobishëm në shtëpinë tuaj, madje edhe jashtë kuzhinës. Ky përbërës i zakonshëm ka disa benefite të mahnitshme që e bëjnë atë një ndihmë të përsosur në situata të ndryshme në shtëpinë tuaj.Kripa mund të jetë një ndihmë e madhe sa herë që duhet të ballafaqoheni me disa pengesa të përditshme në shtëpinë tuaj, të tilla si zhblokimi i vaskës, pastrimi i njollës së lavamanit madje dhe eliminimit i ngjitjes nga hekuri.

1.Heqja e ngjitesit nga hekuri

Në një lëtër kuzhine hidhni nje sasi të konsiderueshme me kripë dhe bjerini sipër me hekur të nxehtë. Do e shihni që ngjitesi nga hekuri do të largohet si me magji.

2.Largimi i njollave nga mermeri

Nese aksidentalisht ju thyet nje veze mbi mermer mos u shqetësoni , mjafton ti hidhni kripë sipër dhe pastaj mbështilleni me letër guzhine. Banaku juaj i guzhinës do jetë më i pastër se kurrë.

  1. Heqja e yndyrës nga tigani

Nëse në gatim e sipër e digjni më shumë se çduhet tiganin mos u shqetësoni hidhini ujë të nxehtë kripë dhe lëreni për 10 minuta . Më pas shplaheni dhe laheni me sfungjer ashtu siç do bënit zakonisht. Tigani juaj dikur i djegur tani do jetë si i ri.

4.Zhbllokimi i lavamaneve ose vaskës

Mbushni një enë me ujë dhe kripë dhe hidheni të vrima e lavamanit . Gjithë papastëritë do shkrihen dhe lavamani juaj nuk do ketë asnjë papastërti të mbetur.

Hidhni vetëm 1 filxhan kripë në lavaman dhe shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga ky problem i madh Read More »

A do të ndikojë taksa e rrugës së Kombit në zgjedhje? Deputetja Mimi Kodheli: Kuksianët janë një popull shumë i mençur që dinë t’i ndajnë mirë gjërat

Ish-ministrja e Mbrojtjes, deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaroi se është kundër tarifës së vendosur për “Rrugën e Kombit” jo vetëm për kuksianët por për të gjithë qytetarët. Kodheli tha në studion e News24 në rubrikën “Opinion” se ka pasur komunikim me ministrat për këtë çështje dhe se kjo tarifë do të rishikohet.

“Unë kam thënë disa gjëra në diskutimin e djeshëm. Ishte një diskutim pasionant edhe kritik. Jam e bindur që kam thënë e bërë gjënë e duhur jo vetëm për faktin që kjo është një tarifë që duhet të rishikohet ,por edhe për faktin që deri kur të mbërrijmë tek vendosja e tarifave duhet të kemi disa gjëra parasysh. Në gjykimin tim si politikan por dhe si ekonomist nuk janë marrë parasysh. Duhet që të gjitha rrugët dytësore duhet të funksionojnë mirë.

Nuk është vetëm Rruga e Kukësit që do tarifohet por dhe rrugë të tjera. Ndaj duhet të ketë një plan. Kjo tarifë më së pari nuk duhet të bjerë në kurrizin e qytetarëve të Kukësit. Mbetet qarku më i varfër në Shqipëri”, tha Kodheli.

Deputetja e PS-së tha se çdo qytetar kuksian do të ishte i gatshëm për hatër të përfundimit të rrugës e mirëmbajtjes të paguante një shumë parash që nuk është asnjëherë 5 euro.

“Unë nuk jam marrë me këtë gjë por kam qenë e vëmendshme ndaj çdo debati. Qytetarët e Kukësit kalonin nga Puka dhe paguanin 10 mijë lekë të ardhura me rrugën e vjetër për të ardhur në Tiranë, sot është 4 mijë lekë. Çdo qytetar kuksian do të ishte i gatshëm për hatër të përfundimit të rrugës e mirëmbajtjes të paguante një shumë parash që nuk është asnjëherë 5 euro, sepse deri dje kanë paguar 10 mijë lekë të vjetra.

Pra mund të ia lejojnë vetes të bëjnë një pagesë modeste, asnjëherë 5 euro. Ajo është një rrugë e rrezikshme e projektuar keq. Flas si shofere jo si politikane. Pra, për të kaluar një qytetar kuksian nga njëra pjesë e pronës tek tjetra, duhet të kalojë rrugën dhe nuk ka urë kalimi. Ka shumë arsye për të cilat tarifa duhet ridiskutuar, duhet reduktuar për qytetarët e Kukësit. Në gjykimin tim nuk duhet të jetë 5 euro.

Unë kam folur me ministrat respektivë dhe në diskutimet tona besoj konstruktive, ka një përllogaritje që mund të dalë edhe 5 euro. Problemi është që kësaj përllogaritje duhen shtuar disa efekte që jo domosdoshmërisht matematika arrin t’i shpjegojë. Kam thënë që nuk duhet të paguajnë, duhet të jetë zero tarifa për rastet që flisni”, u shpreh Kodheli.

Lidhur me mundësinë që taksa e rrugës të ndikojë në mbështetjen për socialistët në Kukës, Kodheli tha se kuksianët janë një popull i mençur që dinë të vlerësojnë.

“Kuksianët janë një popull shumë i mençur që dinë t’i ndajnë mirë gjërat. Ka shumë gjëra që ju nuk i keni investiguar çfarë ka ndodhur ato ditë atje. Por unë di të them që qytetarët fisnikë të Kukësit dinë të vlerësojnë shumë më tepër se ju si gazetarë dhe se unë si politikane”, u shpreh Kodheli.

A do të ndikojë taksa e rrugës së Kombit në zgjedhje? Deputetja Mimi Kodheli: Kuksianët janë një popull shumë i mençur që dinë t’i ndajnë mirë gjërat Read More »